• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ravesa Bajo, histori suksesi në Nju-Jork

March 12, 2022 by s p

Kozeta Turishta/

Historitë e suksesit të shqiptarëve nëpër botë nuk janë të pakta, dhe këtë herë do sjellim një histori të Ravesa Bajos, e cila me suksesin e saj bën krenar çdo shqiptar. Një vajzë e re me endrra të mëdha , me një bukuri tipike mesdhetare, dhe inteligjente, e cila vjen nga një familje intelektuale. – Ravesa rrugëtimin e saj të deritanishëm i’a dedikon prindërve, veçanërisht të atit të saj z. Hasan Bajo një emër i njohur i letërsisë shqipe, ku ka sjellë dhe ai vetë vepra dhe botime në treg për lexuesit. Pavarësisht sfidave, dhe vështirësive që I është dashur të përballet personalisht ajo dhe familja e saj nuk kanë qënë aspak të lehta, sepse Ravesa i ka mbijetuar trazirave civile të vitit 1997 në Shqipëri dhe të ndikuar personalisht nga lufta civile, Ravesa dhe familja e saj u pranuan ne Paris, Francë me azil politik. – Ndersa në Në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare, ajo emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe ndoqi Universitetin “John Jay”, si pjesë e sistemit të Universitetit të qytetit të Nju Jorkut, dhe u diplomua me një diplomë Bachelor të Arteve në degën Shkenca Politike. – Ravesa Bajo, në muajin shkurt 2022, emërohet Drejtoreshë Ekzekutive e Iniciativave Politike dhe Projekteve Speciale për Zyrën e Kryetarit të Bashkisë për Çështjen e Imigrantëve. Një shqiptare që është pjesë e kabinetit të Bashkisë së Nju-Jorkut, ku i janë besuar projekte kryesore për të ofruar shërbime kritike për popullsinë prej 3 milion emigrantësh dhe refugjatësh dhe promovon integrimin në jetën qytetare, ekonomike dhe kulturore të qytetit të Nju Jorkut. Më parë, Ravesa shërbeu si Këshilltare e Lartë e Politikave për Zëvendës Kryetarin e Bashkisë për Operacionet në Zyrën e Kryetarit të Qytetit të Nju Jorkut, duke mbikëqyrur agjensitë kryesore të qytetit që mbulojnë shërbimet thelbësore ditore për 8.8 milion Nju Jorkez, duke u fokusuar që nga marsi 2020 në koordinimin e reagimit emergjent të qytetit të Nju Jorkut ndaj pandemisë COVID-19. Për më tepër, Ravesa ka udhëhequr një portofol iniciativash me ndikim në fushat e mundësive ekonomike, barazisë arsimore dhe reformës së imigracionit. Ravesa ka mbrojtur gjithashtu riintegrimin e suksesshëm të të rinjve të përfshirë në sistemin e qytetit të Nju Jorkut, ka punuar në edukimin dhe fuqizimin e studentëve të paprivilegjuar në South Side dhe West Side Chicago, si dhe ka kryer kërkime ligjore në fushat e identifikimit të dëshmitarëve dhe aksesit në testimin e ADN-së në çështje gjyqësore per dënimin me vdekje në SHBA.

Filed Under: Politike

Kryetari i Vatrës Elmi Berisha u takua Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës z.Xhelal Sveçla

March 10, 2022 by s p

Dielli

Në një darkë vëllazërore të shtruar nga Harry Bajraktari, fisniku që mbledh personalitetet shtetërore shqiptare e diasporën, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA z. Elmi Berisha në darkën e punës në New York u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla. Ky takim u zhvillua në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ministri Zveçla po realizon takime me personalitete të institucioneve relevante për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe SHBA-së. Temat e diskutuara në darkën e punës ishin: Forcimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit me aleatin strategjik të kombit shqiptar SHBA, Siguria e qytetarëve të Kosovës në këto momente delikate në Evropë, Bashkëpunimi i Vatrës me institucionet e shtetit të Kosovës, Lufta kundër krimit të organizuar, nepotizmit, korrupsionit dhe ndërtimi i institucioneve të forta në Kosovë dhe krijimi i një të ardhme të sigurtë për qytetarët në Kosovë. Në darkën e punës morën pjesë personalitete të shquara të diasporës Shqiptaro-Amerikanë në USA si Harry Bajraktari organizator, Rrustem Geci, Dr. Sulejman Çelaj e të tjerë. I ftuar special ishte Konsulli i Kosovës në New York Ambasador Frymëzim Isufaj.Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Sveçla vlerësoi rolin e jashtëzakonshëm të diasporës Shqiptaro-Amerikanë në ndihmë të çështjes shqiptare e sidomos luftës për Pavarësinë e Kosovës.

Filed Under: Politike

Pse udhëhiqemi nga autokratë dhe tiranë?

March 9, 2022 by s p

Altin Gjeta/

Korrupton pushteti, sistemi apo njerëzit e korruptueshën tërhiqen më shumë nga pushteti sesa njerëzit e ndershëm? Brian Klaas, profesor në politikë në Universitetin e Londrës mundohet të adresojë këto pyetje themelore mbi marrëdhënien e njeriut me pushtetin dhe autoritetin në këtë libër “Të Korruptueshëm” të botuar së fundi.Klaas ka intervistuar autokratë dhe diktatorë që nga Presidenti i Afrikës Qendrore i cili pranë pallatit të tij presidencial kishte një pellg me krokodilë të cilët ushqeheshin me njerëzit që guxonin ta kundërshtonin, deri tek diktatorucët në Azi apo Amerikën Latine të cilët kanë shtypur dhe larë në gjak popujt e tyre për hir të pushtetit personal. Sipas Klaas, pushteti korrupton, por gjithashtu është magnet i fuqishëm për njerëzit e korruptueshëm. Sikur të mos mjaftonte kjo argumenton ai, njerëzit janë më shumë të prirur të mbështesin lider të fuqishëm dhe me tendenca autoritarsite sesa politikanë racional. Këta të fundit nuk i emocionojnë dhe nuk marrin rrisqe në ngjitjen e piramidës së pushtetit. Psikopatët po. Ata nuk ndalen nga asgjë sipas Klaas, kështu gjasat që këta të arrijnë në majë dhe të qëndrojnë aty janë shumë të mëdha.Mirëpo, ka shpresë. Nëse ne krijojmë sisteme dhe makanizma kontrolli, liderët mizor dhe mizantrop mund të mbahen larg ose rrëzohen nga pushteti kur fillojnë dhe abuzojnë me autoritetin.Pas një eksperimenti me rekrutimin në polici, u pa se nëse thirrjet për rekrutim në Amerikë iu jepnin përparësi ish-marinsave apo përfshinin kritere si përdorim të mirë armësh të kalibrit të lartë, aplikonin me shumë njerëz me prirje për tejkalim në përdorimin e dhunës. Rrjedhimisht kishte më shumë gjasa që puna si oficer policie të abuzohej. E kundërta u ve re në Zelandë, ku kriter për rekrutimin në polici ishte apatia ndaj komunitetit dhe nuk përmendeshin armët. Rekrutët e rinj rezultonin njerëz me sens përgjegjësie.Pra, njeriu duket se tërhiqet natyralisht nga pushteti, dhe kur sistemi politik është i prishur ai e abuzon pushtetin. Prandaj, demokracitë kanë krijuar mekanizma kontrolli që të mos përfundojmë të udhëhiqemi nga delirant.Shqipëria ka prodhuar liderë halucionantë sepse ka shkatërruar mekanizmat e kontrollit (zgjedhjet, sistemin gjygjsorë, garën brenda partive politike dhe median e lirë).Mos u habisni më. Sistemi ynë politik tashmë është fabrikë kleptokratësh.

Filed Under: Politike

NË SHQIPËRI VDIQ OPOZITARIZMI SË BASHKU ME SHPRESËN!

March 8, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Ja edhe 6 Marsi erdhi e shkoi.  Asgjë nuk zgjidhi në Shqipëri, veçse theksoi edhe njëherë ndasitë dhe përçarjet politike si dhe moskënaqësinë e madhe të shqiptarëve me klasën aktuale politike në vend. Por, zgjedhjet e 6 Marsit treguan gjithashtu edhe njëherë pasqyrën e qartë se çfarë mendojnë shqiptarët për këtë klasë politike që mbizotëron jetën politike në vend për 30-vjet të ashtuquajturit “tranzicion” permanent politik në Shhqipëri. Kësaj radhe, 70% e shqiptarëve as nuk shkuan në vendvotime për të hedhur votën e tyre duke shfaqur me të drejtë urrejtjen e elektoriatit shqiptar ndaj politikanëve dhe gjëndjes së përgjithëshme  politike dhe ekonomike në vend.  Mos pjesëmarrja e 70% e votuesve shqiptarë në këto zgjedhje është referendumi i vërtetë kombëtar se çfarë mendojnë shqiptarët për këtë klasë politike “post-komuniste”.  30% e zgjedhësve që hodhën votën e tyre në zgjedhjet e 6 Marsit ishin “baza”, që përbën fanatikët partiakë, të cilët votojnë verbërisht partitë, pa marrë parasysh se çfarë i ofrojnë ato shoqërisë shqiptare.  6 Marsi mund të quhet “zgjedhje të pjesshme”, por ama shqiptarët dërguan një mesazh të plot alarmues dhe të pa dyshimtë drejtuar klasës politike dhe ndërkombëtarëve në Tiranë që përkrahin këtë klasë politike: KINI DËSHTUAR! DUHET FILLUAR NGA E PARA! DUHEN ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME TË PËRGJITHËSHME PËR TË SHPËTUAR SHQIPËRINË NGA KATASTROFA! Është e qartë se as partia-shtet që sundon vendin, as “opozita” e përçarë nuk gëzojnë mbështetjen as miratimin nga shumica dërmuese e shqiptarëve.  Edhe ndërkombëtarët, po t’ia duan të mirën Shqipërisë dhe jo vetëm përfaqsuesve të partisë-shtet, duhet që të bëjnë këtë thirrje për një ndryshim rrënjësor poilitik në atë vend, me njerëz të ri dhe ide të reja, para se të jetë vonë.

Me këto zgjedhje — megjithë retorikën, ndonëse nuk u duk aq euforike nga drejtues të partisë-shtet për “fitore” — askush nuk fitoi, as partitë, as kandidatët e tyre, as ndërkombëtarët, të cilët ose aktivisht ose në heshtje mbështetën partitë dhe kandidatët e preferuar të tyre në zgjedhjet e 6 Marsit ashtu siç benë edhe në zgjedhjet e 25 Prillit të vitit të kaluar — jashtë rregullave të qarta diplomatike dhe vijave të kuqe që nuk duhej të shkeleshin kurrë.  Edhe kjo është një lojë e turpëshme ndërkombëtare, në mbështetje të përpjekjeve të partisë-shtet, me qëllim që të zhdukë opozitarizmin e vërtetë politik në Shqipëri. Por, njëkohësisht, edhenë këtë process u kanë humbur shpresën edhe 70% të shqiptarëve — për një jetë më të mirë, në një Shqipëri vërtetë demokratike e të begatë. Humbje shprese siç pasqyrohet me zbrazjen e Shqipërisë, ndërsa të rinjtë dhe të rejat shqiptare po largohen në masë, nga dita në ditë – pa shpresë dhe pa perspektivë për të ardhmen e atdheut të tyre. FATKEQËSISHT EDHE KËSAJ RADHE HUMBI SHQIPËRIA e fituan fanatikët dhe korrupsioni!

Ka vite që kam parashikuar se Shqipëria po shkonte drejtë një vendi autoritar, madje edhe me miratimin, herë në heshtje, e herë aktivisht edhe nga ndërkombëtarët.  Fatkeqësisht, duket se ndërkombëtarët janë të kënaqur me një Shqipëri si Rusia putiniste ose Turqia erdoganiste, ndonëse shumë më e vogël.  Sa herë e kam përdorur atë thënjen “E Buono për Albania” — kur thuhej se Italia fashiste dërgonte mjekë e zyrtarë të dorës së dytë në Shqipëri — kur i jam referuar tolerancës ndërkombëtare ndaj dështimeve të vazhdueshme politike dhe ekonomike të klasës politike shqiptare gjatë 30-viteve të kaluara. Mos vallë edhe sot ndërkombëtarët në Tiranë kështu mendojnë, se Shqipëria e sotëme nuk meriton një klasë politike më demokratike më të ndershme dhe më përgjegjëse ndaj elektoratit shqiptar – përfaqësues të zgjedhur me vota të lira e të ndershme, sipas standardeve të botës demokratike? A po ndërkombëtarët janë të kënaqur me një pseudo-demokraci në Shqipëri, e përfaqësuar nga kjo klasë politike aaktuale dhe thonë nën buzë: E buono per Albania! Zot na ruaj!

Shqiptarët duan ndryshimin e madh demokratik. 30-vjtë që presin. E donin këtë dje dhe e duan edhe sot, për një të nesërme më të mirë për ta dhe për fëmijët e tyre. Shqiptarët e dinë se me një “autokraci me makiazh demokratik”, nuk vendoset liria as demokracia — begatia jo se jo. Prandaj 70% e votuesve shqiptarë nuk gënjehen kollaj, as nga propaganda e sofistikuar e qeversisë, as nga media e oborrit të qeverisë e madje as nga diplomatët perëndimorë. Pjesa dërmuese e shqiptarëve ndejtën në shtëpi ditën e 6 Marsit, duke mos dashur të bëhen pjesë e një loje të flliqtë e banale të paraqitur nën maskën e demokracisë shqiptare. Shqiptarët e lodhur tanimë presin NDRYSHIMIN E MADH, por janë të vetdijshëm se ai ndryshim nuk vjen nga kjo klasë politike autokrate, të çimentuar jo vetëm në pushtetin qendror por edhe në radhët e partive dhe në rrethe. Pa demokraci brenda partive nuk ka demokraci Shqipëria!

Po e mbyll këtë reagim timin modest për “6 Marsin”, me një citim të botuar pas zgjedhdjeve të 25 prillit të vitit që kaloi — Frank Shkreli: Diktatura më e rrezikshme, është ajo që, paraqitet me maskën e demokracisë! | Gazeta Telegraf – mbi pasojat  e përjetësimit të një regjimi autokrat ose pseudo-demokrat në Shqipëri dhe pse në atë vend nuk mund të ndodh ndryshimi që zakonisht pritet nga zgjedhjet e lira, në një vend normal. Përgjigjen na e jep një i ish-burgosur i komunizmit eneverist, At Pjetër Meshkalla, i cili është shprehur shumë vite më parë, duke iu referuar regjimit diktatorial komunist të Enver Hoxhës, se asgjë e mirë nuk mund të vijë nga një pseudo-demokraci, ku  “Autokracia me makiazh demokratik, lëshon rrënjë më të shëndosha se sa vetë diktatura e shpallur tek një popull i lodhur e i demoralizuar, i cili bie në prehërin e saj symbyllas”.  At Pjetër Meshkalla, ka paralajmëruar në kohën e tij se pasojat e rënda të autokracisë me makiazh demokratik, “janë më afatgjata se ato të një diktature të ligjëruar, mbasi populli i shpresëhumbur gjunjëzohet prej dëshpërimit, duke u bërë një pré e lehtë për despotët e rinjë me grim demokratik”. 

Në një shkrim botuar në portalin, “Radi and Radi”, At Meshkalla citohet të ketë thënë se, “duke i lënë kastile të hapura dhe të pa mjekuara plagët e diktaturës, ato do të infektohen dhe shoqëria shqiptare do të gangrenizohet duke u dobësuar dhe ç’orientuar progresivisht, derisa të katandiset në një turmë të hallakatur lypësarësh të nënshtruar.”   Për më tepër citohet të ketë shkruar At Meshkalla, “Pseudo-demokracia është një anarshi e organizuar me qëllim që pushtetarët despotë dhe bashkpunëtorët e tyre mëkatarë, të përfitojnë në mënyrë të paligjshme atë që ua ndalon ligji i tyre, fasadë mashtrimi!”

Kjo është arsyeja se pse në zgjedhjet e 6 Marsit fituan fanatikët e partive, por humbi Shqipëria. Humbi se 70% e votuesve shqiptarë refuzuan të votojnë për përfaqsuesit e klasës politike shqiptare të “tranzicionit post komunist”, shqiptar. Një mesazh i rëndësishëm ky jo vetëm për qeverinë aktuale dhe për partitë “opozitare”, por edhe për ambasadat perëndimore në Tiranë që, siç duket vazhdojnë të refuzojnë të përballen me realitetin e një “autokracie shqiptare me makiazh demokratik”, si pengesa kryesore drejt themelimit të një shoqërie vërtetë të lirë e demokratike në Shqipëri, e denjë e një vendi anëtar të Aleancës së NATO-s dhe pretenduese për antarësim në Bashkimin Evropian. Të reflektojnë edhe kësaj radhe — me rastin e zgjedhjeve të 6 Marsit në Shqipëri — dhe, ndërgjegjëshmërisht, të mbajnë përgjegjëse këtë autokraci shqiptare me makiazh demokratik për gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në vend. Sepse, “Diktatura më e rrezikshme është ajo që paraqitet me maskën e demokracisë.”  Nëqoftse duhet të nxirret një mësim nga të gjithë aktorët politikë shqiptarë, si dhe nga ambasadat perëndimore në Tiranë nga zgjedhjet e 6 Marsit – ai mësim duhet të jetë se një popull i “shpresëhumbur gjunjëzohet më kollaj prej dëshpërimit, duke u bërë një pré e lehtë për despotët e rinjë me grim demokratik”. Mos pjesëmarrja e 70% e votuesve shqiptarë në zgjedhjet e 6 Marsit tregon “një popull shpresëhumbur”, por uroj që ky popull të mos gjunjëzohet para të kësaj të keqe politike që po ia merr shpirtin. 

Frank Shkreli

Filed Under: Politike

“NEVER FORGET” -THE SERBIAN GENOCIDE ON ALBANIANS 1844-1999

March 7, 2022 by s p

MSc. Agim Alickaj/

Pocket book by Prof. Dr. Nusret Pllana and MSc. Agim Alickaj

This recently published book is dedicated to the commemoration of glorious Epopee of the Kosova Liberation Army and the remembrance of hero and legendary Commander AdemJashari and his family for their relentless fight for freedom of Kosova and the entire Albanian nation. The sacrifice ofthe Jashari family and other freedom fighters proved once again, that freedom is more precious than life and that the Albanian people will never submit to Serbian barbarians. Their bravery, resistance and sacrifice erupted the inexhaustible volcano of freedom, the flames of which engulfed the wild Serbian beast uprooting it forever from Kosova.

Summarized in about 45 pagesin a pocketbook format, the book titled “Never Forget”, provides an abridged glimpse into important details, data, photographic evidence and information of Serbian genocide against the Albanian civilianpopulation (including women and children) over centuries.

The main goal of this quick guide is to counter the lies, misinformation and fabrications of the Serbian deceptive Putin-like propaganda quickly and effectively. Toefficiently broadcast this important information to Western democracies, to influence the conscience of domestic and international politicians and diplomats as to not forget the crimes of Serbian terrorists and remind them not to bargain with Albanian lands and the statehood of the Republic of Kosova.

The saying “Never again”, which is associated with the Holocaust and other world genocides, was uttered as a pledge to make sure that all those that have suffered these horrific atrocities would not occur in the world. Unfortunately, that did not come to be. It was shatteredin Europe; in Kosova and the former Yugoslavia by the criminal dictator Milosevic in the end of 20th century; and today is now being broken in Ukraine by Russian criminal dictator Vladimir Putin.

Russia has been and still is the greatest enemy of the Albanian nation and the entire democratic world. Serbia is its satellite. The similarity between Kosova and Ukraine is the occupation by dark hegemonic forces and the struggle for freedom of the attacked and oppressed peoples. A major difference is that the Serbian terrorist army committed its crimes in such a cruel fashion, with hate and pleasure, and with unprecedented tortures and massacres of the civilian population, including women and children. In Kosova, the aim was the total annihilation of the Albanian people and the grabbing of their lands, while in Ukraine, the aim is only the subjugation and annexation of the state.

Russia must and will lose this unjustified war. Fascistic Serbia will sink with them.

The book “Never forget” documents everything, simply and concisely. Its distribution started by being available to the interested deputies in the solemn meeting of the Kosova Parliament dedicated to the KLA Epopee.This also includes the government and other officials of Kosova, Albania and other ethnic Territories in the Balkans, various institutions and representatives of Europe and America, foreign embassies in Kosova, our embassies around the world and other important factors inside and outside the country. Prof. Dr. NusretPllana has successfully started its promotion in Italy.

This pocketbook has the potential to become a powerful tool in the hands of Kosova representatives in confrontation with Serbia, especially those who participate in dialogue.

Serbian atrocities will never be forgotten and cannot be forgiven by anyone. The Serbian criminals who caused these tragedies must be brought to justice. Serbia was bombed and expelled from Kosova to stop the genocide but was not convicted and did not apologize.

The time has come for one of the main Russian supporters, Serbia, to be isolated, denazifiedand forced to choose between the darkness of the East and the light of the West. Kosovashould urgently be allowed to join NATO, recognized by the remaining five European countries and the process of integration into the European Union should start immediately.

The creation of the Security Fund by the Government of the Republic of Kosovo is more than appropriate. It must be supported and strengthened permanently, regardless of the state budget or NATO accession. The opponents of thisfund can only be the cowards, the brash, the jealous, the angry, the sold souls, the traitors and the enemies of Kosova and the entire Albanian nation.

Freedom, independence, territorial integrity and sovereignty of the Republic of Kosova are sacred and the only guarantee that the Serbian genocide against Albanian people will never happen again.

MSc. AgimAliçkaj


Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 239
  • 240
  • 241
  • 242
  • 243
  • …
  • 669
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT