• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PЁRSE RUSIA NDERON z. KALLASHNIKOV DHE SPIUNIN FILBI

October 16, 2017 by dgreca

1 Kim FilbiShkruar nga SERGIO  ROMANO/1 Mr. Kallashnikov

Kur Vladimir Putin takoi Henry Kissinger-in, i rrёfeu se n’epokёn sovjetike ai kishte qёnё njё agjent i fshehtё. Duket se Kissinger, me njё buzёqeshje djallёzore, ka thёnё : “Tё gjithё njerёzit e mirё kanё filluar nё shёrbimet e fshehta. Edhe un.” Por rasti i Kim Filbit, i nderuar sё fundi nga Moska, me njё ekspozitё nё tё cilёn shihen mjaft dokumenta tё nxjerra nga shёrbimet britanike, ёshtё mjaft i ndryshёm.

Filbi u bё komunist mё 1936, ndёrsa studionte nё Cambridge e qё atёherё, pёr pothuaj tridhjet vjet, qe njё “urith” sovjetik nё rradhёt e MI5 (seksioni i pestё i Shёrbimit ushtarak britanik). Nuk qe i vetmi student i Cambridge-it i pёrvёluar nga besojma marksiste. I pёrkiste njё grupi prej 5 vetёsh ( tё tjerёt ishin MacLean, Burgess, Blunt dhe Caircross) e qe ai qё i zbuloi sovjetikёve njё veprim perёndimor pёr tё stёrvitur nё Greqi luftёtarёt shqiptarё qё do tё ishin pёrpjekur pёr tё pёrmbysur regjimin komunist. Kur ata kaluan kufirin, shqiptarёt (rreth 300) u zunё dhe u pushkatuan. Nёse kjo masakёr do t’i pёrplasej atij nё fytyrё, Filbi do tё ishte pёrgjigjur se ishte duke luftuar nё fushёn armike, pёr tё fituar betejёn e madhe tё komunizmit kundёr fashizmit. Kur u zbulua dhe arriti tё shkojё nё Moskё mё 1963, u trajtua nё fillim me njё farё mosbesimi dyshues, por u bё pastaj “njё hero i atdheut tё madh rus “ dhe njё “luftёtar bujar i Luftёs sё ftohtё”. Sё bashku me tё tjera dekorime, ai pati Urdhёrin Lenin, njё varrim solemn, njё pllakё nё Lubjanka (selia moskovite e spiunazhit), portretin nё njё  galeri shtetёrore t’artit dhe sot njё ekspozitё pёr nder tё tij.

Nderime tё mёdha i u kushtuan nё kёto ditё edhe njё tjetёr personazhi t’epokёs sovjetike. Ёshtё Mihail Kallashnikov, ideatori i njё pushke qё pёrfaqёsohet sё bashku me krijuesin e saj, prej njё monumenti shtatё metro e gjysёm tё lartё, tё pёruruar nё Moskё shtatorin e shkuar. Nёse shpikёsit do tё gjykoheshin pёr pёrdorimin qё i bёhet shpikjeve tё tyre, ndonjeri mund t’i kujtonte kryebashkiakut tё Moskёs se “kallashnikovi”, nё dhjetёvjeçarёt e fundit ka qёnё arma e parapёlqyer e xhihadistёve dhe terroristёve tё ngjyrave mё tё ndryshme. Pёr rusёt, megjithёse i birёsuar mbas fundit tё luftёs sё Dytё botёrore, u bё mё vonё simboli i heroizmit tё Ushtrisё sё Kuqe nё betejat e Stalingradit dhe Kurskut, n’ato tё Prusisё Lindore e tё pushtimit tё Berlinit.

Filbi dhe Kallashnikov i shёrbejnё tё njёjtit qёllim : tregojnё se nё tё shkuarёn e Rusisё nuk janё vetёm Revolucioni i Tetorit ( njё ngjarje pёr tё cilёn duket se Putini nuk provon asnjё simpati), Stalini, uria ukrainase, spatrimet e mёdha, shpёrnguljet e dhunёshme tё popullsive tё tёra. Nё tё shkuarёn ruse janё edhe lufta kundёr fashizmit dhe lufta e madhe patriotike kundёr Hitlerit.

Nё gjithё kёto, natyrisht, mund tё ketё pak retorikё, por asnjё Shtet nuk mund tё mbijetojё pa marrё nga e shkuara e tij ndonjё motiv krenarie.

“Corriere della Sera”, 12 tetor 2017

E shqipёroi Eugjen Merlika

 

Filed Under: Opinion Tagged With: DHE SPIUNIN FILBI, NDERON z. KALLASHNIKOV, PЁRSE RUSIA, Sergio ROMANO

SFIDAT E JETËS TË ATDHETARIT SHQIPTARO-AMERIKAN ABDYL KOPRENCKA

October 16, 2017 by dgreca

SFIDAT E JETËS TË INTELEKTUALIT ATDHETARIT TË PËRKUSHTUAR SHQIPTARO-AMERIKAN  ABDYL ALI  KOPRENCKA/aplikim   Nga  Qatip Mara/Nju Jork/

Në diasporën shqiptare në Nju Jork atdhetari përkushtuar me shpirt të lartë atdhedashurie,intelektuali talentuar Abdyl  Ali Koprencka është integruar denjësisht me jetën amerikane.Në këtë foto që shoqëron shkrimin  jam në zyrën  e tij që drejton agjensinë “SKRAPARI  TRAVEL”, (Tickets – Insurance – Immigration Forms – Motor Vehicles – Translation – Welfare – Income – Tax – All Social Services.).Performanca e tij cilësore dashamirëse për emigrantët e familjet e tyre në Nju Jork rrezaton kulturën e shpirtin e tij atdhedashës. Edhe pse ka lindur jashtë atdheut në Romë ,Shqipërinë e mbartë me shumë dashuri në zemrën e tij atdhedashëse.Me shumë modesti, me thjeshtësi komunikon duke të respektuar me sinqertitet e dashuri atdhetare.Puna e tij me sjelljen shëmbullore e ka bërë shumë të njohur,të nderuar dhe shumë të kërkuar nga bashkatdhetarët emigrantë që me hallet e shumta larg atdheut gjejnë një “Shqipëri të vogël” në zyrën e tij në :  61-01B  Catalpa Avenue  Ridgewood Queens New York.

Në zyrë qëndron pak kohë sepse është çdo ditë në udhtim nëpër lagjet e Nju Jorkut dhe institucionet shtetërore për të zgjidhur kërkesat e emigrantve e familjeve të tyre. Ai është një dashamirës i veçantë që komunikon me shumë ngrohtësi dhe me shumë korrektësi sqaron zgjidhjet me ligjshmëri të kërkesave të shumta të emigrantëve.Edhe duke udhëtuar me makinën e tij do ta shikosh duke biseduar. Dhjetra telefonata nga familjet emigrante i kërkojnë të takohen për problemet e ndryshme që kanë. Isha në makinën e tij me tre emigrantë shqiptarë duke udhëtuar për në Manhattan. Me qetësinë që e karakterizon,me vemendjen tek timoni drejtimit të makinës altoparlanti telefonit në makinë i kërkonte biseda telefonike.I dëgjonte bashkëbiseduesit me shumë respekte dhe u planifikonte ditën e takimit.

Është i palodhur për të ndihmuar emigrantët duke shërbyer me korrektësi.Është integruar me jetën amerikane me punë të disiplinuar ,të përkushtuar. Vështirsitë i ka përballuar me vullnet të hekurt,me këmbëngulje ka realizuar standartet e jetës normale  duke e sfiduar konkurencën  amerikane  me aftësi intelektuale të talentuara.

Në 5 qershor  1991 kishte mbritur me azil politik në tokën e bekuar amerikane duke u vendosur me banim në Nju Jork, ku  prehet në përjetësi babai tij i dashur,  mjeku Ali Xhelal Koprencka,me të cilin ishte ndarë në moshën e mitur kur ishte 2 vjeç nga arrestimi e burgosja  e regjimit komunist. Djali u nda me gjallje me baban e tij të shtrenjtë.Ai nuk mundi ta takojë kurrë,por në murin e dhomës ku banonte në Shkodër shikonte  foton që kishte dalë me baban  në krahët e tij kur ishte 2 vjeç. Babai tij Ali Koprencka  është i biri i firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë Xhelal Koprencka, përfaqësues i Skraparit dhe i Beratit, njëkohësisht antar i Këshillit Pleqësisë. Ishte njeriu besnik i  Kryeministrit  shqiptar Ismail Qemali,të cilin e caktoi me detyrë ushtarake si oficerë i lartë me akademi ushtarake pran ministrit të mbrojtjes Mehmet Pashë Dërralla,për të mbrojtur kujfijtë juglindorë. Detyrën e ngarkuar nga Qeveria e Vlorës për ndalimin e andartëve grek në territoret e Korçës, Kolonjës dhe Skraparit në vitet 1913-1914 e kishte kryer me sukses.  Më 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit., si delegat nga Skrapari. I ndjekur nga elementë antikombëtarë, Xhelal Koprëncka u vra pabesisht në vitin 1919.

Në vazhdimësi të atdhetarizmit të firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisi djali tij Sami Xhelal Koprencka mori pjesë aktive me armë ne luftën e Vlorës më 1920. Duke lufuar në vijën e parë të frontit të luftës kundër ushtrisë pushtuese italiane,ishte plagosur. Ishte deputet në kohën e Fan Nolit dhe prefekt i Pogradecit në vitet 1925 deri 1928.  Kundërshtoi pushtimin Italian në vitin 1939 dhe u internua në Vent Otene të Italisë.Me vendosjen e regjimit komunist kishte kritikuar  regjimin duke shprehur revoltën me një memorandum kundër partisë komuniste që ishte shërbëtore e Jugosllavisë. E kishin dënuar me varje në litar,por me rishqyrtim e dënuan me 15 vjet burgim në burgun e Burrelit.Kontributi i familjes Xhelal Dalip Koprencka është krenari për krahinën e Skraparit dhe Shqipërisë,ku tre breza të familjes të firmëtarit të Pavarësisë  Xhelal Koprencka kanë kontribuar për liri  me standartet e demokracisë perëndimore,por janë burgosur,persekutuar egërsisht nga regjimi komunist.

Duke biseduar me intelektualin e talentuar,atdhetarin me ideale kombëtare demokratike Abdyl  Ali Koprencka mëson fakte të ngjarjeve që të drithërojnë,të revoltojnë që njeriu i ditur në atdheun tonë të shumëvuajtur luftohet,burgoset,masakrohet,e pushkatohet nga shqiptarët duke u shërbyer me verbëri të huajve.Diktatura komuniste vazhdoi me ashpërsi të persektonte familjen e  Sami Xhelal Koprencka, e cila jetonte në Shkodër. Djalin e tij që mbante emrin e firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë Xhelal  Sami Koprencka  e kishte  burgosur disa herë dhe mizorisht  është  pushkatuar në vitin 1979 së bashku me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Nezhon në Linz të Dajtit

Djali vogël i firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë është Ali Xhelal Koprencka, i cili kishte lindur në 14 janar 1913 në fshatin Koprenckë të Skraparit.Ai pothuaj për pak ditë ishte moshatarë me Shpalljen e Pavarësisë. Në moshën 6 vjeçare mbeti jetim,sepse babai tij  Xhelal Koprencka u vra pabesisht në momentet kur drejtonte njësitë e armatosura për të mbrojtur Korçën nga andartët grekë. Pasi kishte mbaruar shkollën fillore në vendlindje djaloshi Ali Xhelal Koprencka kishte vazhduar studimet në Liceun e Korcës ,të cilin  e kishte përfunduar me rezultate të larta duke fituar të drejtën e studimit për mjekësi në universitetin e Bolonjës. Në universitetin e Bolonjës kishte shkëlqyer dhe në vitin 1939 ishte diplomuar doktor në Medicine. Kishte filluar punën në Romë. Në vitin 1940 ishte martuar dhe me familjen e tij banonte  në një apartament në rrugën  “Veneto” në Romë. Në familjen e re kishte ardhur edhe dita e gëzimit familjar, në 16 mars 1943 ishin lumturuar me belbëzimet e para të lindjes të fëmijës së parë,të djalit  Avdyl Ali Koprencka.  Mjeku Ali Xhelal Koprencka i kishte vendosur emrin Abdyl, në kujtim të xhaxhait të tij Abdyl Dalip Koprencka,që ishte një veprimtarë  aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare,antarë i komitetit të fshehtë “Për Lirinë e Shqipërisë” 1905 ,bashkë me vëllezërit e tij ishte përfshirë në luftën për Shpalljen e Pavarësisë.Ishte autori kryesor i hapjes dhe drejtimit të shkollave shqipe më 1908 në Çorovodë,Koprenckë dhe Gostënckë. Ishte marrë drejpërdrejtë me ngritjen dhe funksionimin e klubit patriotik “Pellazg”. Ishte delegate i Skraparit në kongresin arsimor në Elbasan në 1909.Kishte kontribuar financiarisht për ngritjen e Shkollës famemadhe Normales së Elbasanit.

Ishte angazhuar në mbarëvajtjen e punëve të Qeverisë së Vlorës dhe kishte kryer detyra të ndryshme.Kishte vdekur në vitin 1920 në Zvicër duke u kuruar në spital nga sëmundja.

Djali mjekut Ali Xhelal Koprencka. Abdyli i ri Koprencka  lindi në stinën e bukur të pranverës natyrore,por vazhdonte me ashpërsi dimri Lufës së Dytë Botërore.Në familjen Ali Xhelal Koprencka që banonte në Romë,në vitin e parë të jetës të djalit Abdyl Ali Koprencka  ishte krijuar pasiguria e jetës nga bombardimet Anglo Amerikane ku  sirenat e alarmit të herë pas herëshme e detyronin të strehohej  në rifugot e posaçme.Duke e ndjerë të pasigurtë qëndrimin e familjes në Romë,mjeku Ali Koprencka  e largoi familjen përkohsisht në Tiranë.Edhe vitin e parë të ditëlindjes së djalit familja Ali Xhelal Koprencka e kishte festuar në banesën e rrugës “Fortuzi” Tiranë.  Mjeku Ali Xhelal Koprencka punonte  si mjek në Spitalin Civil të Tiranës. Ishte shumë altruist . Shpesh merrte inisiativa dhe shkonte në komandën gjermane për të nxjerrë nga duart e tyre shqiptar të arrestuar.Ishte nacionalist me bindje demokratike për një shqipëri etnike me pavarësi e liri me standartet euro-atlantike. Ishte antikomunist,kritikonte dhe demaskonte PKSH si shërbëtore sllave, e cila ishte krijuar nga dy emisarët jugosllav Miladin Popoviç e Dushan Mugosha. Ai kishte përkrahur Marrveshjen e Mukjes, e cila bashkonte të gjithë popullin shqiptar. Ai kishte dënuar prishjen e marrveshjes së Mukjes ,duke demaskuar  maskat e PKSH  si shërbëtore vasale e Jugosllavisë.Në nëndor 1944,me uzurpimin e pushtetit nga komunistët vazhdoi lufta e egër kundër demokratëve që enderronin një Shqipëri demokratike perëndimore. Mjeku Ali Xhelal Koprencka  u konsiderua si bashkëpuntor i gjermanëve dhe arrestohet,dërgohet në burgun e  Burrelit. Duke i kërkuar informacion për baban ,djali tij Abdyl Ali Koprencka  tregon :“Babai im  Ali Xhelal Koprencka pas kaloi nji muaj në burgun e Burrelit arriti të dalë. Nuhati rrezikun e mortjes së kuqe dhe vendosi të largohet nga Shqipëria. Me ndihmën e  Doktor Locit merr një raportë që duhet të operonte gjurin në Itali mbasi në Shqipëri ishte e pamundur. Me ndihmën e shokëve arriti të nxjerrë pasaportën. Në ato kohëra çalonte vazhdimisht dhe për tu theksuar ishte se mbante një bastun që deri shumë kohë mbrapa ishte ruajtur në shtëpinë e hallës time Zengjine në Tiranë. Në qershorin e vitit 1945 hipi në aeroplan për në Romë. Ishte aeroplani i fundit që shërbente si urë lidhëse, në ato kohëra, midis Shqipërisë dhe botës Përëndimore. Në momentin final po kërkohej nga spiunat e sigurimit. Duke ngjitur shkallët e aeroplanit pati kurajon të flaki bastunin. Aeroplani filloi të ecte në pistën e aeroportit të vogël të Laprakës dhe agjentët e sigurimit kërkuan ta ndalonin. Aeroplani ishte i shoqërisë Italiane dhe nuk ju bind urdhërave të agjenturës kuqe. Aeroplani fluturoi dhe im atë nuk u kthye më në vëndin e tij të cilin e dëshëroi gjithë jetën

        U kthye ne Romë apartamentin e gjeti të pa prekur. Nëna ime thoshte aty lashë tërë pajën ikëm për nji kohë të shkurtër për tu kthyer përsëri. Duke më mbajtur në krahë ditën që u larguam nga Roma ime amë psherëntinte dhe fliste me vehte: ” A thua do ti shof përsëri këto magazina? “. Im atë filloi nji jetë të re. I revoltuar nga situata në Shqipëri filloi të shkruaj nëpër gazetat Italiane dhe të tregoj se çfarë po ndodhë në Shqipëri.Shumë studentave u përshkroi realitetin Shqiptar të asaj periudhe obskurantiste.  Rasti Sabiha Kasimatit e cila nuk e ndëgjoi u kthye në Shqipëri. U pushkatua pa gjygj dhe u hodh në një gropë bashkë me shumë intelektuale të tjerë në urën e Brashit Tiranë në vitin 1951. Së bashku me të edhe xhaxhai i gruas time Zyhdi Herri. Mbas vitit nëntëdhjetë këta intelektuale u rivarrosën dhe u dekuruan. Ekzekutimi dhe hedhja në një gropë të përbashkët u bë pa gjyqë vetëm me firmat e kriminelëve dhe antishqiptarëve.

          Im atë, Ali Koprencka shpesh mori inisiativë për të shkuar në portin e Barit të Italisë duke u bërë thirrje studentëve Shqiptar mos të kthehen në atdhe. Shqipëria ra nën influencën sllave dhe kriminelët në fuqi po vendosnin urinë dhe terrorin e kuq të pa parë në historinë e Shqipërisë. I huaji na trajtoi më mirë na dha kufijtë që na takojnë dhe i mbrojti ata kufij si të ishin të tyre. Ndërsa ne shqiptarët i shitëm kufijtë dhe popullin shqiptar jashtë kufijëve natyral shekullor. Ideologjia e kuqe një teori plotësisht  utopiste dhe e pa realizuar praktikisht solli shkatërrimin total. Lufta e klasave, e mirë njohur me teorinë përça e sundo e ktheu Shqipërinë në një kasaphanë të vërtetë. Vëllai kundër vëllait. baba kundër djalit,burri kundër gruas. Familja u prish. Embrioni Shqiptar shkatërohet totalisht. Njeriu u kthy në kafshë dhe kafsha në njeri. Mbi të gjitha u shkatërua dhe u tradhëtua Historia. Pra u eleminua indentiteti origjinal dhe gjithçka Shqiptare. Kjo plotëson interesat dhe popujve të ardhur në Ballkan.

           Mbas vitit 1947 babai im shkoi në Turqi,  u vendos në Instambul.,themeloi gazeten “BESA”..Më 16 Dhjetor 1956 erdhi në USA. U vendos fillimisht në Detroit. Filloi punën në uzinat automobilistike.Filloi të na ndihmoi ne të gjithëve pa përjashtim. I dërgonte të gjithëve motra, vëllezër, nipa mbesa pa dallim.. Më vonë spostohet në New York ku dhe diplomohet nga Universitety i New Yorkut (NYU) për medicinë. I jepet mundësia për të ushtruar profesionin e mjekut në USA.Gjatë gjithë periudhës qëndrimit në Sh.B.A punoi për atdheun dhe familjen. Në testamentet dhe amendamentet e tij shkruante: ” Të më fali atdheu dhe familja që nuk mund ti ndihmoj më.” Ishte antari i “Komitetit Shqipërija e Lirë.Foli disa herë në “Zërin e Amerikës”. Shkroi disa momerandume në Kombet e Bashkura për të drejtat e njeriut për popullin shqiptar Kosovar nga armiqtë tanë të përbetuar sllav.

          Ishte pioneri i parë që ngriti opinionin botëror për çështjen Kosovare dhe organizoi fizikisht dhe materjalisht shumë mitingje si ne NY, Washington dhe gjetkë. Me punën e tij të pa lodhur  u hodhën bazat e një Kosove të lirë dhe të pamvarur. Vdekja nuk e la të shifte veprën e tij të realizuar. Fatkeqësisht vepra ndërmjet shqiptarëve dhe Shqiptarizmit humbet. Ne nuk dimë të ruajmë njerëzit dhe historine tonë. Prandaj edhe punët tona i kemi kaq mirë.Jetoi dhe punoi në Nassau County ne NY. Atje kishte rezidencën dhe punonte në një Spital afër shtëpisë. Vizitonte shqiptarët me një çmim të ulët dhe kush i vinte për vizitë ditë shtune nuk i merrte asnjë pare. Ishte shumë popullor dhe i papërtushëm, ngrihesh  shpesh herë në mesnatë dhe ishte në gadishmëri të ploë për tu shërbyer shqiptarëve kudo që ishin. Këto të dhëna i kam nga shqiptarët që kam takuar ne NY mbasi mbrita këtu më pesë qershor njimijë e nëndëqind e nëntë dhjetë e një.Po ti hedhish një sy testamentit tij mallëngjehesh dhe atje kupton atdhedashurinë dhe dashurinë për familjen e tij. Në testament la shuma të konsiderushme për Ballin Kombëtar, krijoi fonde dhe la financa për organizatën e “Kosovës” “Çamëria” organizata Amerikano Shqiptare,për Teqja Bektashiane.,Kisha ortodokse e Jamaikes. Kjo e fundit u ngritë dhe u themelua me ndihmën  e tij personale. E ëma Z. Artur Lionilit  më tha konkretisht se pa ndihmën e babait tuaj kjo kishë nuk do ishte ngritur.La fonde të posaçme për xhaminë shqiptare të Brooklinit.Ju la shumë pare miqve dhe dashamirësve të  tij që nuk po ju përmënd emrat. Më e rendësishme është se i la të gjithë farefesit motra,vëllezër, kunatës, nipave dhe mbesave te tij.      

           Lajmi i ekzekutimit të nipit tij  Xheladin  Koprencka  i ri, më 29 Maj 1979 e tronditi shumë dhe krijoi deluzion të jashtëzakonëshëm larg në mërgim, ku shpresat për tu kthyer në atdhe po shuheshin dita ditës. Kishte pritir me gëzim zgjedhjen e Papa Pavli VI duke u shprehur  se dita e lirisë nuk është e largët,” KY PAPË DO NDRYSHOJ BOTËN”.Pas vrasjes së kryeminnitrit Mehmet Shehu ishte shprehur:  ” TANi NUK ËSHTË E LARGËT DITA QË  DO SHKOJMË NË SHQIPËRI”. Lotët i shkuan çurkë. Sa herë që përmendeshe Shqipëria derdhte lotë. Në shtëpinë e tij, në  dhomën e pritjes pranë pianos në krahun e djathtë ndodhesh një pikturë e bërë në Romë në vitin 1947. Kjo ishte nxjerrë nga një fotografi  e imja në studion Kallfa në Tiranë kur unë isha dy vjeç. Njerëzit që e vizitonin, i çonte  para kësaj pikture dhe ju thoshte se kjo asht fytyra e tim biri. Pastaj si zakonisht lotët i rridhnin nëpër faqet e pa thara nga vazhdimsia e këtij prodhimi të vazhdushëm nostalgjik për atdheun për familjen.

          I këshillonte dashamirësit dhe shokët për mbajtjen e shëndetit. Shkruante receta të posaçme për rregjimin e ushqimit dhe rregjimin ditor. Menun për të mbajtur një shëndet të plotë dhe jetë të gjatë e shpërndante si pamflet nëpër shqiptarët. Një nga këto më ra në dorë edhe mua. Iku me shpresë se do kthehesh shpejt. Propoganda renacake e Anglisë nëpërmjet Radio Londrës i dha shpresë se do kthehet shumë shpejt. Ndoshta edhe dy vjet. I premtoi nënës time se kuqot e Tiranës nuk do rrijnë më gjatë. Do largohem për dy vjet. Nuk do ju lë. Jeta është e pa drejtë dhe shpesh Satani momentalisht fiton dhe Shqipëria e lindur ndër shekuj hyri për dyzet e tetë vjet në zonën e errësirës plotë.  Me gjithë përpjekjet e mëdha që u bënë ,por spontane për tu bashkuar me  familjen i dështuan dhe nga mërzitja arriti të pinte deri në tre paketa cigare në ditë ,të cilat ja shkatëruan mushkëritë.

            Ndëroi jetë nga një sëmundje e rëndë më 16 Korrik 1983 në spitalin ku punonte në moshën shtatëdhjetvjeçare. Një nga dëshirat e fundit ishte që në ceremoninë e varrimit të merrnin pjesë prifti Katolik, orthodos, hoxha. Babai Rexhepi i Detroitit. Rreth varrit tij i donte fetë dhe Shqiptarizmin e bashkuar. Prehet në varrezat Frankliff Cemetery ne Hartsdale NY me shumë shqiptarë të tjerë pranë, që deshiruan dhe luftuan për një Shqipëri Demokratike  të  lirë me standarte përëndimore. Me një Shqipëri jashtë influencës sllave të pavarur, të pastruar nga kriminelët e kuq dhe pinjollëve të tyre antishqiptar. Pranë tij ndodhen udheheqësit i Ballit Kombëtar Mit-hat Frashëri, Profesor Luan Gashi, Profesor Zef Pali, Telat Karagjozi, Lufto Toto, Ruzhdi Daca nga Bahçallëku i Shkodrës, Hasan Çapani dhe te tjerë Shqiptarë dhe patriotë të çështjes Shqiptare. Im atë , Atdheun e desh më tepër se vetvehten kështu është shkruar në të vetmin epitaf mbi varrin e tij vendosur ne Hartsdale , White Plains, NY.”

Duke e dëgjuar me emocione bisedën e intelektualit ,atdhetarit të përkushtuar  Abdyl Ali Koprencka i kërkova  të më tregonte për sfidat që kishte përballuar nga lufta e klasave pas largimit të babait të tij të dashur.Në 45 vjet të diktaturës komuniste kalvari vuajtjeve e persekutimeve ishte i vazhdushëm. Kur ende nuk kishte mbushur katër vjeç ishte konfiksuar shtëpia në rrugën Fortuzi.Me nënën e tij strehohet tek tezja e tij Rasika,por shpejtë i largojnë nga Tirana dhe ishin vendosur me banim në Durrës.Kishte nisur mësimet në klasën e parë fillore,por me trishtim dëgjonte sharjet,ofendimet me shprehjet përbuzëse të falangave  komuniste: -”Tregëtarë,bejlerë na keni pirë gjakun”. Kur shkonte rrugës për në shkollë apo kthehej nga shkolla  nxënësin Abdyl Koprencka e gjuanin me gurë duke i thërritur “Fashist”. Kjo urrejtje e verbër klasore primitive komuniste  e shoqëroi nga klasa e parë fillore deri në semestrin e parë të klasës së gjashtë.  Me dhimbjen e jetimit me baba gjallë,por që nuk e shihte me sy,duronte përbuzjet e luftës së mallkuar të klasave. Në vitin 1955  kur kishte mbushur moshën 12 vjeç ishin  shpërngulur  nga Durrësi.Kishin shkuar me banim në Shkodër, të cilën ish nxënësi shkodran Abdyl Koprencka e cilëson: “Një Botë tjetër”. Me  respekte e mirënjohje për Shkodrën e shkodranët më tregoi: “  Erdhëm në Shkodër,fukarrallëku nuk u hoq por persekutimi momentalisht nuk ishte si në Durrës. Vuajtëm nëpër hotele sa gjetëm një gjysëm karakatinë në lagjen Ndocaj. Jetonim midis njerëzve të mirë dhe antikomunistë. Jo si në Durrës midis spiunëve të sigurimit të ardhur nga jugu me krenarinë e një horri.”

Kishte vazhduar shkollën 7 veçare  duke u ndjerë i gëzuar midis nxënësve shkodran,të cilët e kishin shoqëruar  me respekte e ngrohtësi njerëzore. Sapo kishte mbaruar klasën e shtatë ishte tronditur nga arrestimi i djalit të xhaxhait Xhelal Sami Koprencka,martiri demokracisë që është pushkatuar në vitin 1979. E kujton me dhimbje ditën e gjyqit, ku midis të tjerave thekson:

“Djali xhaxhait Xhelal Koprencka ishte shumë popullor dhe u bënte shumë ndere njerëzve. Në vitin 1956 arrestohet dhe dënohet me dhjet vjet burg. Akuza ishte tentativë për arratisje. Ishte vera e vitit 1956, unë isha me pantallona të shkurtëra. Gjyqi bëhej në shtëpinë e Rrojve e kthyer në gjykatë. Dera kryesore me dy kanatat ishte plotësisht e hapur dhe sa hyje në krahun e majtë ishte dhoma ku po zhvillohesh seanca gjyqësore. Xhelali ndodhej në një  sektor të rrethuar me parmak druri. Dy policë ishin në këmbë jashtë parmakëve. Duart i kishte të zgjidhura nga prangat gjermane të cilat shtërngoheshin me vidë simbas dëshirës të xhelatit. Dëgjohej zëri i lartë i prokurorit. Akoma edhe sot mbas gjashtëdhjetë e një vjeteve e kam parasysh atë skenë. “I pandehur ju donit të tradhëtoni atdheun dhe të shkonit te xhaxhai juaj në SH.B.A etj etj” Xhelali kishte një zë të fortë dhe të mprehtë dhe ishte shumë i vendosur. Mohoi çdo gjë. Bëri gjashtë vjet burg. Kur doli nga burgu familja e tij ishte vendosur në një shtëpi tjetër pranë parkut të qytetit dhe pranë Institutit dy vjeçar. Si ndenji ca kohë pa punë filloi punën si puntor krahu në uzinën  fermentimit të duhanit. Punën e kishte të lodhëshme. Transportonte dengjet e lidhura të fletëve të duhanit. Krahu i djathtë e mundonte shumë. Në fëmijëri kishte kaluar sëmundjen e melengjitit dhe krahu i djathtë nuk e kishte pjesën e muskulit. Me dorën e majtë çonte karrigen deri në tavan. Kishte një forcë të jashtëzakonëshme dhe me sa kujtoj nuk ja thyente kush dot. Gjatë viteve 1962 deri 1965 kemi qënë shumë afër me njëri tjetrin. Nëpërmjet tij mësova për torturat dhe jetën nëpër burgjet e kohës inkuzicionit shqiptar. Sigurimi e ndiqte hap pas hapi dhe ai ndjente kënaqësi të veçantë. Në disa raste kam qenë dëshmitarë. Mundohej  shpesh ti ngatëronte. Fshihej sa në një rrugë e rrugë tjetër. Isha ushtar dhe po më përcillte tek stacioni hekurudhor i Tiranës. Agjentët e sigurimit ishin mbrapa duke na ndjekur. Po më ndjekin më tha. Do shofësh çfarë do ti bëj. U ndamë. Ai filloi të vrapojë dhe ju drejtua drejt vagonave të mallrave. Kur u takova përsëri më tha se i bëra çorap. U mëshefa nëpër vagona dhe ju zhduka.Në Mars 1967 arrestohet përsëri dhe dënohet me njëzet vjet burg. U dënua disa herë duke qënë i burgosur. Dërgohet në Spaç dhe atje i shkruan diktatorit letër kur Shqipëria u divorcua nga Kina motër.. Me kurajo dhe vetmohim shkoi drejt vdekjes. Mbrojti të gjithë shokët nuk nxorri asnjë, gjithçka e mori përsipër vetë. E dënuan me vdekje. Proçesi zgjati nga 5 Maj deri 8 Maj 1979. U pushkatua bashkë me Fadil Kokomanin dhe Vangjel Nezhon . Eshtrat nuk i tregohen se ku janë megjithëse prokurori i tij ështët gjallë dhe e din mirë vëndin se ku janë. Në aktin final nuk pranoi ti lidheshin sytë dhe thirri: “RROFTË SHQIPËRIA. POSHTË KOMUNIZMI” Presidenti Nishani e dekoroi me medaljen e trimërisë të shkallës parë në dhjetor të vitit 2015.”.Pasi kishte mbaruar shkollën 7 vjeçare ish nxënësi Abdyl Koprencka kishte nisur mësimet në gjimnazin e Shkodrës.Ishte miqësuar me gjimnazistët shkodranë dhe ecte shumë mirë me mësime. Kishte mbaruar gjimnazin me nota shumë të mira, por nuk ju dha e drejta e studimit për në shkollën e lartë.Me ndihmën e tezes së tij ishte regjistruar në Institutin Pedagogjik dy vjeçar në degën matematikë-fizikë,por për motive politike nuk i dhanë diplomë.Ishte caktuar mësues në lokalitetin Lek Bibaj Tropojë,në fshatin e largët Palc. Mes vështirësive të terrenit malor,pa rrugë automobilistike kishte ecur mbi 10 orë në këmbë nga Bajram Curri për në shkollën që bënte mësim. Pas katër  muaj e kishin mobilizuar ushtarë në repartin e xhenjos të punës në tunelet e Elbasanit.Lufta e klasave e shoqëronte edhe në ushtri duke mos e paisur me armë zjarri,por me kazëm e lopatë për punë, duke punuar në sektorë të vështirë në periudhën  1965 -1967..Kishte treguar kujdes e vemendje për tu ruajtur nga aksidentet në tunele.Pasi kreu shërbimin e detyrushëm ushtarak nuk kishte dëshirë të punonte në arsim,ndoshta e ndjente se lufta e klasave do ta pengonte në ato vite të acarimit të luftës së klasave në frontin e brendshëm e të jashtëm.

Kishte kërkuar punë në zyrat e punës për të punuar në ndërmarrjet e qytetit Shkodër,si në uzinën e telave, por ja kishin mohuar të drejtën për të punuar në uzinën e telave,duke argumentuar se babai  është arratisur dhe lufton  kundër pushtetit popullor.. Kryetari Komitetit Bilal Parruca e kishte akuzuar “ për parazit të shoqërisë Socialiste” se punë ka vetëm në fermën bujqësore”. Me ndihmën e një shokut  të tij Qemal Tabaku nga Elbasani kishte filluar  punë në Drejtorinë e Ujrave ,por spiunët e kishin raportuar dhe e kishin larguar duke e dërguar punëtorë  krahu në zallin e Kirit, ku  kishte punuar deri 1970 dhe me ndihmën e tezes së tij kishte filluar punë si gjeometër në Hidroçentralin  Vau Dejës. Duke kujtuar kohën e punës në hidrocentral, theksoi  me respekte ndihmën e dhënë nga drejtori hidrocentralit Emin Musliu dhe në vazhdim tregoi se e kishin ndihmuar edhe shefat e  e kuadrit si Musa Pulti dhe mbi të gjitha Xhemal Elezi, i cili e kishte shpëtuar nga burgu. Në hidroçentral ishte krijuar  mundësia të vazhdonte shkollën e natës në degën Mekanike.  Kishte fituar  diplomën Teknik Mekanik i Mesëm. Në qershor të vitit 1972 e kishte thirrur kuadri Xhemal Elezi dhe drejtori i kantjerit për të vazhduar shkollën e lartë në degën e Inxhinjerisë së Ndërtimit.Nuk kishte pranuar se lufta e klasave ishte ashpërsuar. Në hidrocenral me profesion kishte filluar mekanik në kompresorat e kantierit  . Me ndihmën e sekretarit Partisë Ndue Gjoni  në shtatorin e vitit 1973 kishte nisur studimet e larta në filalin e Inxhenerisë ,por lufta e klasave në 16 mars  1975 e kishte  përjashtuar nga shkolla e lartë.

Duke qëndruar optimist për jetën në luftë vazhdushme klasore kishte vazhduar  punën si puntor krahu në kantjerin e mbrojtjes civile, dhe me ndihmën e Xhemal Elezit kishte kaluar  hekur thyes saldator. Edhe këtu e goditi thika e luftës së klasave duke i thënë se ishte element i pa përshtatshëm në këtë kantjer. Xhemal Elezi e kishte transferuar në kantierin e prodhimit të ndermarrjes ndërtimit të N.Sh.N Shkodër si saldator. Në këtë ndërmarrje kishte punuar midis të burgosurve politikë dhe ordiner. Në Shkurt të vitit 1976  ishte  pushuar nga puna pa arsye

Vazhdonte të punonte natën  duke e bërë rrugën në këmbë sepse nuk kishte automjet.. Distanca ishte që nga Perashi deri tek uzina e fermentimit duhanit. Atje ishte vendosur kantjeri prodhimit ku saldonte hekurat për bunkerët që montoheshin në Malsi. Me ndihmën e drejtorit grumbullimit Xhemal Selimi në mars 1976 kishte filluar  punën si mekanik në këtë ndërmarje. Kishte punuar në Bërdicë deri në vitin 1989. Në vazhdim kishte punuar në fabrikën e makaronave deri ditën që ishte larguar nga Shqipëria më 14 nëntor 1990.

Duke përballuar sfidat me diktaturën komuniste atdhetari Abdyl Ali Koprencka mbijetoi dhe  kishte krijuar familje në vitin 1980 në  Shkodër me bashkshorten Vivan Herri,me të cilën ka lindur ,rritur e arsimuar tre fëmijë.dy vajza e një djalë, të cilët vitet e para të fëmijërisë i kaluan në qytetin e bukur  të Shkodrës me banorë human e të dashur..Familja Abyl Koprencka  në 14 maj 1981 kishte pritur me gëzim lindjen e fëmijës së parë. Vajza Nevila Abdyl Koprencka  kishte lumturuar prindërit me belbëzimet e embla fëminore.Në 15 janar 1983 kishte lindur vajza Belma,e cila së bashku me motrën Nevila kishin  zbukuruar mjedisin e shtëpisë në Lagjen Ndocaj.Kishin filluar të ecnin të gëzuara në rrugën e Uruçëve duke u rrethuar me dashamirësinë e banorëve shkodran, të cilët janë qytetarë me koncepte demokratike perëndimore,sepse Shkodra me shekuj ka qenë porta e kulturës europiane-perëndimore,një vitrinë e qytetërimit  perëndimor

Familja Avdul Ali Koprencka kishte përjetuar me shumë dhimbje ditët e fundit të jetës të mjekut Ali Xhelal Koprencka në javën e dytë të korrikut 1983,i cili shpresonte të shkonte në Shkodër të takonte,djalin e tij,mbesat e tij Nevila e Belma,por sëmundja e rëndë i kishte ndërprerë jetën në 16 korrik 1983.Ishte hidhërim i shumëfishtë me lotë pikëlluese,të shkaktuara jo nga Zoti,por nga murtaja komuniste që i ndau njerëzit për së gjalli. Djali tij Abdyl Koprencka i rritur jetim në rrebeshet e luftës së klasave ishte hidhëruar me helmin e përhershëm që nuk ishte pran babait të shtrenjtë kur kishte mbyllur sytë përjetsisht jashtë atdheut që e kishte dashur më shumë se vetveten. Në largësi pa u parë me sy  djali tij Abdyl Koprencka kishte imagjinuar me hidhërim cermoninë mortore të babait të shtrenjtë.Një vdekje e trishtë që të copëton e djegë shpirtin,por shpirti mjekut atdhetar Ali Xhela Koprencka jetoj në pavdekësi.Ali është larguar vetëm fizikisht.Nuk mundet të vdesin ata që e shndërrojnë jetën  në dritë lirie. Mjeku Ali Xhelal Koprencka prodhoi vlera morale demokratike.Nuk mundet të vdesë mjeku Ali Koprencka,ai që e përjetësoj veten me veprën e tij humane e me dashurinë e përjetshme për atdhueun.Ai mbeti i pavdekshëm në zemrëm e të birit Abdyl Koprencka,të zemrave të fisit Koprencka dhe të gjithë nacionalistëve të ndershëm që duan një Shqipëri demokratike me standartet euro-atlantike.

Pas tre vjet të hidhërimit të largimit nga jeta të babait,Abdyl Koprencka priti me emocione lumturie lindjen  djalit të tij. Në 3 shtator 1986 ,pak muaj pas vdekjes së diktatorit komunist që ishte persekutori i mjekut Ali Xhelal Koprencka,Zoti solli rilindjen e  mjekut Ali Koprencka me lindjen e nipit të tij Ali Abdyl Koprencka. Me krenari për babain e tij të shtrenjtë,Abdyl Koprencka i kishte vendosur djalit të tij  emrin Ali Koprencka i Dytë,në përkujtim të babait të tij.ashtu si kishte vepruar xhaxhai tij Sami Xhelal Koprencka që kishte i vendosur djalit të tij emrin Xhelal Koprencka i Dytë.Janë dy trashëgimtarë të firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë të Xhelal Dalip Koprencka,por që kishin fate të ndryshme. Xhelal Koprencka i dytë jetoj në diktaturën komuniste dhe flijoji jetën për atdheun,për liri e demokraci perëndimore,duke hyrë në altarin e martirëve të lirisë.Ai mbeti në pavdekësi si symbol i guximit e trimërisë shqiptare. E pushkatuan në mënyrë mizore dhe pak ditë më vonë i kishin ekspozuar fotot e trupit të tij me plumba në kampin e Spaçit.

Ali Koprencka i Dytë lindi në vitet e ngordhjes së diktaturës komuniste dhe në moshën katër vjeç u largua nga vendlindja duke lulëzuar në vendin e bekuar të Lirisë,të sigurisë,USA,që është Dielli Demokracisë në Botë.Kishte kryer me rezultate të larta ciklet e asimit parauniversitar.

Kishte vazhduar kolegjin Psikologji-Kriminalistikë. Sot punon  FINANCIAL ADVISER në First  Investiment Bank në Time Square  Manhattan.

Vajzat që mësuan gjuhën shqipe në shkollën fillore Shkodër,kanë kryer me suksese universitetin dhe janë integruar me aftësi intelektuale në ekonominë amerikane. Megjithëse në Shkodër ishin në moshë të vogël dhe nuk e kuptonin luftën e klasave,por e kishin ndjerë diskriminimin e mësuesve e drejtuesve të shkollës. Ishin nxënëse të shkëlqyera,por asnjëherë nuk i kishin lavdëruar.Ato ruajnë kujtime me dashuri për Shkodrën e shokët e shkollës.

Duke vazhduar bisedën me intelektualin,atdhetarin Abdyl Koprencka  më tregoi për pengesat e vëshirësitë e ardhjes në Amerikë me azil politik. Kishte drejtuar kërkesë për azil politik në ambasadën amerikanë në Romë,në qytetin ku kishte lindur në 16 mars 1943. Ma familjen e tre fëmijët ishte strehuar tek të afërmit e tij.Më 28 dhjetor 1990 ishte pranuar kërkesa për azlil politik në USA. Procedurat do të zgjasnin deri në qershor 1991. Gjatë kësaj kohe kishte punuar në punëra të ndryshme. Më 5 qershor 1991 kishte udhëtuar me familjen drejt vendit të lirisë. Më 29 korrik ishte vendosur me banim në Nju Jork.Me vullnet të hekurt kishte nisur të punonte për tu integuar me punë me ekonominë e tregut amerikan. Kishte kapërxyer vështirësi burokratike për të përfituar pjesë të testamentit të babait të tij, për të cilat  thekson:“-  Babai im në testament pasurinë ja la të birit ose fisit të tij. Kushti kryesor i trashëgimit ishte i biri, nipi ose mbesa duheshin të ishin me dokumenta të rregullta amerikane ose duhej të pritej të ndërrohej qeveria komuniste e Tiranës. Kjo pengoi shumë Komisionaren e Tiranës për të rrëmbyer mundin dhe djersën e tij në mërgim. Rrjeti i spiunazhit të kuq ishte shumë i organizuar këtu në New York dhe ata bënin ligjin për të gjitha problemet që kishin Shqiptarët e asj periudhe. Për tu pëmëndur këtu është se kur erdhi Sali Berisha për herë të parë në New York u mblodhën po ai rrjetë merimangash që i kishin shërbyer me vetmohim klikës të Tiranës. Shtoj se kur erdhëm këtu dhe kudo që shkuam nuk gjetëm asnji ndihmë dhe asnji përkrahje. Kombi Shqiptar komplet i pa organizuar dhe me komente se ne duhet të ktheheshim në Shqipëri, se këtu është rreziku i drogës për fëmijët e shumë gjepura të këtij lloji. Nji pjesë e këtyre angjentëve ju pre  burimi ku sigurisht financoheshin nga kuqalashët e Tiranës. Populli Shqiptar vuante nën thundrën e kuqe dhe diskutonte bukën e gojës,këtu agjentura antipopullore merrte rrogë të rregullt plus punërave që kishin në Amerikë. Klika antishqiptare e pro Sllave e Tiranës  ishte në gjendje dhe ja arriti qëllimit që me agjentët e saj që kalonin kufirin shqiptar gjoja si të pa kënaqur të shkatëroi Ballin Kombetar, Legalitetin dhe Grupin Indipendent. Koha bëri të sajën. Të vjetrit ndronin jetë,  të porsa ardhurit vinin si anti komunistë për të mbrojtur komunizmin dhe hordhitë e tyre antishqiptare. Këta elementë mbillnin përçarjen e cila ishte shumë e kollajt, se ne na ka përçarë vetë natyra  e jonë. Një fakt konkret asht se një pjesë e pasurisë e babait tim fluturoi dhe u shpërdorua nga njerëzit që e rrethonin dhe që ai i deshi dhe i mbajti afër. Vila që kishte u hodh në hava me gjithë materjalet shumë të vlefshme brënda saj. Im atë arriti deri ku arriti, vdekja ja prehu krahët dhe vazhduesit e tij nuk e respektuan përkundrazi treguan mos kënaqësi për dëshirën e tij të fundit. Ne Shqiptarët jemi xheloz për njëri tjetrin dhe nuk e lëmë individualin të zhvillohet dhe të punoj në mënyrë që ti shërbej vehtes, familjes dhe atddheut. Këto karakteristika negative kanë shfrytëzuar armiqtë shekullorë sllavo grekët që ne arritëm aty ku kemi arritur. Fatkeqësi Kombëtare!. Fatkeqësi akoma më e madhe se ne nuk po dimë të dalim nga bataku ku kemi rënë.Vetë shqiptarët në mërgim nuk gjetën formulën e bashkimit. Pika themelore e mundësisë për të rrëzuar klikën terroriste të Tiranës. U pushkatuan, u hodhën në një gropë të lidhur me një tel me gjëmba legalisti, ballisti, indiependenti. Shqiptarët kakarisnin nëpër klubet e Romës, Parisit, Londrës se do rrëzonin komunizmin shqiptar. Gjepura. Iluzione të humbura në hirin e atij populli të vuajtur dhe të pa shpresë. Njeriu u kthye në një kafshë dhe skllav modern ku ai lindi për ti shërbyer mjeteve primitive të punës. Gjithkund revolucionarizimi i mjeteve të punës duke i shërbyer shoqërisë e përparon atë. Në vëndin tonë të uzurpuar nga klika komuniste shërbëtore te Sllavët , u zbatu një  absurditet imagjinar i pa kapshëm nga truri njerëzor. Dikur thoshnja me vehte dhe i lutesha Zotit. “Oh Zot le të vijë nji ditë ku të paktën të merret vesh çfarë ndodhi në këtë vënd. Dita erdhi por kush nuk na besoi?. Ironia e fatit!. Ky rruzull jeton në botën e çudirave. Nga liria e tepëruar në inkuzicjon dhe obskurantizëm mesjetar të pa parë. Për egoizmin e një njeriu skllavëri totale e mbuluar me një propangandë fallco të çfrenuar. Për egoizmin e një familje arrihet krimi më i madh, ndryshimi i Historisë të një kombi. U zhdukën familje,u zhdukën emra,u zhdukën vepra. Përse? Dhe  Përse? Kjo pyetje ska përgjigje. Demoni hodhi farën dhe plehun  e gjeti, nuk u lodh aspak për ta gjetur. Këta kriminelë shkatëruan kombin për të mbijetuar mbi këtë pleh që i prodhoi”

Duke përfunduar bisedën me intelektualin e atdhetarin e përkushtuar Abdyl Ali Koprencka mësova shumë fakte të jetës së tij që mundet të shkruhet një monografi e Pemës gjenealogjike të firmëtarit të Shpalljes së Pavarësisë Xhelal Koprencnka,por në përfundim të këtij shkrimi dua të shprehë vlerësimet për karakterin e forte të intelektualit atdhetarë Abdyl Ali Koprencka, i cili me punë e vetëm me punë ka realizuar integrimin dinjitoz me jetën amerikane duke sfiduar çdo vëshirësi me optimizëm për jetën. Kishte punuar pa u lodhur nga çasti që preku token e bekuar amerikane,dhe si intektual me talentin e tij të komunikimit,me sjelljen korrekte,me moralin e lartë të atdhedashirsë kishte kërkuar të hapte një angjensi shërbimesh.

Në 15 janar 1998 kishte hapur zyrën angjensi udhëtimesh “SKRAPARI TRAVEL”,të cilën e administron për  afër 20 vjet me shumë rregullsi ligjore duke u shërbyer të gjithë bashkatdhetarëve emigrantë në Nju Jork. Në vitin 1999 e kishin thirrur institucionet shtetërore amerikane si përkëthyes.Kishte qëndruar midis shqiptarëve me përkushtim duke i ndihmuar në kërkesat e tyre. Sot punon në tre punë.Punon 16 orë në ditët e shtuna e të djela në angjensinë e shërbimeve “SKRAPARI TRAVEL”. Mbas dite punon në New York Life Insurance Bulding,ku babai tij kishte investuar pjesën më të madhe financiare.Megjithëse ka mbingarkesë pune është i pa përtuar për të ndihmuar shqiptarët. Ai është zhgënjyer me grabitjen që i është bërë shtëpisë të  tij në Shkodër në vitin e zi 1997. Disa hajdutë e kriminela  e kanë pronësuar dhe kishin shkatërruar çdo gjë brenda shtëpisë. Ai vazhdon të jetë në procese gjyqësore,por atje ligji nuk funksionon.Ashtu si babai tij mjeku Ali Xhelal Koprencka që ishte simboli humanizmit dhe dashurisë për atdheun,edhe biri tij Abdyl Ali Koprencka është me zemër të gjërë,humane,atdhedashëse. Zemra e tij është Shkodra që krijoji familjen,duke e vlerësuar Shkodrën si krenari të kombit tonë, është Skrapari që është krenari e origjinës së tij,Tirana, Shqipëria, e mbi të gjitha ndjenja e Shqiptarizmit pa dallime fetare,krahinore,të bashkuar rreth përmendores të emrit të ndritur të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit-Skënderbeut.

Nju Jork   15 tetor 2017

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdyl Ali Koprencka, Atdhetarit, Qatar Mara, te perkushtuar

KUR IKTE PËR TË QËNDRUAR PËRGJITHNJË ARISTIDH KOLA

October 12, 2017 by dgreca

Me rastin e 17 vjetorit të ikjes/1 ok Aristidh Kola

Ai sot do të ishte 72 vjeç e 97 ditë…

2 aristidhMoshë e re për një krijues të madh, një studiues të madh të çështjes arvanite, një njeri të dashuruar pas arvanitasve, gjini e gjak i të cilëve ishte.1 Aristidh Kola

Nga Abdurrahim Ashiku/Nuk është. 17 vjet të shkuara, më 13 tetor 2000, ai iku. Grekët kanë një fjalë ngushëlluese në raste të tilla, nuk thonë “vdiq” por “IKU”.Aristidh Kola IKU fizikisht për të qëndruar midis njerëzve shpirtërisht, me fjalën e tij të ëmbël, me tonin e veçantë të një avokati të një çështjeje madhore të asaj që lidhej me “Arvanitasit dhe prejardhja e Grekëve”, vepra madhore e tij, vepër që sikur të kishte jetë do ta pasonte  “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane”… E kam takuar më 4 shkurt 2000 në një mjedis shqiptarësh kur ai do të referonte me kompetencën e një shkencëtari të shkencave historike temën “Arvanitasit dhe kontributi i tyre në kishën ortodokse“.
E fotografova tek fliste dhe midis njerëzve. I dhashë disa pyetje në shqip për të marrë disa ditë më vonë përgjigjen në zyrën e tij. E fotografova tek më lexonte përgjigjen. Një shok i tij më bëri nderin duke më fotografuar bashkë me të.

Aristidh Kola Iku. Thonë se në pamundësi të prerjes së fjalës së shkruar e të gojës brisk në ditët e mëdha të betejës së kosovarëve për liri e dinjitet, atë e helmuan. Nuk e di. Nuk mund ta them për tu bashkuar me ata që e thonë në gjysmë zëri.
Një gjë ama, shkëputur nga biseda me të mund ta shkruaj në korsiv…
Për sa  i përket  “Betejës së Kanaleve“, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm  për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J. Miha dhe J. Korizis dhe njerëz të tjerë të ndershëm  me të cilët nuk kisha kontakt dhe bashkëpunim deri atëherë si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis (jokompozitori), Dhimu e të tjerë. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh  “kokën në torbë“.

Më 2 gusht të vitit 2013 pata nderin të marr në tubimin qendror “Ditët e diasporës” çmimin postmortum që Ministria e Diasporës të Republikës së Kosovës u jep çdo vit njerëzve për veprën e madhe në shërbim të çështjes shqiptare.
Në certifikatë shkruhet: Z. Aristidh Kola (Post mortum) Për kontribut të veçantë jetësor. Prishtinë, më 2 gusht 2013. Ibrahim Sh. Makolli, Ministër…

Çmimi ka mbetur në bibliotekën time. Me gjithë përpjekjet e shumëta nuk kam arritur t’ua dorëzoj njerëzve që ai i donte dhe shpresonte se do ta vazhdojnë veprën e tij. Mjerisht ata kanë heshtë. Dhe bashkë me të ka heshtur edhe shoqata Arvanite “Marko Boçari”…
Po e përcjell për t’u përjetësuar në kujtesë interneti…
Megjithëse e publikuar e quajta të nevojshme ta ripublikoj atë që kam shkruar vite më parë, bisedën që kam bërë me të më 9 shkurt 2000…

Fjalën e Aristidh Kolës është kulturë ta lexosh jo vetëm njëherë…

13 tetor 2017

 

TRIMËRITË  E HERKULIT DHE HERKULËT INTELEKTUALË

Bisedë  me  Arvanitasin e Madh Aristidh Kola

Athinë, 9 shkurt  2000

  1. Çfarë thotë Aristidh Kola për veten e tij ?

Linda në vitin 1945, më 8 korrik, në fshatin Leontari të Thivës ( Tebës ), një fshat arvanitësh që atëherë quhej Kaskaveli. Atje viteve të hershme bënin djathin e mrekullueshëm kaçkavall, ladhotiri .Fëmijërinë e kalova në fshat, në një mjedis ku jo vetëm gjuha por edhe doket e zakonet, këngët dhe vallet, morali, sjelljet dhe karakteri i njerëzve mishëronin në mënyrë të theksuar karakterin e Arvanitit.Në vitin 1963 fillova studimet në Universitetin e Athinës në jurisprudencë, drejtësi. Pas diplomimit, deri në vitin 1987,  vazhdova të ushtroj profesionin e avokatit.

  1. Kur filloi dhe sa janë përmasat e punës suaj në shërbim të studimit të çështjes arvanite ?

Fillimet u përkasin viteve ‘ 70-të, por nga viti 1975 mund të  them se jam marrë sistematikisht me gjurmimin dhe studimin e gjuhës arvanite, të historisë dhe të folklorit arvanit. Fryt i këtij studimi të gjatë ishte libri im i parë: “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve“ . Libri , që nga viti 1983  e deri sot,  është në rend të ditës dhe numëron 9 botime. Libri nuk është ndonjë histori e arvanitasve por rishikim dhe ripërcaktim i historisë helenike në përgjithësi. Këtu qëndron origjinaliteti i tij, zhurma dhe interesi i madh ndaj tij. U përpoqa të faktoj, dhe më duket se e faktova,  se historia greke që nuk merr parasysh arvanitët në epokën e re dhe pellazgët në atë të lashtë, as greke e as histori nuk mund të quhet. Është thjesht një histori e sajuar. Do të vijë koha të shkruaj historinë e arvanitasve. Dhe në qoftë se nuk do ta arrij unë, do ta bëjnë bashkëpunëtorët e mi më të rinj, në bazë të ideve dhe udhëzimeve të librit  “Arvanitët dhe prejardhja e helenëve” . Këtu qëndron edhe vlera e madhe e këtij libri; një libër i ngjalljes së vetëdijes dhe jo një rrëfim historik

  1. Aristidh Kola ishte i pari, në ballë të mbrojtjes së çështjes kosovare e të popullit të Kosovës në ditët më të vështira të tij. Cilët ishin motivet e kësaj mbrojtjeje ?

Që në vitin 1991 kisha parashikuar zhvillimin e ngjarjeve të lidhura me Kosovën, lëvizjet e Millosheviçit dhe të qarqeve nacionaliste të Beogradit. Shqetësohesha sepse në planet e tij të çmendura donte të ngatërronte edhe Greqinë me qëllim që të gjejë mbështetje për zgjidhjen e problemit shqiptar. Kërkonte nga Greqia që ta ndihmojë në çastin e përshtatshëm me një kundërgoditje në Jug të Shqipërisë. Po ashtu kërkonte edhe nga Gligorovi të përgatitej për një përballim të përbashkët të problemit sepse edhe në atë shtet, shpejt apo vonë do të ngrihej problemi i shqiptarëve.

Siç e dini, çdo veprim politik ose ushtarak, që të ketë  sukses, kërkon një parashtrim teorik për të bindë aleatët dhe popullin. Millosheviçi foli si ortodoks i krishterë në Kishën greke e cila është me ndikim të madh në popull, foli si komunist në Partinë Komuniste Greke dhe si socialist popullor në PASOK. Ai me nacionalizmin dhe serbomadhizmin e tij arriti të mallëngjente nacionalistët dhe shovinistët  e këtushëm. Ai mundi të rrëmbejë dhe të ngatërrojë shumicën e botës politike greke dhe si rrjedhojë edhe të popullit. U gjendën disa gazetarë grekë të cilët kuptuan, parashikuan dhe denoncuan planet aventureske gjakatare të Millosheviçit. Unë më duket se isha i vetmi që kisha theksuar dhe paralajmëruar se propaganda filoserbe dhe antishqiptare, e cila aso kohe sapo kishte filluar,  ishin dy anë të së njëjtës monedhe.

Atëherë  ishte shumë e vështirë të shkruaje e denoncoje për këto sepse e gjithë bota politike dhe Kisha qenë viktima  të një mashtrimi dhe të një aventure me rrezik të madh. Nuk ishte fjala se kisha frikë për jetën time, por se nuk do të më dëgjonte askush. Shikoja se Millosheviçi, Karaxhiçi, Shesheli, Arkani dhe bandat e tyre kriminale prisnin të lanin hesapet me Bosnjën dhe me Kroacinë dhe pastaj të lajnë duart një herë e mirë me Kosovën. Atëherë , për herë të parë, ndonëse kisha qenë antiamerikan, thashë: “Nuk ka shpresë tjetër veç Amerikës !“ Jeta luan role të çuditshme; shumë herë mbytesh nga miqtë dhe shpëtohesh nga armiqtë.

Në qoftë se nuk ndërhynte Amerika dhe Evropa do të kishim probleme shumë të mëdha, të cilat u përpoqa t’i tregoj  dhe t’i  theksoj në libër. U përpoqa të lajmëroj udhëheqjen politike se po luan haptazi me zjarrin duke vënë në pikëpyetje vetë ekzistencën dhe tërësinë e shtetit grek. Mjerisht ai libër u varros krejtësisht në Greqi. Nuk pati asnjë jehonë e popullaritet në vitin 1995 kur u botua.

Në vitin 1999 kur shpërtheu kriza e Kosovës ua dërgova librin disa politikanëve me horizonte të hapura dhe e rivendosa në librari, ku ndonëse u shit, nuk iu dha përsëri asnjë popullaritet. Një vello heshtjeje ! Ekzistonin njerëz këtu që kujtonin se Greqisë i leverdiste një “Serbi e Madhe“. Për fat të mirë grekët kurrë nuk do të mësojnë se çdo të thoshte për Greqinë një “Serbi e Madhe“. Këtu nuk mungon vetëm njohja e historisë. Mungon edhe fantazia…

Për sa  i përket  “Betejës së Kanaleve“, e dija se shkoja në gojë të ujkut. Më kishin ngritur kudo kurthe, nuk më linin të flas kur shikonin se po ndikoja në opinionin publik me mendimet e mija. Shkoja i ndërgjegjshëm  për të gjitha ato vështirësi dhe bashkë me mua shkuan edhe miq e bashkëpunëtorë të tjerë si J. Miha dhe J. Korizis dhe njerëz të tjerë të ndershëm  me të cilët nuk kisha kontakt dhe bashkëpunim deri atëherë si R. Sumeritis, Xhanetakos, Theodhoraqis ( jo kompozitori ), Dhimu e të tjerë. Bëmë një betejë krejt të pabarabartë, një betejë ama që e kishim detyrë ta bënim. Ekzistonin sigurisht rreziqe të mëdha, por kur vendos të bësh diçka të rëndësishme në jetën tënde patjetër duhet të kesh parasysh gjënë më të keqe dhe të vesh  “kokën në torbë“.

  1. Vepra Juaj “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “e botuar edhe në shqip që evokon ngjarjet në Bosnjë a do të pasohet nga një  volum i dytë me temë  Kosovën ?

Librin “ Greqia në kurthin e serbëve të Millosheviçit “ e ka përkthyer Mite Guga. Libri ka një parathënie të bukur  të  mikut tim të dashur  Moikom Zeqo me të cilin jam njohur para disa viteve në Athinë kur erdhi në shtëpinë time bashkë me të madhin Dritëro Agolli.Është një joshje e madhe të shkruaj një pjesë të dytë me brendi ngjarjet e fundit në Kosovë . Por, si ka thënë Gëte , “Ndërsa  arti është i pafund, jeta është e shkurtër.”  Nuk kam kohë. Po përpiqem të botoj veprën time  “Zeusi pellazgjik dhe lajthitja indoevropiane“,  ku përcjell materiale dhe të dhëna shumë të rëndësishme për periudhën parahistorike dhe kryesisht paraardhësit e kosovarëve, Dardanët. Nga ana tjetër shumë gjëra i kam  shkruar në revistën “Arvanon“ me të cilën merrja pjesë në betejë bashkë me kosovarët. Dhe së fundi: problemi kosovar mori një fund fatlum.

  1. Me çfarë planesh për çështjen shqiptare hyn Aristidh Kola në shekullin e ri?

Planet duhet t’i bëjnë vetë shqiptarët. Unë dhe sa të tjerë ju duam  dhe ju ndjejmë vëllezër në të gjithë botën. Bëjmë vetëm plane për ndihmë. Por që të të ndihmojnë duhet që ti vetë me punët dhe veprat e tua të tregosh se sa vlen, se lufton në një rrugë të mirë për një qëllim të shenjtë. Barra bie mbi shpatullat e udhëheqjes politike dhe shpirtërore – kulturore të shqiptarëve. Nuk dua të hyj në fushën e politikës për shumë arsye. Dua ama të  shpresoj tek udhëheqja intelektuale.. Vëzhgoj ndërhyrjet dhe luftën e të madhit  Ismail Kadare në fushën botërore. Është ambasador i madh i Shqipërisë në botën e jashtme. Pres akoma një lëvizje  të madhe dhe mbështetjen e fuqishme të vlerave të mëdha  intelektuale brenda Shqipërisë. Atje do të bëhet lufta më e madhe dhe më e vështirë, luftë kjo e domosdoshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Problemin ekonomik e zgjidh lehtë shqiptari kudo që gjendet. Problemin e kombit, historisë dhe kulturës si do t’i zgjidhë në kushte kaq të vështira, me influenca e ndikime nga kaq rryma që vërshojnë  çdo ditë në vend ose që pranojnë emigrantët në vendet e huaja?  Trimëritë e Herkulit kanë nevojë për trimëritë e Herkulëve të rinj intelektualë.

Kjo është rruga e ndritshme e lavdisë për njerëzit e artit e të shkronjave….

 

Filed Under: Opinion Tagged With: Abdurrahim Ashiku, ARISTIDH KOLA, Me rastin e 17 vjetorit të ikjes

Shqiptarët përcaktues për fituesin në Shkup

October 12, 2017 by dgreca

-Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.

1 Shkupi

Nga Zërijeta Hajro Jajaga/Partitë politike hyjnë në fazën finale të fushatës zgjedhore duke fokusuar betejën në qytetin e Shkupit sepse fitorja në kryeqendrën e Maqedonisë vlerësohet se përcakton dhe fituesin e zgjedhjeve vendore në Maqedoni.Qyteti i Shkupit përbëhet nga dhjetë komuna, dy prej të cilave janë me shumicë shqiptare, siç është ajo e Sarajit dhe Çairit.Për të parin e qytetit të Shkupit garojnë 8 kandidatë nga parti të ndryshme politike.Kjo shpërndarje votave e bën të vështirë që kryetari i Shkupit të zgjidhet që në raundin e parë në zgjedhjet e 15 tetorit.Por, sondazhet tregojnë se favorit janë dy kandidatët e partive më të mëdha maqedonase, ai i VMRO-DPMNE-së Koce Trajanovski dhekandidati iLidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Petre Shilegov. Megjithatë, fituesin për të parin e Shkupit, pritet ta përcaktojnë votat e elektoratit shqiptarë.

Koce Trajanovski, i cli sipas sondazheve prin me vota tek elektorati maqedonas, ka premtuar se nëse arrin të marrë drejtimin e qytetit të Shkupit për të tretën herë me radhë, këtë herë zëvendës i qytetit të Shkupit do të jetë një shqiptar nga lista e këshilltarëve të partisë që përfaqëson VMRO-DPMNE-së, Muhamed Ahmeti, kjo për arsye, siç thotë ai për Evropën e Lirë, që në formë të drejtpërdrejtë të dëgjojë kërkesat dhe nevojat e shqiptarëve që janë pjesë e qytetit të Shkupit.

“Me përcaktimin që zëvendëskryetari i qytetit të Shkupit të jetë një shqiptar Muhamet Ameti, vlerësoj se qytetarët do ta kuptojnë se ne tërë kohës jemi angazhuar dhe do të vazhdojmë të angazhohemi për zhvillim të barabartë në të gjitha vendbanimet që janë pjesë e Shkupit, dhe jo siç na kanë prezantuar mediat e caktuara para opinionit, në fakt duke i përvetësuar kryetarët e dy komunave me shumicë shqiptare, ajo e Sarajit dhe Çairit, projektet që i kam realizuar unë si kryetar i Shkupit”.

“Zëvendësi do të jetë shqiptar për të pasur një komunikim të drejtpërdrejtë pa barriera për çdo nevojë të shqiptarëve. Ngase si kryetar i Shkupit kemi ndërtuar më shumë rrugë lokale, rrjete kanalizimi dhe ujësjellësi, që janë kompetencë e Komunës së Sarajit dhe Çairit. U angazhuam për këtë sepse vlerësojmë se të gjithë qytetarët, pavarësisht ku jetojnë, duhet t’u mundësohet të kenë kushte”, thotë Trajanovski duke nënvizuar se beson se qytetarët shqiptarë në lagjen e Hasan Begut, nuk do ta harrojnë angazhimin e qytetit të për sanimin e dëmeve nga përmbytjet.

Trajanovski thotë se bashkëpunimin do ta shtrijë jo vetëm me komunat që janë pjesë e komunës së Shkupit, por edhe jashtë kufijve sepse siç thekson ai, përmes realizmit të projekteve ka demonstruar dhe do të vazhdojë të demonstrojë se nuk mund të ketë zhvillim qyteti i Shkupit pa zhvillim të barabartë dhe të mirëfilltë në të gjitha pjesët madje edhe jashtë. Në këtë drejtim, ka qenë i fokusuar dhe takimin e tij dy ditë më parë me autoritetet e Kosovës .

“Gjatë periudhës së kaluar kam realizuar më shumë takime me kryetarët e komunave nga Kosova dhe ata të Shkupit, përgjatë territorit që kalon lumi i Lepenecit me të vetmin qëllim që të gjithë ne të kemi benifit nga lumi i cili do të jetë i pastër dhe bashkërisht të konkurrojmë në fondet evropiane me projekte konkrete për kanalizimin fekale, për të mbajtur të pastër lumin e Lepenecit”, thotë Trajanovski.

Ndërkaq kandidati i socialdemokratëve Petre Shilegov, i cili ka përkrahjen e numrit më të madh të elektoratit shqiptarë, gjatë fushatës zgjedhore ka premtuar se do të angazhohet për një kryeqendër që nuk do të jenë të dukshme ndasitë sa u përket investimeve.

“Qyteti i Shkupit me patjetër duhet të bëhet një qytet i cili do t’i plotësojë standardet e një qyteti modern evropian. Në këto rrethana, për fat të keq Shkupi është qytete i cili në vete ka një kufi të padukshëm që ndan qytetin në anën e majtë dhe atë të djathë, dhe Shkupi me patjetër duhet të bëhet qyet i cili do t’i bashkojë qytetarët dhe jo qyet i cili do t’i ndajë”.

“Do të angazhohemi që të gjithë qytetarët në formë të barabartë të gëzojnë benifitet e jetës urbane, duke filluar nga infrastruktura, sepse në disa pjesë të qytetit të Shkupit, akoma mungon uji i pijshëm dhe kanalizimi”, thotë për Radion Evropa e Lirë Petre Shilegov , kandidat për qytetin e Shkupit nga LSDM-ja.

Ai më pas nënvizon se pasi të marrë vizë Ligji i gjuhëve që është në procedurë parlamentare do të rregullohet në formë të përpiktë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe në institucionet që i përkasin qytetit të Shkupit.

“Një nga çështjet që synojmë të rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili është në procedurë parlamentare, ka të bëjë me rregullativën ligjore, në bazë të cilës institucionet do të obligohen të respektojnë përdorimin gjuhëve, pavarësisht nëse bëhet fjalë për gjuhën shqipe apo atë maqedonase”, thotë Shilegov.

Për qytetin e Shkupit në garë janë edhe tre kandidatë nga partitë politike shqiptare, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, përderisa Bashkimi Demokratik për Integrim ka ftuar elektoratin e saj që të votojë për kandidatin e socialdemokratëve, ndërkohë që tre partitë politike shqiptare thonë se në raundin e dytë do të bëjnë publike qëndrimin se cilin kandidatë do të mbështesin në balotazh, vota këto që do të jenë vendimtare për të përcaktuar fituesin.(Kortezi RFL)

Filed Under: Opinion Tagged With: fituesin në Shkup, Shqiptarët përcaktojnë

Mogherini pret progres në dialogun Kosovë – Serbi

October 12, 2017 by dgreca

 

Federica Mogherini
Federica Mogherini

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, thotë se ajo ka parë “mundësi të mirë” për Kosovën dhe Serbinë, për të bërë progres drejt normalizimit të raporteve gjatë viteve të ardhshme.

“Po, e shoh këtë mundësi që të ndodhë ky kërcim cilësor prej tash e të themi deri në fund të 2018-tës”, tha zonja Mogherini mbrëmë në Bruksel, ndërsa afër saj ishte kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Zyrtarja e lartë e BE-së tha, po ashtu, se “mund të pritet rezultat edhe më parë” dhe ka shtuar se “mendoj se të dy palët janë të përkushtuara dhe kanë kushte politike në shtëpi, që nuk ishin më parë dhe unë shohë shumë përkushtim për arritje të rezultateve”.

Gjatë vizitës së djeshme në Bruksel kryeministrja Bërnabiq është takuar me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian, përfshirë presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Filed Under: Opinion Tagged With: dialogun Kosove-Serbi, Federica Mogherini, prêt progrès

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 461
  • 462
  • 463
  • 464
  • 465
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT