
VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 60 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË FAN NOLIT.
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by s p

VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 60 VJETORIT TË KALIMIT NË AMSHIM TË FAN NOLIT.
by s p

Në emër të Federatës Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra”, të gazetës Dielli dhe të familjes sime, i shpreh ngushëllimet më të thella ish-presidentit të Republikës së Kosovës, çlirimtarit e luftëtarit të lirisë Hashim Thaçit për humbjen e babait të tij Haxhi Thaçi.
Shpirti i fisnikut, patriotit dhe atdhetarit Haxhi Thaçi pushoftë në paqen e përjetshme.
Si vatranë e shqiptaro-amerikanë i gjendemi pranë me lutje e përshpirtshmëri familjes Thaçi, farefisit e në veçanti mikut të tonë të shquar Hashim Thaçit.
Betejat e burrështetasit Hashim Thaçi dhe sakrifica e familjes Thaçi për lirinë e Kosovës është frymëzuese dhe historike.
Kombi do të jetë përjetë mirënjohës.
Me dhimbje dhe pranë jush
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha
by s p



Sokol Paja/
Hartford, Connecticut, 15 Mars 2025- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhuroi 50 flamuj kombëtarë, 50 libra shqip, 50 gazeta Dielli e 50 flamuj amerikanë për nxënësit e shkollës shqipe të Vatrës në Hartford. Ky dhurim prej Federatës Vatra vjen në shenjë mbështetje, nderimi e vlerësimi për përkushtimin e punën e jashtëzakonshme edukative, patriotike, kulturore, sociale e atdhetare të degës së Vatrës në Hartford të z.Ilir Gjomarkaj, z.Milaim Tahiri e mësueses Fatmira Hasaj, për ruajtjen e gjuhës shqipe, historisë dhe identitetit kombëtar në mërgatën e Amerikës. Në ceremoninë e dhurimit zyrtarët e Vatrës sekretari Dr. Pashko Camaj, editori i Diellit, kryetari i Vatrës në Long Island Dr. Paulin Marku e patriotët: Prend Ndoja, David Turkaj, Ndue Marku e Klaudio Turkaj mbetën të impresionuar nga përkushtimi vatranëve i nxënësve e prindërve për të zhvilluar mësimin shqip. Drejtuesit e Vatrës Dr. Pashko Camaj e Dr. Paulin Marku shprehën vlerësim për punën plot pasion e profesionalizëm të degës së Vatrës në Hartford, vlerësuan kontributin e prindërve si mbështetje e fuqishme për zhvillimin e shkollës shqipe dhe garantuan se Vatra e Dielli do të jetë një mbështetje e pakursyer për shkollën shqipe si institucion arsimor, edukativ e patriotik. Kryetari i Vatrës Hartford z.Ilir Gjomarkaj dhe producenti televiziv Nazim Salihu (Noli Tv), shprehën mirënjohje dhe vlerësuan mbështetjen e Vatrës për promovimin e kulturës shqiptare dhe ruajtjen e gjuhës shqipe.
Kjo shkollë shqipe është një mundësi e artë për fëmijët dhe familjet shqiptare në mërgim për të ruajtur identitetin kombëtar shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shkolla shqipe e Vatrës Hartford pranon fëmijë nga mosha 6 deri në 14 vjeç. Mësimi i gjuhë, kulturës, artit, këngëve e valleve organizohet çdo të shtunë nga ora 10:00 deri në 12:00. Ky program edukativ e kulturor është krijuar për të argëtuar dhe edukuar fëmijët, duke e bërë mësimin një përvojë të gëzueshme e shumë të çmuar. Adresa e shkollës shqipe është: 33 Church St, Rocky Hill, CT 06067. Më herët Federata Vatra ka shpërndarë flamuj kombëtarë, libra, abetare e gazeta Dielli edhe në shkollat shqipe New York, New Jersey, Philadelphia, Missouri, Connecticut, Florida etj. Mbështetja e Vatrës për shkollat shqipe është një punë fenomenale kulturore e atdhetare në shërbim të gjuhës, traditës dhe identitetit kombëtar.
by s p



Me rastin e 150-vjetorit të lindjes së Faik Konicës, një prej mendimtarëve dhe figurave më të ndritura të kombit shqiptar, Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dega Boston dhe Worcester organizojnë promovimin e antologjisë së studiuesit Fotaq Andrea, “Faik Konica – Për një Shqipëri Evropiane”.
Faik Konica ishte një nga shtyllat kryesore të mendimit shqiptar, themelues i gazetës Albania, editor i Diellit dhe një nga arkitektët e Federatës VATRA. Përmes publicistikës dhe diplomacisë, ai mbrojti me pasion çështjen kombëtare dhe vizionin e një Shqipërie të lirë dhe të përparuar.
Detajet e aktivitetit:
Organizatorë: VATRA Boston & Worcester
🎤 Moderator: Jorid Çelaj
📅 Data: 15 Mars 2025
⏰ Ora: 12:00 PM – 3:00 PM
📍 Vendndodhja:
Bentley University
Student Center, 175 Forest St, Waltham, MA 02452
Ndërtesa B56 – Adamian Academic Center (Parkimi falas)
Programi:
Dr. Elmi Berisha – Fjala përshëndetëse
Mentor Maksutaj – Fjalë mirëseardhjeje
Efi Qeleshi – Përshëndetje për të pranishmit
Andrea Pani – Përshëndetje dhe lidhjet e familjes Pani me Konicën.
Fotaq Andrea – Prezantimi i antologjisë: “Faik Konica – Për një Shqipëri Evropiane”
Prof. Thanas L. Gjika – “Kritikat dhe mësimet e Faik Konicës janë aktuale edhe sot”
Peshkop Theophan Koja – “Djaloshi Faik Konica, vizionar”
Frank Shkreli – “Faik Konica në 150-vjetorin e lindjes – aktualiteti i fjalëve të tij përballë realitetit të sotëm politik ndër shqiptarë”
Dr. Paulin Marku – “Roli i Faik Konicës në themelimin e Federatës VATRA”
Sokol Paja – “Korrespondenca e Faik Konicës 1920-1925”
Rafael Floqi – “Raportet e Konicës me Nolin në dritën e Diellit”
Valdete Dida Cenalia – “Konica mes Nolit dhe Zogut”
Prof. as. dr. Besim Muhadri – “Konica, publicist dhe kritik letrar”
Dr. Pashko Camaj – Fjala përmbyllëse
Pjesë e veçantë e aktivitetit:
Në sallë do të ekspozohen artifakte origjinale të Faik Konicës të sjella nga familja Pani. Pas përfundimit të ceremonisë, do të zhvillohet një vizitë në varrin memorial të Faik Konicës.
Ju mirëpresim të nderojmë së bashku këtë figurë madhore të kombit shqiptar!
by s p

Sot, më 13 mars 2025, në shenjë nderimi dhe kujtimi për 60-vjetorin e ndarjes nga jeta të Fan S. Nolit (1965-2025), kryetari i VATRA Boston, Mentor Maksutaj, dhe nënkryetari Theofan Koja vizituan varrin e dijetarit të madh shqiptar.
Fan S. Noli mbetet një nga figurat më të shquara të kombit—patriot, klerik, diplomat, shkrimtar dhe reformator. Si themelues dhe drejtues i Federatës Pan-Shqiptare VATRA, ai u përkushtua me mish e shpirt për çështjen shqiptare, për forcimin e diasporës dhe për zhvillimin kulturor e kombëtar të shqiptarëve.
Trashëgimia e tij është një udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, duke mbetur një simbol i përkushtimit, dijes dhe atdhedashurisë.
Fan Noli nuk ishte thjesht një njeri i kohës së tij, por një figurë që e tejkaloi epokën dhe kufijtë. Mendimi i tij vizionar, përpjekjet për një Shqipëri më të drejtë dhe puna e tij për kombin do të mbeten të pavdekshme. Sot, teksa kujtojmë jetën dhe veprën e tij, le të frymëzohemi nga idealet që ai la pas dhe të vazhdojmë rrugën e ndritur që ai trasoi.
Lavdi jetës dhe veprës së Fan S. Nolit!