• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova si kapitull i rëndësishëm në historinë e NATO-s

April 4, 2023 by s p

Albin Kurti/

Megjithëse ende nuk është anëtare e NATO-s, mes vendeve aspirante për anëtarësim në këtë traktat, Kosova mbase është vendi më i rëndësishëm në historinë e NATO-s! Ky kapitull historie duhet kujtuar veçanërisht në datën historike të 4 prillit, sikur sot, kur shënohet përvjetori i 74-të i themelimit të NATO-s. Më 4 prill 1949, në Washington D.C., një komitet i kryesuar nga diplomati amerikan Theodore Achilles, hodhi firmat në dokumentin themeltar të kësaj aleance që u emërtua: North Atlantic Treaty Organization apo sipas akronimit NATO. Fillimisht, ky traktat kishte 12 shtete anëtare. Në tekstin hyrës që i paraprinë dokumentit themeltar prej 14 pikash të këtij traktati, shkruhet që: “Palët në këtë Traktat ripohojnë besimin e tyre në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara si edhe dëshirën e tyre për të jetuar në paqe me të gjithë popujt dhe qeveritë. Ato janë të vendosura që të ruajnë lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe qytetërimin e popujve të tyre, të ngritura mbi themelet e parimeve të demokracisë, lirisë së individit dhe shtetit ligjor.” Sfondi politik ndërkombëtar kur u themelua NATO-ja, ishte ai i një epoke kur bota ishte ende e sapodalë nga Lufta e Dytë Botërore. Europa Perëndimore po rindërtohej përmes Programit Evropian për Rimëkëmbje apo Planit Marshall, duke mundësuar integrimin ekonomik mes Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq andej “perdës së hekurt”, vendet e Europës Lindore, satelite të Bashkimit Sovjetik të drejtuar nga diktatura staliniste, mbetën jashtë këtij plani. Kjo e thelloi ndarjen mes Lindjes dhe Perëndimit, duke vendosur konturet e Luftës së Ftohtë për 50 vitet e ardhshme, deri në rënien e Murit të Berlinit më 1989.Si kundërpeshë ndajt traktatit të NATO-s, gjashtë vite më pas, më 14 maj 1955, në Varshavë, tetë shtete socialiste, mes të cilëve edhe Shqipëria që po jetonte një regjim diktatorial socialist, themeluan Traktatin e Varshavës. Më 1968, pas invazionit të trupave të këtij traktati në Çekosllovaki, Shqipëria doli nga Traktati i Varsshavës. 41 vite më pas, më 1 prill 2009, Shqipëria demokratike do të bëhej anëtare e NATO-s, duke e përforcuar fuqishëm strukturën ndërkombëtare të sigurisë për shtetin dhe kombin shqiptar. Që nga atëherë e deri sot, sipas një praktike ndërkombëtare që ndjekë parimin alfabetik, ekzonimi ndërkombëtar i Shqipërisë, “Albania”, që për 13 vite kishte qenë i pari në Traktatin e Varshavës, gjatë këtyre 14 viteve të fundit, radhitet i pari mes emrave të 30 shteteve anëtare të NATO-s. Sot, në përvjetorin e 74-të të NATO-s, kësaj aleance po i bashkohet edhe shteti i 31-të anëtar: Finlanda! Kjo po vjen teksa Ukraina e ndihmuar nga aleatë perëndimorë, po lufton duke u mbrojtur nga invazioni rus. Lufta në Ukrainë sot, është realiteti faktik më i qartë për rëndësinë e ekzistencës së një aleance ushtarake mes vendeve të demokracive perëndimore euro-atlantike sikur NATO-ja.24 vite më parë, në prag të përvjetorit të 50-të të themelimit të NATO-s, më 24 mars 1999, NATO nisi operacionin ushtarak më të madh në historinë e kësaj aleance deri atëherë. Deri më 10 qershor, për 78 ditë rresht, trupat e NATO-s e bombarduan nga ajri Jugosllavinë, me qëllim që të ndalonin spastrimin etnik dhe gjenocidin e ushtruar nga Serbia e Sllobodan Millosheviqit mbi shqiptarët në Kosovë. Ato ditë, për shkak të thirrjes në ndihmë NATO-s, shqiptarët e Kosovës janë mbase populli i vetëm që është vrarë edhe si hakmarrje ndaj NATO-s. “Ku është NATO?” dhe “Ku e keni NATO-n?”, janë dy fraza që ushtarët dhe policët serbë ua kanë thënë në mënyrë të përsëritur shqiptarëve në Kosovë, gjatë dëbimit dhe masakrave të kryera prej tyre mbi shqiptarët në pranverën e vitit 1999. Fushata ajrore e NATO-s e pasuar nga ndërhyrja ushtarake tokësore, erdhi si një ndërhyrje e shumëkërkuar dhe e shumëpritur që bashkë me luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i sollën lirinë Kosovës. Që nga atëherë, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është partneri kryesor i institucioneve të Kosovës për siguri në vend.24 vite pas luftës në Kosovë, fundi i së cilës u përshpejtua pikërisht nga NATO-ja, trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, tashmë janë përfshirë në misione paqeruajtëse përkrah trupave amerikane. Teksa po kalon nëpër një fazë të transformimit në ushtri me aftësi komplete ndërvepruese luftarake dhe kapacitete të plota ushtarake, trupat e FSK-së po vazhdojnë të trajnohen sipas kritereve të NATO-s dhe të rriten e aftësohen për luftë moderne, krah ushtrive të vendeve të NATO-s, ku Kosova aspiron të anëtarësohet sa më parë.Bashkë me kujtimet plot mirënjohje që Kosova ruan për historinë e angazhimit të NATO-s për tu çliruar, Republika e Kosovës do të vazhdojë të ndjekë hapat e nevojshëm brenda institucioneve të saj dhe në arenën ndërkombëtare, drejt anëtarësimit tonë në NATO. Në Defender Europe 21 morëm pjesë me 330 ushtarë, ndërkaq këtë pranverë në Defender Europe 23 do të marrim pjesë me 1.365 ushtarë.

Filed Under: Opinion

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK 2023

April 3, 2023 by s p

PARADA SHQIPTARE NË NEW YORK 2023.

Filed Under: Opinion

“Liria Ka Emër” falënderon qytetarët që marshuan për drejtësi: UÇK na bashkon!

April 2, 2023 by s p

Prishtinë, 2 prill – Ideatorët e platformës “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë falënderuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive i janë përgjigjur thirrjes për të marshuar për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen padrejtësisht në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre.Tasholli tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera më sublime që ka krijuar kombi ynë, prandaj sot po marshohet kundër ndryshimit të historisë.“Ju falënderoj nga zemra që i jeni bashkuar thirrjes sonë për drejtësi. UÇK-ja është emëruesi ynë i përbashkët. Është vlera më sublime që kemi krijuar si komb. Ne, si komb, njëzëri, bashkë, marshojmë kundër ndryshimit të historisë. Marrshojmë për drejtësi. Hashim Thaci, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi fillojnë nesër betejën e radhës. Betejën për të vërtetën dhe drejtësinë. Si gjithmonë, do të na kthehen fitimarë e faqebardhë”, theksoi Tasholli.Ndërsa, Eliza Hoxha u shpreh se UÇK dhe thirrja për drejtësi, sot i bashkon të gjithë qytetarët e Kosovës.“Gjatë këtyre dy javëve, anë e kënd Kosovës, bashkë me Ismajlin e kam rijetuar historinë tonë. E kam ndjerë në dhimbjen e nënes Ferdonije, në guximin e Shyhretes dhe Vasfijes, në stoicizmin e Fahrije Hotit, në qëndresën e bacës Shaban. E kam parë dhe ndjerë sa e gjallë dhe sa e hapur vazhdon të jetë plaga jonë, dhe thirrja për drejtësi. Përulësisht, ju falenderoj nga zemra që jeni me ne sot. UÇK na bashkon. Të gjithëve. Pa dallim. Thirrja për drejtësi na bashkon. E unë jam e bindur se ky shesh do të bucojë sërish, në ditën e kthimit të luftëtarëve tanë”, tha ajo.Hoxha kujtoi prillin e 24 viteve më parë kur qytetarët e Prishtinës ishin dëbuar nga shtëpitë e tyre, për t’u kthyer pas disa muajsh në Kosovën e lirë, pas fitores së luftës së UÇK-së.“Si sot 24 vite më parë, Prishtina ishte shëndrruar në një qytet fantazmë. Lumi i njerëzve të dëbuar me forcë nga shtëpitë e tyre nga ushtria dhe paramilitarët serbe kishte mësyer stacionin e trenit. Ai stacion, që ishte i mbyllur për më shumë se dhjetë vite, u hap atë ditë për të na dëbuar jashtë Kosovës, në një rrugë pa kthim. Po ne u kthyem, e këto sheshe u mbushën prapë, për të festuar clirimin dhe pavarësinë. Si fotografe e re atëbotë, i mbajë mend shkrepjet e fytyrave me lot gëzimi kur të gjithë bashkë, shënonim ato fitore të mëdha.E këto fitore epokale, do të ishin të pamundur pa guximin, luftën dhe vetëmohimin e pjestarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha ajo.Qytetarëve iu drejtua edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili tha se nuk ka dyshim që Thaçi, Veseli, Krasniqi, Selimi e bashkëluftëtarët e tyre do të rikthehen fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë.“Sot, ballëlartë e me zemër plot, marshojmë krenarë, për ata që dikur marshuan drejt lirisë. Marshojmë për të kërkuar drejtësi, për ata që nga nesër do të përballen më një proces gjyqësor, në të cilin nuk janë për shkak të emrave të tyre të përveçëm, por për shkak të epokës së lavdishme që përfaqësojnë. Marshojmë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin dhe bashkëluftëtarët e tyre që sot janë larg nesh, duke e zhvilluar betejën e fundit, për dinjitetin dhe të vërtetën e luftës sonë për liri. Dhe duke besuar fuqishëm në drejtësi, nuk kemi dyshim se do të rikthehen si fitimtarë, ashtu siç erdhën dikur, si çlirimtarë, sepse janë heronj të gjallë, që përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç pavarësisë, s’kanë pasur një projekt rezervë. Sot, ne solidarizohemi me ta, sepse ata janë pasqyra e një rrugëtimi historik e kombëtar, demokratik e qytetërues, por që s’ka përfunduar akoma”, theksoi kreu i PDK-së.Ai ka ftuar qytetarët ta ruajnë frymën e unitetit, për ta ripërtrirë përkushtimin për Kosovën, të cilën çlirimtarët e kanë ëndërruar.“Ky është obligimi që kemi edhe ndaj Hashimit, Kadriut, bacës Jakup, Rexhës, Calit, Hysit, Nasimit e Pjetrit. Dhe kjo duhet të jetë rruga jonë e përbashkët për Kosovën e ëndërrave tona. Për Kosovën që na bashkon e në të cilën DIELLI DO TË LIND PËRSËRI. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët për lirinë e Kosovës. Drejtësi për çlirimtarët tanë”, tha Krasniqi.Flaka Fazlia, vajza e dëshmorit Fatmir Fazlia tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është organizatë Çlirimtare dhe bota nuk duhet t’ia lejojë vetes që në emër të drejtësisë të dënojë njerëz të pafajshëm.“UÇK-ja nuk ka kryer krime dhe nuk është në asnjë formë organizatë kriminale, por një organizatë clirimtare. Pjesëtarët e UÇK-së ishin njerëz, të cilët dënesën e dhimbjeve tona kolektive, e kthyen në zë të fuqishëm, të cilin e dëgjoi e gjithë bota, e në vecanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe BE. Bota nuk duhet t’ia lejojë vetes që në emër të drejtësisë të dënojë njerëz të pafajshëm”, tha ajo.Ish-ushtari i UÇK-së, Kjani Guri, tha se liria e Kosovës ka emrin e sakrificës, martirëve, heronjve tanë dhe të UÇK-së.“Jemi sot bashkë këtu për të kërkuar drejtësi. Për të mbrojtur me këmbëngulje historinë tonë të lavdishme. Në UÇK kanë qenë bijat dhe bijtë tanë më të mirë, të cilët luftuan për lirinë e Atdheut. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët, nuk janë emra të përveçëm, por janë historia jonë, të cilën nuk do ta lejojmë të rishkruhet”, tha Guri.Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini tha se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi janë liria jonë dhe do ta kalojnë edhe këtë sfidë.“Rrofshin të rënët tanë. Rroftë ky popull. Ne po duam drejteësi për lirinë. Kemi luftuar për liri dhe nuk po e gëzojmë”, tha Qerkini.Simboli i grave të Krushës dhe gjithë grave të forta shqiptare, Fahrije Hoti u shpreh e indinjuar që sot para gjykatës po dalin çlirimtarët e vendit, e jo ata që kryen krime në Kosovë.“Jam sot bashkë me ju që të kërkojmë drejtësi për luftëtarët e lirisë. Jam sot me ju për të kërkuar drejtësi për të ardhmen. Familja ime dhe Krusha ende kërkojnë drejtësi edhe 24 vite pas luftës. Edhe bashkëshorti im është ende i pagjetur. Në vend të kriminelëve, sot, fatkeqësisht, para gjykatës po dalim çlirimtarët e vendit tonë”, theksoi Fahrije Hoti

Filed Under: Opinion

VATRA VIZITOI “ZËRIN E AMERIKËS”

March 31, 2023 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA vizitoi “Zërin e Amerikës “. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha i shoqëruar nga Shefi i Kabinetit Dr.Pashko Camaj dhe ish-drejtori i VOA-s për Auro-Azinë z.Frank Shkreli mik i Vatrës, u mikpritën vëllazërisht nga Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së VOA-s për Euro-Azinë. Në takimin e ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z.Berisha i shprehu vlerësimet më të larta Drejtorit Dr.Biberaj për punën e shkëlqyer në mbi 4 dekada në “Zërin e Amerikës”. Në takim u fol për rolin e Zërit të Amerikës në 80 vite histori, u shkëmbyen mendime rreth gjendjes aktuale të shqiptarëve të trojet e tyre etnike dhe mërgatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Opinion

AMBASADOR BLERIM REKA VIZITOI FEDERATËN VATRA

March 29, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 29 Mars 2023 – Ambasador Blerim Reka Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në New York dhe Këshilltari Diplomatik Fatmir Zajmi zhvilluan një vizitë zyrtare në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, Editori i Diellit, Dr. Pashko Camaj, Ilir Cubi, Paulin Mërnaçaj, luftëtari i lirisë Shpend Gjocaj, Prek Pllumaj dhe gazetari Halil Mula. Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha në fjalën e mirëseardhjes ndër të tjera tha se: “Eksperienca juaj Ambasador Blerim Reka dhe profesionalizmi juaj ka sjellë rezultate të shkëlqyera për të kanalizuar energjitë pozitive patriotike në shërbim të interesave të shtetit të Kosovës. Vatra do të punojë fuqishëm në krijimin e një trekëndshi kombëtar, patriotik e diplomatik Tiranë- Prishtinë-Washington”. Ambasador Blerim Reka deklaroi në takim se: “Vatra është filozofi, Vatra është institucion kombëtar, Vatra është përbashkim kombëtar. Vatra ishte promotore e krijimit të shtetit të Kosovës dhe vazhdon dhe sot të ketë një rol të fuqishëm. Në emër të Konsullatës së Kosovës ju përgëzoj për punët e mira kombëtare. Shqipëria dhe Kosova duhet ta përkrahin institucionalisht Vatrën. Të hapet një katedër studimore në Tiranë dhe Prishtinë që studion veprimtarinë e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA” u shpreh z.Reka. Në takim u dakordësua fuqizimi i bashkëpunimit institucional në interes të përbashkët të çështjes kombëtare.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 165
  • 166
  • 167
  • 168
  • 169
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT