• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pse çmimi i naftës në pikat e karburantit nuk ulet menjëherë pas uljes të naftës në tregjet ndërkombëtare?

March 20, 2022 by s p

Dr. Klajdi Bregu/

Shumë këto kohë janë të shqetësuar sepse çmimi i naftës në treg po bie por kjo nuk po reflektohet plotësisht në pikat e karburantit. Një pjesë po e përdorin këtë për të treguar që në Shqipëri ka monopolizim të tregut. Më poshtë do të shohim që nuk mund të përcaktojmë që tregu është i monopolizuar me të dhënat që kemi në terma afatshkurtër (një apo dy javë).Grafiku më poshtë tregon çmimin e benzinës për një gallon (katër litra) në SHBA dhe të naftës për fuçi. Ajo që mund të shohim në këtë grafik është se cmimi i benzinës u rrit kur po rritej çmimi i naftës për fuçi në treg, por që nga data 9 Mars, çmimi i benzinës është ulur shumë pak edhe pse ai i naftës për fuçi ka rënë (edhe pse është rritur ditët e fundit). A do të thotë kjo që në SHBA tregu i benzinës është një monopol? Më poshtë unë do të ofroj dy arsye, pse kjo ndarje e çmimeve është e pritshme. E para, karburantet nuk furnizohet çdo ditë prandaj edhe kur çmimi i naftës për fuçi bie ata nuk mund ta ulin çmimin menjëherë ndryshe mund të dalin me humbje. Për shembull, nëse një pikë karburanti u furnizua katër ditë më parë me naftë me çmim 240 lek/litër, ata nuk mund të shesin me çmim më të ulët (jo pa pësuar humbje të paktën). E dyta, edhe pse nafta për fuçi bie duhet të kemi parasysh që nafta që ne shohim në treg është e papërpunuar prandaj nëse përpunuesit e kanë marrë naftën me një çmim më të lartë ata nuk mund ta ulin çmimin menjëherë. Ndërkohë, kur çmimi i naftës ngrihet në tregjet ndërkomëtare është e lehtë për tregëtarët me pakicë që ti ngrenë çmimet. Prandaj në grafik shohim që çmimi me pakicë rritet kur ai çmimi i naftës për fuçi rritet por nuk ulet menjëherë kur çmimi për fuçi ulet. Kjo mund të duket e padrejtë por ky është realiteti i këtij tregu dhe jo vetëm në Shqipëri. Në fakt, e njëjta sjellje me çmimet e benzinës është parë edhe në kërkime shkencore në ambjentë më të kontrolluara në laborator. (Ata që janë të interesuar mund të lexojnë kërkimin e këshilltarit tim të doktoraturës, Cary Deck, titulluar “Experimental Gasoline Markets.”)Për këtë arsye duhet të kemi kujdes kur shohim çmimet në terma afatshkurtër (disa javë) sepse ky nuk është një tregues i mirë i monopolizimit të tregut. Ajo që ne duhet të shohim është a reagon tregu i naftës me pakice kur çmimi i naftës në tregjet ndërkomëtare ndryshon. Në rastin e SHBAve, ashtu si mund të shihet në grafikun e dytë, çmimi me pakicë dhe ai për fuçi lëvizin njëlloj. Në fakt koeficenti i korrelacionit, për të dhënat në grafik, është 0.96. Ky koeficent tregon që çmimi i benzinës dhe ai i naftës levizin në të njëjtin drejtim dhe pothuaj në të njëjtën masë.Përfundimi, që duhet të nxjerrim nga kjo analizë e shkurtër nuk është që në Shqipëri nuk ka monopoloizim (përqëndrim të tregut në pak duar) në tregun e naftës, por që të shikosh lëvizjen e çmimeve në terma ditorë, nuk është mënyra e duhur për të treguar monopolizimin. Prandaj, është e rëndësishme që argumentet që bëjmë të jenë të plotë dhe të duhur në mënyrë që të arrihet ajo që duhet dhe të ndalet sa më parë monopolizimi i tregut të naftës.

Filed Under: Politike

NDËRSA STALINI I RI NË MOSKË PUSHTON UKRAINËN, STALINI I VJETËR RIPUSHTON TIRANËN

March 19, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person in a suit and tie

Description automatically generated with medium confidence

Më poshtë është lajmi i rrjetit të televizionit të Tiranës, ABC News i datës 10 Janar, 2022. Pothuaj, për tre muaj as nuk e përmendi kush më këtë lajm se busti i Stalinit po rishfaqej në “mesin e Tiranës”.  Por mbrëmë në një program tek Syri TV u treguan fotografi aktuale të bustit të Stalinit dhe të Leninit, rivendosur një hapësirë publike në Tiranë.  Si është e mundur që për tre muaj nuk i vuri re askush bustet e Stalinit dhe të Leninit në mes të Tiranës? ASshtu siç kishte ndodhur me monumentin dedikuar “heronjëve” të Erdoganit, që u vendos në Tiranë ashtu në hestje dhe pa publicitet. Punët e këqia ashtu bëhen gjithmonë, larg szve të publikut. Ku është “media e lirë” në Shqipëri?  A po nuk i bën askujt, asnjë përshtypje një shfaqje e tillë e shëmtuar në kryeqytetin e shqiptarëve, një kombi që ka vuajtur më së shumti nga komunizmi.  I mrekullueshëm është fakti që rinia shqiptare dhe element të tjerë të shoqërisë shqiptare, më në fund, po zgjohen dhe po protestojnë padrejtsditë. Nuk mjafton të protestohet për çmimet e larta, sado që keni të drejtë të protestoni, sidomos, nën kushtet ekonomike të atij vendi. Ia vlen të protestohet edhe për vlera të tjera, për vlerat kombëtare, për lirinë dhe demokracinë e vërtetë – jo për “lirinë dhe demokracinë”, që simbolizojnë bustet e Stalinit dhe të Leninit, të rivendosura, sipas disa lajmeve, në hapësirat publike të Tiranës.

Çfarë qeverie është kjo dhe çfarë shteti është ky që lejon një gjë të tillë dhe me çfarë shoqërie kemi të bëjmë pas 32 vjet të shembjes së Murit të Berlinit, që toleron rishfaqjen dhe vendosjen e busteve të Stalinit dhe Leninit, mu në mes të Tiranës.  Ku janë përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë, përfshir Ambasadën e Shteteve të Bashkuara që nuk reagojnë ndaj dukurive të tilla në një shtet anëtar të NATO-s dhe aspirant për antarësim në Bashkimin Evropian. More me Stalinin e Leninit do futeni ju në Evropë? 

Shoh se Ambasada jonë, përmend shpesh dhe me krenari, se ky vit shënon 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve tona.  Po çfarë të festojmë more të nderuar në këtë 100-vjetor, rivendosjen e busteve të Stalinit dhe të Leninit në mes të Tiranës, në një kohë që stalini i ri në Moskë, Putini, adhurues i Stalinit të “madh”, siç e quante Enver Hoxha, pushton një vend paqësor e demokratik dhe po kërcënon botën me luftën e tretë botërore dhe me armë bërthamore. Do festoni me këtë qeveri shqiptare që lejon rivendosjen e busteve të këtyre kriminelëve të huaj komunistë në tokën shqiptare.  32 vjet pas gjoja shembjes së komunizmit në Shqipëri – ju do të festoni 100-vjetorin e marrëdhënieve amerikano-shqiptare me këta apologjetë të komunizmit ndërkombëtar?  “Krah për krah”, me këta përfaqsues sot që pretendojnë të jenë të Kombit shqiptar, por që promovojnë figura të tilla kriminale të historisë botërore dhe armiq të përbetuar të shqiptarëve gjatë historisë, duke lejuar ose injoruar rishfaqjen e busteve të baballarëve të komunizmit në Tiranë. Çfarë vlerash përfaqësojnë këta njerëz, si liderë të shqiptarëve të vuajtur nga komunizmi, që meritojnë respektin tonë.

Dikush mund të pyes, po çfarë ka të bëjë 100-vjetori i marrëdhënieve shqiptaro-amerikane me rivendosjen e busteve të Stalinit dhe Leninit në mes të Tiranës. Ka të bëjë shumë! Ka të bëjë me vlerat e përbashkëta midis dy popujve, për të cilat shpesh janë shprehur diplomatët tanë në Tiranë. Dy popujt tanë, shqiptarët dhe amerikanët, kanë vlera të përbashkëta, por jo me këta politikanë shqiptarë që lejojnë praninë e këtyre kriminelve komunistë, qoftë edhe bustet e tyre, mu në qëndër të Tiranës. Për mua vlerat, që simbolizojnë Stalini dhe Lenini, si dhe prania e busteve të tyre në mes të Tiranës — si në kohën e Enver Hoxhës — nuk përbëjnë “vlera të përbashkëta” shqiptaro-amerikane që duhet të festohen, “krah për krah”, me këtë klikë politike të papërgjegjëshme ndajë popullit të vet dhe ndaj historisë kombëtare, në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve amerikano-shqiptare. Të pakën ne shqiptaro-amerikanët – taksapagues të këtij vendi të dashur e të bekuar për ne — meritojmë një konsideratë pak më të madhe se kaq nga përfaqsuesit tonë diplomatikë, sidomos për ata mijëra shqiptaro-amerikanë, familjet e të cilëve janë burgosur e pushkatuar, pikërisht se pse kundërshtonin komunizmin ndërkombëtar që përfaqësonte Enver Hoxha me mikun e tij të madh, Stalinin. Merreni me mend se si u duket atyre shqiptaro-amerikanëve kur të vizitojnë Tiranën dhe të shohin bustet e Stalinit, Leninit e ndoshta edhe të Enver Hixhsë, mund të mes të Tiranës?

Të nderuar diplomatë amerikanë dhe evropiano-perëndimorë në Tiranë, mos heshtni përball dukurive të tilla në Tiranë, siç është rivendosja e bustit të Stalinit, dishepullit dhe mësuesit të Enver Hoxhës, i cili i shkaktoi aq vuajtje, dhimbje e krime Kombit shqiptar. Rishfaqja e busteve të Stalinit dhe Leninit në Tiranë të Shqipërisë, “post-komuniste”, anëtare e NATO-s, janë rezultat i drejtë për drejtë i dështimit politik të kësaj klase politike shqiptare “post-komuniste” për tu distancuar nga komunizmi, por edhe dështim i diplomatëve perëndimorë në Tiranë gjatë këtyre 32- viteve, të cilët asnjëherë nuk kanë kërkuar – të pakën jo publikisht — nga kjo klasë politike “post-komuniste”, që të dënojnë krimet e komunizmit të Enver Hoxhës në Shqipëri dhe të përballen njëherë e mirë me krimet e regjimit komunist në atë vend. Siç e shihni, marrja e fotove “krah për krah” me këta përfaqsues të qeverisë shqiptare sot – që lejojnë ringritjen e busteve të Stalinit dhe Leninit në Tiranë — fotot nga platformat e anijeve amerikane të ankoruara në Durrës, disa muaj më parë — nuk mjaftojnë. Shqiptarët meritojnë më shumë se kaqë në këtë 100-vjetor të marrëdhënieve shqiptaro-amerikano. Mos heshtni të nderuar diplomatë! Mos u bëlni pjesë e sallës së turpit (Hall of shame) me ata politikanë shqiptarë që refuzojnë  për 32 vjet tani të dënojnë krimet e komunizmit dhe të përballen zyrtarisht dhe seriozisht me të kaluarën e tmershme komuniste në Shqipëri.  Flisni për vlerat e verteta perëndimore që bashkojnë dy popujt tanë! 

Frank Shkreli

A person with a mustache

Description automatically generated with low confidence
A screenshot of a video game

Description automatically generated with medium confidence

Filed Under: Politike

Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the Security Council briefing on Ukraine

March 18, 2022 by s p

Thank you, Rosemary, for your clarity and the very valuable information you provide every time you are here to brief the Council. Thank you, Mr. Mazou, and Director-General, Ghebreyesus, for your sobering information.Dear Colleagues,Three weeks into the unprovoked, unjustified, illegal and deadly aggression by Russia, and the terrible facts are hardly surprising since anticipated, nearly to the detail: massive civilian casualties, mass graves, widespread destruction of civilian infrastructure, ruined homes, schools, and hospitals, lives blown away by bombardments; children dreams charred into smoke.There is no need to describe this devastating situation. Yet, what we just heard, by top UN representatives – not by the so-called West hysteria – is soul wrenching and coincides with the shocking media reports on the horrors of the war and the misery unleashed upon Ukrainians, for no reason.I will maybe just recall the summarizing words of the SG when he said two days ago: “Ukraine is in fire and is being decimated”. Guess by who! Over 3 million refugees, in only 3 weeks, – more than the entire population of my country;some 2 other million people displaced internally, some 12 million people affected in the areas hardest hit by the war.UNICEF has evidenced that, since the start of the war, forced by this brutal aggression, every second a child has crossed the border of Ukraine.SRSG Patton warns that abuse, risks for sexual and gender-based violence as well as for trafficking continue to mount amid wide-scale displacement.Several appeals for humanitarian corridors to evacuate civilians went unheeded.Many people remain trapped in areas of conflict and, with essential services disrupted, are unable to meet their basic needs including food, water and medicines.For the estimated hundreds of thousands who remain, there is simply nowhere to go. They can be killed even for queueing for bread, as it happened.This is the angry and true face of the Russian aggression.Mr. President,The director of the WHO confirmed that there have been 43 attacks on Ukrainian healthcare facilities, infrastructure and workers since the beginning of the invasion, otherwise, two every day. There are, unfortunately nearly a dozen conflicts in the world today. Out of 89 attacks on health systems around the world this year so far, 43 have been in Ukraine. Therefore, attacking health care facilities and workers is becoming a tactic of war in Ukraine.Nothing is being spared. First there was the maternity ward in Maripuol. Then a mosque. Yesterday Russians bombed the Drama Theatre in Moriupol, a shelter for nearly a thousand citizens who were not able to flee the city.The word “children” in large Russian script was painted on the ground outside the theatre. Everything must be bombed.Despite this grueling picture, the main news is that Ukraine is holding on, Ukraine is resisting; Ukraine in winning and Russia is deep in the mud: on the ground, morally, legally and internationally.We know now that for Russia to win this mad war of choice, it has to Grozny the entire Ukraine; it has to Aleppo all its cities; its has to Maripuol everything.And, even after that, we will be told again: C’est la faute à Voltaire.Mr. President,Ukraine won yesterday its 1st legal victory at the International Court of Justice!ICJ, the guardian of International Law, ruled there was no evidence to support Russian claims that Ukraine was committing genocide in the Luhansk and Donetsk.The Court called for immediate suspension of any kind of military operations by Russia and entities, organizations, or persons under its control. The question is: Will Russia respect the Court’s Order or will it unplug and cancel itself completely from the International law?Mr. President,Beyond the human toll, the infrastructure and residential deliberate destructions and the large-scale humanitarian crisis, there is another major crisis: the economic impact of the aggression:UNDP warned that every day of delayed peace will accelerate a freefall into poverty for Ukraine.UNDP’s projection released yesterday indicates that up to 90 per cent of the Ukrainian population could be facing poverty and extreme economic vulnerability should the war deepen. In the event of a continuing, protracted war in Ukraine, almost one-third of the population will fall below the poverty line and a further 62 per cent will be at extreme risk of falling into poverty within the next twelve months. It warned that 18 years of socio-economic achievements could be lost. This would set the country – and the region – back decades, leaving deep social and economic scars for generations to come. Who is this room or outside would believe a single word from Russia about SDGs, about Agenda 2030, because these terrible effects will not only be felt in Ukraine alone, but throughout the world.Mr. President,Russia, has proposed a text for a humanitarian resolution.It is wrong; worse, it is a mockery of, a move worth of the Guinness Record of Hypocrisy.Russia cannot shoot first and then come disguised as the doctor!The only way to “minimize humanitarian consequences for the Ukrainian Population” is for Russia to stop its war, withdraw its troops and go home.No one should get confused by a text just because it is called humanitarian, when the only aim is to provide cover for the war.Colleagues: don’t fall for the new clothes of the Emperor.The Russian aggression is naked!Thank you.

Filed Under: Politike

“KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE” PROMOVOHET NË VATËR MË 23 MARS 2022

March 17, 2022 by s p

Federata Panshqiptare e Amerikës Vatra fton dhe njofton komunitetin shqiptar në New York e më gjërë se ditën e Mërkurë më datë 23 Mars 2022, ora 6.30 PM, në Selinë qëndrore të Vatrës në Adresë: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458, bëhet promovimi i librit “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” shkruar nga Prof. as. Dr. Jonela Spaho, Dekane, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë, Universiteti “Fan S. Noli” Korçë. Studimi “Kristo Floqi, koha dhe vepra e tij letrare” paraqet jetën dhe veprën e gjërë të Kristo Floqit në Vatër, në Diell, në politikë, media, jurisprudencë, kulturë, komedi, dramaturgji, poezi por fokusohet veçanërisht te veprimtaria e Kristo Floqit si Ministër i Arsimit, deputet i Dibrës dhe i Korçës dhe Këshilltar Shteti ku Floqi ishte një nga juristët më të shquar të kohës, sepse ishte organizues i drejtësisë shqiptare në Qeverinë e Ismail Qemalit, Kryetar i Gjykatës së parë në Shqipëri, botues dhe përkthyes i literaturës juridike në shqip.

Ftohet komuniteti shqiptar të marrë pjesë në këtë ceremoni nderimi dhe feste të librit.

Filed Under: Politike

VATRA RUAJTI SHPIRTIN E VEPRIMTARISË ATDHETARE SHEKULLORE

March 17, 2022 by s p

Dr. Xhemail Çupi*

Mirëmbrëma të gjithëve! Zonja dhe zotërinj! Vërtetë, ndjehem i nderuar dhe i privilegjuar të gjendem në mësim tuaj. Në diskutimin e lirë që kishim me Sokolin, që është editor në Diell te “Vatra” por gjithashtu edhe me anëtarin tuaj Ibrahim Kolari se cili është momenti më i duhur për ta takuar “Vatrën” dhe anëtarët e saj, mu ofruan disa opsione dhe njëri prej tyre ishte edhe opsioni që këtë javë mbahet promovimi i një libri të shquar diplomatik, andaj duke qenë edhe studiues i diplomacisë ishte vërtetë një kënaqësi e madhe ti dëgjojë këto fjalë të bukura. Të them të vërtetën librin nuk e kam lexuar por nga ajo që u shprehën edhe parafolësit na dha një inspirim për ta kuptuar realisht botën diplomatike sepse në shikim të parë duke se diplomati i ka të gjitha privilegjet por në të vërtetë ai është personi i parë që ballafaqohet ndonjëherë me të vërtetën e hidhur të politikës. Duke qenë se presidenti i “Vatrës” z. Elmi Berisha nuk është prezent, e shfrytëzoj rastin përmes jush dhe këtij rasti ta përshëndes dhe ti uroj sukses në mandatin e tij. Me këtë rast dëshiroj ta nis fjalimin tim që e kam të shkruar: I nderuar President nderi i Federatës Pan-shqiptare të Amerikës “VATRA”, z. Rexha. Të nderuar anëtarë të bordit, aktivistë dhe pjesëmarrës në këtë eveniment promovues të veprimtarisë boutese, njëherit edheshkaktarë i këtij takimi vërtetë frytdhënës, të autorit të veprës “Ambasador i pushtetit të butë” z. Mal Berisha. Kam kënaqësinë dhe privilegjin që të jem në mesin tuaj dhe të ndjej nga afër shpirtin e veprimtarisë atdhetare shekullore të federatës suaj patriotike, duke kujtuar dëshirën unifikuese mbarëshqiptare të themeluesve të parë të federatës“Vatra”, me theks të veçantë Fan Nolin dhe Faik Konicën, figura këto, të ndritura dhe madhështore të kombit tonë dhe përfaqësues politik e diplomatik dinjitozë dhe reprezentativë të popullit fisnik shqiptarë,të dalluar në botë dhe veçanërisht në SHBA, për nga forca dhe gjerësia e mendimeve, për nga vështrimi vizionar i ngjarjeve politike, për nga polivalenca krijuese, e shumë karakteristika të tjera motivuese dhe inspiruese për brezat e rinj në këtë hemisferë tej-oqeanike. Gjithashtu kjo më bën të kujtojë edhe angazhimin dhe sakrificën e pa diskutueshme të gjithë udhëheqësve dhe aktivistëve që punuan për lobimin sa më të mirë të çështjes shqiptarëve në Amerikë. Njashtu si aktiviteti i juaj i dëshmuar, secili nga ne, qofshim persona me autorizime zyrtare, qofshim akademikë apo shkencëtarë, mjekë apo inxhinierë, afaristë apo punëtorë të thjeshtë, me mjetet në dispozicion dhe me format adekuate,e kemi amanet prej Zotit dhe prej të parëve tanëtë punojë në ruajtjen e vlerave njerëzore, në kultivimin e traditave dhe gjuhës tonë, në zhvillimin ekonomik të vendit tonë, në avancimin e çështjes shqiptare, etj. gjithmonë duke u mbështetur në parimet e vlerave demokratike dhe civilizuese dhe duke u kujdesur që mos cenojë të drejtat e tjerëve. Sot, më duhet të them se përballemi me një situatë tejet alarmante të “ikjes së trurit”, ku të rinjtë shkollohen, specializohen dhe edukohen në vendet e tyre por frutat e tyre i gëzon vendi i huaj, andaj siç është e bashkuar mërgata shqiptare që vjen prej Kosove, Shqipërie, Maqedonie të Veriut, etj. po aq të unifikuar duhet të jenë edhe tre shtetet reprezentative dhe me këtë rast theksi vendoset te aspekti ligjor dhe normativ, gjegjësisht te unifikimi i programeve studimore, kurikulave, abetares së unifikuar, e shumë projekteve të tjera që duhet të jenë të përbashkëta.Ndërtimi i partneritetit ndërmjet qeverive dhe diasporës është një proces afatgjatë i cili ka shanse më të mëdha për sukses nëse bazohet në komunikim të mirë dhe besim të përbashkët, respektivisht në bindjen e të gjithë palëve të përfshira se përfitojnë një vlerë të barabartë nga bashkëpunimi i vendosur.Në këtë rast, duke ju dëshiruar sukses në mandatin e ri, ju përgëzoj për programin ambicioz, sidomos në pjesën e bashkëpunimeve me qeveritëe Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në funksion të bashkërendimit, bashkëpunimit dhe koordinimit të përbashkët për avancimin e gjithmbarshëm në rrafshin politik, ekonomik, arsimor e kulturor të gjithë kombit tonë.Këtu dua të theksoj vetëm disa pika të strategjisë dhe programit tim si Ministër përgjegjës për diasporë, sidomos në rrafshin edukativ dhe arsimor, që harmonizohen me programin tuaj, mes tyre: Rritja e kampanjës edukative për familjet në diasporë me qëllim ruajtjen e trashëgimisë gjuhësore; përfshirja më e madhe e të rinjve nga diaspora në shkollat verore/dimërore (kampet) të gjuhës amtare në vendin e origjinës dhe pasurimi i tyre i mëtutjeshëm me programe edukative-kulturore; Hapja e qendrave gjuhësore në diasporë dhe sponsorimi i veprimtari botuese në bashkautorësi mes qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe atyre që jetojnë në diasporë, shfrytëzimi i galerive të qendrave kulturore të diasporës për aktivitete kulturore, e kështu me radhë. Në fund, duke ju dëshiruar suksese të vazhdueshme të aktiviteteve tuajapatriotike, jam i gatshëmpër bashkëpunime frytdhënëse, në të mirë kolektive dhe në avancim të çështjes shqiptare. *Ministri i Diaspores se Maqedonise se Veriut, fjale pershendetese ne Vater.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 237
  • 238
  • 239
  • 240
  • 241
  • …
  • 669
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT