• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Vatra dhe diaspora shqiptare e Amerikës, krenari për kombin tonë”

December 13, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 12 Dhjetor 2023 -Në Selinë Qëndrore të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra u ekspozuan veshje kombëtare të krahinave të Zymit të Hasit, Tropojës, Dukagjinit e Zadrimës nën kujdesin e koleksionistes Lajde Kolgjeraj e cila koleksionon 843 veshje kombëtare. Si pjesë e aktivitetit kulturor në bashkëpunim u ekspozuan edhe piktura me motive tradicionale kombëtare të piktores Valdete Berisha. Në emër të Vatrës përshëndeti shkrimtari Mëhill Velaj i cili theksoi rëndësinë e veshjeve kombëtare në trashëgiminë tonë kulturore. “Për Vatrën dhe gjithë diasporen shqiptare në SHBA jam këtu për të shprehur respektin dhe admirimin tim të thellë për ju. Ju jeni fryma dhe forca e komunitetit tonë larg atdheut. Përkushtimi juaj për promovimin e kulturës, identitetit dhe solidaritetit shqiptar është frymëzues për ne. Në këtë vend të largët, ju jeni mbrojtësit e trashëgimisë sonë duke e përhapur dhe e ndërthurur atë me kulturën dhe shoqërinë e re në të cilën jetoni. Me përpjekjet tuaja, po formohen ura të forta të bashkëpunimit dhe bashkëjetesës midis komuniteteve, duke ndihmuar në ndërtimin e një jete të përbashkët dhe të pasur në përvojat dhe vlerat shqiptare. Ju e vazhdoni këtë udhëtim të lavdishëm të shpërndarjes së dijes, kulturës dhe dashurisë për atdhenë në çdo hapsirë dhe në çdo moment. Jeni mrekulli dhe jemi krenarë që kemi një diaspore të tillë guximtarësh dhe të përkushtuar për çështjen kombëtare” tha ndër të tjera në fjalën e saj koleksionistja Lajde Kolgjeraj.

Filed Under: Politike

Kryetari i Parlamentit të Kosovës z.Glauk Konjufca takoi mërgatën shqiptare në New York

December 12, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 11 Dhjetor 2023 – Kryetari i Parlamentit të Republikës së Kosovës z.Glauk Konjufca zhvilloi një bashkëbisedim të ngrohtë e vëllazëror në Konsullatën e Kosovës me përfaqësuesit e organizatave e shoqatave patriotike shqiptare në New York e më gjërë. Në fjalën e hapjes Ambasador Blerim Reka falenderoi diasporën shqiptare të Amerikës për kontributin historik në çështjen e Kosovës. Kryeparlamentari Glauk Konjufca shprehu mirënjohjen e institucioneve të shtetit të Kosovës për përfaqësuesit e mërgatës, për rolin e kontributit e tyre të jashtëzakonshëm për Kosovën, çështjen kombëtare dhe kombin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë fjalës së tij z.Konjufca u ndal në tri pika thelbësore të diskutimit të cilat i renditi si sfida për republikën e Kosovës dhe institucionet shtetërore : “1. Situata me Serbinë, sulmi serb mbi Kosovë dhe rrezikun e mundeshëm të sulmeve nga Serbia e cila kërkon aneksim të territorit të Kosovës. 2. Konsolidimi i sigurisë kombëtare, territorialitetin dhe administrimin e territorit. 3. Forcimi i institucione shtetërore të sigurisë kombëtare, shumëfishim i forcës së institucioneve, rritje të kapaciteteve vepruese. Konsolidim i institucioneve shtetërore dhe sundim të ligjit. Forcim të ligjeve e sigurisë kombëtare” tha z.Konjufca. Ai i kërkoi përfaqësuesve të mërgatës që të kërkojnë mbështetje te përfaqësuesit amerikanë për çështjen e Kosovës pasi mbrojtja e interesit të Kosovës do të thotë mbrojtje të interesave amerikane dhe të shqiptarëve në ballkan si populli më pro amerikan në Europë. Gjatë bashkëbisedimit kryeparlamentari Konjufca shpjegoi modalitete të panjohura të “asociacionit”, marrëveshjet e ndryshme mes Kosovës e Serbisë, qëndrimet e bashkësisë ndërkombëtare etj. Përfaqësuesit e mërgatës e pyetën kryeparlamentarin Konjufca rreth specifikave të marrëveshjes së “asociacionit”, rreth mbështetjes ndërkombëtare ndaj Kosovës, presionit të fuqive të mëdha, çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, qëndrimet e ndërkombëtarëve ndaj Kosovës etj. Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA z.Elmi Berisha gjatë një bisede të shkurtër e përgëzoi kryeparlamentarin Konjufca për lidershipin e diplomacinë parlamentare dhe i garantoi mbështetjen e pakursyer të Vatrës në sfidat me të cilat përballet Republika e Kosovës, qytetarët dhe institucionet në Kosovë.

Filed Under: Politike

PATRIOTI ENDRI FILIPI DHUROI 500 USD PËR VATRËN

December 11, 2023 by s p

Patrioti Endri Filipi dhuroi 500 usd për Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Nënkryetari i Vatrës në Tampa Bay Florida z.Filipi është ndër vatranët më kontributorë në Federatë. Çdo vit, për çdo fushatë të Vatrës z.Filipi kontribuon bujarisht duke qenë ndër patriotët më shembullorë në Vatër dhe komunitetin shqiptar në Tampa. Fisnikëria e Endrit dhe shqiptarëve që japin për Vatrën e bëjnë Federatën dhe misionin e saj në shërbim të çështjes kombëtare, të përjetshëm dhe të pavdekshëm. Federata Vatra përulësisht falënderon çdo patriot që kontribuon për Vatrën dhe mëshiron çdo individ që sulmon, njollos, proteston e baltos Vatrën. Sulmi mbi Vatrën është sulm mbi kombin shqiptar, mbi veprën, kontributin dhe historinë e lavdishme të shqiptarëve të Amerikës. Vatra është e shenjtë, ajo do të jetojë përgjithmonë.

Mirënjohje për bujarinë dhe fisnikërinë Endri Filipi.

Filed Under: Politike

Kryeministri Kurti takoi në Berlin, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz

December 9, 2023 by s p

Prishtinë, 9 dhjetor 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi në Berlin, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të Kongresit të Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), kryeministri Kurti dhe kancelari Scholz diskutuan mbi marrëdhëniet e forta dhe të shkëlqyeshme dypalëshe, rëndësinë e intergrimit në Bashkimin Evropian të Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, dhe vizionin e përbashkët si socialdemokrat për zhvillim, drejtësi sociale dhe mirëqenie në të dy vendet.

Kryeministri Kurti shprehu edhe në këtë rast mirënjohjen dhe falënderimin e tij për rolin e rëndësishëm dhe mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për popullin dhe Republikën e Kosovës.

Ky ishte takimi i dytë bilateral ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kancelarit gjerman Scholz këtë vit, nga katër gjithsej në dy vitet e fundit.

Filed Under: Politike

Veshje kombëtare ekspozohen te Vatra më 12 dhjetor 2023

December 8, 2023 by s p

Më 12 dhjetor 2023 ora 12.30 pm, në Selinë Qëndrore të Federatës Vatra në adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY, do të ekspozohen veshje kombëtare të krahinave të Zymit të Hasit, Tropojës, Dukagjinit dhe Zadrimës nga koleksioniste Lajde Kolgjeraj. Gjatë këtij evenimenti do të ekspozohen edhe piktura me motive tradicionale kombëtare të piktores Valdete Berisha.

Ftohet media dhe komuniteti të marrin pjesë.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 119
  • 120
  • 121
  • 122
  • 123
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT