• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Angli-Lord Ahmad -Jahjaga, interesim për të ndihmuar Kosovën

March 9, 2018 by dgreca

-Ish-Presidentja Jahjaga takon Lord Ahmad: Diskutojnë për ndërkombëtarizimin e çështjes së viktimave seksuale gjatë lutës në Kosovë. Shprehje interesimin për të ndihmuar Kosovën në ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje

1 Jahjaga Ahmad

PRISHTINË, 9 Mars 2018- Gazeta DIELLI / Gjatë vizitës së saj në Angli, e ftuar nga Oxford Union Society për të mbajtur fjalim për lidershipin e gruas, ish-Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga u takua me Lord Ahmad, Përfaqësues Special i Kryeministrit për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikt.Gjatë këtij takimi, zonja Jahjaga falënderoi Lord Ahmad për përkrahjen e vazhdueshme që Britania i ka dhënë Kosovës në proceset e shtet-ndërtimit të saj, duke veçuar mbështetjen e pakusht që ky vend i ka dhënë Kosovës në njohjen dhe rehabilitimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.  Ish-Presidentja e informoi Lord Ahmad për progresin që Kosova e ka bërë  në këtë fushë, sidomos me vendosjen e strukturës ligjore për njohjen e statusit të të mbijetuarave –  si viktima civile të luftës.

Gjithashtu, ajo tregoi edhe për beneficionet në formë të pensionit dhe qasjen në shërbime shëndetësore që kjo strukturë ligjore ua ka mundësuar të mbijetuarve.

Megjithatë, zonja Jahjaga përmendi edhe sfidat me të cilat të mbijetuarat e dhunës seksuale ende ballafaqohen, sidomos stigmën. Ish- Presidentja e njoftoi Lord Ahmad që Organizata e Kombeve të Bashkuara ende nuk e njeh këtë krim që ka ndodhur në Kosovë dhe Kosova nuk përmendet në raporte si vend në të cilin ka ndodhur krim dhe shkelje e të drejtave të njeriut.

Lord Ahmad shprehi interesimin për të ndihmuar Kosovën në ndërkombëtarizimin e kësaj çështjeje.Gjatë këtij takimi, u paraqiten disa ide për të vendosur temën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë në axhendë diskutimi në arenën ndërkombëtare, me zotimin se do të ketë bashkëpunim të pandalshëm për këtë çështje./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Jahjaga, kosova, takon Lordin Ahmad

Jahjaga, presidentja e imazhit të Kosovës

April 7, 2016 by dgreca

Presidentja e deritashme e Kosovës Atifete Jahjaga, nga analistë të çështjeve politike dhe përfaqësues të shoqërisë civile, po vlerësohet për përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare, përmirësim të imazhit të Kosovës në botë, por që nuk arriti të bëjë reforma substanciale brenda vendit.

Pesë vite më parë, Atifete Jahjaga ishte bërë presidentja e parë femër e Kosovës, kandidimi i së cilës për postin e presidentit të vendit buroi nga marrëveshja ndërmjet Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike dhe Aleancës Kosova e Re, ndërmjetësuar nga ambasadori i atëhershëm amerikan në Prishtinë, Christofer Dell.

Analisti i çështjeve politike, Halil Matoshi, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka bërë një përfaqësim mjaft të mirë në arenën ndërkombëtarë, por që një përfaqësim të tillë nuk kishte arritur ta bënte edhe brenda Kosovës.

“Presidentja Atifete Jahjaga në përfaqësimin e shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, në forume të ndryshme evropiane, në veçanti në SHBA, ka ngritur imazhin Republikës së Kosovës, mirëpo sa i përket funksionimit të saj brenda vendit si unifikuese e popullit dhe garantuese e institucioneve demokratike, ajo nuk mbahet në mend për asgjë. Përkundrazi ajo ka legjitimuar një keqqeverisje”, vlerëson Matoshi

Ndikimi i presidentes Jahjaga, jashtë kufijve ishte çmuar edhe nga ndërkombëtarët.

Në shtator të vitit 2014, ajo pati pranuar Çmimin për Promovim të Paqes nga Iniciativa Globale Clinton.

Presidentja Jahjaga, ishte ftuar në të gjitha Samitet, ku bënin pjesë shtetet e Evropës Qendrore dhe Juglindore, ndërsa në Samitin e vetëm që nuk ishte ftuar, ishte ai në Ohër të Maqedonisë, në maj të vitit 2013.

Por, me gjithë sukseset që iu njohën në arenën ndërkombëtare, sa u përket politikave të brendshme, analistët vlerësojnë se presidentja Jahjaga nuk ka iniciuar ndonjë reformë substanciale në të mirë të vendit.

Publicisti Halil Matoshi, duke folur për krizën politike që kaloi Kosovë gjatë kohës kur Atifete Jahjaga ishte në krye të shtetit, thotë që kjo e fundit, nuk arriti të tejkalojë problemet më të cilat përballej skena politike.

“Në kulimin e mandatit të saj, para dy viteve ka ardhur deri tek kriza institucionale gjashtë mujore, pastaj ndërtohet qeveria e re, fillon prapë kriza, protesta, dhe presidentja nuk mundi që t’i ulë tensionet në mënyrë që të ketë funksionim demokratik të institucioneve të vendit”, shton Matoshi.

Gjatë mandatit pesë vjeçar, presidentja Jahjaga nuk ishte përfolur përasnjë aferë korruptive dhe as keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Si një personalitet që kishte ardhur nga hierarkika e Policisë së Kosovës, ajo ishte e përkushtuar në luftimin e korrupsionit dhe në ndërtimin e një sistem të pavarur të drejtësisë, në shërbim të qytetarit dhe në shërbim të shtetit ligjor.

Ajo çfarë e karakterizoi presidenten Jahjaga, sipas përfaqësuesve të shoqërisë civile, thuhet të ishte zëri i grave të cilat ishin viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Jahjaga themeloi Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale ku edhe ishte kryesuese e këtij Këshilli.

Përveç, kësaj ajo kërkojë ndihmë nga ndërkombëtarët që kriminelët e këtyre veprave të ndiqen edhe penalisht.

Feride Rushiti nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, thotë se presidentja Jahjaga, gjatë mandatit të saj bëri kthesë historike për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.

“Për herë të parë është arritur që çështja e këtyre vikamave të vihet në agjendë shtetërore. Presidentja përmes Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale ka arritur të përshpejtojë njohjes e statusit të viktimave të dhunës seksuale, të fuqizohet rehabilitimi i këtyre viktimave, të ndërkombëtarizohet si çështje”, thotë Rushiti.

Radio Evropa e Lirë ka marrë edhe mendimet e disa qytetarëve të Kosovës, për rolin e presidentes Jahjaga gjatë mandatit të saj pesë vjeçar.

Isuf Gashi, rreth të 50-tave thotë të jetë i kënaqur me punën që presidentja e Kosovës ka bërë për qytetarët e vendit.

“Ne jemi të kënaqur me punën e saj, ajo ka kontribuar për Kosovën aq sa ka mundur. Ne do të ja vazhdonim mandatin edhe për pesë vite tjera. Ajo nuk ka qenë e korruptuar”, thotë ai.

Derisa, Njaziu një qytetar tjetër nga Prishtina, mendon se presidentja Jahjaga është dashur të bëjë një luftë më të ashpër kundër korrupsionit.

“Është dashur të merr vendime më të prera, i ka zhargitur disa vendime. Ajo nisi me luftimin e korrupsionit, por nuk ka arritur asnjë rezultat në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është dashur të jetë më e fuqishme në këtë fushë”, shton ai.

Ndërkaq, për pensionistin Haki Makolli, presidentja Jahjaga, do të jetë njëra nga presidentet që punoi më së miri për vendin.

“Jemi të kënaqur me punën e saj. Ka bërë sa ka mundur. Ajo punoi drejtë”, thotë ai.

Presidentja e deritashme Atifete Jahjaga e ka dorëzuar të enjten detyrën tek pasardhësi i saj Hashim Thaçi.(Luljeta Krasniqi – Veseli-Europa e Lire)

Filed Under: Komente Tagged With: e imazhit, Jahjaga, Presidentja, te Kosoves

PRESIDENTJA JAHJAGA, LULE NE METRON E BRUKSELIT

April 4, 2016 by dgreca

Presidentja Jahjaga vendosi lule pranë stacionit të metrosë Malbek në Bruksel/

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga sot vendosi lule pranë stacionit të  metrosë Malbek në Bruksel, që ishte cak i sulmeve terroriste ditë më parë, për të nderuar viktimat dhe në shenjë solidariteti me familjarët e tyre dhe qytetarët e Belgjikës.

Filed Under: Komente Tagged With: Jahjaga, Malbek, ne Bruksel, vendosi lule pranë stacionit të metrosë

Kosovë- Princit të Wales-it, dekorata “Dr. Ibrahim Rugova”

March 19, 2016 by dgreca

 -Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, dekoroi Lartmadhërinë e Tij Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 19 Mars 2016/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti sot në takim Lartmadhërinë e Tyre, Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall-it me të cilët diskutoi për zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë.Presidentja Jahjaga falënderoi Lartmadhërinë e Tij, Princin Charles për rolin qenësor të Britanisë së Madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, dhe në ndërtimin e një demokracie të qëndrueshme në vendin tonë. Presidentja Jahjaga theksoi se vizita e Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë rikonfirmon lidhjet e veçanta dhe të fuqishme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar. Presidentja Jahjaga dhe Lartmadhëria e Tij Princi i Wales-it diskutuan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Britanisë së Madhe, për përparimin e Kosovës në ndërtimin e shtetit demokratik si dhe për njohjen ndërkombëtare të Kosovës. Presidentja Jahjaga theksoi se përkrahja e Britanisë së Madhe në këtë proces do të vazhdojë të jetë e rëndësishme.

Presidentja Jahjaga dhe Princi i Wales-it diskutuan edhe për angazhimin e përbashkët të Kosovës dhe Britanisë së Madhe për ruajtjen dhe promovimin e tolerancës ndërfetare dhe parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës. Në takim u diskutua edhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe vazhdimin e reformave për krijimin e mundësive të reja për të rinjtë e Kosovës. 

Presidentja Jahjaga me këtë rast, dekoroi Lartmadhërinë e Tij Princin e Wales-it me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova”, për kontributin e tij jetësor në përkrahje të paqes, harmonisë dhe mirëkuptimit ndërmjet popullit të Kosovës dhe më gjerë.Sot, në axhendën e Princit  të Wales-it dhe Dukeshës së Cornwall është edhe vizita KFOR-it, si dhe në qytetin e Prizrenit, ku marrin pjesë edhe në një konferencë ndërfetare.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga priti mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës Princin e Wales-it dhe Dukeshën e Cornwall, që kanë mbërritur për vizitë dyditore në Kosovë.

 Gjithashtu, Presidentja Jahjaga mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada Britanike, për nder të vizitës së Lartmadhërisë së Tyre në Kosovë, njofton Presidenca kosovare.

Ndërsa, Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi është shprehur mbrëmë se, “Kosova sot i dëshiroi mirëseardhje Princit Charles dhe Dukeshës së Cornwall, në një vizitë historike të çiftit mbretëror vendit tonë. Rikujtuam me Princin Charles vizitën e tij të parë më 1999 dhe rolin e Mbretërisë së Bashkuar në çlirimin e Kosovës”.

Filed Under: Komente Tagged With: dekorata, DR. IBRAHIM RUGOVA, Jahjaga, Princit të Wales-it

Kosovë, statusi i të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës

March 19, 2016 by dgreca

*Presidentja Jahjaga pranoi aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës/

*President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war/

Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga pranoi sot aplikacionet e para për njohjen e statusit të të mbijetuarit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë e cila shënon edhe zyrtarisht fillimin e këtij procesi, 17 vite pas përfundimit të luftës.

*****

President Jahjaga received the first applications for the recognition of the status of survivor of sexual violence during the war

 President of the Republic of Kosovo, Mrs .Atifete Jahjaga, received today first applications for the recognition of the status of the survivor of sexual violence during the war in Kosovo  which marks the official commencement of this process, 17 years after the end of the war.

Filed Under: Komente Tagged With: gjatë luftës...!, Jahjaga, Kosove, seksuale, statusi i të të mbijetuarit të dhunës

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 10
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NË VEND TË NJË KARTOLINE, SOT NË DITËLINDJEN E TIJ
  • ASOCIACIONI I PROPOZUAR E SHNDËRRON KOSOVËN NË FUÇI BARUTI 
  • GJASHTË KUSHTET E KRYEMINISTRIT KURTI JANË TË ARSYESHME
  • VACE ZELA ( 7 prill 1939 – 6 SHKURT 2014)
  • NJË BIBLIOTEKË PËR QYTETIN E ALFABETIT SHQIP
  • Hapja e shkollave të para shqipe në vitet 1941 – 1944, ngjarje e rëndësishme, kyçe në historinë e Kosovës
  • Ekspozita “Gjergj Kastrioti Skënderbeu-kalorësi i lirisë së shqiptarëve”
  • TECHNOLOGY REVIEW (1981) / ÇFARË ËSHTË NJË FOTOGRAFI? — PËRGJIGJJA E FOTOGRAFIT SHQIPTAR ME FAMË BOTËRORE GJON MILI DHE NJË KOMENT PËR LIBRIN E TIJ “FOTOGRAFI DHE KUJTIME”
  • Rreth rëndësisë së përkthimit në gjuhën angleze të librit “Koja në rrjedhën e kohëve” të autorit Fran Gjeloshaj
  • Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorët e akredituar në Kosovë
  • THE SIX CONDITIONS OF PRIME MINISTER KURTI ARE REASONABLE
  • Momenti që drejtësia në Shqipëri që të tregojë se sa është e pavarur
  • MISIONI I VATRAVE SHQIPTARE NË SHBA. NË VEND TË NJË URIMI…
  • Pentagoni godet dhe rrëzon balonën ‘spiune’ kineze. Po tani ?
  • Tërmeti në Turqi, Vatra shpreh solidaritet dhe lutet për viktimat e të plagosurit

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT