• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DILEMA

October 14, 2015 by dgreca

Dilema:”Të punojmë edhe për fenë apo të kultivojmë vetëm ndjenjën për kombin dhe shtetin?“
Opinion nga Fahri XHARRA/
(Reagim ndaj shkrimit “Mësimi fetar dhe arsimimi në shkollë” shkruar nga Dr. Mustafa Bajrami , drejtor i Institutit për Hulumtime Shkencore “Victory )/
Historinë tonë duhet të shkruajmë drejt, shqip dhe si shqiptarë. Jo vetëm historianët që dinë të shkruajnë vetëm histori, por të gjithë, politologët, sociologët, psikologët, arkeologët, teologët e shumë të tjerë, së bashku, shkencërisht dhe për të mirën e këtij populli.- e thotë Dr. Mustafa Bajrami .
Këto ishin te shkruara ne artikullin e përmendur ; fjalë të cilat kisha dashur që të fliteshin në ligjëratat nëpër xhami . Por autori e kërkon domosdosmërisht mësimin fetar nëpër shkolla duke e trajtuar këtë temë në mënyrë të rrjedhshme.
Të punojmë edhe për fenë apo të kultivojmë vetëm ndjenjën për kombin dhe shtetin? – pyetja që e ngritë autori , por pa e precizuar se për cilën fe të punojmë. Sigurisht që autori qëllimisht e harron se ne shqiptarët i përkasim të dy feve abrahamike apo katër konfesioneve kur thotë: “Shqiptarët, përveç tjerash, kanë dy të mira mjaftë të rëndësishme; Për fe, në shumicë, kanë Islamin “oriental”, dhe janë evropian që për fe në shumicë Evropa është e krishterë.” ( krenari apo imponim i domosdoshëm
fetar !?!? )
Sipas autorit; “të qenit evropian dhe si popull me shumicë myslimane është sfidë e dorës së parë për neve shqiptarët.”- habitet profesori . Ne nuk kemi asnjë ballafaqim (sfidë ) me Europën as që jemi sfidim ( ballafaqim ) për Europën. Pjesa muslimane e popullit shqiptar ( ashtu si musliman të lehtë që ishim , por edhe jemi përveç disa ekstremeve të porositura ) nuk paraqet asnjë pengesë .

“Edhe Orienti islamik tepër i ideologjizuar, edhe Oksidenti i krishterë së tepërmi i materializuar janë edhe të dobishëm edhe të dëmshëm për ne. Të dobishëm për aq sa i kontribuon qenies shqiptare dhe i dëmshëm për aq sa qenia shqiptare e keqkupton dhe keqinterpreton edhe orientin islamik edhe oksidentin e krishterë “ – një pyetje me mëdyshje dhe ç`orientuese .
Ne e pamë në këto vitet e fundit që “Orienti islamik tepër i ideologjizuar” na sollin një dezorientim shoqëror bukur shumë me pasoja; e zhvilluam antiamerikanizmin dhe anti europianizmin , u bëmë treg i pazareve më të pa skrupullta politike-ideologjike dhe e gati e filluam urrejtjen të çdo gjëje perëndimore.

Autori paska ardhur në përfundim që : “Në Perëndim, liritë individuale janë thuajse të pafund, arsimimi dhe teknologjia kanë arritur zenitin, por fare pak i jepet rëndësi anës shpirtërore të njeriut.” Dhe është e vërtetë ajo që e thotë. Në kë rast ne si të reagojmë ? të shkojmë pas perëndimit apo ta bishtërojmë atë dhe ti qasemi “anës shpirtërore islamike “ ? Pse Perëndimi po “vuan ” shumë që e paska lënë anash edukimin fetar ? Sa është i nevojshëm për popullin shqiptar edukimi fetar , pëderisa me shkolla , industri dhe teknologji jemi aq mbrapa botës. ? ( ne nuk dimë as që mundemi të prodhojmë vetë as më të thjeshtën , fijet e shkrepses ( kibritit ) .
Autori shkruan : “Shqiptar, mysliman apo i krishterë, me gjithë specifikat tepër të veçanta si qenie historike dhe si pjesë e gjeografisë evropiane, është diçka që nuk e kanë popujt tjerë të Evropës.” , mirë e thotë por e tepron kur i jep përgjigje vetvetes duke thënë : “Nuk bënë të çuditemi ku disa herë biem pre e xhelozive dhe mërive që mund të kenë të tjerët neve, pikërisht pse jemi të këtillë.” . Cilave xhelozi? Kush po na xhelozon ? ( Gabim e keni dr. Mustafa Bajrami ! )
“Aty edhe mund të gjenden fillesa të armiqësive që të tjerët kishin, kanë dhe vazhdojnë të kenë kundrejt kombit shqiptar. “ Jo , Profesor Bajrami , jo ! askush nga Europa nuk na xhelozon për këtë ,por janë çarqet e caktuara që po mundohen që për mjet të “pastrimit të shpirtit : të na e prishin këtë harmoni fetare që e kemi. E se kush janë ata , ju fort mirë e dini.
Qenia shqiptare si produkt i historisë dhe themel i gjeografisë ku jetojnë! “Ne duhet të jemi më origjinal, të hulumtojmë në vetvete çka është jona dhe çka e huaja. Tonën ta promovojmë, ndërsa të huajën në ne ta përdorim vetëm për aq sa është në dobi tonën. Asgjë më shumë. “ dhe unë po të plotësoj që nuk duam asgjë orientale as fetare , as ideologjike e as sahanprishëse . Nga Lindje kemi vuajtur shumë; t`iu numëroj?
Mësimet e fesë dhe ligjërimi fetar, në mënyrë institucionale nuk na na nevojitet; ato le të mbesin thjeshtë individuale , thjeshtë të mbyllura por të kontrolluara nga shteti dhe t`i grahim shkollës përpara .
“Në këtë kontekst, realiteti ynë shoqëror-shpirtëror, duhet të kundrohet pikërisht nga këto dy dimensione: Si ju flasim të tjerëve dhe si sillemi para të tjerëve!”- Shumë thjeshtë , t`iu flasim si europian , t`iu fusim në gjak shkollimin e mirëfilltë dhe të kultivojmë vetëm ndjenjën për kombin dhe shtetin dhe mësimin fetar nëpër shkollat tona laike ta harrojmë. Ta harrojmë përfundimisht !

Fahri Xharra, 14.10.15
Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Dilema, Fahri Xharar, Feja apo shteti

Ramush Haradinaj: “S’pshtohet ftyra tuj u fsheh pas namit të Rugovës”

October 13, 2015 by dgreca

Haradinaj-Mustafes: Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!/
Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, (sic e paskan interpretuar disa media) kjo tregon burracakërinë e tij. Ai po provon të gjejë fije kashte për ta shpëtuar lëkurën e vetë.
Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës!
Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!
R H

Filed Under: Opinion Tagged With: namit të Rugovës”, Ramush Haradinaj: “S’pshtohet ftyra, tuj u fsheh pas

Kosovë-shtypi: Arrestimi i Kurtit mat potencialin e trazirave

October 13, 2015 by dgreca

PRISHTINË, 13 Tetor 2015/ “Arrestimi i Kurtit mat potencialin e trazirave”, shkruan sot shtypi i Kosovës në një kryetitull balline.
Gazeta “Zëri” raporton se, policë e protestues të lënduar, vetura të djegura, objekte të tjera të demoluara është bilanci i demonstratave që plasën pas arrestimit të ish-liderit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në mbrëmjen e së hënës. Ka mjaftuar vetëm një alarm i partisë më të madhe opozitare, “Vetëvendosje”, se lideri “shpirtëror” i kësaj partie u arrestua nga Policia dhe qindra protestues të barrikadohen para Stacionit Policor në Prishtinë. Menjëherë ka plasur përleshja e aktivistëve më radikalë të LVV-së dhe Policisë, që rezultoi me dhunë deri në momentin kur u dha lajmi se deputeti Kurti u lirua.
Policia gjatë gjithë kohës përdori gazin lotsjellës dhe spërkatësin neutralizues, ndërsa protestuesit përveç gurëve kanë djegur edhe koshat e mbeturinave, si dhe disa vetura zyrtare.
Albin Kurti, deputet i Kuvendit të Kosovës, u arrestua nga Policia me urdhër, siç u tha, të Prokurorisë, pas dyshimit për hedhjen e gazit lotsjellës në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Kurti është ndaluar në magjistralen Ferizaj – Prishtinë dhe është shoqëruar për intervistim në Stacionin Qendror të Policisë në kryeqytet. Ai ka qenë bashkë me deputetin dhe shefin e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosjes”, Glauk Konjufca, dhe dy aktivistë të tjerë të kësaj Lëvizjeje, që ishin duke u kthyer nga një aktivitet nga Shkupi.
“Prishtina fushëbetejë”, është kryetitulli në ballinë i gazetës “Koha Ditore”.
Pas një përleshjeje mbi tri orësh me gurë e gaz lotsjellës mes pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe protestuesve, deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, është liruar nga arresti, mbrëmë vonë, pas mesnatës, shkruan gazeta.
Më tej thekson se, Kurti u ndalua në mbrëmje, rreth orës 9:00, derisa po kthehej nga Shkupi, në fshatin Çagllavicë, bazuar në, siç tha Policia, “urdhëresën nga prokurori kompetent”, në kuadër të hetimeve për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e fundit në Kuvend..
Vetë Kurti pas lirimit tha se policia kërkoi ta intervistonte, por ai ka refuzuar t’u përgjigjej pyetjeve që i kishin bërë gjatë mbajtjes në Polici tre hetues të krimeve të rënda.
Ai lirimin e tij ia atribuoi presionit të protestuesve, të cilët pas arrestimit të tij u tubuan para ndërtesës qendrore të Policisë në Prishtinë, ku, duke kërkuar lirimin e deputetit opozitar hodhën edhe gurë dhe mjete të forta, duke thyer xhamat e hyrjes së stacionit policor “Qendra”. “Besoj se pse jam liruar kaq shpejt ju e dini më mirë, se ju keni qenë jashtë e unë kam qenë brenda”, tha Kurti pas daljes nga Policia.
Ai nuk ka dashur të flasë në asnjë moment për hetimin e tij që nisi të premten lidhur me hedhjen e gazit në Kuvend. Madje refuzoi të përgjigjet edhe në atë nëse e konsideron vepër penale këtë akt. “Nuk kam pranuar të përgjigjem në asnjë pyetje të këtyre hetuesve dhe nuk kam pranuar avokat mbrojtës, unë përfaqësoj veten dhe nuk ka nevojë që të më mbrojë askush. Pyetje të prokurorisë dhe këtyre policëve unë nuk iu kam përgjigjur dhe nuk kam pse të ndërroj këtë qëndrim as tash”, tha ai për gazetën.
“Kryeqyteti në kaos pas arrestimit të Kurtit”, është titulli në ballinë i gazetës “Kosova Sot”, sipas së cilës “pakënaqësia qytetare merr dimension të ri”. “Deputeti Albin Kurti është arrestuar pak pas menatës, pas arrestimit nga Policia”, raporton gazeta.
Javën e kaluar, në 8 tetor, nga grupi parlamentar i LVV, deputeti Albin Kurti, është hedhur edhe gaz lotësjellës në “aksionet simbolike” protestuese të bllokimit të seancave plenare të Kuvendit të Kosovës që nga fillimi I sesionit vjeshtor, në një prej të cilave ka pasur edhe gjuejatje me vezë drejt kryeministrit. Në kundërshtim të 4 marrëveshjeve me Serbinë të 25 gushtit dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, opozita kosovare ka bojkotuar tre mbledhjet e kaluara të Kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, bojkoton edhe komisionet parlamentare, ndërsa ka paralajmërtuar edhe protesta në rrugë.
Sot, pas mesditws, në zyrën qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje mbahet konferencë e jashtëzakonshme për medie, në lidhje me ngjarjet e mbrëmshme./b.j/

Filed Under: Opinion Tagged With: arrestimi i Kurtit, potenciali i trazirave, Shtypi ne Kosove

Telenovelat turke edhe me të rrezikshme së pllaka e sulltanit në kalane e Lezhës

October 3, 2015 by dgreca

Opinion nga Lek Gjoka/

Ka pak ditë që një pllake e Sulltanit otoman vendosur gabimisht në hyrjen kryesorë të kalase së Lezhës që kurr nuk e kishtë pasur vendin në kala po bën një zhurmë të madhe në media dhe rrjetet sociale.Shqiptaret shqetesohën me të drejte, madje kanë shkuar deri në nënshkrimë peticioni për presidentin shqiptar për kete pllakë por harrojnë së ku qëndron problemi i vertete dhe “investimi” i qeverisë turke ose saktesisht i një Sulltani të ri turk i pagezuar president në trojët shqiptare kur ka ku investon për shqiptaret e Turqise që kalojnë të gjashtë milionet dhe nuk i njeh as si minoritet.
Problemi i parë janë vete qeverite shqiptare në Tiranë e Prishtinë që për interesa përsonale bëjnë sikur nuk e kuptojnë nostalgjinë e disa qeveritareve turq për perendorine otomane.Që kjo nostalgji të fillojë të realizohet duhet të investohet në art,kulturë,letërsi ku me së miri kanë filluar ta realizojnë nëpërmjet telenovelave.Të gjitha kanalet televizive shqiptare janë lëshuar plot bujë me telenovela turke që ngadale të mundohen ti shpërlajnë trutë mases së popullit shqiptar sikur përendoria otomane dhe Sulltanet a veziret sollen zhvillim e kulture në gadishullin ilirik, që po ky pushtues ja ktheu emrin në gadishulli Ballkanik.E verteta e dhimbshme e historise së otomaneve mbi kombin shqiptar nuk harrohet .Kur kojshite tan i jepnin Sulltanit robina motrat e veta që ti përzinte rracen e të kishin të drejta si gjuhën dhe fene , kombin shqiptar e dogjën me zjarr e hekur vetem që të plotësohën interesat e Greqisë dhe Serbise.Vertete per një çerek shekulli Gjergj Kastrioti-Skenderbeu heroi i kombit shqiptar e i krishtërimit evropian i gjunjëzoi sulltanet por me vdekjen e tij kombi shqiptar u vra, u përça dhe u gjakos aq keq saqe sot vetem fale trimerisë së familjeve të mëdhaja shqiptare(dhe të Mirditës që nuk u pushtua kurrë) arritëm të shpëtojmë si komb ku një rol ka luajtuar edhe Papa Klementi XI me origjinë shqiptare që i mblodhi shqiptaret në Kuvendin e Arberit  14-15 janar 1703 në Kishën e Shën Gjon Kryepremit në fshatin Merqi të Lezhës ku dhe ndezi një dritë jeshile për Evropen e krishtëre se kombi shqiptar duhet mbrojtur me çdo çmim.Disa shtete europiane si Austria ,Italia i dolen në krah kombit shqiptar por Rusia me perkrahen e shteteve të fuqishme evropiane në 1913 u lëshuan për ta fshirë përsëri Shqipërine nga harta e botes vetem që të kenaqte Greqine dhe Serbine.Fati kësaj here ishtë me Shqipërine sepse edhe SH.B.A-kës ishin krah shqiptareve , por megjithese nuk e firmosën dekleraten e ndarjes se tokave kombi shqiptar u nda në disa pjese.Një rol shumë të madh luajten intelektualet shqiptare ku muslimanet,katoliket,artodokset e bekteshianet u bashkuan bashke për të mbrojtuar trojat shqiptare.Madje edhe lobi i shqiptareve të Amerikes me Nolin në krye u çuditën pa mase për përgaditjen e ekipit shqiptar.Fjalimi që lexoi në konferencen e Paqes kryetari i mbrojtes së tokave shqiptare monsinior Luigj Bumçi, fjalim që e kishte shkruar homeri i letrave shqipe At Gjergj Fishta çuditi të gjitha kancelerite evropiane së si një prift katolik mbi fe vendosi kombin shqiptar që ai i përkiste.Sigurisht ketë histori të shkurter e solla si shembull se si shqiptaret intelektual 120 vite me parë nën presionin osmano-turk dhe greko-serb nuk u dorezuan por u bashkuan për çështjen kombëtare por sot po shikojmë një klime tjeter politike.Pa pikën e turpit politikanet në Shqipëri e Kosove janë të dashuruar aq shumë me qeverinë Turke saqë pranojnë çdo oferte kulturore e ekonomike madja pranojmë edhe të quhen vëllezer me turkun kur në fakt vëllai i shqiptarit është vetem ai që në kapilare ka gjak shqiptari.Sigurisht qeverite shqiptare duhet të jenë pro paqes në botë dhe si çdo popull tjeter populli turk duhet të jete mik i popullit tonë por jo të pranojmë deri ndryshimin e historisë së lavdishme të periudhes se Gjergj Kastriotit e me tej.Dukë hedhur tymtajen e besimit fetar qeverite e Athines dhe të Beogradit po luajnë shumë bukur kartën turke në interes të tyrë dhe në dem të kombit shqiptar.Dihen marveshjet midis Turqise dhe Serbise për pastrim etnik të shqipareve në Kosove e Maqedoni dhe të gjithe palet e politikes shqiptare heshtin.Nuk i kërkojnë Turqisë hapjen e shkollave shqipe dhe pranimin e fajit të një pushtimi e uzurpimi pese shekullor mbi trojet tona që i kanë grabitur pa mëshirë por kënaqen me pak para në gjepat e tyre e të te familjareve të tyrë.

Ky shekulli i XXI- te është shekulli i shqipareve dhe ket gjë e dijnë shumë mirë të gjithë kancelaritë evropiane.E dinë ato që morën me forcë tokat shqiptare, ato që vodhen historine e popullit me të lashtë të botës popullit shqiptar dhe e manipuluan për vete.Ndaj duhën hapur mirë sytë.Duhët që telenovelat turke para së të transmetohën në tv shqiptare të kalojnë në sitën e ministrisë së kultures sepse përbejnë një rrezik kolosas për popullin shqiptar janë si një opinium për masen e gjere.Vertete një pllake e Sulltanit në kalanë e Lezhës na shqetesoi pa masë por kjo ka një zgjidhje farë të lehte ndaj problem mbetet arti dhe letersia së si i sërviret popullit shqiptar historinë tonë mijëra vjeçare.Disa sigurisht që mundohën të na servirin plot lavdi historinë e sukseseve të shqiptarevë në përendorinë atomanë si ish kryeministra që në fakt ato janë tradhtarë të kombit shqiptar sepse me urdhërat e tyrë u mundua të varroset gjuhë shqipe,më urdhër të tyrë u dëtyruan që shqiptaret në masë të kthehen ne fene e pushtuesit turk e më vonë u quajtur turq dhe i larguan nga trojet shqiptare ku kishin lindur ato e te paret e tyre per mijëra vite.
Sot në kete shekull të ri të shqiptareve duhen tiu hapen mirë sytë dhe të mos pranojmë kurrsesi të injektohemi nëpër mjet artit mashtrimin e pushtuesve të kombin shqiptar si shpëtimtarët tonë sepse të gjithë e dinë së bashkimi i trojeve shqiptarë është vetem çështje kohë.Lokomotiva që do të bashkoje vagonat e ndarë të kombit shqiptar është ndezuar dhe shumë shpejt do nise udhëtimin ndaj të gjithë ne shqiptaret si dikur rilindasit ku mbi fe vendosen Atdheun,gjakun e shqiptarit të përgaditemi për ketë udhëtim të shumë pritur dhe që po mundohët nga kojshitë dhe ish pushtuesit e në veçanti osmano-turq të hidhet në ere me të gjitha llojet e arme diplomatike,psikologjike,artistiko-kulturore dhe ekonomike por që nuk do tia arrijnë kurrë po që së nuk na përçajnë dot.Dita e bashkimit të trojëve shqiptare po vjen.


Jacksonville Florida
Tetor 2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Kalaja e Lezhes, Lek Gjoka, pllaka e sulltanit, Telenovelat turke

PUNË AXHAMINJSH

October 2, 2015 by dgreca

Nga Fadil LUSHI/

  Dikur moti, kur unë dhe gjenerata ime ishim në moshë të mitur, “bënim ca punë axhaminjsh”. Mandej kur “fituam pjekurinë mendore”, punët i bënim pak me shaka, pak me zarar dhe së fundi edhe me humor ballkanas, gjithsesi pa kripë. Bënim përpjekje që ta rrënonim shtetin komunist. Ata që në ato mote ishin më të mençur dhe më të moshuar se ne, na thoshin se shteti nuk rrënohet dot kollaj, në veçanti me llafe boshe. Dhe kur punët i bën me shaka a humor, atëherë bie në bela. Disa ditë më parë vendosa ta vizitoj kryeqendrën e Shqipërisë Londineze, për qejfin tim dhe të familjarëve të mi, të cilët, shumë herë më parë më prokuruan që të bëjmë kësisoj “gjezdisje patriotike”! Diku atypari te hyrja e xhamisë të Haxhi Et”hem Beut, të Tiranës, takova gruan rome gjegjësisht Fatimenë me të cilën sa herë rastis të shihem, aq herë kërkon lëmoshë duke më thënë: “O ti çavo nga kasabaja e Tetovës, më fal ndonjë lekë. Bëj sevap, të dhëntë Zoti shnet!”. Përgjigjen ia ktheva në gjuhën e nënës së saj. Do të jap më shumë se ç’kërkon, me kusht nëse “fjalë-lëmoshës sate” do t’ia shtosh uratën: “Zoti të dhëntë një nuse dhe u bëfsh deputet!?” Këtë dëshirë timen ajo e shqiptoi me tamam dhe me plot gojën, pavarësisht se përballë kishte zonjën e shtëpisë sime. Pasi e futi në gji dyqindlekëshin, që ia dhash, më tha: “O çavo, ç’janë këto dëshira trupore dhe politike, o çavo pa më thuaj, a mos vallë i ke rënë gabim profesionit dhe moshës!?” Heshta dhe nuk i dhashë xhevap nga frika, se mos më thotë se ndoshta i kam rënë gabim edhe gjinisë? Më pastaj, duke u përpëlitur, mori strajcën dhe iku në drejtim të panjohur për mua dhe për të tjerët që rrinin rreth e rrotull meje. Këtë veprim e bëri kështu mbase pse ishte e ndërgjegjshme sa i përket “punës së saj me bela”. Si duket, unë vetë e kërkova belanë dhe lëre që e gjeta, por edhe e “bleva” shumë shtrenjtë me paratë e mia. Sazani, i cili qëndronte pranë meje, ma ktheu: “E po ti xhaxhi, ç’të duhej të bësh punë me bela…, ç’të duhet nusja, po sidomos kandidatura për përfaqësues të popullit në pushtetin legjislativ të Republikës së Maqedonisë”! I thashë: “Ore qerrata, ishte një shaka e radhës…”. Po ai ma ktheu: “Po, shaka, ama pa kripë!?”. Dhe pa përfunduar dialogun me Sazanin, më erdhi papritur në vesh një fjali nxitëse dhe paksa me ton urdhërues (nuk ishte zëri i Fatimesë), “Ec, o plak, se na plake me pallavra…, mblidh mendjen dhe shtrëngo dhëmbët e prapanicën, se ndryshe hesapet të dalin kungull Stambolli!”. Për një moment fillova të dërdëllis lloj-lloj gjepurash…, po njëkohësisht parashtrova pyetjen se pas gjithë asaj zhurme shurdhuese, a ia vlen të heshtësh!? Thashë se nuk ia vlen, sepse sipas një fjale të urtë popullore -“heshtja është vjedhje, ajo di të vjedhë guximin dhe të vërtetën, në instancë të fundit, heshtja është delikt i rëndë verbal”! Pas gjithë kësaj meseleje, fiqiri m’u bë përshesh…, çfarë fiqiri se.  

          Ne që e shkruajmë këtë vështrim, kemi një arsye, pavarësisht se karakterizohemi me atë mentalitetin arkaik dhe me atë moshën tonë “paksa” të shtyrë. Sot kur edhe pas gjashtë dekadash, vazhdojmë të frymojmë në kthetrat e kësaj rrëmuje ekonomike, politike, po edhe antivlerash, thjesht është “budallallëk të vrasësh mendjen” për do çështje tona të pambaruara, për do çështje të rëndësishme, për do çështje të diskutueshme a të pazgjidhshme, për disa çështje kufijsh, për çështje prone, për çështje lavdie, për disa çështje që llafosin shpërdorimin e pozitës zyrtare, për shpërdorimin e pasurisë kolektive, për disa çështje politike, për ca çështje (ri)kandidaturash për deputet dhe të tjera çështje. Sado qofshin këto çështje fisnike, nuk mjafton vetëm rishikimi i tyre. Prandaj ne që kemi moshë të thyer dhe që ndoshta gabimisht i kemi rënë profesionit, po edhe që nuk kemi takat t’i “bëjmë dot detyrat e shtëpisë qoftë në aspekt sasior a e edhe cilësor”, e lë më ato të shkollës, as që do bëjmë përpjekje të japim përgjigje. Neve na intereson ai fenomeni i “lëmoshës dhe lëmoshëtarit politik!”, na interesojnë njerëzit të cilët kanë filluar të “kërkojnë” edhe një mandat prej deputeti, na interesojnë njerëzit që kërkojnë atë formulën e shkurtër, e cila shpreh thelbin e uratës së romes nga Tirana, me sa vijon: “Qofshin me mua: Perëndia, mendja ime, votuesi dhe mbi të gjitha fjala a amini i kryeparit të partisë politike që e kam për xhan!?” Neve na intereson ai fenomeni i “dembelisë anadollake” të ca politikanëve të cilët me “zaptimin” e posteve politike, shndërrohen në “tul a mish pa kocka”, politikanë të cilët kur janë në pushtet bëjnë apologji të hapur, politikanë të cilët në vend që “të bëjnë deputetin”, shtrydhin puçrrat adoleshente, në vend që ta arsyetojnë votën, ata “bëjnë” hokatarin e mbretit, i cili e mbante në oborrin e vet për t’u zbavitur…, politikanë të cilët në vend që “të bëjnë deputetin”, lozin rolin e të shurdhrit, të verbrit dhe njeriut që nuk flet fare…, njerëz që lozin rolin e “avokatit të kryeparit të partisë në pushtet a në opozitë”…, të kryeparit i cili kur do ta humbasë pushtetin, po të njëjtin do ta bishtërojë e do paragjykojë, do t’ia vënë kazmën partisë dhe më vonë do të kërkojnë draprin që t’ia heqin kokën kryetarit pse i humbi zgjedhjet, pse “kaloi në opozitë”…, mandej “do të ndërtojnë idenë” rreth formimit të partisë së re politike…, politikanë të cilët kur  e humbin besimin e kryetarit, atëherë  “tregohen si nënçmues a përçmues dhe arrogantë me votëbesuesin, pavarësisht se i gjithë veprimi do t’i degdisë në qafëthyerje?!”…, njerëz të cilët kur nuk do t’i plotësojnë premtimet e tyre, u mbetet t’i referohen atij shpjegimit të Jake La Mottos kur thoshte: “Familja ime ishte e varfër sa çdo Vit të Ri, im at dilte nga shtëpia dhe shtinte disa herë në ajër me pistoletë. Pastaj kthehej dhe ne fëmijëve na thoshte se Plaku i Vitit të Ri kishte vrarë veten”!..,. deputetë të cilët harrojnë apo nuk duan të dinë se Kuvendi është njësoj si ajo thënia e aktores së njohur shqiptare Hajrie Rondos: “Se skena (politike-nënvizim ynë) është e bukur, por e egër, nuk të mban me hatër”!…, deputetë të cilët “sabah e aksham“ apo në vigjilje të zgjedhjeve fillojnë t’i vardisen kryeparit të partisë politike, si Fatimeja simpatike e Tiranës…, jo për një pesëdhjetëlekëshe shqiptare, përkundrazi për një (ri)kandidaturë për deputet a një post drejtori.

           Seç këta politikanë do të (ri)kandidohen apo jo, gjithsesi mbetet në kompetencat e kryetarit të partisë politike. Trupi votues beson te kryepari dhe shpreson se ai nuk do të kërkojë emra eminentë për deputetë, përkundrazi do të kërkojë njerëz që nuk e tradhtojnë partinë për hir të formimit të një partie të re politike.

           Në një analizë të shkruar në vitin 1923 (që vlen edhe sot), Fan Noli thotë: “Herodoti na tregon se në betejën navale të Salaminës, një athenian kapi një anije persiane me dorën e djathtë e s’e lëshonte gjersa ia prenë; ahere e kapi me dorën e mëngjër; ia prenë edhe këtë; ahere e kapi me dhëmbë dhe s’e lëshoi gjersa i prenë kokën. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofakët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i çqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po edhe këmbët e trupin!” dhe…!?  Thonë se “…hyjnitë antike e kishin dënuar Sizifin të përsëriste veprimet e veta, të ngjiste pa pushim një shkëmb në majë të një mali, nga ku guri rrokullisej vetvetiu. Ato kishin gjykuar me të drejtë se nuk ka ndëshkim më të tmerrshëm se puna e padobishme dhe e pashpresë. Opinionet janë të ndryshme për shkaqet përse Sizifi u dënua të bënte në ferr punë të padobishme. E qortuan për mendjelehtësi në sjelljet me perënditë greke…, nuk i ruajti sekretet e tyre…”.

Ne nuk e dimë se ky paragraf dedikuar Sizifit ka ose nuk ka gjë të përbashkët me ca politikanë shqiptarë, qofshin nga Kosova, Shqipëria a Maqedonia si dhe me vështrimin tonë në fjalë “që ka një titull të gjymtuar, brendi të zbehtë dhe një përfundim të paqartë”!?

         

Filed Under: Opinion Tagged With: Fadil Lushi, pune axhaminjsh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 636
  • 637
  • 638
  • 639
  • 640
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT