• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dhe përpjekjet shekullore për liri

September 16, 2023 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Shteti i kosovës ëdhtë arritja e jashzakonshme e Levizjes sonë kombëtare shqiptare që për afro nje shekull, që nuk i ndali përpjekjet për liri dhe pavarësi.

Pa guximin e Levizjes për liri dhe barazi te Adem Demaqit dhe brezit të tij, kur pakush e shihte rrezen e lirisë në Kosovë dhe sakrificen e shum burrave dhe grave që dhanë jetë për liri nuk do të ishte lirija jonë.

Poashtu, pa lëvizjen politike të vitev ’90-të prirë nga presidenti historik Ibrahim Rugova, dhe pa luften e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të prire nga Adem e Hamz Jashari, nuk do te vinte liria dhe Pavarësia e Kosovës, që ishte bombë atomike për interesat ruso-sllave në Ballkan dhe më gjërë në arenen ndërkombëtare.

Figurativisht, pa këta të tre lumejë gjigantë te levizjes sonë Kombëtare dhe bashkëdyzimi i tyre në një qellim, në lirinë, nuk do të ishte arritur qëllimi kapital-Republika e Kosovës.

Prandaj miqësia me Shtet e Bashkuara të Amerjkës është jetike për ne dhe Kosovën.

Nga këto dokumente, por edhe nga litratura e burime tjera, mund të vijmë në perfundim se në çdo institucion shtetëror me nje vendim të Kuvendit të Kosovës është dashur dhe duhet të obligohen në vendosja e fotove të themelusve të shtetit të Kosovës: Adem Demaqi, Ibrahim Rugovës dhe Adem Jasharit.

Adem Demaqi do të përkujtojë sakrificën e mijëra shqiptarëve që kaluan nëpër burgjet jugosllave dhe që ideja e lirisë të mos shuhet deri në fitore, që një pjesë e tyre e paguan edhe me jetë nga torturat dhe mizoritë e brutalitetit serb.

Adem Jashari do t’i përfaqësonteë gjithë ata burra dhe gra që luftuan me pushkë për të ndalusr copëtimin tokave shqiptare dhe deri në lirinë e Kosovës.

Ibrahim Rugova do të na përkujtojë historinë e përpjekjeve politike dhe diplomatike që nga Komiteti Mbrojteja Kombëtare e Kosovës me seli në Shkoder, dhe deri te bisedat dhe puna e pa lodhshme politike në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

Duke pare angazhimin dhe rolin vendimtar të SHBA-vë për lirinë dhe ndërtimin e Shteti të Kosovës, Kuvendi i Kosovës duhet të miraton një ligj që çdo organizatë apo parti politike që me veprimtarinë e saj rrezikon mardhëniet e Kosovës me SHBA-në, të ndalohet me ligj në Kosovë

Filed Under: Opinion

Goditja e rradhës për Beogradin nga Capitol Hill!

September 15, 2023 by s p

Faton Bislimi/

Kam argumentuar me vite të tëra se çelsi i zgjidhjes së sfidave me minoritetin serb në Kosovë është Lugina e Preshevës! Sot, jam më shumë se krenar të ndaj me ju letrën e bashkëkryesuesëve të Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, Senatorës Joni Ernst (Republikane nga Iowa) dhe Senatorit Gary Peters (Demokrat nga Michigan) drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, z. Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje!

Letra vije si rezultat direkt i punës sime dhe Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane bashkë me delegacionin nga Lugina e Preshevës, me të cilët më 28 shkurt 2023 mbajtëm edhe një brifing në zyrat e Senatorëve Peters e Ernst në Senatin e SHBA-ve!

Në letrën e tyre, Senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të ngrisë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe. Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht — qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik.

Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013. “Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasë aspak progres,” thuhet në letër.

“Ky plan është rruga diplomatike përpara për një komunitet që ka vuajtur kaq shumë nga të gjitha konfliktet e viteve të 1990-ta e tutje,” dhe përderisa Senatorët përkahin procesin e dialogut (në mes Kosovës e Serbisë), ata po ashtu besojnë se “zgjidhja e drejtë e kërkesave legjitime të shqiptarëve etnikë në Luginë të Preshevës është çelësi për stabilitet dhe paqe afatgjatë në rajon,” përfundojnë letrën e tyre Senatorët Peters dhe Ernst!

Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken.

Vazhdojmë tutje…

Filed Under: Opinion Tagged With: Faton Bislimi

Jeta e Aleksandër Xhuvanit sipas kronologjisë së ngjarjeve

September 15, 2023 by s p

Ledio Xhoxhi, Historian/

Aleksandër Xhuvani lindi më 14 mars të vitit 1880 në Elbasan, në familjen e priftit të fshatit Shtërmen, Papa Janit. Në vitin 1883 i vdes e ëma në moshë të re. Për rritjen e Xhuvanit kujdeset e motra. Më 1887 nis mësimet në shkollën fillore 4-vjeçare të lagjes Kalà në Elbasan. Në vitin 1891 fillon shkollën qytetase me tri klasë në gjuhën greke. Këtu merr mësime nga Tush Pina (Dhimitër Andrea Pina), njeri me ndjenja të flakta patriotike, përhapës i shkrimit shqip dhe ideve kombëtare. Prej tij, për herë të parë në klasë merr mësim në gjuhën shqipe. Më 1894 mbaron qytetasen dhe po këtë vit i ati i Aleksandrit kujdeset t’i japë të birit ndonjë zanat për të siguruar jetesën. Në verën e vitit 1895, ndonëse dëshira e tij ishte të shkollohej më tej, me këmbënguljen e të atit dhe i bindur prej tij, Xhuvani filloi punën si çirak orëndreqës tek Anastas Dodbiba.

Më 1898, në moshën 18 vjeçare, Xhuvani i frymëzuar nga atmosfera patriotike e krijuar në Elbasan, bashkë me disa shokë vendos rrugën e dijes. Në gusht të këtij viti, bashkë me Josif Haxhimimën dhe disa shokë të tjerë, me paratë që i dha e motra u nis për në Manastir të Maqedonisë për të vazhduar studimet në gjimnaz. Në vitin 1899, meqenëse i ati nuk e mbante dot me shpenzimet e veta, Xhuvanit iu dha bursë prej Patrikanës së Stambollit për të vazhduar studimet në gjimnazin e fshatit Çotil. Zjarri i lëvizjeve kryengritëse që ishte përhapur në Maqedoni (sot Maqedonia e Veriut) mundi të depërtojë edhe në gjimnaz. Xhuvani dhe shokët e tij njihen me idetë e lëvizjes kombëtare nëpërmjet revistave dhe librave që qarkullonin fshehurazi.

Më 1901 mbaron për tre vjet shkollën e mesme katërvjeçare. Në vitin 1902 shkon në Stamboll me shokun e afërm të klasës Frederik Antoriadhi, me origjinë greke, i cili me miratimin e prindërve e mban në shtëpinë e tij disa muaj për të kaluar pushimet verore. Në fund të verës, sipas këshillës së babait të Frederikut, Xhuvani bashkë me shokun e tij, shkon në Athinë për të vazhduar universitetin. Aleksandër Xhuvani i ndihmuar nga shqiptarët që jetonin në Athinë siguron bursën nga një mirëbërës grek i quajtur Varika, i cili kishte lënë testament që pasuria e tij të përdorej për zhvillimin e arsimit. Xhuvani u regjistrua në Fakultetin e Filologjisë. Më 1905 dalin në shtyp artikujt e parë. Shkrimi i parë i Aleksandër Xhuvanit është “Mendime mbi çështjen e ‘ë’-së”. Në të trajtohen probleme që lidhen me kulturën e gjuhës letrare. Ndonëse student, problemin e vështirë të gjuhës letrare shqipe e trajton me frymë kombëtare dhe me objektivitet në artikullin e dytë të botuar “Për themelin e një gjuhe letrare”. Këta artikuj i boton në “Albania” me pseudonimin Dok Sula. Që në bankat e universitetit nis interesimin për problemet e gjuhës shqipe.

Në Athinë, gjatë vitit 1906, takohet me Luigj Gurakuqin e me shqiptarë të tjerë dhe njihet me Ismail Qemalin. Xhuvani i drejton dy lutje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë; njërën për të ndjekur kurs normal pranë Kolegjit “Korsini” dhe tjetrën për të dhënë mësimin e gjuhës shqipe gjatë nëntorit të vitit 1906. Ministria kërkoi mendimin e Prof. Batinjatit që ishte Rektor i Institutit. Ky iu përgjigj ministrisë duke lavdëruar kulturën e Xhuvanit. Gjatë këtij viti vazhdon të botojë shkrime gjuhësore në “Albania” dhe në “La Nazione Albanese” me pseudonimet Dok Sula dhe Castrensis.

Në janar të vitit 1907, me ndihmën e Luigj Guarkuqit dhe pas miratimit të lutjeve nga Ministrija e Punëve të Jashtme të Italisë, Xhuvani fillon për herë të parë punën si mësues i gjuhës shqipe në kolegjin arbëresh të Shën Dhimitër Koronës. Në këtë kolegj më parë kishte dhënë mësim poeti i madh arbëresh Jeronim De Rada.

Më 1908 punon për të përfunduar një gramatikë të gjuhës shqipe si dhe mëson gjermanishten. Më 22 tetor të vitit 1909 shkolla e mesme e Shën Dhimitër Koronës lëshon një certifikatë për punën e mirë të Xhuvanit si mësues i gjuhës shqipe në kolegjin arbëresh. Më 1 dhjetor po të këtij viti, kur nis punën Normalja e Elbasanit, Xhuani i përgjigjet me kënaqësi ftesës për t’u bërë mësues i shqipes në shkollën e parë të mesme të Shqipërisë. Përveç gjuhësisë ai u ngarkua të zhvillonte historinë dhe gjuhën frënge. Në vitin 1910, pas përfundimit të vitit shkollor, Aleksandër Xhuvani niset për në Korçë për një marrëveshje me shoqërinë “Përparimi”, për financimin dhe shtypjen e teksteve shkollore të cilat duheshin për vitin e ri shkollor. Në janar të vitit 1911, në faqet e gazetës “Shkrepëtima” ku punonte si redaktor dhe mbante barrën e kësaj gazete, boton artikullin “Nevojat shkollore”. Në këtë vit fillon me Fan Nolin, me të cilin lidhet miqësisht, polemikën për probleme gjuhësore. Në mesin e vitit 1911, për qëndrimin luftarak ndaj çështjeve kombëtare, xhonturqit e detyrojnë qeverinë egjyptjane të mbyllin gazetën “Shkrepëtima” nga e cila dolën vetëm 21 numra.

Në janar të vitit 1912 Xhuvani pajtohet si sekretar i shoqërisë “Vëllazëria” të kolonisë shqiptare në Aleksandri, shoqëri e krijuar për të mbrojtur të drejtat kombëtare të Shqipërisë. Më 1913, Xhuvani, i cili ndjek situatën e krijuar në Shqipëri pas Shpalljes së Pavarësisë, vendos t’a lërë detyrën e sekretarit të shoqërisë “Vëllazëria” dhe të kthehet në atdhe për të punuar në Shkollën Normale si drejtor i saj (1913-1914), e cila rihapet, gjithashtu këtë vit martohet.

Në vitin 1915 emërohet anëtar i Këshillit Arsimor te Durrësit bashkë me Sali Cekën. Më 1917, me rihapjen e Normales emërohet përsëri drejtor i saj (1917-1920). Thirret të punojë për disa muaj në Komisinë letrare të Shkodrës, krijuar me iniciativën e Luigj Gurakuqit për problemet e njësimit të gjuhës letrare. Më 1918 zgjidhet kryetar i shoqërisë kulturore–letrare “Qarku letrar i Elbasanit” si dhe kryetar i Komisionit letrar.

Gjatë vitit 1919, bashkë me popullin e Elbasanit proteston kundër veprimtarisë së delegacionit të Durrësit që ishte në dëm të integritetit kombëtar. Boton “Libri i gjuhës gramatike”, pjesa e parë për klasën e tretë të shkollës fillore. Më 1920 merr pjesë në Kongresin arsimor të Lushnjës me cilësinë e kryetarit të Komisionit organizues e drejtues. Më 2 tetor me dekret të Këshillit të Epërm, Aleksandër Xhuvani emërohet kryetar i Komisisë Letrare që funksiononte pranë Ministrisë së Arsimit. Boton “Libër i gjuhës shqipe”, pjesa e dytë për klasën e katërt të shkollës fillore.

Më 10 korrik të këtij viti i dërgon letrën e parë albanologut të shquar austriak Norbert Joklit. Nis kështu midis tyre një letërkëmbim i gjatë i cili vazhdon deri në vitin 1940. Po këtë vit Xhuvani njihet personalisht me Norbert Joklin në takimin që pati në hotelin “Huberthof” të Vjenës.

Më 1922, për të tretën herë caktohet drejtor i Normales (1922-1929) dhe boton të parën sintaksë të gjuhës shqipe për klasat e larta të fillores. Boton abetaren për shkollat fillore. Në vitin 1923, nën kujdesin e Xhuvanit ngrihet pranë shkollës Normale “Shkolla Ushtrimore”.

Në gusht të vitit 1924 merr pjesë në Kongresin Arsimor Kombëtar që u mbajt në Tiranë, ku merren vendime për forcimin e karakterit demokratik dhe kombëtar të arsimit. Gjatë vitit 1925 vazhdon të punojë si drejtor i Normales. Boton artikujt “Kujtesa”, “Fantazia” etj. Pas mbarimit të vitit shkollor thirret në Tiranë në Drejtorinë e Përgjithshme të Arsimit ku punon për shtatë javë bashkë me të tjerë për hartimin e ligjeve, rregulloreve dhe programeve mësimore.

Më 1926 boton “Fillime të pedagogjisë për shkollat normale e për mësuesit e fillores”, pjesa e dytë, për klasën e tretë të Shkollës Normale. Më 16 shkurt 1927, në Konferencën e mbajtur në Shkollën Ushtrimore të Normales në Elbasan, me rastin e 100–vjetorit të vdekjes së J. H. Pestalocit, Aleksandër Xhuvani flet mbi jetën, veprat dhe pedagogjinë e tij.

Gjatë vitit 1928 boton shkrime gjuhësore, letrare dhe për probleme të arsimit. Më 1929 fillon punën si sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit ku punon për 4 vjet.

Gjatë vitit 1931 vazhdon krijimtarinë botuese, boton rreth 14 shkrime dhe tekste shkollore. Më 1933 boton “Fillime të pedagogjisë”, pjesa e parë, psikologji për Shkollat Normale. Fillon punën përsëri si drejtor i Normales (1933-1938). Më 1938 punon në Ministrinë e Arsimit si anëtar i Komisionit Teknik. Pushtimin fashist të vitit 1939 e pret me urrejtje. Ai shprehet kundër politikës dhe synimeve italiane për fashistizimin dhe italianizimin e shkollës shqiptare, kundër depërtimit të ideologjisë dhe kulturës fashiste në shkollë. Më 1940 Ministria e Arsimit e dërgon Aleksandër Xhuvanin në gjimnazin e Shkodrës me cilësinë e inspektorit për të hetuar gjendjen e shkaktuar nga revolta patriotike e nxënësve dhe mësuesve. Ai vihet në krye të kësaj revolte. Për qëndrimin antifashist më 16 tetor, Ministria e Arsimit e pushon nga puna. Aleksandër Xhuvani kthehet në Tiranë. Për qendrimin antifashist, gruaja e tij internohet në Porto Romano dhe burgoset në burgun e Burrelit. Me krijimin e Partisë Komuniste në Elbasan, djali i madh i Xhuvanit, Ptolemeu, bëhet anëtar i saj.

Më 16 korrik 1943 bie heroikisht në luftën e Pjoskës, Ptolemeu, djali i madh i Aleksandër Xhuvanit. Në vitin 1944, i ndodhur në Tiranë, përjeton nga afër luftën për çlirimin e saj. Heroizmin e kësaj lufte ai e përshkruan në letrën që i dërgon më 30 nëntor Sotir Koleas. Në vitin 1945 bëhet anëtar i Komisionit Iniciator për formimin e Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipërisë. Merr pjesë dhe flet në konferencën për krijimin e Lidhjes së Shkrimtarëve. Zgjidhet nënkryetar i Komitetit drejtues të Lidhjes së Shkrimtarëve.

Më 1946, Aleksandër Xhuvani emërohet pedagog në Institutin pedagogjik 2-vjeçar që hapet më 20 dhjetor në Tiranë. Zhvillon lëndën histori e shkrimit dhe e letërsisë shqipe dhe arbëreshe. Më 28 janar 1947, me Vendim të Këshillit të Ministrave, Aleksandër Xhuvani emërohet shef i Seksionit të Gjuhës e të Letërsisë në Institutin e Studimeve të quajtur më vonë Instituti i Shkencave.

Më 1949 merr pjesë ne Kongresin Botëror të partizanëve të paqes që zhvilloi punimet në Francë. Me rastin e 40–vjetorit të Shkollës Normale, në dhjetor dekorohet nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me “Urdhrin e Punës të Klasit të dytë”. Më 1950, me propozim të kryetarit të qeverisë, Kryesia e Presidiumit të Kuvendit Popullor i jep Aleksandër Xhuanit titullin e lartë “Mësues i Popullit”. Në korrik të vitit 1950, në legjislacionin e dytë të Kuvendit Popullor zgjidhet Nënkryetar i Presiumit të Kuvendit Popullor.

Më 1953 mban fjalën e hapjes në sesionin e pestë të Asamblesë së Institutit të Shkencave. Komisioni i lartë i atestimit, duke vlerësuar kontributin e Aleksandër Xhuvanit ne fushën e gjuhësisë, i jep atij gradën “Doktor i Shkencave” dhe titullin “Profesor”. Në vitin 1954, Xhuvani jep ndihmesë për hartimin e “Fjalorit të gjuhës shqipe”. Me rastin e 45-vjetorit të themelimit të Shkollës Normale, Aleksandër Xhuvani nderohet me titullin “Urdhrin e Flamurit”.

Më 14 mars 1955 festohet 75-vjetori i ditëlindjes së Aleksandër Xhuvanit. Në këtë përvjetor Aleksandër Xhuvanit i dorëzohet “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Dytë”. Gjatë vitit 1956 boton librin “Për pastërtitë e gjuhës shqipe”. Harton bashkë me E. Çabej punimin “Prapashtesat e gjuhës shqipe”.

Më 14 mars 1960, në Universitetin e Tiranës organizohet mbledhja me rastin e 80-vjetorit të ditëlindjes së prof.dr. Aleksandër Xhuvanit. Xhuvanit i dorëzohet “Urdhëri i Lirisë i Klasit të Parë”. Në vitin 1961 nxjer botimin e dytë të sistemuar shkencërisht të Fjalorit shqip-greqisht të Kostandin Kristoforidhit.

Më 22 nëntor të vitit 1961 pushon së rrahuri zemra e Aleksandër Xhuvanit. Më 24 nëntor, në Tiranë zhvillohet ceremonia e përcjelljes së arkivolit me trupin e Aleksandër Xhuvanit. Varrimi u bë në Elbasan.

p.s. Shkëputur nga botimi i autorit Ledio Xhoxhi, me titull “Aleksandër xhuvani dhe kontributi i tij në arsimin shqiptar”, botim i vitin 2016.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ledio Xhoxhi

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi njoftoi emisarin Escobar për pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës

September 14, 2023 by s p

M.Sh/RTKlive/

Pasivizimi i adresave dhe diskriminimi i shqiptarëve të Luginës së Preshevës nga ana e Qeverisë së Serbisë ka qenë teme e diskutimit ndërmjet kryetari të Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi me të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Arifi së bashku me kryetarin e Kuvendit të Preshevës, Sami Salihu kanë nisur sot takimet me zyrtarë të lartë në Uashington D.C.

“Takimi me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ishte i frytshëm sa i përket adresimit të të gjitha çështjeve që rëndojnë mbi popullin shqiptarë në Luginë të Preshevës. Pasivizimi i adresave dhe pengesa të tjera të diskriminimit ndërshtetëror me të cilat përballet Presheva, tani janë rrugës së duhur për zgjidhje të plotë e afatgjatë”, thuhet në njoftimin e komunës së Preshevës pas takimit të sotëm.

Kujtojmë se për diskriminimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit në rrjetin social Twitter, ngitë shqetësimin për shëndetësi, duke përmendë faktin se dy komunave që kanë mbi 70 për qind të popullsisë shqiptare, Presheva dhe Bujanoci, nuk kanë spital rajonal.

“As qyteti i Preshevës dhe as Bujanoci në Serbi, popullsia e të cilëve është kryesisht shqiptare etnike (70%), nuk kanë spital. Banorët detyrohen të shkojnë në një qytet të afërt, në Vranja, ku nga 700 punonjës nuk ka asnjë shqiptar”, shkruan një ditë më parë Kurti.

Të martën, dy senatorët amerikanë, Joni K. Ernst dhe Gary C. Peters, i kanë shkruar letër sekretarit të SHBA-së, Antony Blinken për diskriminimin e shqiptarët në Luginën e Preshevës, ndërsa kanë kërkuar që të hapet tema e çështjes së shqiptarëve në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

Në letër, gjithashtu kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë, i pranuar edhe nga Serbia që në vitin 2013.

Filed Under: Opinion

Qendra Kulturore Shqiptare Amerikane e Teksasit do hapë shkolla shqipe në qytetet Austin, San Antonio dhe Houston

September 14, 2023 by s p

AACC Texas/

Të dielën, më 10 shtator 2023, në mbledhjën e radhës të Bordit Drejtues të Komunitetit Shqiptar Amerikan në Dallas/Fort Worth, TX në mënyrë unanime mori vendim për hapjen e degëve të Qendrës Kulturore Shqiptare Amerikane të Teksasit në të gjitha qytetet kryesore si Austin, San Antonio dhe Houston. Po ashtu, ju njoftojmë se në kuadër të këtyre degëve të Qendrës tonë për herë të parë do të hapen Shkollat Shqipe në Austin, San Antonio dhe Houston, ku mesimi i gjuhës shqipe do të mësohet brenda Qendrave të Komunitetit Shqiptar ne secilin qytet. Fëmijët tanë në Austin, San Antonio dhe Houston do të kenë mundësinë e njejtë të mësojnë gjuhën tonë të shenjtë shqipe sikur se fëmijët në Dallas/Fort Worth.

Kjo iniciativë e Kryesisë dhe Bordit Drejtues për herë të parë në historinë e mërgatës shqiptare në Amerikë dhe jo vetëm, do të bashkojë të gjithë Komunitetin Shqiptar Amerikan në shtetin e Tekasit në një organizatë të vetme. Në këtë menyrë bashkëkombasit tonë nga të gjitha qytetet e Teksasit do kanë mudësinë ti ndajnë në mes tyre përvojat dhe ekperiencat e tyre në fushën e arsimit, kulturës, artit, lobimit, financave, ekonimisë, dhe jo vetem.

Ftojmë të gjithë bashkëkombësit tanë në Austin, San Antonio dhe Houston që janë të interesuar të japin kontributin e tyre në këtë iniciativete.

Na prift e mbara!

Ju faleminderit,

Kryesia dhe Bordi Drejtues i AACC Texas

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 125
  • 126
  • 127
  • 128
  • 129
  • …
  • 858
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT