Nga Ilir Levonja/
Në gusht ka sherr në Himarë. Edhe në Dhërmiun e humanistit të madh Petro Marko. Me që jemi tek Himara…, unë kam jetuar aty. Dhe çfarë mbaj mend, ishte që njerëzve ua kishte qejfi të flisnin greqisht. Por kur shaheshin u mbushej gjoksi në shqip. Atyre kohëve Himara ishte e ushtarakëve. Dhe grekofonët i ishin avitur Tiranës. Aty kishte oficerë nga veriu dhe nga jugu. Kryesisht ata që nuk i shikonte mirë qëndra. Kishte dhe xhenjerë fortifikimesh. Kishte edhe bujq që ushqenin me mundim dy fabrika. Të gjithë militonin të ndërtonin socializmin. Madje vendet e kultit apo kalatë e kështjellave, u kishin hedhur ferrat ose u kishin vënë drynin. Ose ose i kishin bërë edhe reparte ushtarake. Sot është perla e sherrit greko-shqiptar. Po bëhet edhe perla e sherrit ortodoksë shqiptarë dhe bazilianë. Apo katolikët e lindjes. Edhe perla e turizmit stratosferik. Himara sado që sot bërtasin, ndërtonte me entuziazëm bunkerë dhe tunele. Bëhej më grusht me pushtetin. Pikërisht përballë armikut në pellgun e jonit. Kështu edhe sot, ndërtojnë me entuziazëm bunkerët e luftës ndaj njëri-tjetrit. Aq sa i ka kapur marrëzia e dasmave ku të gjithë vrapojnë të dorovisin një shesh ahengu. Jo vetveten. Jetën e tyre. Por sherrin e kot. Dhe më e keqja, ose bjerrja e vetvetes fillon kur gjithkush mendon se po i shërben Shqipërisë. Dhe dikush tjetër Greqisë. Dhe dikush tjetër kishës orthodokse. Dhe dikush tjetër kishës katolike. Apo priftërinjëve bazilianë në Himarë. Gjithmonë nën emrin e asaj viraneje që quhet vendosja e së drejtës në vend. E para fillon që nga përpjekjet e një deputeti që hiqet patriot. Nga një kryeministër apo minister kulture që po ashtu hiqen patriotër. (Prishin në terr, në emrin e Maliqit një objekt të betonuar qëllimisht) Nga një opozitë që bëhet po me patriote dhe vrapon sipër gërmadhave duke ngritur një flamur të dalëboje.
Një flamur rreckash mbi një muranë nga ato, që janë shenja në anë të rrugës. Kur ka të tjera punë për të bërë. Në një vend që ka një qeveri që, u tregon drejtimin e duhur qytetarëve. Duke i quajtur refugjatë nga Greqia për shkak të krizës greke. Pastaj nisen me radhë ”patriotë” profesorë e qytetarë të radhitur si grek, si ortodoks grekë. Mbetën në gojë me të drejttat e njeriut. Pastaj qytetarë shqiptarë, me ”patriotizëm”. E kujt i është kisha, e Thanasit apo Nilo Catalanos. Ashtu sikur është e mënxyrtë përdhosja e eshtrave. Pastaj një peshkop që vrapon në Athinë. Rrëmues dhe kërkues, jo kur erdhi, jo kur vdiq. Jo ishte italian, jo spanjoll. Jo kështu e ashtu. Dhe fatkeqësisht, është thjesht sherr. Grindje, gici-vici. Ja kaq…
Pse mjerë me qënë besimtar? Sepse më shumë se mirësisë po i kushtohen të drejtës boshe që jam grek, shqiptar, italian apo spanjoll. Jemi ortodoksë, jemi katolikë, apo jemi hibrit. Pra po shtohemi e riprodhohemi me mërinë e së drejtës. Gjoja duke luftuar për të drejtën pa pranuar tjetrin. Në hullinë e atyre argumentave që sillni me fakte gjoja…(pasi fakte sjellin të gjithë), për vitet 1500 apo 1600. Se çfarë bënte Thomai dhe çfarë bëri Nilo Catalano. Nga ana tjetër flasim për shtet laik, por shfaqemi arrogantë, gjoja besimtar, gjoja patriotë, gjoja mbrojmë të drejtën. Pse mjerë me qënë besimtar? Sepse po pjellim luftëtarë fanatikë besimesh, se sa besimtarë që të qetojmë hallet apo dertet. Ndërkohë në janar të këtij viti marshuam në Paris kapur krahësh. E megjithatë asnjë nga besimet nuk u ulën e të diskutojnë se çfarë dhe si mund të meremetohet apo t’i kthehet kulturës fetare ai objekt. Ajo mollë e kafshuar nga të gjitha anët. Pse mjerë me qënë besimtar? Sepse ikonat e kishave, ajo qetësia e amëshuar, ajo era drurit të shplodhur kohërash. Po na kthehet në makthin e viteve kur diktatura e njësonte me varrin. Dhe normalisht që mund të pyesim, ku po shkojmë, të falemi apo të vdesim? Pse mjerë me qënë besimtar? Sepse tërësia e atyre viteve që sjellim për argumenta. Përfytyrojeni…, luftra, dyndje, genocide, shpërngulje. Kush? Shqiptarë, grekë, turq, serb, bullgarë, rumunë, vlleh apo çfarë tjetër.
Pse mjerë me qënë shtetarë tani? Qofshi grekër minoritarë, qofshi shqiptarë autoktonë, qofshi vlleh apo bullgarë? Para së gjithash jeni shtetas shqiptarë. Shikojeni kështu ekzistencën tuaj. Dhe të gjithë duhet të kuptoni se patriotizmi më i madh është kur mbroni së pari njëri-tjetrin. Jo duke jetuar në oborrin e njëri-tjetrit dhe duke bërë duvanë e vendit që e konsideroni si vend origjine. Vendi juaj është vendi ku keni varrosur njerëzit tuaj. Ku shkoni i kujtoni. Besimi juaj është besimi që praktikoni realisht duke mos evokuar kohën e mesjetës. Mesjeta përpara se e drejta e gjithkujt prej jush, është turpi i njerëzimit. Pse mjerë me qënë edhe shtetar aty? Sepse një qeveri, jo vetëm kjo e Edi Ramës. Por të gjitha. Dhe ato që kanë shkuar. Dhe ato që do vinë…, më përpara se të ndreqin objekte kulti. Të ndërtojnë shtëpi banimi. Prandaj mbledhin taksa. Shteti nuk ndërton objekti kulti. As nuk mbjellë të tillë. Shteti mbjell shtëpi, pemë. Hap vende pune. Përmison jetën e qytetarëve, pasi është një soj kryefamiljari që merret me ato që sjellin shtetarët nga dita e punës. Pse mjerë me qënë qytetarë, shtetar, e besimtarë aty? Sepse ngelëm duke gatuar çorbë. Që vetëm po helmon njerëzit. Nuk po i ushqen.
Me që përmenda dhe Petro Markon. Ka një moment në librin e tij, Retë dhe gurët ku përshkruan bregun. Që e gjitha, historia njerëzore e bregut, është në këtë sherrnajë. Jo e imja, jo e jotja. Jo e Turqisë, e Greqisë, e Shqipërisë, e Napolit etj. Dhe asnjëherë e bregut. Që edhe pse jetojnë bashkë mbetën duke u grindur. Ja si e thotë Petro Marko, ”shumë fanatikë ishin fshatarët e mi! Njëzet e gjashtë kisha kishte. Mbaj mend unë se kishim tetë priftërinj”. Çfarë i duheshin Dhermiut gjithë ato kisha? Asgjë tjetër. Veçse sherrnaja e kohës për të cilën sot i sjellim si argumenta se kush e ka kafshuar i pari atë mollë bregu. Thjesht fatkeqësi.
Janullatosi nuk e njeh Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë
Nga Prof.dr. Eshref Ymeri/
Siç është bërë e ditur nga mjetet e informimit masiv lidhur me prishjen e kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, çka është tërësisht një çështje e brendshme e Republikës së Shqipërisë, ka ardhur menjëherë reagimi zyrtar i Athinës dhe i kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë Anastas Janullatos, i cili u nis fill drejt Athinës për të takuar kryeministrin dhe presidentin grek dhe për t’iu ankuar për prishjen e kishës në fjalë. Nga faqet e internetit vjen ky informacion:
“Kisha e Dhërmiut është kthyer në çështje dite në Greqi pas vendimit të qeverisë shqiptare për shembjen e saj. Kryepeshkopi Anastas Janullatos është takuar mesditën e sotme me ish-kryeministrin grek Cipras dhe presidentin Prokopis Pavlopoulos. Tema e bisedës së tyre ka qenë pikërisht prishja e Kishës në Dhërmi” (Citohet sipas: “Kisha e Dhërmiut alarmon Greqinë, takim Janullatos-Cipras”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 25 gusht 2015).
Nuk është hera e parë që Janullatosi sfidon hapur autoritetet shqiptare, duke shpërfillur Kryeministrin dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë. Nëntë vjet më parë dhe pikërisht më 26 qershor 2006, unë pata botuar në internet një artikull me titull: “Janullatosi, kreu i shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri”. Si shkas për atë artikull patën shërbyer zhvarrimet në Kosinë të Përmetit për të blerë eshtra shqiptarësh dhe për t’i deklaruar si eshtra ushtarësh agresorë grekë, me qëllim ngritjen e varrezave të tyre në jugun e Shqipërisë, siç edhe ndodhi faktikisht. Në atë artikull, ndër të tjera, unë shkruaja:
“…zhvarrimet në Përmet janë një vepër sa e pistë aq edhe e poshtër e filialit të kishës ortodokse greke në Tiranë dhe personalisht e kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Shqipëri, Anastas Janullatosit. Prifti sahanlëpirës i Janullatosit, Vasil Thomollari, është veç çakalli që merret me zhvarrimet e Përmetit, kurse ujku i eshtrave të zhvarrosura është kreu i shovinizmit grekokaragjoz në vendin tonë Janullatos. Plani për nisjen e aksionit të zhvarrimeve në Përmet me siguri që është hartuar në kabinetin e kryeministrit Karamanlis dhe i është ngarkuar për zbatim kreut të shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë, Janullatosit. Prandaj edhe kryeshovinisti grek Janullatos ia hipi helikopterit dhe zbriti në Përmet për të dhënë porosi të drejtpërdrejta në terren se si duhej të niste procesi i zhvarrimeve…
Në çështjen e zhvarrimeve në Përmet gazetat shqiptare merreshin me priftin injorant Vasil Thomollari dhe jo me kryeujkun e eshtrave të zhvarrosura, Anastas Janullatosin, i cili, sapo iu hoqën petët lakrorit të zhvarrosjeve, fluturoi drejt Athinës dhe frymën e mbajti në “Megaro Maksim” – selinë qeveritare të kryeministrit Kostas Karamanlis, pikërisht atje ku është hartuar edhe plani për zhvarrosjen e eshtrave në Përmet. Pikërisht për këtë kryeujk të eshtrave të zhvarrosura, shtypi dhe kanalet televizive shqiptare nuk guxuan të bënin as komentin më të vogël”.
Pra, asokohe Janullatosi, duke shpërfillur krejtësisht Kryeministrin Berisha dhe Presidentin Moisiu, të cilët nuk i njihte si dy autoritetet kryesore të shtetit shqiptar, shkoi menjëherë t’i qahej kryeministrit grek Karamanlis për zhurmën që u bë për zhvarrimet në Përmet.
Të njëjtën gjë po bën edhe tani Janullatosi për problemin e kishës së Shën Thanasit. Sikur Janullatosi të ishte me të vërtetë kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë, për çdo shqetësim që atij mund t’i lindte brenda grigjës ortodokse shqiptare, normalisht, ai duhej t’i drejtohej Kryeministrit Rama dhe Presidentit Nishani. Por Janullatosi, siç e vërtetoi në vitin 2006 dhe siç po e vërteton edhe tani me fakte konkrete, nuk është kryepeshkop i kishës ortodokse të Shqipërisë. Përkundrazi, ai është kryepeshkop i filialit të kishës shoviniste ortodokse greke në Tiranë. Sepse, për turpin e klasës politike të Tiranës dhe për turpin e mbarë shqiptarëve të besimit ortodoks, Janullatosi në një filial të tillë e ka kthyer kishën ortodokse të Shqipërisë, të cilën dikur e pati themeluar Noli ynë i madh dhe, në bashkëpunim të ngushtë me Mbretin Ahmet Zogu, i pati siguruar asaj pavarësinë e plotë nga kisha kriminale greke dhe nga patrikana shoviniste e Stambollit.
Vajtja me të shpejtë e Janullatosit në Athinë dhe takimi i tij me Ciprasin dhe me Pavlopulosin, dëshmon pa asnjë mëdyshje se Athina shoviniste, të ashtuquajturën kishë të Shën Thanasit e quan kishë greke dhe Himarën, me të gjithë fshatrat e bregut, e konsideron zonë “minoriteti”.
Në rastin kur Kryeministri Rama ca kohë më parë përmendi mundësinë e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fletushka greke, me emrin “Kathimerini”, zëdhënësja e thekur e qeverisë greke, deklaroi pa pikë turpi:
“Pse mos të kërkojnë edhe grekët e jugut të Shqipërisë të bashkohen me Greqinë, e kështu me radhë. Ndoshta Rama nuk po e kupton që luan me zjarrin dhe se me të tilla krekosje nuk hyn kurrë në Bashkimin Evropian” (Citohet sipas: “Edhe nga Greqia “gozhdim” Ramës për bashkimin kombëtar”. Marrë nga faqja e internetit e gazetës “Mapo”. 28 prill 2015).
Sipas kësaj gazetë-paçavureje greke, edhe grekët e jugut të Shqipërisë na populluakan “territor grek” që mund t’u “bashkuakan me Greqinë”! Harron kjo paçavure greke se territoret shqiptare kufirin jugor e kanë në Artë e në Prevezë, të cilat, së bashku me Janinën, Kosturin, Filatin, Konicën, Paramithinë e të tjera emërvende shqiptare të trevës së Çamërisë, për ne janë simbole kombëtare. Athina shoviniste e ndien tërmetin që po vjen e afrohet dalëngadalë pas ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Se Shqipëria një ditë të bukur do të bëhet me Zot në Krye të Kombit dhe Çamëria do t’i ribashkohet trungut amë.
Fletushka-paçavure greke “Kathimerini” paska edhe kuturinë ta kërcënojë kryeministrin Rama se po luaka, demek, me zjarrin për faktin që është shprehur për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Ç’është e vërteta, Kryeministri Rama nuk ka luajtur me zjarrin. Përkundrazi, ai ka shprehur një aspiratë mbarëshqiptare për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në raport me Republikën e Shqipërisë, me zjarrin ka luajtur gjithmonë shteti grekokaragjoz, i cili asnjëherë nuk ka hequr dorë nga pretendimet territoriale ndaj vendit tonë, paçka se vazhdon të mbajë të pushtuar një pjesë të mirë të trojeve tona etnike që përfshihen në krahinën tonë etnike të Çamërisë. Me zjarrin ka luajtur gjithmonë Athina karagjoze: dhe ky është zjarri i gënjeshtave, i hileve, i hipokrizisë, i mashtrimit, i pabesisë, i pafytyrësisë në qëndrimin ndaj Bashkimit Evropian dhe sidomos ndaj kreditorëve të huaj, një zjarr ky që po zbulon faqe botës se cila është fytyra e vërtetë e kësaj prostitute të Evropës që u ka grabitur kreditorëve të shumtë 350 miliardë dollarë dhe tani rri e vërtitet si zorra në prush.
Kryeministri Rama, disa ditë pas ardhjes në pushtet më 23 qershor 2013, gjatë një interviste për gazetën “Le Courrier des Balkans”(Korrieri i Ballkanit), pati deklaruar se “synon të bëjë politikë për të lënë një emër në histori” (Citohet sipas gazetës “Panorama”. 30 qershor 2013).
Në një artikull me titull “Një ogur i mirë për demokracinë”, të botuar në internet më 07 korrik 2013, unë pata shprehur me gjithë zemër dëshirën që zoti Rama, si Kryeministër i të gjithë shqiptarëve, pa dallime partiake, të lërë emër në histori. Në aspektin e marrëdhënieve me fqinjin e jugut, Kryeministri Rama e ka vetë në dorë për të lënë emër në histori për tri çështje themelore, duke pasur edhe bashkëpunimin e ngushtë të opozitës.
Së pari, të largojë nga Shqipëria Janullatosin, i cili, në çdo hap të veprimtarisë së tij, e ka vërtetuar dhe vazhdon ta vërtetojë në praktikë, si në rastin zhvarrimeve në Kosinë, ashtu edhe në rastin e kishës së Shën Thanasit, se është emisar i shovinizmit grekokaragjoz në Tiranë dhe mbron vetëm interesat e tij, në dëm të interesave tona kombëtare.
Së dyti, ta detyrojë Athinën shoviniste të abrogojë me se s’bën ligjin e luftës, për të cilin poeti Luan Çipi, në faqen e internetit “Tribuna Shqiptare” (01 maj 2015) shkruan në vargje:
Mirë greku nuk po tundet,
Ruan ligjet e ish-mbretit,
“Rilindja”, si nuk po shkundet,
Pse si del për zot shtetit?
Së treti, të vërë në rrugën e zgjidhjes politike përfundimtare “Çështjen Çame”: rikthimin e popullsisë së Çamërisë në trojet e veta etnike, duke gëzuar të gjitha pronat e trashëguara brez pas brezi.
Pikërisht zgjidhja e këtyre tri Çështjeve Themelore për Republikën e Shqipërisë, do të bëjë të mundur që Kryeministri Rama të lërë me të vërtetë emër në histori, si një personalitet i shquar i kombit shqiptar. Por emri në histori nuk lihet, duke reaguar si “varfanjak hesapi” në twitter në adresë të Athinës: “nuk pranojmë tutelë”.
Tiranë, 26 gusht 2015
Kapitullimi vullnetar i Evropës dhe Kosovës
Nga Aurel Dasareti/
Ata azilkërkues fals afrikan /aziatik që kapërcejnë Mesdheun dhe i drejtohen Evropës duke kaluar nëpër qindra shtete dhe kontinente në vend që të vendosen në shtetet fqinjë me vendin e prejardhjes (origjinës) psh në Arabi, Turqi etj që kanë kulturë, gjuhë, fe dhe psikologji të njëjtë, nuk janë refugjatë por “Kërkuesit, gjahtarët e lumturisë” që duan begati më të madhe në Evropë se ata kishin në atdheun e tyre.
***
Unë theksoj se në shkrimet e mia përherë jam i kujdesshëm për të shmangur ndonjë konflikt të interesit. Ndjenja se dikush na e do të mirën, është pafundësisht e rëndësishme në marrëdhëniet ndërmjet njerëzve. Ata që kanë pasur sukses me u dhënë njerëzve këtë ndjenjë kanë shumë miq dhe mund të thuan shumë të vërteta pa qenë kërcënuese.
***
Kombet e vjetra evropiane janë në proces të kryer vetëvrasjeje kolektive. Ne jemi dëshmitarë të kapitullimit vullnetar të një civilizimi / qytetërimi të tërë.
Kjo tingëllon drastike, në qoftë se dikush do të mendoj se kjo është një shprehje e histerisë. Por skeptikët duhet të ndryshojnë mendimet, për hir të tyre, sepse faktet kanë qenë prej kohësh të pamohueshme. Kjo është një parashikim realist.
Elitat e korruptuara evropiane kanë hequr dorë, u mungon vullneti për të mbrojtur kulturën dhe civilizimin evropian.
Ditë e natë, nga Afrika dhe Azia rrjedhin turma masive mbi kufijtë e pambrojtur të Evropës, pa dokumente identifikimi ose me dokumente të rreme. Në ditët e vjetra – që është, disa vjet më parë – ata do të ishin ndalur nga policia, kontrollit kufitar ose forcat e mbrojtjes dhe do t`u ktheheshin mbrapsht nga kanë ardhur. Në ditët e sotme përdoren luftanije evropiane për përcjellje emigrantësh të paligjshëm në mënyrë të sigurt në portin më të afërt evropian ku ata furnizohen me ushqim, pije, banim, forma të gatshme për mbushje të rehatshme të kërkesës së azilit etj.
Autoritetet evropiane e dinë shumë mirë se në mesin e të paftuarve gjenden shumë terroristë të rrezikshëm me përvojë lufte nga organizatat islamike IS (por jo vetëm nga ato) që prej vitesh kanë qenë në procesin e prerjes së fytit të njerëzve paqësorë, duke mos u mërzitur aspak për ta.
Por të dy llojet, terroristët dhe tjerët që për momentin janë paqësorë mund lirisht të udhëtojnë për në atë vend të BE ku ata mund të bëjnë një jetë më luksoze. Dhe atje ata mund të banojnë lirisht dhe të pakontrolluar.
Ka pasur edhe migrime të mëdha apo lëvizje të popullsisë në Evropë në shekullin e 20-të. Por eksodi i tanishëm është i ndryshëm nga më parë në disa pika. Pik së pari ne flasim për njerëzit nga një kulturë (dhe shumë elemente tjera) që ndryshon rrënjësisht nga kultura evropiane, dhe nuk kanë as dëshirë apo gatishmërinë për t`u integruar ose asimiluar, por përkundrazi kërkojnë trajtim të veçantë. Pastaj, këtu bëhet fjalë për sasi masive të emigrantëve të paligjshëm, flukseve njerëzore potencialisht të pallogaritshme që do të shkatërrojnë shoqëritë evropiane nëse menjëherë nuk marrin masa efikase për të penguar këtë çmenduri.
Eksodi i tanishëm është rezultat i tre faktorëve kryesorë:
1) një shpërthim popullsie (shtimi masiv i natalitetit) i pashembullt në historinë njerëzore në zonat afër Evropës – zonat që karakterizohen të rrënuara ose kolaps, shtete me konflikte të përgjakshme ndër-ideologjike / fetare dhe luftëra civile.
2) Lidhjet e mira të transportit në Evropë dhe tregut të organizuar kontrabandistësh në vendet e origjinës dhe vendet dërguese (evropiane).
3) Kufirit të pambrojtur të Evropës që më tepër i përngjanë një shakaje ku kushdo që dëshiron prej vendeve afrikane/aziatike mund të hyj dhe të dal sipas qejfit. Kuptohet, për shqiptarët e coptuar nga e njëjta Evropë, nuk vlejnë këto privilegje, atyre u kontrollohen letrat, dhe nëse kërkojnë azil menjëherë i kthejnë me traktorë.
Me fjalë të tjera, nuk flasim për migrimin e njeriut apo refugjatëve në kuptimin tradicional. Këtu kemi të bëjmë me një çmenduri kolektive, sepse evropianët pa rezistencë e lënë veten të mashtrohen, manipulohen dhe kolonizohen nga njerëz me një kulturë (etj) tërësisht të huaj që nuk i përket aspak Evropës por me kënaqësi të mahnitshme dëshirojnë të gëzojnë frytet e djersës, zellit dhe fuqisë krijuese të evropianëve, të ndajnë hise me ta.
Ne jemi duke përjetuar diçka si kurrë më parë në histori: kapitullimin vullnetar të një civilizimi.
Kjo do ta rrënojë Evropën plakë, këtë rospi e cila edhe në ditët e frymëmarrjes së fundit, së bashku me plehrat, plakun e padhëmbë dhe pederastin Isa Mut-safa, kriminelin Hashim Thaçi, plakën me parukë Edita Tahiri dhe shumë ashkali tjerë shqipfolës, me Asociacionin e Komunave serbe në Kosovë, me President, zv. President, Kuvend, Këshill, Steme dhe Flamur e shkatërruan tërësisht Kosovën.
Tani, sipas paralajmërimit të “ekspertëve” të BE-së, mbetet vetëm ndërtimi i kampeve në Shqipëri dhe trojet tjera shqiptare për ata 5-6 miliard azilkërkuesish afrikan/aziatik të gatshëm për udhëtim dhe u krye puna, shqiptarët e pagdhendur do të bëhen minoritet në Vend të vetin, do të asimilohen, “zgjidhet” çështja jonë.
Shqiptarët kanë një gabim gjenetik vetëvrasës, lejojnë të udhëhiqen dhe mashtrohen nga ashkali antishqiptarë. Budallaqet dhe mendjelehtësia e tyre nuk ka fund, prandaj përherë ua ka ngul i huaji për mos me ua shkul kurrë.
***
Atdhetari asnjëherë nuk vepron sipas kërkesave dhe urdhrave të armiqve të Kombit dhe Vendit të vet. Tradhtari nuk mund të ketë gjak shqiptari.
Kur uji detit puqet me ajrin dhe dritën, gjallërohet, shndërrohet, pasurohet. Por vetë pjesët e ujit që qëndrojnë në sipërfaqe ndërrojnë paprerë: ngjiten nga fundi, nga maja zbresin në humnerë, formojnë shtjella, nivelime, zhvendosje. Çdo pjesë e ujit kërkon të dal në sipërfaqe. Ashtu si deti që përbëhet nga uji edhe shpirti ynë pellazg/ilir/shqiptar përbëhet nga miliona pjesë, të një tabani që rritet e shndërrohet paprerë me përshtypje e kujtime. Ajo që arrin të shoh vetëdija jonë është vetëm një sipërfaqe e vogël. Pjesën pambarimisht të madhe të përmbajtjes, shpirti s`arrin ta shohë. Megjithatë, mua më duket i pasur, i shndritshëm dhe i aftë për të qenë i lumtur, ai shpirt që përparon vazhdimisht drejt një shtegtimi dhe shkëmbimi nga errësira e thellë tek zona e dritës.
Të gjithë reagimet për Kishën e Dhërmiut
Basha: Edi Rama rrëzoi natën Kishen e Dhermiut, si Enver Hoxha/
Reagon Lulzim Basha per shembjen e Kishes ne Dhermi. Ja se çfare shkruan lideri i PD-se ne Facebook:
Ne emer te Partise Demokratike dënoj ashpërsisht dhunën e Edi Ramës ndaj objektit të kultit në Dhërmi.
Në errësirë, pa transparencë, pabesisht, Edi Rama shembi me forcen e INUK atë që konsiderohet nga komuniteti i Dhërmiut si objekt kulti.
Zgjidhja e pretendimeve duhej të vinte vetëm përmes bisedimit, përmes dëgjimit të banorëve dhe angazhimit bashke me ta per te marre hapat e duhur me respekt te plote ndaj vlerave dhe te vertetave historike por edhe ndjeshmerive reale te banoreve dhe besimtareve te Dhermiut e te gjithe Shqiperise.
Shembja me forcë e objektit të kultit është e papranueshme dhe sidomos në shoqërinë tonë kur plagë të tilla janë ende të freskëta në ndërgjegjen e besimtarëve.
Dua të theksoj se kjo është një cështje e Shqipërisë dhe e qytetareve shqiptarëve, e komunitetit dhe e banorëve të Dhërmiut dhe e askujt tjetër.
Por kjo kërkonte një rrugë vetëm paqësore, një zgjidhje si rezultat i bisedimit dhe jo i dhunës.
Shembja me INUK e kishës është një akt armiqësor i Edi Ramës, një shprehje e arrogancës e mënyrës së tij të qeverisjes që nuk merr në konsideratë qytetarët, nuk dëgjon zërin e tyre.
Jo shumë larg nga aty Koço Kokedhima, deputeti i tij i privilegjuar, ka dëmtuar pasurinë kombëtare, bregdetin e të gjithë shqiptarëve me një ndërtim që ka shkelur 10 ligje e dy plane urbanistike, por ato saraje nuk prishen. Sepse në fakt, këto saraje, simbole të korrupsionit, abuzimit dhe të përfitimit nga pushteti, janë kulti i Edi Ramës, janë i vetmi besim i tij.
Kjo është një ngjarje e rëndë që i kujton edhe një herë shqiptarëve se sa barrë e rëndë është bërë Edi Rama dhe qeveria e tij, që prish, shemb e shkatërron, dhe nuk sjell zhvilllim, nuk ndërton, nuk punon për aspiratat e qytetarëve.
I bej thirrje te gjitha forcave politike te vendit, perfaqesuesve te te gjitha besimeve ne Shqiperi, personaliteteve te kultures, shkences, artit, medias dhe shoqerise civile te bashkohen ne denimin pa asnje medyshje te ketij akti te shemtuar dhe barbar.
Komiteti Shtetëror për Kultet: Kisha e Dhërmiut nuk cënon harmoninë fetare
Edhe Komiteti Shtetëror për Kultet ka reaguar në lidhje me çështjen e Kishës së Dhërmiut.
Kështu, kreu i këtij institucioni, Ilir Dizdari tha për mediat se çdo institucion vepron në korrektësi me ligjin.
Ai u shpreh gjithashtu se ende nuk kanë informacion zyrtar nga Kisha Ortodokse, por se kjo ngjarje gjithsesi, nuk e cënon harmoninë fetare.
“Po mbledhim informacionet e nevojshme. Nuk kemi shkresë zyrtare nga Kisha Ortodokse. Kuptojmë ndjeshmërinë e banorëve të zonës. Ngjarja nuk cënon harmoninë fetare. Harmonia fetare është produkt i sakrificave të shqiptarëve”, është shprehur Dizdari.
Shembja e kishës, deputetët e PD-së takojnë banorët e Dhërmiut/
Deputetë e Partisë Demokratike kanë takuar sot banorët e fshatit Dhërmi të Vlorës.
Në fokus të udhëtimit të Arben Ristanit dhe Aldo Bumçit drejt Dhërmiut ka qenë bashkëbisedimi me banorët e fshatit në lidhje me kishën e shumëpërfolur.
“Jemi kthyer në kohën e diktaturës së Enver Hoxhës kur dhunoheshin besimtarët dhe prisheshin kishat”, – ka thënë deputeti demokrat Ristani, njëkohësisht Sekretar i Përgjithshëm i PD-së.
Deputetët e kanë cilësuar gjithashtu ngjarjen e Dhërmiut si ‘strategji të dyshes Kokëdhima-Rama për të larguar vëmendjen nga aktualiteti’.
Nga ana tjetër, Ristani theksoi se është shembur një vend i shenjtë siç është kisha e Shën Thanasit.
KOKDHIMA: E vërteta ime për kishën në Dhërmi/
Bashkia e re e Himarës është sigurisht një nga evenimentet më të bukura të Reformës Territoriale e Administrative. Bashkia e re u ngrit mbi trojet e Himarës historike. Për qindra vjet, Himara bregdetare dhe Labëria kanë qenë një krahinë. Krahina e Himarës është një nga krahinat më të lavdishme të Shqipërisë.
Këto ditë ka një debat të madh mediatik. Janë në një krah bashkë, të gjithë: Saliu, OMONIA, PBDNJ dhe ca nga klerikët grekë të Kishës Autoqefale të Shqipërisë, ashtu si edhe Ministria e Jashtme e Greqisë. Të gjithë, në një zë, shprehin shqetësimin pse shteti ynë është duke prishur një pllakë betoni atje në Himarë, të ngritur brenda mureve historikë të themeleve të ish-Kishës së Shën Thanasit në Dhërmi, dikur monument kulture. Ne e njohim këtë kishëzë nga një foto e vitit 1942. Ajo u rrënua, si shumë të tjera, në vitet 1970-1980. Gurët e saj në një pjesë të madhe u përdorën për të ndërtuar ujësjellësin e fshatit. Ajo kishë ka qenë shumë e rëndësishme për historinë tonë. Atje meshoi dhe u varros Nilo Katalani, një figurë e shquar e kulturës dhe gjuhës shqipe. Katalani ishte kryesuesi i parë italo-arbërësh i Misionit Bazilian, një mision me famë që kreu aktivitetin e vet në Himarë dhe gjithë bregdetin e Shqipërisë, për gati 3 shekuj me radhë. Këta murgj bazilianë, përgjithësisht ishin shqiptarë, ose ishin vëllezër gjaku me shqiptarët, ishin arbëreshë. Edhe ata që nuk ishin shqiptarë nga gjaku, ishin të shqiptarizuar, sepse të gjithë veprën e tyre e zhvilluan në gjuhën shqipe. Pandashmërisht prej tyre, atje, në Himarën e lavdishme që shtrihej nga vija bregdetare e deri në Kurveleshin e sipërm dhe përfshinte 57 fshatra, u zhvillua Pararilindja e Shqipërisë, Rilindja gjuhësore, letrare dhe kulturore. Kjo i parapriu dhe përgatiti Rilindjen tonë Kombëtare. Rilindja jonë, siç përshkruhet në histori, paraqitet si një rrap madhështor. Por ku i ka rrënjët ky rrap madhështor? Si mund të lindë një epokë nga asgjëja? Dhe nga ku tjetër mund të vinte zgjimi, përveçse nga arbëreshët e arvanitët, të cilët jetonin jashtë sundimit perandorak otoman?
Nilo Katalanin disa e cilësojnë si një ish-prift renegat grek! Katalani nuk është as grek, as renegat, por një figurë që bëri shumë për shqiptarët. Ai është dijetari që bëri gramatikën e parë të gjuhës shqipe. Aq shqiptar u bë në shpirt, sa dhe poezitë shqip i shkroi. Ai është mësuesi që hapi e udhëhoqi një shkollë shqipe, për t’u mësuar shqiptarëve në gjuhën shqipe, katekizmin. Dhe ua mësoi katekizmin, jo vetëm të krishterëve, por dhe myslimanëve. Thuhet se shkroi dhe një doktrinë të krishterë shqip, por Selia e Shenjtë nuk ia miratoi, sepse, siç iu tha, shqiptarët, nga Himara në Kelmend, kishin Doktrinën e Pjetër Budit. Kështu të bashkuar na shihnin atëherë!
Nilo Katalani kishte nxënës nga bregdeti, kishte nxënës nga Kuçi, nga Tërbaçi dhe nga fshatra të tjerë të Himarës. Këta murgj arbëreshë, shqiptarë dhe të shqiptarizuar, bënë vepra të shquara për kulturën e Shqipërisë. Ata zbuluan të parët Mesharin e Gjon Buzukut, ata krijuan shkollat shqipe, ata e pagëzuan Shqipërinë me emrin Shqipëri dhe popullin e saj me emrin shqiptarë. Shqipëria mbeti pa emër në shek. XVII, se të gjithë emrat historikë ishin zënë. Ata gjetën që ky vend fliste shqip e duhej quajtur Shqipëri. Dhe kjo ndodhi në vitin 1703. Këta misionarë e këta murgj, këta njerëz të ditur të asaj kohe, zhvilluan pikërisht iluminimin e gjuhës shqipe dhe shkruan për herë të parë gjuhën letrare shqipe. Imzot Gjergj Skiroi, pasues i Nilo Katalanit, është i pari në histori që përdori gjuhën shqipe në komunikimin me Selinë e Shenjtë.
Veprimi ynë në Himarë nuk nxitet nga ndonjë ide e supozuar për kthimin e murgjëve bazilianë. Shteti ynë është shekullar dhe respekton besimtarët në zgjedhjen e tyre. Ne ëndërrojmë një vend të bekuar, një vend me paqe të qëndrueshme, një vend të pasur e të integruar në Evropë. Ne ëndërrojmë një vend të sigurtë e prosperitet për njerëzit tanë, një vend që të ketë respekt për të gjitha besimet, për të gjithë besimtarët, për të gjithë qytetarët.
Varri i Katalanit ishte atje tek kisha e Shën Thanasit, qysh nga viti 1694, kur u varros me nderimet që i takonin. Në shekullin e 20, varri i Katalanit u dhunua për herë të parë nga një pinjoll i familjes Buo në Dhërmi. Thuhet se ky person e dhunoi varrin për t’i vjedhur kurorën me diamante! Sepse ai ishte Monsinjor dhe duhej të varrosej me të gjitha nderimet. Në vitet ‘90 një tjetër dhërmiot, Klearko Papasava zhvarrosi Katalanin, i flaku eshtrat e tij dhe mbi varrin e Nilos ndërtoi këtë gjoja kishëzën e re! Prifti i Dhërmiut Bixhili, u ka pohuar banorëve të Dhërmiut se kishëza e vogël është bërë me lejen e autoriteteve të larta kishtare. Në se kjo është e vërtetë, atëherë duhet të mendojmë që zhvarrimi i Katalanos është bërë me nxitjen e këtyre autoriteteve.
Që askush të mos fshihet pas gishtit, duhet ta themi haptaz se kjo luftë, në emër të ortodoksisë dhe lirisë së besimit, bëhet jo për të mbrojtur kioskën e betontë të Klearko Papasavës, por për të zhdukur varrin dhe historinë e Katalanit dhe bashkë me të, edhe atë histori të lavdishme të Himarës dhe të Misionit Bazilian, që udhëhoqi Kishën Ortodokse Arbëreshe në Himarë dhe në bregdetin e Shqipërisë në shekujt 17–18. Ata ishin himariotë dhe u kthyen këtu si arbëreshë, si vëllezër tek vëllezërit. Nëse vërtetë autoritetet e kishës dhe besimtarët e Dhërmiut kërkojnë të ndërtojnë dhe të kenë një kishë të shenjtë të Shën Thanasit, atëherë kjo do të ketë mbështetjen e plotë të shtetit tonë. Autoritetet vendore janë të gatshëm të ofrojnë terrenin, si dhe miratimet për lejet përkatëse, për të ndërtuar një Kishë të re dhe të vërtetë të Shën Thanasit në Dhërmi.
Tashmë besohet në mënyrë të sigurtë që eshtrat e Katalanit u gjetën dhe konservuan nga një grup ekspertësh shqiptarë dhe Bashkia e Himarës ka rënë dakord me një plan për ta rindërtuar kishën e vjetër të Shën Thanasit dhe për ta rivarrosur me nderim këtë figurë të ndritur me origjinë siçiliane, por të arbëreshizuar, të shqiptarizuar. Pjesë e këtij plani është vendosja e shenjave të kujtesës këtë vjeshtë për të gjithë murgjit bazilianë në Himarë dhe në bregdetin shqiptar. Më 10 nëntor, më shumë se 20 akademikë shqiptarë do të referojnë kumtesat e tyre për këtë periudhë aq të rëndësishme të historisë të Himarës e të Shqipërisë dhe për gjithë orientimin properëndimor që zgjodhi e ndoqi Himara në shekujt 16-19. Për këtë kanë punuar me një përkushtim të pashoq gjithë profesorati i Universitetit të Vlorës, koordinuar nga prof. Roland Zisi. Po nuk mund të lë pa përmendur shkencëtarët arbëreshë Francesko Altimari (akademik) dhe Mateo Mandala; studiuesit e mirënjohur italianë Stefano Parenti e Giovanni Cimbalo; si dhe studiues të tjerë aq të vlerësuar nga vendet fqinje e nga vendi ynë, si Dhori Qiriazi, Pëllumb Xhufi, Anila Omari e Shaban Sinani. Kjo konferencë do të zhvillohet me kujdestarinë morale e intelektuale të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Ndërkohë po punohet për një park tematik në Himarë që do të evokojë këtë periudhë historike dhe këto figura të shquara që mbajtën gjallë lidhjet e hershme vëllazërore të Himarës me arbëreshët dhe anasjelltas.
Ajo kishëza që mbrojnë të gjithë këta që ju thashë në krye të kësaj fjale, ai bunkeri i betonit, nuk është gjë tjetër, veçse mbulesa dhe alibia për zhvarrimin brutal të eshtrave të Katalanit nga ajo tokë atje dhe për të fshirë këtë histori të lavdishme të kësaj krahine.
Greqia nuk mund të na mësojë neve respektin për besimtarët dhe për besimet. Ajo duhet të mësojë nga toleranca fetare e popullit tonë, nga kultura e bashkëjetesës fetare dhe etnike në Shqipëri. Është e drejta dhe përgjegjësia e shtetit tonë ta rindërtojë atë kishë historike, ta rindërtojë dhe ta rivarrosi me nderim Katalanin. Ne jemi përgjegjës ta ringremë atë kishë, si një muze, në nderim të kësaj vepre të bërë nga populli ynë dhe këta misionarë të shquar, me gjak shqiptar.
Njësitë e pushtetit vendor në Sarandë, Himarë e Vlorë do të vendosin shenjat e kujtesës, që historia e Himarës dhe e Rilindjes gjuhësore, kulturore e letrare të saj dhe të Shqipërisë të nxirret nga harresa e pabesë dhe të vendoset në shërbim të popullit! Rimëkëmbja e Himarës dhe garantimi i paqes dhe qetësisë së qëndrueshme atje është e lidhur, sa me mundësitë që krijohen pas Reformës Territoriale, aq edhe me ndriçimin objektiv të historisë së saj në shekuj, krahas të gjitha masave të tjera për zhvillimin e kësaj zone. Kush ka frikë nga e vërteta e të shkuarës historike, ndoshta fsheh qëllime të këqija për të sotmen dhe të ardhmen tonë!
Ata që flasin për respekt të besimtarëve homogjenë në jug të vendit duhet të respektojnë historinë dhe kulturën tonë kombëtare. Katalani, Zassi, Zaharia Dhima, Petro Andrea, Basilio Matranga, Partenio Parrino, Gjon Llazari, Giuseppe Schiro, Dhimitër Leka e Nilo Borgia janë tashmë figura të ndritura të kulturës dhe historisë sonë dhe ne si shqiptarë nuk mund të pranojmë që Kisha Autoqefale e Shqipërisë të mos jetë në krah të përpjekjeve të popullit tonë për mbrojtjen e historisë dhe kulturës sonë dhe për zhvillim kombëtar! Besime kombëtare nuk ka, veç hebraizmit, por nëse mundësia për të zgjedhur katër shekuj më parë ishte: liturgji nga vëllai arbëresh apo nga cilido tjetër, si mendoni ju, cila do të ishte zgjedhja e kritikueshme?
Më ndjeni se u zgjata shumë në këtë histori, por edhe në behar nuk na lënë rehat as Saliu, as këta të tjerët, Beleri, Bollano, Dule, priftërinjtë, të cilët e konsiderojnë akoma edhe sot, se të jesh ortodoks do të thotë të jesh grek! Por, ne jemi gati t’u japim përgjigje! Ne jemi ortodoksë të mirë dhe ndihemi krenarë për gjakun dhe identitetin tonë si shqiptarë!
Reagon ashpër Athina zyrtare: Rama si ISIS
Ka reaguar ashper dhe ne menyre aspak normale Greqia. Me Shtetin Islamik e kanë krahasuar kryeministrin shqiptar Edi Rama zyrtarët grekë. Pas prishjes së Kishës së Dhërmiut ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme greke me anë të zëdhënësit të saj.
“Shkatërrimin e vendeve të shenjta e kemi parë vetëm në vendet e pushtuara nga xhihadistët. Të njëjtën gjë pamë sot edhe në Shqipëri. Rama po vepron njësoj si ISIS”, ka thënë zëdhënësi i MPJ greke Konstantinos Koutras.
Rama e cilësoi “garazh pa leje” Kishën e Dhërmiut dhe dha urdhër për prishjen e saj. Urdhër që u zbatua nga INUV në orën 02:00 pas mesnatës së djeshme.
DULE, PBDNJ: Vandalizëm qeveritar!
Një vandalizëm qeveritar e ka quajtur PBDNJ, prishjen nga INUV të kishës së Shën Thanasit në Dhërmi. Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut shprehet se asnjë “patriotizëm” nuk mund të bëhet strehë për qëllime grabitëse.
“Qeveria që dështoi të ndërtojë shkolla, po shkatërron objektet e kultit. Ligji po i lë vendin abritraritetit, arrogancën dhe dhunës”, shprehet PBDNJ.
PBDNJ vijon më tej duke deklaruar se “qeveria është e kapur nga interesa klienteliste”.
Është shembur gjatë natës nga INUV-i Kisha Ortodokse në Dhërmi. Kisha është shembur plotësisht rreth orës 04:00 të ditës së mërkurë. Ndërhyrja e INUV-it është bërë në orët e para të mëngjesit për të shmangur përplasjet me banorët e zonës, të cilët dolën në mënyrë të organizuar në mbrojtje të kishës së fshatit ditën e hënë.
Banorët thanë se do ta mbronin kishën sepse e kishin ndërtuar vetë që në vitin 1994.
Zëdhënësi i Kishës, Thoma Dhima, tha se ky është një akt vandal i shtetit kundër komunitetit ortodoks. “Tani e kanë radhën eshtrat e familjeve ortodokse të fshatit që të përdhosen”, tha Dhima.
Ditën e martë, kryeministri Edi Rama publikoi në rrjetet sociale dy fotografi, njëra që tregon kishën para se ajo të prishej nga regjimi komunist dhe tjetra ndërtesën aktuale.
“Kisha e vjetër e Dhërmiut, që do të rilindë në emër të trashëgimisë kombëtare, dhe garazhi pa leje që e quajnë kishë”, shkroi Rama, duke ftuar qytetarët që të kuptojnë ndryshimin mes ndërtesës aktuale dhe asaj që synohet të ngrihet si pjesë e trashëgimisë kombëtare.
Rama: grekët duhet të mësohen, Shqipëria s’pranon mbikëqyrjen e tyre
Pak ditë pas protestës së grekëve etnikë (kështu konsiderohen banorët e fshatit jugor të Shqipërisë nga mediat greke) në fshatin e Dhërmiut (ose Drymades në greqisht) në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë, Autoritetet Lokale prishën një kishë ortodokse, kurse komentet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në mediat sociale të martën shtuan polemikat.
E përditshmja greke “Ekathimerini” i ka kushtuar një artikull ku i quan deklarata e kryeministrit Rama si të denja për të shtuar tensionin mes dy vendeve.
Ministria e Jashtme e Greqisë të hënën bëri thirrje Tiranës që të respektojnë liritë fetare. I pyetur nga një qytetar shqiptar në qoftë se deklarata e Athinës përbën ndërhyrje në punët e brendshme, Rama shkroi në Twitter: “Ata e bënin këtë, më shpesh në të kaluarën dhe e bëjnë atë më shpesh tani. Pak më shumë kohë u duhet, në mënyrë që ata të kuptojnë se Shqipëria nuk pranon mbikëqyrje.”
Komentet erdhën pasi Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastasi, u takua me Presidentin grek Prokopis Pavlopolos dhe Kryeministrin Aleksis Tsipras, në Athinë. Zyrtarët grekë nuk komentuan zyrtarisht zhvillimet e fundit dypalëshe, por thuhet se kjo ishte një kërkesë nga Anastas, i cili dëshironte të mbante politikën larg nga vizita e tij.
Pavlopulos dhe Tsipras, të dy, vlerësuan punën e liderit Ortodoks në Shqipëri dhe më gjerë.
NDALE DORËN, O HASHIM THAÇI?!
Opinion nga Ramiz LUSHAJ/
Më 27 gusht 2015, në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Vjenë, sipas gazetës malazeze “Vijesti” keni për të nënshkrue Marrëveshjen për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi. Sigurisht, nuk ka shtet pa kufinj, po çfarë shtetari je o Hashim Thaçi kur do me ia fal Malit të Zi 120 km2 të Kosovës. Kjo sipërfaqe toke është ma e madhe se ajo e komunës të Junikut (mbi 86 km2) apo e Hanit të Elezit (83 km2), pothuaj sa komuna e Zveçanit (mbi 122 km2), pak ma e vogël se komuna e Shtimjes (134 km2). E, krahasue me botën është ma e madhe se e pesë shteteve të pavarura në Europë e Oqeani të marra sëbashku: Vatikani, Monako, Nauru, Tuvalu, San Marino.
Enver Hoxhaj – ish ministër i Jashtëm e kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme deklaroi me rrenacaki se Malit të Zi nuk i jepet asnjë metër tokë (!) Ndërkohë: “Vijesti” citon burime të qeverisë malazeze në Podgoricë: “lokacionet në Kullë afër Rozhjës dhe në Grykën e Rugovës poshtë Çakorrit ku ndodhen stanet e shqiptarëve, sipas Marrëveshjes do të mbeten brenda territorit të Malit të Zi”(!) Po aty, kjo gazetë malazeze, shkruan dhe për protestat e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për caktimin e kufinit, Deputeti elitar i PDK në Pejë, Ramiz Kelmendi, me biznese fuqiplote në brigjet e Drinit, Limit e Moraçës, më 14 mars 2015 në TV Dukagjini e ngriti me shqetësim të madh çështjen e Demarkacionit me Malin e Zi. Ish ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi, disa herë, prej shtatorit 2010 në Pejë, ka folë me shifra e fakte për cënimin e interesave të Kosovës në kufinin me Malin e Zi. Ali Lajçi pjestar i Komisionit të Kosovës për Shenjimin e Kufinit me Malin e Zi dhe prijtar i protestave të gushtit 2015 kunder caktimit të Kufinit, e quan Demarkacionin “politikë jokombëtare e vagabondëve në qeveri”. Komunat në Rrafshin e Dukagjinit, që preken nga avancimi i kufinit malazez deri edhe në 5 km në tokën e Kosovës, e kanë institucionalizue qëndrimin e tyre, si komuna e Pejës me mbledhje të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj (13 mars 2015), po dhe komunat e Junikut, Deçanit e Istogut. Banorët e tyre, të brezit kufitar, kanë folë me revoltë në televizione e gazeta deri dhe për “gjakderdhje”, etj.
Principata e Malit të Zi kryehere kishte vetëm 1.500 km2 në katër katunde. Tani ka 13.812 km2 tokë, ku mbi dy të tretat e saj janë tokë etnike shqiptare që na i ka marrë në dy shekujt e kaluar. A thue o Hashim Thaçi edhe në shek, XXI jemi të dënuar nga Historia, nga Europa, nga Zotnia e Jote, për me ia dhanë dhe 120 km2 të tjera nga toka e shtetit të ri të Kosovës?!!
“Mali i Zi ishte pika e avancuar e marshimit sllav…Mali i Zi e kishte dyfishuar, trefishuar sipërfaqen e tij, kishte kaluar me një të rënë të lapsit nga 4.405 në 15.355 km2 në dëm…të Shqipërisë… Ne po e sabotonim, po e qethnim territorin e Shqiperisë në dobi të Malit të Zi dhe Shqipëria ishte pa mbrojtje.”- shprehej diplomati D’estornelles de Constand, Senator francez, Nobelist i Paqes (1909), Sekretar i Caktimit të Kufijve mes Shqipërisë e Malit të Zi (1879-1880). Ai u pendua se veproi asokohe si i thanë Fuqitë e Mëdha, sipas Marrëveshjes së Europës me Turqinë në dam të Shqipërisë. Ai, tevona, deklaroi botnisht: “Unë i kam shumë borxh Shqipërisë; unë do t’ia paguaj këtë borxh të rinisë…”. Dhe ky diplomat i huaj u ba një nga miqtë e mëdhenj të Shqipërisë deri në fund të jetës së tij, kreu shërbime të çmuara për Shqipërinë. E shleu borxhin e tij.
O Hashim Thaçi, ende nuk e dijmë: çka të ka thanë në vesh Europa e Bashkuar, për Marrëveshjen për Demarkacionin Kosovë-Mali i Zi. Sa je i kushtëzuar nga (mos)penaliteti në Gjykatën Speciale të Kosovës?! Sa ka lidhje kjo firmë e juaja me zgjedhjen tuaj President i Kosovës?! Etj. Gjithashtu, nuk e dijmë se cili është roli i bashkëfirmëtarit të Demarkacionit, të Igor Lukiç, ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, ideatorit e promotorrit të një Federate Pansllave në Ballkanin Perëndimor, ku don të përfshijnë dhe Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë, Serbinë, Bosnje-Hercegovinën?!
Diçka po due me të dvet: Sa është sipërfaqja reale e shtetit të ri të Kosovës? S’muj e thue se do të çohej shqiptarët patriotë të Kosovës (ndoshta tue iu prirë dhe sekti politik i Vetëvendosjes) e do të gjuanin selinë tande e të Qeverisë tande me gurë nga varret e martirëve të Kosovës dardane në shekuj, nga gurët e kufinit…Veç një fakt po ta përmendi botnisht: sipërfaqja e Manastirit të Deçanit (tashti si pjesë Metohie e copë Serbie – ku dhe ti kryediplomat i Kosovës pranohesh veç me leje-hyrje) është ma e madhe se shteti i vogël i Monakos (!) A mundesh me i kallxue popullit të Kosovës se pas faljes zyrtare të 120 km2 për Malin e Zi sa do të jetë sipërfaqja reale e shtetit të Kosovës?! Kjo Marrëveshje e Vjenës, e 27 gushtit 2015, bie erë tradhtie kombëtare, do të gjykohesh nga Historia…, prandaj ndale dorën në hedhjen e kësaj firme o Hashim Thaçi?!
Tiranë, 25 gusht 2015
- « Previous Page
- 1
- …
- 634
- 635
- 636
- 637
- 638
- …
- 859
- Next Page »