• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

QINDRA SHQIPTARO-AMERIKANË PROTESTUAN NË NEW YORK KUNDËR SERBISË TERRORISTE

October 24, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 23 Tetor 2023 – Qindra shqiptaro-amerikanë protestuan para Selisë së OKB-së për të dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit të Serbisë në Kosovë. Shqiptaro-Amerikanët i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që Serbia dhe udhëheqësit e saj të bëhen përgjegjës, si dhe të gjithë të përfshirët në aktet e agresionit dhe terrorizmit të sillen para drejtësisë. Mark Gjonaj në fjalën e tij renditi të gjitha sulmet dhe aktet terroriste të Serbisë kundër Kosovës e shqiptarëve. Gjeneral Gani Shehu nga Batalioni Atlantiku deklaroi se shqiptarët janë gati sa herë që atdheu thërret dhe se Serbia duhet të heqë duart përgjithmonë nga Kosova. Aktivisti Uk Lushi u shpreh se Serbia përfaqëson krimin, terrorin e terrorizmin.

Aktivistja Diellza Pulitani bëri një thirrje për të gjithë shqiptarët për të ngritur të gjithë bashkë zërin për të dënuar krimin serb dhe për të kërkuar drejtësi për krimet e pa ndëshkuar e të pa dënuara të serbëve.” Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për vendin tonë. Ne nuk do ti harrojmë kurrë” tha ajo. Vedat Gashi në fjalën e tij kërkoi që drejtësia për të zhdukurit si pasojë e krimeve serbe të zhdojë deri në zbardhjen e plotë të tyre. Jack Kukaj u tha pjesëmarrësve se shqiptarët kanë luftuar gjithmonë për të drejtat dhe liritë që u takojnë. Serbia i ka duart me gjak, bota duhet ta dënojë e ndëshkojë. Ne do ta përkrahim gjithmonë Kosovën, garantoi z.Kukaj. Gazetari Gjekë Gjonlekaj vuri theksin te politika e padrejtë ndërkombëtare në dëm të Kosovës. “Vuçiç është krimineli më i madh pas Millosheviçit” deklaroi z.Gjonlekaj. Aktivisti Arlind Alidemaj bëri një apel për rininë që da duan atdheun ashtu siç bënë të parët tanë për lirinë e pavarësinë e saj. Aktivisti Mark Qehaja apeloi që krimi e kriminelët serbë të ndëshkohen sa më parë, ndërsa Dr.Pashko Camaj foli në emër Vatrës dhe i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për drejtësi dhe që të mos barazojë krimin e kriminelët serbë me gjakun e pastër shqiptar të derdhur për liri e pavarësi.

Editori i Diellit kërkoi liri për çlirimtarët dhe luftëtarët e UÇK që janë të burgosur padrejtësisht nga Gjykata Speciale në Hagë. “UÇK dhe Lufta për lirinë e pavarësinë e Kosovës janë krenari e kombit shqiptar. Janë historia e lavdishme e kombit dhe shtetit modern shqiptar” tha Editori Paja. Aktivistja Violeta Duka kërkoi që shteti shqiptar ti kërkojë Serbisë dëmshpërblim për minimin e territorit shqiptar në Shqipëri dhe Kosovë dhe përgjegjësi për jetën e humbura. Gazetari Bekim Adili nga Maqedonia e Veriut i shprehu mirënjohje diasporës shqiptaro-amerikane për kontributin në dobi të çështjes kombëtare. Para të pranishmëve folën shqiptaro-amerikanë si Jasin Gjokaj, Flutura Billa, Isa Breçani, Mat Koleci, Prend Qetta e të tjerë ku njëzëri kërkuan dënimin e kriminelëve serbë e terrorizmin shtetëror të Serbisë.

Filed Under: Politike

SOT KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN PROTESTON KUNDËR TERRORIZMIT DHE VEPRIMEVE LUFTËNXITËSE TË SERBISË

October 23, 2023 by s p

Sot komuniteti Shqiptaro-Amerikan do të protestojë para Selisë së OKB-së në Sheshin Dag Hammarskjöld në Nju Jork për t’i dënuar aktet e vazhdueshme të terrorizmit dhe luftënxitëse të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët i bëjnë thirrje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe komunitetit ndërkombëtar që të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme për ta detyruar Serbinë që t’i ndalojë dhe të përmbahet nga veprimet dhe politikat që janë duke e minuar stabilitetin e Kosovës dhe Ballkanit. Së fundmi, më 29 Maj 2023, Serbia orkestroi protestat e dhunshme në veriun e Kosovës që rezultuan me sulme të paprovokuara ndaj forcës paqeruajtëse të NATO-s, KFOR. Më 24 Shtator 2023 terroristët dhe njësitë para-ushtarake nga Serbia ndërmorën një sulm terrorist në Kosovë. Komuniteti Shqiptaro-Amerikan kërkon që Serbia dhe udhëheqësit e saj të mbahen përgjegjës, si dhe të gjithë të përfshirët në aktet e agresionit dhe terrorizmit të sillen para drejtësisë. Rajoni i Ballkanit është një fuqi baruti. Nëse nuk ndërhyhet, mund të ndizet një luftë e re në zemër të Evropës e që do të jetë një luftë shtesë me të cilën do të duhet të ballafaqohet komuniteti ndërkombëtar.

Data dhe ora: E Hënë, 23 Tetor 2023 – Fillon ne ora 13:00

Vendi: Dag Hammarskjöld Plaza, Këndi i Rrugës East 47th & Avenusë 1 në Nju Jork, NY 10017

Ngjarja: Protesta organizohet në ditën kur Këshilli i Sigurimit të OKB-së mban takimin e rregullt për Kosovën. Ky takim mbahet pas sulmit të fundit terrorist në Kosovë nga terroristët para-ushtarakë Serbë, që rezultoi me vrasjen tragjike të një polici të Kosovës dhe lëndime të tjerëve. Takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së pritet të fillojë nga ora 15:00.

Informata kontaktuese: Për më shumë informata, përfshirë për të caktuar intervista me organizatorët, ju lutem kontaktoni info@albanianamerican.org ose +1 347 398-6161

Pamjet: Mediat do të kenë mundësi që të marrin pamje të ngjarjes, si fotografi ashtu dhe video.

Organizatorët: Protesta organizohet nga komuniteti Shqiptaro-Amerikan, i përbërë nga më shumë se njëqind shoqatave të ndryshme të këtij komuniteti nga vende të ndryshme të SHBA-së.

Filed Under: Politike

“Mirënjohje Vatrës për Shqiptarizmën dhe Shqiptarinë”

October 21, 2023 by s p

New York, 21 Tetor 2023- Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë znj.Lindita Nikolla dhe stafi i ngushtë i Këshilltarëve të shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë në Uashington z.Ervin Bushati zhvilluan një vizitë në Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA. Ata u pritën nga kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha vatranë e përfaqësueses të komunitetit shqiptar në New York e më gjerë. Në fjalën e mirëseardhjes Z.Berisha shprehu mirënjohje dhe falenderim për kryeparlamentaren Nikolla dhe u ndal te veprimtaria e Vatrës në interes kombëtar dhe të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e në trojet etnike.

Kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë zonja Lindita Nikolla në fjalën e saj i shprehu mirënjohje Vatrës për shqiptarinë dhe shqiptarizmën. ““Vatra” ka qenë një mbështetje e Shqipërisë dhe e shqiptarëve në të gjitha momentet kyçe të historisë: për mbrojtjen e tërësisë territoriale të shtetit të ri të pavarur shqiptar; gjatë dy luftrave botërore; për rezistencën ndaj rregjimit totalitar komunist; mbështetjen e tranzicionit drejt demokracisë; lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës” tha kryeparlamentarja Nikolla.

“Vatra ka moshën e shtetit shqiptar dhe ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme për çështjen kombëtare. Vatra ka kontribut të veçantë për atdhetarizmin, patriotizmit dhe bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës si dy vende mike e dy popuj miq” tha ndër të tjera zonja Nikolla. Ajo garantoi komunitetit shqiptar se Parlamenti i Shqipërisë do të bëjë gjithçka për të përmirësuar ligjet sidomos ato që prekin drejtëpërdrejtë diasporën siç është e drejta e votës. Zonja Nikolla shtoi se Parlamenti do të forcojë bashkëpunimin me diasporën për të bërë më të mirën për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe kudo ato veprojnë e punojnë. Ambasadori i Shqipërisë në Uashington z.Ervin Bushati deklaroi se “është nder të rikthehem në Vatër me zonjën e nderuar Lindita Nikolla që ka shërbyer kaq shumë për Shqipërinë. Nikolla është Zonja e parë që dha një kontribut të madh për të unifikuar abetaren shqip dhe dimensioni kohor dhe kombëtar i mërgatës do të jetë përgjithmonë shqiptar, tha ndër të tjera Ambasador Bushati. Në përfundim të takimit pyetjes së të interesuarve Kryeparlamentarja Nikolla u tha se historia e Vatrës duhet të mësohet në shkollat shqiptare dhe falenderoi Vatrën për bashkëpunimin me Autoritetin e Dosjeve për të zbardhur të kaluarën e errët komuniste. Axhenda e Kryeparlamentares Nikolla vazhdoi pas Vatrës me takimin me veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare z.Mark Gjonaj (Nderi i Kombit). Në përfundim të takimit Kryparlamentarja Lindita Nikolla i dhuroi Vatrës një pjatë me simbolet e çmuara të kombit tonë.

Sokol Paja

Foto: Dritan Haxhia

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani priti në takim Alicia Kearns, deputete dhe kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar

October 21, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur dje në takim deputeten e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, njëherësh kryetare e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar. Kearns po qëndron në një vizitë në Kosovë me ftesë të Presidentes Osmani.

Në takim, Presidentja Osmani ka shprehur falënderim dhe mirënjohje për deputeten britanike, Alicia Kearns, për përkrahjen e jashtëzakonshme për Kosovën dhe popullin e saj. Ajo po ashtu shprehu mirënjohjen e thellë për angazhimin e saj të vazhdueshëm për të ngritur vetëdijën për rreziqet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova dhe tërë Ballkani Perëndimor.

Takimi me deputeten Kearns u përqendrua në zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator.

Presidentja Osmani e ka informuar deputeten britanike me sfidat me të cilat po përballet Kosova dhe ka theksuar rëndësinë e përpjekjeve të unifikuara ndërkombëtare për t’iu kundërvënë akteve të tilla terroriste dhe të agresionit në funksion jo vetëm të sigurisë së qytetarëve të Kosovës, por edhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani ka theksuar se hetimet e deritanishme të kryera nga autoritetet vendore, përderisa vazhdojnë hetimet nga partnerët ndërkombëtarë, dëshmojnë se Serbia qëndron pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ndaj ka kërkuar që të ndërmerren masa ndëshkuese ndaj Serbisë.

Më tej, Presidentja Osmani tha se deputetja Kearns ka treguar vazhdimisht përkushtimin e saj për ta mbështetur Kosovën në afirmimin e të vërtetës, ndaj e ka falënderuar në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Deputetja Alicia Kearns është një avokuese e shquar për Kosovën, ndaj ne presim që edhe më tej, angazhimi i saj të jetë në funksion të prezantimit të gjendjes reale këtu, duke u mbështetur në argumente e fakte, ashtu siç bën vazhdimisht ajo”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Ndërkaq deputetja Kearns, falënderoi Presidenten Osmani për ftesën dhe theksoi përkushtimin e saj personal për ta vazhduar mbështetjen ndaj Kosovës, por edhe përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për të punuar ngushtë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit.

Filed Under: Politike

Kryeministri Kurti: Vepra e Noel Malcolm ndihmoi për të vërtetën historike për Kosovën

October 20, 2023 by s p

Libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në premierën e filmit dokumentar kushtuar veprës së Sir Noel Malcolm.

Kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike.

Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit, tha Kryeministri.

Duke vlerësuar lart figurën e tij, kryeministri tha se ishte nder dhe kënaqësi prania e sotme e Sir Noel Malcolm në Kosovë, i cili e kishte menduar ta shkruante këtë libër për publikun perëndimor, me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës.

“Dhe vërtet ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit”, u shpreh kryeministri.

Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, Kryeministri Kurti falënderoi Sir Noel Malcolm, dhe i uroi shumë shëndet dhe mbarësi në punët akademike.

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

55

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 128
  • 129
  • 130
  • 131
  • 132
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026
  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT