
JU MIRËPRESIM SONTE TE VATRA

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

by s p

by s p



Familja, miqtë, bashkëpunëtorët e komuniteti shqiptar në New York e mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përkujtoi dje me nderim e respekt Nik Marash Mrnaçajn në 33 vjetorin e kalimit në amshim. Veprimtaria patriotike dhe antikomuniste e mërgatës shqiptare të Amerikës në vitet 80-90-të pa dyshim lidhet me emrin e lavdishëm të heroit të demokracisë shqiptare Nik Mrnaçaj i cili bashkë me shumë patriotë e nacionalistë shqiptarë luftuan me çdo mjet e me çdo kusht për shembjen e komunizmit në Shqipëri.
Nik Mrnaçaj mbylli sytë përgjithmonë më 22 janar 1990 teksa tragjikisht humbi jetën ndërsa kthehej nga një demonstratë antikomuniste në Michigan. Ai la pas një shembull të gjallë patriotizmi dhe nacionalizmi duke qenë burim frymëzimi edhe për patriotët e tjerë shqiptarë në përpjekjet për një Shqipëritë lirë e demokratike. Në Kishën Katolike të komunitetit shqiptar Zoja e Shkodrës në New York, nesër do të mbahet meshë e shenjtë përkujtimore kushtuar patriotit antikomunist Nik Mrnaçaj.
by s p

Sot i gjithë kombi shqiptar përkujton 17 vjetorin e kalimit në përjetësi të udhëheqësit, shtetarit, filozofit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e modern, Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova. Sot më shumë se kurrë na mungon urtësia, frymëzimi, filozofia, shpirti, mendja dhe idetë e Doktor Rugovës. Një kapacitet intelektual ndërkombëtar që arriti ta kthente Kosovën në një çështje ndërkombëtare. Asnjëherë më shumë se sot Kosovës dhe kombit shqiptar i nevojitet testamenti filozofik i Presidentit Rugova: unifikim shtetëror e kombëtar, bashkëpunim dhe dashuri mes njëri-tjetrit. Dr. Rugova dhe veprimtaria e tij patriotike, politike e diplomatike do të mbahet mend për jetë të jetëve, në memorien e çdo shqiptari si politikani legjendar që vuri themelet e Shtetit të lirë e të pavarur të Kosovës. Ky përvjetor largimi në përjetësi na bën të ndiejmë dhimbje për mungesën e madhe, por njëkohësisht krenarë dhe dinjitozë për veprën që Dr. Rugova na trashëgoi si popull dhe si komb.
Emri i tij është gërmëzuar me shkronja ari në historinë e lavdishme të Kosovës së bekuar.
I paharruar përkujtimi për Presidentin historik, filozofin dhe shtetarin e madh të Kosovës e kombit shqiptar Dr. Ibrahim Rugova.
Me mirënjohje e respekt të veçantë
Përulësisht
Kryetari i VATRËS
Elmi Berisha
by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në bashkëpunim me Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë njofton dashamirësit e librit dhe publikun e gjërë se të dielen, më 29 janar 2023 ora 11 AM do të organizojnë promovimin e veprimtarisë shkencore të Prof. Asoc. Dr. Besim Muhadrit, profesor në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe anëtar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.
Me këtë rast do të promovohen këto vepra:
1. “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit”;
2. “Profesor Rexhep Krasniqi-Një jetë në shërbim të Shqipërisë etnike”;
3. “Esencat e mendimit letrar” dhe
4. Studies on Albanian Literature and Ethnology
Për librat e Prof. Besim Muhadrit do të flasin studiuesit shqiptaro-amerikanë: Dr. Bexhet Asani, Dr.Paulin Marku, Fran Shkreli, Idriz Lamaj, Valdete Cenalia, Pal Ndrecaj, Adnan Mehmeti dhe Dok. Arjeta Ferlushkaj.
Pjesë nga krijimtaria e autorit do të interpretojnë aktorët e komunitetit: Shaban Lajçi dhe Shpend Gjocaj.
Promovimi mbahet në ambientet e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, në orën 11 AM.
Adresa: 2437 Southern Blvd, The Bronx, NY 10458
Ftohet media dhe publiku i gjërë që të marrë pjesë.