• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Midis diktatit mason dhe shtetarit demokrat…Kolera Enveriste

October 11, 2017 by dgreca

Një nga masonët më të mëdhenj shqiptar është edhe Enver Hoxha. Dhe sado kohët ikin, sado që gati 99% e qytetarëve janë tashmë pjesë e demokracive perëndimore. Një mundësi kjo për të bërë dallimin, midis diktatit mason dhe shtetarit demokrat, prapë tek ne ka mbetur e ngjizur kolera enveriste./

O veteran me bukë me vete/

5-Ilir-levonja-2-288x300-1-250x260

1 ok enveristetNga Ilir Levonja/Kultura jonë masone karshi Enverit është bërë e modës tashmë. Ca me të qeshur e ca me bindje, ja futëm vetes. Kështu që sa herë afrohet tetori, rrjetet mbushen me foto të Enver Hoxhës, shto citatet a dedikimet, si një lloj kënaqësie karshi dështimit të demokracisë. Pa e kuptuar asnjëherë se në raport me diktaturën kjo e fundit është për t’ia vënë dinamitin në të katër qoshet se të lë të llapësh gjithë ditën. Kurse diktatura e proletariatit dhe kryemasoni Enveri, t’a lëronin nënën ku ta kishe. Jo më të dilje me pankarta, ta zëmë me portretin e Ahmet Zogut. Për masonët nuk ma ka pasur kurrë ënda të shfletoja, sapo ndeshja ndonjë material, qoftë dhe për kuriozitet, nuk e di sepse i shmangesha. I shmangem edhe tani. Ndofta nga misteri i llozhës, parimet e hekurta, forca dhe aftësia që zotërojnë një grup i vogël deri në devijimin e shoqërisë. Pra në devijim nga normalja dhe nënshtrimi i masave. Megjithëse sipas shumë e shumë aludimesh, ka nisur nga ideja e vëllazërisë, oda e vëllazërisë dhe drejtimit të punëve, prapë u bë një hob horrorresh, nga vendime brutale tryezash të rrumbullakta në gjysmë errësirë. Deri sa shpiku kulturën e sundimit. Shkurt është një lloj sekti a dreqi që don vetëm t’i shkoj e vetja. Të bëhet si thotë ai. Sado e lartë të jetë kostoja, apo haraçi që duan të paguajnë njerëzit. Kjo nuk ka asnjë rëndësi.

Një nga masonët më të mëdhenj shqiptar është edhe Enver Hoxha. Dhe sado kohët ikin, sado që gati 99% e qytetarëve janë tashmë pjesë e demokracive perëndimore. Një mundësi kjo për të bërë dallimin, midis diktatit mason dhe shtetarit demokrat, prapë tek ne ka mbetur e ngjizur kolera enveriste.

Disa syresh e reklamojnë edhe me t’u tallur. Disa me bindje të plot se ai ishte i vetmi burrë shteti. Në fakt këtu nis edhe regresi social. Pasi duke jetur me kultin e individit mohon qindra të tjerë. Shtetin nuk e bën individi por devotshmëria dhe rigoroziteti në vendin e punës të gjithkujt prej nesh. Eshtë e natyrshme që në këtë hori sociale ka plot shushunja. Plot minidiktatorë. Të tillë janë edhe këta që mohojnë deri punën e baballarëve duke lavdëruar Enverin. Historia e Enverit është plotësisht një masoneri krimi dhe gjaku. Mjaft të kujtosh se nga e gjithë ajo armatë shokësh dhe idealesh, vetëm ai nuk doli tradhtar a i shitur. Vetëm atë e mori vdekja natyrale, e Zotit. Të tjerët, plumbi, litari, vetvrasja. Ky është arsyetimi më i thjeshtë. Njerëzit e sojit mason vrasin për një qëllim dhe pa dallim, këdo, vetëm të sundojnë. ..Sot kultura masone shqiptare nxjerr ca grupe veteranësh, rrëgjuar, e pa pesë lekë në xhep, me qese me bukë me vete…, të mbysin me pështyma. Mirë ne që mendojmë ndryshe nuk na duan, por nuk duan as veten e tyre. Eshtë tjetër në botën e madhe krijesa veteran. Ka tjetër pamje, tjetër personalitet. E gjitha kjo, për një arsye, më përpara se njëshin duan dhe respektojnë vetveten, vendin, shokun, idealin. A ka për të mbaruar kjo një ditë tek ne, pra masoneria enveriste. Nuk besoj. Të paktën edhe një gjysëm shekulli tjetër…

Filed Under: Opinion Tagged With: ...Kolera Enveriste, Ilir Levonja, Midis diktatit mason dhe shtetarit demokrat

A u helmua Lumo Skëndua në Hotel Winthrop Në Nju Jork ?

October 11, 2017 by dgreca

1 mithat FrasheriNga Gëzim Llojdia/Mithat Frasheri është kujtimi më i bukur i njerëzve për luftën për demokraci e qytetërim  perëndimor. Gjurma  e tij  është e rëndë dhe e thellë  në themele të lirive dhe qytetërimit perëndimor.Po çfare shkruan gazeta “Flamuri” e vitevev 1950 ,rreth kesaj ngjarje? Citojme:Shpirti i këtij njeriu të ndriçëm u shkëput ditën e hënë,dita  3,vjeshta e dytë ora 9.25 minuta në New Jork, hoteli Winthrop.Është dëshmia e Talat Karagjozit që unë e disponoj në gazetën Flamuri që thotë:”Me lot në sy dhe me zemër të brengosur po ju përshkruaj se si i erdhi vdekja dhe si u bë varrimi i Kryetarit tonë të dashur. Ishte ora 12 e drekës ditën e diel kur shkova në hotel për të parë në më kishte ndonjë punë dhe për çudi. E gjeta në shtrat. Kur e pyeta se si sishte më tha se i ishin marrë pak mëndë dhe nuk hëngri drekë,mbasi nuk ndihesh mirë.Nga ora 13 mbas dreke fillon të shqetësohet,të fërkoj gjoksin të ngrihet nga shtrati dhe të bjerë përsëri. Ngrihet përsëri nxjerr nga valixhja një shishe me ilaçe dhe pi një kokër me pak ujë,por pa dobi,sepse shqetësimet dhe vuajtjet po i shtoheshin. Dëshmia qartëson se Telati më vonë ka telefonuar tek Dr. Laci në klinikë dhe në shtëpi,por thirrjet pas receptorit mbeteshin shurdhër. Telati i ka kërkuar Mithatit që ti thërrisnin një mjek të huaj ,mirëpo frashëlliu nuk e kë miratuar këtë propozim. Dr Laci është gjetur dhe ka ardhur. Dëshmitari ka shpjeguar se deri më mbritjen e Dr  Laci,Mithati nuk ka qenë mirë dhe disa herë ka folur përçartë.Dëshmitari kujton se atë mbasdite të zezë ,Mithati i frashëllinjëve ky burrë i shquar e kombit ka kujtuar miqtë e B.Kombëtar.
“Tani biri imë,që bëmë atë thirrjen në radio Londrën thamë se shqiptarët duhet të jenë të denjë,për të qenë shërbëtorët e Shqipërisë. Unë besoj se të gjithë ballistët janë shërbëtorë të Shqipërisë.

Tek hoteli në dhomën e gjeniut të kombit kanë mbritur me urgjencë Dr Laci,Ilia Chapulari,Nuç Kota.I është bërë një injeksion. Dr Laci ka thënë se ataku ka qenë me të vërtetë serioz.Po u përsërit sërish zor se mund ta hidhte,por a ishte atak. Dëshmitari Telat ka hedhur më tej këto rreshta ka vënë në dijeni të mbesën e tij si dhe Z.Dostin. Dëshmitari ka shkruar se gjatë natës ka bërë nj gjumë të qetë,por kjo ka ngjarë deri në orën 7.30 të mëngjesit.Pra kishte ardhur e hëna. Aty rreth orës 8.30 bënë një lëvizje të fuqishme të këmbës dhe krahut.Në orën 9.10 minuta përsërit të njëjtën veprim. Cfarë ka përshkruar T.Karagjozi.Lajmërova doktorin  dhe nga ana tjetër afrohem në  te shtrati i flasë,e luaj por nuk përgjigjet,mbas dy-tre minuta kthehet nga ana ime,hap sytë ma bënë me shenjë të ulem dhe vërë dorën e djathtë mbi dorën time dhe me sy hapët sai ishte mbaron menjëherë….

Është për tu admiruar se ndonëse ne mërgim i ndjekur nga regjimi,të gjithë gazetat janë shprehur për vdekjen e burrit të shtetit dh si dhe kanë folur për veprat etij. Të mërkurën ka filluar procesioni i shqiptarëve që shkuan të përcillnin patriotin djalin e Abdylit të madh për në shtegikjen  e tij të përhershme. Por në atë dhomë që ku u vendosur trupi i Mithatit erdhën dhe bënë homazhe edhe të huaj. Shqiptarët kanë ardhur nga të gjithë vendet nga ku banonin shqiptarët në mërgim duke shprehur pikëllimin e madh,për ikjen e djalit të Abdylit njeriut të madh,Mithat Frashërit. Tek trupi i tij kanë bërë roje nderi Shefqet Isaraj,Muho Xhakja,Astrit Sako,Braho Husi,Sulo Male,Hysni Aliko,Hajredin Peshkëpia,Skënder Omari,Iliaz Guri,Luan Dosti.Gazeta përshkruan se ditën diell u vendos një sallë të madhe dhe filluan të vijnë kurorat,25 kurorar nga organizatat,grupe personalitetet të huaj. Në orën 14 ka filluar ceremonia e varrimit .Imam Vehbi i ardhur ngë Detroit ka bërë lutjet kanë folur:Nuçi Kota në emër të Komitetet Kombëtar “Shqipëria e Lirë”,Grigor Tashkovite,-ishsenator jugosllavë, në emër të Internacional Peasant Union,Dr Bistrev ish deputet bullgar në emër të Komitetit Kombëtar Bulllgar,Zj Gold Veliko në emër të rinisë shqiptare të lindur në Amerikë,ter fjalimet e fundit kanë qenë në gjuhën anglisht. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kombëtar dhe në sallë ishin 200 veta. Kortezhi për në varrezat “Fernchff”.Arkivoli merret në krahë dhe aty kanë folur Sejfi Protopapa,At Paul V.Rado.Një vit me vonë në një numër shtator-tetor 1950 në Nr 9-10 shkruhet:”Përkujtojmë shërbëtorin e Shqipërisë ku midis të tjerave thuhet”Një vit më parë nën qiellin e muzgut të Njy Jorkut trashëgimtari i denjë i Frashëllinjëve,Flamurtari dhe apostulli i Rilindjes Shqiptare,ushtari i madh i rezistencës së kombit në robni,pikërisht kur po luftonte përpara botës së lirë për lirin e kombit të vetë, një shpresë e madhe në mes kaq dëshpërimesh, MITHAT FRASHËRI,shuhet fiket për jetë. Aty gjejmë edhe një poezi të Bardhyl Pogonit për Mithatin:”Iku e s’kthehet më/ qepallat i mbylli n vetmi/ e mbeti fytyrë  e pa zë?me buzë që s’flasin më/me duar që s’dridhen më/të ikë Sherbestar i kombit/e skthesh më…

Përkujtim i bame në Radio Londrën:”Sot mbushet moti qysh kur ndërroi jetë Midhat Frashëri,ai që mishnonte një gjysme shekulli historije Shqipërie.Nji mot,që pa forcimin e shpresave të kombit shqiptar për liri dhe pavarësi dhe farkëtimin e vullnetit të ngulun të Botës së Lire me i thye kokën agresionit komunist.Sot nderojmë me përvuejtni kujtimin e këtij simboli të shqiptarizmit,që shkrimi energjitë e tij si ushtari në krye të detyrës,për një Shqipni të lirë,të lumtur dhe të nderuar..Në këtë përkujtimore të kësaj radio prestigjioze përfshihet aktiviteti patriotik i Mithatit.Aty flitet se libraria Lumo Skendo ishte bame qendra e të gjithë atyre shqiptarëve,pleq e të rinj që ëndërronin një Shqipëni me të vërtetë demokratike. Cilësohet edhe ëndrra e tij për të ngritur Institutin e Albanologjisë për ti dhuruar bibliotekën e tij me 40.000 vëllime. Në atë komunikatë përkujtimi vlerësohet qëndrimi i Mithatit që nga 7 prilli i 1939 e deri në mërgimin e dytë me jetën nëpër kampe me brenga e vuajtje që nuk e tronditen aspak zellin patriotik…

Ehu flamur i vjetër/ehu flamur i ri/mërgimtar në dhe të huaj,mërgimtar në qiej të zi..Dhe ja shkëndrit Fytyra jote/Fatlum,o Lumo,Drita jote/Ti frymë e fundit Frashëri/Vakef për ne,për Shqipëri.

Filed Under: Opinion Tagged With: A u helmua, Gezim Llojdia, Lumo Skendua

DIASPORA SHQIPTARE NE SUEDI DHE TE RINJTE

October 11, 2017 by dgreca

NJË E ARRITURË E MADHE E SHOQATAVE KULTURORE SHQIPTARE NË MBRETËRINË E BASHKUAR SUEDEZE NË MBESHTETJE TË QENDRES SË TË RINJËVE ”ALBKOS” NGA HÄSSLEHOLM TË SUEDISË/1 ok AlbakosNga Sokol Demaku/Qendra Rinore Shqiptare me emrin ”Albkos” me seli në qytetin Hässleholm në jug të Suedisë e formuar që në vitin 2001 nga entuziast të rinjë shqiptar, të cilët në shpirt kanë gjuhën, kulturën dhe tradtitën shqiptare dhe kultivimin dhe ruajtjen e tyre në mërgatë me shumë sukses rrugëton në rezultate dhe të arritura të reja së bashku me shumë shoqata kulturore shqiptare nga quytete me të ndryshme të Mbretërisë së bashkuar.Edhe ”Albkos” si edhe shoqtata tjera kulturore që janë në gjirinë e saj janë shoqata ideale kulturore, të cilat kanë për qëllim dhe synin krijimin e kushteve për pjesëmarrje sa më të madhe në në aktivitete kulturore sa më shumë të rinjë veçanërisht vecanërisht tyë rinj shqiptar të cilët jetojnë dhe veprojnë në Mbretërinë e bashkuar suedezse.3 albakos

Albkos dy herë në vitë ka takime të rregullta me shoqatat të cilat janë pjesë e aktiviteteve dhe punëve kulturore të cilat i organzion se bashku me shoqtatë kulturore e dje ishte mbledhjea e radhës ajop vjeshtore në të cilen morën pjesë mbi 20 shoqtata anëtare në këtë qendër të të rinjëve shqiptar në Suedi.2 ok Albakos

Fjalën e rastit e mbajti Kryetarja e Albkos zonja Edona Heta e cila paraqiti një raport të detajuar mbi punën dhe aktivitetin e vet Albkos gjatë vitit që jemi si dhe angazhimin e shoqtave anëtare n ë Albkos.U konstatua nga ajo dhe nga anëtarët e Kryesisë së Albkos se ky vit për shoqtatë shqiptare anëtare të Albkos ishte një ndër vitete me të sukesshme në aktivitete kulturore e sportive të organziara në Suedi.Ajo u ndal në projektin e sapo filluar ku Albkos do ketë mysafirë në Landskrona një grup vajza futbolliste të reja nga Republika e Kosovës për dy javë në Suedi dhe ato do jeneë mysafire të Albkos dhe do zhvillojnë ca ndeshje miqësose me ekipe të futbolli femrash në qytetin Landskrona të suedisë. Albkos është organzitaore dhe finansuese e projektit dhe se sith thotë Edona besojmë se edhe në të ardhmen do vazhsojmë me proejkte të tilla. Por jo vetëm kaq edhe shoqtat tona të cilat janë të kuqyra në Albkos tha ajo kanë kontribua nme këtë drejtim dhe ato vetë në mbeshtetje të Alkos kanë organziua vizita të ndersjellta me vendlindjen cka ne jemi të kenaqur me pun ën e tyre dhe do i mbeshtesim edhe në të ardhmen në këtë drejtim.

Edhe pëfaqesuesit e mbi 20 shoqatave kulturore shqiptare nga qytete të ndryshme të Suedisë në fjalëne tyre mbajtur para të prnaishmeve në këtë rast shprehen falenderim për Albkos qendres e të rinjëve shqiptar në Suedi e cila mbështet punën dhe aktivitetin e tyre në ruajtjen, kultivim dhe begatimine gjuhës, kulturës dhe trashegemisë kulture në mërgatë.

U përmende n këtu shumë aktivitete të organziauara nga Albkos dhe shoqtatë si motra shqiptare këtu në Suedi si festim i teteë marsit në Hälsngbor orhanzuar nga shoqata teuta se bashku em albkos në të cilin manifestim  cdo vit marrin pjese mbi 1500 gra shqiptare këtu, Festivali i poezise ”Sofra poetike në Borås” të cilin e organzion QKSH Migjeni në mbështetje të Albkos e në të cilin  Festival marrin pjesë mbi 100 poet nga Skandinavi dhe nga cdo vend ku frymon shqip, bashkëpunimi i kësaj Qendre me Lidhjen e shkrimtareve të Suedisë dhe projektet e bashkepunimit me Shqiperinë, Kosovën dhe Maqedonin në apektin  letrarë së bashku me shkrimtaret suedez, Turiniri në futboll në qytetin Varberg, aktivitete e mësusit Mustafë Berisha në qytetet Landskrona dhe Halmstad, aktiviteti i shoqates kulturore Iliria në qytetin  Norrköping ku fëmijët shiqptar luajnë vallëne  Rugovës dhe të Shotës e shumë e shumë manifestime kulturore, Qendra kulturore Mbretëresha Teuta nga Göteborg me aktivitete e saja për fmeijet shqiptar atje si dhe shumë e shumë aktivitete tjera kulturore si festim i i 28 Nëntorit Ditës së Flamurit, 17 Shkurti Dita e pavarësisë së Kosovës.

Në fjalën e tij kordinatori i aktiviteteve kulturore Agim Spahiu tha se Albkos është dhe do të mbetet një motor shtysë i të gjitha aktiviteteve kulturore në Mbretërinë e bashkuar suedeze për shoqtatë shqipatre të cilatë në mënyrë të denjë prezentojnë, kulturën, traditën dhe vetë shqiptarin në Skandinavi. Kjo ka vlerë për ne tha Agimi, i cili i uroj shoqtat për të arrituratë në punën e ture.

Me këtë rast edhe perfaqësusit e shoqatave kulturore paraqitën para të pranishmëve programet për festat e fundvitit tëcilat u përkrahën në mën yrë unanime.

Në fund Krysia e Albkos kishte përgatitur një syrprizë për përfaqësusit e shoqatave anëtare dhe më të suksesshmeve u ndau mirënjohje dhe diploma.

Filed Under: Opinion Tagged With: Diaspora Shqipatre ne Suedi, Sokol Demaku

Nje ze i lene pergjysem…

October 10, 2017 by dgreca

1 MarjanaNga Marjana BULKU/Ishin ditet e Mbretereshes Teute kur qellimisht u beme bashke ne Tirane nje grup zonjash qe jeta i shperndau ne Kanada, SHBA , Gjermani, Kalabri por qe te gjitha ne shpirt, gjak dhe tradite ndjehen shqiptare.Mbase kjo nyje e forte rrenjesh te perbashketa eshte sekreti qe na lidh edhe ne kohe stuhish.Dhe jane jo te pakta tronditjet qe individet shqiptare kane perjetuar ne Shqiperine e bukur jo prej stuhish, natyra e ka bekuar kete vend me diell , uje, e male te larta mburoje, por nga drama qe njeriu i ka shkaktuar njeriut, duke ia transformuar jeten dhe te ardhmen.Njera prej ketyre  ndodhej me ne  ,po  aq vitale sa atehere kur kendonte “Vajzat e fshatit tim”,”Kenget e popullit tim”,portreti i saj me con ne femijeri tek tingujt dhe kenget klishe qe pavaresisht kornizave te kohes disave prej nesh na rikthejne ne femijerine e bardhe e ca te tjereve ne rinine shumenjyreshe. Alida Hisku ishte vetem 16 vjec kur do te iniconte ansamblin Skenderbeu ne Korce rreth 43 vjet me pare e sot ajo rikthehet aty duke kenduar “Moj e bukura Morene ” e ster lashte qe me shume sesa tingujt percjell dramen e ikjes. ” Nuk di cfare t’ju kendoj me ” i thote ajo publikut me lot neper sy sepse tashme Alida historine e saj e quan “Zhdukja e vetvetes ne pentagram” U denova thote, u plaka pa u  rinuar.Ishte koha kur politika dhe arti i zinin frymen njeri-tjetrit, koha kur artistet perjashtoheshin edhe ne prova gjenerale kur tentonin te arrinin lirine ate qe eshte thelbi i artit si koncept.Endrrat e saj artistike i ngriu koha por teksa rremben migrofonin e kendon aq shkathtesisht , kupton se koha ka mbetur atje, po ai ze, po ai repertor, po ai portret aq ekspresiv dhe plot humor. Fenomeni i  ” zhdukjes se vetvetes” mesa duket vazhdon… jo vetem ne art, edhe ne politike apo jeten sociale sepse i ka rrenjet ne mospranimin e tjetrit, mohimin e tjetrit, e rrjedhimisht te disa rrenjeve tona identitare. Ky mohim i vetvetes ka shkaktuar jo pak drama e tkurrje, vakuume dhe boshlleqe qe artin e kane transformuar ne mediokritet artistik , performance boshe qe corienton shijet artistike ne kushtet e lirise kaotike qe prodhon bashke me artin edhe te kunderten e vet. Alida Hisku dhe brezi i viteve 80 do i rikthehen publikut shqiptar , uroj edhe ne te largteve me Lady rrok qe do te jete nje qasje e bukur e ketij brezi te palire ne kohen e lirise pa fre ku talenti i kultivuar do te deputoje kam
bindjen me sukses. Alida jeton prej shume vitesh Frankfurt, atje ajo ka bar-restorantin e saj ku pasi ka sherbyer rutine iu rikthehet klienteve te saj me pyetjen rutine “a ju pelqeu ushqimi? Ishte nga nje shqiptare ! Dhe pastaj nuk vonon te kendoje me zerin e saj qe ka mbetur i kulluar.

Filed Under: Opinion Tagged With: i lene pergjysem..., Marjana Bulku, Nje ze

Gjak i humbur

October 9, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

*Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria  shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë./1 Andros

Foto: Ishulli i Andros/

*Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme. /2 ANDROS_06-1Konstantin Louloudis, lindur më 1991, është garues britanik; dy herë fitues i medaljes olimpike dhe dy herë kampion i botës në garat me jaht. I ati i tij është grek, i ardhur nga ishulli i Andros. E ëma e tij, britanike, është pjesëtare e oborrit të mbretëreshës Elizabeth II.  

Andros është ishulli më verior i arkipelagut grek Cyclades, rreth 10 km në juglindje të Euboea dhe rreth 3 km në veri të Tinos. Ishulli është kryesisht shkëmbor. Komuna, e cila përfshin Andros dhe disa ishuj të vegjël aty pranë, të pabanuar, ka një sipërfaqe prej 380 km2. Qytetet më të mëdhenj janë Andros, Gavrio, Batsi dhe Ormos Korthiou.

Në vitin 1416, ishulli u pushtua nga osmanët dhe pothuajse e gjithë popullsia  vendase u shperngul. Në të njëjtën kohë, arvanitët, të ikur nga zonat jugore të Shqipërisë së sotme, kaluan nga Eubeja në ishull, duke u vendosur në pjesën veriore të tij. Emri i ishullit në gjuhen arvanite është Ëndërr. 

Në fillim të viteve 1770, gjatë Luftës Ruso-Turke të vitit 1768-74, ishulli u pushtua nga rusët dhe u përdor si bazë për operacionet në Egje. 

Më 10 maj 1821, Theophilos Kairis, një nga intelektualët kryesorë grekë, deklaroi pjesëmarrjen e Andros në Luftën e Pavarësisë duke ngritur flamurin grek në ishull. Me anë të një fjalimi, Kairis frymëzoi pronarët e anijeve dhe tregtarët për të kontribuar me fonde për të ndërtuar një marinë greke për të luftuar osmanët. Arvanitët përbënin në atë kohë shtresën më e pasur të rajonit. 

Pas fitores së pavarësisë, ishulli Andros u bë qendër e madhe e anijeve greke. Në këtë u ndihmua nga ardhja e refugjatëve nga Psara dhe rënia e qendrave të tjera tradicionale të transportit detar sic ishte ishulli Hidra, vendbanim tjetër arvanitas në Greqi. Tregtarët e Andros ishin veçanërisht aktivë në tregtinë e drithërave nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ndërtuar fillimisht në nivel lokal, anijet Andrian u ndërtuan më vonë në Syros, sidomos kur filloi tranziti me anije me avull. Deri në vitin 1914, anijet e regjistruar në Andros ishin të dytat në Greqi përsa i përket kapacitetit. Pas Luftës së Parë Botërore, numri i anijeve të regjistruara  në Andros u rrit nga 25 më 1921 deri në 80 përpara Luftës së Dytë Botërore. Humbjet e pësuara gjatë kësaj lufte, si dhe ndërkombëtarizimi i anijeve dhe transferimi i qendrave tregtare detare  në Pire dhe Londër, sinjalizuan fundin e anijeve andriane.

Sipas regjistrimit të fundit grek të vitit 2011, qyteti i Andros kishte 1,665 banorë dhe i gjithë ishulli 9,221 banorë. Disa nga komunitetet në Andros janë Arnas, Batsi, Kipri, Kochylos, Lamira, Livadia, Mermingetë, Mesaria, Sineti, Zaganiaris etj.

Por dialekti arvanitas është në krye të gjuhëve që po zhduken, shkruan profesor Lukas Tsitsipis në “Arvanitica and Greek in Contact”. Arvanishtja sot është e rrezikuar, pasi folësit e saj përdorin gjuhën greke dhe pjesëtarët më të rinj të komunitetit nuk e flasin më, thotë prof. Georgios Babiniotis në “Lexicon of the Greek Language”. 

Por pse nuk e flasin?

Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria  shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë. Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Arvanitasit, Astrit Lulushi, Gjak i humbur

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 462
  • 463
  • 464
  • 465
  • 466
  • …
  • 860
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Sot dita e lindjes së atij që i dha Shqipërisë Pavarësinë numër 2: Thomas Woodrow Wilson
  • DR. STEPHAN RONART (1933)  : “JA SI PJETËR BUDI DO TA RISHKRUANTE LETRËN E TIJ DËRGUAR 4 SHEKUJ MË PARË DUKËS SË SAVOJËS PËR TURIZMIN AKTUAL NË SHQIPËRI…”
  • PLUHUR VEZULLUES YJESH NGA LASGUSHI IM
  • BASHKËBISEDIM KULTUROR – Kristo Floqi dhe Komedia Shqiptare
  • MESAZHE TË BUKURA NJERËZORE
  • Kushtrim Shyti, djali i mësuesit, poetit dhe dëshmorit të UÇK-së, Mustafë Shyti, vizitoi Vatrën
  • KOSOVO CINEMA IN NEW YORK CITY: DOUBLE BILL WILL SCREEN IN MANHATTAN AND BRONX FOR BRONX WORLD FILM’S 15th ANNIVERSARY
  • NUK MUND TË ANASHKALOHET ROLI I ERNEST KOLIQIT NË FORMIMIN E MARTIN CAMAJT
  • MALI I ZI, VENDI KU KSENOFOBIA NDAJ SHQIPTARËVE ËSHTË NË RRITJE E SIPËR
  • “Kosova Lindore, dje, sot dhe sfidat e së ardhmes”
  • TIDENS TEGN (1929) / LETRA E EVELYN STIBOLT, MËSUESES NORVEGJEZE TË KUZHINËS SHKOLLORE : “EKSPERIENCA IME NË SHKOLLËN PËR VASHA NË KORÇË…”
  • FOTO – STUDIO VENETIKU dhe fotografja e parë shqiptare që vdiq në burgjet e diktaturës
  • KLINIKA E POEZISË, VISARI NË UNIVERSITETIN ILLINOIS, SHBA…
  • Dialogu dhe politika e jashtme e Kosovës, katër vitet vendimtare për shtetin
  • KRISHTLINDJET…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT