• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjuha amtare është vlera e identifikimit tim në botën me shumë gjuhë

November 22, 2024 by s p

Aleksandër Çipa/

Unë jam adhurues i gjuhës sime amtare Shqipe, dhe kam disa arsye specifike për mbartjen e këtij adhurimi:

Kur nisa ta artikuloj në fjalët e para, im At, poet i këtij vendi, më zgjodhi disa fjalë të shtrenjta e të shenjta si: shqiptar, atdhe, këngë, poezi, letërsi, mëmëdhe, babë, mëmëzonjë, jashtënesh, etj., etj. Dhe shqipja e vendorigjinës sime Pilur, në këngë e poezi, ishte dhe mbetet më e bukur se çdo bukuri e këtij versioni të folur në ato vise… Kur fitova rrjedhshmërinë e përdorimit të shqipes nisa ta krahasoja atë me të folmen e një vendi fqinj e cila më ish e huaj dhe nuk më arriti dot ta kisha gjuhë të menduari si gjuhën time amtare.

Në kohën e rritjes, rinisë dhe madhimit tim moshor, shqipja mu bë gjuha magjike që më rridhte e rrjedh si veshje e plotë dhe e kadifejtë mendimesh. Adhurimi im për këtë gjuhë, m’u bë detyrë për ta brumosur dhe zotëruar edhe dy djemtë e mi tashmë të mërguar, sepse kjo është ndër gjuhët e rralla në botë që pati martirët e saj në të shkuarën. Rilindësit themelonjës të bukurisë afirmuese të Gjuhës Shqipe, lanë apelin mëtonjës dhe testamental:

” Mblidhmani gjakun! Bëmani bojë, të mësojnë alfabetin fëmijët e Shqipërisë!” Gjuha amtare është vlera e identifikimit tim në botën me shumë gjuhë.

Unë e dua adhurueshëm këtë gjuhë se jo vetëm e mora si trashëgim nga lindësit dhe paraardhësit e mi, por po e mbart si të tillë dhe tek pasardhësit…

Filed Under: Opinion

KONGRESI I MANASTIRIT, MONUMENT I LARTË I KUJTESËS SONË KOMBËTARE

November 21, 2024 by s p

Nga Prof. dr. Skender ASANI/

Ideja për të organizuar “Ditët e Alfabetit”, një manifestim ky me karakter kulturor e shkencor, lidhet drejtpërdrejt me misionin e Institutit tonë që si frymëzim ka pikërisht vlerat iluministe, arsimore e kulturore që prodhoi Kongresi i Manastirit, i mbajtur këtu e 116 vite më parë, nga data 14- 22 nëntor 1908. Pikërisht 22 nëntori është zgjedhur jorastësisht edhe si ditë e themelimit të Institutit tonë para 17 viteve, që njëherësh është shpallur edhe festë shtetëtore.

Për të kujtuar këtë Kongres që shënonte fundin e një robërie dhe fillimin e një lirie kombëtare, ne si Institut jemi kujdesur që të risjellim në vëmendjen e brezave të sotëm jehonën e kësaj ngjarjeje të madhe historike që kishte ndodhur në qytetin e Manastirit, aty ku u mblodh ajka e mendimtarëve e veprimtarëve shqiptarë të Rilindjes Kombëtare për të hedhur themelet e një alfabeti që për shqiptarët do të ishte shenja më identidfikuese evropiane.

Me një alfabet latin e të unifikuar, elita shqiptare e asaj kohe synonte të avancojë vetëdijen kulturore dhe të përgatiste shtratin e ngjarjeve të mëdha që do të pasonin me Pavarësinë (1912) dhe me krijimin e infrastrukturës arsimore e kulturore të shtetit shqiptar. Për rrjedhojë vetëm një vit më vonë u themelua Normalja e Elbasanit, kurse në kolinitë e mërgatës shqiptare në Egjypt, Sofje, Rumani, Stamboll, Selanik e gjetiu u botuan dhjetëra revista e libra të shkruara me alfabetin e posaformuar në Manastir.

Një komb nuk është i lirë vetën nëse jeton pa dominimin e të huajve. Një komb është edhe më i lirë kur kulturën dhe vetëdijen kombëtare e zhvillon në harmoni me vlerat dhe standardet që atë komb e bëjnë të qytetëruar. Alfabeti i shqipes është reflektim i qytetërimit perendimor dhe graviteti fushëveprues i këtij alfabeti u zgjerua si në përgatitjen e dokumenteve të administratës shtetërore, ashtu edhe në publikimet me karakter, arsimor, shkencor e artistik.

Tani, pas 116 viteve, kur e kujtojmë Kongresin e Alfabetit, kemi arsye ta kuptojmë më mirë çdo përpjekje që si pikësynim ka zhvillimin e kulturës së shkrimit dhe përhapjen e vlerave letrare e artsitike. Prandaj, jo rastësisht ne sivjet u orientuam në një temë qendrore, e cila duke pasur si pikësim pikërisht avansimin dhe zhvillimin e kulturës së shkrimit, kemi marrë për bazë studimi personalitetin shumdimensional të shkrimtarit Ismail Kadare, një gjeni ky i letrave shqipe i cili vetëm pak muaj më parë ndërroi jetë në Tiranë, por na la trashëgim një veprimtari të begatë letrare.

Studiuesit tanë nga Tirana, Prishtina si dhe nga vendi, përfshi edhe kolegët e Institutit tonë, brenda Ditëve të Alfabetit do të vijnë me qasje interesante dhe të veçanta mbi Ismail Kadarenë, shikuar në disa aspekte.

Jam shumë kurreshtar të ndjek këto kumtesa dhe bashkë me pjesëmarrësit tjerë të hedhim një gurë modest, por të rëndëishëm, në studimet kadareane. Me këtë, Instituti ynë do t’i bashkohet qendrave të tjera albanologjike në Tiranë dhe në Prishtinë, në frymën edhe të marrëveshjeve që i kemi, që me projekte e ide konkrete të ngrejmë nivelin e studimeve letrare, gjuhësore e historike. Në kushtet e një bashkëpunimi të shkëkqyer që tani më disa vite është bërë pjesë e kalendareve tona të përbashkëta, mendoj se edhe figura e shkrimtrait Ismail Kadare do të vazhdojë të na frymëzojë për ide e projekte të reja, të cilët do t’i jepnin emrit dhe veprës së tij një dimension edhe më të gjerë të këndvështrimit.

Ashtu siç ishte Kongresi i Alfabetit një ngjarje përbashkuese në mes veti dhe komunkuese me të tjerët, përfshi fqinjët ballkanas dhe miqtë europianë, janë edhe shkrimtarët e tipit të Kadaresë që letërsisë shqipe i sollën dinamikë tjetër zhvillimi, por duke ndjekur frymën dhe porositë e elitës kulturore shqiptare të para 100 viteve, e cila shkronjat e gjuhës shqipe i bëri tulla për të ngritur monumente të larta të kujtesës sonë kombëtare.

Filed Under: Opinion

KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS PËRPARIM RAMA DO TË MARRË PJESË NË FESTËN E FLAMURIT KOMBËTAR NË NEW YORK MË 22 NËNTOR 2024

November 18, 2024 by s p

Kryetari i Komunës së Prishtinës z.Përparim Rama do të nderojë me ardhjen e tij Festën e Flamurit Kombëtar organizuar nga Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” në New York me rastin e 112 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Flamuri i kombit tonë bashkon të gjithë shqiptarët anembanë botës. Pavarësia është ditë e shenjtë dhe e shtrenjtë e lirisë së një kombi e populli, është dita më e shënuar në histori.

Darka e Pavarësisë do të organizohet ditën e Premte, 22 Nëntor 2024, Ora 7:00 PM.

Adresa:

Greentree Country Club

538 Davenport Ave, New Rochelle, NY 10805.

Pjesëmarrja në Darkën e Pavarësisë kushton 150 usd për person, me të gjitha të përfshira.

Për biletat personat e kontaktit janë:

Anton Raja cel: 646 594 4747

Ilir Cubi cel: 9143108355

Dr. Pashko Camaj cel: +15169020588.

Për pagesat kontaktoni Arkëtarin e Vatrës Besim Malota cel: +12034557167.

JU MIRËPRESIM TË GJITHËVE.

Filed Under: Opinion

Vatra fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar në New York më 22 Nëntor 2024

November 16, 2024 by s p

Vatra fton të gjithë shqiptarët e Amerikës në festën e Flamurit Kombëtar në New York më 22 Nëntor 2024.

Filed Under: Opinion

Studentët shqiptarë në Seton Hall University, New Jersey, festuan 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

November 14, 2024 by s p

Sokol Paja/

New Jersey, 14 Nëntor 2024 – Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Seton Hall University, New Jersey bashkoi mbi 200 studentë shqiptarë për të festuar 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Studentë të shkëlqyer nga: Manhattan University, St John’s University, St Francis College, Rutgers University, Princeton University u bashkuan në një ceremoni madhështore nën ngjyrat e flamurit më të bukur në botë, flamurit kuq e zi. Studentët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë krenari kombëtare, vazhdimësi e trashëgimisë së shkëlqyer patriotike të mërgatës së Amerikës dhe garancia më e fortë e vazhdimësisë histirike shqiptare përtej Atlantikut. Dr. Ines Murzaku, Nancy Kajo dhe Arta Boljevic mbajtën fjalimet kryesore të mbrëmjes duke sjellë në pah vlerat më të çmuara kombëtare shqiptare, krenarinë patriotike të bashkimit të studentëve nën flamurin e shenjtë kuq e zi dhe suksesin e studentëve shqiptarë që mbizotëron në të gjitha universitetet amerikane. Organizatat që ndihmuan aktivitetin si: Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra, valltarë nga Albanian American Cultural Center, Port Authority, Police Department, Illyrian Society, Albanian American Association of Ulqin etj mundësuan një festë kombëtare të shkëlqyer patriotike dhe atdhetare. Studentë, prindër, aktivistë të komunitetit shqiptar festuan deri në mbrëmje vonë festën më të shënuar për kombin shqiptar, pavarësinë. Shoqata e Studentëve Shqiptarë në Seton Hall University ka 40 anëtarë aktivë, studentë të shkëlqyer që bëjnë krenarë me arritjet e tyre çdo shqiptar.

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 68
  • 69
  • 70
  • 71
  • 72
  • …
  • 864
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Një Moment Historik për Komunitetin Shqiptar në Chicago
  • Dom Kelmend Spaqi, in memoriam…
  • “Këngë të përshpirtshme të kolonive shqiptare në Sicili”- Giuseppe Schirò
  • “HEDH NJË KAFKË TE KËMBËT TUAJA”!
  • 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • E premtja e Gjuhës Shqipe — Një mision përtej oqeanit
  • MËKATET E ZONJËS EMA
  • GAZETA “DIELLI” SYRI I DRITËS SË SHTYPIT SHQIPTAR NE AMERIKË
  • Banda “Vatra” në kontekstin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar
  • Kullat e familjeve të mëdha patriotike si objekte të trashëgimisë historike
  • ALARM SIGURIE DHE NDËRGJEGJËSIMI KOMBËTAR
  • Edith Durham – Shqiptarët dhe serbomalazezët në 1910-1912
  • Public Statement from VATRA
  • “Universi Biblik” si pasuri e Muzeut të Artit Mesjetar
  • Lavdi përjetë martirëve të 2 prillit!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT