• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vjosa Osmani jep përqafimin e mirënjohjes historike të shqiptarëve ndaj Amerikës

March 20, 2025 by s p

Nga Albert Vataj/

Në këtë foto, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, përqafon, Presidentin Bill Clinton, i cili u nderua me çmimin “Paqebërësi i Shekullit” nga “World Forum”, Berlin 18 mars 2025. Kjo nuk është thjeshtë një foto, apo thjeshtë një përqafim atëror, është forca shpirtërore e mirënjohjes së një kombi që ofrohet aq madhështore përmes një gruaje të madhe, e cila e shndërron këtë moment historik në logo. Nëse ju po kërkoni për të gjetur një diçka që përfaqëson konsideratën e thellë të gjithë shqiptarisë, të popullit të Kosovës në veçanti, për atë që bëri Bill Clinton për të ardhmen e popullit martir, kjo është ikonikja, që do të qëndrojë gjatë në memorien e shqiptarëve. Dy moment kyçe në hisatorinë e shqiptarëve na lidhin me Amerikën dhe presidentet e saj, i pari me Woodroë Wilson dhe shpëtimin e Shqipërisë më 1919.

Siç dihet, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Shqipëria rrezikoi të copëtohej mes fqinjëve në Konferencën e Paqes në Paris (1919). Presidenti amerikan, Woodroë Wilson, u bë mbrojtësi kryesor i sovranitetit shqiptar, duke kundërshtuar planet e Fuqive të Mëdha, për ndarjen e territorit të saj. Ai përdori të drejtën e vetos në Lidhjen e Kombeve, duke deklaruar: “Shqipëria duhet të jetë e lirë dhe e pavarur.”

Falë ndërhyrjes së tij, Shqipëria mbeti një shtet më vete, duke siguruar mbijetesën e saj si komb.

I dyti moment përcaktues dhe i dyti president i SHBA-ve, Bill Clinton dhe çlirimi i Kosovës. Gjatë viteve 1998-1999, Kosova përjetoi një nga periudhat më të errëta të historisë së saj, nën shtypjen e regjimit të Sllobodan Millosheviçit. Presidenti amerikan Bill Clinton, me mbështetjen e NATO-s, ndërmori një fushatë ajrore kundër Serbisë nga marsi deri në qershor të vitit 1999. Ky ndërhyrje detyroi Serbinë të tërhiqej nga Kosova dhe çoi në vendosjen e një administrate ndërkombëtare, e cila hapi rrugën për shpalljen e pavarësisë më vonë, në vitin 2008.

Nëse mirënjohja e shqiptarëve ndaj presidentit Woodrow Wilson mbeti e shkruar në ndërmendjet e hymnizime krijuese, e skalitur në vepra arti, në emrat që ju vunë rrugëve dhe institucioneve, Clinton u bë një figurë simbolike për shqiptarët e Kosovës, duke u konsideruar shpëtimtari i tyre, e shprehur kjo me një statujë e në shenjë mirënjohjeje, vendosur në Prishtinë.

Kur e pash këtë foto, duke e përcjellë këtë përqafim si një diçka që e sfidon zakonshmërinë e imazhit politik, më rrëmbeu e njëjta ndjesi që duhet të ketë përjetuar çdo shqiptar, i cili e di fort mirë fatin tonë në duart e padrejtësisë së historisë, dhe është i vetëdijshëm për rolin përcaktues që kanë patur burrështetasit e një kombi të madh. Nuk e di se pse kjo foto më kthen pas në kohë, në kohën e asaj tragjedie që po bëhej në kurriz të një populli, ndaj të cilit bota e qytetëruar, po tregohej e verbër dhe e shurdhër, duke legjitimuar masakrat serbe ndaj shqiptarëve.

Por do të kishte sy që shihnin përmes, zjarrit që digjte Kosovën, gjakut që vadiste arat e lëna djerr, tymin që nxinte plista e bardhë borë, lotët e nënave që u vriteshin bijtë dhe kujës së bijave që dhunoheshin nga shkijet, dihamëve të fëmijëve dhe rënkimit të burrave.

Po do të kishte sy dhe vullnet, forcë dhe vendosmëri, që do të përmendeshin dhe njëmendeshin në këtë mobilizim mosdakordësie, që shuante etjen me gjak e lot dhe krekosej tryezave të bisedimeve për paqe, veshur me kostumin e vdekjes. Do të ishin vetë të dërguarit e Zotit që do njëzëheshin e njëzemërshin, për të ndaluar këtë tragjedi, për t’i treguar vendin mizorisë së fundshekullit modern. Përkundër një bote që toleronte mizorinë ndaj një populli që kërkonte të drejtën për vetvendosje, do të ngrohej një burrë i një shteti të madh, të bënte drejtësi me mjetet e duhura, përmes së cilave vjen nënshtrimi i të keqes dhe kurorëzimi i paqes, për ata që e kishin paguar shtrenjtë legjitimitetin për të qenë vetë vëndosës së fatit të vet, në truallin e të parëve, në amanetin e etërve.

Bota shqiptare ka qenë fatlume dhe do t’i jetë falënderues përjetësisht Amerikës dhe bijve të saj, për rolin që ata patën në përcaktimin deciziv të fatit të kombit në histori, për atë që gëzojmë sot dhe do t’ua lëmë trashëgim brezave. Dhe vjen një ditë, ndoshta si edhe shumë takime dhe përvjetorë të tjera, por “World Forum”, erdhi ndryshe ne këtë tubim në Berlin, kampionët global të demokracisë, pikërisht aty ku para 35 viteve rënia e Murit të Berlinit shënoi një moment përcaktues për demokracinë në mbarë botën.

“Demokracia është një nga arritjet më të mëdha të njerëzimit, por nuk është e vetëqëndrueshme, ajo është vepër e çdo brezi, e ndërtuar dhe e forcuar ditë pas dite. Në Kosovë, këtë e kuptojmë më së miri. Demokracia për ne nuk është vetëm njëra nga opcionet- është opcioni i vetëm, sepse e dijmë se çfarë sjell mungesa e saj – shkatërrim, vuajtje dhe humbje jete. Prandaj, populli ynë, mbetet i palëkundur në përkushtimin ndaj vlerave demokratike.” do të shkruante Osmani. “Teksa qëndroja para tij, (Presidentit Bill Clinton), kujtova marsin e vitit 1999, kur dëgjonim me shpresë fjalimet e tij në një radio të vogël, ndërsa përjetonim tmerret e regjimit të Millosheviqit. Sot, falë luftës çlirimtare dhe falë lidershipit të botës demokratike dhe mbështetjes bipartizane amerikane, si nga demokratët ashtu edhe republikanët, Kosova frymon e lirë dhe e pavarur.

Mbështetja e Presidentit Clinton për Kosovën ka qenë gjithmonë pasqyrim i vlerave amerikane—të lirisë, drejtësisë dhe demokracisë.

Faleminderit, President Clinton, jo vetëm për marrëveshjet e nënshkruara, por mbi të gjitha për jetët e shpëtuara. Dhe në veçanti, faleminderit në emër të fëmijëve të tashëm të Kosovës—brezi i parë që nuk po rritet në luftë e që njeh vetëm paqe.”, do të shkruante në postimin e saj në Facebook, më 18 mars 2025, Vjosa Osmani. Kjo foto, ky përqafim, ky moment, ishin dhe do të mbeten ikonikë, jo vetëm në jetën politike të Presidentes, Vjosa Osmani, por në vetëdijen e shqiptarëve, në të drejtën e tyre për t’i qenë mirënjohës presidentëve të SHBA-ve, Woodrow Wilson dhe Bill Clinton, jo më pak edhe ndaj Xhorxh W. Bush, Barak Obama, dhe Amerikës, këtij kombi të madh që frymëzoi dhe motivoi burrështetas të mëdhenj për të vendosur për fatin e një kombi të vogël, me histori të madhe.

Filed Under: Opinion

VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 60 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË FAN NOLIT

March 18, 2025 by s p

VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 60 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË FAN NOLIT.

Filed Under: Opinion

VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI HASHIM THAÇIT PËR HUMBJEN E BABAIT

March 17, 2025 by s p

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, të gazetës Dielli dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të thella ish-presidentit të Republikës së Kosovës, çlirimtarit e luftëtarit të lirisë Hashim Thaçit për humbjen e babait të tij Haxhi Thaçi.

Shpirti i fisnikut, patriotit dhe atdhetarit Haxhi Thaçi pushoftë në paqen e përjetshme.

Si vatranë e shqiptaro-amerikanë i gjendemi pranë me lutje e përshpirtshmëri familjes Thaçi, farefisit e në veçanti mikut të tonë të shquar Hashim Thaçit.

Betejat e burrështetasit Hashim Thaçi dhe sakrifica e familjes Thaçi për lirinë e Kosovës është frymëzuese dhe historike.

Kombi do të jetë përjetë mirënjohës.

Me dhimbje dhe pranë jush

Kryetari i Vatrës

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Opinion

VATRA DHUROI FLAMUJ KOMBËTARË, LIBRA SHQIP DHE GAZETA DIELLI PËR FËMIJËT E SHKOLLËS SHQIPE TË VATRËS NË HARTFORD

March 16, 2025 by s p

Sokol Paja/

Hartford, Connecticut, 15 Mars 2025- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 50 flamuj kombëtarë, 50 libra shqip, 50 gazeta Dielli e 50 flamuj amerikanë për nxënësit e shkollës shqipe të Vatrës në Hartford. Ky dhurim prej Federatës Vatra vjen në shenjë mbështetje, nderimi e vlerësimi për përkushtimin e punën e jashtëzakonshme edukative, patriotike, kulturore, sociale e atdhetare të degës së Vatrës në Hartford të z.Ilir Gjomarkaj, z.Milaim Tahiri e mësueses Fatmira Hasaj, për ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë dhe identitetit kombëtar në mërgatën e Amerikës. Në ceremoninë e dhurimit zyrtarët e Vatrës sekretari Dr. Pashko Camaj, editori i Diellit, kryetari i Vatrës në Long Island Dr. Paulin Marku e patriotët: Prend Ndoja, David Turkaj, Ndue Marku e Klaudio Turkaj mbetën të impresionuar nga përkushtimi vatranëve i nxënësve e prindërve për të zhvilluar mësimin shqip. Drejtuesit e Vatrës Dr. Pashko Camaj e Dr. Paulin Marku shprehën vlerësim për punën plot pasion e profesionalizëm të degës së Vatrës në Hartford, vlerësuan kontributin e prindërve si mbështetje e fuqishme për zhvillimin e shkollës shqipe dhe garantuan se Vatra e Dielli do të jetë një mbështetje e pakursyer për shkollën shqipe si institucion arsimor, edukativ e patriotik. Kryetari i Vatrës Hartford z.Ilir Gjomarkaj dhe producenti televiziv Nazim Salihu (Noli Tv), shprehën mirënjohje dhe vlerësuan mbështetjen e Vatrës për promovimin e kulturës shqiptare dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.

Kjo shkollë shqipe është një mundësi e artë për fëmijët dhe familjet shqiptare në mërgim për të ruajtur identitetin kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkolla shqipe e Vatrës Hartford pranon fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Mësimi i gjuhë, kulturës, artit, këngëve e valleve organizohet çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në 12:00. Ky program edukativ e kulturor është krijuar për të argëtuar dhe edukuar fëmijët, duke e bërë mësimin një përvojë të gëzueshme e shumë të çmuar. Adresa e shkollës shqipe është: 33 Church St, Rocky Hill, CT 06067. Më herët Federata Vatra ka shpërndarë flamuj kombëtarë, libra, abetare e gazeta Dielli edhe në shkollat shqipe New York, New Jersey, Philadelphia, Missouri, Connecticut, Florida etj. Mbështetja e Vatrës për shkollat shqipe është një punë fenomenale kulturore e atdhetare në shërbim të gjuhës, traditës dhe identitetit kombëtar.

Filed Under: Opinion

SOT JU MIRËPRESIM NË BOSTON

March 15, 2025 by s p

Me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Faik Konicës, një prej mendimtarëve dhe figurave më të ndritura të kombit shqiptar, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Boston dhe Worcester organizojnë promovimin e antologjisë së studiuesit Fotaq Andrea, “Faik Konica – Për një Shqipëri Evropiane”.

Faik Konica ishte një nga shtyllat kryesore të mendimit shqiptar, themelues i gazetës Albania, editor i Diellit dhe një nga arkitektët e Federatës VATRA. Përmes publicistikës dhe diplomacisë, ai mbrojti me pasion çështjen kombëtare dhe vizionin e një Shqipërie të lirë dhe të përparuar.

Detajet e aktivitetit:

Organizatorë: VATRA Boston & Worcester

🎤 Moderator: Jorid Çelaj

📅 Data: 15 Mars 2025

⏰ Ora: 12:00 PM – 3:00 PM

📍 Vendndodhja:

Bentley University
Student Center, 175 Forest St, Waltham, MA 02452
Ndërtesa B56 – Adamian Academic Center (Parkimi falas)

Programi:

Dr. Elmi Berisha – Fjala përshëndetëse

Mentor Maksutaj – Fjalë mirëseardhjeje

Efi Qeleshi – Përshëndetje për të pranishmit

Andrea Pani – Përshëndetje dhe lidhjet e familjes Pani me Konicën.

Fotaq Andrea – Prezantimi i antologjisë: “Faik Konica – Për një Shqipëri Evropiane”

Prof. Thanas L. Gjika – “Kritikat dhe mësimet e Faik Konicës janë aktuale edhe sot”

Peshkop Theophan Koja – “Djaloshi Faik Konica, vizionar”

Frank Shkreli – “Faik Konica në 150-vjetorin e lindjes – aktualiteti i fjalëve të tij përballë realitetit të sotëm politik ndër shqiptarë”

Dr. Paulin Marku – “Roli i Faik Konicës në themelimin e Federatës VATRA”

Sokol Paja – “Korrespondenca e Faik Konicës 1920-1925”

Rafael Floqi – “Raportet e Konicës me Nolin në dritën e Diellit”

Valdete Dida Cenalia – “Konica mes Nolit dhe Zogut”

Prof. as. dr. Besim Muhadri – “Konica, publicist dhe kritik letrar”

Dr. Pashko Camaj – Fjala përmbyllëse

Pjesë e veçantë e aktivitetit:

Në sallë do të ekspozohen artifakte origjinale të Faik Konicës të sjella nga familja Pani. Pas përfundimit të ceremonisë, do të zhvillohet një vizitë në varrin memorial të Faik Konicës.

Ju mirëpresim të nderojmë së bashku këtë figurë madhore të kombit shqiptar!

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 863
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KELETI UJSÁG (1931) / “NJË MUAJ PRANË MBRETIT ZOG, THEMELUESIT TË SHQIPËRISË MODERNE…” — INTERVISTA ME MÁRTON HOSSZÚ, PIKTORIN NGA KOLOZSVÁR-I
  • Si “Albanian Mafia” zëvendësoi Cosa Nostra-n dhe po rrezikon Shqipërinë
  • Për vendlindjen, komunitetin e kombin…
  • Kur liria e njërit, bëhet burgu i tjetrit 
  • Eleganca në mërgim – gruaja me mantelin e Shqipërisë
  • Çfarë na ka mbetur nga trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës?
  • Përkujtojmë në ditën e lindjes poetin, shkrimtarin dhe dramaturgun e shquar Viktor Eftimiu
  • 𝐖𝐢𝐧𝐬𝐭𝐨𝐧 𝐂𝐡𝐮𝐫𝐜𝐡𝐢𝐥𝐥 𝐝𝐡𝐞 𝐃𝐞𝐭𝐚𝐧𝐭𝐚 𝐋𝐢𝐧𝐝𝐣𝐞-𝐏𝐞𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐢𝐦
  • DËSHMI LETRARE E NJË KOHE TRAGJIKOMIKE  
  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT