• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Reagim i Asllan Dibranit kundër Kastriot Myftarajt për ballistin

April 13, 2015 by dgreca

Ne foto: Pamje e flamurit autokton mbi Beograd nga Smail Morin Ballisti i akuzuar nga gazetari Kastriot Myftaraj!?./
Nga Asllan Dibrani/*
Morina, tifozi i famshëm i “Kombëtarës Shqiptare”, i cili akuzohet nga serbët si autor i mundshëm i lëshimit të Dronit me flamurin e “Shqipërisë Etnike” mbi qiellin e Beogradit, në ndeshjen Serbi-Shqipëri,u bë alarm i madh nga qarqet e Beogradit që dridhi edhe raportet politike.Kjo ngjarje pati përplasje të shpeshta ndërshtetërore me akuza të ndërsjella. Ballisti ishte një përformancë artistike moderne me logjikë të kujtesës së një krijuesi artistik,që vërtet tronditi shpirtat ,ashtu siç duhet ta bëjë një vepër artistike!Tronditi serbet,që shprehen primitizmin e vet me reagime të llojllojshëm deri të djegiet e shtëpive dhe dyqaneve të shqiptarëve në Serbi. Një serb një i ri tregon videon e babës së tij që goditi televizorin me karrige nga zemërimi që ka pa valëvitjen e flamurit tonë mbi Beograd.!Ngriti në këmbë të gjithë shqiptarët duke filluar në Tiranë,Prishtinë e qytete tjera në përkrahjen e Ballistit.!Tronditi edhe Platinin se mos është bombe,tronditi mediat e botës edhe akoma jehona e kësaj kryevepre artistike vazhdon…Pastaj ata që duan me i dhanë ngjyrë tjetër siç është rasti i këtyre ditëve nga gazetari Kastriot Myftarajt kundër Ballistit (Ismail Morinës) që e përshkallëzoj situatën me alarm qyqari me ngritjen e akuzës me kallëzim penal mesa vijon reagoj kundër tij dhe citoj tekstin e tij si më poshtë: Kallëzimi penal konsiston në këto vepra penale sipas parashikimit të imagjinatës së cektë , të çuditeshe me plot intriga,shpifje madje edhe denigruese. Një padi e drejtuar nga një njeri kokorizgji i interesave të Serbisë, është një skandal në vete që nuk duhet ta marrim shumë për shqetësim pasi kombi ynë dhe populli ynë gjithnjë pati njerëz qe i hanë bukën kombit tonë ,flasin shqip por varrin ja mihin për çdo ditë. Një gjë e tillë po ndodh edhe me çoroditësin e gazetarisë shqiptare Kastriot Miftarajn, pak njohës i historisë shqiptare e aq ma pak historisë së Kosovën qe më frazimet e tij fëlliq simbolin tonë kombëtar , shtrembëron historinë,merret me fjalët e çarshisë!!!???… Ai masë miri e dinë se(kush e ndërsen, nga kush është i paguar dhe çka fiton me këtë)?.
Ky gazetaruc, përpiqet ta mbroj Shqipërinë nga veprimtaria “armiqësore e Serbisë në bashkëpunim me tifozin shqiptar Ballistin e ngritjes së Dronit mbi Beograd”, me çka ja ka gjet edhe kodin se ku e paska cenuar Shqipërinë sipas,nenit 230 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë,që vepra e Ballistit, nga Kastriotit u vlerësuar si terroriste dhe armiqesore”!
Zoti Myftaraj harron se Beogradi zyrtar theu kodet ndërkombëtare duke i ndaluar tifozët e skuadrës shqiptare që ta përcjellin ndeshjen Shqipëri -Serbi.
-Ky paska harruar thirrjet ofenduese dhe poshtëruese me doza e urrejtjes raciste të përsëritura me mijëra herë nga spektatorët serb në stadiumin e Beogradit.Shteti serb ishte bashkë me ta si huliganë, primitiv dhe barbar!. Gjestet e serbëve janë nga pozita shtetërore.Dallimi është i qarte, por thuaj se ata janë mjeshtra të vete-viktimizimit dhe të nxjerrjes dhjamë edhe nga pleshti si rasti i Martinoviqit në Gjilan para 20 vjetësh e futi shishen në zorrën e trashë duke i akuzuar shqiptarët se e dhunuan,por të Droni është diçka tjetër.
Historia e tyre është e mbushur me pabesi ,akuza fallso ,diversion mashtrues ,armiqësi shekullore kundër shqiptarëve.Ajo u pa botërisht duke kërkuar “vdekjen e shqiptarëve,Kosova është e jona t’i vrasim shqiptarët”etj,por për çudi zoti Kastrioti s’ka qene në gatishmëri t’i thotë dy fjalë ndërsa për Ballistin thotë se ishim në rrezik me ndez luten me Serbinë!?. Kah i erdhi kjo ide aq brutale Kastritot Myftarajt?

Gjithsesi kjo është një zgjuarsi shqiptare inteligjencë plotë shprehje nacionale, jo me fraza ,poezi,reportazhe po me flamurin kombëtar simbol i bashkimit kombëtar.

Ndërsa gjesti i Ballistit është individual,e ke të qartë?Lind pyetja si nuk e the edhe një fjalë të vetme për terrorin primitiv qe u bë atë ditë kundër lojtarëve tanë edhe ndaj zyrtarëve të Shqipërisë. Ballistit bravos i qoftë që shfryu dufin e tij, por edhe bëri të ndihen mire mijëra tifozë sporti dhe shqiptarët në tërësi. Ai ia hodhi shtetit barbar Serbisë dhe i ka ngritur mendjen gjithë botës rreth Shqipërisë.Një diversion po u bëka edhe me logjike dhe zgjuarsi e jo vetëm me raketat balistike,dhe luftë frontale!.Gjithsesi kjo është një zgjuarsi shqiptare inteligjencë plotë shprehje nacionale jo me fraza ,poezi,reportazhe po me flamurin kombëtar simbol i bashkimit kombëtar.
Autori i Dronit është një patriot shqiptar dhe hero pa diskutim e jo si Kastriot Myftaraj që turpëron emrin qe e ka .Ai, jo qe është në gjendje ta kishte bëre një vepër të këtillë për interesin shqiptar ,por saboton etiketon dhe njollos nga frika dhe simpatia për Serbinë.

Atë që beri Ballist Morina, kishim shekuj që e prisnim!

-Ky “analist shkon edhe ma tutje dhe thekson së me ngritjen e flamurit etnik mbi Beograd ,Ballisti paska bëre provokim të luftës”, e parashikuar nga neni 211 e Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Zoti Kastriot Myftaraj, është një turp, për ju, që aq shumë jeni i cekët në fushën politike. A s’është mjaft që ne shqiptarët po rrimë si macja nën sofër nga armiqtë dhe bashkëpunëtorët e tyre?. A ta ulim kokën akoma pran një grushti Serbie ta heshtim akoma vrazhdësinë e tyre hegjemonist duke mos shprehur gatishmëri shqiptarët sa duhet për toka e veta?. A thua sa kohë, ne shqiptaret pritem të shihet një flamur i përbashkët në arenën ndërkombëtare?. Atë që beri Ballist Morina, kishim shekuj që e prisnim, kishim shekuj që e kërkonim, një shenje, për t’i zgjuar shqiptarët dhe turpëruar serbët dhe kjo ndodhi në mes të Beogradit, jo me shantazhiume e intriga si Kastriot Myftaraj ,por me vepër.

Zoti Myftaraj vepron ,shprehet , dhe shkruan me tezat e armiqve tanë. Gjestin dhe veprimin që e bëri Ballist Morina është dashur ta kryejnë parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës.!

Ju kërkoni rrudhje të tokave shqiptare duke mos i njohur shkëputjet e pjesëve të veta Kosovës. Zoti Myftaraj vepron ,shprehet , dhe shkruan me tezat e armiqve tanë!.Gjesti i Ballist Morinës, tregoi se (shqiptarët janë një dhe duhet të jenë një për të gjithë dhe te gjithë për një). Gjestin dhe veprimin që e bëri Ballist Morina është dashur ta kryejnë parlamentet e Shqipërisë dhe Kosovës. Ballisti me një fjalë bëri punë ma të madhe sa dy qeveritë aktuale për “Atdheun”, pastaj ti duhesh te turpërohesh dhe të përgjigjesh vet penalisht tek populli shqiptar se ke cenuar vlerat e tij pikërisht ata që sakrifikojnë për te.
-Ju ma jeni të prirë nga qëndrime jo shqiptare të qosh pluhur si kurse Fatos Lubonja rreth qenies tonë të lavdishme shqiptare, duke njollos. Ju nuk është hera e pare që dilni me prononcime antikombëtare ,antishqiptare siç ishte rasti e vizitës se Edi Rama që ishte në Paris (për aktin terrorist që e kryen forcat islamike kundër gazetarëve dhe karikaturistëve francez) me eskortën e përfaqësuesve fetare të Shqipërisë.Ju dolët dhe e qortuat zotin Rama se është dashur me marr edhe grekun Anastas Janullatos si përfaqësues të ortodoksëve shqiptarë” kur dihet botërisht se ai është njeriu ma i përbetuar kundër shqiptarëve edhe se dihet që ka prejardhje çame!.

Ti e fyen njeriun e kontributit të internacionalizimit të çështjes shqiptare në Ballkan!?

Pastaj ju zoti Kastriot shkuat edhe ma lart kur njollosni edhe flamurin shqiptar duke u përpjekur që t’i akuzosh shqiptarët ne vijën e çështjes shqiptare, vet bien në gracka me vetëdije. apo pa të, ti e din!?.
Me shprehjet tua si ma poshtë nuk lëne përshtypje që i dinë gjërat si duhet andaj bien në lajthitje me vetveten tuaj kur shpreheni për ngritjen e flamurit mbi Beograd “Poshtërimi botërisht i Republikës dhe i simboleve të saj”, parashikuar nga neni 268 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë” duke e cilësuar Ballistin si bashkëpunëtor të Serbisë i hamendur,pa pasur argumente edhe vet del i pa çart para disa ditësh në opinion.
Lajmin tuaj e pritem pa durim!Isha shumë i lumtur se zoti Kastriot Myftaraj zbuloj një tradhtar përmes deklaratave të forta sa që ne publikut,na ndave kohë orësh në publikimin e dokumenteve rreth zbulimit të spiunit të Serbisë kuptohet për Ballistin. Ai që del me tema kombëtare,qoftë edhe zbulim,apo hetim të njerëzve të dyshimtë që veprojnë kundër shtetit tonë dhe popullit tonë duhet të quhet atdhetar , dhe dashamir i popullit ,ashtu te kosiderova edhe ty. Ti ishe i tillë për disa orë zoti Kastriot i dashur,patriot dhe atdhetar për mua,ndërsa Ballistin e sajova si armik terrorist dhe spiun të Serbisë,gjithnjë duke e pritur në media zbulimin edhe të një spiuni serb siç ishte i akuzuari dhe i zbuluari i yt (Isamil Morina Ballisti). Ishe patriot dhe sakrifikues për çështjen e Kombit!.Ai qëndrim i imi për ju zoti Kastriot Miftaraj,nuk zgjati ma shumë se kur dole me një deklaratë qesharake me hamendje, supozime,akuza kokorizje pa krip me plotë gënjeshtra. Për disa orë ti ishe i dashur i përkëdheluri,por shpifjet tua të pa kurrfarë argumenti që nuk afrove në dritë u shndërrove në një njeri të dyshimtë dhe abuzues për njeriun që dha një kontribut të internacionalizimit të çështjes shqiptare në Ballkan.Ballisti foli në të gjitha gjuhët e botës dhe mbeti ai qe është ,por ju zoti Kastriot pajtohu se ai është në epërsi dhe siç duket ja keni përgatitur të keqen vetes tuaj që ju i keni dhënë rast Ballistit të padis për shpifje dhe fyerje personale. Kisha të këshilloj që t’i kërkosh kodet ligjore se me cilat do të përballesh m ligjet e shtetit shqiptar. Ju nuk keni arritur ma lart se ta bindeni një program televiziv të Arian Canit për një debat televiziv.Për debat televiziv dhe debate mediale,këtu jam kur të duash dalim dhe bëjmë debat lidhur me këtë çështje.Sot Ballisti njihet në tëre botën me kryeveprën që beri,ndersa ju?.
Ju zoti Kastriot theksoni,(duket qartë se autoritetet serbe duan ta përdorin emrin e Morinajt, si autor të dërgimit të Dronit, por jo të kenë të bëjnë drejtpërdrejt me Morinajn. Merret vesh, Ismail Morina është bashkëpunëtor i shërbimeve të fshehta serbe)?
-Nga teksti i lartshënuar shihet se je tip gazetari i varur nga dikush që të ndërsen të hapë debate pikërisht pa baza.Mbetet përshtypja se sikur ju e pritni me kënaqësi pa durim dhe me gëzim arrestimin e tij,apo edhe ngritjen e ndonjë padije ndjekëse nga Interpoli!. Kjo shihet se e paskeni bërë një zbulim epokal që organet e Serbisë nuk paskan mundur ta zbulojnë ndërsa Kasrtion Myftaraj e paska zbuluar kryesin e këtij akti,ngritjen e flamurit në atë formë që u ekzekutuar. More, zotëri ti ke mbetur akoma në analiza mesjetare,bota po manovron edhe në planetët tjera e ti e thua është e mundur kështu e ashtu me shpifje.
Vazhdojmë edhe ma tutje mbi akuzat qe i ngrit kundër Ballistitit, Kastriot Myftaraj thotë: Ka edhe diçka tjetër më të thellë që fshihet të flamuri: “Autori i bannerit i kishte vendosur dy Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vlorën dhe Isa Boletinin, si dhe stemën e Republikës së Shqipërisë,shqiponjën e zezë në fushë të kuqe, brenda një fushe të zezë. Ky nuk ishte thjesht një poshtërim. Praktikisht me këtë banneri kishte kombinuar flamurin kombëtar shqiptar me flamurin e zi të Shtetit Islamik.
-Një tjetër simbol islamik në banner ishte harta, e ashtuquajtur nga Ismail Morinaj,si e Shqipërisë Etnike. Nëse e shikoni me vëmendje hartën do të vini re se në këtë hartë, brenda territorit të “Shqipërisë Etnike” përfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku nuk ka qenë kurrë një treve e pretenduar si pjesë e Shqipërisë Etnike që nga koha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe deri më sot. Shumicën e popullsisë e përbëjnë boshnjako-muslimanët (54.5%) Serbët përbëjnë 33.9% të popullsisë dhe malazezët 7.25% të popullsisë. Vetëm 1.04% e popullsisë së përgjithshme të Sanxhakut, ose 4062 persona janë deklaruar shqiptarë”.

Struktura e popullsisë së Toplicës 1877-1978

Zoti K.Myftaraj ju jeni plotësisht në lajthitje i pa informuar pastaj mos dil me gjëra të tilla të gënjesh publikun!Ti e turpëron etiken e gazetarisë sonë!?.Ti je një naiv,apo injorant!Unë të sjell fakte e dëshmi të atyre territoreve të shpërngulura me dhunë,zjarre dhe terror. Akoma plagët tona janë të hapura. Shpërngulja e tyre u përqendruan në Kosove,Shqipëri si në fshatin Qerret në Durrës , në Tiranë, në Fier ,Shkodër,Elbasan e gjetiu ,por pjesa dërmuese iku për Turqi me marrëveshje të Serbisë dhe Turqisë. Po të sjell dëshmi pa e përfshirë Sanxhakun ve qe po ta them se asnjë bëshnjak nuk ka aty. Të gjithë janë shqiptar te asimiluar. Ndersa sa i përket Toplicen që ka në vitin 1877-1878 ka pasur 18333 banorë, prej të cilëve rrethi i Prokuples ka pasur 10825 banorë, prej tyre 4618 kanë qenë serb, ndërsa pjesa tjetër 6207, kanë qenë shqiptarë, rrethi i Kosanices ka pasur 6708 banorë, prej tyre 577 serbë, 5951 shqiptarë dhe afro 800 çerkez. Leskovci gjerë në vitin 1877 ka pasur 900 shtëpi të banuara me 5000 banorë shqiptar dhe pak serb. Në Prokuple me rrethinë ka pasur 2505 shtëpi shqiptare, 2031 shtëpi serbe. Në Kurshumli ka pasur 1956 shtëpi shqiptare, 638 shtëpi serbe. Kjo është një statistike që tregon mase miri historikun e atyre rajoneve. Gjysma e popullatës së Kosovës kanë mbiemrat nga ai rajon me toponimet që akoma janë në hartat gjeografike ,hyni dhe e vërtetoni lexues te dashur .Mbiemrat që kanë sot shqiptarët e Kosovës dhe i përdorin në bazë të toponimeve në regjionin e Toplices janë mesa vijojnë si ma poshtë: Kastrati,Muhaxheri,Vllasa,Kapit,Bajçinca,Bellanica,Breznica,Batusha,Byqmeti,Jashanica,Reçica,Merovci,Rafuna,Retkoceri,Visoka,Tupalla,Stublla,Sllamniku,Pllana,Rakovica,Ramabaja,Rashica,Konjfca,Maqastena,Zhegrova,Terpeza,Shahiqi,Qyqalla,Maqedonci,Koprani etj. Janë toponime që sot shqiptarët e Kosovës i ruajnë, këta mbiemra në baze të toponimeve që i kanë pas si vendbanime. Po me të mjetit mbiemra sot i gjene edhe shqiptaret e Turqisë prandaj ju shihet se nuk keni kurrfarë lidhje me territoret tona se ku i kemi de ku i kemi pasur.Ju nuk keni prova dhe potencial ta akuzonishqiptaret , aq ma pak Ballistin që shumë në formë precize i ka fut ato territore në kornizat e kufijve të Shqipërisë së bashkuar .Ne nuk do të pyesim se a keni mbetur si viktimë e komunizmit në Shqipëri dhe nuk i ke mësuar në histori këto të dhëna, apo ti je një injorant dhe nuk i din gjerat?. Ne i konsiderojmë si toka tonat. Kemi lënë tapitë tona atje një ditë duhet edhe t’i kërkojmë dhe të kthehemi në tokat tona.Është koha që të tregohet një kallëzim penal ndërkombëtar kundër Serbisë për atë kohë. Nëse është për denoncim dhe kallëzim penal është Serbia e jo shqiptaret zoti Kastriot!?.Ti njollos flamurin tonë me simbolin ma të çmueshëm shqiponjën me flamurin e kalifatit gjë,qe ne shqiptarët as që kemi gjë të përbashkët me ta. Sa i përket vendosjes së dy figurave kombëtare, normal se ato janë që duhet të vendosen. Edhe ngjyra është ajo ma e mire në të parë estetik po aq edhe
artistike. Këtu ka të bëjë me ngjyrën kuq e zi e jo siç mendon ti me imagjinatën tuaj të fëlliqet vendi me mbeturinat aziatike që për fat të keq kanë zënë rrënjë edhe në trojet tona!?.
*Autori i reagimit është publicist, ish i burgosur politik, anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve, Artistëve dhe krijuesve shqiptarë në Gjermani, poet, piktor dhe veprimtar shumë vjeçar për Kosovën.

Filed Under: Opinion Tagged With: i Asllan Dibranit, kundër Kastriot Myftarajt, për ballistin, reagim

Fytyra e Lirisë

April 11, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
PELLUMB LAMAJ:Janë momente kur i drejtohem Zotit për shpirtin e pamposhtur që më dha dhe betohem se kurrë nuk kam për të harruar se nga vij e mbi të gjitha ATA që mbetën rrugës, e tani pas më se njëzetë vjetësh, ndjej paqe në veten time dhe falënderoj përsëri Zotin…
Nganjëherë rrethanat e jetës janë kundra teje por të thuash fjalën e mirë e të drejtë e të mbetesh NJERI, këtë e ke vet në dorë!… /
Një portret i bukur si fytyra e Lirisë! Kam kohë që e kam takuar në aktivitete të ndryshme patriotike njeriun si me flakadanin në dorë, z.Pëllumb Lamaj ish i dënuar politik nga diktatura hoxhiste në burgun famëkeq të Spaçit qysh në moshën 19 vjeç. Oratoria dhe kthjelltësia e mendimit në mediume të ndryshme dhe biseda shoqërore janë tejet mbresëlënëse. Duke e dëgjuar me vëmendje të posaçme fjalën e tij duket sikur sheh nga afër sytë e bukur të Lirisë, të Lirisë që barbarët mundoheshin t’i verbonin sytë, të Lirise së munguar ndër miliona shqiptarë…
Në demonstratën që u zhvillua më 13 tetor, 1912 në Manhattan para OKB-s në mbështetje të greves së urisë se ish të dënuarit politik të ndjerit Lirak Bejkos, ajo që do më bënte më shumë përshtypje ishte fjala e shkurtër e z.Lamaj, por thënë gjithçka me një elekuencë të përsosur. Mbrojtja që i bënte bashkëvuajtësit të tij ishte dinjitoze, ishte gati epike. Ishte mbrojtja që i bente një Burrë të vërtetës dhe Lirisë së mohuar të Lirak Bejkos, çka të kujtonte Malcolm X i cili ka thënë: “Nobody can give you freedom. Nobody can give you equality or justice or anything. If you’re a man, you take it”, që përkthehet: “Asnjeri s’ta jep Lirinë, asnjeri s’ta jep barazinë, drejtësinë ose asgjë. Në se ti je burrë fitoje atë”.
Kështu ka vepruar njeriu i lirë Pëllumb Lamaj që edhe pse bota jo e lirë i hodhi prangat ai përsëri ndihej absolutisht i lirë, absolutisht pa “pranga”.
Në muajin mars u organizua Në zemër të Manhattanit në mjediset e “Producer’s Club Theater” nga Dr.Ilir Hysa dhe z.Pëllumb Lamaj një sesion përkujtimor me rastin e 135-vjetorit të lindjes së Burrit të ndritur të Kombit Mid’hat Abdyl Frashërit, por i mohuar tërësisht nga diktatura, dokumentari i realizuar prej z.Lamaj ishte sikur ta kishte shkruar një historian i vërtetë.
Pas aktivitetit në bisedë të lirë nga z.Lamaj me miq dhe të ftuar që kishin ardhur në këtë sesion përkujtimor ajo që do më bënte më shumë përshtypje ishte fjala Paqe që e përdorte me aq mirësi, ishte Liria në shpirt, në gjak të tij. Ja si u shpreh Ai për Lirinë: “Kur ishja në burg në Spac, nën torturat e barbarëve gjithmonë ju thoshja gardianëve: Unë jam i lirë, i lirë, ju jeni të burgosur, jo unë! Mjerë ju që rrini pas nesh kudo, me ditë, javë dhe muaj pa parë familjet tuaja, fëmijët, gruan, prindërit. E dhimbshme që fëmijët tuaj do të rriten me bëmat e babait që përdor kërbaçin kundër njeriut”.
U ndala sot para kësaj fotoje dhe m’u duk sikur pashë fytyrën e vërtetë të Lirisë. Është një djalë i burgosur qysh në bangat e shkollës në qytetin e Vlorës që pasi përmbyset sistemi komunist shkon drejt mërgimit të detyruar, një dhimbje kjo që më shumë se ne të ikurit askush me mirë nuk e kupton. Po sjellë një fragment të shkruar nga Lamaj në rrjetin social në f/b rreth kësaj fotoje që më dha muzë për të shkruar këtë esse:
“Janë muajt e parë të Lirisë dhe një ditë kalova kufirin dhe mora rrugët e botës drejt mërgimit të detyruar për të mbetur i lirë dhe pas disa ditësh e netësh plot andrralla, u gjenda pranë Athinës së lashtë të mbushur me aq lavdi, histori e gjurmë shqiptarësh…
Janë momente kur i drejtohem Zotit për shpirtin e pamposhtur që më dha dhe betohem se kurrë nuk kam për të harruar se nga vij e mbi të gjitha ATA që mbetën rrugës, e tani pas më se njëzetë vjetësh, ndjej paqe në veten time dhe falënderoj përsëri Zotin…
Nganjëherë rrethanat e jetës janë kundra teje por të thuash fjalën e mirë e të drejtë e të mbetesh NJERI, këtë e ke vet në dorë!…
Si shumë prej nesh dhe klasës së persekutuar Lamaj ndihet i zhgënjyer dhe gjithmonë ka mbajtur qëndrim kritik karshi politikës dritëshkurtër shqiptare për të persekutuarit, ish të dënuarit e ndërgjegjes, por edhe për shumicën, që e kanë lënë popullin në një mjerim të tejskajshëm.
Poeti dhimbshëm, me dëshpërim dhe kurajo i drejtohet lirshëm Statujës së Lirisë në këtë poezi si më poshtë: “Ah Statujё, Statujё e Lirisё/ Sa ёndrra rinie u fishkёn mbi ballё/ Jehona dashurie qё kurrё nuk u dhuruan/Sa kafka martirёsh mbetur pa varr!/ Ah Statujё, Statujё e Lirisё/ E vetmja dritё, i vetmi zjarr/ E vetmja ёndёrr ku shpresat udhёtojnё/ Pёrzier me klithma, kulluar nё gjak!/ Ah Statujё, Statujё e Lirisё/ E vetmja shpresё qё na mban gjallё/ Por edhe po ikёm pa u takuar/ Besomё, do vijnё tё tё puthin vrasёsit tanё!…
Mendimi i thellë, metafora e shpresës, por edhe vargu i fundit denoncues duken sikur na thonë ne lexuesve si e famshmja Roza Parks se: “Thuajini botës se dua të kujtohem si një person që kërkonte të ishte i lirë, ashtu si dhe shumë njerëz të tjerë që duan të jenë gjithashtu të lirë”.
Fotoja, poezitë, përkthimet, kushdo që i kanë lexuar dhe komunikuar me Lamaj, me siguri kanë menduar se duan të jenë të lirë, paqësor si Poeti erudit, një Pëllumb Paqeje.

10 Prill, 2015
Staten Island, New York

Filed Under: Opinion Tagged With: fytyra e Lirise, Keze Zylo, Pellumb Lamaj

BASHKIMI ME KOSOVEN-AMBASADA AMERIKANE NE TIRANE: SHQIPERIA E KOSOVA TE LUFTOJNE PER ASPIRATEN EUROPIANE

April 10, 2015 by dgreca

Deklaratë e Ambasadës së SHBA, datë 9 prill:-“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin fort aspiratat për në BE/
Ambasada amerikane në Tiranë reagoi dje për VOA lidhur me deklarimet e kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve në Bashkimin Evropian dhe qasjen që duhet të ketë BE-ja ndaj këtij bashkimi. I pyetur nga “Zëri i Amerikës” se cili është qëndrimi i SHBA-ve, pas deklaratave të forta të Serbisë për komentet e kryeministrit Rama në intervistën me “Klan Kosova”, të cilat janë interpretuar se nënkuptojnë një bashkim të dëshiruar politik midis Shqipërisë dhe Kosovës, si dhe duke pasur parasysh deklaratën e djeshme të Bashkimit Europian për këtë cështje, një zëdhënës i ambasadës u përgjigj:-“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbështesin fort aspiratat për në BE, të të gjitha vendeve në Ballkanin Perendimor dhe mirëpresin riafirmimin nga BE se këto vende ndajnë një perspektivë të qartë europiane. SHBA besojnë se të gjitha vendet që punojnë për anëtarësim në BE duhet të qëndrojnë larg nga gjuha që nuk e çon përpara këtë synim të përbashkët dhe duhet të vazhdojnë të punojnë drejt forcimit të bashkëpunimit rajonal. SHBA mirëpret garancitë që ka marrë nga qeveria e Shqipërisë se deklaratat në fjalë synonin vetëm të theksonin rëndësinë që ka integrimi në BE për shumë vende të Ballkanit”.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ambasada amerikane, bashkimi, Shqipëria e Kosova

Të fuqishmit mbi ligjin dhe mbi shtetin!

April 10, 2015 by dgreca

Nga Faik KRASNIQI/
Edhe pse po rrezikohet popullata nga sëmundjet e rrezikshme të kancerit dhe leukemisë, e që po preken sidomos fëmijët e vegjël, deri më tash nuk kemi parë që Ministria e Bujqësisë ka ndërmarrë diçka, lidhur me shpërthimin e skandalit, rreth importimit të grurit të myktë, që në Serbi dhe vende të tjera përdoret për ushqim kafshësh, kurse ky miell shërben për t’u gatuar në sofrat shqiptare, në të dy anët e kufirit! Vetë qeveria e Shqipërisë dhe Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, ishte ai që ndezi alarmin për krundet e kafshëve, kur tha që Kosova po i shet Shqipërisë krunde të kafshëve! Por, ishte i njëjti ministër që erdhi në Prishtinë, dhe sigurisht nga presioni i oligarkëve të biznesit dhe politikës, në Kosovë dhe Shqipëri, e demantoi vetveten dhe tha që mielli është në rregull! E ky skandal i krundeve nga AVUK-u u mbyll me pretendimin se krundet janë në nivel dhe në përputhje me standartet evropiane! Madje AVUK-u ato krunde i cilësoj edhe më cilësore sesa në vendet e Bashkimit Evropian! Prandaj nuk besoj që Ministria e Bujqësisë do të bëj diçka për parandalimin e këtij gruri – dhe as për qumështin me pluhur që po importohet nga vendet e kontaminuara, sepse importuesit janë të lidhur ngushtë me politikën, në të dy anët e kufirit, shkaku i interesave të tyre biznesore, prandaj edhe çdo skandal mbulohet nga ana e tyre dhe në fund sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë, e populli në fund dorëzohet dhe hesht, edhe pse është në pyetje shëndeti dhe jeta e tyre, e posaqërisht e fëmijëve të tyre!

Ligji nuk është i njëjtë për të gjithë!

Në Kosovë ligji nuk është i njëjtë për të gjithë! Për popullin e shkretë ligji zbatohet në përpikmëri, kurse për njerëzit e fuqishëm as që vije në shprehje, pavarësisht se çfarë krimi dhe vepra penale bëjnë ata! Në Kosovën e paluftës, të gjithë jemi dëshmitar për këtë gjë, në qindra e mijëra raste!E, mosfunksionimi i ligjit, e sidomos për njerëzit e fuqishëm të politikës dhe bizneset e lidhura ngushtë me ata, apo më mirë të themi bizneset e tyre por që janë në emrin e biznesmenëve, që i kanë krijuar vetë peshqit e mëdhenjë të politikës, kanë bërë që populli të ha çdo gjë: edhe krunde të kafshëve, edhe qumësht pluhur, ushqime të dyshimta dhe të kontaminuara, me afat të skaduar etj, sepse këta oligarkë të politikës dhe biznesit i kanë mekanizmat e tyre si AVUK-un, prokuroritë e gjykatat, që i mbrojnë prapa çdo pisllëku dhe skandali!
Deri sa nuk ekziston shteti ligjor, këto skandale që po rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, e që nga paslufta janë bërë të shpeshta sëmundjet nga kanceri dhe leukemia tek fëmijët, do të vazhdojnë akoma, sepse mungesa e shtetit ligjor krijon trekëndëshin kriminal, politikë-biznes-mafi!

Institucionet përgjegjëse duhet të marrin masa!

Heshtja e institucioneve përgjegjëse, rreth këtyre skandaleve është shumë e rrezikshme, e turpshme dhe e papranueshme, sepse po rrezikohet seriozisht shëndeti dhe jeta e qytetarëve, e në veçanti po lozet me jetën e fëmijëve të vegjël dhe të porsalindurve!
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet përgjegjëse duhet të mirren seriozisht me këtë punë, dhe të bëjnë parandalimin e importimit të këtyre ushqimeve të rrezikshme, sepse me konsumimin e këtyre ushqimeve të dyshimta, të mykta, të kontaminuara dhe me afate të skaduara, tek popullata janë shpeshtuar sëmundjet e kancerit dhe leukemia tek fëmijët!

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, te fortet

Pse Gjakova, therrë në sy?

April 9, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
KUSH NA KA MALLKUAR DHE PSE ? Kur prishëm kishat dhe xhamitë, besonim se e keqja na vinte si ndëshkim nga Zoti, po tani që i ndreqëm e shumëfishuam ? Mos vallë duhet të gërmojmë tek të vërtetat që na thonë “armiqtë tanë” a shkrimet e Konicës? Çfarë skanimi duhet për të parë brenda vetes ? Nuk është as “geni vetëshkatërrues”, ndryshe nuk do të kishim rezistuar kaq mijëvjeçarë dhe me këtë vitalitet të frikshëm ? Atëhere, kush ? Ç’po ndodh me ne ? Deri kur ?” ( nga Viktor Zhusti )
Zhvendosja e vëmendjes së opinionit nga ngjarjet thelbësore të shoqërisë me gjera periferike është njohur historikisht ; por më të freskëta i kemi ato te ishë Serbisë kur ishim në një kuluar të politikës. E edhe më shqetsuese ishin ato nga Shqipëria në atë mënyrë që sa herë i duhej Kosovës ( në vitet e krizave ) ndonjë vëmendje botërore , në Shqipëri duhej pa tjetër të “ndodhë “ diçka dhe hop harrohej Kosova.
Sot është e njejta gjë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë , ku përdoret e njejta taktikë e zhvendosjës së vëmendjes së opinionit kombëtar ashtu edhe atij ndërkombëtar nga thelbi i politikës reale dhe problemeve reale .
Por të kalojmë në anën tjetër të shkrimit ; Apollonia është si është dhe ate nuk mund ta zëvendëson Rahoveci. Shkodra përveq tjerash është e njohur edhe për Kështjellën e Rozafatit dhe si e tillë asnjë qytet tjetër nuk mund të thirret për diçka të ngjajshme. Korçës , për karnevalet dhe serenadat e saj nuk mund t`ia kalojë Mitrovica. Nëse rakija e Skraparit ose vëra e Rahovecit prodhohen aty , të vështirë e ka Myzeqeja apo Drenica t`iu zë vendin . Pra në gjuhën më të thjeshtë secila anë i ka të mirat dhe të këqija të saja . Por edhe me individët është e njejta gjë , Emin Durakun nuk mund ta zëvendësoh. Bajram Curri nuk ka një të dytë si ai. Po Isa Boletini ? Adem Jashari , legjenda e Kosovës nuk ka epokë që e zëvendëson. Të gjitha këto që i përmenda , qëndrojnë ashtu të pa lëkundura . Nuk ka shkrim me porosi , nuk ka shkrues me porosi që mundet ti zëvendosë nga sirtari i të së vërtetës. Çdo e shkruar ndryshe është tentim pë zhvendosje të vëmendjes dhe nxitje të bisedave për zhvlerësim.
Po Gjakova mu tani , kur shoqëria shqiptare e të gjitha anëve po vëlon me të mirat dhe të këqijat e saja , pse Gjakova dhe në qendër të vë mendjes ? Nuk e ka radhë as për t`u lavdëruar e as shajtur. Kur Kastriot Myftarajt ia zënë rrugën “komunistat pedera” të Gjakovës , të cilët e “paskan” infektuar “ edhe Shqipërinë “ jo pedere” ; athërë kjo të bënë të mendosh se diçka e mbarë për kombin është duke ndodhur , por këti zëdhënësi të së keqës kombëtare i pengon. Jo vetëm këtij , por Kastrioti është vetëm një zbatues i thjeshtë i urdhërave të dikujt .
Zbatuesit e urdhërave për turbullim të vëmendjes shqiptare janë edhe në Kosovë ; një gjë nuk po e kuptoj se pse Sabri Maxhunit- Novosellës apo Sylë Mujës po iu vjen me vjellë mu tani , zi e më zi për Gjakovën.
Pse Gjakova , therrë në sy ?
Për të pafajshmit e kohës së re si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri deshta t`iu shkruaj disa karakteristika që e bëjnë Gjakovë hale në sy të të pafytyrëve.
Theodor Ippen ( para Konferencës së Londres , 1913) i shruante qeverisë së tij për Gjakovën,: “Ky qytet është qendra politike dhe ekonomike e malësorëve dhe këmbëngul edhe më shumë për ruajtjen e tij, pasi te këto fise shoh bastionin e natyrshëm shqiptar kundër ekspansionit serb” (telegram i dt. 1.2.1913).
Theodor Ippeni në atë konferencë ishte praktikisht i vetmi specialist dhe njohës i Shqipërisë; gjithë pjesëmarrësit e tjerë ishin politikanë ose diplomatë, që operonin sipas nevojave ose diktateve politike. “
Gazmend Shpuza për atë kohë shkruan:” Esat Pasha duke ia shitur Shkodrën Malit të Zi në të vërtetë shiti Gjakovën dhe Dibrën.( Gjakova dhe Dibra u sakrifikuan për Shkodrën, 1913 .G.S)
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme. ”Lëvizjet e shpeshtuara të ushtrisë turke që bëheshin atyre ditëve dhe netëve nga Gjakova, e drejt nga Qafa e Prushit i kishin ra në sy gjithkujt, por që të gjithë ia kishin dronë ndonjë të lige që mund të përgatitej. E sigurt ishte që Porta e Lartë, qëllimisht kishte zgjedhur hapësirën e Gjakovës, Malësinë së saj, Shkodrën e deri në det për të treguar qëllimet e saj dhe sajimin e një “tampon zone” të tmerrit, ngase përherë aty ishin thyer Lindja dhe Perëndimi në paraqitjen e fuqisë së tyre”… shkruante Gjon Nikollë Kazazi në fletorët e tij të asaj kohe, të cilat na i zbardhi Jusuf Buxhovi më 1982.
“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij. Jemi në Gjakovën e vitit 1747, ishte muaji mars, një mars i bukur por që paralajmëronte diçka të kobshme “
“Otomanët, meqenëse nuk arritën të krijojnë ‘njeriun e ri’ në këtë anë, i cili do të ishte i së ardhmes dhe si i tillë nuk do të kishte mendim të vetin, nuk do të kishte të kaluar, me një energji të pashtershme një ditë sjelljet e tij të mos shfaqeshin si pjesë e veprimit dhe e të menduarit sipas urdhërave”,
Variola në Gjakovë! “Ndodhi të së djeshmes që kanë ndodhur në të nesërmen e sotme…” Viti 1972,kur Kosova dhe posaçërisht Gjakova e pësuan një izolim të madh. Një izolim të imponuar nga një sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse Lija ( Variola Vera) .Nga një sëmundje e cila (ishte pjesë e një loje të rrezikshme që bëhej me qëllime të caktuara nga zyrat që merreshin me shkatërrimin apo zhvendosjen e popujve, aty ku binte kufiri në mes të dy botrave)
Si filloj sulmi i tretë? . (“Por, koha e duhur eci dhe sëmundja u shfaq, sëmundja nuk erdhi nga zoti por nga robi, sëmundja u shfaq sipas rendit të paraparë dhe e dinin mirë ata rrjedhën e saj” fxh).Prezantimi i rasteve të helmimit të foshnjave 3 vjeçare nga entet parashkollore në qytetin e Gjakovës, e detyroi atë të ndërroj qëndrimin duke deklaruar: “Më duhet të sajoj diçka”!.“
Gazeta “ Politika” e datës 6 Prill 1913 me titullin: “Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ”Çerdhja e shkatërruar e banditëve kryengritës” shkruan: ”Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e paarritshme për tërë botën tjetër. Çerdhja e egërsisë arnaute i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ata që ishin në lidhje familjare me banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke, me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani , çdo gjë ndërroi. Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jeta normalisht. Në Gjakovë, ku me shekuj të krishterët (ortodoksë fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë me një shpirt të ri dhe e filluan jetën e re.
Çka u tha në Beograd më 1995?
Kurse nga mbledhja e 35 -të e Këshillit Suprem të Luftës së Serbisë të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine, të cilat ishin të ruajtura si top-sekret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për përgatitjet për luftën e ardhshme në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Liliq, kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milosheviq , kryetar i Serbisë, Momir Bulatoviq, kryetar i Malit të Zi, dr. Radoje Kontiq, kryetar i Qeverisë Federative, Pavle Bulatoviq, ministër Federativ i Mbrojtjes, Momçilo Perishiq, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë. Ndër pikat më të rëndësishme të kësaj mbledhjeje për këtë shkrim e zgjodha fjalën e Milosheviqit: ”Ja për shembull, qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptarë) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupi i Gjakovës, kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica), në Kosovë nuk ka qytet më të bukur, më të pasur e më të rregulluar se Gjakova
Milosheviqi: I dua topat e luftës mbi Gjakovë!
Pra që herët Millosheviqi i deshti topat e luftës mbi Gjakovë e jo në Mtrovicë as në Sarandë
Kemi probleme më të mëdha kombëtare se sa t`i ndëgjojmë zbatuesit e urdhërave të armiqëve të shqiptarisë.
09.04.15 Gjakovë

Filed Under: Opinion Tagged With: Fahri Xharra, Pse Gjakova, therrë në sy?

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 665
  • 666
  • 667
  • 668
  • 669
  • …
  • 859
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA, Ligji për Autorizimin e Mbrojtjes Kombëtare (NDAA) dhe Aleancat në Ballkanin Perëndimor
  • Shqipëria, Kosova dhe Boshti Shqiptar si Gurthemeli i NATO-s dhe i Strategjisë Amerikane
  • MORGENAVISEN (1931) / RRËFIMI I PIKTORIT HUNGAREZ MÁRTON HOSSZÚ : “GJASHTË JAVË NË OBORRIN MBRETËROR TË SHQIPËRISË PËR TË REALIZUAR PORTRETIN E MBRETIT ZOG I…”
  • “Histori e vajzës rebele”
  • Festat e fundvitit u mbyllën me këngë e valle shqiptare nga Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, New York
  • Pjeter Logoreci: “Jeta dhe vepra e Aleksandër Moisiut asht nji shëmbëlltyrë pune, kulture, vullneti e karakteri”
  • “Metamorfoza”
  • Trifon Xhagjika (20 prill 1932 – 23 dhjetor 1963)
  • POETIKA E MUNGESËS DHE KUJTESËS APO ËNDRRA SI METAFORË E IDENTITETIT LIRIK
  • Umberto Eco për librin si nevojë, jo si konsum, për bibliotekën si kabinet i mjekësisë së shpirtit
  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT