• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KATALANJA DHE ABSURDITETI I KRAHASIMIT ME KOSOVEN E HIMAREN

October 2, 2017 by dgreca

Fillimi i një procesi në Katalanjë dhe absurditeti krahasues me Kosovën dhe Himarën!/

2-enver-Bytyci-1

Shkruan: Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi/

Katalanja votoi dje për pavarësinë e rajonit të saj nga Spanja. Pak javë më parë votoi edhe Republika Autonome e Kurdistanit në Irak për pavarësinë e tij nga Bagdati. Barcelona dhe Mosuli u promovuan si dy kryeqytete të reja, të cilët u shfaqën në horizontin e hartës gjeopolitike të botës së sotme. Pas promovimit të kartës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, është e natyrshme që grupet etnike të kenë sukses në synimet e tyre për pavarësi dhe kriijimin e shteteve të reja. Referendumet e zhvilluara në këto ose rajone dëhmuan se vullneti i popujve është determinant dhe se forca nuk mund të ndalë shprehjen e tij. Ky është vetëm fillimi i një procesi, që duket se nuk e ka përkrahjen ndërkombëtare, por që në fakt dëshmon për promovimin e politikave të reja globale. Bota gjendet përballë tendencës së dezintegrimit dhe vala e këtij procesi duket se do të përhapet në rajone e vende të tjera federale ose jo federative. Rajone të shumta në botë kanë identitete të ndryshme përkundrejt shteteve me të cilat ato janë asocuar për shkak të rrethanave historike. Të gjitha ose shumica prej tyre do të donin lirinë dhe pavarësinë e tyre, jo thjesht për shkak të mundësive më të mëdha ekonomike e sociale, siç thuhet në zhargonin propagandistik europian për Katalanjën, por për shkak të dallimeve thelbësore në identitet, në kulturë, në trashëgiminë historike e etnike dhe në mënyrën e ndërtimit të jetës politiko-sociale. Në Barcelonë dhe qytete të tjera të Katalanjës pamë policë të shumtë të dhunshëm të dërguar nga qeveria qendrore e Madridit,ndërkohë që u shfaqën policë vendas që merrnin në mbrojtje viktimat e policisë speciale madridase. Pamë gjithashtu se si qytetarë të vendosur që paqësisht, madje si në ditë feste, dhanë verdiktin e tyre për pavarësinë e rajonit ku jetojnë. Shfaqje të tilla do të shohim edhe në vende e rajone të tjera, por ka mundësi të shohim edhe dhunë e masakra kundër njerëzve liridashës. Erdogan reagoi pak me cinizëm ndaj referendumit të kurdëve, kur e krahasoi situatën atje me shtetësinë e Kosovës, duke vënë një paralele të panevojshme dhe të pasaktë midis të dy rasteve. Kjo sepse Kosova ka siguruar deri tash 114 njohje ndërkombëtare dhe se Turqia e Erdogan ishte i dyti ose i tretivend që e njohu pavarësinë e saj. Për këtë arësye besoj se krahasimi lidhet me ndonjë qejfmbetje të presidentit të Turqisë ndaj qëndrimeve të Prishtinës në marrëdhëniet e saj me Ankaranë. Ndërsa sa i përket referendumit të Katalanjës shoh që kanë reaguar tri kategori: Së pari janë entusiastët e optimistët, të cilët e konsiderojnë Katalanjën që sot si shtet të konstruktuar e të promovuar ndërkombëtarisht. Natyrisht që referendumi i djeshëm është vetëm fillimi. Një fillim i vështirë, që do të dojë ndoshta dekada të bëhet realitet derisa ky vend e ky shtet të ulet në sallën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Pra, edhe pse procesi po ndodh në Europë, në kontinentin e vlerave të demokracisë, gjeopolitika dhe influenca e Madridit do ta bllokojë për një kohë relativisht të gjatë formësimin e plotë të shtetësisë së Katalanjës. Spanja e ka dhënë këtë provë në rastin e Kosovës. Prej dhjetë vitesh ajo jo vetëm heziton ta njohë shtetin e Kosovës, por lobon me të gjithë fuqinë e saj në vendet spanjishtfolëse të Amerikës Latine që edhe këto vende të mos marrin një vendim pro Kosovës. Ndërkaq është Spanja vendi kryesor që po bllokon integrimet euro-atlantike të shtetit më të ri në Ballkan, po megjithatë nuk ia doli që të ndalojë procesin e pavarësimit të Katalanjës. Prej Katalanjës sindroma e referendumit për pavarësi do të shtrihet te baskët, pavarësisht se qeveria e Madridit pati besuar fort se do ta evitojë këtë proces me mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. Madje hezitimi për njohjen e saj më duket se ka përshpejtuar referendimin e djeshëm në Katalanjë dhe ka ndikuar që në heshtje disa vende perendimore ta pranojnë rezultatin e këtij referendumi. Së dyti, janë deklarimet e liderëve serbë, Vuçiç dhe Daçiç, të cilët shpejtuan menjëherë të venë shënjën e barazimit midis Kosovës si “pjesë integrale” e Serbisë dhe Katalanjës si “pjesë integrale e Spanjës”. Të dy vendet kanë shprehur solidaritet reciprok në “fatkeqësinë” e tyre të “ndarjes së territorit”. Në përgjigje të kësaj aksiome krahasuese duhet sqaruar se Beogradi dëshiron me këtë rast jo vetëm zhvleftësimin shpalljes së pavarësisë së Kosovës, por edhe relativizimin e krimeve serbe në Kosovë. Eshtë e njëmijta herë që shkruaj dhe përsëris krimet serbe në Kosovë: Rreth 20 mijë të vrarë, të masakruar dhe të humbur e të pagjetur në varrezat serbe të Milosheviçit. Rreth 20 mijë gra dhe vajza të keqtrajtuara dhe të përdhunuara nga ushtarët, paraushtarakët, oficerët dhe milicët serbë në tre muaj. Mbi 40 mijë banesa, apartamente, godina biznesi, objekte sociale, fetare, kulturore e të shërbimit, të shkatërruara plotësisht e të djegura. Më mijëra hektarë bimësi të produkteve bujqësore, vreshta e pemtari të djegura e të shkatërruara. Dhe më në fund një milionë shqiptarë të shpërngulur me dhunë nga shtëpitë dhe pronat e tyre, në kuadër të politikave të spastrimit etnik të Kosovës. Ky ishte bilanci i terrorit serb në Kosovë dhe pas këtij bilanci as ufot nuk do të guxonin të pranonin sovranitetin e ndonjë sunduesi në vendin e tyre. Nëse dikush dëshiron të rikthejë idenë e çmendur të ndarjes së Kosovës ose ndonjë lloj sovraniteti qoftë dhe simbolik të Serbisë në Kosovë, kjo çmenduri do të përkthehej në vazhdimin e një konflikti të nisur 150 vite më parë. Prandaj krahasimet që bëjnë në Beograd janë abuzive dhe jo logjike. Ato vetëm se ndihëmojnë të rikthehet analiza e historisë së para 20 viteve në Kosovë, kur Serbinë e sundoi diktatori Milosheviç. Së treti, ka disa që duke kritikuar entusiasmin e shqiptarëve për referendumin e Katalanjës, paralajmërojnë “refrendum në Dropull e Himarë”. Kjo teori është jorealiste. Katalanja është tetë milionë banorë dhe gëzon një autonomi të caktuar me kufij të qartë etnikë. Dropulli është një ishull i rrethuar nga territore të banuar me shqiptarë dhe me diku te 15-20 mijë grekë etnikë. Këta grekë etnikë nuk kanë asnjë mundësi t’i bashkëngjiten shtetit grek, ndërkohë që nuk është parë ndonjëherë në historinë e botës që të krijohen shtete me kaq pak banorë. Himara është histori, për të cilën gabohen këta paralajmërues që e rendisin me Dropullin. Himara është thjesht territor dhe popullsi shqiptare, edhe pse ka himariotë që marrin pensione nga Athina e shpallen si grekë. Një ditë do të kthjellohen retë e kësaj tymnaje që e trazon Athina. Përfundimisht duhet thënë se promovimi i lirive dhe të drejtave themelore individuale në dokumentet ndërkombëtare në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar dhe në dy dekadat e fundit, nuk mund të injorojë si rregull realizimin e të drejtave kolektive. Nëse një individ ka të drejtat e tij edhe në identitet edhe në pjesmarrjen në qeverisje e për gjithçka tjetër, nuk mundet që një komunitet i madh njerëzish në raport me rrethanat të qëndrojë i ndryshur në të drejtat e tij etnike ose fetare.

Filed Under: Politike Tagged With: absurditeti i krahasimit, Katalanja, Kosove e Himare, Prof. Asoc. Dr. Enver Bytyçi

Kush po e dëmton çështjen çame?- Festim Lato dhe…Ca mashtrues të vegjël

October 2, 2017 by dgreca

Festim Lato në Vlorë shiti për eurodeputetë ca mashtrues të vegjël që vinin nga Athina/

Jeroen Zandberg

Këta dy persona Jeroen Zandberg dhe Yohan Byrde para se të vinin në Vlorë ishin në Athinë si përfaqësues i shoqatës për shkëmbimin ndërkombëtar të afrimit të kombeve me njëri-tjetrin (International Exchange Bringing Nations Together-INEX) dhe bënë një takim me sekretarin e financave të Presidentit të Greqisë, Stavros Karvunis…/

1 Yohan Byrde

Nga Arben Llalla/Jeroen Zandberg,Yohan Byrde,Stavros Karvunis,Ruud Lammers, Athine,

Ne Foto: Ne Athine:Jeroen Zandberg,Yohan Byrde,Stavros Karvunis,Ruud Lammers/

Ditën e shtunë në Vlorë u mbajt një manifestim për Çështjen Çame, ku klani mashtrues i të dënuarit disa herë për vjedhje dhe mashtrime Festim Lato, i cili jeton në Hollandë kishte sjellë dy shtetas hollandezë, të cilët na i paraqitën si eurodeputetë, ambasadorë apo diplomatë të BE-së. Por, e vërteta është se këta dy hollandezë nuk janë as eurodeputetë, as diplomatë e as ndonjë farë personaliteti.

Kishin ardhur edhe disa shqiptarë nga Kosova, Presheva e Maqedonia, të cilët janë mashtruar nga njerëzit e shërbimit të sigurimit të Greqisë. Ajo që është edhe më tragjike në emër të Çështjes Çame, Republikës Fantazmë të Çamërisë, Pasaportave të Çamërisë janë mbledhur rreth një milion euro. Vetëm një shqiptar nga Kosova ka dhënë i gjori 300 mijë euro. Por, a duhet të ndërhyjë Shqipëria dhe Kosova? Këto dy shtete nuk mund të ndërhyjnë, përderisa nuk ka denoncim nga njerëzit e dëmtuar. Kur ata të kuptojnë mashtrimin duhet t’i drejtohen institucioneve përkatëse. Deri atëherë do jetë tepër vonë.

Por, cilët janë dy holandezët që na u paraqitën në Vlorë më 30 shtator.

Jeroen Zandberg, është antar i organizatës jo qeveritare UNPO, (www.unpo.org) që kujdeset për popujt pakicë, që janë shpërngulur si pasojë e dhunës, gjenocidit. Kjo shoqatë merret me hetimet, të sjellë sa më afër popujt që kanë mosmarrëveshje, pra paqedashës. Për fat të keq kjo organizatë nuk ka asnjë ndikim në politikën ndërkombëtare. Ajo është thjesht organizatë për thithjen e fondeve në përkujdesje të refugjatëve të konflikteve sidomos atyre në Azi e Afrikë. Kjo organizatë, UNPO merret me përkujdesjen për refugjatët e konflikteve për t’ju siguruar veshmbathje dhe ushqime ditore. Por, Çështja Çame nuk është më problem aziatik apo afrikan mbijetese, por një problem europian, ku zgjidhja pritet nga BE. Shqiptarët e Çamërisë nuk janë më jetimë, të uritur apo këmbëzbathur, që të kërkojnë përkujdesje nga këto shoqata që veprojnë në botën e tretë.

Personi tjetër që ishte në Vlorë është Yohan Byrde, shtetas hollandez me origjinë indiane nga Sri Lanka. Yohani na paraqitet si kryetar i një partie PLDP, Partia Liberale Demokratike Progresive. Kjo parti është si ato 100 partitë fantazëm në Shqipëri, që nuk u dihet adresa juridike, por që qarkullojnë vetëm në fushën e pafundësisë së internetit.

Këta dy persona Jeroen Zandberg dhe Yohan Byrde para se të vinin në Vlorë ishin në Athinë si përfaqësues i shoqatës për shkëmbimin ndërkombëtar të afrimit të kombeve me njeri-tjetrin (International Exchange Bringing Nations Together–INEX) dhe bënë një takim me sekretarin e financave të Presidentit të Greqisë, Stavros Karvunis rreth fondeve të BE-së, menaxhimin e krizave të refugjatëve sirianë. Këto takime u zhvilluan nëpër restorante të Athinës, kuptohet drekat paguhen nga shqiptarët e mashtruar nga Festim Lato, i cili na i paraqiti si takime për Çështjen Çame dhe republikën e tij fantazëm. Ka dyshime se këta persona në Greqi mund të kenë takuar edhe njerëzit e sigurimit grek për të marrë direktivat se deri ku e kanë lejuar për të përmendur Çështjen Çame, mënyrën e fjalorit.

Shqiptarët e mashtruar nga Festim Lato, sidomos ai i Kosovës që i ka dhënë 300 mijë euro, t’i harrojnë paret e dhëna, si dhe punët e tjera. Nëse duhet të dalin nga kurthi ku i ka futur Lato duhet t’i drejtohen institucioneve shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës sa nuk është vonë, ndryshe pas disa muajve as Laton, as Yohanin e Jeroen nuk do mund t’i gjejnë, sepse njeri do struket në Hollandë, tjetri në Kanada dhe në Afrikë.

Shikoni adresat e fcb të Jeroen Zandberg, të cilat janë hapur në gusht 2017 dhe faqja e partisë së Yohan Byrde është elur në internet vetëm para disa muajve. Me një kërkim në google emrat e dy fantazmave si “eurodeputetë” holandezë që na u paraqitën në Vlorë më 30 shtator nuk i gjejmë si politikanë, por si shkrimtar dhe anëtarë të shoqatave jo qeveritare.

Për Çështjen Çame mund të kontribuoj çdo shqiptar apo i huaj, por kjo çështje ka përfaqësuesit e saj legjitimë, siç janë Shoqata “Çamëria” e themeluar në Tiranë në vitin 1991 dhe PDIU.

Filed Under: Politike Tagged With: arben llalla, ca mashtrus hollandeze, ceshtja came, Festim Lato

Katalonia “fitoi të drejtën për pavarësi”

October 2, 2017 by dgreca

1 KatalonjaUdhëheqësi i Katalonisë, Carles Puigdemont, tha se rajoni ka fituar të drejtën për shtetësi, pas referendumit të së dielës, i cili është shoqëruar me dhunë.Ai tha se është hapur dera për shpallje të njëanshme të pavarësisë.Qindra njerëz janë plagosur pasi policia spanjolle ka përdorur forcën për të bllokuar votimin.

Qeveria e Spanjës është zotuar se do ta ndalojë referendumin, i cili është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e vendit.Zyrtarët policorë penguan disa njerëz nga votimi, ndërsa sekuestruan fletëvotime në disa qendra.“Në këtë ditë shprese dhe vuajtjeje, qytetarët e Katalonisë kanë fituar të drejtën për shtet të pavarur në formë të republikës”, tha Puigdemont në një fjalim televiziv, i rrethuar nga udhëheqës të tjerë katalanas.Ai tha se Bashkimi Evropian “nuk mund të vazhdojë të shohë në mënyrë tjetër”.

Më herët, pas përfundimit të votimit, kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoi, tha se katalanasit u mashtruan dhe morën pjesë në një referendum të paligjshëm. Ai e cilësoi atë si “tallje” me demokracinë.“Sot nuk ka pasur referendum të vetëvendosjes në Kataloni. Sundimi i ligjit mbetet në fuqi”, tha ai në një fjalim televiziv.Turma të mëdha të mbështetësve të pavarësisë u mblodhën të dielën në qendër të kryeqytetit rajonal, Barcelona, duke brohoritur dhe valëvitur flamuj të Katalonisë.Qeveria e Katalonisë tha se mbi 800 njerëz janë plagosur në përleshjet në gjithë rajonin.Ministria e Brendshme e Spanjës tha se 33 policë janë plagosur. Ajo po ashtu tha se 319 qendra votimi në Kataloni janë mbyllur – nga rreth 2,300 sa kanë qenë të hapura.Rreth 5.3 milionë njerëz kanë pasur të drejtë vote, por ata që e kundërshtojnë pavarësinë kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në referendum.Katalonia ka 7.5 milionë banorë dhe përbën rreth një të pestën e prodhimit kombëtar të Spanjës.(RFL)

Filed Under: Politike Tagged With: Katalonia “fitoi të drejtën, per Pavaresi

Takimi Michael Pence-Presidenti Thaci, në fokus bisedimet me Serbinë

September 30, 2017 by dgreca

Zëvendëspresidenti Amerikan, Michael Pence pret në takim Presidentin  e Kosovës, Hashim Thaçi/1 Trillerson Thaci

-Në këtë takim është biseduar me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë proces/

Thaci Trillerson

UASHINGTON, 29 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/Zevendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence, priti sot në Shtëpinë e Bardhë Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Njoftimi i sapoderguar nga Uashingtoni thekson se, Presidenti Thaçi ka shprehur mirënjohjen e popullit të Kosovës për partneritetin dhe miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.“Rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit e kemi bërë bashkë me SHBA-në. Tani jemi në proces të jetësimit të aspiratës për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, dhe përsëri lidershipi amerikan është i pazëvendësueshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.Presidenti ka theksuar se Kosova, përmes forcimit të subjektivitet ndërkombëtar dhe reformave të brendshme, është shndërruar në faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon e më gjerë.Ai ka njoftuar zëvendëspresientin Pence për procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës. Sipas presidentit Thaçi kjo do të bëhet në koordinim të plotë me SHBA-në, partnerë tjerë strategjikë dhe NATO-n.3 Thaci

“Ne jemi duke punuar që të kemi një proces gjithëpërfshirës dhe një konsensus sa më të plotë për transformimin e FSK-së”, ka shtuar ai. Presidenti ka ritheksuar se ushtria e Kosovës do të jetë një force multietnike dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve.Në këtë takim është biseduar me theks të veçantë edhe për fazën e fundit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Me këtë rast, presidenti Thaçi ka kërkuar përfshirjen e SHBA-së në këtë proces.“Përfshirja direkte e SHBA-së në këtë fazë përfundimtare është përcaktuese për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, të zbatueshme për të dy palët”, ka thënë Presidenti, duke shtuar se kjo është mënyra e vetme për të forcuar paqen afatgjatë në rajon.

Presidenti Thaçi, po ashtu është zotuar se Kosova do të vazhdojë luftën e pakomproimis ndaj terrorizmit, duke bashkëpunuar ngushtë me SHBA-në dhe partnerët e tjerë.Gjatë ditës, presidenti Thaçi ka vënë kurora lulesh në Kompleksin e Varrezave Ushtarake në Arlington të SHBA-së.Ai ka theksuar se rikthimi në këtë vend është gjithmonë një moment emocional dhe reflektimi.“Qindra mijëra ushtarë të vrarë amerikanë, me sakrificën e tyre kanë ridefinuar dashurinë për lirinë, për atdheun dhe e kanë shndërruar atë në frymëzim për botën”, ka shtuar ai.Sipas Presidentit, për të njëjtat vlera luftoi dhe sakrifikoi edhe populli i Kosovës, prandaj asnjëherë Kosova nuk do të harrojë sakrificën e ushtarëve amerikanë në çlirimin e Kosovës dhe në sigurimin e paqes në botë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Presidenti Thaçi, Yakimi Michael Pence

Meta – “Berati është qyteti i vlerave, traditave, është një zhevair i çmuar”

September 30, 2017 by dgreca

4 Nga berati
Presidenti Meta nga Berati “Duke forcuar trashëgiminë kulturore do të integrohemi edhe  më me dinjitet në Bashkimin Europian”/1 presidenti1
Kumbaro – Pasuritë e trashëgimisë kulturore nuk janë për tu soditur, por për t’u jetuar”/1 Meta1

Nga Berati-Sulo GOZHINA/BERAT- Aktivitetet e ditës së Trashëgimisë Kulturore kanë sjell sot në qytetin e Beratit, presidentin Ilir Meta, i cili i shoqëruar nga Ministria e Kulturës, Mirela Kumbaro ishin në Muzeun Kombëtar Ounfri në lagjen “Kala” . Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm trashëgiminë kulturore Meta u shpreh në fjalën e tij se qyteti i Beratit do të jetë në vëmendjen e të gjitha institucioneve si një nga qendrat më të bukura dhe resurseve të turizmit.  “Berati është qyteti i vlerave, traditave, zejeve është  një zhevair i çmuar, u shpreh Meta në fjalën e tij. Sot të gjithë popujt festojnë ditën e trashëgimisë kombëtare dhe ne ecim ne një hap me ta. Vlerat tona historike e kanë pasuruar këtë histori në UNESCO, tek ne gjenden të gdhendura hapat e çdo etape të historisë. Nuk është e lehtë për një pupull të ruaj doket dhe monumentet e kulturës dhe fakti që kemi qytete me kaq kulturë e traditë edhe pse nën presione, tha Presidenti Meta.
Sot po hapim dyert e monumenteve historike, siteve kulturore për të evokuar bukuritë e këtij qyteti. Sot është një ditë shumë e rëndësishme  për të shprehur vleresim për ata që nuk i shohim, restauruesit e Shqipërisë, të cilët kanë rinzgjuar thesaret e çmuara të monumenteve të kulturës.  Duke forcuar më tej trashëgiminë kulturore ne do të intregrohemi edhe më me dinjitet në Bashkimin Europian,” përfundoi Meta.

Ndërsa, Ministria Kumbaro në fjalën e saj u shpreh se trashëgimia kuturore është pasuri e atyre që jetojnë në të, qendrat historike nuk janë për tu soditur dhe nuk duhet të kemi frikë të jetojmë brenda trashëgimisë kulturore. “Nën moton “trshëgimia kulurore, motorr zhvillimi” ne kemi investuar në turizëm, tha ajo. Në 4 vjet kemi 6 fishuar numrin e turistëve në Berat dhe 10 fishuar numrin e vizitorëve në Muzeun Onufri, ku kemi investuar dhe kemi hapur një dhomë të re me 15 ikona të reja që ndodheshin të mbyllura në bodrumet e këtij muzeu, të cilat i restauruam. Ne krijuar rrjetin “miqtë e monumentit” sepse trashëgimia kulturore nuk është vetëm pjesë e Ministrisë së Kulturës, duke edukuar të vegjlit dhe të rinjtë me vlerat dhe rëndësinë e ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Berati është një nga 4 qytete në vend që do të përfitojnë nga projektet e zhvillimit, ku përfshihen investime të rëndësishme në zonat historike”, tha ministria Kumbaro.

Filed Under: Politike Tagged With: Berat, Ilir Meta, Sulo Gozhina, Vizita e presidentit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 517
  • 518
  • 519
  • 520
  • 521
  • …
  • 668
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • O SOT, O KURRË! O FLAMUR, O DEKË!
  • Liria fillon gjithmonë nga refuzimi për të gënjyer veten…
  • Një nderim për historinë tonë kombëtare…
  • Habermas në mbrojtës i vendosur i intervenimit të NATO-s në Kosovë
  • HYSEN S. DIZDARI, VLERA E NJË HULUMTUESI SERIOZ NË PULLAT SHQIPTARE
  • Njё Dritёro amerikan, Robert Frost (1874 – 1963)
  • 18 mars 2026, 78 vite nga lindja e poetit martir Vilson Blloshmi!
  • Shoqata shqiptaro-amerikane “Skënderbej” Inc. promovon romanin “Brenga” të Dr. Pashko Camaj 
  • ASOCIACIONI SI ENTITET PARA-SHTETËROR APO VETËMENAXHIMI SI GARANCI E RUAJTJES SË RENDIT KUSHTETUES NË KOSOVË
  • Luana Bajrami, aktorja nga Kosova feston 25 vjetorin me Oscar dhe hyn në Histori
  • Çfarë e bën mashkullin burrë?
  • Pse Hoxhë Hasan Tahsini ishte drejtuesi i lobit shqiptar në Stamboll
  • Artan Shabani, piktori i ngjyrave që vuan dramën e Çamërisë
  • Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra, por stresi i jep krahë: Pse biem pre e gënjeshtrave?
  • Shuhet lahutari rugovas Rrustem Bajrami-Imeraliaj, 1932-2026

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT