• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Kurti: Ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë mban vulën e zonjës Albright

March 24, 2022 by s p

Prishtinë, 24 mars 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, kanë bërë homazhe te busti i ish Sekretares së Shtetit amerikan, Madeleine Albright, e cila dje ndërroi jetë. Pas nderimit që i bënë mikes së madhe të popullit të Kosovës, kryeministri Kurti tha se politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyrë më të përsosur sesa te personaliteti i jashtëzakonshëm i Sekretares Madeleine Albright.“Dija e saj e thellë, mendja e mprehtë, dashuria e paepur për të drejtat dhe liritë e qytetarit në republikë, orientimi i saj për demokracinë sociale dhe gjithashtu edhe njohuritë e jashtëzakonshme për gjeopolitikën, e bëjnë një personalitet i cili do të kumbojë gjatë jo vetëm në politikën dhe qeverisjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e te ne në Kosovë po edhe në shumë vende tjera të botës”, tha kryeministri Kurti.Para mediave, kryeministri Kurti ka potencuar se ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, padyshim që mbanë vulën e zonjës Albright dhe për këtë ne do të jemi përjetë falënderues e mirënjohës.Prononcimi i kryeministrit Kurti para mediave:Politika, diplomacia dhe historia vështirë se kombinohen në një mënyrë më të përsosur se sa te personaliteti i jashtëzakonshëm i zonjës Sekretare, Madeleine Albright. Ajo në politikë ishe historiane, në histori ishte diplomate ndërkaq në diplomaci ishte politikane. Kur kemi parasysh edhe përvojën e saj jetësore si emigrante hebreje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila fëmijërinë e ka kaluar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pastaj është shkolluar në vendin tempull të demokracisë e është bërë Sekretarja e parë e Shtetit amerikan grua, natyrisht që kemi të bëjmë me një figurë e cila nuk i takon vetëm shekullit 20, por edhe atij 21.Çdo herë kur fliste, vepronte ose shkruante ishte aq profesionale në secilin prej asaj çfarë bënte e thoshte, sa që nuk mund të quhej profesioniste për shkak të qenies së saj të gjithanshme. Dija e saj e thellë, mendja e mprehtë, dashuria e paepur për të drejtat dhe liritë e qytetarit në republikë, orientimi i saj për demokracinë sociale dhe gjithashtu edhe njohuritë e jashtëzakonshme për gjeopolitikën, e bëjnë një personalitet i cili do të kumbojë gjatë jo vetëm në politikën dhe qeverisjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e te ne në Kosovë po edhe në shumë vende tjera të botës.Ndërhyrja NATO-s për të ndalur gjenocidin në Kosovë me bombardimet kundër Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit, pa dyshim që mban vulën e zonjës Albright dhe për këtë ne do të jemi përjetë falënderues e mirënjohës.

Filed Under: Politike

Ndërroi jetë Madeleine Albright

March 23, 2022 by s p


ZERI I AMERIKES/

Ish sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ndërroi jetë të mërkurën në moshë 84 vjeçare.

Familja e saj tha në një njoftim se Madeleine Albright, vdiq nga pasojat e kancerit.

“Ajo ishte e rrethuar nga familjarët dhe miqtë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë në rrjetet sociale.

E lindur si Marie Jana Korbelová, zonja Albright iku nga nazistët si fëmijë nga vendlindja e saj, Çekosllovakia gjatë Luftës së Dytë Botërore, për t’u bërë më vonë gruaja e parë Sekretare amerikane e Shtetit.

Ajo u zgjodh në këtë post më 1997 ku shërbeu deri në vitin 2001. Zonja Albright luajti një rol të jashtëzakonshëm në procesin e paqes në Kosovë dhe mbështeti fushatën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, që i dhanë fund luftës në Kosovë.LEXONI EDHE KËTËZbulohet busti i ish sekretares amerikane Madeleine Albright

Në qendër të Prishtinës ngrihet busti i saj si shenjë nderimi për rolin e saj në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.

Zonja Albright, para se të behej sekretare e Shtetit shërbeu si ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Filed Under: Politike

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me kongresistët amerikanë

March 23, 2022 by s p

Prishtinë, 22 mars 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim virtual me kongresistët nga Grupi për Çështje shqiptare në Kongresin amerikan, Ritchie Torres, Darrell Issa dhe Robert Aderholt.

Kryeministri e falënderoi kongresistin Torres, njëherit bashkëkryesues i Grupit për Çështje shqiptare në Kongresin amerikan, dhe kongresitët për avokimin e tyre për Republikën e Kosovës, dhe vlerësoi deklaratat publike në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe Bashkim Evropian.

Merita të mëdha për suksesin e Kosovës kanë mbështetësit e fortë në Kongresin Amerikan, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se Kosova ka fatin e mirë që tani ka edhe kongresistët nga Grupi i Çështjeve shqiptare si aleatë në Kongres.

Kryeministri Kurti theksoi se ka një sërë fushash në të cilat mund të thellohet e zgjerohet bashkëpunimi në interes të Kosovës, duke veçuar avokimin për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian dhe NATO, si dhe për rritjen e investimeve amerikane në Kosovë.

Kongresistët amerikanë ritheksuan se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë aleat më të madh se Kosova në Evropë, dhe është koha që Republika e Kosovës të pranohet në NATO. Ata vlerësuan pozicionimin e Kosovës dhe angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike. Po ashtu, theksuan domosdoshmërinë e ripërtëritjes së angazhimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u siguruar që Kosova, shtet mik e aleat i ShBA-ve do të marrë trajtim të drejtë.

Filed Under: Politike

KOSOVA DHE NEVOJA E DOMOSDOSHME E MBËSHTETJES AMERIKANE

March 22, 2022 by s p

Nga Mehmet PRISHTINA/

Kosova ka nevojë të komunikoj drejpërdrejt me Presidentin Biden, sepse çfarëdo politike parimore të bësh në vend, ajo nuk mund të ketë refletimin e duhur në Shtëpinë e Bardhë nëse nuk shkon vet atje, me prek nga afër mbështetjen amerikane.Një Putin i vogël me emrin Vuçiq ka kërcënuar Kosovën dhe Malin e Zi me “pasoja afatgjate” nëse nuk lejojnë që brenda territoreve të tyre të organizohen zgjedhjet e Serbisë së 3 prillit.Edhe çka duhet të ndodhë që Perendimi ta kuptojë se Vuçiqi nuk po bën hajgare?!Apo, ndoshta po presin të ndodhë në praktikë kërcënimi i Vuçiqit dhe tek pastaj të merren “masa të ashpra” ndaj tij.Sipas një njoftimi të lëshuar të hënën nga zyra e kryeministrit Krivokapiq, Ministria e Jashtme malazeze kishte vendosur të refuzonte kërkesën e ambasadës serbe pa e njoftuar kryeministrin dhe shumicën e ministrave në qeveri.Ata thanë se qeveria e udhëhequr nga zoti Krivokapiç, nuk ka marrë vendim për hapjen e qendrave të votimit në Mal të Zi, ku do të votonin qytetarët serbë që aktualisht jetojnë në vend.“Vendimi i Ministrisë së Jashtme për të refuzuar kërkesën e Ambasadës së Republikës së Serbisë për hapjen e qendrave të votimit në Berane, Sutomore dhe Budva, për procesin e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale, parlamentare dhe lokale që pritet të mbahen më 3 prill në Serbi, është bërë nga ministri i jashtëm, Gjorgje Raduloviç”, thuhet në deklaratën e zyrës së kryeministrit.Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti deklaroi se për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë edhe në Kosovë, duhet të ketë një marrëveshje ndërmjet dy shteteve. Ai gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike e konsullore të Kosovës, tha se “nuk dëshirojmë t’ia pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dyshtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.“Ndaj të dyjave do të sillemi me përgjegjësi”, u shpreh kryeministri Kurti, por ende nuk e dijmë se si do të zhvillohen gjërat nëse ai insiston në mbrojtjen e “ligjshmërisë dhe kushtetutshmërisë së vendit”.Nëse pyetet Vuçiqi, Kosova nuk ka të drejtë të mbrojë kurrfarë ligjshmërie dhe kushtetutshmërie, pasi që, sipas tij, Kosova nuk është shtet. Ngjashëm si Putini. Edhe ai po thotë se Ukraina nuk është shtet, kurse ukrainasit nuk janë të vetëdijshëm për identitetin e tyre.E njejta retorikë, e njejta skemë mentale. Dallimi qëndron në faktin se Putini ka kapacitete më të mëdha shkatërruese, kurse Vuçiqi nuk është i vetëdijshëm për vogëlsinë e tij kundrejt një kodre të lartë me pengesa ushtarake e politike të NATO-s dhe Amerikës. Por, në anën tjetër, nën hijen e asaj kodre të lartë, politikanët e Kosovës, kush më shumë e kush më pak, po mundohen ta ngushllojnë paaftësinë e tyre me disa veprime e deklarata që nuk janë të denja për një politikë që ndodhet para kërcënimeve të jashtme serioze. Në njërën anë, e kemi Qeverinë dhe Presidencën të cilat ende nuk po veprojnë në pajtim me situatat emergjente të sigurisë, kurse në anën tjetër kemi segmente të caktuara opozitare të cilët kanë zgjedhur diasporën për të kompensuar boshllëqet e veprimit të papërgjegjshëm politik brenda vendit. Diaspora ende po shikohet si ajo lopa që mund të milet edhe pa i dhënë ushqim! Madje edhe në kundërshtim me atë thënien gjermane “lopa që milet nuk prehet”.Politikat shtetërore testohen kur vendi ballafaqohen me kriza të natyrave të ndryshme. Agresioni rus në Ukrainë e ka bërë shumë të qartë këtë testim, madje edhe shtetet shumë më të fuqishme se Kosova. Por, kjo e fundit nuk e ka luksin të sillet sikur i ka të gjitha kapacitetet ushatarke e ekonomike. Nuk mjaftojnë deklaratat e Kryeministrtit dhe të Presidentes, sepse me deklarata rreziqet nuk parandalohen. Në situata të tilla çdo kush e ka më lehtë të kritikojë se sa të bëjë ndonjë punë konkrete. Por edhe këshilla është punë. Politikanët tanë nuk duhet të kenë alergji ndaj këshillave, sidomos kur ato vijnë nga profesionistët dhe nga ata që qëllim parësor kanë Kosovën. Kjo edhe për faktin se tani kemi plot njerëz që vetëm kritikojnë, por që nuk ofrojnë ndonjë alternativë, që nuk tregojnë se kah është udha për të kapërcyer krizat.Shtëpia mbahet me miq. Edhe Kosova u bë shtet falë miqëve të mirë e të fortë. Por, sa po arrijmë t’i mbajmë miqtë, sepse ata nuk mund t’i kemi përgjithmonë nëse nuk i trajtojmë si duhet. Miqtë madje duhet edhe vizituar. Presidentja dhe më tepër Kryeministri, sikur kanë ngecur në këtë drejtim. Ata janë mbyllur brenda komunikimeve virtuale. Por kjo nuk mjafton në këto momente krizash që po trokasin në dyert e Kosovës. Nëse një Kryeministër nuk e viziton, bie fjala, Washingtonin në vitin e parë të mandatit të tij, nuk mund të thuhet se ai po e kryen me sukses detyrën e tij. Kryeministri Kurti ende nuk është pritur në Shtëpinë e Bardhë dhe ky është një minus jo vetëm për të si politikan, por më tepër për Kosovën si shtet. Ai ka nevojë të komunikoj drejpërdrejt me Presidentin Biden, sepse çfarëdo politike parimore të bësh në vend (madje edhe lufta kundër korrupsionit), ajo nuk mund të ketë reflektimin e duhur në Shtëpinë e Bardhë nëse nuk shkon vet, me prek nga afër mbështetjen amerikane.Gabohet Kryeministri Kurti nëse mendon se duke qëndruar i mbyllur në kabinetin e tij, mund të bëjë politika të mëdha, ku ministrat e tij ia bëjnë qejfin dhe ia rrahin supet. Ministrat kanë nevojë ta marrin me të mirë Kryeministrin, por ky i fundit duhet të ketë kujdes se nga kush po ledhatohet. Duhet të ketë kujdes sidomos nga ata ministra që para dite ia bëjnbë rrafsh Kryeministrit, kurse pas dite zhvillojnë beteja të tyre private për interesa të ngushta të ndonjë lobi grupi kundër konkurrentëve të tjerë në biznes.Prishtinë, 22 mars, 2022

Filed Under: Politike

VATRA SI MEMORIE, ATDHEDASHURI DHE QËNDRESË HISTORIKE

March 21, 2022 by s p

10 mendime si do të doja ta shihja unë progesin e Vatrës në kohën tone.

Iris Halili

Kryetare e Deges Vatra Miami 

Pa asnjë mëdyshje  prej 110- vjetësh shqiptarët brënda dhe jashtë tokës së tyre nuk kanë mundur të krijojnë një institucion  të dytë që t’i afrohet Vatrës për nga vlerat memoriale që ka skalituar ndër vite. Vatra është dhe mbetet Vatra ! Ka qënë, është dhe do të jetë tempulli i përpjekjes  shqiptare në emigracion për t’ju gjendur sa më pranë bashkëkombasve në Shtetet e Bashkuara apo kudo në botë , ka qenë dhe është e para  në veprim për çështjet kombëtare apo në përcjellje  të mesazheve të paqes, tolerancës dhe demokracisë. Ka qenë dhe është mikpritëjsa e të gjithë lidereve shqiptarë sikur dhe përçuesja  e zërit të bashkëkombasve shqiptarë në nivelet  më të larta të dimplomacisë. Nuk ka institucion të dytë në rrethet shqiptare që kurrë se humbi as emrin, as identitetin dhe as misionin e saj që çdo shqiptar në SHBA të mos i harroj rrënjet ,ti dojë dhe vlerësojë ato, si dhe të dojë dhe respektojë vendin qe i mirepriti në çdo kohë -SHBA.  Vatra mbetet një institucion shqiptar sa shpirtëror aq dhe popullor. Vatra është vatra!

Në këto ditë celebrimi të 110 -vjetorit të Vatrës , si dhe në përfundim  të kuventin të saj unë po hedh  disa ide se si ky institucion i vyer , kjo vlerë kombëtare do të duhej t’i përshtatej sipas meje kohës që po jetojmë . 

  1. Së pari,  Vatra do të duhet t’i përshtatet botës së informimit në të cilin jetojmë. Sot ajo nuk se ka misionin vetëm të informoj, pasi aktualisht edhe mediat nuk e kanë më atë qëllim parësor ngaqë   social media mbetet informuesja më e shpejtë dhe e drejpërdrejtë . Sot misioni i Vatres është t’i qartësojë bashkëatdhetaret duke u përcjellë  mendimin e balancuar , të pjekur , intelektual dhe paqësor. 
  2. Sipas kanunores , misioni i Vatres nuk është të merret me politikë. Megjithatë  sikur thonte Noli: “politika është si mezeja ,, hyn në do tavoline” , ndaj dhe Vatra sado të përpiqet  nuk mund ta shmag atë,  por e rëndësishme është që Vatra t’i shërbejë interesave të shqiptarëve dhe të mos druhet të thotë fjalën e saj qartazi kur kupton se keto interesa po shkelen apo keqpërdoren nga palët. Vatra nuk ka pse hyn në debatin politik të ditës , por gjithmonë të jetë e ekuiliburar dhe të mos hesht para së vertëtës duke patur vetëm një interes: bashkimin e shqiptarëve dhe mos lejimin e përçarjes së tyre. 
  3. Sot Shqiptaret e shpërndarë anembanë globit më shumë se kurrë kanë nevojë të duan njeri – tjetrin dhe të mos harrojnë rrënjët. Është fatkeqesi që në qytetet kryesore të SHBA ku ka edhe mbi 100 mijë Shqiptarë ende nuk ka një skedar organizimësh,  që do t’i mblidhte shqiptarët pranë  njëri -tjetrit përtej koncerteve apo mbrëmjeve gala!! Ne duhet të jemi më krijues në organizimet për komunitetin tone. 
  4. Unë mendoj gjithashtu se Vatra duhet të institucionalizoj suportin  që duhet të ketë  emigranti shqiptar që vjen me banim në SHBA . Çdo emigrant duhet të ndihmohet nga bashkëkombasit me banim në SHBA dhe Vatra duhet të marr rolin e ndërmjetësit në këtë mision integrimi të emigrantëve të rinj.
  5. Degët duhet të bënen me aktive në publikimin e  ngjarjeve apo historive të shqiptare në Shtetet apo qytetet përkatëse . Këto  të trajohen nga vetë degët dhe të botohen në Gazetën Dielli në një apo gjysëm faqe , ku seicila degë gjen  hapësirë sipas anëtarësimit që ka . Po këtu të bëhen edhe njoftimet  për emigrantet e rinj që janë vendosur ne shtetin/qytetin përkatës si dhe të njoftohen  bashkëkombasit për ndihmën që mund të japin në mënyrë  që emigrant i ri  të ndihet sa më i mirëpritur. 
  6. Vatra duhet t’ i  mbledhë rreth vetes të gjithë Shqiptarët pasi ajo është shtëpia e përbashkët e të gjitheve , por mbi të gjitha duhet të synojë të afrojë  brezin e dytë të emigrantëve, të rinjtë që kanë lindur në SHBA apo edhe atyre që kanë ardhur këtu shumë të vegjël. 
  7. Vatra me patjeter duhet të gjejë të gjitha mjetet dhe mundësitë për të hapur shkolla Shqipe në të gjitha kryeqendrat e SHBA ku ka emigrantë shqiptarë dhe në asnjë rrethanë të mos jap skolarshipe nëse kandidati nuk di gjuhën e nënës – të shkruar , të folur dhe të lexuar . Kjo duhet të jete e vendosur qartazi në rregulloren e skolarshipeve, pasi është fatkeqësi e madhe që emigrantët shqiptarë nuk u flasin apo mësojnë fëmijve të tyre gjuhën që na bën krenarë si komb e na bashkon të tanëve. 
  8. Është jo elegante që takimet apo tavolinas e Vatres nuk sheh asnjë  zonjë, apo sheh një apo dy. Personalisht  jam e kënaqur që me hapjen  e deges më të re të Vatrës në Miamit  nëntorin e kaluar,  75%  e anëtarëve janë zonja. Ky model duhet të shoqërojë çdo degë të Vatrës. Prania e zonjave në Vatër do të risë edhe më shumë numrin e anëtarësisë si dhe do ti jap këtij institucioni dimensionin e kohës që jetojmë.
  9.  Nëpërmjet gazetës Dielli, Vatra gjithashtu duhet t’i bëjë edhe më shumë  reklamë bizneseve Shqiptare në  SHBA, të promovojë suksesin e tyre dhe ti ofrojë ata të kontribojnë edhe më shumë në aktivitetet e Vatrës. 
  10. Komuniteti shqiptar duhet te afrohen ne Vatër duke ju propozuar projekte sa më ambicioze që do tu shërbenin planeve të tyrë të biznesit, profesionit, planeve intelektuale etj . Vatra duhet të jetë qëndra , shtëpia ku shqiptarët e SHBA-së jo vëtëm që kërkojnë zgjidhjen por edhe e gjejnë atë! 

Kështu do të doja ta shihja unë Vatrën në shekullin që jetojmë !

Në kohën tonë misioni i Vatrës nuk është vetëm të mbajë të ndezur frymën që krijuan etërit por edhe të kryejë ndryshime që nëse nuk kihen në përparësi do e bëjnë këtë institucion  të mbetet me tëpër një mision  simbolik sesa një ndërmarrje aktive. Dhe asnjë nga ne nuk e duam këtë. Ne duam që Vatra të jetojë përjetësisht bashkë me veprën e të gjithë bashkëatdhetarëve  që i dhanë asaj emër për më shumë se një shekull. Dhë për këtë asnjëherë nuk duhet të harrojmë se kohët e reja kërkojnë të përshtatemi me ide të reja, që padyshim sjellin sfida të reja! 

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 236
  • 237
  • 238
  • 239
  • 240
  • …
  • 669
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT