• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË SHTËPI MUZE PËR SHKRIMTARIN YMER ELSHANI

February 21, 2022 by s p

Teuta Elshani, vajza e shkrimtarit, poetit, prozatorit dhe kritikut letrar, Ymer Elshani rrëfen për Diellin e Vatrës në New York nismën për ndërtimin e “Shtëpia Muze Ymer Elshani”. Në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja, Teuta Elshani rrëfen jetën tragjike të babait të saj Ymer Elshanit, detaje nga projekti dhe mbështetja nga mërgata shqiptare, e sidomos vizioni i saj që shtëpia të rinovohet dhe të hapet për vizitorët, si një dëshmi lufte dhe në nderim të shkrimtarit. Ajo e sheh si një muze që do të vizitohet veçanërisht nga brezat e rinj për të mësuar mbi jetën e Ymer Elshanit, fatin tragjik, si dhe çmimin e lirisë e si lufta nuk i kurseu as fëmijët, as shkrimtarin e tyre. 

POETI, PROZATORI DHE KRITIKU LETRAR YMER ELSHANI

Poeti, prozatori dhe kritiku letrar, Ymer Elshani, u lind në fshatin Korroticë e Ulët të Drenasit (Kosovë), më 14 qershor 1948. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Shkollën normale dhe Fakultetin filozofik, Dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe, i kreu në Prishtinë. Po aty, më 1978, magjistroi në lëmin e poezisë për fëmijë. Punoi në arsim që nga viti 1968, si mësues, profesor, e më vonë edhe si drejtor i gjimnazit “Skënderbeu” të Drenasit.  Pas demonstrative të vitit 1981 në Drenas, Ymerin e përjashtuan nga puna si përgjegjës për demonstrata dhe ia ndaluan botimet letrare. Deri ne vitin 1985 mbetet pa punë, dhe mirret me bujqësi, për të mbajtur familjen. Gjatë kësaj kohe shkrimtari u mishëru shumë me natyrën, gjë që reflektohet edhe në shkrimet që shkroi gjatë kësaj kohe. Vitet e fundit të jetës me tërë qenien u zotua për pavarësimin e shkollës shqipe, në rolin pedagog i arsimit. Shkonte në çdo shkollë fillore të komunës. Hospitonte në orë, udhëzonte dhe përpiqej për mirëvajtjen dhe përparimin e arsimit. 

FATI TRAGJIK I YMER ELSHANIT

Pastaj dihet fati tragjik i Ymer Elshanit, këtij krijuesi të talentuar për fëmijë. Fati i tij është unik në gjithë rruzullin tokësor. Të hulumtosh gjithë kronikat e popujve të çdo kontinenti nuk mund të gjesh histori më të dhimbshme e më çnjerëzore, më kriminale e më makabre. Është historia-simbol e nënë Kosovës, e masakrës serbe mbi të. Gjatë kohës së luftës, Ymeri me familje ishin dëbuar nga fshati i tij dhe ishin vendosur në Polek të Vjetër të Drenasit. Më 17 prill 1999, strehohen në shtëpinë e Sinan Muçollit, ku kishte fëmijë, gra, vajza, mbi 50 civile. Atë mbrëmje policët serbë kishin hyrë në shtëpi dhe kishin nxjerrë Ymer Elshanin dhe Sinan Muçollin. Sapo i kishin nxjerrë jashtë, ishin dëgjuar krismat e automatikëve, të cilët ua kishin shuar jetën mizorisht. Pas kësaj policia kishte hedhur bombë dhe breshëri plumbash në dhomën me civilë, ku mbetën të vdekur pesëdhjetë e tre vetë. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshortja e Ymer Elshanit, Nafija (45 vjeçe) me të katër bijtë: Ardianin (25), Miranin (20), Kujtimin (15) dhe Nderimin (10), si dhe kunata, Shukrija. Të nesërmen, në një shtëpi afër, vritet edhe nëna e Ymer Elshanit. Shpëtoi vetëm vajza e tij, Teuta, e cila në atë kohë ishte studente në Prishtinë. Kështu u ndërpre, pa precedent, jeta e një krijuesi të talentuar, e një pende të fuqishme të letërsisë sonë për fëmijë. Pas vetes la 22 vepra (poezi, prozë, romane, etj).

SHTËPIA MUZE KU JETOI DHE PUNOI SHKRIMTARI YMER ELSHANI

Nisma ime quhet “Të mbrojmë shtëpinë e poetit”. Misioni i kësaj nisme është rinovimi i shtëpisë ku jetoi dhe punoi shkrimtari Ymer Elshani. Shtëpia ishte shënjestruar për t’u djegur gjatë luftës dhe ende duken gjurmët e flakës që kishte filluar, por pa sukses. Shtëpia vazhdon të jetë e mbyllur që nga paslufta dhe është në gjendje të rënduar. Prandaj është momenti i fundit për të ndërhyrë për ta mbrojtur atë. Vizioni im është që shtëpia të rinovohet dhe të hapet për vizitorët, si një dëshmi lufte dhe në nderim të shkrimtarit. E shoh si një muze që do të vizitohet veçanërisht nga brezat e rinj për të mësuar mbi jetën e Ymer Elshanit, fatin tragjik, si dhe çmimin e lirisë e si lufta nuk i kurseu as fëmijët, as shkrimtarin e tyre. Projekti tash ka filluar nga një grup vullnetar arkitektësh, dhe qëllimi është që këtë vit, duke filluar nga prilli, të ndërmerren hapat e parë për një intervenim urgjent, që të parandalohet dëmtimi i mëtutjeshëm. Në shtëpi poeti i kishte lënë të gjitha dorëshkrimet, aty është dhoma e punës e tij, makina e shkrimit, orendi, rrobat e familjes. Plani eshte që të gjitha gjërat që i kanë shpëtuar luftës dhe kohës të konservohen si pjesë e shtëpisë muze.

SHTËPIA NË MBROJTJE INSTITUCIONALE DHE NISMA PËR FONDIN

Kërkesën për vendosjen e shtëpisë në mbrojtje institucionale e kam filluar në vitin 2019. Fillimisht idenë ia kam paraqitur kryetarit të Drenasit, pasiqë prona është në këtë komunë, më pas kam nisur takimet në ministrinë e kulturës, për 3 vite rresht. Por deri tani pa sukses në hapa konkret. Kështu që vendosa ta filloj vetë këtë mision. Për shkak të interesimit të miqve dhe familjarëve për të ndihmuar, në dhjetor 2021 hapa një fond online për të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë. Fondi thirret “Shtëpia Muze Ymer Elshani”, në faqen online GoFundMe. Po ashtu vlen të theksohet angazhimi nga Mërgata në SHBA, në veçanti veprimtari Skënder Karaçica, i cili ka krijuar një këshilli drejtues për sensibilizimin e kësaj nisme në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët. Me këtë rast, dua t’i falënderoj të gjithë për mbështetjen, qoftë përmes shpërndarjes së nismës në rrjetet sociale, por edhe me ndihmë materiale. Gjithashtu dëshiroj të bëj thirrje te institucionet përkatëse të qeverisë dhe te komuna e Drenasit që të bëhen pjesë e kësaj nisme, për nder të shkrimtarit, për hir të historisë e brezave të rinj, ta trajtojnë këtë shtëpi si një dëshmi tjeter e luftës, për t’i treguar botës se deri ku shkoi gjenocidi serb në Kosovë. Mbetem me shpresë se do të kemi mbështetjen e institucioneve, përndryshe ne si familje do të mundohemi ta ruajmë me forcat tona, per aq sa mundemi. 

           KUSH ËSHTË TEUTA ELSHANI?

Vajza e vetme e shkrimtarit Ymer Elshani, e lindur në Korroticë të Ulët. Kimiste e dimplomuar nga Universiteti i Prishtinës. Gjatë kohës së luftës u gjenda në Prishtinë dhe nga aty si shumë shqiptarë, u dëbuam për në Maqedoni, në mars 1999. Sa isha në kampet refugjate në Maqedoni, mora lajmin e kobshme se familja ime (babi, nëna, 4 vëllëzer, gjyshja dhe gruaja e axhës) ishin vrarë. Aty mora vendim të largohesh për në SHBA, më një qëllim të mundja dhimbjen dhe të punoj për t’i botuar dorëshkrimet e prindit që kisha dëgjuar se kanë shpëtuar nga lufta. Në SHBA u vendosa në Atlanta, në gusht 1999. Arrita të gjej punë në një laborator privat dhe aty fillova karrierën si inxhiniere e kimisë. Mbrenda disa viteve botova të gjitha dorëshkrimet e Ymer Elshanit, ku vëllezerit e Ymerit në Kosovë (Zymber dhe Arifi) i bënin gati për shtyp, e unë in financoja, plotë 11 vepra. Poashtu, këtu në SHBA kam krijuar familjen time, 4 fëmijë (Ejona, Era, Mirana, Ardiani), dhe vazhdoj të jem e lidhur me Kosovë dhe të promovoj veprat e Ymer Elshanit. Si dhe tash kohëve të fundit, kam filluar edhe nismën për ta rinovuar dhe kthyer në muze shtepinë e prindit.

VEPRIMTARIA LETRARE E YMER ELSHANIT

Me krijimtari letrare Ymer Elshani u mor qysh si nxënës i shkollës fillore, që në moshën 10-vjeçare. Librin e parë “Anija e miqësisë” e botoi në moshën 19 vjeçar, si normalist në Prishtinë. Gjatë gjithë jetës së vet Ymer Elshani shkroi dhe botoi në periodikun letrar në Kosovë dhe Maqedoni, kryesisht poezi, tregime, drama e romane për fëmijë. Nga viti 1967 e deri më 17 prill 1999, kur u vra mizorisht nga barbarët serbo-sllavë, botoi një varg librash artistikë (4 vëllime me poezi për fëmijë, 5 vëllime me tregime, 2 romane për fëmijë). Pas luftës, vajza Teuta me vëllezërit e Ymerit, ia botuan të gjitha dorëshkrimet (6 vepra me poezi, 4 vepra me tregime, 1 roman, dhe temën e magjistraturës) . Në vitin 2019, me mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë e Sporteve dhe shtëpisë botuese ”MESHARI” në Prishtinë, u botua vepra letrare  e plotë e Ymer Elshanit, kompleti në 11 vëllime.  

VJERSHA PËR FËMIJË:

1. Anija e miqësisë (vjersha). Pionieri, Prishtinë 1967

2. Çka ëndërrojnë lulet (vjersha). Rilindja, Prishtinë 1971

3. Unaza magjike (vjersha). Rilindja, Prishtinë 1980

4. Kalorësi i bardhë (poemë). Rilindja, Prishtinë 1987

5. Ylli ëndërrimtar (vjersha). Rilindja, Prishtinë 2000

6. Përralla për ylberin (poemë). ROZAFA, Prishtinë 2000

7. Zogu i lirisë (vjersha). ZEF SEREMBE, Prishtinë 2001

8. Gjelastreni mendjelehtë (vjersha). GUTENBERG, Prishtinë 2003

9. Le të vijë në Sharr pranvera (poema).ROZAFA, Prishtinë 2002

10. Kur vallëzojnë Buzëqeshjet (përzgjedhje poezish), Faik Konica 2021.

TREGIME PËR FËMIJË:

1. Loti udhëtar (tregime). RILINDJA, Prishtinë 1972

2. Ishulli i lumturisë (tregime). RILINDJA, Prishtinë 1973

3. Guri i çmueshëm (tregime). RILINDJA, Prishtinë, 1977; OSCE 1999

4. Plaku me violinë (tregime). RILINDJA, Prishtinë 1984

5. Përjetimet e bardhoshit (tregime). RILINDJA, Prishtinë 1989

6. Vajza e diellit (tregime). RILINDJA, Prishtinë 2000

7. Njohja e trimave (tregime e përralla). ROZAFA, Prishtinë 2000

8. Gjeli i kuq (tregime të zgjedhura). ASDRENI, Sh. 2000

9. Flokargjendta (tregime të zgjedhura). ROZAFA, Prishtinë 2004

ROMANE PËR FËMIJË:

1. Ndodhitë e Hundëkarrotës (roman). RILINDJA, Prishtinë 1971, 1979, 1987

(romani u botua nga ShB “NAIM FRASHERI”, Tiranë 1987)

2. Aventurat mbi trotinetin e vjetër (roman). RILINDJA, Prishtinë 1975

3. Udhëtimet e Xhuxhimaxhuxhit (roman). Prishtinë 2008

PUNIM STUDIMOR (TEMA E MAGJISTRATURËS):

1. Aspekte të poezisë sonë për fëmijë (1945-1976). ANDENA, Prishtinë 2013

Filed Under: Politike

Ju lutem mos ikni nga Shqipëria

February 20, 2022 by s p

Dom Gjergj Meta

Ju lutem mos ikni! Ju lutemi ejani!E di se dikujt nuk i pelqen te degjoje perseri nga goja ime fjalet qe do them. Mund t’i duken të mërzitshme e bajate. Por dua t’ju them nga thellësia e zemrës:Mos ikni më nga Shqipëria! Ju lutem mos ikni! Mos t’i lejmë djerr tokat e shkret bjeshkët. Mos t’i lemë shtëpitë e pabanuara e qytetet fantazma. Mos të çrrënjosemi se nuk kemi ku ngulim rrënjë më. Këtu jemi dikushi e diku tjetër nuk jemi askushi. Në fund të fundit mos ta flakim tej historinë e familjeve e fiseve tona.Edhe atyre që janë jashtë u them: ejani! Do të ndryshojnë gjërat po qemë bashkë të gjithë. Ne mund t’i ndryshojmë gjërat. Kthehuni e t’i banojmë edhe një herë fshatrat e qytezat tona. Keni punuar e po punoni. Ndër vite keni ndërtuar shtëpi këtu e tani i keni lënë bosh me ndonjë të moshuar brenda, por që nuk do të jetojë shumë. Kemi përgjegjësi për këtë vend e jo vetëm për vete e për familjet tona. Sa trishtim janë fshatrat tonë, lagjet e qytezat tona kur sheh se janë zbrazur apo me njerëz që duan të ikin. Ta bëjmë Shqipërinë t’i gëzohet pranisë tonë si nëna fmijëve të saj.Uroj më të mirat për ju të gjithë e i lutem Zotit për familjet tuaja! E shpresoj se do të tingëllojë sadopak në zemrat tuaja kjo fjalë! + dom Gjergji

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani në Konferencën për Siguri, flet në tryezën për Ballkanin Perëndimor

February 20, 2022 by s p

Në ditën e fundit të Konferencës për Sigurisë në Mynih, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ishte e ftuar si folëse në tryezën e rrumbullakët për të diskutuar të ardhmen e Ballkanit Perëndimor si dhe për sfidat dhe mundësitë në rrugën drejt strukturave euroatlantike.

Në këtë diskutim, përveç presidentes Osmani, morri pjesë edhe Presidenti i Sllovenisë Borut Pahor, përfaqësuesi i BE-së për dialog Miroslav Lajçak, ministrat e punëve të jashtme nga rajoni, ambasadorja i SHBA-ve në NATO, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Stuart Peach si dhe përfaqësues të shteteve, organizatave ndërkombëtare dhe shoqërisë civile.

Presidentja Osmani ka folur për progresin thelbësor që po bën Kosova në fusha të ndryshme dhe njëkohësisht përmendi sfidat me të cilat përballet shteti ynë me një fqinj agresiv dhe destabilizues. Në kuadër të zhvillimeve të fundit në Evropë, Presidentja theksoi nevojën për një përpjekje të bashkërenduar të bashkësisë ndërkombëtare në raport me situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Ajo theksoi se ndikimi i Rusisë përmes Serbisë është evident dhe se Serbia duhet të trajtohet si shteti që nuk bazohet në vlerat evropiane. Presidentja Osmani, megjithatë theksoi nevojën e angazhimit të vazhdueshëm në procesin e dialogut dhe potencoibse Kosova e ka dëshmuar gjithnjë konstruktivitetin e saj në proces. Kosova çdoherë ka kontribuuar për paqen dhe sigurinë afatgjate dhe në dialog ka treguar angazhim aktiv duke dhënë propozime konkrete, theksoi Presidentja Osmani, duke shtuar se procesi duhet të përqendrohet në njohjen reciproke si e vetmja zgjidhje që siguron paqen dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Filed Under: Politike

We should not accept such policy of fabricating dysfunctional states. Not in Ukraine. Not anywhere

February 19, 2022 by s p

STATEMENT BY H. E. Mr. FERIT HOXHA

Ambassador and Permanent Representative of ALBANIA to the UN


Security Council
UNSC Briefing – Letter of Russian Federation PR (S/2014/264)
New York, 17 February 2022

Mr. President,

I thank the USG DiCarlo, Ambassadors Kinnunen and Cevik for their briefing. We welcome the high-level participation in this meeting. 

Let me first express our gratitude to the OSCE’s Special Monitoring Mission to Ukraine, which continues to work in a volatile and unpredictable environment, and as we heard, under multiple challenges and restrictions. We must continue to support the women and men of the SMM, their tireless efforts in contributing to reducing tensions and fostering peace, stability and security, and to monitoring and supporting the implementation of all OSCE principles and commitments, throughout Ukraine.

Mr. President, 

Albania supports the implementation of the Minsk Agreements. We reject any pressure on Ukraine to implement Minsk Agreement according to one side interpretation. 


Albania expresses its full support for the rights of minorities in Ukraine and anywhere else. 

Minorities should enjoy their rights and participate actively in the social and political life of the country where they live. 

This must be part of overall commitments to equally serving all the population and building an inclusive and democratic society. 

Yet, as we have seen more than once, problems start when minorities are intentionally instrumentalised to create dysfunctional states. 

Asking for “executive powers” for Russian minorities in Ukraine, means nothing less than taking control of the decision-making power in Kiev to dictate Foreign, Security and Defense policies, and undermine the democratic processes. 

We should not accept such policy of fabricating dysfunctional states. Not in Ukraine. Not anywhere.  

In this very context, we are deeply concerned about the Russian parliament’s call for the recognition of independence and sovereignty of parts of the territory of Ukraine. 

Here we are with a stereotyped playbook we have seen in Georgia in 2008. 

If taken, such decision would not have any legal validity. They are against international law and the UN Charter. They run totally against the substance of the Minsk Agreements. 


Mr. President,

We continue to be alarmed by the very large scale, unprovoked and unjustified Russian military build-up in and around Ukraine and in Belarus. 

The much-claimed withdrawal of some of the troops stationed there is not verified and credible reports indicate the contrary, a further reinforcement with active combat troops and weapons, which, reportedly, now number 150 thousand. 

This continued and reinforcing military surrounding is a Damocles Sword over the government and people of Ukraine, it instigates fear to the population; it frightens domestic and foreign investors, and seeks to bring the economy into collapse and the country to its knees. 

The decision to partially block the Black Sea, the Sea of Azov, and the Kerch Strait under the pretext of holding regular naval exercises only adds to this strangulation effort. 

Further, the most recent reports of heavy shelling from the occupied territory in Donbas only reinforce the worries about the pretext to start executing a long and carefully designed scenario. 

In this context let me reiterate our firm position in support of the sovereignty and territorial integrity of Ukraine within its internationally recognized borders. 

We demand the removal of the occupying troops from the occupied territory. We firmly condemn the illegal annexation of Crimea and its military support to the separatist’s forces in the country. 

Albania remains committed to the foundational principles underpinning European security, including that each nation has the right to choose its own security arrangements.

Any renewed attack on the sovereignty and territorial integrity of Ukraine would be a clear and further breach of international law, would severely affect European security and should be met with outright and vigorous condemnation. 

We call on the Security Council and on the international community, not to let Ukraine down, not to accept policies and actions that threaten the existence of a sovereign country. 

Mr. President, 

Despite everything indicating acceleration of escalation, we will continue to emphasize the value and the importance of diplomacy and dialogue in reaching a peaceful resolution in the conflict in eastern Ukraine and dealing with Russian concerns. 

Russia should take the offer to engage in a Renewed European Security Dialogue initiated by Poland as the current OSCE Chair. 

We support the call by Secretary Blinken for talks with Minister Lavrov as soon as possible and renewed NATO Russia Council meetings. Every mechanism must be used and fully exploited for diplomacy and de-escalation.  

Finally, we welcome the calls of the Secretary-General to defuse tensions and to de-escalate actions on the ground. We would support the intensification of these efforts and the availability of his good offices in the search for a peaceful solution. 

Thank you!

Filed Under: Politike

14th Anniversary of the Independence Day of Kosova New York, 17 February 2022

February 18, 2022 by s p

Remarks by Ambassador Ferit HOXHAPermanent Representative of Albania to the United Nations

Ambassador, Dear Frymëzim,

Dear friends, Gezuar 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës – Happy 14th Anniversary of the Independence Day.

This is also our day, a day all Albanians, everywhere celebrate, just as your joy is also ours; just as your struggle is also ours, and your success and progress make us equally happy. We are two countries of one nation; a proud nation of a shared language, with shared tradition and with a common destiny. There are many things to say on this blessed day, but I would like to just say three key things: – First, how impressed we are with Kosovo’s achievements; how much Kosova has been able to do in those 14 years of Independence, even though we all know, and we in Albania more than many others, how much it remains to be done to fulfil the dreams of those who fought hard for this day. – Second, to remind ourselves how closely Albania and Kosova are working in order to create that open space, without borders, without burocracy and red tape, a free area of unhindered mobility in every aspect and respect so that our respective citizens feel home in our respective countries, just like they feel in their minds and hearts. – Third, to remind ourselves and everyone, in Albania and in Kosova, including our amazing community in the US, all those that want and expect us to do more and better, that what we have been through in the course of the last 3 decades has not been easy. Building a democracy, strong and accountable institutions and an open civil society is a day by day work, a continued struggle and challenge but we know now the benefits. In this irreversible path, we have been and are together, have made the right choices, with dear friends, strong partners and trusted allies. The strong partnership and friendship with our allies have been confirmed many times. We are witnessing them at a higher lever during our mandate in the United Nations Security Council where we are working closely, hand in hand with likeminded countries, to stand for values, to defend shared principles, those positions and choices that make out societies more resilient, our countries stronger and our partnership ever-lasting.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • …
  • 669
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT