• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

EU calls on Albania opposition to end parliament boycott

April 13, 2017 by dgreca

The Washington Post/

 By Llazar Semini | AP/

TIRANA, Albania — The European Union called on Albania’s opposition Wednesday to end its parliament boycott and take part in launching justice reforms, considered key to the country’s integration efforts with the 28-nation bloc.

EU foreign policy chief Federica Mogherini and Enlargement Commissioner Johannes Hahn issued a joint statement telling Albania that starting the justice reforms was “a crucial step for the country to join the European Union.”

They said the political debate should take place “inside the parliament, according to democratic practices.”

The justice reforms approved last year has been hampered by the opposition boycott of parliament, which needs to create the vetting bodies that will evaluate the backgrounds of judges and prosecutors. The opposition says those bodies could be subject to manipulation.

Opposition Democratic Party leader Lulzim Basha on Wednesday accused “senior diplomats in Tirana,” without naming them, of supporting efforts by Prime Minister Edi Rama to put the justice system under the ruling party’s control.

Since mid-February, Democrats supporters have blocked the main boulevard in Tirana, the capital, with a tent in front of Rama’s office, saying they will boycott the June 18 parliamentary election because they claim the government will manipulate the vote with drug money.

The justice reforms were approved unanimously last year and prepared with assistance from EU and U.S. experts. Albania must improve its corrupt justice system before Brussels will allow the country to start membership negotiations.Copyright 2017 The Associated Press.

 

Filed Under: Politike Tagged With: Albania opposition, boycott, EU, Llazar Semini, The Washington Post

SENATORI AMERIKAN XHON MEKEJN DHE SHQIPTARËT

April 12, 2017 by dgreca

mccain-655x356            

Nga Frank Shkreli/Senatori i Partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara, Xhon Mëkejn po zhvillon një turne në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën.  Senatori Mëkejn,  hero i luftës së Vjetnamit, ka filluar karierën e tij politike në vitin 1982 kur u zgjodh  për dy mandate në Dhomën e Përfaqësuesve  të  Shteteve të Bashkuara dhe në vitin 1986 u zgjodh Senator i Partisë Republikane në Senatin amerikan nga shteti Arizona, ku shërben edhe sot.  Xhon Mëkejn kishte ambicje të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, por fatkeqësisht nuk ia doli. Senatori Mëkejn bëri fushatë si kandidat për president në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane në vitin 2000, por humbi në garën kundër Xhorxh W. Bush-it.  Ndërsa në vitin 2004, me gjithë se siguroi emërimin për president nga Partia Republikane, ai u mund në garën e zgjedhjeve të përgjithshme nga kandidati i Partisë Demokrate, Barak Obama.  Gjatë administratës Obama, Senatori Mëkejn mbajti qëndrime konservatore, ndërkohë që kundërshtoi politikat e administratës Obama, sidomos politikat e presidentit demokrat në fushën ushtarake dhe të politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.  Ai ka një përvojë në punët e sigurimit kombëtar prej më shumë se pesë dekada.  Si kryetar i Komisionit të Senatit që merret me Forcat e Armatosura të Shteteve të Bashkuara, është pikërisht ky interesim i senatorit republikan nga Arizona në zhvillimet aktuale ndërkombëtare politike dhe ushtarake, që e shtyri të zhvillojë turneun e tanishëm në Slloveni, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri.  Një arsye tjetër e këtij turneu në atë rajon të Evropës, është edhe shqetësimi i thelllë që Senatori Mëkejn ka shprehur vazhdimisht në Kongres dhe në median amerikane në lidhje me influencën politike dhe ushtarake të Rusisë në vendet e Ballkanit Perëndimor. Senatori Mëkejn u shpreh se në takimet e deritanishme me zyrtarët më të lartë të këtyre vendeve, ai u ka shfaqur bashkbiseduesve, “Shqetësimin e tij të thellë mbi sjelljet destabilizuese të Rusisë në Evropë, sidomos në lidhje me dhunimin flagrant të sovranitetit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë nga Rusia”.

Një objektiv tjetër i vizitës së Senatorit Republikan në vendet e Evropës Jug-lindore – si mbështetës i vendosur i Aleancës së Atlantikut Verior NATO – është për të siguruar Shqipërinë dhe Kosovën, ashtu siç bëri gjatë vizitave të tij në Kroaci dhe në Slloveni, se “Angazhimi i Shteteve të Bashkuara ndaj NATO-s dhe ndaj vizionit për një Evropë të tërë, të lirë dhe në paqë – është i pa lëkundshëm” dhe se aleanca NATO nuk do të tërhiqet nga angazhimi saj, për të mbrojtur sigurinë dhe vlerat e përbashkëta  të vendeve anëtare.    

Vizita e Senatorit Mëkejn në vendet e Ballkanit Perëndimor po bëhet në kapacitetin e tij si Kryetar i Komisionit të Senatit që merret me Forcat e Armatosura, por edhe si njëri prej politikanëve më të lartë amerikanë, i mirë informuar mbi politikat e jashtme dhe ushtarake si dhe mbi problemet dhe sfidat ndërkombëtare në përgjithsi, por edhe si mbrojtës i vendosur i interesave gjeopolitike të Shteteve të Bashkuara në veçanti, përfshirë Ballkanin perëndimor.  

Po cili ka qenë dhe cili është interesimi i Senatorit Mëkejn për Shqipërinë dhe për Kosovën dhe për shqiptarët në përgjithësi? Pas vizitës së tij në Beograd, ai u shpreh për median se në kuadër të kësaj vizite, ai do të shkonte gjithashtu për vizitë edhe në Shqipëri, në Kosovë dhe në Mal të Zi për bisedime me udhëheqsit më të lartë të këtyre vendeve, sipas tij, për të “Ritheksuar angazhimin e të dy partive politike në Kongresin amerikan, ndaj aleatëve dhe partnerve të Shteteve të Bashkuara dhe për të biseduar mbi çështje të rëndësishme për rajonin.”  Duhet theksuar se interesimi i Senatorit Mëkejn për lirinë dhe demokracinë në Shqipëri, për shqiptarët në përgjithsi, si dhe për çlirimin dhe për pavarsinë e Kosovës nuk është i kohëve të fundit, por është shprehur shumë vite më parë në rastin e Kosovës, me mbështetjen e tij të fortë për sulmet e NATO-s kundër Serbisë për çlirimin e Kosovës dhe më vonë ishte një zë i fortë në Kongesin amerikan për pavarësinë e Republikës së Kosovës.  Senatori Mëkejn ka qenë gjithashtu një mbështetës i fortë i antarësimit të Shqipërisë në NATO dhe vazhdon të jetë mbështetës i vendosur i pjesëmarrjes së Shqipërisë dhe të Kosovës në organizmat politiko-ushtarake perëndimore. Por fatkeqsisht, mbështetja e Senatorit Mëkejn dhe e Shteteve të Bashkuara, në vetvete, nuk mund të garantojë integrimin e plotë të dy shteteve shqiptare në organizmat euro-atlantike.  Për një integrim të tillë, janë “detyrat e shtëpisë” që duhen kryer nga Tirana dhe Prishtina zyrtare.   

Njoftohet se në kuadër të vizitës në Shqipëri dhe në Kosovë, Senatori Mëkejn ka në plan të takohet me udhëheqsit më të lartë të dy shteteve shqiptare, ndërsa në Prishtinë do të mbajë edhe një fjalim para antarëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.  Bashkbiseduesit me Senatorin Mëkejn- në Tiranë dhe në Prishtinë–  duhet të jenë të vetdijshëm se do të bisedojnë me njërin prej politikanëve më të ndërshëm, që është një veti e rrallë ndër politikanët kudo dhe me njërin ndër  senatorët më të mirë-informuar të politikës amerikane në fushën e sigurisë, të mbrojtjes dhe të interesave kombëtare të Amerikës e si rrjedhim edhe si mbështetës i fortë i aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, siç janë shqiptarët me të cilët Shtetet e Bashkuara marrin me mendë se ndajnë vlerat e përbashkëta dhe miqësinë e gjatë historike, të pakën nga pikëpamja e Washingtonit.  

Mund të jetë shumë e vështirë që udhëheqsit më të lartë shqiptarë në Shqipëri dhe në Kosovë, e sidomos ata në Tiranë, të bisedojnë me Senatorin Mëkejn për vlerat e përbashkëta, në kulmin e krizës politike që mbretëron në radhët e “partizanëve” të partive politike në të dy anët e kufirit, për një kohë mjaft të gjatë tani, dhe pa asnjë përspektivë për daljen e saj nga ky qorrsokak që ka mbërthyer politikën dhe si rrjedhim edhe shoqërinë shqiptare. Bashkpunimi politik besoj se do jetë njëri prej mesazheve të Senatorit Mëkejn për klasën politike shqiptare.  Udhëheqsit shqiptarë duhet të jenë gjithashtu të vetdijshëm se vizita e Senatorit Mëkejn në Tiranë dhe në Prishtinë është jashtzakonisht e rëndësishme, jo vetëm për fuqizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore midis dy popujve, por edhe për faktin se, si njohës i mirë i politikave në Ballkan dhe si mik i vjetër i shqiptarëve – pas vizitës, Senatori Mëkejn do t’i raportojë Kongresit, popullit amerikan dhe Shtëpisë së Bardhë për ato që ka parë e dëgjuar në Shqipëri dhe në Kosovë.  Reporter më të besueshëm se Senatorin Mëkejn nuk mund ta gjeshë.  Ai do raportojë ashtu siç i sheh gjërat, pa dorëza, i thotë troç gjërat. I tillë është ai edhe në marrëdhëniet me kolegët e tij demokratë e republikanë e madje edhe me kryetarin e partisë së tij, Presidentin Donald Trump.   Duke marrë parasyshë krizën e tanishme politike atje e kam të vështirë të marr me mendë se raporti i Senatorit Mëkejn mbi bisedimet e zhvilluara me udhëheqsit më të lartë në Shqipëri dhe në Kosovë të jetë shumë pozitiv mbi gjëndjen e mbrendshme të shqiptarëve, e cila fatkeqsisht, nëqoftse përkeqsohet edhe më tepër — eventualisht — mund të ndikojë negativisht edhe në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë dhe me Kosovën.  Mjafton që — për arsye të krizave politike të një pas njëshme dhe të pashpjegueshme në zhvillimet politike të shqiptarëve — të shënohet, jo një armiqësi, sepse nuk besoj se mund të ndodhë një gjë e tillë nën rrethanat e sotëme botërore.  Por një ftohje e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është e mundshme.  Armikja më e madhe e këtyre marrëdhënieve, për ndryshe deri tani të shkëlqyera – do të ishte indiferenca e zyrtarëve të lartë dhe e mbështetsve amerikanë, siç është Senatori Mëkejn, ndaj interesave afat shkurtëra dhe afat gjata të kombit shqiptar.  Ndoshta Senatori Mëkejn, si mik i shqiptarëve që është, mund të luaj një rol pozitiv midis palëve për zgjidhjen e ngërçit aktual politik në Tiranë, por unë për veten nuk kam shumë shpresë. 

Fatkeqsisht, që tani e lexoj skriptin e deklaratave që do lëshohen pas takimeve nga udhëheqsit shqiptarë me Senatorin Mëkejn: “Senatori Mëkejn shprehu mbështetjen e tij për fuqizimin e marrëdhënieve midis dy popujve. Mbështeti integrimin e plotë të shqiptarëve në organizmat euro-atlantike. Mbështeti zgjedhjet e drejta dhe të lira. Mbështeti reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupcionit”, e kështu me radhë.  Senatori Mëkejn dhe Shtetet e Bashkuara, në fakt, i kanë mbështetur të gjitha këto kushte të një shoqërie demokratike, ç’prej shëmbjes së komunizmit.  Pyetja është nëse vet klasa politike shqiptare është serioze e t’i mbështetë këto kërkesa. Historia tregon ndryshe!

Oh, harrova edhe një gjë për bashkbiseduesit me Senatorin Mëkejn. Nëqoftse dëshironi të leni një përshtypje të mirë për veten dhe për vendin që përfaqsoni, ju lutem, në takimet veças me Senatorin amerikan, mos flisni keq për njëri tjetrin si kundërshtarë politikë, sepse ai e urrenë një gjë të tillë.  Sepse Senatori Mëkejn njihet si patriot i vërtetë i vendit të tij, njëri prej ligjëvensëve amerikanë i cili bashkpunon me të gjithë në Kongres, pa marrë parasyshë qëndrimet e tyre politike dhe interesat partiake.  Besoj se si mik i shqiptarëve që e konsideron veten, mesazhi kryesor i Senatorit Mëkejn për udhëheqsit shqiptarë, në të dy anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, do të jetë: bashkpunoni me njëri tjetrin për të mirën e Shqipërisë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar në përgjithësi, por njëkohsisht edhe për hir të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, nëqoftse ato janë të rëndësishme për ju.  A do të merret parsyshë ky mesazh i një miku të vjetër?   Shpresoj, kundër shpresës, që Senatori Mëkejn të mos largohet nga trojet shqiptare i zhgënjyer.

Filed Under: Politike Tagged With: Frank shkreli, SENATORI AMERIKAN XHON MEKEJN .DHE SHQIPTARËT

Lavrov: Rusia ka pikëpyetje rreth politikave të SHBA

April 12, 2017 by dgreca

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha të mërkurën se qeveria e tij ka shumë pikëpyetje lidhur me ato të cilat ai i quajti ide të paqarta dhe kontradiktore që vijnë nga administrata e re e Presidentit Donald Trump.

Zoti Lavrov i bëri komentet në fillim të një takimi në Moskë me Sekretarin amerikan i Shtetit Rex Tillerson. Ai tha se është e rëndësishme që Rusia të kuptojë qëllimet e SHBA.

Zoti Lavrov iu referua gjithashtu goditjes nga ana e SHBA të një baze ajrore siriane javën e kaluar si kundërpërgjigje ndaj një sulmi me armë kimike në Siri, duke e quajtur “shqetësues” reagimin amerikan.

Deklarata e hapjes e Sekretarit të Shtetit Tillerson ishte më e shkurtër, por, ashtu si zoti Lavrov, ai tha se bisedimet e së mërkurës vijnë në një moment të rëndësishëm dhe do të përfshijnë një diskutim të sinqertë të dallimeve dhe interesave reciproke të dyja palëve.

Kryediplomati amerikan tha se linjat e komunikimit mes dy vendeve “do të mbeten gjithmonë të hapura.” Ai tha se dëshiron të kuptojë arsyen se përse mes Rusisë dhe SHBA ekzistojnë aspekte dallimesh të mprehta si dhe perspektivën për ngushtimin e këtyre dallimeve.

US Secretary of State Rex Tillerson steps out of a plane upon arrival in Moscow's Vnukovo airport, Russia, April 11, 2017.

US Secretary of State Rex Tillerson steps out of a plane upon arrival in Moscow’s Vnukovo airport, Russia, April 11, 2017.

Zoti Tillerson shkoi në Rusi me më pak mjete sesa Uashingtoni dhe Londra shpresonin të kishin në dispozicion për të bindur Rusinë të braktisë mbështetjen ndaj presidentit sirian Bashar al Assad.

Por ai sjell një ultimatum të ashpër, pas njoftimeve që citojnë zyrtarë të të lartë amerikanë, të cilët thonë se Rusia ishte paraprakisht në dijeni të sulmit me armë kimike që vrau shumë njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë.

“Ne nuk mund të lejojmë që kjo të ndodhë përsëri,” u tha zoti Tillerson gazetarëve përpara se të nisej për në Moskë.

Victims of the chemical weapons attack lie on the ground in Khan Sheikhoun, in the northern province of Idlib, Syria, April 4, 2017.

Victims of the chemical weapons attack lie on the ground in Khan Sheikhoun, in the northern province of Idlib, Syria, April 4, 2017.

Sulmi me armë kimike ngjalli protesta kudo në botë dhe u bë shkak për një goditje amerikane me raketa që shënoi një pikë kthese në qëndrimin e administratës së Presidentit Trump ndaj konfliktit në Siri që vazhdon prej shtatë vjetësh.(VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: Lavrov, Rex Tillerson, Siria

McCain në Bosnje: I shqetësuar për influencën ruse. Nesër në Kosovë

April 12, 2017 by dgreca

 

US-Senator John McCain addresses journalists during press conference in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, April 11, 2017. (AP Photo/Amel Emric)
US-Senator John McCain addresses journalists during press conference in Sarajevo, Bosnia, Tuesday, April 11, 2017. (AP Photo/Amel Emric)

Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, John McCain, i cili pritet të vizitojë vendin tonë të premten, ka shprehur shqetesimin për ndërhyrjen e Rusisë në çështjet e brendshme të Bosnje Hercegovinës.

Gjatë vizitës në Sarajevë McCain tha se shumica në Kongresin amerikan e mbështet zbatimin e vazhdueshëm të Marrëveshjes së Dejtonit e cila dha fund luftës në Bosnje më 1995.

“Jam i shqetësuar për situatën këtu, përfshirë edhe ndërhyrjen ruse. Mesazhi im është në emër të presidentit dhe të një shumice të kolegëve të mi, si republikanë, ashtu edhe demokratë. Ne mbështesim Bosnje dhe Hercegovinën. Duam të shohim vazhdimin e procesit të paqes. E dimë se ka pengesa dhe vështirësi të mëdha”

Të njëjtin shqetësim ish kandidati për president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e shprehu edhe në Serbi, gjatë takimit me kryeministrin Vuçiç, edhe pse Serbia njihet si një nga aleatet më të afërta të Rusisë. Ai kërkoi që zgjidhja e problemeve ballkanike të bëhet përmes afrimit mes palëve.

Të enjten, pra nesër, Mccain ndalon në Kosovë, në një vizitë e cila parashikon edhe një fjalim në parlament në orën 14.30 minuta.

Senatori amerikan ka shmangur Maqedoninë nga turi i tij ballkanik dhe shkak mendohet se është injorimi që i bën politika thirrjeve të ndërkombëtarëve për zgjidhjen e krizës. Ndërkohë të premten Kryetari i komisionit të Senatit Amerikan për Shërbimet e Armatosura, Xhon Mccein viziton Shqipërinë.

Burime të Ora News bëjnë të situr se Mccein do të takohet me Presidentin Bujar Nishani, Kryeministrin Edi Rama, kryetarin e parlamentit Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Vizita e zyrtarit amerikan në Tiranë vjen ne një kohë krize politike për shkak të protestës dhe bojkotit të Opozitës. Pritet që gjatë qëndrimit në Shqipëri Xhon Mccein tu drejtohet me një mesazh drejtuesve të institucioneve dhe partive politike.

/Oranews.tv/

Filed Under: Politike Tagged With: Bosnie, John McCain:, ndwkimi rus

Njeriu i Beogradit akuzon opozitën për “lidhje me Moskën”!

April 11, 2017 by dgreca

Nga Enver Bytyçi /Zoti Rama sot paska thënë se ata që nuk duan votime më 18 qershor janë gati të bashkohen me Rusinë. Nëse ai nuk ka probleme mendore, atëherë duhet të besojmë se vetë Rama po sillet si ai hajduti , i cili pasi kishte vjedhur thërriste me të madhe në rrugë “Kapeni, kapeni hajdutin”. E lidh këtë krahasim me faktin se para pak më shumë se gjashtë muajve kryeministri i vendit tim u shpreh publikisht i gatshëm të vizitonte Moskën me delirin e shënimit të një risie në historinë politike të Shqipërisë. Vizita e tij në Beograd u pompua me një propagandë të një hapi “historik”, sepse për herë të parë pas 68 vitesh po vizitonte Beogradin një kryeministër shqiptar. Zoti Rama ishte në pritje të pompozitetit të dytë, kur do të thuhej se “për herë të parë pas 56 vitesh një kryeministër i Shqipërisë po vizitonte Kremlinin”. Por kjo nuk ndodhi. Dhe e din ipse? Vladimir Putin nuk ia dha shansin kryeministrit tonë të vetëmburrej për “kthesën e madhe në marrëdhëniet politike midis Moskës dhe Tiranës”. Ai i kërkoi zotit Rama që gjatë vizitës në Moskë ky të ulej në tavolinën ovale e të nënshkruante disa marrëveshje bashkëpunimi midis të dy vendeve. Putin nuk u mjaftua si Aleksandër Vuçiç me një vizitë premtimesh e marrëveshjesh verbale, të cilat presidenti i tashëm i Serbisë ka filluar t’i bëjë publike, siç bëri në Sarajevë muajin e kaluar. Zoti Rama refuzoi të nënshkruajë marrëveshjet që ia kërkoi zoti Putin, sepse ato marrëveshje binin ndesh me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë. Dhe bëri mirë. Por ama verbalisht ishte i gatshëm t’i premtonte Vladimir Putin për një qëndrim permanent të tij pro politikave ruse në Ballkan. Nga ana tjetër ai pati frikë të hedhë një hap të tillë. Kur kryeministri ynë mori përgjigjen negative të një vizite në Rusi, ngarkoi mikun e tij Vuçiç, që t’i lutej presidentit rus për ta mundësuar këtë vizitë sa më shpejt të ishte e mundur, por jo në kohë fushate elektorale, sepse këtë do ta shfrytëzonte opozita në favor të saj. Tani i është vështirësuar shumë mundësia për këtë vizitë, e kështu nuk do t’i plotësohet ëndërra që të pasojë i pari pas diktatorit Hoxha për të qenë në krye të një delegacioni qeveritar shqiptar në Moskë. Por në fakt dy ministra të tij ai i dërgoi vitin e kaluar në Moskë dhe Petërburg. Edhe kjo ndodhi për herë të parë pas gati 60 vitesh. Vështirësia e dytë për këtë vizitë ka të bëjë edhe me faktin se Donald Trump u shfaq i vendosur në ndëshkimin e Bashar Al Assad të Sirisë. Zoti Rama kishte besuar në propagandën serbe për “miqësinë e zotit Trump me zotin Putin” dhe besoi para pak muajsh se vizita e tij në Moskë do të pëlqehej në Uashingtonin e administratës Trump. Rasti i Sirisë e bindi se nuk është kjo e vërteta. Tani ky që përdor Beogradin për t’u lidhur me Moskën, ky që vdes për pak protagionizëm në dëm të interesave strategjike të Shqipërisë, ky kryeministri ynë që trupin e ka në Shqipëri dhe kokën në Serbi bën dy mashtrime të mëdha: E para, flet si dashnor i madh i Europës, por në fakt është dashnor i përjetshëm i pjese europiane që vdes për marrëdhënie të mira me Rusinë. Nuk duhen argumente të tjerë për këtë veç medaljes më të lartë që iu dha në Francë si Kalorës i Legjionit të Nderit, kur një nga emblemat e luftës çlirimtare të Kosovës, zoti Haradinaj, mbahet peng politik në këtë vend. E dyta, akuzon opozitën shqiptare për “lidhje me Rusinë”, dhe e bën këtë për të mbuluar pikërisht dashurinë e tij për këtë vend dhe presidentin e saj, Vladimitr Putin, sepse as vetë Putin, as këshilltari i proserb i Ramës, Baton Haxhiu, nuk besojnë në formula si kjo. Ndoshta është rasti i vetëm kur nuk mund të bëhet ndonjë paralelizëm midis zotit Rama dhe zotit Basha se kush prej tyre është më shumë osë më pak prorus. Zoti Basha i përket në çdo pikëpamje vokacionit perendimor. Ai ishte një ndër aktorët kryesorë të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe i procesit të liberalizimit të vizave me Europën e Perendimit dhe jo me Europën e Lindjes. Prandaj deklaratat e tij e sotme për akuza të tilla i ngjanjnë propagandës tipike të diktaturës komuniste, madje të kohës së vitit 1949 e 1961.

Filed Under: Politike Tagged With: “lidhje me Moskën”!, Enver Bytyci, Njeriu i Beogradit akuzon opozitën për

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 560
  • 561
  • 562
  • 563
  • 564
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT