• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SI E KA MARRE LEJEN E QENDRIMIT KONSULLJA E PERGJITHSHME SHQIPTARE NE SELANIK?

March 20, 2015 by dgreca

Pavlina Ylli, emigrante në Selanik dispononte leje qëndrimi si minoritare greke. Por nga na doli minoritare Pavlina kur e dimë se ajo është korçare?
/
Javën që shkoi, Arta Dade akuzojë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin se Konsullja e Përgjithshme në Selanik është caktuar jashtë çdo kriteri diplomatik. Merita e saj, Pavlina Yllit, është vetëm se paska qenë dikur vrapuese. Akuza e Dades ishte e drejtë, ne gjetëm dokumentin ku thuhet se Pavlina Ylli, emigrante në Selanik dispononte leje qëndrimi si minoritare greke. Por nga na doli minoritare Pavlina kur e dimë se ajo është korçare?
Mbetet për të vërtetuar nëse dokumenti që po botojmë ekskluzive është fallco apo i vërtetë, por ata që jetojnë në Selanik e njohin mirë Pavlinën. Për fat të keq Diplomacia shqiptare prej shumë vitesh emëron njerez jo profesionistë.(Arben.LL)

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, konsullja, Pavlina Ylli, staus minoritar

Çanakkale – mendja e shterrur e shqiptarëve

March 20, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Këngëtari elbasanas Medi.Zena jep edhe një mesazh për Turqinë dhe popullin turk që “populli turk duhet të qëndrojë i bashkuar ashtu sikurse qëndroi i bashkuar në luftën e Çanakalasë. Shqiptarët dhe Turqit kanë treguar me këtë luftë që janë vëllezër. Edhe ne sot duhet të jemi të bashkuar me popullin turk ashtu sikurse ishim në këtë luftë”…. Ai vazhdon rrëfimin e tij duke treguar se gjatë muajit të Ramazanti Bashkia e Bajrampasha shtroi një iftar në Elbasan dhe një grup i cili kishte ardhur nga Turqia i kërkoi të bënim një duet me këngën e Çanakalasë, në shqip dhe turqisht. “Ne do ta këndonim në shqip dhe ato në turqisht. Muzika ishte e njëjtë dhe nuk e kishim të vështirë të bënim këtë duet. “….. “ E madhe kjo! “ Deri kur?
Ngushtica e Dardanelëve, është kanali i hollë dhe i gjatë detare, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda. Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s.[7], në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare.
Beteja e Çanakkalasë ishte një fitore e madhe për Kemal Ataturkun dhe Turqinë , por një humbje historike në njerëz (shqiptarë ) të vrarë dhe në humbje të përkrahjes europiane për ne , dhe një mbamendje e keqe që do të na përcjellë historikisht.
Dr. Ibrahim Krosi, në “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët “, shkruan se “ Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustfa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët “”Ajo që i dallon shqiptarët e Jemenit nga këta të Çanakalasë është edhe ajo se këta të fundit iu përgjigjën thirrjes për luftë të shenjtë (xhihad), duke besuar se aty po mbrohej kalifati. Natyrisht, ata nuk kishin informacion të saktë se Perandoria tashmë kishte përfunduar, se Sulltani kishte mbetur një relikt që rrinte në Stamboll, se po ndërtohej një shtet i ri kombëtar turk dhe nuk kishin informacion se cila ishte dobia shqiptare e pjesëmarrjes në atë kasaphane. Ndërkohë, derisa në trojet shqiptare ushtritë ballkanike greke, serbe dhe bullgare po bënin kërdinë, shqiptarët bërtisnin “Allahu ekber!” në Çanakala.( Zeqirja Ibrahimi ).
Në vitet 1914-1918, u zhvillua Lufta e Parë Botërore, ku Perandoria Osmane ishte në anën e Gjermanisë. Kjo ishte arsyeja që ushtritë aleate të Francës, Anglisë, por edhe Rusisë, t’ia mësyjnë shtetit osman, i cili – po të mos ishte rezistenca që e organizoi Mustafa Kemal Ataturku – sot do të ishte një shtet i vockël në Azi të Vogël. Ndërkaq, ndër betejat më të lavdishme të kësaj rezistence ishte ajo që u zhvillua në zonën e Çanakalasë. Aty thuhet të kenë vdekur më shumë se 200 mijë ushtarë. . Por sa shqiptarë , dhe përse ? …..Ose, thënë ndryshe, manipulimi dhe indoktrinimi i të rinjve, duke i motivuar të marrin pjesë në fronte të këtilla. Derisa shqiptarët që iu përgjigjën kushtrimit për luftë të shenjtë në Çanakala edhe mund të arsyetohen, sepse ishte një botë me analfabetizëm thuaja të plotë, me informacione aq të pakta dhe aq vështirë të përcjella, është krejt e pajustifikueshme që në këtë kohë të zhvillimit marramendës të shkencës, teknologjisë, por edhe të teologjisë, të rinjtë tanë ende të manipulohen kaq lehtë.
Shqiptarët edhe në Çanakala nuk do të shkonin nëse do ta dinin se lufta e shenjtë ose xhihadi (në kuptimin etimologjik – përpjekja për avancimin e të mirës) për ta ishte në trojet e tyre për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjet shqiptare nga ushtritë ballkanike.. “Duke ecur aleave të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren , Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj. Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqipëtarët e rënë në këtë Betejë kanë qënë të moshës shumë të re.Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një ,numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kurse Turqia tanimë pothuajse ishte tërhekur nga Ballkani,pas Luftes së Parë Ballkanike (Dr. Rustem Buzhala, Shqiptarët në Turqi, Prishtinë, 2011 )””Në 25 prill 1915 filluan betejat më të përgjakshme të luftërave të Çanakalasë. Në orët e para të mëngjesit reparte angleze, franceze dhe të ANZAK-ëve, zbarkuan në Sedylbahir (Seddülbahir) dhe Arëburnu (Arıburnu). Repartet angleze që zbarkuan në kepin Arëburnu dhe përparuan drejt Xhonkbayër-it i priti divizioni i 19-të nën komandën e Mustafa Qemal Ataturkut. Gjatë muajve maj, qershor e korrik u jetuan luftime të përgjakshme trup më trup. Pas ofensivave të madha turke në 9 dhe 20 gusht dhe sprapsjeve, anglezët dhe francezët e kuptuan që Dardanelet nuk mund ti kalonin dot as nga toka, dhe duke filluar që nga nëntori 1915 vendosën që ti japin fund luftës, dhe në 9 janar 1916 u tërhoqën nga Çanakaleja edhe forcat e fundit të armikut.
Ushtria turke duke i bërë ballë për një periudhë 6 muajshe sulmeve të armikut me një forcë që arrinte deri në gjysmë milioni, jo vetëm që i ndihmoi në një shkallë të madhe aleatët e saj, por luaji një rol të rëndësishëm edhe në ndryshimin e fatit të Luftës I Botërore ( TRT )
Tani një pyetje shumë e drejtpërdrejt ; Ç `farë kohe ishte kjo për ne shqiptarët . Deri sa dirdhej gjaku për Turqinë , çka kishte në tokat shqiptare ? Luftë për egzistencë , me grejun e serbin e malazezin e dreqin e mallkuar : To be or not to be !
( Në mes nesh , mos të na ndiejnë: Europa sa e keqe për ne!)

Fahri Xharra, 20 .03.15
nga Gjakova

Filed Under: Opinion Tagged With: Çanakkale - mendja e, Fahri Xharra, shterrur e shqiptarëve

Kryeministri dhe kokoshkat

March 18, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
Sa herë që flet Edi Rama, më kujtohen ato tenxheret e kokoshkave në Shqipërinë e viteve 80-të. Besoj një pjesë e mirë e jona i ka të freskëta në memorie. Në qoshet e kryqëzimeve, ato kioskat e vogla me nga një tenxhere. Dhe ne të habitur që rrinim në radhë për të shuar urinë e syve. Me kërcimin e kokoshkave. Në anglisht i thonë popcorn. Dhe ka një farë përafërimi me veprimin, me tingullin. Pop, me u hedhur, me plas, me kërcitur. Kurse në gjuhën tonë, kokosh i thonë edhe gjelit të fushës. Ndofta nga që gjeli këlthet që në pike të mëngjesit dhe ne nuk na pëlqen të zgjohemi herët. 
Edhe sot. Në këtë takimin e kryeministrisë. Seç e ka këtë zakon që popet. Që kërcen ky kryeministri ynë. Ashtu si shumë rëndom e bën mëndjemadhi, foli dhe iku. U çiku gishtat karrikeve të para. Nuk ia vari shumë Erionit që diçka me rëndësi donte t’i thoshte. Iku për në takimin e radhës. Burrat e shtetit tanë kështu e kanë. Vinë flasin dhe ikin. Pastaj ju të tjerët kuvendoni për të mbushur formalizmin e mitingut. Madje iu referua thelbit intelektual nga opinionet e ditës nga shoqëria civile. Madje e lexoi tekstin në një gegërishte që të linte për të dëshiruar. Po i flas me të njëjtën logjikë prej Edi Rame. (Siç i foli ai një gazetareje me emrin Erisa Zyka.) Nuk e paske kuptuar gegërishten, shko merr ca kurse . Gegërishtja nuk është ajo që duket, por ajo që ndjen njeriu. Megjithatë nga sa kuptova, forma shtjellore e urtë, lehtësisht e përdorshme, ngjan si ajo e një bote të madhe me emrin Sami Repishti, profesorit shqiptar në arrati. 
Dosjet? Ky teatër absurd shqiptar. Ku në kor, të gjithë kërkojnë hapjen. Ndërkohë të gjithë nuk i hapin.
Dosjet duhet të sillen në qëndër të vëmendjes sa herë që ka një zhurmë. Si të thuash, zhurmë përmbi zhurmë.
Aktualisht. Ndofta është viti kapërcyell të paktën nga ndjesia që të krijohet sa herë që ulesh për të marrë lajmet e ditës. Ndjesia e një lufte të ashpër midis grupeve të të fortëve. Të kujton atmosferën e qyteteve në 1997-98. Një shtyp që monitoron në mënyrë të përkryer Tomën, Takun, Frrokun, Zenin. Statutet e fb të njërit apo tjetrit. Përkundër problemeve më madhore .
Borxhi i ri. A e dine shqiptarët se Shqipëria po negocion për një borxh të ri.?
Bëhet fjalë për draftin e rehabilitimin e shesheve kryesore në qytetet e ndryshme të vendit. Ndofta edhe për të tjera. Megjithëse nuk është e vështirë për të kuptuar se lyerja me bojë nuk e rimëkëmbë ekonominë. Përkundrazi i maskon rrudhat. 
Por duket se edhe vetë shqiptarët nuk janë kthyer shumë nga kjo anë. Janë të magjepsur nga lufta e të fortëve. Kush do fitojë këtë radhë? Skena është bërë më magjike, pasi në lojë u rishfaq Dritani Prifti. Ai që bëri Metën aleat me Berishën. Më pas me Edi Ramën, kundër Metës. Tani me Doshin kundër të Metës dhe kundër Ramës. 
Përpos kësaj, na u shfaqën dosjet. Hapja e tyre për të miliontën here. Po flet kryeministri. Po kërcen. Lavdëron Gjermaninë, edhe pse na largon prej saj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Kryeministri dhe kokoshkat

Në dy vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit

March 18, 2015 by dgreca

Shoqëria civile, pavarësia intelektuale, dhe shteti hermetik/
Me rastin e dy vjetorit të peticionit për Rrugën e Arbërit/
Dr Gëzim Alpion/
Universiteti i Birminghamit/
Mbretëria e Bashkuar
18 Mars- Sot, në dy vjetorin e peticionit për Rrugën e Arbërit, intelektualët dibranë falenderojnë edhe një herë të gjithë nënshkruesit online dhe në formularë, numri i të cilëve ka kaluar 8,000.
Ne po ndjekim me interesim njoftimet sparodike nga qeveria për këtë projekt. Mungesa e një opozite të efektshme e bën më të zbehtë rolin e shoqërisë civile, dhe është një nga shkaqet e arrogancës dhe shurdhësisë qeveritare që po hasim që nga shtatori 2013.
Para një muaji, z. Edi Rama u shpreh për mediat italiane se në vitin 1997 “unë isha një intelektual i pavarur që përpiqesha ta bëja të mendonte regjimin e atëhershëm. Ne po përgatisnim një peticion për largimin e kryeministrit të kohës. Pikërisht në këtë periudhë ndodhi goditja me levë ndaj meje”.
Injorimi dhe heshtja institucionale i dhëmbin intelektualit edhe më fort se goditja me levë.
Po kështu të jesh i arsimuar nuk do të thotë të jesh edhe intelektual, aq më tepër i pavaruar. Pavarësia e vërtet intelektuale nuk është vokacion stinor apo trampolinë për karrierë politike. Kush ka qenë një herë ‘intelektual i pavaruar’ nuk ka frikë të përballet me intelektualë që nuk kërkojnë rrëzimin e qeverisë por dialog konstruktiv me ekzekutivin për të mirën e vendit, dhe që refuzojnë të jenë nën diktatin apo në xhepin e politikës.
Në pamundësi për të ndarë me z. Rama shqetësimet tona të ligjshme për mungesën endemike të transparencës në lidhje me këtë projekt, ne do ta ngremë zërin tonë në momentin e duhur, gjithmonë me kortezi dhe në mënyre demokratike.
Me sa duket, Rruga e Arbërit do të bëhet. Siç kemi kërkuar që në fillim, qëllimi ynë është ndërtimi i kësaj vepre me stadarde ndërkombëtare, dhe evitimi në maksimum i keqpërdorimit të fondeve që do t’u rëndojnë për shumë kohë në kurriz taksapaguesve.
Jemi të ndërgjegjshëm se puna jonë po vështirësohet prandaj ju bëjmë thirrrje sa më shumë njerëzve që të vazhdojnë të nënshkruajnë peticionin. Ne do të vlerësojmë çdo nënshkrim, edhe sikur të regjistrohet disa minuta para inagurimit të kësaj vepre me rendësi jetike për Dibrën, Shqipërinë, kombin, dhe Ballkanin.
Më poshtë mund të gjeni linkun e peticionin po qe se e shikoni të arsyeshme të nënshkruani.
Ju faleminderit.
https://www.change.org/p/complete-the-construction-of-the-arb%C3%ABri-road-nd%C3%ABrtoni-sa-m%C3%AB-shpejt-dhe-me-standarde-rrug%C3%ABn-e-arb%C3%ABrit

Filed Under: Opinion Tagged With: e peticionit për, Gezim Alpion, Në dy vjetorin, Rrugën e Arbërit

RESPEKTI PËR TË VDEKUNIT TREGON QYTETNIMIN E NJË POPULLI!

March 17, 2015 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
Ishte viti 1961, kur ishe i shtruem në spitalin e Shkodres, i shtymë nga kurioziteti me pa një morg i kerkova një infermieres me shkue tek salla e autopsisë. Ajo më shoqnoi.
Kur hyna mbrendë pata një përshtypje të veçantë nga vendet e betonit për autopsi.
Se si më shkuen sytë tek një parullë e shkrueme në karton naltë në mur: “Respekti për të vdekunit tregon qytetnimin e një populli!…” Pyeta shoqnuesën se mos e di autorin e asaj thanje, po nuk e dinte. E kujtoj citatin qyshë atëherë, po autorin nuk e gjeta kurrë!
Ishte tepër shpejtë viti 1967 që nuk më lente me e harrue atë thanje! Më shkonte mendja shpesh tek vitët e fëmijnisë kur zgjoheshim nga krismat e armëve në Zallin e Kirit…
Aty ishte Rrëmaji i kulturës së vjetër Shkodrane dhe Europjane i ngritun sikur t’ ishte një Monument i vërtetë i Pavdeksisë së Përjetëshme nga ingjenjer Ludovik Zojzi, i vramë pabesisht në Tiranë, me 15 shtator 1943 nga komunistët se nuk pranoi bashkpunim.
Bash nen dy çinarët shekullorë tek Muri i Gjakut, si e quenin të vjetrit, ishte si e ndame me thikë në anën tjetër një Pendë e lumit Kir, pranë së cilës çdo ditë terroristët e 1944, të vetquejtun “komunistë bolshevikë” me një barbarizëm të pashoq vazhdonin me ngritë “monumentin” e Gjenocidit Komunist, i cili vazhdon me kenë edhe sot aty…
Zhdukej nën atë Zallë të bardhë si biluri Burrnia e Maleve, qindresa e “Beslidhjes së Veriut të vitit 1943”, Atdhetarizmi i Shqiptarit të Veriut, Pishtarët e Kulturës Europjane! Udhërrëfyesit e Qytetnimit Përparimtarë, Farkëtuesit e Formulës “Fé e Atdhé” nder zemrat e gurzueme shekullore…E bash aty, të lidhun me pranga dorëpërdorë, vriteshin e groposeshin pa asnjë Shenjë tek koka Bijtë e Gjergj Kastriotit, Katolikë e Muslimanë që për Flamurin Kuq’e Zi, e banin vdekjen si me lé! E ai Zallë…nuk ngopej me Gjak! Kur lindte dielli, ai ishte i skuqun e Penda e sterpikun nga shperthimi i armëve që vazhdonin me rrëzue Lisa… E Lisat e Shkodres rrokeshin si vëllazën të Një Nane përjetsisht…
Ishin Bijtë ma të zgjedhun të Rozafës, që qumështi i Saj i rriti Heroj të Nanës Shqipni!
Ata flisnin një Gjuhë, Gjuhën e Nanës dhe zateteshin kokë me kokë si Burrat…
Ata përjetë të jetës nuk e njohën fjalën e flligtë robni as tradhëti… Dashunuen Atdheun!
Filloi vaditja e Zallit të Kirit me Gjakun e Prekë Calit, i lidhun ndër pranga me Don Ndre Zadejën… E atëherë, “Ruba e Kuqe”, i bani me dijtë Kelmendit e Maleve perrreth, se, “trathtarët na lanë pa Atdhé!”. Robnia sllavokomuniste po rroposte Trojet tona…
Opingat e Malësorëve tanë nuk shkapshin nga Dheu i rijtun me Gjak Atdhetarësh!
■E sot, ku janë Varrezat e Tyne? – Ata nuk kanë as varre as Shenjë, e as Emna tek koka!
Ata u vranë nga tradhëtarët e Shqiptarëve, të cilët vazhdojnë me u vetquejtë “heronjë”…
Madje, nuk ka shumë kohë që njenit prej tyne, njëfarë hetuesit kriminel Sabri Godo, i kemi ngritë edhe bustin tek “Kuvendi Popullor i Socialistëve ‘demokratë”!!
Po viktimave të Tij në hetuesinë e Shkodres, a do ti vihet të pakten një teneqe me emna?
Jo, jo, se atëherë, Shkodra do të mbushej me teneqe në të gjitha anët…
■Teneqja e parë duhej vue tek “Monumenti i 1912 në Vlonë”…
Aty, ku fillon mohimi i Historisë duhet shkrue “Këtu mungojnë Figurat e ndrituna të Historisë së Shqipnisë së Pavarun: Don Nikoll Kaçorri e Luigj Gurakuqi, se ishin Katolikë”, (kështu, urdhnoi Ramiz Alia skulptorin Kristaq Rama kur aprovoi me u derdhë boceti i monumentit: Të hiqet Gurakuqi se, ishte miku ma i ngushti i Klerit Katolik…”) dhe, njëherit me ta, u hoq edhe Isa Boletini se ishte Miku i Tyne…
■Isa Boletini ishte edhe Miku i dashtun e besnik i Imzot Luigj Bumçit, që vetem perpjekja e Tij dhe guximi i madh burrnor e çuen Imz. Bumçin tek Papa per me kerkue të drejten e Tokave tona të Korçës e të Gjinokastres në 1920, që mos t’ua jepte Lidhja e Kombeve anmikut Grek, dhe sot, as nuk e zenë kush me gojë në 95 vjetorin e asaj ngjarje aq të madhe per kombin Shiptar! A thue nuk e dijnë “akademikët” se mos t’ ishte Imz. Luigj Bumçi Atdhetar i perkushtuem, edhe sot Korça e Gjinokastra do t’ ishin quejtë tokë greke? 70 vjetë që punohet jo vetem per fshimjen e Emnave të Tyne, po edhe per fallsifikimin e Veprave të Tyne që kanë krye me aq perkushtim në sherbim t’ Atdheut.
Imz. Bumçi sivjet ka 70 vjetorin e vdekjes, e veprat e Tij i veshen tjerëve që shitën Trojet!
■Vriten tradhëtisht në Janarin e 1945 në Kelmend 118 Burra Malësorë nga forcat tona të ndjekjes në bashkpunim me forcat jugosllave komuniste, në Kryengritjen e Prekë Calit, pushkatohet Preka dhe 13 Burra me Te… Askush nuk i kujton as Emnat e Tyne, e pse?
■Torturuesit dhe kriminelët Zoi Themeli, Vaskë Koleci, Lefter Lakrori, Muço Saliu, Siri Çarçani etj. tregojnë, se kur ishin në Shkodër, në janar të 1945, ishte në dijeni edhe Mehmet Shehu për operacionin e Veriut, “…që kishim urdhër me vra dhe me i tretë në proskë njerëzit e dyshimtë dhe Parinë e vendit…” (Dosja 1623)
■Koçi Xoxe deklaron: “Për vrasjet pa gjyq kam qenë këshilluar dhe janë bërë me urdhër të shokut Komandant. Ka pasur edhe vendim Byroje për këtë!”(Dosja 1623)
■Pandi Kristo pohon në burg, se: “Ato Lleshrat e Prengrat i kemi vrarë faj e pafaj vetëm sëpse, kanë qenë katolikë!…” Po, Rahman Perllaku çka thotë per kosovarët në Tivar?
■Prekë Cali tha: “Na kemi me luftue kundër partizanëve veç në paçin në flamur shejat e Rusisë. Ndryshe, na nuk kemi si gjuejmë në vllaznit tonë, nder Shqiptarë” (Janar 1945)
■Vritet një nga Atdhetarët ma mëdhej … e “shqiptarët” harrojnë Emnin e Tij!
■Pushkatohet Demokrati e publicisti ma i madh i Shqipnisë, Don Lazer Shantoja, me 5 Mars 1945, askush nuk kujton këte 70 vjetor të shemtuem të “demokracisë” vrastare!
■Asht i vetmi Rregjent në Botë At Anton Harapi që pranon detyren në vitin 1943, me një kusht: “Mos me nenshkrue asnjë dënim me vdekje!”, dhe me 4 shkurt 1944 asht bash Ky At Anton Harap, që pengon vazhdimin e vrasjes së komunistëve të Tiranës nga Xhafer Deva, e komunisti Dritero Agolli vazhdon me llomotitë si Enver Hoxha në 1967 kunder Klerit Katolik e Vatikanit nëpër kabaretë e “artistëve demokratë” anadollakë.
■Pak ditë na ndajnë nga vrasja ma e mënershme që ka njoh Shkodra e Rozafa Historike e Don Ndre Zadejës në 1945, vetem pse “kerkoi një Shqipni Europjane, që mos të varet nga fqinjë dashakëqinjë si Jugosllavia, Greqia dhe Italia…” (Shihni Dosjen nr. 667, 1945) E disa… vazhdojnë me diftue përralla nder kafene per Esad Pashen e Ahmet Zogun…
■U la në Gjak Atdhetarësh Shkodra, Kelmendi, Dukagjini, Shllaku, Puka, Mirdita, Hoti e Gruda, Lezha, Mati, Peshkopia, Dibra e Elbasani… Nuk mbeti Kullë pa u djegë nder ato Maje Malesh…E, pasha një Nanë Shqiptare nuk ka mbetë pa futë të zezë e degermi të bardhë këta 70 vjetë…, deri thellë në Prizren e poshtë në Shkup e Manastir… E sot…
Shqipnia e zgjueme somnambul në padije nuk sheh ku po ven kambën nga Arabia…
***
■“Respekti per të vdekunit tregon qytetnimin e një Populli!”
Po, per cilin Popull bahet fjalë as, sot nuk e dij!.. Cili Popull vazhdon me nderue tiranët?
Kemi fajsue “presidentin” Sali Berisha per të Madhin Bajram Curri, e deri diku jo, me të “drejtë”… Kah kishte me u shpernda i shkreti Sali, ke me perkujtue ma parë, a me pasë në kujtesë shokun Hysni Kapo, a me ruejtë lidhjet e “gjakut” me Erdogan, e me ndertue maozoleumin e Ahmet Zogut, a mos me prekë idhujt e vet Enver, Nexh e Ramiz?…
■Po ashtu bie në hall kryeministri Edi Ramallaqi që thotë, se asht “kotoliçeskij bandit” që nga gjyshat “shka”…, fëmijët ai thotë…janë “katolikë”, dy tjerë “turq elhamderilah”, gruen stambolleshë… tash me Papen e tash me Beogradin, herë me malazezë e herë me grekë, e herë me “kishen inkuizitore”, që “nuk ka lanë turk pa vue në hu e në hellë nga 1944 deri në 1991”, e kur ua lypi rasa paraardhësve të tij, surretnit e të cilëve i sillen si “satelit” rreth kokës që polli “Rilindjen”, bash këta pasues të terroristit Ramiz Alia, mjeshter i krimit të organizuem me shokët e vjetër “demokratë”, komunistë e prokurorë vrasës, bashkpuntorë sigurimi që nuk lanë piramidë pa la me gjak të Rinisë Shqiptare!
■Nëse dikush dishron me vertetue edhe se si “respektoheshin të vdekunit në Shqipninë socialiste” atëherë, dje dhe sot, të kujtojnë paraardhësit e qeveritarëve të Edi Ramallaqit në Veri dhe kryesisht në Kelmend, Shllak dhe Dukagjin, “heroin e sigurimit të shtetit” Xhemal Selimi, i cili pushkatonte Dukagjinasit tek Ura e Bregut të Lumit, dhe thente arrat me dorezën e revolverit mbi koken e të vramit… E kur, nuk nxirrte ma gjak ajo kokë, e hidhte në lumin e Shalës kufomen… dhe besnikët e tij, ia zevendsonin kufomen me tjetrin ku, piksynohej me kenë prap ma i rij se tjetri…që mori lumi!
■Edhe këte, mos harroni se e risjellë Edi Rama me “rilindjen”…Akademikët aty janë! Po, edhe trashigimtarët e kriminelëve të djeshëm mund ti rikujtoni nga mbiemnat e të gjithë bashkpuntorëve të tij, tue fillue nga Xhelil Gjoni e deri tek cili të dishroni ju…
■Jam i sigurt se ndonjeni thotë me vete: “E shka pret prej atij që nuk i bije nder mend as Emni i Gjergj Kastriotit dhe as, i Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, Don Nikoll Kaçorrit e as Isa Boletinit, apo Hasan Prishtinës…?!
■Lene e mos e çoni ma gjatë se “harresa”, persëritë bash até shka po ngjet!..
■Per atë rrugë asht nisë Shqipnia! E bash atje…ka me gjetë edhe “qytetnimin”…
Vazhdon Pjesa VII…
Melbourne, Mars 2015.
* Pjesa VI.HAPNI DOSJET-Ne vijim te ciklit: Në 70 vjetorin e përmbyjes së Shqipnisë…

Filed Under: Opinion Tagged With: Fritz radovani, per te vdekurit, respekti

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 678
  • 679
  • 680
  • 681
  • 682
  • …
  • 866
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT