• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DIELLI ME SHQIPTARËT NË ITALI, KURSI I GJUHËS SHQIPE “IMPARARE L’ALBANESE A PADOVA”

February 25, 2022 by s p

Erida Çela Perlala, kordinatore e kursit të gjuhës shqipe në Padova – Itali, në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit të Vatrës në New York Sokol Paja, rrëfen organizimin e mësimit shqip në Padova, aktivitetet patriotike, kulturore dhe edukative, sfidat për ruajtjen e gjuhës, kulturës, traditës dhe identitetit kombëtar në mërgatën shqiptare të Italisë.


KURSI I GJUHËS SHQIPE “ IMPARARE L’ALBANESE A PADOVA”


Kursi i gjuhës shqipe “ Imparare l’Albanese a Padova” ka filluar në vitin 2013-ën nga dëshira si nënë për të rimarrë në dorë atë boshllëk të krijuar në fëmijën tim të dytë, përsa i përket të folurit shqip. Ndërrmarrja është thjesht vullnetare, me dëshirën e mirë që fëmijët tanë ta shkruajnë dhe ta flasin gjuhën tonë të bukur. Motivi i kursit tonë është “ Gjuha ruhet aty ku shkruhet”. Kjo përpjekje e filluar nga unë në 2012 në Montegrotto Terme, ku unë banoj, vazhdon deri më sot 2022, me pjesëmarrjen dhe aktivizimin e mësueseve vullnetare që ju shtuan kësaj inisiative. Mësimi i gjuhës shqipe në kursin tonë ka ndjekur gjithmonë tre drejtime të cilat kemi kërkuar t’i përmbushim brënda limiteve të kohës në disponim: Alfabetizimi, Ideniteti Kombëtar – njohja e historisë së kombit tonë, heronjtë, personazhet shqiptare, veshjet popullore, veglat musikore, vallet e këngët si edhe njohja e bukurisë naturore të Shqipërisë – Gjeografi, Përdorimi i gjuhës nëpermjet aktiviteteve, eskursioneve, mbrëmjeve tematike dhe dëfryese të organizuara çdo vit.


HISTORIKU I KURSIT “IMPARARE ALBANESE A PADOVA”


Unë jam Erida Çela, me profesion inxhiniere mekanike, sot mësuese dhe istruktore e sporteve në ujë. Në maj të 2008, në bazë të përvojës time si istruktore noti, formimit shkollor dhe kurseve plotësuese në Itali, bashkë me dy kolegë të tjera dhe mbështetjen e bashkëshortit tim krijuam shoqatën sportive “Aquasport Terme Asd”, që do të zhvillonte kurse për mësim noti fëmijë dhe të rritur si edhe kurse të acquagym në ujë termal të pishinave të hoteleve në zonën termale ku jetojmë. Në 2012 filluam gjithashtu përpjekjet për të hapur një kurs të gjuhës shqipe për fëmijët e imigrantëve shqiptare në Padova. Viti I-rë 2012- 2013 pas kërkesës tonë Patronatit të Montegrotto Terme (prane kishës së komunës sonë) për një ambjent (klasë për zhvillimin e mësimit) e filluam këtë kurs të shtunave mbasdite, por megjithë publicitetin që bëmë, fëmijët ishin vetëm dy, Erik dhe Jona Perlala, që janë fëmijët e mi. Mësuesi, Ermal Petushi, student në Padova për Arkitekturë i ndoqi për dy muaj, por më pas u tërhoq nga kjo detyrë për arsye se filloi të punonte te shtunave në një bankë. 2013- 2014 Mësuese Erida Çela, nxënës 4 fëmijë, dy orë në javë nga tetori 2013 në qershor 2014. Vitet 2014- 2015, Mësuese Erida Çela dhe Meriban Çela (mamaja ime, që kish studiuar pedagogji, në Tiranë, me ndihmon për t’i ndarë fëmijët në dy nivele).a.fëmijët e rinj të sapoardhur(tre)-mësuese Meriban Cela.b.fëmijët me një vit kurs( katër)-Mësuese Erida Cela, 7 fëmijë.


MËSUESIT E ANGAZHUAR TE KURSI I GJUHËS SHQIPE “IMPARARE L’ALBANESE A PADOVA”


Në vitin 2015- 2016 mësuese vullnetare: Erida Çela, Meriban Çela, Besnike Kuniqi (me dipllomë inxhinieri elektrike dhe mediatore kulturale në Itali), Engjëllushe Agaj me eksperiencë në Shqipëri për mësimin parashkollor dhe Ermira Parruca – mësuese e muzikës. Fëmijët 10 u ndanë në tre nivele (të sapo ardhur, me një vit kurs , me dy vite kurs). 2016- 2017 grupit të mësueseve vullnetare iu shtua një mësuese e re, e dipllomuar ne Tiranë dhe më eksperiencë në shkollat e mesme për mësimin e frengjishtes. 12 -15 fëmijë të ndarë në tre nivele. 2017- 2018 , i njëjti formacion mësuesish, tre fëmijë u larguan se filluan shkollën e mesme (superiore), shtohen tre fëmijë të rinj. 2018- 2019 ndryshon formacioni i mësueseve, pra krahas Erida Çela mesuese e Grupit “ Imparare Albanese a Padova” 2013 – 2018, Besnike Kuniqi ( 2015 –2019) , Engjëllushe Agaj (2015- 2022), Kozeta Gjika (2016- 2022), nga tetor 2018 për vitin shkollor 2018-2019 u shtuan mësueset Geti Pici- mediatore kulturale dhe Dallëndyshe Hyseni 2018-2022 ( 12 fëmijë). Në 2020 – 2021 gjatë pandemisë Covid-19 mësimi u zhvillua jo në bibliotekë si më parë, por online me ndihmën e Google Meet me dhe fëmjët më të mëdhenj 9-10 vjeç (për aq sa ishte e mundur dhe fëmijët ishin të gatshëm). Mosha e fëmijëve, që ka ndjekur kursin tonë në këto vite ka qenë nga 5 deri 13 vjeç. Në 2021-2022, kursi i gjuhës shqipe të grupit “Imparare l’Albanese a Padova” nisi në Komunën e Albignasegos, ku mësuese Dallëndyshe eshtë banuese.. Kursi filloi në tetor me pjesëmarrjen e 20 -24 fëmijëve, parashkollore 4-5vjeç, 6-7 vjeç niveli i parë i gjuhës dhe 8-12 vjeç niveli i dytë. Mësueset në rol Dallëndyshe Hyseni për parashkollorët u mbështet nga mësuesja e re Alda Qoshja, Engjellushe Agaj për fëmijët e nivelit të I-rë dhe mësuese Kozeta u mbështet nga mësuesja e re Klaudia Gjika për fëmijët e nivelit të dytë.


AKTIVITETET PATRIOTIKE, EDUKATIVE DHE KULTURORE


Disa nga aktivitet e zhvilluara në këto vite: Shkurt 2013- Koncert per 5 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Abano Terme, PD. Nga 2015 deri sot, organizimi i eventit me mësues, nxënës e prindër për ditën e flamurit , pra çdo nëntor. Eskursion me femijët në Venezia dhe Vjenë për gjurmët shqiptare, si dhe në Kështjellën e Gradarës dhe San Marino, për njohjen e vëndit ku jetojmë. Çdo vit bëhet rikujtimi i datave kryesore historike të Shqipërisë, Kosovës dhe heronjve të kombit tonë. Disa vite kemi festuar festën e gruas me aktivitete dëfrimi (recitim,valle, këngë dhe ushqime, pije etj / mësues, prindër e fëmijë. Disa aktivitete kemi thirrur përfaqsues komunash dhe shoqatash të tjera të cilët na kanë ndjekur në këto vite. Në mars 2019 organizuam shfaqjen “Burrnesha “ me regji të Valbona Xibri për festën e gruas, ku ftuam përfaqsues të dy komunave fqinje dhe shoqatash të tjera si në qytetin ku jetojmë edhe jashtë në qytetet përreth. Grupi i mësuesve tonë të “ Imparare Albanese a Padova” bashkpunon prej vitesh me mësues të kurseve te tjera të hapura në Itali dhe jashtë saj, si dhe bën pjesë si pjesë e shoqatës “ Aquasport Terme Asd” në Federatën Kombëtare të Shoqatave Shqiptare në Itali (FNAI). Mësues të kursit tonë kanë marrë pjesë edhe në seminaret rajonale dhe ndërkombëtare të organizuara në Itali, Shqipëri , Kosovë dhe Kroaci.

KUSH ËSHTË ERIDA ÇELA PERLALA ?


Erida Çela Perlala, kryer studimet e larta per inxhinieri mekanike Tiranë dhe Padova të Italisë, aktiviste nga 2009 për komunitetin shqiptar në Itali , një nga organizatorët kryesorë të Besëlidhjes së Re në Krujë, 6 shtator 2012, si edhe Protestës“100 Vjet Shqipëri e Copëtuar” me pjesëmarrje aktive Milano e Tiranë, korrik 2013, zëdhënëse e Shoqatës UNIKOMB me qendër në Trevizo nga viti 2012, mësuese dhe nismëtare e kursit të gjuhës shqipe në Padova, aktiviste në grupin nismëtar për formimin e Federatës të shoqatave shqiptare në Itali, FNAI 26 prill 2015 dhe anëtare e këshillit të kësaj federate dhe sot sekretare e saj. Administratore e disa grupeve në FB me qëllime kombëtare historike e kulturore. Sot punoj aktualisht si presidente e një shoqate sportive ne pishinat termale Padova me profesion mësuese noti dhe gjimnastikë në ujë, gjithashtu kordinatore e grupit te mësueseve në Padova “ Imparare Albanese a Padova”.

Filed Under: Politike

KOSOVA SANKSIONE RUSISË

February 25, 2022 by s p

-Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian… Mbledhja e 64-të e Qeverisë/
PRISHTINË, 25 Shkurt 2022 – Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje në të cilën ka miratuar vendimin për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian ndaj  veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin  territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Me këtë vendim Qeveria e Republikës së Kosovës do të zbatojë sanksionet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe sanksionet e vendosura nga Këshilli i Bashkimit Evropian përmes Rregullores së Këshillit (EU) Nr. 269/2014 të datës 17 mars 2014, amandamentuar me Rregulloren e Këshillit (EU) Nr. 2022/259, dhe zgjeruar me Rregulloret Zbatuese të Këshillit Nr. 2022/260, Nr. 2022/261, të datës 23.02.2022, respektivisht Vendimit të Këshillit 2014/145/CFSP të datës 17 mars 2014 amandamentuar me Vendimet e Këshillit (CFSP) 2022/241; (CFSP) 2022/265; (CFSP) 2022/267, lidhur me masat shtrënguese ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

Sanksionet konsistojnë në:

·         ngrirje të aseteve në Republikën e Kosovës të individëve apo entiteteve të sanksionuara;

·         ndalim udhëtimi në territorin e Republikës së Kosovës për individët e sanksionuar;

·         ndalim për individë dhe entitete në Republikën e Kosovës, që të vënë në dispozicion fonde, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për individët dhe entitetet e sanksionuara.

Emrat e individëve dhe entiteteve të sanksionuara janë ato të listuara në anekset e akteve rregullative të lartpërmendura të Këshillit të Bashkimit Evropian. Këto sanksione do të jenë në fuqi, deri në një vendim tjetër dhe varësisht nga rrethanat mund të përditësohen.

ADRESIMI I KRYEMINISTRIT KURTI NË MBLEDHJEN E 64-të TË QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Adresimi i plotë i kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 64-të të Qeverisë, ku është miratuar vendimi për vendosjen e sanksioneve në përputhje me sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Këshillit të Bashkimit Evropian, ndaj veprimeve që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës:

Të nderuar zëvendëskryeministra Bislimi, Gërvalla dhe Rexhepi,

Të nderuar ministra dhe zëvendësministra të kabinetit qeveritar, 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,

Dje ditën e filluam në një botë të re. Kërcënimet e Federatës Ruse për tash e disa muaj ndaj Ukrainës demokratike u bënë agresion ushtarak që për çdo orë po e rrit numrin e viktimave. I njëjti agresion po vazhdon edhe sot. Ushtria ruse tashmë është futur në kryeqytetin e Ukrainës. Ushtria ruse është ajo e cila këtë agresion e bëri Evropën të tronditet dhe arkitekturën e sigurisë ndërkombëtare të rimendohet.

Pushtimi rus, tashmë me pasoja tragjike, përveçse sulm ndaj integritetit territorial dhe sovranitetin të Ukrainës dhe të popullit ukrainas, është edhe sulm ndaj demokracisë dhe lirisë. Është sulm ndaj vlerave universale të paqes dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje. Është sfidim i rendit dhe i unitetit të botës demokratike. Është cenim i sigurisë së përbashkët ndërkombëtare.

Sot ditën po e fillojmë duke iu bashkangjitur partnerëve tanë, BE-së dhe ShBA-së në kundërpërgjigjen ndaj agresionit ushtarak të Rusisë, duke miratuar një pako të sanksioneve ndaj saj. Kjo nuk është hera e parë që Republika e Kosovës, duke qenë e rreshtuar me botën demokratike, i vë sanksione Federatës Ruse. E në të dy rastet për shkak të agresionit dhe atë ndaj po të njëjtit shtet, Ukrainës. Dëshmi që kjo Rusi që po e shohim sot, nuk është një Rusi e re, por edhe paralajmërim që ajo nuk synon të jetë e re. Në fakt ajo dëshiron të jetë prapë e vjetër madje të bëhet edhe më e vjetër se Bashkim Sovjetik, pra të bëhet perandori ruse.

Prandaj, përgjigjja e botës perëndimore dhe demokratike duhet të jetë e unifikuar dhe e vendosur. Dhe e tillë ka qenë. Si pjesë e saj, vendimi i ynë i sotëm është bindje vlerore e jona,  bashkërendim dhe bashkim me botën e lirë dhe paqedashëse dhe solidarizim me shtetin dhe popullin ukrainas.    

Reagimi jonë i menjëhershëm dhe i pa rezervë ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia duhet të lexohet edhe si një mesazh i qartë i orientimit tonë politik dhe diplomatik. Por, kemi tregues edhe të orientimit të fqinjit tonë në veri të paralajmëruara më herët. Përafërsisht në të njëjtën kohë kur Kosova ishte një nga 16 shtetet mikpritëse në mesin e 27 vendeve pjesëmarrëse të ushtrimeve ushtarake të NATO-s të kryesuara nga ShBA, “Defender Europe 21”, Serbia dhe Rusia zhvillonin ushtrime të përbashkëta ushtarake të quajtura “Joint Response 21” dhe më pas ”Slavic Shield 21”. Pra kur Kosova e aleatët e saj stërviteshin se si të jenë mbrojtësit të Evropës, fqinji ynë verior dhe Rusia përgatiteshin për kundërpërgjigje të përbashkët dhe për atë që ata e quajnë mburojë sllave. Le të jetë ky një rikujtim për të gjithë.Qeveria e Republikës së Kosovës është e bashkërenduar dhe duke bashkëpunuar ngushtë me Bashkimin Evropian, NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Mbretërinë e Bashkuar, për të kundërshtuar luftën pushtuese të Rusisë, por edhe për t’u përballur me ndikimin e pasojat e mundshme në rajonin tonë. Qëndrojmë bashkë e të bashkuar për paqe dhe siguri, dhe për mbrojtje të demokracisë e të lirisë.

Filed Under: Politike

Remarks by Ambassador Ferit Hoxha at the Security Council emergency meeting on Ukraine

February 24, 2022 by s p

Thank you Mr. President,

Dear Colleagues,

This is the fourth meeting of the Council on Ukraine in a matter of weeks.Every time we meet, reality on the ground confirms bit by bit what some of us have been anticipating.Russia has been saying one thing and doing its contrary.We were told that troops were retreating, they only have increased;We were told to stop hysteria since troops were in Russian territory; No longer! They are invading a neighbor, unprovoked and with pretexts, false narratives and fabricated news.Every development unfolding in the last 48 hours confirms, to us and to the whole world, that Russian worries have nothing to do with its security; that its anxieties are not linked to NATO enlargement, and that this issue is not a confrontation between Russia and the West.This is a confrontation between Russia and International Law, the UN Charter that it deliberately has chosen to ignore; a confrontation between its hegemonistic vision and a rules-based world order.Dear Colleagues, it is not about Russia’s concerns; it is all about Russia’s appetite.The Ukrainians are facing another aggression, just because they dare to exist, because they have chosen to be independent, because they have opted for democracy.Dear Colleagues,This is a dark hour not only for Ukraine but for the entire international community as we witness with trepidation the progression of a pure act of aggression carefully planned and cold-bloodedly being executed.We called and hoped for a backdown of the Russian Federation from this senseless destructive and self-destructive action.We repeat the same call for Russia to stop, to reflect, to reverse its illegal decisions, to withdraw from this senseless madness, to deescalate, not to push towards precipice. Several mechanisms are in place and various proposals have been made, including by President Zelenky whose calls remain unanswered.Diplomacy is like hope: it dies last. But for it to work, it must be seized, not ignored, as the Secretary General called here.We call on the fellow members of the Security Council to rally in support of Ukraine’s sovereignty and territorial integrity.Russia has been warned, repeatedly, that they will be alone in this foolishness; that will be responsible for the innocent lives lost, including Russians, and for the destruction caused in the heart of Europe in 21st Century.If they choose to continue to execute their plans as everything indicates, they will bear not only the consequences of the war but also the historical blame and shame of invading a neighboring country, when its responsibility as a big country, as a Permanent Member of the Security Council, calls for it to work and help preserve peace and security, not to torpedo it.We reiterate our support to Ukraine’s sovereignty and territorial integrity, within its internationally recognized borders and territorial waters.In concluding, I welcome the presence of the Permanent Representative of Ukraine at this meeting.I would like to convey to him, to the Ukrainian Government and People that, at this most critical moment of their history, that they are not alone and we stand firm and in full solidarity with them, for their right to be free and chose who they want to be.Thank you!

Filed Under: Politike

“LET MY PEOPLE VOTE”, ZONJA KIM

February 21, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

See the source imageUnë as nuk dua dhe as nuk dëshiroj që të polemizoj nga Amerika me Zonjën Yuri Kim. Unë i kam shprehur edhe më heret mendimet e mia për disa veprime të saja gjatë këtyre dy viteve të kaluara, duke venë në dukje shkeljen e shumë vijave të kuqe nga ana e saj, që një ambassador/e nuk duhet të shkeli në asnjë vend të botës. Por kjo që po ndodhë në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të botës, por as në Shqipëri nuk ka ndodhur në këtë mënyrë arrogante dhe provokuese, siç ka vepruar dhe po vepron një ambasadore që pretendon të përfaqësojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Tiranë dhe vlerat e Amerikës. Në të vërtetë është vështirë të gjëndet një rast si ky, që një ambassador i Shteteve të Bashkuara të ndërhyjë në në një mënyrë kaq brutale në politikën shqiptare, sidomos në sistemin e shenjtë të drejtës së votës së lirë.  Megjithë disa probleme me përfaqësuesit tonë në Tiranë, gjatë tre dekadave të fundit, asnjë nga ish-ambasadorët amerikanë në Shqipëri nuk kanë ndërhyrë në këtë mënyrë në punët e mbrendshme të Shqipërisë. Siç ndodhë sot me Zonjën Kim, ashtu bënin dikur përfaqsuesit e regjimeve komuniste, fillimisht, jugosllave, sovjetike dhe kineze, më vonë.

For God’s sake, Ms Kim, in Albania you represent the United States of America, not a particular local politician or party and not a third world autocratic dictatorship, either! How can you, as a representative of the greatest country on face of the earth – where you and I and millions of others have found freedom and democracy for ourselves and our families — even suggest who the Albanians should vote for or not?

Nuk e sheh, Zonja Kim se duke sugjeruar, duke promovuar, për të mos thënë duke urdhëruar shqiptarët se për cilën parti ose politikan duhet të votojnë shqiptarët, është duke i përçarë votuesit shqiptarë në pro dhe anti-amerikanë!? Vetëm në kohën e Enver Hoxhës flitej për shqiptarët si anti-amerikanë, megjithëse nuk ishin të tillë.  Ky është një krim dhe shërbim i keq ndaj Shqipërisë dhe sidomos ndaj marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. A është, ky misioni i mandatit të kësaj zonje në Tiranë, në këtë 100-vjetor të këtyre marrëdhënieve? Kujt i intereson që populli shqiptar të përçahet në pro dhe anti-amerikanë? Lidhjet e forta dhe promovimi i këtyre marrëdhënieve midis dy popujve tanë duhet të jenë përparësia numër një e ambasadës amerikane në Tiranë dhe jo lëvizjet e brendshme politike – e bërja palë, haptas, me njërën ose tjetrën parti ose politikan, duhej të ishte shkelje e rendë diplotmatike dhe arsye për këthim në atdhe. Po për çfarë ëshët fjala?

Arroganca dhe provokimet e kësaj zonje nuk kanë të ndalur.  Ja deklarata e saj e fundit, e ditës së henë. Lexojeni për veten tuaj, se unë as nuk e lexoj as nuk mund e shikoj më se më shkakton dhimbje në stomak dhe në kokë.  

Graphical user interface, text, application

Description automatically generated

Zonja Kim, nëqoftse ti ose Shtetetet e Bashkuara të Amerikës kini probleme me Sali Berishën dhe të tjerë, kushdo qofshin ata, merruni me Sali Berishën dhe me të tjerët dhe jo me të drejtën e shqiptarëve për votë të lirë.  Shqiptarët kanë të drejtë të votojnë të lirë, pa ndërhyrje, pa kërcënime dhe pa manipulime, nga askush – qofshin ato forca të brendshme ose të jashtme. 

Ata që më njohin mirë e dinë se unë, si individ, nuk kam shprehur kurrë ndonjë preferencë politike për partitë politike as mbështetjte për asnjë nga liderët politikë shqiptarë të këtyre tre dekadave. Përkundrazi, jam shprehur, vazhdimisht, kundër kësaj klase politike 30-vjeçare dhe për liderët e tyre, pa dallime politike, sepse të gjithë janë përgjegjës për gjëndjen e mjerueshme ku është sot Shqipëria. Me një klasë politike të korruptuar, pa demokraci të vërtetë, pa votë të lirë e të ndershme, me një regjim që kontrollon pothuaj çdo gjë në vend – politika e të cilit po zbrazë vendin. Shqiptarët po ikin.  Me këtë Shqipëri dhe me këtë klasë politike të gjitha ngjzrave, krenoheni ju Zonja Kim? 

Duke shpresuar gjatë viteve se pas një diktature ndër më të këqiat e botës, Shqipëria do bëhej më në fund – jam shprehur vazhdimisht se duhet pasur kujdes se, “Demokracia nuk Pret”, se ajo del shpejt prej dore, se ajo kërcënohet çdo ditë, sidomos kur nuk mbrohet e drejta e votës votës së lirë dhe të drejtat e tjera themelore bazë të njeriut, siç është liria e shtypit! Pa votë të lirë nuk ka demokraci. Për veten time, as nuk mund t’a marr me mend se në vitin 2022, Shqipëria dhe shqiptarët ende luftojnë për votën e lirë – pas një gjysëm shekulli të mohuar atyre nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Fatkqesia,është siç kemi parë historikisht, në Shqipëri, ndërhyrjet nga diplomatët e huaj në këtë mes, në këtë kënetë politike ballkanike, veçse i kanë përkeqsuar punët. E kam thenë shpesh, nëqoftse të huajt nuk kanë gjë për të thenë që të përmirësojnë gjërat për më mirë, është më mirë të heshtin dhe të sillen sipas normave diplomatike.

Siç e dini, këtu në Shtetet e Bashkuara, muaji shkurt, i është dedikuar historisë së afrikano-amerikanëve (The Black History Month) dhe lëvizjes për të drejtat civile për afrikano-amerikanët e vendit tonë, të shkelura dikur, brutalisht, këtu në Amerikë – përfshir të drejtën e votës, që u ëlshtë mohuar atyre deri në vitin 1965. Me rastin e mësipërm të mesazhit të Zonjës Kim drejtuar shqiptarëve për zgjedhjet e 6 marsit në Shqipëri, dhe në kujtim të këtij muaji që shënon historinë afrikano-amerikane, po përmend një shkrim të ish- Udhëheqsit të Drejtave Civile në Amerikë, Martin Luther King-ut, shkruar në Gazetën afrikano-amerikane, “New York Amsterdam News”, para se të miratohej Ligji për të Drejtën e Votës (6 gusht, 1965).

Ndërsa bën thirrje për ndryshim dhe në favor të drejtave civile dhe të drejtës së votës për afrikano-amerikanët, mesazhi i Martin Luther King-ut i vitit 1965, drejtuar Kongresit dhe klasës politike amerikane në përgjithësi, ishte, “Let my People Vote”. (Lejo Popullin tim të votojë). Thirrja e Martin Luther King-ut është aktuale edhe për shqiptarët sot, 30-vjet pas një tranzicioni të dështuar politik dhe ekonomik: Let my People Vote që të dilet nga ky qorrsokak politik në Shqipëri. Sa më shumë të përkrahet kjo klasë politike e korruptuar politike nga ndërkombëtarët, aq më i gjatë do jetë tranzicioni, status-quoja do vahdojë.  Prandaj, ashtu siç kishte nevojë Amerika për ndryshim në vitin 1965, ashtu edhe Shqipëria dhe shqiptarët kanë nevojë sot për ndryshim, ndryshim rrënjësor dhe historik. Shqiptarët janë lodhur me këtë klasë politike dhe duan ndryshimin e madh, deri kur duke pritur. Demokracia nuk pret më. Demokracia po dështon në Shqipëri. Sepse siç është shprehur Martin Luther King në artikullin e tij në mbrojtje të votës së lirë për afrikano-amerikanët në vitin, 1965: “Duhet patjetër të ketë ndryshim. Do të ketë ndryshim. Sepse për t’i mohuar një personi të drejtën për të ushtruar lirinë e tij politike në vendin e votimit, nuk është aspak një akt më i shëmtuar se t’i mohosh një të krishtëri të drejtën për t’iu lutur Zotit” — janë fjalët e priftit të krishterë protestan, dhe udhëheqsit të lëvizjes së të Drejtave Civile në Amerikë, Martin Luther King.

Ndoshta është detyra e Zonjës Kim që të merret me personat shqiptarë të shpallur “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara, por nuk besoj të jetë detyra e saja,  as e drejtë e saja që të përzihet në sistemin zgjedhor dhe në të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur zyrtarët e cilitdo nivel, që duan vet. Pa marrë parasysh mesazhin e panevojshëm të Zonjës Kim, Shtetet e Bashkuara nuk duhet të presin asgjë më pak as më shumë se ushtrimin e plotë dhe të drejtë të votës lirë për shqiptarët, me 6 mars dhe gjithmonë.  Prandaj, si shqiptaro-amerikan dhe taksapagues i këtij vendi – bëjë thirrje me me vendosmërinë dhe me kurajon e Martin Luther King-un tonë — “Let my People Vote” (Lejo Popullin tim të Votojë), lirisht dhe pa ndërhyrje nga askush, përfshirë diplomatët, e sidomos, jo diplomatët. Kjo është e drejtë e mbrojtur nga kushtetuta shqiptare dhe nga kushtetuta amerikane si dhe nga Karta Universale e të Drejtave të Njeriut.

Frank Shkreli

          Martin Luther King: 'Let My People Vote'The Rev. Dr. Martin Luther King Jr. and Coretta Scott King fought hard for voting rights (Public Domain)

Filed Under: Politike

JETA NË KAMP-BURGUN E SPAÇIT, NJË RRUGËTIM I KUJTESËS NGA RRËFIMET TEK VIZATIMI

February 21, 2022 by s p


Tri dekada pas mbylljes së kampit të Spaçit, kur koha po fshin pak nga pak shumë gjurmë jete aty, Fondacioni “Konrad Adenauer” dhe Kujto. al, realizojnë një projekt të ri, që ndërthur artin me punën kërkimore dhe synon të memorizojë vizualisht ditët dhe veprimtarinë e të burgosurve përmes një serie skicash. Ekspozitë me grafika ” Jeta e të burgosurve në kamp-burgun e Spaçit” ishte nji prej aktiviteteve që tërhoqën vëmendejn e gjerë të publikut, mbrëmjen e të dielës me 20 shkurt në Tiranë, në kuadër të “Ditëve të Kujtesës 2022” dhe lajmëron vijimin e një projekti të gjatë me këtë temë. Skicat grafike, janë realizuar nga artistja Ina Elezi dhe zbërthejnë momentet kyçe te jetës në Spaç, bazuar ne rrefimet e detajuara te ish te burgosurve qe i mbijetuan atij ferri te regjimit komunist. “Te kthenim ne imazhe, rrefimet e dhjetra te burgosurve politike te regjimit komunist qe vuajten ferrin ne burgun e Spaçit, ka qene prej tre vitesh nje ide ngacmuese qe u kthye nga muaji ne muaj ne nje projekt te mirefillte. Bashke me koleget e Kujto.al, e titulluam thjeshte “Jeta e te burgosurve ne kamp-burgun e Spacit” dhe fale mbeshtetjes se Konrad – Adenauer- Stiftung Albanien kjo ide u be realitet”, thotë Admirina Peçi, ideatore dhe drejtuese e këtij proejkti. Ajo vecon bashkëpunimin me artisten Elezi, si një zgjedhje e mirëmenduar për të përfshirë në këtë temë nëj artiste të re, e cila gjengjuhën e duhur që të ftuar në këtë proces të domosdoshëm njohjeje brezin e saj që nuk e jetuan periudhën e diktaturës. “Është një eksperiencë e vëçantë, puna në bashkëpunim me nëj artiste si Ina, e cila i qaset kësaj teme dhe përfshihet emocionalisht në ngjarje historike që kanë ndodhur në një epokë, kur ajo nuk kisha lindur ende, por që falë rrëfimeve të detajuara dhe kujtesës fotografike të disa prej dëshmitarëve, ajo arrin të nxjerrë nga kujtesa e tyre dhe të skicojë momente kyçe të jetës. e shohim shumë të rëndësishëm këtë projekt të Kujto.al, që vijon punën që po bëjmë prej 3 vitesh, për të krijuar hartën dixhitale të gjithë vendeve të vuajtjes në Shqipëri. “Harta e Kujtesës.al” po pasurohet tashmë nga viti në vit me imazhe, fotografi, skica e dëshmi mbi jetën në seicilin prej këtyre vendeve të vuajtjes, duke memorizuar kështu për brezat e ardhshem imazhe të vyera të një historie që nuk duhet të harrohet”. Projekti i jetës së të burgopsurve ën kampburgune Spaçit, do te vijoje deri ne realizimin e mbi 50 skicave grafike, dhe krijimin e nje video, permes te ciles te vizualizohen aspektet kyce te jetes se perditshme, punes se detyruar ne miniere, ndeshkimeve te shumta dhe vuajtjet e te burgosurve politikë aty.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 242
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • …
  • 669
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT