• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vatra kërkon drejtësi për “Kumanovën”

May 9, 2025 by s p

Sot është dhjetëvjetori i ngjarjeve në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Shumëçka në atë ngjarje ishte dhe ka ngelur ende e pa sqaruar. Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për të zbardhur të vërtetën. 

VATRA po ashtu kërkon drejtësi për shqiptarët e grupit të Kumanovës që po mbahen në burgjet e Maqedonisë së Veriut. Po ashtu jemi shumë të shqetësuar për trajtimin dhe gjendjen e tyre në burg. Familjarët e të burgosurve na informojnë për keqtrajtime e sjellje jo njerëzore që ushtrohen ndaj këtyre të burgosurve. 

VATRA tërheq vëmendjen që Republika e Maqedonisë së Veriut, si vend anëtar i NATO-së dhe kandidat për BE, është e detyruar që të zbatojë standartet më të larta të trajtimit njerëzor dhe të dinjitetshëm të të burgosurve konformë Konventave Ndërkombëtare dhe legjislacionit në fuqi. Këtë shqetësim të bazuar, VATRA do ta prezantojë deri në nivelet më të larta të shtetit amerikan. Njëherësh i bëjmë thirrje qeverive në Prishtinë dhe në Tiranë që të përdorin ndikimin e tyre në favor të trajtimit njerëzor të këtyre të burgosurve shqiptarë.

Filed Under: Opinion

𝟗 𝐌𝐀𝐉𝐈 – 𝐃𝐈𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐕𝐑𝐎𝐏𝐄̈𝐒

May 9, 2025 by s p

Dr. Bledar Kurti/

Emri Evropë buron nga greqishtja e lashtë, një kombinim i fjalës “eurys” që do të thotë “i gjerë” dhe “ops” që do të thotë “pamje” ose “sy”, duke arritur te fjala “pamje e gjerë” si një përshkrim i vijës bregdetare të gjerë të Evropës, parë nga marinarët në bordin e anijeve.

Shqiptarët, edhe pse gjeografikisht dhe me identitet, mendje dhe zemër evropiane, ndër shekuj e kanë parë Evropën si një horizont të largët nga bordi i një anije të vetmuar, ndërkohë që Evropa është shtëpia e tyre.

Sot, në Ditën e Evropës, kujtojmë se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë të kthehen në shtëpi e të jetojnë si të barabartë e me dinjitetin që u takon si evropianë autoktonë, me të drejta të merituara e të lindura, sepse Shqipëria është Evropë dhe një gur i çmuar në kurorën historike, kulturore e të rrallë të kontinentit të vjetër.

Filed Under: Opinion

AS EDHE NJË KURORË ME LULE PËR GJERGJ KASTRIOTIN – SKENDERBE – NË DATËLINDJEN E TIJ

May 8, 2025 by s p

Nga Frank Shkreli/

Një datëlindje që nuk ishte! 6 Maji mendohet – nga shumica e historianëve dhe studiuesve të jetës dhe veprimtarisë së Gjergj Kastriotit-Skenderbe – si datëlindja e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Kjo mund të jetë një datë simbolike, por derisa të faktohet me prova e dokumente kjo është data e lindjes që është kujtuar, historikisht, Heroi Kombëtar dhe Shtetformuesi i shqiptarëve. Edhe sivjet, ashtu si çdo vit tjetër më parë, 6 maji, shkon e vjen pa u përmend as pa u shënuar nga entet zyrtare qeveritare e shtetërore, por as nga ato akademike të Shqipërisë, të Kosovës dhe më gjërë. As një kurorë të vogël me lule nuk u vendos para ndonjë monumenti të Tij, përfshir monumentin e Kryetrimit në kryeqytetin e Shqiptarëve në Tiranë, në shenjë nderimi. Ashtu si u mbyll në heshtje edhe viti (2018) i shpallur nga Shqipëria dhe Kosova si viti gjoja kushtuar Gjergj Kastriotit -Skenderbe. Nuk besoj se dikush mund të identifikojë ndonjë gjë që të jetë kujtuar Skenderbeu gjatë atij viti. Në të vërtetë më kujtohet se u mbyll në heshtje të plotë.

Por mirë që, të pakën, me 6 maj që kaloi nuk u mbulua monumenti i Tij në Tiranë me ndonjë çarçaf të bardhë ose të zi, siç ka ndodhur në të kaluarën – siç duket me qëllim që të mos ofendohej Stambolla. Politika shqiptare e tranzicionit 35-vjeçar ende nuk e kupton se në Evropë nuk shkohet pa Gjergj Kastriotin-Skenderbe, Shpëtimtarin e Evropës dhe as pa vlerat e tija kombëtare dhe ndërkombëtare-perëndimore. Ai ka mbrojtur qytetërimin perëndimor dhe ka luftuar despotët e Sulltanit. Skenderbeu ishte dhe mbetet simboli i identitetit kombëtar dhe model i një shteti të qëndrueshëm dhe të organizuar, sipas modelit të Shtetformuesit të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti-Skenderbe — në përputhje me historinë e dokumentuar kastriotiane dhe me vlerat moderne të botës euro-atlantike.

Për fat të keq, ashtu si nga viti në vit, edhe sivjet pamë se Gjergj Kastrioti-Skenderbe, për fisin e tij arbëroro-shqiptar — as në ditëlindjen e tij me 6 maj — nuk është i Përgjithëmonshëm, as hero Kombëtar, as Shtetformues, por i harruari i kombit.

Pyetje për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare?

Me 6 Maj, 2025, me sa vura re, liderët politikë në Shqipëri dhe në Kosovë munguan madje edhe me ndonjë deklaratë, për të kujtuar rëndësinë e kësaj dite, të pakën deklarata të llojit që ata bëjnë ditë për ditë në rrjetët sociale, për gjëra të kota. More, si dhe pse Gjergj Kastrioti Skenderbeu nuk e meriton të kujtohet në ditëlindjen e tij, të pakën me një kurorë me lule të freskëta pranë monumentit të tij në Tiranë, në Prishtinë, e në vende të tjera? A nuk meriton i Përgjithmonshmi i Kombit shqiptar të ketë një ditë në vit kushtuar Atij për ta nderuar e kujtuar ashtu siç meriton dhe siç bëjnë kombet e përparuara me heronjtë e tyre kombëtarë, anë e mbanë botës? Si mund të pretendoni se jeni serioz për zhvillimet dhe proceset demokratike drejt Evropës dhe vlerave të botës së sotëme të përparuar, ndërkohë që nuk kini asnjë respekt për historinë e lavdishme të Gjergj Kastriotit, të cilin tanimë e mbarë bota e njeh si Heroin e lavdishëm të shqiptarëve dhe Mbrojtësin e madh të qytetërimit evropian?

Kjo rrugë në të cilën vazhdojnë sot Shqipëria dhe Kosova, në të vërtetë, mund të jetë një rrugë pa kthim, drejtë së keqës. Mos njohja e vlerave kombëtare dhe perëndimore të Skenderbeut, qoftë edhe njëherë në vit në datëlindjen e tij –nuk mund të jetë një rrugë pa kthim — siç pretendohet nga disa politikanë — e proceseve demokratizuese dhe të reformave transformuese, si për Shqipërinë ashtu edhe për Kosovën, sepse, sot për sot, duket se ajo rrugë është e mbyllur. Edhe njëherë, nëqoftse Evropa është vërtetë destinacioni juaj, nuk shkohet drejt Evropës pa Gjergj Kastriotin Skenderbe!

Por si edhe në rastet e mëparshme edhe në këtë datëlindje (6 maj) të Gjergj Kastriotit-Skenderbe kemi të drejtë të shpresojmë madje edhe kundër shpresës, se në një të ardhme jo të largët, Kombi shqiptar do zgjohet dhe do t’a gjejë të arsyeshme që të caktojë një ditë në vit, të kalendarit të festave kombëtare, kushtuar Heroit të tij të madh, Gjergj Kastriotit – Skenderbe, me qëllim që ai të mos harrohet, por të kujtohet, çdo vit në datëlindjen e tij, zytarisht, të pakën njëherë në vit një ditë bashkimi për të gjithë shqiptarët, pa dallim dhe kudo qofshin ata.

Uroj që shqiptarët dhe udhëheqsit e tyre aktualë dhe në të ardhmen të jenë të dinjitetshëm të vlerave, traditave dhe lavdisë së Prijësit të Kombit e Fatosit të madh kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbe! Që të gjithë shqiptarët pa dallim, me një Besëlidhje të re midis tyre të modelit Kastriotian – të kujtojnë dhe të nderojnë Heroin e Kombit, duke u kthyer tek vlerat dhe traditat arbërore të Besës, Nderit e Burrërisë, të trashëguara nga Gjergj Kastrioti — Skënderbeu!

Historia e 35-viteve të kaluara më bën të dyshoj seriozisht që të ndryshojë gjë sa i përket trajtimit zyrtar të figurës historike të Madhit Gjergj Kastrioti-Skenderbe ndër shqiptarët. Por shpresa ime është besimi në të Madhin Zot — se megjithë këto zhgënjime të (keq)trajtimit dhe harresës së turpshme të figurës madhështore të Gjergj Kastriotit-Skenderbe nga klasa aktuale politike shqiptare, më në fund – se “Për inat të djallit e të shqiptarëve, Zoti ka me e mbajtë Shqipëninë më kambë, me nder e me lumni”. (Shën Pjetri në bisedën satirike të veprës së At Gjergj Fishtës, “Nën Hajat të Parrizit”, Satirika – Anzat e Parnasit e Gomari i Babatasit.)

Filed Under: Opinion

Regjisori Bujar Alimani dhe aktorët Yllka Lota e Herion Mustafaraj vizituan Vatrën

May 7, 2025 by s p

Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra e vizituan artistët e shkëlqyer regjisori Bujar Alimani dhe aktorët Yllka Lota e Herion Mustafaraj e kostumografja e skenografja Albulena Beqiri. Ata u pritën nga sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, vatrani legjendar Marjan Cubi dhe këshilltari për art e kulturë Nazim Salihu. Dr. Camaj u shpjegoi artistëve historinë e Federatës Vatra e gazetës Dielli dhe rolin historik që këto dy institucione atdhetarie kanë luajtur në dobi të komunitetit shqiptar e çështjes kombëtare në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vatrani legjendar Marjan Cubi tregoi në detaje përpjekjet e patriotëve vatranë për ta trashëguar e forcuar Vatrën e Diellin si asete patriotike e historike kombëtare. Këshilltari për art e kulturë Nazim Salihu në fjalën e tij theksoi rëndësinë e mbështetjes së artit e kulturës shqiptare në Amerikë e sidomos artistëve tanë të shkëlqyer që lartësojnë kombin në mërgatën e Amerikës. Artistët shprehën emocion dhe nderim për Vatrën e historinë e saj teksa regjisori Bujar Alimani ftoi vatranët e publikun për të ndjekur dramën “Netë të Bardha” e adaptuar për skenë nga romani i Fjodor Dostojevskit. Bëhet fjalë për kërkimin e lumturisë së njeriut në një krizë të thellë ekzistenciale në një botë në të cilën ndihet krejt i vetëm. Dashuria si e vetmja dritë në tunel dhe zhgënjimet e herë pas hershme mes botës së shurdhët dhe indiferente janë linjat kryesore të dramës ku karakteret kryesore si dy planete enden në qiej ku sa tërheqin po aq shtyjnë në gravitete njëri -tjetrin. Për herë të parë në gjuhën shqipe e sjellin në Nju Jork një grup artistësh shqiptarë që me këmbëngulje dhe sakrifica arrijnë ta bëjnë të prekshme dhe ta përçojnë te komuniteti ynë. Këtu interpretojnë Herion Mustafaraj dhe Yllka Lota, regjia Bujar Alimani, skenografia e kostumet Albulena Beqiri, asistente kostumografe Dea Spiro Mustafaraj, dizenjmi i dritave dhe zerit Tan Kazazi, menaxher produksioni Damian Pervizi, producent Alfred Tollja. Vihet në skenë në Producers Club Theaters në datat 10 Maj ora 8 pm

11 Maj ora 7 pm , 16 Maj ora 8 pm, 17 Maj ora 8 pm dhe 18 Maj ora 7 pm 2025.

Filed Under: Opinion

Një datëlindje për Gjergj Kastriot Skënderbeun dhe vepra e tij

May 6, 2025 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Sot mendohet gjerësisht se kjo ditë mund të përkojë me përvjetorin e lindjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut – heroit kombëtar dhe simbolit të lirisë për shqiptarët. Edhe pse Barleti dhe historianët e tjerë të kohës nuk japin një datë të saktë për lindjen e tij, shumë studiues dhe të pasionuar pas historisë kanë ndërlidhur datëlindjen e Skënderbeut me 6 majin (sipas kalendarit Gregorian), për shkak të emrit të tij të pagëzimit – Gjergj – që lidhet me festën e Shën Gjergjit, më 23 prill sipas kalendarit Julian.

Kjo datë është kthyer në një pikë simbolike përkujtimore në kujtesën kolektive shqiptare, veçanërisht në rrjetet sociale, duke shërbyer jo vetëm si nderim për figurën e tij, por edhe si një shembull se si një komunitet mund të imponojë dëshirën e tij për të pasur një moment të vetin historik. Kjo është një dukuri interesante kulturologjike që tregon mënyrën moderne të ndërtimit të kujtesës, ku tradita dhe simbolika ndërthuren me nevojën për identifikim dhe krenari kombëtare.

Nëse tashmë kjo datë është përqafuar nga shqiptarët si përvjetor simbolik i lindjes së Skënderbeut, atëherë është edhe më e rëndësishme të përpiqemi të vendosim figurën e tij në kontekstin e duhur historik dhe ndërkombëtar. Jo vetëm për ta nderuar, por për ta kuptuar më mirë sfidën që përfaqësonte ai si lider në një botë të përçarë mes Lindjes dhe Perëndimit.

Skënderbeu ishte një princ i mesjetës, një figurë që mund të krahasohet me liderët e tjerë evropianë të kohës, siç i përshkruan edhe filozofi italian Nikolo Makiaveli në veprën e tij të famshme “Princi”. Ai u lind në një Arbëri të lidhur me qytetërimin perëndimor, por u rrit në Perandorinë Osmane, një sistem despotik ku sulltani sundonte absolutisht, dhe ku të tjerët ishin thjesht në shërbim të vullnetit të tij.

Sfida e madhe e Skënderbeut ishte pikërisht rikthimi në tokën e vet për të ngritur një rezistencë të qëndrueshme ndaj kësaj fuqie. Ai u përpoq të ndërtonte një strukturë politike që të mbështetej jo vetëm mbi bashkimin ushtarak, por edhe mbi një formë të re të qeverisjes, të frymëzuar nga modeli feudal evropian, ku fisnikët kishin privilegje dhe një raport të veçantë me sundimtarin, e jo thjesht një nënshtrim absolut.

Përpjekja e Skënderbeut nuk ishte vetëm një rezistencë e armatosur, por një projekt politik për të formësuar një shtet të qëndrueshëm dhe të organizuar në përputhje me traditat perëndimore. Kjo ide e vendos atë në një plan më të gjerë strategjik dhe e bën më të qartë rëndësinë e tij jo vetëm për shqiptarët, por për gjithë qytetërimin evropian që në atë kohë përballej me kërcënimin osman.

Ai sfidoi një prej superfuqive më të mëdha të kohës, Perandorinë Osmane, dhe për më shumë se dy dekada arriti të mbante të paprekur një pjesë të trojeve shqiptare, duke e kthyer në një simbol të rezistencës dhe qëndresës për shumë popuj të tjerë të Ballkanit dhe më gjerë.

Për këtë arsye, Gjergj Kastrioti Skënderbeu sot nuk nderohet vetëm si një hero kombëtar, por edhe si një figurë me rëndësi ndërkombëtare. Monumentet e tij ndodhen në sheshe dhe muze në të gjithë Evropën. Vepra e tij studiohet në universitetet më të rëndësishme, jo vetëm si pjesë e historisë shqiptare, por si një kapitull i rëndësishëm i përballjes së qytetërimit perëndimor me sfidat e shekullit XV.

Në një botë ku identiteti kombëtar, qytetërimi dhe trashëgimia janë tema gjithnjë e më të diskutueshme, figura e Skënderbeut na kujton rëndësinë e drejtësisë, rezistencës dhe vizionit për të ardhmen. Ai është dëshmi se edhe në kushte të pafavorshme, një njeri me vullnet dhe ide mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.

Skënderbeu mbi kalë, vepër nga Spiro Xega, mbetet simbol i këtij vizioni dhe sakrifice.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 38
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!
  • KOSOVA DHE PAVARËSIA E SAJ NË KËNGËT E ARIF VLADIT
  • Masakra e Tivarit – Një e vërtetë e shtypur për shumë kohë
  • Pasqyrimi në filateli i mbështetjes amerikane ndaj Shqipërisë gjatë L2B
  • MASAKRA E TIVARIT, 1945: HESHTJA ZYRTARE QË VAZHDON TË VRASË
  • DR.ATHANAS GEGAJ, EDITORI I “DIELLIT” NË OPTIKËN E DOKUMENTEVE ARKIVORE TË VATRËS (1963-1971)
  • Kujtojmë në ditën e lindjes patriotin e shquar Kostandin Çekrezi, figurë e rëndësishme e historisë dhe publicistikës shqiptare
  • Vasil Rakaj, malësori që ngjizi me shkëmb, metal, dru, baltë dhe shpirt, altarin e përjetësisë
  • “Ajo që pashë në Raçak më ndryshoi jetën”, ambasadori Walker rrëfen në Boston çfarë ndodhi në Kosovë
  • VATRA Boston dhe Kisha “Holy Trinity” promovuan librin “Saint Paul in Dyrrach” të profesor Thanas Gjikës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT