• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Please join us at this year’s fourth annual GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEU STREET FAIR on May 4, 2025

April 2, 2025 by s p

Let us come together to celebrate Albanian traditions and culture with entertainment, food, games and much more for all ages!

*Sponsorship, vendor, & journal ad opportunities are available*

For more information, please contact:

skenderbeufair@gmail.com or call 347-398-6161.

Attached is the flyer for the event.

Thank you, and we look forward to celebrating with you all!

Respectfully,

Mark Gjonaj

“Vërtetë ne kemi Bajram e Pashkë, por Shqiptarinë e kemi bashkë!” – At Gjergj Fishta

Filed Under: Politike

Jeronim de Rada, një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare

April 1, 2025 by s p

Arian Galdini/

Jeronim de Rada, poeti, filozofi dhe veprimtari arbëresh, është një nga figurat më të ndritura të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Vepra e tij është një pasqyrë e rrënjëve të thella shqiptare dhe një thirrje e fuqishme për vetëdijen kombëtare. Me një mendim të kthjellët filozofik dhe një ndjenjë të thellë atdhedashurie, De Rada jo vetëm që forcoi ndërgjegjen kombëtare shqiptare, por edhe krijoi një platformë intelektuale që përputhet me frymën e Neoshqiptarizmit. Jeronim de Rada lindi në Makia, një fshat arbëresh në Kalabri. Pavarësisht se jetoi në diasporë, ai mbeti një mbrojtës i zjarrtë i identitetit dhe kulturës shqiptare. Vepra e tij, që përfshin poezi epike, shkrime publicistike dhe ese filozofike, pasqyronte da shurinë e tij të pamatë për kombin shqiptar.
Shqiptarizmi në mendimin e De Radës nuk ishte vetëm një përkushtim ndaj identitetit kombëtar, por një projekt i ndër gjegjshëm për riformësimin e shpirtit shqiptar. Në qendër të filozofisë së tij qëndronin tri shtylla themelore: gjuha, historia dhe uniteti.

1. Gjuha si baza e kombit

De Rada e konsideronte gjuhën shqipe si “shpirtin” e kombit shqiptar. Ai argumentonte se ruajtja dhe zhvillimi i gjuhës shqipe ishin të domosdoshme për mbijetesën e identitetit kombëtar. Në veprat e tij, ai përdori shqipen e pasur të arbëreshëve si një thesar që duhej mbrojtur dhe përhapur.

2. Historia si frymëzim kombëtar

Për De Radën, historia shqiptare ishte një burim frymëzimi dhe mësimi. Përmes figurave historike si Skënderbeu, ai krijoi modele heroizmi dhe sakrifice për brezat e ardhshëm. Në “Skënderbeu i pafan”, ai e paraqet heroin kombëtar si një udhërrëfyes shpirtëror për të gjithë shqiptarët.

3. Uniteti kombëtar

De Rada besonte fuqishëm në nevojën për unitet mes shqiptarë ve, pavarësisht ndasive krahinore apo fetare. Ai i shihte arbë reshët si një urë që mund të lidhte diasporën me Shqipërinë dhe që mund të ndihmonte në rilindjen kombëtare. Fryma e Neoshqiptarizmit, që synon ripërtëritjen shpirtërore dhe kombëtare të shqiptarëve, gjen tek De Rada një pararendës të ndritur. Idetë e tij për ruajtjen e identitetit kombëtar përmes gjuhës, kulturës dhe historisë përputhen plotësisht me filozofinë e Neoshqiptarizmit, që kërkon një kthim te vlerat themelore si baza për ndërtimin e së ardhmes.

1. Ruajtja e vlerave tradicionale
De Rada e shihte traditën jo si një pengesë, por si një burim frymëzimi për të ardhmen. Neoshqiptarizmi, ashtu si mendimi i De Radës, kërkon të harmonizojë ruajtjen e vlerave tradicionale me përparimin modern.

2. Rilindja shpirtërore

Poezia dhe publicistika e De Radës synonin të zgjonin ndërgje gjen kombëtare të shqiptarëve. Në këtë mënyrë, ai krijoi një bazë për rilindjen shpirtërore që është thelbësore për Neoshqiptariz min.

3. Bashkimi mbi baza vlerash

Ashtu siç De Rada theksonte rëndësinë e unitetit kombëtar, Neoshqiptarizmi kërkon të bashkojë shqiptarët përmes vlerave të përbashkëta dhe një vizioni të përbashkët për të ardhmen.
Jeronim de Rada është më shumë se një poet dhe publicist; ai është një udhërrëfyes shpirtëror për kombin shqiptar. Vepra e tij mbetet një thesar për çdo brez shqiptar që kërkon të kuptojë rrënjët dhe shpirtin e kombit të vet. Përmes vargjeve të tij të pasura dhe mendimit të tij të kthjellët, ai na mëson se dashuria për kombin nuk është thjesht një ndjenjë, por një detyrë.
Kontributi i Jeronim de Radës për shqiptarizmin dhe Neo shqiptarizmin është i pashtershëm. Ai na ka lënë një trashëgimi të pasur letrare dhe filozofike që mbetet burim frymëzimi për ata që besojnë në madhështinë e kombit shqiptar. Në një kohë kur shqiptarët përballen me sfida të shumta, mësimet e De Radës për unitetin, ruajtjen e vlerave dhe ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur mbeten më të rëndësishme se kurrë. Siç shkruante vetë De Rada: “Shqipëria jeton në zemrën e çdo shqiptari që beson në të ardhmen e saj.” Kjo frazë sintetizon vizionin e tij për një Shqipëri të lirë, të bashkuar dhe të ndritur.

Filed Under: Politike

Shtrembërimi i historisë, plagë e hapur në kujtesën kombëtare

March 31, 2025 by s p

“Një komb e shfaq vetveten jo vetëm me 

njerëzit që nxjerr, por edhe me njerëzit të cilët 

i nderon, njerëzit të cilët i kujton.”

  • Xhon F. Kenedi

Nga Evarist Beqiri*

Historia jonë kombëtare, me të gjitha ngjarjet dhe figurat e saj, është një pasuri e çmuar që duhet ruajtur me fanatizëm. Fatkeqësisht, raste të tilla si ai i fotografisë së ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë në Vlorë, dëshmojnë për një realitet të hidhur: shtrembërimin e qëllimshëm të fakteve historike.

Në këtë rast konkret, fotografia e paraqitur në zyrën e Ismail Qemal Vlorës, e cila e paraqet atë gjoja në një takim me Sulltanin Abdyl Hamid II, së bashku me Esat Toptanin, është një falsifikim i turpshëm. Ismail Qemal Vlora nuk ka qenë pjesë e delegacionit të xhonturqve, që i dorëzoi sulltanit vendimin për zbritjen nga froni. Pjesë e atij delegacioni ishte senatori armen Aram Efendiu, senatori Arif Hikmet Pasha, deputeti i Durrësit shqiptari Esat Pashë Toptani dhe deputeti i Selanikut hebreu Emanuel Karasu Efendiu. Figura e errët historike e Esat Pashë Toptanit, nuk duhet të përzihet assesi me figurën e ndritur të Ismail Qemal Vlorës.

Pas të ashtuquajturit incidenti të 31 Marsit, më 27 prill 1909, katër anëtarë të Komitetit të Bashkimit dhe Përparimit (CUP) shkuan për ta informuar Sulltan Abdyl Hamid II (1876–1909) për rrëzimin e tij nga froni. Esat Pashë Toptani ishte lajmëtari kryesor, duke i thënë “Kombit ju ka shkarkuar”. Sipas burimeve historike amerikane, Abdyl Hamid II e ndjeu veten të tradhtuar nga Esat Toptani. Sulltani e quajti atë “njeri të lig”, duke qenë se familja Toptani kishte përfituar nga Sulltani, duke fituar e privilegje dhe poste kyçe në qeverisjen osmane. 

Për t’u rikthyer tek thelbi, ky shtrembërim i historisë është një fyerje për kujtesën e atyre që sakrifikuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe një tentativë për të njollosur figurën Atit Themelues të shtetit shqiptar. Është e domosdoshme që autoritetet përkatëse të marrin masa të menjëhershme për të korrigjuar këtë gabim të rëndë dhe për të siguruar që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Në 113 vite Shqipëri, vendosja e portretit të “Atit të Kombit”, Ismail Qemal Vlorës, në zyrat e shtetit shqiptar me vendimin nr.1 të qeverisë në vitin 2013, është akti më dinjitoz i realizuar ndonjëherë nga ndonjë udhëheqës shqiptar, në nderim të figurës së Ismail Qemal Vlorës. Ky ishte një akt sa simbolik, po aq edhe domethënës! Por nga ana tjetër, trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës meriton shumë më tepër përnderim! Edhe sot pas 113 viteve Shqipëri, na mungon një shtatore, një memorial apo një muze që të jetë në lartësinë e madhështisë së trashëgimisë së tij. Trashëgimia e Ismail Qemal Vlorës është frymëzuese për të ardhmen. Dhe ne duhet që të punojmë fort për të realizuar vizionin e tij për një Shqipëri të fortë të bashkuar dhe evropiane.

Njëkohësisht, duhet të rikujtojmë se respekti për historinë nuk mjafton vetëm me korrigjimin e gabimeve. Ai duhet të pasqyrohet edhe në vlerësimin e figurave të mëdha të kombit. Monumenti i Ismail Qemal Vlorës në Tiranë, i lënë në errësirë, është një simbol i neglizhencës dhe i mungesës së respektit për një nga figurat më të rëndësishme të historisë sonë. Prandaj, ju bëjmë thirrje institucioneve shtetërore që, përveç korrigjimit të shtrembërimeve historike, të kujdesen edhe për mirëmbajtjen e monumenteve dhe simboleve të kujtesës kombëtare. Modeli i lidershipit të Ismail Qemal Vlorës meriton vlerësimin e duhur, duke i kushtuar shtatore dhe muze që qëndrojnë në lartësinë e figurës së tij madhështore. Historia nuk është thjesht një koleksion faktesh, por një pjesë e pandashme e identitetit tonë kombëtar…

Delegacioni i Parlamentit Osman në audiencë me Sulltan Abdyl Hamid II. Nga e majta në të djathtë: Kundër Admirali Arif Hikmet Pasha, Emanuel Karasu Efendi, Esad Pashë Toptani, Aram Efendi dhe Kolonel Galip Bej (Pasiner), prill 1909.

*Nuk lejohet publikimi i këtij shkrimi pa lejen e autorit. Çdo portal, gazetë online apo e shtypur, që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Evarist Beqiri). 

Filed Under: Politike

FEDERATA VATRA URON: GËZUAR FITËR BAJRAMIN

March 30, 2025 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam

Më lejoni që në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të gazetës Dielli, të familjes sime dhe në emrin tim personal t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Fitër Bajramin. Paqe, begati, dashuri dhe prosperitet uroj për çdo besimtar e çdo shqiptar.

Zoti ju shpërbleftë, ju bekoftë dhe ju gëzoftë familjarisht. Kjo festë e përshpirtshme çmon veprat e mira dhe sakrificën që çdo besimtar i dedikon Zotit të gjithësisë në shenjë respekti, mirënjohje e falenderimi për kalimin me lutje e sakrificë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Uroj nga zemra që këtë festë të bekuar ta kaloni gëzuar dhe me lumturi e harmoni me familjen dhe njerëzit tuaj të zemrës.

Kjo festë hyjnore na fton për lutje, vepra të mira, reflektim, bamirësi, përkujdesje ndaj të varfërve, të moshuarve, të braktisurve, të sëmurëve, jetimëve e çdo njeriu në nevojë. Kjo festë e madhe le të na afrojë më shumë me njëri-tjetrin, të na zgjojë dëshirën për të sakrifikuar, për të falur, për të dashur dhe për të dhënë më të mirën nga vetja jonë si besimtarë të devotshëm e shqiptarë të mirë.

Gëzuar nga zemra.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Politike

Plagët ende janë të hapura, drejtësia po vonon

March 29, 2025 by s p

Fotoekspozitë mbresëlënëse në Philadelphia për masakrat serbe të luftës së Kosovës (1998 – 1999)

Nga dr. Sadik Elshani

Ditën e diel, më 23 mars, shoqata “Bijtë e Shqipes”në mjediset e saj, në bashkëpunim me Këshillin Shqiptaro – Amerikan, OJQ-ne “For Neë Life Kosovo” dhe Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, organizoi një fotoekspozitë të rëndësishme e mjaft mbresëlënëse për krimet gjenocidale të regjimit serb mbi popullsinë e pafajshme shqiptare të Kosovës në vitet 1998 – 1999.

Në këtë ekspozitë ishin të ekspozuara fotografi origjinale me pamje të tmerrshme për masakrat serbe në tërë territorin e Kosovës. Kjo ekspozitë ishte konceptuar edhe si një bashkëbisedim me komunitetin lidhur me 25 vjetorin e gjenocidit serb ne Kosove, hapat e mëtutjeshëm që duhet të marrim ne të gjithë si shqiptarë për ta snsibilizuar këtë çështje, për të kërkuar drejtësi për të gjitha ato viktima të pafajshme, sepse: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Jehona e pushkëve, topave e bombardimeve nga aeroplanët tani ka pushuar, por gjurmët e luftës në shpirtin e familjeve shiptare që kanë humbur më të dashurit e tyre ende nuk janë shlyer, dhe kurrë nuk do të shlyhen, plagët ende janë të hapura e drejtësia po vonon.

Veprimtarinë e hapi z. Dritan Matraku i cili i përshëndeti të pranishmit, falenderoi dhe u dëshiroi mirëseardhjen mysafirëve nga Kosova,veprimtarëve dhe organizatorëve të kësaj ekspozite:

Z. Ramë Manaj, ish-zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës, kryetar i Komisionit për Personat e Pagjetur të Qeverisë së Kosovës,

Znj. Kumrie Karaçica, organizatore e ekspozitës.

Znj. Xhemile Morina, cicerone.

Z. Sali Muhaxheri, kurator.

Z. Luz Thaqi, gazetar e publicist, veprimtar i komunitetit.

Z. Anton Gojani, veprimtar i komunitetit.

Zoti Matraku shprehu kënaqësinë që kjo ekspozitë po organizohet në mjediset e shoqatës “Bijtë e shqipes”, për t’i nderuar të gjitha viktimat e krimeve serbe në Kosovë, për të kërkuar drejtësi për ta, si dhe për t’ua bërë të njohur brezave më të rinj vuajtjet e popullit tonë.

Fjalën e rastit e mbajti z. Sadik Elshani, njëherësh edhe shkruesi i këtyre radhëve, i cili po ashtu theksoi se kjo ekspozitë është për t’i nderuar të gjitha viktimat e pafajshme, për të shprehur mirënjohjen dhe falenderimet tona për organizatorët e kësaj ekspozite dhe përpjekjet e vazhdueshme ndër vite për zbardhjen e fatitit të më të dashurve të tyre, për ta ndarë dhibjen së bashku, sepse kur një e keqe i ka ndodhur një shqiptari, ajo u ka ndodhur të gjithë shqiptarëve – kjo luftë e ka prekur çdo shqiptar. Pastaj z. Elshani i njoftoi të pranishmit për krimet makabre që kanë ndodhur në Suharekë/Therandë në familjen Berisha. Ai u tregoi të pranishmeve edhe kopjet e disa gazetave e revistave botërore që i kanë pasqyruar ato krime. Zoti Elshani në fjalën e tij theksoi se duhet bërë më shumë për ta sensibilizuar edhe më teper këtë çështje në arenën ndërkombëtare, duke lobuar në Kongresin dhe Qeverinë Amerikane dhe vendet tjera ppërendimore, duke e hapur këtë ekspozitë në qendra të rëndësishme, të cilat mund të ndikojnë tek qeveritë e vendeve përkatëse. Duhet bashkëpunuar edhe me organizatat joqeveritare të vendeve të rajonit, Kroaci e Bosnjë e Hercegovinë, të cilat kanë qenë viktima të regjimit gjenocidal serb dhe politikës së tyre të pastrimit etnik.Të përgatitet një dosje e plotë në mënyrën më profesionale, duke evidentuar çdo krim të kryer në Kosovë, duke angazhuar ekspertë, avokatë e juristë me përvojë e famë ndërkombëtare – theksoi ndër të tjera në fjalën e tij z. Elshani.

Në fillim të fjalës së tij z. Luz Thaqi shprehu mirënjohjen e tij për shoqatën “Bijtë e shqipes” për gatishmërinë për të hapur këtë ekspozitë në mjediset e saj, mikpritjen e ngrohtë, atmosferën vëllazërore. Pastaj ai shprehu pakënaqësinë e habinë sesi çështja për zbardhjen e fatit të të pagjeturve po zvarritet për më shumë se 25 vite: “Si është e mundur që Serbia ende nuk është ndëshkuar?!” – u shpreh z. Thaqi me mllef e habi. “Drejtësia e vonuar, drejtësi e mohuar – familjarët kërkojnë drejtësie” – u shpreh z. Thaqi në vazhdim të fjalës së tij. Edhe z. Thaqi u angazhua për një bashkëpunim më të ngushtë me organizatat e ngjashme në rajon. Z. Thaqi shprehu bindjen dhe besimin e tij se diaspora do ta çojë përpara këtë çështje, sepse ajo ka një potencial të madh njerëzor, intelektual e profesional; kemi ekspertë të lëmive të ndryshme që punojnë nëpër universitete e institucione prestigjioze akademike, qeveritare, etj.

Zonja Kumrie Karaçica, e cila ka humbur bashkëshortin në këtë luftë, falenderoi të gjithë të pranishmit dhe shoqatën “Bijtë e shqipes” për ngrohtësinë që ajo gjeti në këtë shoqatë, për gatishmërinë për t’u bërë bashkudhëtar në rrugetimin e tyre për të kërkuar drejtësi. Zonja Karaçica pastaj i njoftoi të pranishmit për OJQ-në “For Neë Life Kosovo”, të cilën ajo e udhëheq, qëllimin e kësaj organizate, që është zbardhja e fatit të të zhdukurve civilë të luftës. Qëllimi i ekspozitës, organizuar me inisiativën e saj, është që të mos harrohet ajo që ka ndodhur, theksoi zonja Karaçica. Ajo pastaj rrëfeu për vuajtjet e saj dhe të familjes së saj dhe të shumë familjeve të tjera. Ajo u bëri thirrje të gjithëve që rë bëjmë diçka, një hap drejt padisë në gjykatat ndërkombëtare. Ajo nga diaspora kërkoi ndihmë profesionale, ekspertizë ligjore, “sepse ne nuk e dimë gjuhën e avokatit, politikës, por vetëm gjuhën e dhimbjes”.

Zoti Ramë Manaj, i cili në këtë luftë e ka humbur djalin, vëllain e shumë anëtarë të familjes, falenderoi shoqatën për këtë organizim “nga bijtë e vërtetë të shqipes”. Z. Manaj i bëri një pasqyrë të shkurtër të dëmëve, tragjedive njerëzore të kësaj lufte, pasojat e tmerrshme që ajo ka lënë pas: 13950 të vrarë, 20000 gra të përdhunuara, 1620 persona ende të pagjetur dhe mijëra të gjallë me shpirt të vrarë, të traumatizuar nga tmerret e luftës. “Kjo ekspozitë paraqet vetëm pjesërisht vuajtjet tmerret që kanë përjetuar familjet shqiptare, është vetëm një dritare e errët në historinë e krimeve serbe ndaj shqiptarëve. Ta mbajmë gjallë kujtimin e atyre që nuk janë më. Kjo ekspozitë është një apel për t’u angazhuar që të bëjmë dicka më tepër” – u shpreh z. Manaj. Në fund të fjalës së tij ai shprehu mirënjohjen e tij për NATO-n, ShBA-të, për angazhimin e tyre vendimtar në mbrojtje të popullsisë shqiptare.

Zonja Xhemile Morina, e cila ka humbur bashkëshortin dhe z. Sali Muhaxheri, i cili ka humbur bashkëshorten, paraqiten ekspozitën duke përshkruar në detale masakrat që kanë ndodhur në tërë Kosovën, masakrat e Lubeniqit, Çikatovës, Poklekut, Krushës së Madhe e shume fshatrave e qyteteve te tjera; krimet që janë kryer ndaj familjeve Ahmeti, Muqolli, Deliu e shumë familjeve të tjera shqiptre. Çdo pëllëmb e tokës së Kosovës eshtë e ngopur me gjakun e dëshmorëve, gjakun e viktimave të pafajshme civile.Ishin fotografi që flisnin vetë, fotografi që pasqyronin tnerr, sillnin pikëllim, fotografi që lëshonin klithma e bënin thirrje për drejtësi. Zonja Xhemile theksoi se qëllimi i ekspozitës është që të sensibilizohet çështja e të pagjeturve në arenën ndërkombëtare. Zonja Xhemile dhe veprimtarët tjerë falenderuan mërgatën për kontributin e tyre në organizimin e kësaj ekspozite në shumë qytete europiane. Më 23 mars kjo ekspozitë u organizua në Nju Jork, në Monroe University. Veprimtarët nga Kosova kërkuan që t’i shtojmë përpjekjet tona për të ngritur padi kundër Serbisë.

Zoti Llazar Vero, gazetar e publicist veteran, ish-kryetar i shoqatës “Bijtë e shqipes” falenderoi veprimtarët dhe organizatorët e kësaj ekspozite për punën e tyre të vazhdueshme e këmbëngulëse për zbardhjen e fatitit të të zhdukurve. “Është e pamundur që të mos emocionohesh kur e sheh këtë ekspozitë. Kemi mundësi të bëjmë edhe më shumë” – u shpreh ndër të tjera z. Vero. Pastaj ai rrëfeu për lidhjet e tij me kosovarët në Fier e Myzeqe – ishte rritur me kosovarët, me historitë e trimërisë së Shote e Azem Galicës.

Shoqata “Bijtë e shqipes” nderoi me një Mirënjohje z. Ramë Manaj: “Për angazhimin dhe sakrificën e tij shumëvjeçare personale dhe të familjes së tij për lirinë e pavarësinë e Kosovës, veprimtarinë e vazhdueshme për ndërtimin e shoqërisë dhe institucioneve demokratike të Kosovës dhe punën këmbëngulëse si veprimtar e kryetar i Komisionit Qeveritar për zbardhejn e fatit të të zhdukurve nga gjenocidi serb”. Ndërsa Këshilli Koordinues i Asociacioneve të Familjarëve të të Zhdukurve të Kosovës nderuan me Mirënjohje shoqatën “Bijtë e shqipes” dhe dr. Sadik Elshanin për organizimin e kësaj ekspozite në Philadelphia. Për të pranishmit shoqata “Bijtë e shqipes” shtroi një koktel me ushqime e pije të llojllojshme.

Kjo ekspozitë, kjo veprimtari ishte një homazh, nderim për të gjitha viktimat, por ishte edhe një thirrje e fuqishme që të bëjmë diçka më tepër që drejtësia të triumfojë. Së bashku mund të bëjmë më shumë. Viktimat e familjarët e tyre kërkojnë drejtësi, kërkojnë që trupat e të zhdukurit të gjenden, të kenë një varr ku do të prehan të qetë në tokën e lirë të Kosovës, ku familjarët mund t’i vizitojnë e t’i kenë pranë, të vënë një kurorë, një buqetë me lule mbi varret e tyre.

Të shpresojmë se kjo ekspozitë do të shërbejë si një katalizator për të përshpejtuar përpjekjet e angazhimet tona për të ushtruar trysni në organizatat e institucionet ndërkombëtare, qeveritë demokratike, për të kërkuar drejtësi, për të ngritur padi kundër Serbisë. Të mos lejojmë që me kalimin e kohës kjo çështje të zbehet!

Philadelphia, më 25 mars 2025

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 35
  • 36
  • 37
  • 38
  • 39
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT