• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shkolla Shqipe nga Vatra Tampa Bay

October 7, 2024 by s p

Të dashur Bashkëatdhetarë dhe Bashkëatdhetare,

Vatra Tampa Bay dëshiron t’ju kujtojë se shkolla shqipe Vatra do të rihapet më 12 Tetor 2024. Të gjithë prindërit që kanë regjistruar fëmijët e tyre në shkollë kanë marrë tashmë një mesazh në telefon në lidhje me këtë temë.

Mësimi do të fillojë nga ora 02:00p.m. deri në orën 04:00p.m. nën drejtimin e mësuesve Lida Zaimi, Luan Goxhaj, Ana Kullaj, Haki Veliu, Ariana Poloska, and Aurora Deda. Pas mësimit të gjuhes shqipe, nxënësit do të vazhdojnë me mësimin e valleve shqiptare nën drejtimin e zonjave Linda Zaimi dhe Aurora Deda. Për aktivitetet artistike do të ndihmojë edhe profesori i nderuar i muzikës z. Armand Zaçeliç.

Adresa e shkollës është: 1200 S. Keen Rd., Clearëater, FL 33756.

Për më shumë informacion, ju lutemi të kontaktoni administratorin e shkollës, z. Tasim Ruko, drejtuesen, znj. Meri Kodra, dhe sekretarin, z. Bledar Prifti, respektivisht, në numrat 727-647-2091, 727-249-4207, dhe 727-512,4701. Si ndihmëse për problemet e përditshme të shkollës do të jetë znj. Jonida Selic. Gjithashtu, në bordin e shkollës do të marrin pjesë prindërit Klejdia Dhimo dhe Ilir Sako.

Sponsorët kryesor i shkollës shqipe do të jetë Vatra Tampa Bay, bizneset, dhe çdo individ i cili është i interesuar të mbështesë këtë iniciativë patriotike. Vatra do të sigurojë që çdo sponsor dhe kontribues të falenderohet dhe promovohet publikisht si në faqen tonë në Facebook ashtu edhe në eventet e organizuara. Dera e shkollës sonë është e hapur për të gjithë vullnetarët që duan të ndihmojnë.

Ju mirëpresim së shpejti!

Bordi i Vatra Tampa Bay

Filed Under: Politike

Altruizmi dhe egoizmi në historinë shqiptare

October 5, 2024 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Në një editorial të vitit 1909 në Gazetën Liria të Selanikut, intelektuali i njohur i botës shqiptare, Mid’hat Frashëri shkruante …një komb është një familje madhe që ka nevojë për të gjithë të mirat e së voglës: shkuarja e mirë, harmonia, bashkëpunimi këtu janë shumë më të nevojshme se te familja. Për lumturinë e një kombi duhet që njeriu të ketë këtë virtyt, që në frëngjisht i thonë altruizëm. Altruizmi është vetia fare kundër egoizmit: egoizmi na urdhëron që të mundohemi vetëm për veten tonë, të bëjm’ atë që na do qejfi, t’i bëjmë dëm tjetrit për të mirën tonë. Po altruizmi na këshillon që më parë të mendojmë tjetrin, të shikojmë të mirën e tij, të ruajmë të drejtat e shokut tonë, me një fjalë, altruizmi na thotë që çdo punë ta gjykojmë pas interesit të përgjithshëm dhe jo vetëm pas interesit tonë. Altruizmi është ajo lëndë, mund të themi, që lidh njerëzit e një kombi, gëlqerja që lidh gurët e një muri. Ky editorial i shkruar vetëm në më pak se një vit pas Revolucionit Xhonturk dhe disa muaj pas Kongresit të Manastirit, provës gjenerale të shqiptarëve për të qenë të lirë e të pavarur, ndriçonte dy vetira të shpirtit shqiptar që ashtu si filozofia e të kundërtave kishin shenjuar edhe veprimet e udhëheqësve të tij politikë përgjatë historisë së mesme e të re. Lumo Skëndo në përçapjen e tij intelektuale vërente se nëse për egoizmin mund të sillte shembuj pa fund të sjelljes politike të shqiptarëve , për altruizmin e ndiente se për shqiptarët ishte një koncept i huaj. Altruizmi!-shkruante në të njëjtin editorial- Mid’hat Frashëri , Ah, është një fjalë e panjohur për ne shqiptarët. Sa është larg nesh altruizmi, kjo ndjenjë, ky virtyt! Armiqësi e përjetshme e shqiptarëve, fisi me fisin, fshati me fshatin, vëllai me vëllanë, është një prov’e mjaftë, që altruizmit në vendin tonë as emri s’i është dëgjuar!

Editoriali në fakt i referohej sjelljes sociale brenda etnisë së shqiptarëve, brenda çatisë së Perandorisë Osmane ku shqiptarët mendonin se pas Revolucionit Xhonturk dhe statusquo-s që Fuqitë e Mëdha Evropiane, Perandoria Austro-Hungareze dhe Perandoria Britanike garantonin për Gadishullin Ballkanik, do të fillonin të shijonin frutet e barazisë konstitucionale. Marsi i vitit 1909 ishte shumë shpejt që shqiptarët ti kallnin flakën Perandorisë Osmane, pasi shpresat ishin vërtet të mëdha. Shkolla shqip, klube shqiptare të shtrira në të gjitha hapësirat shqiptare, deputetë shqiptarë në Parlamentin Osman ishin fitore jo të vogla që shqiptarët si kishin pasur kurrë gjatë sundimit të Abdyl Hamitit-Sulltanit të Kuq. Ndërkohë në kancelaritë e vendeve të pavarura ballkanike dhe në Sant Petersburg po përgatititeshin alencat dhe planet për mësymjen e përgjithshme ndaj osmanëve për ta zgjidhur njëherë e mirë “nyjen gordiane” të Çështjes Lindore me anë të luftës. Mes shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike dhe tërheqjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani lindi shteti shqiptar. Shteti kombëtar shqiptar u krijua pas rrënimit dhe tërheqjes së otomanëve nga Ballkani dhe kufijtë e tij do të përcaktoheshin në një konflikt të hapur me fqinjët e vet që dëshironin të zbatonin parimin e plaçkës së luftës. Kjo lakmi e fqinjëve për të përfituar sa më shumë territore edhe pa e respektuar fare parimin etnik në terren po dëmtonte shumë popullsinë shqiptare që në vigjilje të krijimit të shtetit të vet kombëtar i duhej që një pjesë e konsiderueshme e popullsisë së saj, të mos përqendrohej rreth bërthamës së vet etnike por t’i nënshtrohej autoritetit të shtetit kombëtar të popujve fqinjë. Sigurisht që parimi etnik nuk ishte respektuar tërësisht dhe në caktimin e kufijve të shteteve kombëtarë ballkanik, por në ndryshim nga Shqipëria që po krijohej, popullsitë dhe territoret e këtyre vendeve kishin mbetur nën dominimin osman , çka linte një shpresë që në të ardhmen diçka mund të arrihej në kuadër të shpërbërjes së Perandorisë Otomane. Në rastin e Shqipërisë caktimi i kufijve të saj merrte një rëndësi të veçantë jo vetëm për të qenë “leben fahig” –viable për të përdorur një term që përdori dhe diplomacia Austro-Hungareze por edhe për të arritur dhe përfshirë në bazë të kriterit etnik pjesën më të madhe të popullsisë dhe etnike shqiptare, pasi lënia e tyre nën administrimin e shteteve kombëtarë fqinjë nuk linte asnjë shpresë se në të ardhmen mund të kishte ndonjë rivendikim kufijsh. Përreth pothuajse një shekull ringjallje të etnisë shqiptare për të krijuar shtet modern shqiptar, elita e tyre kombëtariste ishte ballafaquar me vetëpërpjekjen dhe bashkëpunimin me të tjerët për të zgjidhur problemet mbi territorin dhe hapësirën gjeografike që administronte. Pashallëqet e Mëdha shqiptare u kishin dhënë mundësi elitave shqiptare të kontrollonin Adriatikun, Jonin si dhe një pjesë të Egjeut dhe luginën e Vardarit, pozicionet më strategjike të Ballkanit ndaj në vigjilje të tronditjes së pushtetit otoman në Ballkan nga revolta serbe (1815) dhe revolucioni grek (1821) , elitat serbe dhe elitat greke u përpoqën të bashkëpunonin me eilita shqiptare të pashallëqeve. Si është një fakt i njohur historik, shpërthimi i rrebelimit të Ali Pashë Tepelenës në Epir rriti shanset për triumfin e Revolucionit Grek. Revolucioni Grek dhe lufta për pavarësi 1821-1832 do të shërbenin edhe si lakmues identitar për popullisitë e Epirit, ku suliotët do të përqafonin identitetin kulturor helen. Për më tepër të vonuar do të ishin në këtë drejtim dhe klasa drejtuese e ajanëve myslimanë shqiptarë ku bënte pjesë dhe Ali Pasha Tepelena që shpesh herë në aksionet e tyre politike do të ishin transmetues solidaritetit të ummas islamike në territoret shqiptare duke krijuar konflikte të panevojshme me bashkësitë ortodokse shqiptare si Suli dhe Himara. Në një shoqëri shumëkombëshe, siç ishte ajo e Perandorisë Osmane, jeta e nënshtetasve të saj, ç’është e vërteta, ishte organizuar rreth besimit, të cilit, ata i përkisnin: domethënë, vija ndarëse ndërmjet të qeverisurve dhe qeverisësve-ose, thënë më shkoqur, popullsisë hegjemone-ishte religjioni dhe jo kombësia, ku padyshim, ashtu si në të gjithë perandorinë, myslimanët përftonin një pozicion të priveligjuar, gjë që, në rastin e Shqipërisë qe shndërruar e kishte përbërë një pengesë objektive për të arritur bashkimin kombëtar të myslimanëve me të krishterët, qofshin ata ortodoksë apo katolikë.” Në këtë rast tipari altruist i disa prijësve etnikë shqiptarë qoftë të krishterë apo myslimanë u shfrytëzua në maksimum nga elita kombëtariste greke, pasi duke rrënuar pushtetin otoman pa asnjë garanci politike për mbijetesën e tyre etnike ata u u gjendën në zemër të rrebeshit të asimilimit në shtetin e ri kombëtar grek. Rezultati ishte katastrofal për popullsinë etnike shqipfolëse në Greqi. Si të krishterë ortodoksë që ishin,dhe duke qenë se ortodoksia ishte në themel të identitetit helen modern që po lindte, shumë prej arvanitasve kishin marrë në luftën për çlirim, disa prej tyre madje u bënë dhe udhëheqës të saj. Njëlloj si në shekujt e mëparshëm helenizmi ndihmohej nga përzierja dhe moskompaktësia e disa popullsive, si dhe procesi i urbanizimit. Mungesa e një tradite letrare vepronte po kështu në këtë drejtim. Rrjeti i arsimimit greqisht që po zhvillohej ishte, sëbashku me Kishën, një motor i fuqishëm i greqizimit, veçanrisht kur u shtuan përpjekjet për të shkolluar dhe vajzat. Por, ajo që ndihmoi në fshirjen e gjuhës shqipe ishte dhe zhvlerësimi i saj social, të paktën në hapësirën publike: të flisje shqip do të thoshte t’i përkisje shtresës më të ulët të shoqërisë neo-helenike, domethënë të ishe fshatar ose marinar, kurse të flisje greqisht kishte kuptimin e të qenit një “helen i vërtetë”.

Tetëdhjetë vjet më vonë në prag të shpërthimit të Luftës së Parë Ballkanike, shtetet ballkanike kryesisht Serbia doli me parrullën “Ballkanasi i Ballkanasve” duke dashur të eliminojë çdo ndërhyrje të Fuqive të Mëdha dhe rikomfirmuar hegjemoninë e tyre. Për fat të keq një pjesë e rëndësishme e krerëve të popullit shqiptar përfshi Isa Boletini, Mehmet Pashë Dëralla, Esat Pashë Janina, Hasan Tahsin Pasha(Masareja) ranë dakord të bashkëpunonin në veprime të përbashkëta ushtarake me forcat serbe e greke duke përshpejtuar disfatën e forcave osmane. Historiografia shqiptare nuk e ka analizur artë këtë problem duke mbajtur qendrim njësues si të gjitha historiografitë zyrtare të vendeve ballkanike, ku rëndësi kishte dëbimi i osmanëve nga Ballkani dhe jo pasojat. Pas përfundimit të Luftërave Ballkanike kufijtë e përcaktuar në Konferencën e Londrës kishin lënë jashtë më shumë se gjysmën e territoreve shqiptare he shqiptarët nuk zotëronin më të njëjtin pozicion strategjik në konfigurimin e shteteve ë reja në Ballkan. Parë në këtë kënvështrim analiza dekonstruktive e bilancit të forcave në Ballkan përforcohet kur shikon sesi këto ushtri të dobëta turke që ishin shpartalluar aq lehtë në luftërat Ballkanike nga ushtritë e vogla ballkanike, dy vjet më vonë mbrojtën heroikisht Galipolin në gadishullin e Azisë së Vogël nga sulmet e ushtrive moderne anglo-franceze, të përforcuara dhe me elementë shqiptarë. Nga gjiri i kësaj elitë fisnike ushtarake kishin dalë së ushtarët më të mirë e trima osmanë. Gjatë shekujve të mëparshëm popullsia shqiptare në përgjithësi kishte qenë një element force në perandori Këtë dobësim të pozicionit dhe kontrollit strategjik elita shqiptare e kuptoi shumë lehtë kur pa se në 26 prill 1915 u kthye në një plaçkë tregu në Traktatin e Fshehtë të Londrës.Karakteri altruist në rrëzimin pa kushte të Perandorisë Osmane disa vjet më vonë nxorri në pah karakterin egoist të elitës shqiptare që në Luftën e Vlorës më 1920 përkundrejt gjithë parashikimeve nxorri fitimtar elitën shqiptare komëtariste të edukuar në Perandorinë Osmane dhe të trajnuar në oborrin perandorak të Vjenës. 102 vjet më parë sovraniteti dhe liria kombëtare e shtetit të pavarur shqiptar u siguruan me anë të triumfit të Luftës së Vlorës, epopesë moderne të bashkimit të forcave shqiptare të diplomacisë, artit ushtarak dhe heroizmit të tribunëve popullorë. Lufta e Vlorës ishte një luftë me një karakter kombëtar ku u përfshinë strukturat e shtetit shqiptar nëpërmjet Prefekturës së Beratit që mbulonte administrativisht edhe hiterlandin e Vlorës që mbahej ende e pushtuar nga italianët , organizimit të forcave vullnetare dhe mbështetjes diplomatike. Si një luftë e tillë u perceptua dhe në opinionin publik shqiptar të kohës dhe jehonën që pati në shtyp. At Shtjefën Gjeçovi do të shprehej në gazetën “Mbrojtja Kombëtare” për këtë ngjarje se : “Në luftë të Vlonës luftoj besa e trimnija kundra fuqijet e dijet… Filluen luftën të pështetun në shpresë të ndihmës së Perëndisë e të bashkimit vëllazëror, e patën sosë a me mbetë të gjithë në lam të luftës ose me shpërthye dyert e hekurta e ledhet e çelikta të armiqve.. Hytë ngathnjyes në Vlonë në atë Vlonë kreshnike e cila kurdoherë e ka pas dëftye veten se ndër deje i vlon gjaku fjesht shqiptar” .

Për fat të keq pësimet e së shkuarës nuk u bënë mësime kur qielli i Evropës u trazua sërsih nga retë e Luftëss së Dytë Botërore. Internacionalizmi i komunistëve shqiptarë nuk bëri të mundur që të mobilizonte të gjitha forcat e kombit shqiptar këndej e andej kufirit për të realizuar kompaktësinë etnike dhe siguruar një vazhdimësi të Shqipërisë që apostulli i shqiptarizmit, Naim Frashëri, në 1886 i kishte kënduar tek “Bagëti e Bujqësia :

…Dellëndyshe bukuroshe, që thua mijëra fjalë,

Dhe të k’ënda vahn’ e lumën, që vjen me vrap e me valë,

A mos vjen nga Shqipëria? Eni vjen pej Çamërie

Me këto milëra fjalë e me gluhë perëndie?

Apo vjen nga Labëria, pra më duke kaqë trime,

Edhe fjalëtë që thua më gëzojnë zëmrën time,

Q’është thier, bërë posi një pasqirë,

Duke këputur nga cmagu, që s’e kanë vartur mirë,

Apo vjen nga fush’e Korçës, nga vënd’i mir’ e i gjerë,

Pej zembrësë Shqipërisë, që del gjithë bot’ e ndjerë?

A më vjen pej Malësie, pej Skrapari, pej Dobreje,

Nga Vijosa, nga Devolli, pej Vlor’ e pej Myzeqeje?

Të munjam të fluturonja e të kishnjam krahë si ti,

Me gas të math do t’i vinjam Shqipërisë brënda në gji!

Për me marrë drejt Shkumbinë edh’ Elbasan’ e Tiranën,

E me ardh ke ti, o Shkodrë, të shof Drinin e Bujanën,

Kostur, Përlep, Fëllërinë, Dibrë, Ipek e Jakovën,

Mat’ e Ysqyp e Prështinë dhe Mirëdit’ e Tetovën;

Krojënë e Skënderbegut, q’i ka pas dhan ner Shqypnisë,

Tue bam me trimni luftë, e m’e munt mren e Tyrqisë.

Durres, o qytet i bukur, që je kërthiz’ e mëmëdheut!

Edhe ti Leshi me emrë, që ke eshtrat e Skënderbeut!

Burrat tuaj aqë trima do ta lenë vall’ Ylqinë

Edhe gjithë shqipëtarët ta mbanjë armiku ynë?

Nukë më ngjan e s’e besonj, kam te zoti shumë shpresë,

Shqipëria këtej-tutje kshu po nukë do të mbesë.

Altruizëm apo egoizëm në marrjen e vendimeve kryesore për rrugëtimin drejt mirëqënies dhe përparimit kombëtar? Marrëdhëniet mes njërës rrymë mendimi e tjetrës duhet ta braktisin modelin Faustian të paktit me Mefistofelin për të fituar rininë, por të fillojnë një reformim të vetë jetës kombëtare të shqiptarëve, ku vlerat demokratike perëndimore dhe prognozat e sakta të përfitimit dhe humbjeve duhet të zënë vend në ligjërimin publik, politik, ekonomik e shoqëror në Shqipëri. Nëse pragmatizmi politik shpeshherë, për shkak të kompleksitetit të tij krahasohet si det i madh, ku derdhen të gjitha pasionet politike, ekonomike e kulturore, ka ardhur koha që notarët profesionistë të mësojnë dhe zhytjen, sepse problemet gjenden shumë thellë brenda shpirtit kombëtar dhe pastaj të fillojnë të notojnë sërish në sipërfaqe për të siguruar më të mirën për interesin kombëtar.

Burimet:

1- At Shtjefën Gjeçovi, Gazeta “Mbrojtja Kombëtare”. 1921.

2- Charles&Barbara Jelavich.: “Themelimi i shteteve kombëtare të Ballkanit, 1804-1920”. Dituria.Tiranë:2004.

3- Dorian Koçi. Pikëtakime Historike, Kulturore,Identitare. Bota Shqiptare, Tiranë,2016.

4- Ferdinant Salleo. “Shqipëria:gjashtë muaj mbretëri”,Tiranë, 2000,Shtëpia e Librit dhe Komunikimit.

5- Lumo Skëndo, Gazeta “Lirija”, Selanik, 7 mars 1909

6- Naim Frashëri. Poema “Bagëti e Bujqësi”, Bukuresht, 1886.

7- Natalie Claire .”Në fillimet e nacionalizmit shqiptar”,Tiranë, Përpjekja, 2009.

Filed Under: Politike

Historiku i kërkimeve të fortifikimeve prehistorike në Shqipëri

October 4, 2024 by s p

Dr. Ervin Kujtila/

Deri në mesin e viteve 60’ të shekullit të kaluar, dihej fare pak mbi fortifikimet e periudhës së hershme të hekurit në Shqipëri. Ato pak vendbanime të fortifikuara të kësaj periudhe,që ishin konstatuar nga arkeologët austriak C. Praschniker e A. Schober në vitet e luftës I botërore, kufizoheshin vetëm në Shqipërinë veriore. Mangësitë në njohjen e materialit dhe mungesa e gërmimeve, i çuan ata edhe në ndonjë përfundim të gabuar, si p.sh. datim i fortifikimit me gurë të papunuar të Gajtanit në periudhën antike, kur teknikat e fortifikimit ishin shumë më të avancuara.  Ndërsa në Gajtan ata shohin “përfaqësuesin e parë të një qendre banimi ilire të lashtë, të painfluencuar nga teknika greke e ndërtimit”, fortifikimet antike me blloqe kuadratik izodomik, i konsideronin të ndërtuara nga mjeshtër grekë“ose të paktën nën ndikimin e teknikës greke të ndërtimit”.

Rreth 10 vjet më vonë, M. Shuflay përmblodhi dhe sintetizoi të dhënate deriatëhershme mbi qytetet dhe kështjellat e Shqipërisë. Në këtë studim ai arrin deri në supozimin se “ilirët e jugut kanë filluar shumë herët ndërtimet me gurë,” ndonëse siç shprehet ai “deri më sot në Shqipëri nuk është gjetur ndonjë gjurmë ndërtimesh të tilla”.

Pikëpamja e gabuar që ua atribuuan ndërtimet ilire mjeshtërve grekë, është ruajtur deri vonë tek ndonjë studiues i huaj, që muret rrethuese të Oshanicit, qytet ilir në territorin daors, ua atribuon“mjeshtërve jo ilirë” .

Gërmimet e suksesshme në Gajtan në vitet 60’ shënuan një kthesë cilësore në studimin e vendbanimeve të këtij tipi. Intensifikimi i kërkimeve në këtë fushë ka sjellë të dhëna të reja arkeologjike dhe kulturore që ndihmojnë për klasifikimin kronologjik, teknik dhe tipologjik të fortifikimeve prehistorike në Shqipëri.

Aktualisht në ndërtimin e këtyre fortifikimeve mund të veçohen tri faza kronologjike.

Faza e parë më e hershme mund t’i referohet fazës së vonë të Bronzit të Hershëm, siç kanë dëshmuar dy shembuj të prezantuar në literaturën tonë arkeologjike. Është fjala për vendbanimin e fortifikuar në qytezën e Ganjollës në Shqipërinë Veriperëndimore dhe atë të Kukumit në Shqipërinë Jugperëndimore. 

Faza e dytë i referohet fazës fundore të Bronzit të Vonë, kur mendohet se ngritja dhe fortifikimi i tyre erdhi si reagim ndaj rrezikut të dyndjes egjeane dhe i nevojës për mbrojtje të banorëve protoilirë të kësaj periudhe.

Faza e tretë lidhet me periudhën e hershme të epokës së Hekurit, kur këto fortifikime bëhen vendbanimi karakteristik për popullsinë ilire. 

Vendbanimet e fortifikuara të këtij tipi në literaturën shqiptare janë njohur si të tipit Gajtan, për faktin se në qytezën eponyme u kryen gërmimet e para sistematike në vitet 1961-1962. Gërmimet treguan se këtu kishim të bënim me një vendbanim ilir shumështresor, dy nga të cilat (Gajtan I-II) iu atribuan Bronzit të vonë dhe Hekurit të hershëm, ndërsa shtresat III-IV, respektivisht shek.IV-III p.Kr. dhe periudhës helenistike – romake. Përsa i përket kronologjisë të mureve mbrojtëse të Gajtanit, sot nuk vihet në dyshim karakteri prehistorik ose pararaantik i tyre. 

Sikurse është vënë në dukje, muret rrethuese të qytezës së Gajtanit, i referohen fazës Gajtan II, që stratigrafikisht qëndrojnë mbi shtresën Gajtan I të Bronzit të Hershëm. Teknikisht muret janë të ndërtuara me blloqe gurësh të papunuar, të renditur në dy këmisha anësore, pa material lidhës, ndërsa bërthama midis tyre është e mbushur me gurë të vegjël. Përveç kritereve tipologjike dhe teknike primitive të ndërtimit të këtyre mureve ato që i përcaktojnë këto si parahistorike, edhe pozicioni stratigrafik i tyre i lidhur me horizontin e furrave, i referohet periudhës kalimtare nga epoka e Bronzit në atë të Hekurit, përkatësisht (shek.XI-X p.Kr).  Këto mure të quajtura “tip Gajtan” kanë shërbyerpër një kohë të gjatë si një pikë e rëndësishme referimi për studimet krahasuese të fortifikimeve parahistorike në Shqipëri.

Vendbanimet e fortifikuara të tipit Gajtan janë të përhapura në të gjithë Shqipërinë dhe njihen me emrat qytezë, gradishtë, gradinë etj. Ato janë të përqendruara në vendet më strategjike dhe formojnë sisteme fortifikimi për zona të veçanta gjeografiko – kulturore, si për zonën e Shkodrës (Gajtan, Marshejë, Ganjollë, Samobor, Drisht, Beltojë, Mokset)  atë të Lezhës (Akrolisi), të Peshkopisë ( gradishta e Peshkopisë), të Shqipërisë së Mesme (qyteza e Lleshanit), të Shqipërisë juglindore (Tren, Ventrok, Trajan, Bilisht, Bellovodë, Lumalas, Hollm, Gjonomadh, Bllacë, Drenovë etj), të Shqipërisë jugperëndimore (Badhër, Karos, Kalivo, Kukum, Kepi i Stillos etj ku janë kryer gërmime arkeologjike si dhe kalaja e Pirgut, kalaja e Gjipesë, ajo e Gjinovlashit, e Borshit, e Gashnjarit etj). 

Vendbanimet e fortifikuara të periudhës së vonë të Bronzit, janë vendosur gati gjithmonë në maja kodrinash strategjike, pranë rrugëve natyrore dhe luginave që përshkojnë territorin tonë, zakonisht në vende të larta që dominojnë mbi fusha pjellore apo kullota të mira. Ata janë ndërtuar mbi kodra me formacione shkëmbore, ku sigurohej guri në vend dhe me mbrojtje të mirë natyrore.

Ngritja e këtyre fortifikimeve gjatë Bronzit të Vonë, përveç zhvillimeve të brendshme ekonomike e sociale në gjirin e bashkësisë fisnore ilire, e cila po shkonte drejt thurjes së marrëdhënieve fisnore, duket se është edhe reflektim i popullsisë vendase për mbrojtje ndaj rrezikut në rritje të dyndjeve egjeane të fazës fundore të kësaj periudhe. Në periudhën e hekurit, diferencimi shoqëror dhe luftërat ndërfisnore të kësaj periudhe bëhet një fenomen i zakonshëm dhe qendrat e fortifikuara të kësaj periudhe një faktor i domosdoshëm mbrojtës. Prandaj nuk është e rastit pse në këtë periudhë kemi një intensifikim të fortifikimeve dhe një përparim të teknikës së ndërtimit të tyre. Vendbanimet e fortifikuara pasqyrojnë jo vetëm nivelin e zhvillimit të forcave prodhuese, por edhe konceptin ndërtimor dhe veçoritë teknike e stilistike të fortifikimeve të kohës. Në zhvillimin e tyre të kushtëzuar nga një kompleks faktorësh ekonomik, historik, topografik e ushtarak mund të ndiqet evolucioni i tyre i brendshëm drejt fuqizimit të sistemit mbrojtës.

Fortifikimet prehistorike janë të përqendruara në rajonet më strategjike të vendit, ku formojnë sisteme të organizuara fortifikuese. Sot në Shqipëri, mund të përvijohen 5 zona kryesore, ku janë përqendruar vendbanimet e fortifikuara:

  • Zona e Shqipërisë veriperëndimore (pellgu i Shkodrës)
  • Zona e Shqipërisë Lindore (lugina e Drinit të Zi)
  • Zona Qendrore (lugina e Shkumbinit)
  • Zona Juglindore (pellgu i Korçës)
  • Zona Jugperëndimore (bregdeti jonian).

Në zonën përreth Ultësirës shkodrane janë fiksuar këto vendbanime të fortifikuara: Gajtani, Marsheja, Mokseti, Ganjolla, Samobori, Drishti, Beltoja, Akrolisi. 

Në zonën e Shqipërisë lindore, si fortifikime të këtij tipi janë: qyteza e Krajkës dhe e Sofraçanit, Skudrinës dhe e Koxhaxhikut(Dibër e Madhe), Peshkopisë, Selishtës, Lurës etj.

Në zonën e Shqipërisë Qëndrore përmendim: fortifikimet eOrenjës, Zdranshit, Lleshanit, fortifikimit të Shkëmbit të qytetit, Drogostunjës, Qukësit, Valshit, Bodinit, Tervolit etj.

Në zonën e Shqipërisë Juglindore përmendim fortifikimet e Trenit, Ventrokut, Trajanit, Shuecit, Bilishtit, Bellovodës, Podgories, Lumalasit, Gjonomadhit, Bllacës, Hollmit, muri i Zvezdës etj.

Në zonën e Shqipërisë Jugperëndimore përmendim: fortifikimet e Badhrës,  Karosit, Kukumit, Kalivosë etj. Gjithashtu në zonën e bregut jonian gjenden edhe vendbanimet e fortifikuara të Gjipesë, Gjinvlashit, Pirgut, Borshit, Gashnjarit etj.

Gërmimet sistematike që janë kryer në disa nga këto vendbanime, si dhe një tok të dhënash me vlerë që janë fituar nga një varg ekspeditash informative të kryera në një pjesë të mirë të territorit tonë, kanë bërë të mundur që të njihet sistemi i fortifikimit të këtyre vendbanimeve e të ndiqet deri diku edhe një farë evolucioni në zhvillimin e tyre. Shembulli më i mirë dhe më i studiuar i vendbanimeve të fortifikuara është qyteza e Gajtanit, në afërsi të Shkodrës, prandaj është bërë zakon që këto vendbanime të quhen të tipit Gajtan. Kufijtë e vendbanimit përcaktohen nga muret e rrethimit, të cilat ndjekin linjën e terrenit, prandaj dhe format planimetrike të tyre nuk janë gjithnjë të njëjta. 

Tipar dallues i ndërtimeve mbrojtëse të kësaj periudhe janë muret e ndërtuara me gurë mesatar e të mëdhenj, pa fasadë të rregullt dhe me lartësi të ulët. Në shumicën e tyre muri formohet nga dy këmishat anësore të ndërtuar me gurë të mëdhenj e mesatar të papunuar, me boshllëqe të konsiderueshme midis tyre, dhe bërthama e murit midis tyre, që mbushej me gurë të vegjël.  

Në këtë sistem të hershëm fortifikimi mungojnë kullat dhe në përgjithësi kthesat me kënde të drejta të mureve për të siguruar një mbrojtje anësore. Hyrjet janë të thjeshta, të formuara nga ndërprerja e murit rrethues. I vetmi kujdes për ruajtjen e tyre është vendosja e tyre në vende me mbrojtje natyrore, ose në shumë raste rruga për në hyrje kalon bri murit rrethues duke qenë kështu nën kontrollin e mbrojtësve. Lartësia e ruajtur e këtyre mureve përgjithësisht është e vogël, gjerësia rreth 2.50 – 3.00m, dhe duket se lartësia fillestarenuk a qenë e madhe. Sipërfaqja e rrethuar e këtyre fortifikimeve është e ndryshme dhe lëviz nga 1 – 2 ha, ndërkohë që ka edhe fortifikime më të më të mëdha si Gajtani 4 – 5ha. Zgjerimet e mëvonshme kanë bërë që brenda mureve rrethuese të përfshihej një sipërfaqe më e madhe, siç është rasti i kalasë së Trajanit(Korçë), që arrin deri në 22 ha. Në këto raste vendbanimet paraqiten me 2 – 3 unaza rrethuese. Më poshtë po paraqesim disa nga format më të zakonshme të këtyre fortifikimeve:

Format më të thjeshta të tyre janë ato kur muri mbrojtës rrethon vetëm pjesën më pak të mbrojtur të kodrës. I tillë është fortifikimi pranë shpellës së Trenit(Korçë) ku murri arin gjatësinë 90m, gjerësinë 3.50 m, është ndërtuar mbi një kodër me lartësi 6-8m mbi nivelin e fushës. I njëjti sistem fortifikimi, por me lartësi më të madhe është krahina të tjera të Shqipërisë siç janë kalaja e Ganjollës(Shkodër), kalaja e Lleshanit(Elbasan), kalaja e Karosit(Qeparo) etj.

Një nga format mbizotëruese të fortifikimeve është ajo me planimetri ovale. Shembulli më tipik është kalaja e Bilishtit, muri mbrojtës i të cilës me planimetri eliptike, rrethon pjesën më të lartë të kodrës së saj. Forma të ngjashme planimetrike paraqesin kalaja e Kakaçit dhe ajo e Gjonomadhit(Korçë), kalaja e Hollmit(Kolonjë) etj.

Në disa raste, pjesa më e mbrojtur e platformës së kodrës së rrethuar me mure, ndahej nga një mur tërthor, që krijonte një farë “akropoli”, që shërbente si vendstrehim i fundit, siç ndodh në kalanë e Bellovodës. Në kalanë e Podgories “akropoli” ndodhet në skajin më të mbrojtur nga natyra të platformës dhe formon një rrethim të pavarur.

Një zgjidhje tjetër planimetrike e fortifikimeve me akropol është ajo kur muret rrethuese formojnë rrathë koncentrikë.Rrethi i parë zë majën e kodrës, ndërsa tjetri më i madh shpatet e saj. Shembuj të këtij tipi janë kalaja e Hadërajt(Vlorë), kalaja e Luarasit(Korçë), kalaja e Bllacës(Pogradec) etj.

Ka edhe fortifikime të ndërtuara në shpatin e një kodre dhe kjo ndodh kur njëra faqe e kodrës bie me pjerrësi të butë dhe krijon shpesh tarraca të përshtatshme për banim, ndërsa anët tjera i besohen mbrojtjes natyrore. Këto fortifikime zakonisht kanë dy a më shumë rrethime. Muret krijojnë gjysmërrathë që pasojnë njeri tjetrin. Këtu përfshihen kalaja e Drishtit(Shkodër) ku ka dy mure rrethuese, prej të cilëve, muri i parë zë majën e kodrës, ndërsa muri tjetër linjën e kontureve të shpatit. Në kalanë e Karosit(Qeparo)fortifikimi përbëhet nga 3 harqe muresh në anën lindore, që komunikojnë me hyrje të thjeshta. 

Kalaja e Trajanit paraqet tipin më të ndërlikuar me shumë rrethime. Fortifikimi me perimetër 3km përfshin brenda mureve 22 ha. Në rast rreziku këtu mund të strehohej e gjithë popullsia e zonës përreth. Kjo është një nga vendbanimet e fortifikuara prehistorike më të mëdha të territorit të Ilirisë. Ajo ngrihet mbi një kodër 400 m të lartë. Faqet e kodrës kanë një pjerrësi të madhe me përjashtim të anës jugperëndimore, ku hapet një tarracë e gjerë natyrore e përshtatshme për banim. 

Në literaturën tonë arkeologjike janë bërë disa herë përpjekje për një klasifikim tipologjik e deri diku edhe kronologjik të vendbanimeve të fortifikuara ilire të periudhës pre e protohistorike të territorit të Shqipërisë.Meqenëse studimet janë nisur nga kritere të ndryshme, edhe përfundimet e arritura ndryshojnë midis tyre. Një vështirësi në lëtë drejtim paraqet edhe fakti se në pjesën më të madhe të këtyre vendbanimeve nuk janë kryer gërmime sistematike gjë që do të mundësonte përcaktimin kohor më të saktë të tyre. 

M. Korkuti, duke patur parasysh të gjithë vendbanimet e fortifikuara ilire të periudhës së hershme të hekurit në territorin e Shqipërisë, duke u nisur nga pozicioni i këtyre vendbanimeve, madhësia e sipërfaqes dhe lloji i fortifikimit, dallon dy faza evolutive në ngritjen e vendbanimeve të fortifikuara, faza Tren dhe faza Gajtan.

S. Islami mendon se këto karakteristike, edhe pse në ndonjë rast mund të jenë të vlefshme, nuk janë të mjaftueshme për një diferencim kronologjik të fazave të përmendura.  Ai mendon se vendbanimet e tipit Gajtan “kanë qenë qendra të fiseve të ndryshme, por akoma jo qytete”

Më vonë, M. Korkuti i është rikthyer këtij problemi, duke gjurmuar dhe studiuar vendbanimet e fortifikuara të Shqipërisë jugperëndimore, ku ka bërë edhe gërmime arkeologjike në kalanë e Badhrës. Pas këtyre gërmimeve ai veçon tri faza zhvillimi të vendbanimeve të fortifikuara në këtë pjesë të Shqipërisë, që përfshijnë kohën nga bronzi i vonë (1500 p.e.s) deri në shek. VI p.e.s, të emërtuara: 

  • Faza Badhër
  • Faza Karros
  • Faza Kalivo

Meqenëse këto faza njihen qoftë edhe të shkëputura edhe në krahina tjera të Shqipërisë, M. Korkuti këtë klasifikim e ka shtrirë për të gjithë territorin e vendit, duke i shtuar klasifikimit të tij të mëparshëm prej dy fazash edhe një fazë të tretë, si më poshtë:

  • Faza Tren(Badhër) i përket periudhës së vonë të bronzit dhe fillimit të asaj të hershme të hekurit(shek. XII-IX pes)
  • Faza Gajtan(Karos) tipike për fazën e zhvilluar të periudhës së hershme të hekurit(Shek. VIII-VII pes)
  • Faza Kalivo ose protourbane, tipike për fazën e vonë të periudhës së hershme të hekurit(shek. VI-V pes).

N. Ceka, duke u marrë me problemin e vendbanimeve të fortifikuara të periudhës së hekurit, dallon dy tipe vendbanimesh :

  • Vendbanime të tipit Trajan-Gajtan, ose preurbane
  • Vendbanime të tipit Kalivo ose protourbane.

K. Zhegu duke u nisur nga kriteri i teknikës së ndërtimit të mureve rrethuese, dallon dy faza në zhvillimin e vendbanimeve të fortifikuara:

  • Faza I më e hershme përfshin vendbanimet e rrethuara me gurë të papunuar të lidhur në të thatë, që ai e emërton”mur i thatë me gurë të papunuar”.
  • Faza II më e vonë dallohet nga përdorimi i gurëve të punuar me çekan në faqen mbështetëse dhe në ato anësore, që ai e quan” mur i thatë me gurë të punuar me çekiç”.

Funksioni i këtyre vendbanimeve është i dyfishtë. Ata kanë shërbyer si vendbanime për një pjesë të banorëve të fisit, kryesisht për aristokracinë fisnore dhe si vendstrehime në raste rreziqesh për të gjithë banorët e zonës. Këto lloj vendbanimesh janë të organizuara në bazë të lidhjeve të gjakut dhe shërbejnë si vendbanime për formacione të ngushta fisnore. Në rastet kur disa prej tyre janë të grupuar në një sistem të vetëm fortifikimi të një zone të caktuar, siç janë vendbanimet rreth Shkodrës, Elbasanit apo Korçës, ato i përgjigjen më mirë organizimit fisnor federativ.

Në fazën II dhe III të periudhës së hershme të hekurit një pjesë e këtyre vendbanimeve kthehen në qendra të prodhimit zejtar dhe fitojnë tipare të reja, që i bëjnë ato të qëndrojnë më afër një qendre urbane se sa një vendbanimi prehistorik, prandaj me të drejtë janë quajtur qendra protourbane.

S. Islami, F. Prendi dhe M. Korkuti kanë shprehur mendimin se vendbanimet e fortifikuara të tipit Gajtan janë vendet ku zhvilloheshin proceset ekonomiko-shoqërore që përgatisnin lindjen e qytetit dhe se ato në një etapë të caktuar të zhvillimit historik shërbyen si baza kryesore e procesit të urbanizimit të vendit. Më qartë se kudo ky fenomen duket në Lis dhe Zgërdhesh, ku ruhen gjurmët e fortifikimeve të banimeve paraqytetare, dhe ku të dhënat stratigrafike dhe tipologjike të mureve dëshmojnë për një vazhdimësi të pandërprerë nga vendbanimi i tipit protourban në atë urban.

Sipas N. Ceka, “mendimi arkeologjik shqiptar bashkohet me pikëpamjen se ishte pikërisht ky tip vendbanimi (vendbanimi i fortifikuar) ku u zhvilluan proceset ekonomiko-shoqërore që  përgatitën klushtet për zhvillimin e jetës qytetare në Iliri”.

Duke u marrëme këtë problem, N. Ceka ka tërhequr vëmendjen mbi ekzistencën e fazës protourbane dhe të qendrave protoqytetare, “ku u vendosën elementët shoqëror të shkëputur nga rendi fisnor, të lidhur me ekonomin  e prodhimit dhe të shkëmbimit të mallrave”. Ai ka sqaruar gjithashtu se “ky proces zhvillohet njëkohësisht si në vendbanimet e fortifikuara ashtu edhe në ato të hapura, që përmbanin premisat për formimin paralel të qytetit dhe të fshatit antik”.

Fortifikimet me mure guri njihen edhe në krahinat qendrore e veriore të Ilirisë. Rrafshnalta e Glasinacit në Bosnje, përveçse ka një mbrojtje të fuqishme natyrore, rrethohet edhe nga një zinxhir fortifikimesh dhe vendbanimesh të fortifikuara, që zënë pikat dominuese, mbyllin vendkalimet dhe grykat e luginave. Deri tani në Glasinac njihen 47 vendbanime të fortifikuara prehistorike. Në pllajën e Durmos(Bosnje) në territorin e banuar nga fisi ilir i dalmatëve, janë konstatuar 37 vendbanime të tilla të fortifikuara.

Vendbanimet e fortifikuara i gjejmë të vendosur në njëmjedis të pasur me toka buke e kullota, që formonin bazën e ekonomisë së tyre. Në disa raste, siç tregojnë të dhënat arkeologjike, në to zhvillohej edhe një veprimtari e kufizuar zejtare. Rreth tyre gjendeshin vendbanimet e hapura fshatare, me të cilat formonin së bashku njësi të caktuara ekonomiko – shoqërore.  

Filed Under: Politike

ISH-PRESIDENTI I SHTETEVE TË BASHKUARA XHIMI KARTER MBUSHI 100-VJET – I PARI PRESIDENT I AMERIKËS QË KA VIZITUAR SHQIPËRINË POST-KOMUNISTE NË SHTATOR, 1993

October 3, 2024 by s p

Lidhjet e tij me Shqipërinë dhe Kosovën

Nga Frank Shkreli

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated

Me 1 Tetor, 2024, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Jimmy Carter festoi 100-vjetorin e lindjes, duke u bërë këlshtu ish-presidenti i parë i këtij vendi që arrinë këtë moshë.  Zoti Carter ka shërbyer si Presidenti i 39 i Shteteve të Bashkuara — nga vitit 1977-1981 – fitues i Çmimit Nobel për Paqë në vitin 2002, me motivacionin, “Për përpjekjet e tija të palodhura, prej dekadash, për gjetjen e zgjidhjeve paqësore ndaj konflikteve ndërkombëtare, për avancimin e demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, si dhe për promovimin e zhvillimeve ekonomike dhe shoqërore”, në botë. 

Në 100-vjetorin e lindjes, Presidenti Carter mori urime nga personalitete nga mbarë bota si dhe, natyrisht, edhe nga Shtetet e Bashkuara. Një ndër ta, Presidenti aktual i këtij vendi, Joe Biden, mik i vjetër i sh-Presidentit Carter, shprehi me këtë rast, admirimin e tij për arrijet dhe për karakterin e 100-vjeçarit Jimmy Carter.  Duke i uruar atij 100-vjetorin e lindjes, Zoti Biden e cilësoi Z. Carter, “një forcë morale e kombit tonë dhe botës.”  Duke venë në dukje mbështetjen e tij, qysh heret, si një senator i ri në kohën ku Carter ishte president i këtij vendi, Joe Biden theksoi në mesazhin e tij, se kjo ishte pikërisht, arsyeja që ai e kishte mbështetur atë gjatë mandatit të tij dhe më vonë. Sepse, “Ju jeni një zë prej guximtari, bindjeje, dhembëshurie , por mbi të gjitha mik i dashur i imi dhe I familjes time…Vizioni juaj shpresëdhenës për vendin tonë, angazhiami juaj për një botë më të mirë dhe besimi juaj i patundur në mirësinë njerëzore, vazhdojnë të jenë një dritë udhëzuese, për gjithë ne”, është shprehur Presidenti Biden në mesazhin e tij, drejtuar ish-Presidentit Carter me rastin e 100-vjetorit të lindjes.Top of Form

Në fushatën e tij për president në vitin 1977, Jimmy Carter ka premtuar ndryshime të mëdha në bërjen e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara. Ishte koha e komunizmit, kulmi i Luftës së Ftohtë dhe qëllimi i tij ishte një moral i ri të jetë pjesë e zhvillimit të diplomacisë amerikane, në nivel ndërkombëtar — me një përqendrim të theksuar për mbrojtjen dhe promovimin e të Drejtave të Njeriut, anë e mbanë botës.

Lidhjet e tij me Shqipërinë dhe me shqiptarët nuk kanë qenë, ndoshta aq aktive gjatë mandatit tët tij, për shkak të faktit se Shtetet e Bashkuara nuk kishin marrëdhënje diplomatike me regjimin komunist të Enver Hoxhës.  Pasardhësit e tij në Shtëpinë e Bardhë, siç dihet, u angazhuan më vonë, në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut për shqiptarët kudo në trojet e tyre në Ballkanin Perëndimor – përfshir ndërhyrjen ushtarake të NATO-s – që përfundoi në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.  Por, edhe Jimmy Carter – siç ka ndodhur me disa paraardhës të tij dhe sidomos me pasardhës të tjerë të tij, në Shtëpinë e Bardhë gjatë dekadave — ka lenë gjurmët e tija në historinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Shqipërinë, por edhe me Kosovën.  Për vet faktin se ish-Presidenti Carter ishte i pari president i Amerikës – ndonëse jo në detyrë — që ka vizituar Shqipërinë.  Ka qenë shtatori i vitit 1993 kur Jimmy Carter ka vizituar për ditë Shqipërinë. S’do mend se subjekti kryesor i bisedimeve të ish-presidentit amerikan me udhëheqsit më të lartë të Shqipërisë së asaj kohe – Presidentin Sali Berisha dhe Kryeministrin Aleksandër Meksi – ishte Kosova dhe konflikti i atëhershëm në ish-Jugosllavi – pjesë e të cilës ishte edhe Kosova në atë kohë.  Sipas një raporti të kohës, nga agjencia e lajmeve United Press International, (UPI) në një konferencë të përbashkët me ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, Presidenti Carter ishte shprehur se ishte e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar të “Demontronte forcën dhe të përdorte të gjitha masat e mundshme për të mënjanuar dhunën.”  Sipas agjencisë së lajmeve UPI, ish-presidenti Carter është shprehur se, “Washingtoni do të ishte kundër çdo agresioni ndaj popullitzbatimin e të tdrejtave të njeriut anë e mbanë botës – do të Kosovës”.  Me atë rast, Jimmy Carter ka premtuar se Fondacioni Carter – një ent ky që mbikqyr zbatimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën, do të mbikqyrte situatën në Kosovë. 

Sipas agjencisë së lajmeve UPI, ish-presidenti Carter ka thënë, me atë rast, se Fondacioni i tij, së bashku me Presidentin Ibrahim Rugova, kishin analizuar gjëndjen e rëndë në Kosovë. Gjatë asaj vizite, Jimmy Carter, si presidenti i parë që vizitonte Shqipërinë – është takuar me zyrtarët e lartë të shtetit e të qeverisë dhe me disa anëtarë të opozitës.  Natyrisht se, Jimmy Carter u interesua për gjëndjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri dhe kritikoi ashpër monopolin e qeverisë mbi radion e televizionin në vend.

Një lidhje tjetër e ish-presidentit Carter me Shqipërinë dhe shqiptarët, sidomos me komunitetin shqiptaro-amerikan ishte edhe avokati shqiptaro-amerikan i njohur, i ndjeri Bardhyl Tirana, familja e të cilit ishte vendosur në Shtetet e Bashkuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe i cili në vitin 1976 ka shërbyer si bashkëkryetar i ceremonisë së inaugurimit të ish-presidentit Jimmy Carter.  Në administratën e Presidentit Carter, Bardhyl Tirana ishte Drejtor i Mbrojtjes Civile në Departamentin e Mbrojtjes, që me rekomandimin e tij sot është një agjenci federale më vete: Agjencia Federale për Menaxhimin e Emergjencave, FEMA, rekomandim dhe sot trashëgimi e shqiptaro-amerikanit, Bardhyl Tiranës.  Falë bashkpunimit dhe përvojës së tij politike gjatë shërbimit të tij në administratën e Jimmy Carter, Bardhyl Tirana i përdori shumë bukur lidhjet e tija me ish-Presidentin Carter ndërsa gjatë viteve më vonë ai u angazhua për çështje që kishin lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën dhe kontriboi në një numër organizatash të komunitetit shqiptaro-amerikan ndër të cilat edhe Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan (NAAC) për të cilin ofroi rregullisht falas shërbimet e tij ligjore. Më kujtohet kur isha drejtor i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan Bardhyl Tirana më telefonnte shpesh duke pyetur për nevojat tona dhe duke ofruar ndihmë të llojllojshme, në atë kohë.  

Angazhimi i tij me komunitetin shqiptaro-amerikan dhe komunikimet e mia me Bardhyl Tiranën, zhvilloheshin, më dukej mua, në frymën e politikës së ish-bosit të tij dhe të fjalëve të Presidentit Jimmy Carter: “Pasi ne jemi të lirë, nuk mund të jemi kurrë indiferent ndaj fatit të lirisë kudo tjetër në botë. Sensi ynë moral na detyron qart që të preferojmë ato shoqëri të cilat ndajnë me ne respektin e palëkundshëm për të drejtat indivuale të njeriut.”  Thirrja e ish-presidentit Jimmy Carter pothuaj 50-vjet më parë për zbatimin e një strategjie në mbrojtje të drejtave të njeriut, anë e mbanë botës, është bërë tanimë gur-themeli i politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara — trashëgimi e ish-Presidentit Jimmy Carter që kujtohet edhe sot me respekt në 100-vjetorin e lindjes së tij.

Frank Shkreli

Ish-Presidenti Carter duke folur në Asamblenë e Përgjithëshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me 4 shtator, 1977 – Kritikat e tija ndaj shkeljes së të drejtave të njeriut në vende të ndryshme të botës, shënoi një ndryshim strategjik në politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara. (Jimmy Carter Library)

A collage of people standing next to a plane

Description automatically generated

Jimmy Carter dhe Bardhyl Tirana – “Njeriu i Carter-it”, që reformoi Mbrojtjen Civile të Shteteve të Bashkuara

Jimmy Carter Turns 100, The First Former President To Do So

                Presidenti Jimmy Carter në 100-vjetorin e lindjes, (1Tetor, 1924)

Filed Under: Politike

TË ECËSH BASHKË ME THIRRRJEN “KUJDESU PËR SHQIPËRINË…ORGANIZATA “CARE FOR ALBANIA”

October 2, 2024 by s p

C:\Users\User\Downloads\IMG_0918.jpg

Dr. Sonila Sejdaras

Veprimtaria e radhës e organizatës shqiptaro-amerikane “Care for Albania” (Kujdesu për Shqipërinë), ishte këto ditë në Chicago, ku ka dhe qendrën. 

Siç është bërë me dije, kjo organizatë jofitimprurëse, me themeluese dhe Presidente Doktoreshë Sonila Sejdaras, i përkushtohet përmirësimit të vazhdueshëm të mirëqenies së shëndetit, në veçanti atij mendor dhe emocional të komunitetit. 

Serioziteti dhe arritjet reale të “Care for Albania” janë të përqendruara te mbështetja ndaj shqiptaro-amrikanëve  në SHBA, por dhe te ndihmat në Shqipëri, aty ku shohin dhe nevojën më të madhe. 

Veprimatri më e fundit titullohej: “Ecja vjetore kundër kancerit” Një grup i madh shqiptaro-amerikanësh, të reja dhe te rinj, edhe fëmijë, të veshur me bluza të kuqe, me flamuj kombëtare e banderola, ecën në qytetin e madh të Chicago-s, ndanë liqenit dhe bulevardit dhe qëllimi ishte ashtu siç e tha në fjalën e saj dhe Presidentja e Organizatës. 

MBËSHETJE ATYRE ME KANCER

– Nga Dr. Sonila Sejdaras –

Ecja jonë vjetore për kancerin është një ngjarje jetike që ne e kemi organizuar për të dytin vit radhazi. Kjo shëtitje synon të mbështesë pacientët me kancer, të mbijetuarit dhe familjet e tyre, duke rritur ndërgjegjësimin për ndikimin e kësaj sëmundje tek individët dhe të dashurit e tyre.

Qëllimet e ngjarjes:

– Rritja e ndërgjegjësimit: Ne përpiqemi të edukojmë komunitetin tonë për rëndësinë e shqyrtimit të hershëm dhe të bisedave të hapura rreth kancerit dhe efekteve të tij.

– Mbështetja e shëndetit mendor: Duke ditur se 99% e pacientëve me kancer përjetojnë një formë të problemit të shëndetit mendor gjatë ose pas diagnozës së tyre, ne theksojmë nevojën për mbështetje të shëndetit mendor. Stigma që rrethon sëmundjen mendore shpesh i pengon individët të kërkojnë ndihmën që u nevojitet, dhe ne synojmë ta ndryshojmë atë narrativë.

– Solidariteti në Komunitet: 

 Ne besojmë se askush nuk duhet të përballet i vetëm me sfidat e një diagnoze të kancerit. Duke nxitur një komunitet mbështetës, ne mund të thyejmë ciklin e izolimit dhe druajtjes, duke i inkurajuar individët të kërkojnë ndihmë dhe të shërohen së bashku.

Bashkohuni me ne:

Së bashku, ne mund të krijojmë një të ardhme më të shëndetshme për komunitetin tonë dhe brezin e ardhshëm. Le të punojmë krah për krah për të thyer barrierat, për të mbështetur njëri-tjetrin dhe për të siguruar që të gjithë të kenë akses në burimet e shëndetit mendor që meritojnë. Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një lëvizjeje për të ngritur komunitetin tonë dhe për të promovuar shërimin. 

Na kontaktoni, ju lutem, nëpërmjet faqes tonë të internetit ose drejtpërdrejt. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim! 

Fjala në anglisht:

Care for Albania: Empowering Our Community Through Awareness and Support.

About Us:

Care for Albania is a nonprofit organization based in Chicago, dedicated to enhancing the mental and emotional wellbeing of the Albanian-American community. We focus on three key pillars:

1. Raising Awareness: We organize various events throughout the year to educate the Albanian-American community about mental wellbeing and the importance of seeking help.

2. Supporting Institutions in Albania: We provide assistance to orphanages, nursing homes, and programs for children with disabilities in Albania, ensuring that vulnerable populations receive the care they need.

3. Mental Health Services: We offer both direct and indirect mental health support to Albanian-Americans in the U.S. and beyond, addressing the unique challenges faced by our community.

Annual Cancer Walk:

Our annual Cancer Walk is a vital event that we have hosted for the second consecutive year. This walk aims to support cancer patients, survivors, and their families, raising awareness about the impact of this disease on individuals and their loved ones.

Goals of the Event:

– Increase Awareness: We strive to educate our community on the importance of early screening and open conversations about cancer and its effects.

– Mental Health Support: Recognizing that 99% of cancer patients experience some form of mental health issue during or after their diagnosis, we emphasize the need for mental health support. The stigma surrounding mental illness often prevents individuals from seeking the help they need, and we aim to change that narrative.

– Community Solidarity: We believe that no one should face the challenges of a cancer diagnosis alone. By fostering a supportive community, we can break the cycle of isolation and shame, encouraging individuals to seek help and heal together.

Join Us:

Together, we can create a healthier future for our community and the next generation. Let’s work hand in hand to break down barriers, support one another, and ensure that everyone has access to the mental health resources they deserve. Join us for the Cancer Walk and be part of a movement to uplift our community and promote healing. 

For more information about our events and initiatives, please visit our website or contact us directly. Together, we can make a difference!

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 651
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • HISTORIA E KRYEVEPRES SË NDOC MARTINIT
  • SI LETRAT BRENDA SHISHEVE…
  • Zëri i gjëmimshëm i Andrea Bocellit, si një thirrje për zgjim shpirtëror
  • SI U HOQ BUTRINTI NGA DUART E PUBLIKUT
  • Të arratisurit nga Shqipëria deri më 31 tetor 1990
  • Nga lufta e Kosovës, në Distriktin 14-të në New York
  • Hieroglifet e mallit…
  • Një ftesë për shqiptarët e Amerikës
  • VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI
  • Si e ka portretizuar Kosova sportin në pullat e saj postare
  • Balluku nuk është rasti, është testi!
  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT