• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Grenell përshëndet kërkesën e eurodeputetëve për liberalizimin e vizave të Kosovës

July 1, 2020 by dgreca

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka mirëpritur letrën, përmes së cilës disa deputetë të Parlamentit Evropian kanë kërkuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, të vendosë në agjendë të Këshillit Evropian çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, njofton REL.

“Më në fund. Ky është një lajm i mirëpritur edhe nëse ka si qëllim vetëm disa biznese. Përqendrimi i SHBA-së në normalizimin ekonomik ka motivuar evropianët të ndërmarrin veprime. Ne jemi të lumtur t’i shohim ata duke marrë udhëheqjen”, ka shkruar Grenell në rrjetin social Twitter.

Gjermania pritet të marrë udhëheqjen e Këshillit Evropian që nga 1 korriku.

Deputetët kanë thënë në letrën dërguar Merkelit se Kosova i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe tash i takon BE-së që të përmbush pjesën e saj të obligimit.

Kjo nuk është hera e parë që Grenell flet për nevojën e liberalizimit të vizave për Kosovën nga ana e Bashkimit Evropian.

Më 20 qershor ai gjatë një shkëmbimi të mesazheve në Twitter me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon pati kërkuar që ajo të mos e kritikojë administratën amerikane për çdo gjë, por të koncentrohet në liberalizimin e vizave.

“Viola, në vend se të kritikoni çdo gjë që bën administrata Trump për të ndihmuar në normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, pse nuk koncentrohesh vetëm në një gjë që duhet ta bësh: liberalizimin e vizave për Kosovën. Jeni ankuar për të tjerët për më shumë se 20 vjet. Bëni pjesën tuaj”, kishte shkruar Grenell.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe presin që edhe BE-ja tash të mbajë fjalën dhe të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk kanë të drejtë të lëvizin pa viza në Zonën Shengen.

Filed Under: Opinion Tagged With: Eurodeputet, Grenell, liberalizimi i vizave

T’I KËNDOSH LIRISË!

June 30, 2020 by dgreca

Tre poezi dhe komente nga Pëllumb Lamaj*/

*Shënim i Redaksisë: Pëllumb Lamaj sot jeton e kontribuon nëe SHBA. Një person që ngre zerin për padrejtesite, që njeh mirë sistemin diktatorial, që provoi mbi supet e veta persekutimin dhe dënimin për aresye politike. Pëllumbi është autor i shumë shkrimeve, i shumë poezive, dhe i dokumentarëve televizive që tregojne për eksperiencat e tij, e miqve te tij por edhe që analizojnë me detaje politiken cnjerëzore të  regjimit komunist si gjatë viteve ku ai kaloi si i burgosur politik por edhe në  periudhat para e pas  burgut te Spaçit. Pëllumbi është një nga ata përsona që nuk përdor filtër oportuniteti dhe që shpreh atë që njeh dhe ndjen ashtu siç është. Menyra e shkrimit e Pëllumbit të jep të kuptosh se ke të bësh jo vetëm me një person që ka vuajtur padrejtesisht por me një shpirt të lirë artistik që nuk e fut dot ne kafaz askush sepse ai është i lirë dhe fluturon dhe pikërisht këtu qëndron bukuria artistike. Përmbajtje e dhimbshme, artistikisht e shprehur shumë bukur. Pëllumbi është kontribues i mirëpritur tek Dielli dhe mbështëtes I misionit historik te Federates VATRA dhe Diellit. E falenderojmë për ketë kontribut dhe mbështetje.  

***

Dënimet afatgjata dhe ndëshkimet me punë të detyruar në kushte c’njërezore në minierat mishngrënëse ne Luginen e Vdekjes me emrin Spaç, ishin masa ndëshkuese ë vrasesit tanë i përdornin jo vetëm te na lodhnin e shkatërronin fizikisht përkundrazi, nepërmjet ketij terrori sistematik,ata kerkonin te na lodhnin shpirterisht e menderisht,por harronin se e bukura dhe liria gatuhet dhe jeton gjithmonë ne shpirterat e medhenjë dhe nuk ka force ë ti shuaj…..

Trishtimin flaka sot
Mbi telat me gjemba
Dhe sytë e lodhur në qiell
Në arratisjen e një reje rebele
Që largohej me shpejtësi
Drejt foleve të panjohura
Ravijëzuan fytyrën tënde
E në cast,mitralozet
Dhe bajonetat drejtuar nga unë
U shndërruan në petale dashurie
Vall pse je kaq larg
Sot që është dita e Verës
E unë trendafilin e kuq
Dot nuk ta sjell….

***

Një dhomë e vogël me përmasa vrime e ndricuar nga një llampe e zbehte sipër ne tavan rrethuar nga një site teli dhe hekurash,ishte kontakti i parë me qelinë.Ishte një dhomë dy metra e gjatë dhe një e gjysëm e gjerë dhe tre metra e lart,me një derë dërrase te vjetër e të trashë dhe si dritare një copë sporteli te vogël dhjete-pesëmbedhjete centimetra.Poshte një dysheme dërrasash dhe dy batanije te vjetra e te grisura që vinin era myk dhe ne cepin e derës një pagure e vjetër alumini ë vinte era urine.Muret ishin mbushur me gjurma pështymash e gjaku ku mund të dalloje shkrime gjysëm të fshira.

Për qelinë me kishte treguar babai dhe tani po e prekja nga afer ketë arkitekture te mendjes djallezore te njeriut ku do te kryëzohesha muaj te tere si ”armik i popullit” i arrestuar dhe akuzuar nga varemihesit e popullit….

Brenda katër muresh
Rrethuar nga terri
Zvarritem parreshtur
S’po di nga lind dielli

Brenda katër murresh
Shtangur nga vetmia
Hijet me rrethojnë
Nxin e tërë qelia

Brenda katër muresh
Kruspull nga te ftohtit
Pres të vijë mesnata
T’i drejtohem Zotit

Brenda katër muresh
Dhe pse natë e thellë
Me kot pres unë Zotin
Ai është lart në qiell.

***

LUGINA E VDEKJES DHE STATUJA E LIRISË

Ishte viti 1979 kur më degdisën e me kryqëzuan në Luginën e Vdekjes me emrin Spaç për te nxjerrë mineral me thonj si shumë te tjeëe edhe pse denimi nuk e përmbante ligjërisht punën e detyruar në miniere…Isha nga me te rinjtë ne moshë dhe ditët e para, te burgosur miq e te njohur, por dhe te tjerë fatkeq ë dergjeshin aty me dhjetra vjete, me afroheshin dhe me bënin te njëjten pyetje ;

Ç’thotë bota përndimore për ne? Ç’thotë Zeri Amerikës?

Për ata fatkeq,unë isha një copë e shqyer dhe e plagosur lirie ardhur nga një botë tjeter ë për ta nuk ekzistonte me….

Ne fytyrat e tyre plot rrudha,ne syte që ende dalloje shkelqimin dhe ne gjokset plot gulcim, unë dalloja shpresën,te vetmen force që i mbante gjallë dhe i veshtroja e vetëm i veshtroja ne heshtje.Nuk doja kurresesi tua shuaja ëndërren dhe muzen e plagosur që i mbante gjallë.Nuk doja t’ju thoja që ajo botë e qyteteruar për vete, por dhe mizore për te tjerët, që na e beri peshqqsh këtë skllaveri ,jo vetëm që s’do tja dije,përkundrazi bën dhe pazare me vrasesit tanë…

Mbi te gjitha, nuk doja të vrisja shpresën dhe ëndërren time……

Dhe një natë te ftohte e te acartë ,atje ne galerite vrastare që hanin mish njeriu ne zonen e dyte te piritit,nen pikat e acidit që bini mbi trupin tim gjysëm lakuriq te tretur e te djersitur,nen driten e zbehte te kandilit,do te ravijezoja ne memorien time keto vargje si një përgjigje e heshtur kundrejt bashkevuajtesve te mij, por dhe si një revolte e akuze ndaj botës se civilizuar, interesat e se ciles ngriheshin mbi male kufomash…..

Eh Statujë,Statujë e Lirisë
Sa kurora rinie vyshkur mbi ballë
Jehona dashurie që kurre s’u dhuruan
Kafka martiresh mbetur pa varr

Eh Statujë,Statujë e Lirisë
E vetmja drite,i vetmi zjarr
E vetmja ëndërr ku shpresat udhetojne
Përzjerëeme klithma,kulluar ne gjak

Eh Statujë,Statujë e Lirisë
E vetmja drite që na mban gjallë
Por dhe po ikëm pa u takuar
Besomë,do vine të ët puthin vrasësit tanë!

Shkëputur nga DITARI I BURGUT, SPAÇ 1979 , i Pëllumb Lamajt

Filed Under: Opinion Tagged With: Kenge per lirine, Pellumb Lamaj, Tre poezi

US Special Envoy Urges Kosovo Politicians to Move Forward with Talks

June 30, 2020 by dgreca

By Rafaela Prifti/

Dielli reported on the Zoom meeting of the US Presidential Envoy on Kosovo Serbia dialogue with community representatives on Friday.  

A Special Prosecutor in the Hague announced formally existing charges against Kosovo President Thaci, while he and Prime Minister Hoti were on their way to Washington for a round of talks with Serbia’s leader at the White House. On his Tweeter account on June 25th Ambassador Grenell acknowledged the decision of Mr. Thaci and then Mr. Hoti to return to Kosovo, while asserting that “we look forward to rescheduling the meeting soon”. 

The cancelled talks led by US prompted a call with the Albanian-American community. Leading up to it, Ambassador Grenell had a briefing with President Trump, according to press reporting and the organizer of the call, Martin Vulaj. 

On Friday, Ambassador Grenell met online Elmi Berisha, President of Pan-Albanian Federation of America VATRA, Martin Vulaj, former Executive Director of NAAC, Ana Cenaj, Representative of Albanian Cultural Center of Dallas Community and Uk Lushi of the Atlantic Battalion. During the call, Special Envoy on Kosovo Serbia Dialogue indicated that having the approval of the President for the dialogue resumption is of particular importance now, said Mr. Vulaj. The stated concern was that the President may have concluded that the parties are simply not ready for the deal and may well have the envoy assigned to other tasks. Reportedly, Ambassador Grenell did secure the green light to restart the dialogue under his auspices. On behalf of VATRA, its President Elmi Berisha expressed full confidence in President’s Trump administration. In the call, the American diplomat is reported to have said that Kosovo politicians have to organize and express their intentions with respect to restarting the dialogue. Mr. Grenell’s hope is to continue the process with rescheduling a meeting in about a month’s time, said Mr. Vulaj, who set up the call. According to him, Ambassador Richard Grenell indicated that the process consists of two phases: the first one is the economic normalization which he is working on and, the second is the political agreement phase where the engagement of Europeans comes in as the US Envoy views it as primarily their responsibility. The participants on the call were assured that there never was a secret deal or plan for a fast deal and also land swaps and such were not only never on the table but never discussed at all in Mr. Grenell’s presence. He reiterated his position and strong belief in improving economic relations as the economic growth that creates jobs and stabilizes migration can create an environment where political agreements are possible. Former Head of NAAC said that Ambassador Grenell was critical of Europeans’ narrow focus on political issues and expressed frustration with the Europeans’ failure to approve the liberalization of visas for Kosovo. “The takeaway,” said Mr. Vulaj was that “Ambassador Grenell stressed the urgency for the Kosovars to get organized and determine who will be sitting at those two seats at the table in the talks led by the US.” 

Filed Under: Opinion Tagged With: Grenell, Rafaela Prifti, US Special Envoy Urges Kosovo Politicians to Move Forward with Talks

INTERVISTA- KRYETARI I VATRËS: MORËM PREMTIME TË MËDHA NGA AMBASADORI GRENELL

June 28, 2020 by dgreca

Takimi i Uashingtonit mes Kosovës dhe Serbisë nuk është anuluar por shtyrë për një datë të re. Kreu i Federatës pan-shqiptare të Amerikes “Vatra”, Elmi Berisha, në një lidhje me skype nga SHBA, tha për TV Ora News se takimi i ri pritet të ndodhë shumë shpejt dhe në fokus të tij do të jetë zhvillimi ekonomik.

Berisha: Anulimi i takimit ka gjetur mirëkuptim nga Grenell dhe administrata Trump. Duhet të bëhet një kordinim i ri.Takimi besoj se do të realizohet shumë shpejt në të ardhmen e afërt.Në bisedimet me Grenell dhe kryeministrin Hoti jam siguruar se takimi do të bëhet shpejt, ne e mirëpresim takimin sepse nuk ka të bëjë fare me propagandat dhe fabrikimet  që janë shpërndarë kohët e fundit nga ata që nuk e duan Shqipërinë dhe Kosovën. Ky takim nuk do të ishte as i pari dhe as i fundi në Shtëpinë e Bardhë.Substanca e takimit është ekonomike dhe duhet menduar si të shkohet përpara me një mini marshall-plan që do të ndryshonte jetën e qytetarëve në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

Duke folur rreth takimit online që komuniteti shqiptaro-amerikan pati me Ambasadorin Grenell, Berisha foli për premtime të mëdha nga i dërguari i posaçëm i ShBA-së për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi.

Berisha: Dje kishim një takim të mirë me Grenell, kemi marrë disa premtime të mëdha dhe jemi pajtuar me cilësinë dhe mënyrën e ndërsjelltë të bashkëpunimit mes Vatrës dhe administratës Trump. Unë dhe Vatra kemi besim të madh dhe besojmë se duke bashkëpunuar me administratën Trump shqiptarët gjithmonë do të triumfojnë dhe do të ruhet interesi i tyre. Për Kosovën,Grenell na siguroi se asnjëherë më parë Trump apo Grenell nuk kanë biseduar rreth ndarjes së Kosovës apo korrigjimit të kufijve. Është një fabrikim.

Berisha deklaroi se nuk do të lejojnë një status-quo.

Berisha: Kemi kërkuar që Amerika të vazhdojë, administrata të mos ndalojë gjatë procesit. Ne duhet të kordinohemi me Prishtinën dhe Tiranën dhe të jemi aty kur takimi të bëhet, mos të humbim kohë. Nuk do të lejojmë ne status-quo.

Ai u shpreh besimplotë që SHBA do të të insistojë që Kosova të lëvizë drejt Kombeve të Bashkuara.

Berisha: Ambasadori ka një përvojë të bujshme në Kombet e Bashkuara dhe politikat ndërkombëtare. Kemi biseduar rreth planit sesi Kosova të mos pengohet nga Rusia dhe Serbia pë anëtarësim në OKB. Këto janë plane të dyta pas atyre ekonomike. Shtëpia e Bardhë besoj se do të insistojë që Kosova të lëvizë drejt Kombeve të Bashkuara me mirëkuptimin e serbëve dhe rusëve.

Daniel Serwer, ekspert i Ballkanit në SHBA thote se “nëse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk japin dorëheqje, Kosova do të përballet me sfida të tjera”.

Por Berisha thotë se ditët e vështira dhe të zeza për shqiptarët kanë përfunduar njëherë e mirë.

Berisha: Aspak. Një pjesë e dhimbjeve vjen dhe nga Specialja në Hagë që kërkojnë ta ngatërrojnë viktimën dhe agresorin. Vetëm kjo pjesë është e dhimbshme, sa i përket ditëve jo të mira për Kosovën nuk qëndron. Kanë përfundu njëherë e përgjithmonë ditët e vështira dhe të zeza për shqiptarët. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë më mirë dhe vetëm do të përparojnë dhe ecin përpara. Këto janë mendime personale të njerëzve por edhe tendencioze pavarësisht se kush i thotë. Uashingtoni nuk do të ndryshojë substancën drejt zhvillimeve në Ballkanin Përëndimor dhe posaçërisht marrëdhënieve vëllazërore dhe të përhershme me Shqipërinë dhe Kosovën.Enigma e disa ekspertëve që Kosova do të jetë më keq se është sot është propagandë. Kosova do të ecë përpara dhe do të jetë një vend i integruar sëbashku me Shqipërinë, Kosova do të ketë integritetin e saj territorial dhe do të ndihmohet fuqishëm nga SHBA.

Sikundër edhe shtetarët e Kosovës, edhe Vatra insiston se dialogu duhet të duhet të udhëhiqet nga Amerika dhe jo BE.

Berisha: Jo. Nuk kam asnjë kundërshti rreth involvimit të Europës në zgjidhjen e çështjes së Koosvës. Por Europa ka pasur 100 vjet kohë me na drejtu dhe ndihmu dhe e ka bërë Amerika.Insistojmë që Amerika duhet të jetë lidere e bisedimeve, kurse Europa gjithësesi pjesë e saj.

Kreu i Vatrës foli edhe për humbjen elektorale të mikut të shqiptarëve.

Berisha: Kongresisti Eliot Engel fatkeqësisht humbi në primaret por për 35 vjet me radhë  ka qenë një nga zërat më të fuqishëm në Uashington për Kosovën, Shqipërinë dhe gjitha viset shqiptare dhe të drejtat tona. Me siguri që Engel do të vazhdojë të na ndihmojë dhe në të ardhmen, është shumë e rëndësishme të vazhdojmë promovimin e çështjes tonë kombëtare.

Një koment dhe për votën e emigrantëve.

Berisha: Vatra prej 25 vitesh kërkon nga të gjitha qeveritë në Tiranë dhe Prishtinë që të na ofrohet e drejta e votimit siç e meritojmë. Besoj se do të bëhet realizimi i kësaj kërkese. Do të ishte një dhuratë morale dhe njerëzore shumë e mirë për diasporën shqiptare kudo që jeton.

I pyetur sesa e vështirë është të bësh bashkë ndasitë politike mes shqiptarëve kur ata shkojnë në SHBA, Berisha pati këtë koment.

Berisha: Vatra e luan rolin e një ombrelle që bashkon forcat shqiptare kudo, Vatra është krijuar për këtë çështje me influencu dhe me lobu në Uashington gjatë kohës së formimit të shtetit të parë shqiptar, në vazhdimësi e ka lujtur këtë rol. Deri në shtetësinë e Kosovës, Vatra ka qenë promovuesi kryesor dhe një nga organizatorët më të fuqishëmn të çështjes kombëtare nëpërmjet shqiptarëve dhe pastaj në Uashington.

Intervista në studion e TV Oranews me gazetarin Sebastian Zonja, përgatiti për online Besjana Kuçana

Filed Under: Opinion Tagged With: Interviste, Kryetari i Vatres, Ora News TV

“LYRA” – ETËHEM HAXHIADEMI DHE SIZMA NË HIERARKITË LETRARE TË KOMBIT

June 27, 2020 by dgreca

nga Shpend Sollaku Noè/

Një aristokrat i poezisë në yjetekën shqiptare/

Rikthimi i poetit Etëhem Haxhiademi po sjell pa dyshim një prishje të re ekuilibrash në letërsinë shqipe. Ai po i imponohet kritikës letrare dhe lexuesit kombëtar me forcën e një poeti kurrë të shuar në kujtesën e letërsisë tonë, edhe në vitet e errëta të degradimit të tij si njeri e poet.

Pasi me poet të mirëfilltë kemi të bëjmë edhe kur lexojmë tragjeditë e tij, dhe jo vetëm vëllimin “Lyra” – këtë dëshmi të çmuar të nivelit të poezisë shqiptare të viteve ‘30, ashtu si u pëlqente profesorëve tanë ta gruponin letërsinë e asaj periudhe.

Për kënaqasinë time të madhe kam rinisur ta lexoj të gjithin këtë autor, por jo duke u nisur nga tragjeditë. Intuita më sugjeroi leximin e tij duke filluar nga vëllimi poetik “Lyra”, pasi kuptova që këtë autor duhet ta studioja fillimisht si poet, para se të thellohesha në cilësitë e tragjedianit. Nuk mund t’i lexoja siç duhet tragjeditë haxhiademiane pa njohur mirë stilin e këtij poeti. Ky mendoj se duhet të jetë edhe çelësi i leximit të ardhshëm të tragjedive të klasikut elbasanas. Pasi edhe ato tragjedi jane poetike, dhe jo vetëm sepse shprehen nëpërmjet vargut.

Pas leximit e rileximit të disahershëm të “Lyra”-s, mendimi i parë i natyrshëm për këtë autor është inkuadrimi i tij në panteonin e letrave shqiptare.

Ç’vend ka për të zënë Etëhem Haxhiademi në letrat shqipe këtej e tutje?

A do ta trajtojmë edhe këtë poet si shumë martirë të tjerë, që u flijuan vërtetë në altarin e lirisë së fjalës por nuk arritën dot të imponoheshin edhe me forcën e artit?

Haxhiademi deri tani nuk ka ndonjë monument të rëndësishëm, por kjo është vetëm çështje kohe. Ndërkaq ai monumentin artistik të tij e ka ndërtuar vetë, nëpërmjet magjisë së vargut. Siç mund ta keni kuptuar tashmë, këtu do të flas për të vetëm duke u përqendruar tek “Lyra”. Kësaj here. Duke shpresuar t’ju shqetësoj përsëri me poetikën e tragjedive të tij.

“Lyra “ – kjo “Vilë e Magjishme Poetike”

 Vëllimi i çmuar çelet me një “Parathanëje” të vetë Haxhiademit. Janë rreshta sa të dlira aq edhe plot nëntekste, sa të dhimbshme aq edhe tërheqëse, me stilin e dikujt që e njeh gjuhën shqipe të kohës në mënyrë të përsosur, edhe pse asnjëherë nuk heq dorë nga shkrimi sipas të folmes së Elbasanit, – një zonë e njohur gjuhësisht si kalimtare, ndërmjet toskërishtes e gegnishtes. Ai përdorim elegant i të folmes së qytetit të tij, sidoqoftë, nuk ia ndërpret asnjëherë, edhe sot, komunikimin me lexuesin shqiptar të çfarëdollojshëm.

Që nga rreshtat e para të kësaj “Parathanëje” nisim të njohim kredon poetike dhe njerëzore të poetit. “Artisti apo shkrimtari shqiptar, që t’i banjë ballë nevojavet  të jetës, duhet ma përpara të merret me ndonji punë t’jetër… qi ep bukë…” shkruan. “…Ndër të tilla kushte puna e letrave asht nji heroizëm, nji idealizëm pa kufi…”.

Eh, një manifest i tërë, shumë aktual edhe sot, do të shtoja unë. “Parathanëja” mban datën 14 mars 1937, që na e ndan mirë kohëzgjatjen e shkrimit të këtyre lirikave.

E para poezi që na prezantohet prej Etëhem Haxhiademit është ajo me titullin “Galatés”. Vargu i gjërë metrikisht dhe strofa e bollshme arrijnë të përshkojnë tek lexuesi dhimbjen e një të riu që studion jashtë atdheut dhe kur kthehet gjen nën dhè vajzën që ia mbushte ëndrat. Fillim i gjetur, për të prezantuar natyrën e poetit që i ka vënë vetes si qëllim pasurimin e poezisë kombëtare. Vargjet mbajnë datën 6 janar të vitit 1927, por duken shumë më të mëvonshme për shkak të paraqitjes së tyre mjaft moderne për kohën, qoftë nga ideja, qoftë nga forma.

Fill pas saj lexuesi gjen një nga kryeveprat e Haxhiademit: poema “Nymfat e Shkumbinit”,shkruar në vitin 1933. Kanë kaluar  pothuaj shtatë vjet nga shkruajtja e “Galatés”. Subjekti tip i një romantiku, derdhur me mjeshtërinë dhe saktësinë e një klasiku. Strofat katërshe janë melodikisht të përsosura, fjalët të zgjedhura për një poezi madhore. Nyfat, Najadat, Triadat… bëhen prej poetit të prekshme, si vajzat e Elbasanit. Lumi i dashur – Shkumbini, shndërrohet në banesën e qenieve përrallore, të kredhura në atë lumë, duke e shndërruar në të magjishëm. Dashuria për vendlindjen dhe lumin e saj i ka dhënë kësaj poeme ndjenja të larta pse jo, edhe patriotike, nëse për patriotizëm nuk quajmë vetëm dhënien e gjakut, por edhe lartësimin e vendlindjes. Në fund të leximit të kësj poeme ndihemi të tronditur jo vetëm prej bukurisë, por edhe prej zhgënjimit nga dashuria e pamundshme. Strofat katërshe shprehin në mënyrë të zhdërvjellët synimet e autorit. Rimat e kryqëzuara – a, b, a, b – i japin harmoninë e një pjese të zgjedhur muzikore, të ngritur me 3 vargje njëmbëdhjetërrokësh dhe një shtatërrokësh që mbyll srofën.

“Lyra” vijon me të njëjtin nivel artisktik, por me  një dhimbje më ngjethëse nëpërmjet elegjisë “Nata e zezë”, shkruar më 14.04.1934. Është humbja e nanës leitmotivi i këtij poemthi, të ndërtuar me vargje shumëshprehës, të ndërthurur vazhdimisht qoftë sipas metrikës, qoftë sipas rimës (anaforës). Mbetet gjithmonë vargu klasik, por i shkruajtur në mënyrë novatore. Strofa dhjetëvargëshe, vargje dhjetërrokësha (shpesh me të njëmbëdhjetin të shurdhuar apo të patheksuar) të pasuara nga dy shtatërrokësha të përceptuar edhe si gjashtërrokësha, nëse injorojmë pothuaj të pashqiptuarat pas theksit të fundit që melodia e vargut i shurdhon. Këtu kemi një mënyrë tjetër të thurjes së rimave, si përzierje të atyre të puthura me ato të ndërthurura: – a, b, b, a, c, d, d, c, e, e.

Tek poemthi “Naim Frasherit”, (maj 1934),  strofat nëntëvargëshe mbushen me dy vargje 11-12 rrokësh, ndjekur prej një shtatërrokëshi, të pasuar nga një 11-12 -sh , edhe ky i ndjekur më poshtë nga tre shtatërrokësha, të ndjekur edhe ata nga dy njëmbëdhjetësha. Rimat e këtushme janë të ndryshme, ato zakonisht ndërthuren në mënyrë të tillë : a, b, b,/a, c,/ d, d, c/e, e. Që poetët janë profetët e vërtetë këtu vjen si një mendim jo vetëm për Shqipërinë, dhe kjo ia zgjeron forcën e idesë që tejkalon kufijtë kombëtarë.

Lirizmi i mirëfilltë e merr përdore lexuesin edhe tek poezia “Prej së largu”. Edhe ky krijim është i majit të vitit 1934. Vargjet janë ndërthim mjeshtëror i ndjenjës së frikës për humbjen e dashurisë së Sofisë me xhelozinë e ëmbël për gruan e largët, mpleksur me dëshirën për të mbetur i lirë jashtë kafazeve të kohës. Është një shikim modern i jetës, nëse kihet parasysh viti kur kjo poezi është shkruajtur. Këtu, nga ana teknike, kemi të bëjmë me strofa tetëvargëshe, (2×4), me një varg 8 rrokësh, të shkëmbyer me një shtatërokësh, sipas rimave të kryqëzuara a,b, a,b,/ c,d. c,d/.

Ndërkaq tek poezia “Asaj” – poezi e dashurisë pa përgjigje –  lirizmi është akoma më i theksuar, dëshpërimi nuk ia lë vendin shpresës, ide kjo e shprehur me metafora në dukje më të thjeshta se në vargjet e mëparshme, por njëherazi prekëse e rrëmbyese. Ritmi i vargjeve ngërthen lexuesin nëpërmjet një mjeti tjetër struktural: Strofa gjashtërrokëshe të mbushura me vargje kësaj here shtatërrokësh, me rimat e kryqëzuara a,b a,b të ndjekura nga dy rima të puthura c,c. “Ah, po të ulesh zemra/ Dhe të ndëgjoje zanin,/ Do t’lshohesh der’ te themra/ Për me të puth fustanin,/ E petkun t’im do t’shtroje,/ Qi për mbi te të shkoje.”

Poema alegorike “Lufta e dragonjve me kuçedrën” na imponon një Haxhiadem të ri, të papritur për lexuesin e rëndomtë që ndoshta që tani ka fiksuar shabllonin e një poeti – nënpunës, që nuk kish pasë qëllime kundërshtimi me pushtetin. Ngritja krye kundër padrejtësisë apo edhe kërcënimit ndaj jetës është thelbi i këtij krijimi letrar, pak të njohur e të pastudjuar siç duhet të poetit martir elbasanas. Një nga idetë kryesore të mbrujtura në këto vargje është që zhvillimi i një vendi bëhet i mundur vetëm nëse ai gëzon lirinë dhe të drejtën për të buzëqeshur. Ndoshta prej këtyre ideve, aludimit për qëndresë, ngritjes krye për të jetuar më mirë dhe në liri, ky poemth edhe mund të ketë ndikuar shumë në trajtimin si armiqësore të veprës Haxhiademiane prej regjimit të kuq. “Në kët mënyr’ kështu kuçedra tretet,/ Qi qe aq shumë e frikshme,/… / … dhe far’ e egërsinës krejt çfarohet”. Edhe këtu, ashtu si tek “Nata e zezë” autori i shpreh idetë nëpërmjet një strofe dhjetëshe, por  me vargje dhjetërrokësh të thyer menjëherë nga një shtatërrokësh, që ndiqet nga një tjetër dhjetërrokësh të ndjekur pastaj nga dy shtatërrokësh të tjerë, që radhiten para dy dhjetërokëshish; pas tyre gjejmë sërish një shtatërrokësh, të plotësuar në ide nga dy dhjetërrokëshat e fundit. Ideja që kërkon të na shprehë autori sigurisht që do t’kërkonte përdorimin e një vargu të tillë, me mundësira shprehjeje të shumanshme. 

Lirika “Andra e jetës” ndërkaq është nga më të magjishmet e shkruar prej Etëhem Haxhiademit, qoftë nisur nga lirizmi dhe latimi i përsosur i vargut, qoftë per idenë themelore që e përshkruan: “Qëndro gjersa të marrish frymë i lirë/ Dhe krenarin qi t’fali ty gjithsija,/ Të mos e lshojsh tyke kërkuë mëshirë/ Nga plogështija”. Kjo poezi është e janarit të vitit 1935 dhe dëshmon një hop cilësor të rëndësishëm të poetit.

Edhe me tercinat që ka shkruajtur poezinë “Kohë e kalueme” Haxhiademi dëshmon që ka qenë vazhdimisht në kërkim të përsosjes artistike e ideore. Vargjet janë shprehje të një romantizmi tipik shqiptar, që realizmi socialist e katalogoi si romantizëm reaksionar. Ndikim nga romantizmi europian? Edhe nga neoklasicizmi, por tek Haxhiademi kjo vjen në një mënyrë krejt të tijën.

“Kanga Shekullore 1912-1937” mbyll me një baxhà të florinjtë këtë ndërtesë të rëndësishme të letërsisë shqiptare që mund të quhet pa mëdyshje Vila Përrallore “Lyra”.

Shkruar për ngritjen në piedestal të 25 vjeorit të pavarësisë të Shqipërisë, ajo shërben si një përcjellje e diellit në vargjet e këtij poeti unik. Strofat tetëshe edhe  këtu janë ngritur nga vargje njëmbëdhjetësh me natyrshmërinë që i mbyllin rimat a, b, a, b, a, b, c, c, . Figuracioni letrar i harlisur si edhe në krijimet e trajtuara prej meje më lart i jep të drejtën kësaj poeme, bashkë me “Nymfat e Shkumbinit”, të jetë ndoshta nga më përfaqësueset e poetit. Goditja e përmendoreve të shndërruara në piramida të paskrupujsh është edhe aktualiteti i sjellë nga kjo poemë që trajton vërtetë lavdinë e 1912-s, por nëpërmjet indinjimit për shpërdorimin e lavdisë dhe të lirisë, të parë nga dritarja e vitit 1937.

Lexuesi arrin në vargjet e fundit të kësaj poeme por nuk është nginjur ende. Urinë për të njohur deri në fund poetin e shquar mund ta shuajë më tej vetëm duke lexuar tragjeditë e tij të mëdha, pasi edhe në to, si shumë kolegë të tjerë botërorë, Haxhiademi është poet i mirëfilltë, mjeshtër i rrallë i vargut, që tingëllon edhe si një muzikë harmonioze në veshin e lexuesit, sidomos me kadencat ritmike 1-2, 1-2, 1-2, 1-2, 1-2, (3), që dëshmojnë për nga melodia se Haxhiademi njeh mjaft mirë jo vetëm poezinë botërore bashkëkohore, por, dhe sidomos, edhe atë folklorike shqiptare. Sigurisht, të sjella tek “Lyra” në një mënyrë krejt origjinale.

Dhe tani pyetja më e vështirë për skematikët e mjerë: ku ta vendosim këtë poet? Cili është ubikacioni më i drejtë për të në yjetekën e artit shqiptar?

Ju lexojeni me vëmendje, skeptikë të kushtëzuar ende nga politika.

Sa për mua e për shumë të tjerë, Etëhem Haxhiademi është poeti më i shquar i të kaluarës së afërt. Ai duhet inkuadruar në studimet e letërsisë shqiptare si autor i viteve tridhjetë, më i ploti nga ana ideore, mjeshtër i ndryshueshmërisë së vargut, ai që më shumë se çdo tjetër ka mbrujtur jo vetëm romantizmin e vonë por edhe neoklasicizmin shqiptar, të çimentosur edhe nëpërmjet veprës dramatike.

Dhe jemi akoma në fillimin e njohjes së thellësisë së tij letrare. Blu e errët, si në qendër të oqeanit.

“Lyra” Botim i vitit 1939.

Filed Under: Opinion Tagged With: ETHEM HAXHIADEMI, Lyra, Shpend Sollaku Noè

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 322
  • 323
  • 324
  • 325
  • 326
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT