• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Legalistët e Amerikës përkujtuan gjeneral Abas Kupin në 49 vjetorin e ndarjes nga jeta

January 11, 2025 by s p

Sokol Paja/

New York, 11 janar 2025 – Legalistët e Amerikës përkujtuan Gjeneral Abas Kupin në 49 vjetorin e ndarjes nga jeta. Partia “Lëvizja e Legalitetit”- dega e SHBA-së, në bashkëpunim me familjen Kupi, veprimtarë, patriotë shqiptarë në Amerikë, u mblodhën te varri i Gjeneral Abas Kupit, në varrezat Maple Grove Cemetery, në Kew Gardens, Queens New York; për të përkujtuar 49 vjetorin e vdekjes së një prej udhëheqësve më të shquar të nacionalizmit shqiptar dhe veprimtarit të shquar të patriotizmit shqiptar në mërgatën e Amerikës Abas Kupit. Ceremonia e nderimit u udhëhoq nga patrioti i shquar legalist Ndrecë Gjergji i cili theksoi rëndësinë e përkujtimores dhe falënderoi pjesëmarrësit në ceremoninë e nderimit të atdhetarit të shquar Gjeneral Abas Kupi.

Të pranishëm në ceremoninë e nderimit ishin ndër të tjerë z.Ahmet Hoti, nënkryetar i PLL për Amerikën, sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, gazetari i shquar i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj etj. Abas Kupi është ndër figurat më të larta politike e patriotike që nderon kombin shqiptar dhe historinë moderne të shtetit.

Z.Ahmet Hoti, nënkryetar i PLL për Amerikën deklaroi se Abaz Aga është simbol i përjetshëm kundër sllavëve dhe komunistëve. Z. Hoti diskutoi për kontributin e Abas Kupit te Lufta e Koplikut, kontributi në skenën politike të vitit 1924, kthimi i legalitetit në pushtet si kthim i ligjshmërisë, ndërtimi i themeleve moderne të shtetit shqiptar, qëndresa antifashiste e vitit 1939 që i dha mesazh botës që shqiptarët nuk e duan fashizmin, nazizmin e komunizmin. Pas fjalës së patriotit Ndrecë Gjergji u mbajt 1 minutë heshtje në nderim të heronjve të kombit shqiptar dhe patriotit Nderim Kupi ndarë nga jeta vitin e kaluar.

Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj përshëndeti në emër të Federatës Vatra. Ai tha se Abas Kupi ishte një njeri i madh i kombit shqiptar, frymëzues për gjeneratat. Kombi mburret me veprën e Abas Kupit tha Dr. Camaj. Faton Zogejani dhe Bashkim Shehu përshëndetën nga Shoqata Skënderbej. Z. Shehu shprehu vlerësim të lartë për patriotin Abas Kupi dhe apeloi për bashkim kombëtar. Gjekë Gjonlekaj u ndal te figura madhështore e qëndresa trimërore e Abas Kupit dhe apeloi për kthimin e eshtrave të Abas Kupit në Shqipëri dhe organizimin e një konferencë shkencore ndërkombëtare në nder të jubileut 50 vjeçar të largimit nga jeta të Abas Kupit. Editori i Diellit vlerësoi figurën e Abas Kupit dhe garantoi familjen Kupi dhe Legalitetin se Dielli e Vatra do japin kontribut shkencor në organizimin e Konferencës që përkujton jetën dhe veprën e Gjeneral Abas Kupit. Në emër të familjes përshëndeti dhe falënderoi pjesëmarrësit Sokol Kupi. Për nder dhe respekt të Abas Kupit familja Kupi për të gjithë të pranishmit shtroi një drekë përkujtimore në Reef Restaurant & Bar.

Filed Under: Politike

Vota e diasporës

January 11, 2025 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Të nderuar bashkëkombas që jetoni në SHBA! Të nderuar vëllezër dhe motra!

Sot fillon dita e rregjistrimit të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë këtu për zgjedhjet e datës 11 maj 2025. Dita e votimeve është dita në të cilën sejcili prej nesh ka përgjegjësinë e madhe për të votuar për të ardhmen e Shqipërisë gjatë katër viteve të ardhshme. Si asnjëherë tjetër, diaspora në këto votime ka një rol dhe përgjegjësi të jashtëzakonshme për të zgjedhur kandidatet e saj më të mirë.

Krejt ndryshe nga zgjedhjet e kaluara, diaspora ka mundësi që të krijojë kushtet nëpërmjet votimit të kandidatëve të saj më të mirë, që në drejtim të vendit të zgjedhë një forcë politike të përgjegjshme, forcë e cila mbështet profesionistët, njerëzit që nuk kanë vjedhur, njerëzit që duan Kombin, flamurin, familjen, librat duke bashkëpunuar ngushtë me forcën politike e cila kërkon me sinqeritet partneritet dhe jo gallate sa për të kaluar radhën me profesionistët e shumtë që jetojnë dhe punojnë në diasporën Shqiptaro-Amerikane.

Numri shume i madh i Shqipetareve qe jetojne jashte duhet te ndergjegjesohet se forca dhe vota e saj nuk jane per shitje siç ka ndodhur keto 30 vite, por per ndryshimin e e madh qe kerkon koha.

Qe nga dita e sotme personalisht do te angazhohem cdo dite qe te ndergjegjesojme dhjetera mijera Shqiptare qe fillimisht te rregjistrohen dhe me pas te bashkohemi me nje oferte cilesore te maksimalizojme peshen dhe rendesine e votes tone, te cilen askush nuk ka as para aq me teper as moral ta bleje ne Shqiperi.

Se fundi, ju ftoj qe te gjithe se bashku te injorojme me perbuzje plotesisht cdo ‘personalitet humorist’ qe vjen nga politika e vjeter dhe ‘dordolecet’ e politikes se re, te cilet kujtojne se kane zgjuarsi te manipulojne voten e diaspores me programet e tyre qesharake, pa degjuar oferten e tyre per perfaqesuesit e diaspores ne qeverine e ardhshme.

Vota jone ka peshe me shume se asnjehere dhe kete peshe duhet ta shfrytezojme me zgjuarsi, njelloj si orteku ‘Trump’ per te cilen ne menyre te veçante Detroit Diaspora ka nje merite te madhe gje te cilen vete presidenti Trump e ka deklaruar dhe vleresuar ne TV.

Te gjithe ata qe kane FB ta ndajne ne sa me shume shtete kete mesazh, megjithese do vijojme intensivisht gjate javeve ne vazhdim me intervista politike ne TV dhe portalet tona.

Filed Under: Politike

Kongresmeni Keith Self emërohet Kryetar i Nënkomisionit të Punëve të Jashtme për Europën

January 10, 2025 by s p

Washington, D.C., 8 Janar 2025 – Kongresmeni Keith Self, anëtar i respektuar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara, është emëruar Kryetar i Nënkomisionit të Punëve të Jashtme për Europën. AFA shpreh urimet e përzemërta ndaj kongresmenit Self, i cili pasqyron përkushtimin dhe angazhimin e tij për forcimin e marrëdhënieve transatlantike dhe trajtimin e çështjeve kritike gjeopolitike në Europë.

Kongresmeni Self ka qenë dhe mbetet mbështetës i palodhur i komunitetit shqiptaro-amerikan, duke ndihmuar në ndërtimin e lidhjeve të fuqishme ndërmjet Shteteve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Kosovës. Udhëheqja dhe miqësia e tij kanë luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e vlerave të përbashkëta si paqja, demokracia dhe mirëqenia.

Filed Under: Politike

Gjykata Speciale dhe Padrejtësitë ndaj Çlirimtarëve të Kosovës: Delegjitimimi i Pretenduar i Shtetësisë së Kosovës

January 9, 2025 by s p

Prof. Dr. Fejzulla Berisha/

Gjykata e Specializuar për Kosovën, e krijuar pas presioneve ndërkombëtare dhe miratimit nga Kuvendi i Kosovës, ka ngritur shqetësime të thella për njëanshmërinë e saj. Shumë ekspertë e kanë cilësuar atë si një strukturë njëetnike që shkel parimet e drejtësisë së brendshme dhe të drejtës ndërkombëtare. Fokusimi i saj njëanshëm ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke injoruar krimet masive të kryera nga Serbia, është një prej kritikave kryesore. Ja disa aspekte kyçe që kërkojnë vëmendje:

1. Diskriminimi i Drejtësisë dhe Fokusi i Njëanshëm

• Krimet e Forcave Serbe: Gjatë luftës së vitit 1998-1999, forcat serbe kryen krime të rënda ndaj popullatës civile shqiptare, duke përfshirë vrasjen e mbi 13,000 njerëzve, dhunimin e mbi 20,000 femrave dhe zhdukjen e mbi 1,600 personave. Asnjë prej këtyre krimeve nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga gjykatat ndërkombëtare.

• Fokusi vetëm te UÇK-ja: Aktakuzat e Gjykatës së Specializuar janë drejtuar vetëm ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndërsa krimet e forcave serbe mbeten të pandëshkuara. Kjo krijon perceptimin se viktimat shqiptare trajtohen si agresorë, ndërsa agresorët e vërtetë mbeten të paprekur.

2. Shkeljet Kushtetuese dhe Sfidat ndaj Sovranitetit të Kosovës

• Shkelja e Sovranitetit Shtetëror: Krijimi i Gjykatës së Specializuar jashtë sistemit të drejtësisë së Kosovës përbën një ndërhyrje të papranueshme në sovranitetin shtetëror të Kosovës.

• Mospërputhja me Kushtetutën e Kosovës: Kushtetuta e Kosovës garanton barazi para ligjit dhe ndalon çdo formë diskriminimi. Në praktikë, Gjykata vepron në mënyrë diskriminuese, duke trajtuar vetëm shqiptarët si të dyshuar për krime lufte.

3. Raste Konkrete të Padrejtësisë

• Dënimi i Salih Mustafës: Procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës ka ngritur dyshime mbi standardet e drejtësisë, përfshirë përdorimin e provave të dyshimta dhe dëshmitarëve të motivuar politikisht.

• Rasti i Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit: Ish-presidenti dhe ish-kryetari i Kuvendit dhe të tjerët po mbahen në paraburgim për mbi 4 vite pa gjyq, duke u bazuar në dëshmi të mbledhura nga Serbia, një palë me interesa politike kundër Kosovës.

• Injorimi i Masakrave Serbe: Krimet masive si Masakra e Reçakut dhe ajo e Mejës mbeten të pandëshkuara, ndërsa Gjykata përqendrohet te incidente të supozuara të UÇK-së që nuk janë të krahasueshme në përmasë dhe natyrë.

4. Ndikimi i Serbisë dhe Rusisë në Narrativën Ndërkombëtare

• Dëshmi të Manipuluara: Dëshmitë e përdorura nga Gjykata shpesh vijnë nga burime serbe, të cilat janë të motivuara politikisht dhe të ndikuara nga propaganda kundër Kosovës.

• Mbështetja e Rusisë: Rusia, aleate e Serbisë, ka mbështetur përpjekjet për të diskredituar UÇK-në dhe për të relativizuar krimet serbe, duke ndikuar në perceptimin ndërkombëtar ndaj Kosovës.

5. Standardet e Drejtësisë Ndërkombëtare

Drejtësia ndërkombëtare duhet të respektojë parimin e barazisë dhe të shmangë çdo standard të dyfishtë. Gjykata e Specializuar bie ndesh me këto standarde sepse:

• Fokusohet vetëm te një grup etnik: Konflikti i viteve 1998-1999 përfshiu krime nga të dyja palët, dhe drejtësia duhet të trajtojë të gjitha viktimat në mënyrë të barabartë.

• Injoron krimet serbe: Mosndjekja penale e udhëheqësve serbë për krimet masive krijon një padrejtësi të dukshme.

Çfarë Mund të Bëhet?

1. Rritja e Presionit Ndërkombëtar: Kosova duhet të angazhohet më shumë me aleatët si SHBA dhe BE për të siguruar drejtësi të barabartë dhe për të ngritur shqetësimet mbi njëanshmërinë e Gjykatës.

2. Përforcimi i Diplomacisë: Një fushatë e koordinuar diplomatike është e nevojshme për të ndryshuar narrativën ndërkombëtare dhe për të theksuar krimet serbe.

3. Rishikimi i Qëndrimit ndaj Gjykatës: Kuvendi i Kosovës duhet të analizojë dhe diskutojë mënyra për të adresuar ndikimet negative të Gjykatës së Specializuar, përfshirë shkeljet.

Themelimi i Gjykatës Speciale dhe Lidhja me Kushtetutën e Kosovës

1. Gjykata Speciale është themeluar përmes një ndryshimi kushtetues dhe me miratimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Kjo do të thotë se veprimtaria e saj bazohet në Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, por funksionon si një organ me kompetenca të veçanta ndërkombëtare.

2. A mund të ndërhyjë Gjykata Kushtetuese e Kosovës? Gjykata Kushtetuese ka mandat për të vlerësuar kushtetutshmërinë e ligjeve dhe institucioneve, por në rastin e Gjykatës Speciale, situata është më delikate për shkak të autonomisë së saj të veçantë për të vepruar jashtë ndikimit të institucioneve vendore.

3. Rruga e Vetme për Sfidimin e Gjykatës Speciale: Nëse vendimet e Gjykatës Speciale konsiderohen si kundërkushtetuese, ato nuk mund të sfidohen direkt në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Megjithatë, një interpretim i gabuar i Kushtetutës mund të hapë mundësinë e diskutimeve përmes procedurave ndërkombëtare ose ndryshimeve kushtetuese.

4. Sfida në Nivel Ndërkombëtar: Në rast të kundërshtimeve të mëdha, mund të parashtrohen ankesa në forumet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, si Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu, një rishikim i vetë mandatit të Gjykatës Speciale mund të kërkohet nga institucionet e Kosovës përmes bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë.

Gjykata Speciale për Kosovën: Një Mjet i Delegjitimimit të Shtetësisë dhe Luftës për Liri

Gjykata Speciale për Kosovën, e njohur zyrtarisht si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, është themeluar për të gjykuar krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë dhe pas luftës së viteve 1998-1999. Pavarësisht qëllimit të saj të deklaruar për ndjekjen penale të krimeve të rënda, ky institucion është perceptuar nga shumë kosovarë dhe analistë ndërkombëtarë si një mjet që rrezikon të delegjitimojë luftën për liri të Kosovës dhe të dobësojë shtetësinë e saj.

Rol i Serbisë dhe Rusisë në Narrativën Ndërkombëtare

Serbia dhe Rusia kanë luajtur një rol të rëndësishëm në formësimin e narrativës ndërkombëtare për Kosovën. Krijimi i Gjykatës Speciale u mbështet nga raporti i Dick Martyt të vitit 2011, i miratuar nga Këshilli i Evropës, ku akuzat për “trafik organesh” dhe krime të tjera të supozuara shërbyen si bazë për veprim. Ky raport, i mbështetur fuqishëm nga Rusia dhe Serbia, u përdor për të lobuar për përfshirjen e këtyre akuzave në forume ndërkombëtare, pavarësisht mungesës së provave konkrete.

Raporti i Dick Martyt (2011)

Raporti i Dick Martyt akuzonte UÇK-në për krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve. Pavarësisht se një hetim i mëvonshëm i BE-së (2014) nuk gjeti prova për trafik organesh, akuzat vazhdojnë të përdoren si justifikim për ekzistencën e Gjykatës Speciale dhe për të dëmtuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Krimet Serbe dhe Standardet e Dyfishta Juridik

Një nga kritikat kryesore ndaj Gjykatës Speciale është se ajo gjykon vetëm krimet e supozuara të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, ndërkohë që krimet masive të kryera nga regjimi i Sllobodan Millosheviçit janë lënë jashtë juridiksionit të saj. Ky standard i dyfishtë krijon perceptimin se lufta çlirimtare e Kosovës po kriminalizohet.

Aktakuzat Kundër Liderëve të UÇK-së (2020)

Liderët kryesorë të UÇK-së, përfshirë ish-Presidentin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, u arrestuan dhe u transferuan në Hagë me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ndërkohë, asnjë zyrtar i lartë serb nuk është ndjekur penalisht për masakrat masive në Kosovë, si ato të Reçakut, Krushës, Mejes apo Izbicës, të dokumentuara nga institucione ndërkombëtare si OSBE dhe OKB.

Përdorimi Politik i Gjykatës Speciale

Gjykata është perceptuar si një instrument politik i kontrolluar nga faktorë të jashtëm. Serbia dhe Rusia përdorin proceset e Gjykatës për të promovuar qëndrimin e tyre se Kosova nuk është një shtet i pavarur, por një “krahinë separatiste” që mbështetet nga SHBA dhe BE për interesa gjeopolitike.

Retorika e Sergei Lavrov (Ministri i Jashtëm i Rusisë)

Lavrov ka deklaruar vazhdimisht se Gjykata Speciale është një dëshmi që “liderët e Kosovës janë kriminelë lufte,” duke sugjeruar se shteti i Kosovës është produkt i një “projekti të paligjshëm” të Perëndimit.

Dëmi ndaj Shtetësisë së Kosovës dhe Imazhit Ndërkombëtar

Duke ndjekur penalisht liderët historikë të Kosovës dhe duke kriminalizuar luftën e UÇK-së, Gjykata minon jo vetëm figurat individuale, por edhe legjitimitetin e shtetit të Kosovës. Arrestimi i liderëve të njohur ka krijuar vakum institucional dhe ka dobësuar imazhin ndërkombëtar të Kosovës.

Aktakuzat gjatë Procesit të Dialogut Kosovë-Serbi

Disa nga aktakuzat kundër liderëve të Kosovës u ngritën pikërisht kur dialogu Kosovë-Serbi po hynte në faza kritike, duke dobësuar pozitat negociuese të Kosovës. Arrestimi i Hashim Thaçit në nëntor 2020 ndodhi pak para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, kur pritej që një marrëveshje historike të nënshkruhej me ndërmjetësimin amerikan.

Çfarë Mund të Bëjë Kosova për të Kundërshtuar Delegjitimimin?

1. Lobimi Ndërkombëtar: Kosova duhet të angazhohet në një fushatë të fuqishme lobimi në SHBA dhe BE për të nxjerrë në pah padrejtësitë historike dhe juridike që lidhen me Gjykatën Speciale.

2. Dokumentimi dhe Provat Historike: Institucionet kosovare duhet të vazhdojnë të dokumentojnë dhe promovojnë prova të krimeve serbe gjatë luftës për të balancuar narrativën ndërkombëtare.

3. Diplomacia e Koordinuar: Një diplomaci më e koordinuar dhe më e qëndrueshme me shtetet që e njohin pavarësinë e Kosovës mund të zbusë efektet negative të procesit gjyqësor.

4. Komunikimi Publik: Institucionet duhet të komunikojnë më mirë me opinionin publik ndërkombëtar për të shpjeguar të vërtetën e luftës dhe sakrificave të popullit të Kosovës.

Gjykata Speciale për Kosovën është shndërruar nga një mekanizëm drejtësie në një mjet që përdoret nga Serbia dhe Rusia për të delegjitimuar shtetësinë e Kosovës dhe për të kriminalizuar luftën e saj për liri. Kosova duhet të angazhohet fuqishëm në diplomaci, drejtësi ndërkombëtare dhe lobim politik për të mbrojtur të vërtetën historike dhe për të forcuar legjitimitetin e saj ndërkombëtar.

Filed Under: Politike

𝟏𝟒 𝐩𝐢𝐤𝐚𝐭 𝐞 𝐏𝐫𝐞𝐬𝐢𝐝𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭 𝐖𝐨𝐨𝐝𝐫𝐨𝐰 𝐖𝐢𝐥𝐬𝐨𝐧

January 9, 2025 by s p

𝐃𝐫. 𝐁𝐥𝐞𝐝𝐚𝐫 𝐊𝐮𝐫𝐭𝐢/

Në këtë ditë, më 8 janar 1918, Presidenti i 28-të i ShBA, Woodrow Wilson, në një fjalim në Kongresin Amerikan formuloi idetë e tij për të ardhmen e kombeve pas Luftës së Parë Botërore.

Vizioni i tij u përmblodh në atë që njihet si 14 pikat e Wilson-it, të cilat i hapën rrugën krijimit të Ligës së Kombeve e më pas Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 14 pikat e Wilson-it ndikuan në paqen botërore e shërbejnë edhe sot në ruajtjen e paqes në botë dhe marrëdhëniet më të mira e më transparente midis shteteve.

Ndër pikat më kryesore të Wilson-it dallohet Pika 1: Marrëveshjet midis shteteve duhet të jenë të hapura dhe në shërbim të paqes, të arritura përmes transparencës, pas të cilave nuk do të ketë asnjë lloj dakordësimi ndërkombëtar të fshehtë, por diplomacia duhet të vazhdojë gjithmonë haptazi dhe nën vëmendjen publike.

Gjithashtu, Pika 14: Një organizatë e përgjithshme e kombeve duhet të krijohet nën kartat specifike me qëllim që t’u ofrojë garanci reciproke pavarësisë politike dhe integritetit territorial për shtetet e mëdha ashtu edhe për ato të vogla.

Kjo pikë, sikurse edhe të tjerat çuan në OKB-në që kemi sot.

Gjatë Konferencës së Paqes në Paris, 1919, Presidenti Wilson pati ndikim të jashtëzakonshëm e vendimtar në ruajtjen e sovranitetit të Shqipërisë. Ndaj ai do kujtohet gjithmonë si miku i madh i Shqipërisë, të cilin Fan Noli e vlerësoi si “një emër që ka fituar mirënjohjen e gjithë zemrave shqiptare,” ndërsa Faik Konica cilësoi se “Gjithë shqiptarët duhet t’i ngrenë Presidentit Wilson një monument të pavdekshëm në zemrat e tyre.”

“Më thuaj çfarë është e drejtë dhe unë do të luftoj për të,” tha Wilson. Dhe kjo mbetet një thirrje për çdo shtetar, drejtues apo edhe individ të thjeshtë në çdo kohë e në çdo vend.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 667
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 50-VJET SHQIPËRIA PRITI!
  • Gjon Buzuku, nga cikli “Humanistë të hershëm shqiptarë shek XV-XVIII”
  • DIELLEZIM VLERASH PATRIOTIKE NE KUJTIM TE FAMILJES JASHARI NE FIRENCE ITALI
  • Zef Kolombi, mjeshtri i penelit dhe ngjyrave, një dritë e pashuar e artit shqiptar
  • ARSIMI NË GJUHËN LATINE NË TROJET SHQIPTARE
  • Through “Thinking of You”…
  • “Brenga” e autorit Dr. Pashko R. Camaj promovohet 15 mars 2026 te Kisha “Zoja e Shkodrës”
  • Nga fryma e 1981-shit te vizioni i së ardhmes
  • Zgjidhja më e keqe, fshehja e historisë
  • Rrjolli, një provë për pronën, turizmin dhe shtetin shqiptar
  • Fejton: Lavdia e Hajdutit Tonë
  • TOLERANCA FETARE VLERË AUTENTIKE E SHQIPTARËVE
  • 115-VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • U festua me madhështi Dita e Mësuesit dhe e Gruas nga “Alba Life” – Ambasador i Kombit
  • Klubi “Flas Shqip” dhe Vatra Miami festuan 7 Marsin dhe 8 Marsin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT