• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

REAGIM NDAJ DEKLARATËS SË PRESIDENTES JAHJAGA

March 23, 2015 by dgreca

-“Jahjaga: Jo bashkimi me Shqipërinë, por integrimi në BE është qëllimi ynë” /
-“NE DO TË PUNOJMË DHE DO TA COJMË NË VEND AMANETIN E TË PARËVE TANË DHE AMANETIN E DËSHMORËVE – DO TA BASHKOJMË SHQIPËRINË E PASTAJ I BASHKOHEMI EUROPËS TË KOMPLETUAR E JO TË MASAKRUAR”!
Opinion nga Makfire Maqedonci – Canolli/ New York/
Para pak ditësh hasa në një deklaratë të zonjës Atifete Jahjaga e cila kishte deklaruar ” Jo bashkimi me Shqipërinë, por integrimi në BE është qëllimi ynë”! Kërkoj falje qe nuk po e quaj Presidente por zonjë! Por si ta quaj Presidente një zonjë qe u vu në krye të shtetit tonë pa vullnetin dhe dëshirën e popullit, si ta quaj një zonjë presidente kur punon kundër dëshirës së popullit e aq më keq që jep deklarata kundër dëshirës dhe vullnetit tonë? Se nuk është prioritet i politikanëve tanë bashkimi me nënën Shqipëri këtë e kemi ditur gjithmonë por qe e thonë edhe haptas pa pikë turpi këtë nuk e kemi pritur, e aq më keq kur ato deklarata epen thua se edhe populli është duke i përkrahur apo e dëshiruar një gjë të tillë! Zonja Jahjaga deklaron pa nguruar duke e cekur se “Tani jetojmë në shekullin 21 dhe nuk është koha që të realizohen ide të shekullit të kaluar. Sipas saj qëllimi i Kosovës dhe i të gjithë banorëve të saj është integrimi në Bashkimin Evropian”. Mendoj se gabimi i saj është qe flet edhe në emrin e qytetarëve të Kosovës, sepse edhe të bërit Republikë e Kosovës ishte ide e shekullit të kaluar por ajo ide u realizua dhe ne nuk jemi fajtorë qe Jahjaga dhe bashkëpunëtorët e saj nuk ishin të interesuar që bashkimin me nënën Shqipëri ta bëjmë realitet në shekullin e kaluar! Jo zonja Jahjaga apo “Presidentja e zarfit” gabim jeni ju dhe gjithë ata qe mendojnë si ju! Nuk u burgosën vëllezërit tanë e nuk i lanë me gjak muret e burgjeve serbosllave e as nuk e tretën shëndetin dhe rininë e tyre për një Kosovë të tillë të ndarë në enklava e me pjesën veriore të Mitrovicës nën pushtetin serbosllav, as nuk na u vranë qindra dëshmorë në ballë me Bac Adem Jasharin në krye për një Kosovë të tillë, për një Flamur me yje e krejt “mavi-mavi” duke ja masakruar shqiponjën e duke ja fshirë ngjyrën e gjakut të shenjtë ku me atë gjak e lanë atë Flamur qindra dëshmorë breza me radhë. Trimat e UÇK-së nuk ia kthyen pushkën shkaut për bashkimin e Kosovës me Evropën pa u bashkuar me trungun e vet Shqipërinë! Dëshira dhe vullneti ynë qëndron dhe jemi të vetëdijshëm se akoma kemi punë për të bërë, akoma duhen sakrifica të reja aq më shumë kur juve dhe horrat tjerë i kemi të vendosur në krye të shtetit, aq më shumë kur asnjëri nga ju nuk shprehë dëshirë dhe vullnet për realizimin e ëndrrës sonë shekullore dhe amanetit të dëshmorëve për bashkimin me nënën Shqipëri, por një gjë ta keni të kjartë se ashtu siç nuk u burgosën vëllezërit tanë, si nuk u vranë qindra e mijëra të tjerë për bashkimin me Evropën për ta anashkaluar bashkimin e trojeve tona, ashtu as ne pasardhësit e tyre dhe as fëmijët tanë nuk do ta duam dhe nuk do ta përkrahim një gjë të tillë. Është e lehtë për ju të deklaroni një gjë të tillë sepse ju nuk e kishit as një nga familjarët tuaj në burgjet serbosllave, nuk e kishit as një në radhët e UÇK-ë e aq më pak ndonjë të vrarë, të masakruar apo ndonjë dëshmorë dhe nuk e keni parë nënën tuaj siç e kam parë unë në fëmijërinë time të paralizuar nga dhimbja sepse sa herë shkonte dhe i vizitonte djemtë e saj në ato burgje të mallkuara ajo e kuptonte se torturat më çnjerëzore bëheshin ndaj djemve të saj sepse ata e kërkonin bashkimin e trojeve tona. Nuk e keni parë nënën tuaj duke vdekur në moshën 49 vjeçe me mallë e dhimbje në zemër e duke ikur nga kjo jetë me lotë në sy sepse ashtu siç i shikonte tre djemtë e saj të burgosur padrejtësisht nëpër burgjet serbosllave me mijëra shokë e shoqe ashtu e shihte edhe Kosovën dhe mbarë popullin të burgosur! Ajo iku nga kjo jetë pa e shijuar Lirinë e djemve të saj dhe Lirinë e Kosovës, e si nëna ime nga kjo jetë ikën edhe shumë nëna tjera duke i lënë fëmijët e tyre nën prangat e robërisë! Dëshironi Ju apo jo, duan bashkëpunëtorët tuaj dhe servilët e BE=së e këlyshët e veglat e Serbisë, ne do të përpiqemi gjithmonë qe ëndrrën tonë shekullore dhe amanetin e prindërve , gjyshërve, stërgjyshërve dhe amanetin e dëshmorëve ta qojmë në vend dhe t’i bashkojmë trojet tona me një emër të përbashkët Shqipëri Etnike! Ne nuk po duam as Shqipëri të vogël as të madhe, por po e duam Shqipërinë natyrale ashtu siç na e dhuroi vetë Perëndia! Ne duam ta bashkojmë Atdheun tonë së pari e mandej të bashkohemi me Evropën si një trup i kompletuar e jo si një trup i masakruar!

Filed Under: Opinion Tagged With: Jahjaga, me presidenten, Mkafire Canolli, Replike

LOJALIZMI QË ROBËRON VETËVEHTËN

March 21, 2015 by dgreca

Shkruan:Haxhi Zeneli/
Ai popull i cili nuk njeh historin e ti,ose nuk rrespekton atë histori të lavdishëme,që të
parët ja kanë krijuar me gjakun e derdhur,ka gjasa që ai popull edhe të humbët,sepse ka ndaluar të ndihët krenar për vetën dhe të parët e tij,ai e ka zavëndësuar ata me krenarin e një populli tjetër,në fakt me ate të robruesit të ti,i cili e ka poshtruar tër jetën.
Një pjesë e shqiptarëve”lojal”vazhdimisht kanë ndihmuar robërin e tyre,kurse një pjesë tjetër kanë luftuar për tu çliruar.Kjo gjendëje e shqiptarëve ende po vazhdon edhe sot.Sa herë që robëruesi ka kërkuar ndihmën e tyre,ata janë gjindur aty,të cilët kanë ndihmuar atë robërues i cili nuk ja ka njohur të drejtën e ti.Përkundrazi ata janë:keqëtrajtuar,poshtruar dhe ekonomikisht janë shkatrruar,me qëllim të asimilimit dhe të zhvëndosjës së tyre.
Gjëndja e shqiptarëve nën Malin e Zi,në krahasim me të kaluarën,mund të themi se është përkeqësuar.Atje shqiptarët dita,ditës po t’kurrën,dhe ekonomikisht bëhën më të dobët,për arsyet se vetë shteti shkatrron të mirat ekonomike në trojët e shqiptarëve ku ata jetojnë.Shteti i Malit të Zi,sa herë që ka patur nevojën e tyre,i ka manipuluar dhe përdorur shqiptarët për interesat e tyre.Bile historia e shekullit të XIX,na i paraqet shqiptarët me malazezët në disa luftra të përbashkëta,sepse atyre ju ishte premtuar lirija pasi që të çlirohën nga Osmanët,por në të vërtetë Mali i Zi,synonin robrimin e tokave të tyre.
A kanë ndryshuar shqiptarët?apo shqiptarët vazhdojnë ende duke ndihmuar robërimin e tyre?
Por një gjë dihët sipas fakteve se:serbo/malazezët,nuk kanë ndryshuar.Ata vazhdimisht për më tepër se një shekull po mohojnë të drejtat e shqiptarëve.Është për tu habitur,që shqiptarët ende trajtohën si qytetar të rendit të dytë.Serbo/malazezët kanë ngelur në ideologjin e paraardhësëve të tyre.Ata nuk dinë të dalin nga një derë rrotulluese,ku mondohësh të dalësh jashtë,por ajo përsëri të zbrapëson tek vendi i hyrjes. Annettë Lantos, e cila punonte për të drejtat e njeriut në Grupin Kongresional,të Sh.B.A-ve,ka konstatuar një trajtim racist ndaj shqiptarëve të Malit të Zi nga ky shtet,duke u bazuar në krejt atë që është dëgjuar dhe është dukumentuar,ku thotë se:”Mali i Zi është njëqind vjet mbrapa,ndajë pjesës tjetër të Evropës”.Gjiashtu edhe Kongresmeni Tom Lantos thotë se:”Gjithë ky diskriminim i thellë,nga njerëz të cilët,quajnë vetën të qytetëruar,malazezët”kanë urrejtëje ndajë tyre(shqiptarëve)vetëm pse ata duan të ruajnë gjuhën,dhe trashëgiminë e tyre kulturore”.
Nëse shfletojmë historin,këtu nuk ka diçka të re!Por shifet qartë që gjendja,në vend që të përmirësohët,ajo vazhdon e përkeqësohët.Nëse i referohëmi të kaluarës historike, në atë që shkruan kronistja angleze Edit Durham,për gjendjën e shqiptarëve të asajë kohe nga malazezët,ku thotë se:”….me ligështohēt zemra kurë shohë këto malsor trima të cilet vdesin për lirinë dhe për të pasur shkollat për fëmit e tyre.Në krejtë Malin e Zi nuk mund të gjindët asnjë shkollë shqipëtare që është lejuar nga ky shtet.Ku me forcë kanë përdorur sllavizimin e shqipëtarëve te fisit Kuç e Triepsh”.Ka kaluar më tepër se një shekull,ku shqiptarëve në shkollat e tyre,ju imponohët një program mësimor jo kombëtar.Ku në tekstet shkollore:që nga Abetarëja e “fabrikuar nga shteti”,me “ide vëllazërimi”,e deri tek heronjët kombëtar shqiptar,që nuk përfshihën në tekstet e tyre,aty shifët qart se përmban frymën asimiluese të shqiptarëve,ku për fat të keq në hartimin e këtyre librave,morën pjesë edhe disa shqipfolës.Një pasqyrim tjetër na jep Durham,e cila përshkruan me saktësi manipulimet e Krajl Nikolles, ku përdori shqiptarët për të luftuar në krahun e Malit të Zi,duke ju premtuar atyre lirinë dhe shkollat.Edit Mary Durham shkruan për një rast konkret:se”një krye plak dhe burr me namë i fisit të Grudes i quajtur me emrin Sokol Baci,i njohur për luftrat kundër tuqëve në vitin 1877,dhe për këte arsy i ju është dhënë nënshtetësia malazeze nga Krajl Nikolla për shërbimet e tija”,ku Sokoli pasi që kishte kuptuar se mbreti kishte luajtur me ta si:”maca me miun”,ai ishte zemruar,por ishte vonë.Shqiptarët nuk munguan as në vitin 2006,në ndihmën e pavarësimit të Shtetit të Malit të Zi.Ku si shpërblim”nga ky shtet shqiptarëve ju montohët një grackë të ashtuquajtur:”Fluturimi Shqiponjës”,në Malësin Heroike,duke i azgjësuar dhe torturuar në burgjet e Shpuzëz.
Mirëqënja në mes këtyre dy popujve,të cilët kanë shumë ngjashmëri në mes veti,po thuaj vjen e zbehët edhe më tepër.Sipas Antonio Balldaçit:”malazezët janë sllavizuar nga fiset shqiptare,në gjuhë dhe në fe,me qëllim që të çlirohën nga zgjedha turke.Këto dy popuj mburren që kanë gjakun ilir.Ideja e malazezëve është që shqiptarët autokton të sllavizohën sikurse paraarëdhësit e tyre,me qëllim që të rrisin numrin e tyre i cili po zvoglohët dita,ditës.Shqiptarët me dekada ende luftojnë për të drejtat e tyre që jetojnë brënda këti shteti.Interesat e Malit të Zi janë drejtuar nga Nato dhe Bashkimi Europian,dhe kërkesat që bëjnë shqiptarët,ata mundohët që ti fshijnë nën “qilimin e mundafshët”,dhe për këtë i ndërmarrin të gjitha masat për ti qetësuar situatën.Pas një demostrate në prill të 2014-tës,e cila u organizue para “Shtëpis së Bardhë”në Washington,nga shqiptarët,siç dukët pas-efektet i kësajë jehone,bëri që Shteti Malazez të mobilizojë njerëzit e vetë,që të takohën me Shoqatat Shqiptare atje ku ata veprojnë,(New York).Shifët se kurë ky shtet ka nevojën e shqiptarëve,shkon edhe në fund të botës për ti takuar ata,që mos ti prishin punët e “antarësimit”.Çfarë u bisedua?,dhe çfarë u premtuan shqiptarëve?kjo s’ka fare rëndësi,sepse qëllimi i këti shkrimi nuk është ky,apo të gjykojmë shqiptarët,përse u ulën në bisedime?.Porë dihët një gjë:që nga e kaluera historike e këti shteti,nuk ka ndodhur që ky shtet të ju plotësojë kërkesat e shqiptarëve,apo që kanë mbajtur premtimet e ndonjë rasti me rëndësi.Kohën e fundit “Mbreti Millo”,ja ka mësyar “partive shqiptare”,edhe një herë për ta ndihmuar:në antarësimin e këti shteti në Nato dhe Bashkimin Europian!a thu që kësajë herë shqiptarët do ti vënë kushte këti shteti?apo ndoshta nga”rrespekti”që kanë për”mbëretin”do të qesin në harresë,vazhdimësin e këti shteti me idet shkombëtarizuese të shqiptarëve,apo do mbes edhe kësajë rradhe,si premtimet e “Krajl Nikollës,tek Sokol Baci tek Edith Durham”.Sidoqoft,historia nuk harron,përkundrazi ajo shënon dhe më në fund gjykon.
Është për tu habitur nga rasti,që disa nga”lojalistët”e kanë për krenari dhe mburrën,që i takojnë partis e cila robëron kombin e tyre.Kemi edhe nga ata të cilët zihën për pazarëllëqet e mandateve,ku nënkuptohët qartë se nuk e kanë hallin e popullit,dhe të kobit.Njerëzi të till,harrojnë përse kanë ardhur në këtë botë.
Sidoqofët mund të themi këte:se armiqët tanë,metëvërtetë arritën ta zvogëlojnë numërin e shqiptarëve,por ata kurr nuk do të arrijnë ta zhdukin këtë popull,i cili ka vulën e perendis.Jemi të sigurt që një ditë,të gjithë këto armiqët tanë,që na luftuan dhe na përdorën,ku shumica e tyre dolën nga gjiri i këti populli dhe krijuan kombet e tyre,ata përsëri do kërkojnë nga shqiptarët,që të ndihmojnë popullin e tyre.Por shpresojmë që ne shqiptarët kemi mësuar diçka nga e kaluera e mospërmbushëjes së premtimeve të tyre historike pa kushte.Ka ardhur koha që përfaqësuesit e popullit,të parashtrojnë kushtet e nevojëshëme,dhe në mënyrë të organizuar të punojmë për bashkimin tonë.Ta rëndisim vehtën para të tjerëve,në ato troje,ashtu siç na ka rënditur historija.

Mars,2015

Filed Under: Opinion Tagged With: Haxhi Zeneli, LOJALIZMI QË, ROBËRON VETËVEHTËN

SI E KA MARRE LEJEN E QENDRIMIT KONSULLJA E PERGJITHSHME SHQIPTARE NE SELANIK?

March 20, 2015 by dgreca

Pavlina Ylli, emigrante në Selanik dispononte leje qëndrimi si minoritare greke. Por nga na doli minoritare Pavlina kur e dimë se ajo është korçare?
/
Javën që shkoi, Arta Dade akuzojë Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushatin se Konsullja e Përgjithshme në Selanik është caktuar jashtë çdo kriteri diplomatik. Merita e saj, Pavlina Yllit, është vetëm se paska qenë dikur vrapuese. Akuza e Dades ishte e drejtë, ne gjetëm dokumentin ku thuhet se Pavlina Ylli, emigrante në Selanik dispononte leje qëndrimi si minoritare greke. Por nga na doli minoritare Pavlina kur e dimë se ajo është korçare?
Mbetet për të vërtetuar nëse dokumenti që po botojmë ekskluzive është fallco apo i vërtetë, por ata që jetojnë në Selanik e njohin mirë Pavlinën. Për fat të keq Diplomacia shqiptare prej shumë vitesh emëron njerez jo profesionistë.(Arben.LL)

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, konsullja, Pavlina Ylli, staus minoritar

Çanakkale – mendja e shterrur e shqiptarëve

March 20, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Këngëtari elbasanas Medi.Zena jep edhe një mesazh për Turqinë dhe popullin turk që “populli turk duhet të qëndrojë i bashkuar ashtu sikurse qëndroi i bashkuar në luftën e Çanakalasë. Shqiptarët dhe Turqit kanë treguar me këtë luftë që janë vëllezër. Edhe ne sot duhet të jemi të bashkuar me popullin turk ashtu sikurse ishim në këtë luftë”…. Ai vazhdon rrëfimin e tij duke treguar se gjatë muajit të Ramazanti Bashkia e Bajrampasha shtroi një iftar në Elbasan dhe një grup i cili kishte ardhur nga Turqia i kërkoi të bënim një duet me këngën e Çanakalasë, në shqip dhe turqisht. “Ne do ta këndonim në shqip dhe ato në turqisht. Muzika ishte e njëjtë dhe nuk e kishim të vështirë të bënim këtë duet. “….. “ E madhe kjo! “ Deri kur?
Ngushtica e Dardanelëve, është kanali i hollë dhe i gjatë detare, që ndan Evropën prej Azisë së Vogël, e cila ka histori mijëvjeçare e mbushur me plotë mite e legjenda. Në këtë ngushticë shtrihen gjithashtu edhe brigjet e Gadishullit të Galibolusit në anën e Evropës dhe asaj të Peninsulës në pjesën aziatike, nga më të lashtat deri në kohrat më të reja. Këtu është Troja legjendare (Lufta e Trojes rreth viteve 1235-1225 p.e.s.[7], në mes akejëve helenë dhe Trojanëve dhe aleatëve të saj, Paionëve, Dardanëve, etj. Për këtë rajon gjeo-strategjik ndër shekuj u thurën mite dhe legjenda që flasin për një periudhë të gjatë rreth 3.500 vjeçare.
Beteja e Çanakkalasë ishte një fitore e madhe për Kemal Ataturkun dhe Turqinë , por një humbje historike në njerëz (shqiptarë ) të vrarë dhe në humbje të përkrahjes europiane për ne , dhe një mbamendje e keqe që do të na përcjellë historikisht.
Dr. Ibrahim Krosi, në “Qemal Ataturku dhe Shqiptarët “, shkruan se “ Divizioni i 19 i Armatës së Turqisë në Betejën e Ç anakales komanduar nga Mustfa Qemali sipas dëshmive të studjuesve dhe historianëve përbëhej kryesisht nga shqiptarët “”Ajo që i dallon shqiptarët e Jemenit nga këta të Çanakalasë është edhe ajo se këta të fundit iu përgjigjën thirrjes për luftë të shenjtë (xhihad), duke besuar se aty po mbrohej kalifati. Natyrisht, ata nuk kishin informacion të saktë se Perandoria tashmë kishte përfunduar, se Sulltani kishte mbetur një relikt që rrinte në Stamboll, se po ndërtohej një shtet i ri kombëtar turk dhe nuk kishin informacion se cila ishte dobia shqiptare e pjesëmarrjes në atë kasaphane. Ndërkohë, derisa në trojet shqiptare ushtritë ballkanike greke, serbe dhe bullgare po bënin kërdinë, shqiptarët bërtisnin “Allahu ekber!” në Çanakala.( Zeqirja Ibrahimi ).
Në vitet 1914-1918, u zhvillua Lufta e Parë Botërore, ku Perandoria Osmane ishte në anën e Gjermanisë. Kjo ishte arsyeja që ushtritë aleate të Francës, Anglisë, por edhe Rusisë, t’ia mësyjnë shtetit osman, i cili – po të mos ishte rezistenca që e organizoi Mustafa Kemal Ataturku – sot do të ishte një shtet i vockël në Azi të Vogël. Ndërkaq, ndër betejat më të lavdishme të kësaj rezistence ishte ajo që u zhvillua në zonën e Çanakalasë. Aty thuhet të kenë vdekur më shumë se 200 mijë ushtarë. . Por sa shqiptarë , dhe përse ? …..Ose, thënë ndryshe, manipulimi dhe indoktrinimi i të rinjve, duke i motivuar të marrin pjesë në fronte të këtilla. Derisa shqiptarët që iu përgjigjën kushtrimit për luftë të shenjtë në Çanakala edhe mund të arsyetohen, sepse ishte një botë me analfabetizëm thuaja të plotë, me informacione aq të pakta dhe aq vështirë të përcjella, është krejt e pajustifikueshme që në këtë kohë të zhvillimit marramendës të shkencës, teknologjisë, por edhe të teologjisë, të rinjtë tanë ende të manipulohen kaq lehtë.
Shqiptarët edhe në Çanakala nuk do të shkonin nëse do ta dinin se lufta e shenjtë ose xhihadi (në kuptimin etimologjik – përpjekja për avancimin e të mirës) për ta ishte në trojet e tyre për ta mbrojtur pragun e shtëpisë dhe familjet shqiptare nga ushtritë ballkanike.. “Duke ecur aleave të varrezave të ushtarëve të rënë, përndryshe jashtëzakonisht të rregulluara dhe të mirëmbajtura, shpesh në gurët e tyre lexonin edhe emrat e qyteteve: Manastir, Ishyp, Ipek, Prizren , Ohri, Vlorë , Elbasan, Kumanova, Presheva, Gjakova etj. Duhet theksuar edhe një fakt i rrallë: gati të gjithë shqipëtarët e rënë në këtë Betejë kanë qënë të moshës shumë të re.Nuk mund që të mos pyetemi në vete se si u gjetën një ,numër i madh shqiptarësh në këtë betejë, duke pasur parasysh faktin se ajo u zhvillua në vitet 1915, kurse Turqia tanimë pothuajse ishte tërhekur nga Ballkani,pas Luftes së Parë Ballkanike (Dr. Rustem Buzhala, Shqiptarët në Turqi, Prishtinë, 2011 )””Në 25 prill 1915 filluan betejat më të përgjakshme të luftërave të Çanakalasë. Në orët e para të mëngjesit reparte angleze, franceze dhe të ANZAK-ëve, zbarkuan në Sedylbahir (Seddülbahir) dhe Arëburnu (Arıburnu). Repartet angleze që zbarkuan në kepin Arëburnu dhe përparuan drejt Xhonkbayër-it i priti divizioni i 19-të nën komandën e Mustafa Qemal Ataturkut. Gjatë muajve maj, qershor e korrik u jetuan luftime të përgjakshme trup më trup. Pas ofensivave të madha turke në 9 dhe 20 gusht dhe sprapsjeve, anglezët dhe francezët e kuptuan që Dardanelet nuk mund ti kalonin dot as nga toka, dhe duke filluar që nga nëntori 1915 vendosën që ti japin fund luftës, dhe në 9 janar 1916 u tërhoqën nga Çanakaleja edhe forcat e fundit të armikut.
Ushtria turke duke i bërë ballë për një periudhë 6 muajshe sulmeve të armikut me një forcë që arrinte deri në gjysmë milioni, jo vetëm që i ndihmoi në një shkallë të madhe aleatët e saj, por luaji një rol të rëndësishëm edhe në ndryshimin e fatit të Luftës I Botërore ( TRT )
Tani një pyetje shumë e drejtpërdrejt ; Ç `farë kohe ishte kjo për ne shqiptarët . Deri sa dirdhej gjaku për Turqinë , çka kishte në tokat shqiptare ? Luftë për egzistencë , me grejun e serbin e malazezin e dreqin e mallkuar : To be or not to be !
( Në mes nesh , mos të na ndiejnë: Europa sa e keqe për ne!)

Fahri Xharra, 20 .03.15
nga Gjakova

Filed Under: Opinion Tagged With: Çanakkale - mendja e, Fahri Xharra, shterrur e shqiptarëve

Kryeministri dhe kokoshkat

March 18, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/
Sa herë që flet Edi Rama, më kujtohen ato tenxheret e kokoshkave në Shqipërinë e viteve 80-të. Besoj një pjesë e mirë e jona i ka të freskëta në memorie. Në qoshet e kryqëzimeve, ato kioskat e vogla me nga një tenxhere. Dhe ne të habitur që rrinim në radhë për të shuar urinë e syve. Me kërcimin e kokoshkave. Në anglisht i thonë popcorn. Dhe ka një farë përafërimi me veprimin, me tingullin. Pop, me u hedhur, me plas, me kërcitur. Kurse në gjuhën tonë, kokosh i thonë edhe gjelit të fushës. Ndofta nga që gjeli këlthet që në pike të mëngjesit dhe ne nuk na pëlqen të zgjohemi herët. 
Edhe sot. Në këtë takimin e kryeministrisë. Seç e ka këtë zakon që popet. Që kërcen ky kryeministri ynë. Ashtu si shumë rëndom e bën mëndjemadhi, foli dhe iku. U çiku gishtat karrikeve të para. Nuk ia vari shumë Erionit që diçka me rëndësi donte t’i thoshte. Iku për në takimin e radhës. Burrat e shtetit tanë kështu e kanë. Vinë flasin dhe ikin. Pastaj ju të tjerët kuvendoni për të mbushur formalizmin e mitingut. Madje iu referua thelbit intelektual nga opinionet e ditës nga shoqëria civile. Madje e lexoi tekstin në një gegërishte që të linte për të dëshiruar. Po i flas me të njëjtën logjikë prej Edi Rame. (Siç i foli ai një gazetareje me emrin Erisa Zyka.) Nuk e paske kuptuar gegërishten, shko merr ca kurse . Gegërishtja nuk është ajo që duket, por ajo që ndjen njeriu. Megjithatë nga sa kuptova, forma shtjellore e urtë, lehtësisht e përdorshme, ngjan si ajo e një bote të madhe me emrin Sami Repishti, profesorit shqiptar në arrati. 
Dosjet? Ky teatër absurd shqiptar. Ku në kor, të gjithë kërkojnë hapjen. Ndërkohë të gjithë nuk i hapin.
Dosjet duhet të sillen në qëndër të vëmendjes sa herë që ka një zhurmë. Si të thuash, zhurmë përmbi zhurmë.
Aktualisht. Ndofta është viti kapërcyell të paktën nga ndjesia që të krijohet sa herë që ulesh për të marrë lajmet e ditës. Ndjesia e një lufte të ashpër midis grupeve të të fortëve. Të kujton atmosferën e qyteteve në 1997-98. Një shtyp që monitoron në mënyrë të përkryer Tomën, Takun, Frrokun, Zenin. Statutet e fb të njërit apo tjetrit. Përkundër problemeve më madhore .
Borxhi i ri. A e dine shqiptarët se Shqipëria po negocion për një borxh të ri.?
Bëhet fjalë për draftin e rehabilitimin e shesheve kryesore në qytetet e ndryshme të vendit. Ndofta edhe për të tjera. Megjithëse nuk është e vështirë për të kuptuar se lyerja me bojë nuk e rimëkëmbë ekonominë. Përkundrazi i maskon rrudhat. 
Por duket se edhe vetë shqiptarët nuk janë kthyer shumë nga kjo anë. Janë të magjepsur nga lufta e të fortëve. Kush do fitojë këtë radhë? Skena është bërë më magjike, pasi në lojë u rishfaq Dritani Prifti. Ai që bëri Metën aleat me Berishën. Më pas me Edi Ramën, kundër Metës. Tani me Doshin kundër të Metës dhe kundër Ramës. 
Përpos kësaj, na u shfaqën dosjet. Hapja e tyre për të miliontën here. Po flet kryeministri. Po kërcen. Lavdëron Gjermaninë, edhe pse na largon prej saj.

Filed Under: Opinion Tagged With: Ilir Levonja, Kryeministri dhe kokoshkat

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 680
  • 681
  • 682
  • 683
  • 684
  • …
  • 868
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Antonio Bellushi (1934, Frasnitë – 19 qershor 2024) mbledhës i zellshëm dhe studiues i pasurive etnokulturore e gjuhësore të Arbëreshëve dhe Arbërorëve
  • Jetimi që nxori zbuluar shtetin…
  • Qyteti antik 2400-vjeçar i Çukës së Aitoit
  • Dita e Veteranëve, përkujtojmë shqiptarët që shërbyen me nder në Ushtrinë e SHBA
  • Lëvizjet e popullsisë shqiptare jashtë kufijve shtetërorë dhe vendosja e saj në Shqipëri: Një analizë historiko – hartografike dhe socio – ekonomike
  • “DUA”, propozimi zyrtar i Kosovës për Oscar në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”
  • 1928 / URA E ZOGUT MBI LUMIN MAT — RRËFIMI EKSKLUZIV I ERWIN SCHNITTER, INXHINIERIT ZVICERAN QË DREJTOI PUNIMET PËR NDËRTIMIN E SAJ
  • NIKOLLA NAÇO (1843–1913) – ATDHETARI QË E VURI PASURINË, DIJEN DHE JETËN NË SHËRBIM TË SHQIPËRISË
  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT