• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Kurti takoi kongresistin republikan Keith Self

September 25, 2025 by s p

Takimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i nisi me kongresistin amerikan nga radhët e Partisë Republikane, Keith Self, të cilin e mirëpriti në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York.

Kongresisti Self është një mbështetës i zëshëm i Republikës së Kosovës. Bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, dhe për rolin aktiv dhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës shqiptare në ShBA.

Kryeministri e njoftoi kongresistin Self për investimet që janë bërë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operative të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë këtu pajisjet dhe armatimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si rezultat i drejtpërdrejtë i bashkëpunimit bilateral në mbrojtje. Ndër të tjera, ai theksoi vendimet e qeverisë për pranimin dhe zhvendosjen e përkohshme nga ShBA-të të shtetasve të vendeve të treta dhe, së fundmi, heqjen e tarifës doganore ndaj të gjitha produkteve me origjinë nga ShBA, si dhe vazhdimin e programit Kompakt të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën nga administrata e re amerikane, si shprehje dhe dëshmi e partneritetit të besueshëm.

Gjatë takimit, gjithashtu u theksua roli dhe rëndësia e diasporës shqiptare në ShBA në forcimin e lidhjeve mes dy vendeve dhe shtimin e bashkëpunimit në sektorin privat përmes fasilitimit të investimeve të huaja direkte.

Kryeministri e ftoi kongresistin Self për vizitë në Kosovë dhe e falënderoi atë për qëndrimet dhe përkrahjen publike të tij ndaj Kosovës dhe anëtarësimit të saj në NATO dhe struktura të tjera euroatlantike, teksa theksoi interesimin dhe gatishmërinë e Republikës së Kosovës dhe institucioneve të saj për bashkëpunim edhe më të afërt me miqtë tanë në Kongres dhe me qeverinë amerikane në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta të të dy vendeve.

Kryeministri Kurti po qëndron në New York për takime në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Filed Under: Politike

Kur diplokracia hesht për kërcënimin e paqes, stabilokracia flijon demokracinë për autokraci

September 24, 2025 by s p

Ambasador Blerim Reka/

Dy vite pas agresionit të Serbisë kundër Republikës së Kosovës, vazhdon heshtja në institucionin kryesor botëror për ruajtjen e paqes.

Çuditërisht, mblidhej urgjentisht për ndalimin e qarkullimit të monedhës së një shteti të huaj në një shtet tjetër, por jo edhe për sulmin e armatosur të një shteti kundër një shteti tjetër.

Aleati i Vuqiqit, kryekrimineli përgjegjës për sulmin e armatosur në Banjskë, shëtit i lirë në Serbi, kurse kreu i këtij shteti, mban ligjërata për “paqen” në organizatën botërore.

Kur diplokracia hesht për kërcënimin e paqes, stabilokracia flijon demokracinë për autokraci.

Filed Under: Politike

Prijësit e UÇK-së në Hagë – Ndritësit e kombit dhe trashëgimtarët e sakrificës për liri

September 23, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Prijësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët sot gjenden në Hagë, nuk janë të njohur vetëm si individë që udhëhoqën një rezistencë të armatosur. Ata janë simbol i gjallë i përpjekjeve të një kombi të tërë për liri, barazi dhe dinjitet. Për shqiptarët kudo, ata njesohen me figurat më të ndritura të kombit, të cilët në momentet më të vështira historike morën mbi vete barrën e sakrificës.

1. Legjitimiteti i luftës së UÇK-së

Lufta e UÇK-së nuk ishte një luftë e imponuar apo e motivuar nga interesa individuale. Ajo ishte përgjigje ndaj një regjimi shtypës dhe gjenocidal, i cili me vite të tëra kishte përdorur dhunë sistematike ndaj shqiptarëve të Kosovës. Raportet e organizatave ndërkombëtare si Human Rights Watch, Amnesty International dhe OSBE dokumentuan qartë spastrimet etnike, dëbimet masive dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut të kryera nga forcat serbe në periudhën 1998–1999.

Në këtë kontekst, UÇK-ja u njoh si forcë çlirimtare edhe nga diplomacia amerikane dhe britanike. Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, në vitin 1999 theksoi se “populli i Kosovës ka të drejtë të mbrojë veten nga një regjim që po kryen mizori”. Ky qëndrim u konkretizua me ndërhyrjen e NATO-s, e cila pa luftën e drejtë të UÇK-së si element kyç për ta ndalur katastrofën humanitare.

2. Prijësit e UÇK-së – bartës të një misioni kombëtar

Figura si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët sot mbahen në Hagë, nuk përfaqësojnë thjesht individë. Ata mishërojnë gjeneratën që i dha Kosovës orientimin euroatlantik dhe e bëri atë pjesë të rendit të ri ndërkombëtar të sigurisë. Kontributi i tyre në luftë, por edhe më pas në paqe, është i pakrahasueshëm.

-Hashim Thaçi, si përfaqësues politik i UÇK-së në Rambuje, e bëri të mundur që çështja e Kosovës të vendosej në tavolinën ndërkombëtare, duke i dhënë asaj trajtim juridik ndërkombëtar.

-Kadri Veseli, me strukturimin e inteligjencës dhe organizimin e brendshëm të UÇK-së, siguroi funksionimin e një force të disiplinuar, që nuk ishte thjesht guerile, por ushtri me vizion strategjik.

-Jakup Krasniqi, me rolin e tij si zëdhënës i UÇK-së, i dha luftës dimensionin e transparencës dhe komunikimit politik, duke e vendosur atë në kornizat e luftërave të drejta sipas së drejtës ndërkombëtare.

-Rexhep Selimi, me përfshirjen direkte në organizimin e njësive ushtarake, mbetet një prej figurave që lidhin sakrificën e betejës me qëndrueshmërinë e idealit politik.

3. Ndritës të kombit në sytë e aleatëve ndërkombëtarë

Nuk është rastësi që liderët shtetërorë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe i kanë nderuar vazhdimisht prijësit e UÇK-së. Presidenti Bill Clinton, në vizitën e tij në Prishtinë më 1999, deklaroi: “Ju jeni heronjtë e kohës sonë, sepse nuk lejuat që dhuna dhe gjenocidi të triumfojnë.” Edhe kryeministri britanik Tony Blair, gjatë ndërhyrjes së NATO-s, mbrojti me forcë parimin se “ndërhyrja në Kosovë ishte një ndërhyrje morale, sepse ne nuk mund të qëndronim pasivë para spastrimit etnik”.

Këto qëndrime dëshmojnë se prijësit e UÇK-së janë perceptuar nga vetë faktorët kryesorë ndërkombëtarë jo si krerë të një lufte të dyshimtë, por si bartës të një procesi që solli paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

4. Proceset gjyqësore në Hagë – padrejtësi historike

Pavarësisht kësaj, sot prijësit e UÇK-së përballen me procese gjyqësore të politizuara në Hagë. Këto procese janë kritikuar nga shumë juristë ndërkombëtarë dhe organizata të të drejtave të njeriut si të ndërtuara mbi raporte të kontestuara dhe shpesh të bazuara mbi narrativën e njëanshme serbe. Ndryshe nga gjykatat për krimet e ish-Jugosllavisë, të cilat gjykuan qindra serbë për krime lufte, Gjykata Speciale e Kosovës është fokusuar pothuaj ekskluzivisht te ish-luftëtarët e UÇK-së, duke krijuar një standard të dyfishtë.

Kjo jo vetëm që nuk kontribuon në drejtësi tranzicionale, por e dëmton procesin e pajtimit dhe e vendos Kosovën në pozitë të padrejtë historike.

5. Figura e tyre si ndritës të kombit

Nëse shohim analogji me historinë, shumë figura që sot njihen si ndritës të kombeve kanë kaluar nëpër procese të padrejta:

-Nelson Mandela, i cilësuar dikur si “terrorist”, u bë simbol i lirisë dhe drejtësisë në mbarë botën.

-Mahatma Gandhi, i ndaluar disa herë nga administrata koloniale britanike, u bë figurë universale e rezistencës paqësore.

-Liderët e Luftës së Dytë Botërore në Evropën Lindore shpesh u persekutuan, por më pas historia i nderoi si çlirimtarë.

Prijësit e UÇK-së sot ndodhen në Hagë, por historia do t’i vendosë përkrah këtyre figurave botërore. Për shqiptarët, ata janë tashmë ndritësit më të mëdhenj të kombit, sepse sakrifica e tyre ka vulosur njëherë e përgjithmonë rrugën e Kosovës drejt pavarësisë dhe integrimit euroatlantik.

Historia nuk gjykohet vetëm në sallat e gjykatave, por mbi të gjitha në ndërgjegjen e popujve dhe në ndërgjegjen universale për drejtësi. UÇK-ja dhe prijësit e saj nuk ishin vetëm luftëtarë; ata ishin bartës të një ideali që solli lirinë e Kosovës. Për këtë arsye, ata sot dhe përherë do të mbeten ndritësit e kombit shqiptar, njësoj siç janë njohur nga populli i tyre dhe nga aleatët më të mëdhenj të Kosovës – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe.

Filed Under: Politike

AMENDMENT OF HOPE AND AMERICAN SUPPORT FOR KOSOVA

September 22, 2025 by s p

By Agim Aliçkaj/

The presentation of the amendment in support of Kosova by the Chairman of the Foreign Affairs Committee of the House of Representatives, Brian Mast, confirms two very important things. The hysteria of the enemies of Kosova and the political opponents of the acting government of KM Kurti is dismissed, that with an unfavorable statement by the Embassy or any American official, relations between Kosova and America are broken. The importance of permanent lobbying activity in America to ensure support for state building and development is emphasized, in this case the result of the dedicated work of the association “Albanians for America” ​​in collaboration with the well-known congressman, friend of Albanians Keith Self.

American strategic interests are forged through cooperation between the current Administration and the US Congress. This is an ongoing process that can change American policy slowly depending on the country’s long-term interests, after extensive analysis by experts and elected officials. The US Administration has room for tactical changes that nevertheless aim to adapt to the strategic ones. The introduction of this amendment sends a clear message to the five European states that do not yet recognize Kosova that America has not given up on Kosova and that their unreasonable delay in recognizing it will not change the reality that Kosova is an eternally independent state. will be of great importance in discouraging the enemies of Kosova.

This amendment, if approved by the US Congress, would deal a severe blow to the vain dreams of Serbia and its friends to return to Kosova. Even if it is not approved, it will be of great importance in discouraging the enemies of Kosova. This is the amendment of American hope and support. There is no doubt that America is the light and hope of Kosova and the entire Albanian nation. The role, power and importance of America are clear. But, as a country of all, our enemies can also penetrate here. To block them, we must work with America on a permanent basis.

For nearly four decades of intensive cooperation with America, Kosova has had extraordinary support, but also problems, especially with the executive branch, with some officials of different administrations. Some influenced by Serbia, others for geopolitical interests of separating Serbia from Russia, tactical ones of maintaining relative peace in the Balkans or leaving responsibility in the competences of Europe. It is interesting that many American ambassadors who have served in Belgrade have sided with Serbia, such as Zimmerman, Eagleburger, Montgomery, Hill etc. Serbia has always found a way to influence foreign diplomats in various ways.

However, Kosova has always found a way to overcome problems with few unfair American diplomats, without being subjugated and without damaging the state. Lobbying activity through the US Congress has helped Kosova a lot. For this, for decades, the Albanian-American Civic League, led by the legends of lobbying in Washington, Joseph DioGuardi and Shirley Cloyes DioGuardi, has been distinguished.

At this crucial moment, Kosova’s leaders, President Vjosa Osmani and Prime Minister Albin Kurti, must courageously continue the course they have taken and maintained for almost five years. Their positions, sometimes contrary to those of the United States, must be argued respectfully and in closed meetings. They have as many facts as they want. This is the only way to protect and build the state of Kosova. The opposition is still in the fog. They must unite with the position against Serbian aggression today, because tomorrow it will be too late. Tomorrow they will regret it.

After all, America aspires and leans towards justice. Kosova is a successful state created by America. Our strategic interests coincide with those of America. Kosova and America together forever!

Filed Under: Politike

Kolonel Ahmet Krasniqi, in memoriam…

September 21, 2025 by s p

LDK/

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përkujton Kolonel Ahmet Krasniqin, në 27 vjetorin e vrasjes së tij.

“Shtatori i vitit 1998 u bë i kobshëm me lajmin për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, atdhetarit të shquar dhe intelektualit të pashoq. Vrasja e Kolonelit ishte një plagë e rëndë, një dhimbje e pashuar për kombin. Por jeta dhe vepra e tij u ngritën mbi çdo akt kriminal, mbi çdo errësirë, duke mbetur përjetësisht dritë dhe udhërrëfyes i historisë sonë.

Kolonel Ahmet Krasniqi nuk ishte vetëm një ushtarak profesionist. Ai ishte vizionar i çlirimit, strateg i organizimit, intelektual i rrallë dhe misionar i pavarësisë. Me besimin e Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës, ai u emërua Ministri i parë i Mbrojtjes. Në atë detyrë madhështore, Koloneli vuri themelet e ushtrisë së Kosovës, duke e bërë realitet organizimin strategjik, logjistik e ushtarak, dhe duke siguruar arsenal për luftën e lirisë.

Emri i tij mbetet gurë-themel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake të Republikës së Kosovës; si Ministër i parë i Mbrojtjes. Ai për meritat për luftën dhe çlirimin e vendit është shpallur Hero i Kosovës. Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Kështu do të vazhdoj të mbes, pra si Hero gjithmonë gjersa mbi këtë tokë të flitet e të jetohet shqip.

Ne sot nuk e kujtojmë vetëm si të kaluarën tonë të lavdishme, por edhe si frymëzim të gjallë për brezat që vijnë. Ai na mësoi se liria fitohet me guxim, se shteti ndërtohet me përkushtim, dhe se atdheu mbrohet me jetën.

Vrasja e tij ishte humbje e madhe për kombin tonë, e kjo thellohet edhe më tej nga mos zbardhja e këtij akti kriminal. Por, sot nuk përkulemi përballë dhimbjes, por ngrihemi krenarë përballë sakrificës së tij.

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Kolonel Ahmet Krasniqit!”

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 659
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SHBA dhe arkitektura e re e paqes globale: Diplomacia strategjike dhe ndërtimi i rendit të ri ndërkombëtar në epokën e demokracive të avancuara
  • Isa Boletini, Rënia si Akt Themelues i Ndërgjegjes Kombëtare dhe Alarm i Përhershëm i Historisë Shqiptare
  • Kongresi i Lushnjës dhe periudha përgatitore për Luftën e Vlorës 1920
  • GJON MILI DHE EKSPOZITA MЁ E MADHE FOTOGRAFIKE BOTЁRORE E TЁ GJITHA KOHRAVE
  • Rezoluta-6411,nga SHBA-ja, do të jetëson ndaljen e diskriminimit dhe  zgjidh drejt çështjen e Krahinës Shqiptare
  • IBRAHIM RUGOVA: BURRËSHTETASI QË E SFIDOI DHUNËN ME QYTETËRIM 
  • Mbi romanin “Brenga” të Dr. Pashko R. Camaj
  • Presheva Valley Discrimination Assessment Act Advances
  • Riza Lushta (22 JANAR 1916 – 6 shkurt 1997)
  • Krimet e grekëve ndaj shqiptarëve të pafajshëm në Luftën Italo-Greke (tetor 1940 – prill 1941)
  • Masakra e Reçakut në dritën e Aktakuzës së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë
  • FATI I URAVE PREJ GURI MBI LUMIN SHKUMBIN
  • Skënderbeu, Alfonsi V dhe Venediku: në dritën e Athanas Gegajt
  • Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare
  • “Lule e fshatit tim” – Poezi nga Liziana Kiçaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT