• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Data 10 Dhjetor shënon Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut

December 10, 2025 by s p

Bujar Leskaj/

77 vite më parë, në 10 Dhjetor të vitit të vitit 1948 u miratua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut. Deklarata lindi si përgjigje ndaj tmerreve të Luftës së Dytë Botërore dhe përfaqëson përpjekjen e parë globale për mbrojtjen e atyre të drejtave që shumë njerëz besonin se ishin të drejta themelore që i takojnë të gjitha qënieve njerëzore. Edhe pse kanë kaluar rreth 77 vite nga miratimi i kësaj deklarate, mosrespektimi i të drejtave të njeriut vazhdon të jetë një problem me përhapje të gjerë në disa vende të ndryshme të Botës, duke përfshirë dhe vendin tonë.

Qytetarët shqiptarë edhe pse kemi 35 vite pluralizëm politik e demokraci, nuk gëzojnë mjaftueshëm informacion për të drejtat dhe liritë e tyre apo dhe mjetet ligjore se si t’i ushtrojnë këto të drejta.

Në këto 12 vite qeverisjeje të sektit Rama, i cili ka mbërthyer për fyti gjithçka situata e të drejtave të njeriut është përkeqësuar. Shqiptarët vetëm me fjalë gëzojnë të drejta, se në praktikë ata nuk kanë asnjë: u vidhet prona, jeta, dinjiteti, gjithçka nga ky sekt!

Në Shqipëri gjatë viteve të qeverisjes së sektit Rama është përkeqësuar aksesi i qytetarëve, gazetarëve dhe juristëve në të drejtën për informim; është përkeqësuar aksesi i organizatave të shoqërisë civile në proceset e konsultimit publik të ligjeve të rëndësisë së veçantë dhe aksesi efektiv i tyre në politikbërje.

Gjatë këtyre viteve shpesh herë është cënuar e drejta për tubime dhe organizime, janë vështirësuar kushtet social- ekonomike të grupeve të margjinalizuara të shoqërisë, të cilat u përballën me papunësi, ndikoi në rritjen e numrit të grave dhe vajzave të dhunuara në familje, etj. Përpjekjet për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut, evidentojnë nevojën për të forcuar llogaridhënien, transparencën dhe përgjegjësinë e institucioneve shtetërore në raport me individin dhe interesin publik në tërësi si dhe nevojën për të siguruar më shumë mundësi dhe barazi, për të rinj dhe të reja, vajza dhe gra, persona me aftësi të kufizuara, apo persona të tjerë që i përkasin grupeve të disavantazhuara nga pikëpamja sociale dhe ekonomike në shoqërinë tonë.

Ndaj sot kemi detyrimin e madh si politikanë, politikëbërës, qytetarë të përgjegjshëm të luftojmë vazhdimisht për respektimin e të Drejtave të Njeriut. Pa respektimin e dinjitetit të njeriut, detyrimet morale dhe juridike midis njerëzve as mund të lindin dhe as mund të mbahen në këmbë. Do të kishim të bënim me një hap pas të njerëzimit dhe me pranimin e barbarisë. Shteti juridik, në thelb, do të ishte i kërcënuar. Vetë Demokracia do të ishte e kërcënuar.

Filed Under: Politike

Robert Lulgjuraj Meets with the Extraordinary History and Legacy of VATRA in New York

December 9, 2025 by s p

Dr. Pashko R. Camaj/

Last night at Vatra, we had the distinct honor and pleasure of welcoming Robert Lulgjuraj, a young man running for the United States Congress from Michigan’s 10th Congressional District. Robert can be described with one word: quintessential. He represents the quintessential Albanian-American story, someone we can all be proud of, a unifying figure who brings together Albanians from every state and region with the shared purpose of electing a true voice that reflects America’s interests and the values we uphold.

Robert embodies the real American journey, from humble beginnings rooted deeply in Malësia to a principled and determined run for Congress. With the support of our community and voters, he stands poised to become the first Albanian-American ever to serve in the U.S. Congress, a milestone that would mark a historic moment for all Albanians and for Vatra.

The evening’s discussion was enriched by contributions from the longstanding members of Vatra, Asllan Bushati and Ilir Cubi, as well as from Dritan Haxhia, who spoke thoughtfully about their experiences with Vatra and their perspectives on the path forward.

We reflected on our shared history and Vatra’s extraordinary legacy, but most importantly, we focused on the road ahead. Together, we explored meaningful ways in which our community can unite to support one of our own at this pivotal moment. Last night, we made it clear that Robert will have our full support, both from Vatra and from the broader Albanian-American community across this great nation of ours.

Filed Under: Politike

Sot, më 8 Dhjetor, festohet Dita e Rinisë!

December 8, 2025 by s p

Bujar Leskaj/

𝟯5 𝘃𝗶𝘁𝗲 𝗺𝗲 𝗽𝗮𝘀, 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮 𝗗𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗻𝗲 𝗯𝗼𝗿𝘅𝗵 𝗺𝗲 𝘀𝘁𝘂𝗱𝗲𝗻𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁.

35 vjet më parë, studentët e asaj kohe kryen një akt me të vërtetë madhor, që do të ndryshonte gjithë rrjedhën e Historisë Shqiptare.

Dhe ata, Studentët e Dhjetorit ‘90, LIBERATORËT, u bënë iniciatorë të kthesës së madhe historike, që solli rënien e komunizmit dhe lindjen e Demokracisë në Shqipëri.

Ata, Studentët e Dhjetorit ’90, dolën në ballë të epokës, të një epoke, që, ndoshta kërkonte prestigjiatorë.

Dhe ata…, pa ulërima dhe pa lajka, i thanë gjërat me emrin e tyre. U ndeshën me konservatorizmin dhe forcat regresive qeverisëse të Shqipërisë. Dhe paraqitën një propozim tjetër për atdheun. Propozuan dhe ofruan demokracinë, lirinë e besimit, mendimit, fjalës, veprimit…

8 Dhjetori i 1990-ës merr një vlerë të veçantë, e cila kurrë nuk do të zbehet. Studentët e Dhjetorit ’90 meritojnë mirënjohjen më të thellë, sepse bëhet fjalë për një brez studentësh, të cilët të paarmatosur, por edhe të vendosur morën përsipër të shpëlanin turpin e një vendi që në heshtje dhe në humbje, qeverisej për pesëdhjetë vjet nga diktatura shkatërrimtare komuniste. Djem e vajza 20- 22 vjeçarë ishin për pak ditë të lirët e rrethuar të historisë sonë bashkëkohore shqiptare.

Një brez djemsh e vajzash 20 vjeçarë që bëri politikë me fjalë, me këngë, me shpirtin dhe, mbi të gjitha, me trupin e tyre të njomë e të drobitur nga uria. Një brez që zgjoi një popull të tërë nga gjumi letargjik e që vrau frikën. Një brez 20 vjeçarësh që rrezikuan jetën, studimet, për të fituar një çast që jeton përgjithmonë.

Dhe ajri i lirisë që atëherë frynte në Tiranën e acartë edhe kur dëgjoheshin thirrjet e studentëve, sirenat e makinave të policisë, apo edhe kur sambistët i rrihnin me shkopinj gome, nuk kishte se si të mos përqafohej nga një popull i tërë.

Respekt e mirënjohje për ata studentë e pedagogë të guximshëm e demokratë, të cilëve Historia u ka borxh!

Respekt e mirënjohje për ata studentë që nuk kërkuan që rreth tyre të thurreshin legjenda e mite, që luftuan që të shemben njëherë e mirë idhujt e mitet e rremë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, studentët kërkuan në emër të një populli, atë ç’ka i mungonte Shqipërisë e shqiptarëve: pluralizmin politik, Lirinë e Demokracinë.

Idealet e rinisë studentore të Dhjetorit ‘90 ishin dhe mbeten idealet më të larta, më fisnike, më njerëzore të shqiptarëve.

Ndaj dhe 8 Dhjetori ‘90 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj.

Është dita e “bijës” së kësaj Lëvizjeje, Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet liderit të saj, Sali Berisha, themeluesve të tjerë Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Arben Broci, Arben Imami, Pjetër Arbnori rikthyen atdheun në botën perëndimore, në liri e demokraci.

Është dita e nderimit të udhëheqësit të tyre, Azem Hajdarit.

Është dita e Heroit të Demokracisë, Arben Broci dhe e të gjithë atyre që u sakrifikuan për Demokracinë.

Është dita e nderimit të studentëve protagonistë: Azem Hajdari, Arben Broci, Arben Lika, Shenasi Rama, Tefalin Malshyti, Mesila Doda, Mimoza Ferraj, Arian Manahasa, Ilir Dizdari, Ardi Stefa, Skënder Madani, Luan Meçaj, Ridvan Peshkëpia, Arben Sulo, Edvin Shvarc, Ndue Lugja, Bardhyl Ukcamaj, Afrim Krasniqi, Arben Muça, Ilir Nikolla, Bislim Ahmetaj, Albert Kushta, Agim Parllaku, Arben Ibro, Spiro Curra, Aleksandër Biberaj, Roland Bejko, e dhjetëra studentë të tjerë, që u vunë në ballë të protestave.

Në këtë datë do të dëshiroja të falenderoja dhe veçanërisht të gjithë studentët vlonjatë, Mimoza Ferraj, Ardi Stefa (që i ngarkuar nga Komisioni Nismëtar solli në Vlorë Programin dhe Statutin e PD, për themelimin e degës), Alma Bendaj, Albert Kushti, Arian Nika, Ermal Arapi, Alban Arapi, Enela Pici, Enkeleida Stefa, Dorian Sofia, Alban Xhiku, Arben Meçaj, Besnik Dervishi, Arben Petro, Lad Kordhaj, Sokol Bala, Edmond Ruçi, Altin Llupa, Edmond Banushi, Marsela Ahmeti, Petrit Zeqiri, Luan Meçaj, pedagogun Herkole Sava, e dhjetëra të tjerë, të cilët me guxim, kurajo e vendosmëri ishin në ballë të protestave, ishin nga firmëtarët e themelimit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kontribuuan në themelimin e degës së Vlorës dhe qëndruan konseguentë të vlerave e idealeve të Dhjetorit ’90!

Ju jemi mirënjohës përjetësisht!

***

Sot, 35 vite më pas, ende Partia Demokratike u është në borxh këtij brezi studentësh, pesëdhjetëvjeçarë, tashmë. Shumë prej tyre u larguan ose i larguan nga politika aktive.

Shumë prej tyre provuan emigrimin dhe represionin e qeverive socialiste. Provuan varfërinë ekonomike, papunësinë, provuan dhunën fizike e shpirtërore.

Por asnjëherë ata nuk tradhtuan idealet e tyre demokratike, me të cilat ishin mbrujtur.

Gjithmonë pranë PD edhe pse në heshtje e pa kërkuar asnjëherë asgjë. Sepse në ADN-në e tyre qëndronte e qëndron idealizmi, demokracia, vlerat e vërteta njerëzore.

E, pra. Partia Demokratike u ka ende detyrim atyre studentëve, atij brezi.

Sa të përfaqësuar janë ata në parti?

Dhe pse u “fshi” si me gomë ideja e drejtë e kryetarit të PD, z. Sali Berisha, që Studentët e Dhjetorit dhe ish të Përndjekurit Politikë me shoqatën e tyre të jenë në PD me statusin e organizatave partnere, njëlloj si FRPD dhe LDG, dhe të kenë përfaqësim sipas kuotave që u takojnë në Këshillin Kombëtar dhe në organet e tjera vendimmarrëse?

Duhet korrigjuar urgjentisht; duhet të thërritet përsëri Këshilli Kombëtar e të rishikojë vendimin.

Ish- Studentët e Dhjetorit ’90 dhe ish- të Përndjekurit e vërtetë Politikë duhet të kenë vendin e tyre në organet vendimmarrëse të PD.

Studentët e Dhjetorit ’90 nuk duhen trajtuar si element dekorativ në raste datash të shënuara, apo si veteranë, për të marrë prej tyre kapital politik!

Janë ende të rinj. Kanë çfarë t’i japin ende atdheut. Kanë ide, pjekuri politike, qytetare e profesionale, vrull, energji e idealizëm.

Ata janë nga ai brez, që do të jetë gjithmonë i gatshëm që po t’i thërrasë atdheu t’i rrëzojnë edhe një herë diktaturat!

Filed Under: Politike

Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar

December 5, 2025 by s p

Gjon F. Ivezaj/

Faik Konica lindi më 15 mars 1875 në fshatin Konicë, në zemër të maleve shqiptare, në një familje bejlerësh të njohur për kulturën dhe traditën e tyre. Qysh në fëmijëri ai u rrit mes historive të heronjve, tregimeve popullore dhe mësimeve të para në gjuhët turke, arabe dhe greke, që i dhanë jo vetëm dije, por edhe ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë për kombësinë e tij. Zemra e tij u mbush me dashuri për vendlindjen dhe me një ndërgjegje të hershme patriotike, ndërsa shpirti i ri u ngroh me ëndrrën për një Shqipëri të lirë dhe të bashkuar. Arsimi i hershëm dhe mësuesit e tij të devotshëm i hapën horizontin e dijes dhe formuan themelin e një mendjeje të ndritur, të përgatitur për sfidat që do të vinte përpara popullit shqiptar.

Ai vazhdoi arsimin në kolegjin jezuit të Shkodrës, ku mësimet e thella dhe fryma e disiplinës e formuan si intelektual dhe njeri me ideal. Më pas, në liceun perandorak francez në Stamboll, Konica thelloi njohuritë në letërsi, histori dhe filozofi, duke u njohur me kulturën evropiane, ndërsa zemra vazhdoi të rrihte për Shqipërinë. Në Francë ai ndoqi shkollën e mesme dhe universitetin në Dijon, ku u diplomua në filologji romane dhe letërsi. Studimet e mëtejshme në Paris, në Collège de France, për letërsinë mesjetare, latinisht dhe greqisht, i dhanë një horizont të gjerë dijesh dhe e përgatitën për të shërbyer kombit me mendjen dhe penën e tij.

Më 1895, Konica botoi në Paris broshurën “Shqipëria dhe turqit”, duke shfaqur ndërgjegjen e tij patriotike dhe vizionin për një Shqipëri të lirë dhe të ndërgjegjshme. Më 1897, ai themeloi revistën “Albania” në Bruksel, një organ politik, kulturor dhe letrar, që botohej në shqip, frëngjisht dhe turqisht. Revista u bë mjet i fuqishëm për ndërgjegjësimin kombëtar, për afirmimin e identitetit shqiptar dhe për zhvillimin e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Përmes saj, Konica promovoi vlera të larta morale dhe intelektuale, duke i nxitur shqiptarët të ruanin gjuhën, historinë dhe traditat, dhe duke formuar një ndërgjegje kombëtare që tejkalonte kufijtë e vendlindjes.

Revista “Albania” u bë qendër intelektuale dhe letrare për shqiptarët e diasporës dhe ata në vend, duke ofruar artikuj, ese, polemika, shkrime historike dhe vlerësime letrare që formuan bazën e mendimit modern shqiptar. Përmes saj, Konica shërbeu si udhëheqës i mendimit dhe kritikës letrare, duke shfaqur dashurinë e thellë për kombin dhe vizionin për emancipimin dhe zhvillimin kulturor të tij.

Pas mbylljes së “Albania”-s, Konica u vendos në Shtetet e Bashkuara, ku punoi ngushtë me Fan Nolin dhe intelektualë të tjerë të shquar të diasporës shqiptare. Ai u angazhua në themelimin e federatës Vatra, e cila u bë shtylla kryesore e organizimit dhe bashkimit të shqiptarëve jashtë vendit. Konica u zgjodh sekretar i përgjithshëm dhe më vonë kryetar i Vatrës, duke udhëhequr gazetën Dielli, ku shkrimet e tij u bënë një zë i fuqishëm për unitetin, identitetin dhe kauzën kombëtare. Ai punoi për ruajtjen e traditës dhe gjuhës, për ndërgjegjësimin dhe edukimin e shqiptarëve, duke mbajtur një linjë të qartë patriotike dhe kulturore.

Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në diasporë. Ai përfaqësoi Shqipërinë në aktivitete ndërkombëtare dhe diplomatike, duke mbrojtur të drejtat e vendit dhe duke ngritur zërin e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare. Në vitin 1913, ai u zgjodh kryetar i kongresit shqiptar në Trieste, një ngjarje vendimtare për ruajtjen e integritetit dhe unitetit të trojeve shqiptare, dhe më pas përfaqësoi shqiptarët në Londër në konferencën ndërkombëtare, duke artikuluar të drejtat dhe aspiratat e popullit të tij. Përmes këtyre veprimeve, Konica u shfaq si një udhëheqës vizionar, i cili i vendosi interesat e kombit mbi çdo gjë tjetër.

Gjatë gjithë jetës, ai mbeti një shembull i përkushtimit, integritetit dhe dashurisë për Shqipërinë. Në SHBA ai rifilloi botimin e gazetës Dielli, ku vijoi të shkruante artikuj, kolumna dhe komente mbi zhvillimet politike, shoqërore dhe kombëtare, duke nxitur mendimin kritik dhe duke forcuar ndjenjën e përgjegjësisë ndaj atdheut. Në vitin 1926 u emërua ministër fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, duke përdorur dijen, ndikimin dhe integritetin e tij për të mbrojtur interesat e vendit dhe për të përfaqësuar kombin në mënyrë dinjitoze në arenën ndërkombëtare.

Faik Konica ndërroi jetë më 15 dhjetor 1942 në Washington, D.C., larg vendlindjes, por me shpirtin gjithmonë të lidhur me Shqipërinë. Trashëgimia që la pas është e jashtëzakonshme: ai është simbol i përkushtimit, dijes, kulturës dhe dashurisë së pastër për atdheun. Ai kontribuoi në ngritjen e gjuhës dhe letërsisë shqipe, në afirmimin e identitetit kombëtar, në edukimin dhe bashkimin e shqiptarëve kudo në botë. Emri i tij mbetet një dritë udhërrëfyese për brezat, një shembull i pavdekshëm i dashurisë për kombin dhe dëshmi e fuqisë së penës, mendimit dhe zemrës për të krijuar një trashëgimi të paharrueshme.

Në dorën e fundit të jetës së tij, Faik Konica la pas një Shqipëri më të ndërgjegjshme, më të bashkuar dhe më të respektuar në botë. Me çdo fjalë, me çdo artikull, me çdo hap diplomatik dhe me çdo veprim patriotik, ai tregoi se dashuria për atdheun nuk njeh kufij, nuk njeh distanca dhe nuk shuhet kurrë. Ai mbetet frymëzim i gjallë për çdo shqiptar që ëndërron një vend të lirë, të kulturuar dhe të bashkuar. Trashëgimia e tij është përjetësisht dritë udhërrëfyese që do të udhëheqë brezat e ardhshëm dhe do të kujtojë gjithmonë fuqinë e mendimit, të penës dhe të zemrës për të ndërtuar një Shqipëri të denjë për historinë dhe të ardhmen e saj.

Filed Under: Politike

Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë

December 5, 2025 by s p

Intervistoi: Sokol Paja/

1.Çfarë do të thotë për Valon Nikçin që të jetë pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë?

Është një nder dhe përgjegjësi e madhe të jem pjesë e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë të Kongresistit George Latimer. E prita me mirënjohje dhe motivim. Ndihem i privilegjuar që mund të kontribuoj me përvojën time në biznes dhe të sjell zërin e komunitetit tonë në një tryezë kaq të rëndësishme.

2.Ku do përqëndrohen politikat ekonomike që forcojnë ekonominë lokale e që mbështesin bizneset e vogla?

Fokus do të jenë politikat që forcojnë ekonominë lokale, mbështesin bizneset e vogla, krijojnë mundësi pune dhe lidhin punëdhënësit me fuqinë punëtore. Dua që zgjidhjet të jenë praktike dhe të funksionojnë realisht për familjet dhe sipërmarrësit.

3.Cila është forca dhe pesha e komunitetit shqiptar në Westchester? A janë shqiptarët të integruar në institucione vendore?

Komuniteti shqiptar ​në Westchester është një forcë e madhe​ me mbi 30,000 shqiptarë. Jemi të integruar dhe kontribuojmë në çdo fushë: arsim, shëndetësi, biznes, ligj, art dhe institucione lokale. ​Ka mundësi dhe mënyra të integrohemi edhe më shumë në institucione vendore. Jemi një komunitet model në Westchester​ por edhe në SHBA.

4.Cilat janë nismat kryesore të kryesuara prej jush në dobi të komunitetit shqiptar në Westchester?

Kam bashkëdrejtuar disa projekte të rëndësishme: ​themelimin e Albanian American Club of Westchester, ​bashke themelimin e shkolles shqipe si pjese e AACW si dhe angazhimin me ​kongresistë të ndryshëm që kan të bëjnë me komunitetin tonë këtu por edhe atdheun.

5.Cilat janë projektet për të ardhmen e “Klubit Shqiptar të Westchester”

Disa nder projektet e Albanian American Club of Westchester jane: regjistrimi ​i shqiptarëve që të votojnë, sepse vota jonë është zëri ynë dhe fuqia jonë.​ Futja e librave ne gjuhën shqipe në libraritë e Westchester County. Pastaj projekti për të moshuarit, dhe të tjera projekte që p​rekin dhe ndihmojnë të gjitha shtresat e komunitetit shqiptarë në Westchester. Më shumë evente kulturore, projekte për të moshuarit dhe synimi afatgjatë për një qendër komunitare shqiptare në Westchester.

6.Kush është Valon Nikçi?

Jam një shqiptar nga Kosova që erdha në ShBA si refugjat lufte në vitin 1999. Sot jam sipërmarrës dhe themelues i Link NY Realty. Përveç biznesit, jam i përkushtuar ndaj komunitetit ​shqiptaro-amerikan përmes Albanian American Club of Westchester dhe angazhimeve të ndryshme ​ne jeten amerikane​ si pjese e bordeve te ndryshme qoftë përmes odave ekonomike, Rotary Club ehe organizatave tjera amerikane. Besoj se suksesi ka vlerë vetëm kur ndahet me komunitetin​.

Filed Under: Politike Tagged With: Sokol Paja, Valon Nikçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 671
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ndahet nga jeta Dr. Teodor “Tolo” Kareco, studiuesi e që ndërthurte historinë me ekonominë
  • Çfarë ndryshoi në 51 ditë protestë?
  • Ndahet nga jeta akademik Emin Riza, studiuesi i shquar i trashëgimisë kulturore
  • REPUBLIKA E KOSOVËS NË GJYKATËN E HISTORISË DHE TË SË DREJTËS NDËRKOMBËTARE: OPINIONI I GJND-së SI VULË JURIDIKE E SOVRANITETIT
  • “Shqipëria në’ Luftën e Madhe’, 1914-1918”
  • SHTRESAT SEMANTIKE TË POEZISË SË ASDRENIT “KOSOVËS”
  • Në kryeqytetin e Landit Baden-Württemberg jehoi vallja e bukur shqiptare nga Shoqata “Pavarësia”
  • Standardi dhe demagogjia rreth protestës kombëtare
  • Nga Naçertania te deklarata e Paunoviqit, vazhdimësia e doktrinës shtetërore serbe dhe sfida e ballafaqimit me të kaluarën
  • Shqipëria dhe alergjia ndaj revolucioneve
  • WEAK REACTIONS TO SERBIAN RACISM ARE DISAPPOINTING
  • Vepra e Matija Petar Katančić (1798), një dëshmi monumentale e historiografisë dhe filologjisë shqiptare
  • PËRBALLË PROTESTAVE NË TIRANË DHE KRIZËS SË DEMOKRACISË, KUJTOJMË PROFESOR ARSHI PIPËN
  • 𝐒𝐭𝐚𝐭𝐮𝐣𝐚 𝐞 𝐏𝐞𝐫𝐚𝐧𝐝𝐨𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈ 𝐃𝐮𝐫𝐫𝐞̈𝐬: 𝐀 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐫𝐭𝐞𝐭 𝐍𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢?
  • Kandidate për Këshillin e Qytetit të Mississaugës në Kanada, Mendi Kabashi: “Suksesi i çdo shqiptari është krenari për të gjithë ne”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT