• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VATRA PRITI DEPUTETËT E PARTISË DEMOKRATIKE GAZMEND BARDHI, JORIDA TABAKU DHE BLEDJON NALLBATI

February 10, 2025 by s p

Sokol Paja/

New York, 8 Shkurt 2025 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra priti në një vizitë patriotike deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Gazmend Bardhi nënkryetar i PD, dhe deputetët zonja Jorida Tabaku e z. Bledjon Nallbati. Sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj në fjalën e mirëseardhjes theksoi punën institucionale të Vatrës në dobi të çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës, partneritetin e vazhdueshëm të Federatës Vatra me institucionet shtetërore amerikane dhe punën voluminoze për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dr. Camaj uroj suksese dhe mbarësi për deputetët e opozitës dhe ngulmoi se zgjedhjet demokratike janë themel i një shoqërie të zhvilluar dhe të një demokracie të qëndrueshme. Dr. Camaj theksoi gjithashtu se vota është forca dhe fuqia e qytetarëve shqiptarë, ndaj pjesëmarrja në votime e diasporës është përgjegjshmëri e lartë qytetare. Vatra qëndron mbi partitë politike dhe mbështet interesin kombëtar e përparimin e Shqipërisë demokratike dhe euroatlantike, theksoi sekretari i Vatrës Dr. Camaj. Deputetja Jorida Tabaku i shprehu mirënjohje Vatrës për mikpritjen. Ajo theksoi se Vatra ka qenë bazë e shembull shqiptarie. Respekte maksimale për patriotët që kanë shërbyer te Vatra. Jemi të impresionuar tha zonja Tabaku nga puna e shqiptarëve për ruajtjen e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Në mërgatë na bashkon shqiptaria, tha ndër të tjera deputetja Jorida Tabaku. Nënkryetari i Partisë Demokratike z.Gazmend Bardhi deklaroi se: “Jemi këtu për të ngritur zërin tuaj sidomos për të mbështetur shkollat shqipe dhe punën e mësuesve për të ruajtur gjuhën e kulturën kombëtare në diasporë”. Gjatë takimit diskutuan aktivistët e komunitetit shqiptar në New York z.Luigj Rakaj, z.Mehdi Hoxha dhe zonja Firzileta Gjika rreth situatës politike në Shqipëri, procesin e regjistrimit të diasporës dhe kauza të ndryshme kombëtare që shqetësojnë shqiptarët në Shqipëri dhe diasporë.

Filed Under: Politike

Presidentja Osmani në takim me kongresmenë amerikanë diskutoi për sigurinë, investimet dhe partneritetin strategjik

February 8, 2025 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Washington D.C, takoi Kongresistin Brian Mast, Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme, Kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe Kongresistin Mike Lawler.

Në qendër të diskutimeve ishte forcimi i partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në sigurinë, investimet dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë takimit me Kongresistin Brian Mast, Presidentja Osmani ka theksuar se me administratën e Presidentit Trump, synohet thellimi i bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë mbrojtjen, investimet strategjike dhe vazhdimin e punës së përbashkët për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Në takimin me Kongresistin Keith Self, Presidentja Osmani theksoi nevojën për mbështetje të vazhdueshme nga SHBA-të për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Ajo potencoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë me Shtetet e Bashkuara në përmbushjen e synimeve euroatlantike të Kosovës dhe përballjen me sfidat rajonale të sigurisë.

Ndërkaq në takimin me Kongresistin Mike Lawler, Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit në fusha të interesit strategjik, me qëllim të përforcimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimit të projekteve të përbashkëta.

Filed Under: Politike

Në Kosovë, politikanët kanë katër vjet që flasin – Në 9 shkurt do të flasë populli

February 7, 2025 by s p

Mos mungoni në votime – zgjidhni më të mirët – dita e votës është një ditë e shenjtë për demokracinë.

Nga Harry Bajraktari

Ditën e 9 Shkurtit, Kosova do të shkojë në zgjedhjet parlamentare të radhës.

Bashkatdhetarët tanë brenda dhe jashtë vendit duhet të votojnë masivisht. Vota është mënyra me të cilën të gjithë themi fjalën tonë për të ardhmen e vendit.

Populli i Kosovës ka sakrifikuar shumë për të siguruar votën e lirë. Për të fituar të drejtën që të zgjedhë ata që e qeverisin. Tani e kemi vetë në dorë se kë duam që të kujdeset për ekonominë tonë, se kë duam që të jetë përgjegjës për sigurinë tonë brenda dhe jashtë vendit. Se kë duam të drejtojë arsimin dhe shëndetësinë në Kosovë.

Është dashur shumë mund, dhimbje, dhe gjak, për të fituar këtë të drejtë prandaj nuk mund ta injorojmë. Po nuk votuat sot, mos u ankoni nesër për qeverisjen dhe njerëzit në pushtet.

Shqiptarët duhet të shkojnë në votime këtë të dielë dhe të votojnë për partitë dhe kandidatët që duan. Duhet të votojnë të lirë atë që u thotë mendja dhe zemra.

Mes kandidatëve të shumtë, duhet votuar për ata që kanë dëshmuar seriozitet në punën për ta begatuar Kosovën. Një ekonomi e fortë e bën shtetin të fortë dhe i jep autoritet edhe në fushat e tjera, sidomos në sigurinë e vendit dhe të qytetarëve, në politikën e jashtme dhe kudo tjetër. Të votojnë për ata që dinë se si të ndihmojnë sektorin privat, sepse ai sjell hapjen e vendeve të punës. Vendet e punës me paga të mira ndihmojnë shqiptarët që të ardhmen e tyre ta shohin në Kosovë, që të kenë një jetë me dinjitet për vete dhe familjet e tyre.

Vota duhet të shkojë për ata politikanë që tregojnë vëmendje dhe kujdes për edukimin dhe shëndetësinë. Ka shumë probleme në Kosovë sot, por ka edhe potencial të madh. Duhet të votojmë për ata që kanë treguar se kanë vizionin e duhur për ta çuar Kosovën përpara.

Mendoni të gjitha këto e probleme të tjera të jetës përpara se të votoni – jo vetëm çështjet e mëdha ndërkombëtare.

Dita e Zgjedhjeve është Ditë e Shenjtë, sepse vota eshtë e shenjtë. Është dita që i jep popullit mundësinë që të zgjedhë se kush do ta qeverisë për katër vitet e ardhshme.

Prandaj i lus shqiptarët e Kosovës brenda dhe jashtë atdheut. Të mos mungojnë në votime. Të dalin i madh e i vogël dhe të thonë fjalën e tyre.

Për katër vjet më radhë kanë folur politikanët. Tani e ka radhën populli të thotë fjalën e tij.

Harry Bajraktari është themeluesi dhe ish-botues i gazetës “Illyria” (1991-1998). Ai është një veprimtar, biznesmen dhe filantropist shqiptaro-amerikan, i nderuar me shumë çmime mes tyre edhe Nderi i Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medalja Presidenciale e Kosovës për Merita si dhe Dekorata e Thirrjes Presidenciale për Shërbim nga Shtëpia e Bardhë në SHBA.

Filed Under: Politike

NJOFTIM NGA FAMILJA E KRYETARIT TË VATRËS DR. ELMI BERISHA PËR VIZITAT E NGUSHËLLIMIT DHE FUNERALIN E ATDHETARIT RRUSTEM BERISHA

February 5, 2025 by s p

Patrioti Rrustem Berisha, xhaxhai i kryetarit të Vatrës do të nderohet nga komuniteti në New York më 6 shkurt 2025 dhe do të përcillet për në banesën e përjetshme më 7 shkurt 2025 në orën 11 am.

NJOFTIMI I PLOTË NGA FAMILJA BERISHA:

Visitation for my father, Rustem Berisha, will be held at Riverview Funeral home: 2 Beekman Street, Beacon NY 12508 on Thursday February 6th from 3:00-9:00pm.

The funeral will take place on February 7th at 11:00 am at Fishkill Rural Cemetery: 801 Route 9, Fishkill, NY 12524

Thank you for your dearest condolences during this difficult time with our family.

Filed Under: Politike

Mohimi etnik dhe gjuhësor i shqipes dhe i etnosit shqiptar

February 5, 2025 by s p

Gjekë Gjonaj/

Shqiptarët në Malin e Zi siç dihet janë popull autokton në trojet e tyre etnike. Megjithatë shumica e tyre (për fat të keq) nuk i mbajnë mbiemrat autentik. Prej kur? Që nga fillimet e shekullit njëzet, gjatë Mbretërisë Serbe, Kroate e Sllovene, Luftës së Parë Botërore e deri në Luftën e Dytë Botërore, pothuaj të gjtha familjet shqiptare kanë qenë të detyruara nga pushteti që mbiemrat të tyre t’u shtojnë edhe mbaresën sllave ” iq“ ose “viq“. Ky imponim i padrejtë, i paligjshëm, në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat themelore të njeriut dhe të pakicave, që iu bë shqiptarëve nga pushteti sllav (serbo-malazias), kishte për qëllim asimilimin (sllavizinin) e qytetarëve të përkatësisë shqiptare. Ky veprim ishte jo vetëm vepër e rëndë e pushtetit serbo-malazias, por ishte shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe atyre nacionale. Kështu brenda natës Gjoni është bërë Gjonoviq, Gjeloshi është bërë Gjelosheviq, Gashi është bërë Gasheviq, Lekoçi është bërë Lekoçeviq, Gjoka është bërë Gjokiq, Luca është bërë Lucoviq, Luli është bërë Luliq, Kovaçi është bërë Kovaçeviq, Mehmeti është bërë Mehmedoviq, Bardhi është bërë Bardiq ose Barlloviq, Fici është bërë Ficiq, Resulbegu ësdhtë bërë Resulbegoviq, Beci është bërë Beciq, Kollari është bërë Kollareviq, Elezaga është bërë Elezagiq, Kasmi është bërë Kasmiq, Cungu është bërë Cungoviq , Bushatlia është bërë Bushatliq e Hasani është bërë Hasanoviq. Pra, identitet krejt tjetër.

Ndërrimin e mbiemrave shqiptarë në variantin malazez e gjejmë të vërtetuar vetëm në Librin e regjistrimit të familjarëve dhe pronarëve për evidentimin e pasurisë së paluajtshme në bazë të të të cilave popullata i paguente shtetit tatimin shtetëror apo „ Protokolli i Dacijeve“ ( Protokol Dacia) i vitit 1905 dhe më vonë në regjistrat e amzës të popullatës shqiptare.

Vlenë të përmendet se në regjistrimet e mëhershme 1878-1904 nuk ekzistonte ky element i shkombëtarizimit dhe asimilimit të shqiptarëve në Mal të Zi. Gjatë periudhës së përmendur kohore mbiemrat e familjarëve shqiptarë shënoheshin në disa forma ( mënyra) . Sipas emrit të babës. Sipas emrit fshatit të tyre. Sipas nofkës ose llagapit. Sipas profesionit. Sipas thirrjes fetare. Sipas ndonjë grade ushtarake. Në trajtën e të folurës sllave e të tjera, por pa iu shtuar prefiksin „iq „ apo „ viq“.

Pas Luftës së Dytë Botërore shqiptarëve të Malit të Zi u është lejuar t’i ndryshojnë mbiemrat e tyre, gjë që një pjesë e tyre simbolike edhe e kanë bërë. Pjesa më e madhe e familjeve të shqiptarëve në Mal të Zi i kanë mbiemrat e sotëm që nga kjo kohë. Ndryshimi i mbiemrit është i lejuar me ligj edhe tash, por pak familje a individë e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Çuditërisht korrigjmin e mbiemrave të shkruara me dhunë „ gabim“ në librat ( regjistrat) amëz po e bën një numër jashtëzakonisht i vogël shqiptarësh. Këtë mundësi tashmë ligjore nuk po e shfrytëzojnë as disa persona e individë që do të duhej të ishin nismëtarët e parë të largimit të prapashtesave „ viq“ e „ iq“ nga mbiemrat e shqiptarëve – intelektualët, në mesin e të cilëve edhe mësimdhënës. Ata dhe qytetarët e tjerë shqiptarë brenda dhe jashtë vendlindjes të cilët me fanatizëm , besnikëri e tolerancë sot e kësaj dite vazhdojnë të mbajnë në pronësi mbiemra të „ veshur“ me një stolisje prapashtesore duhet ta kenë të qartë se veprojnë kundër identitetit të tyre dhe në dobi të atyre sunduesve që me shekuj rrinë gati të tjetërsojnë historinë, kulturën dhe identitetin tonë .

Dua të them me dashamirësi vëllazërore se këta shqiptarë nga Mali Zi që sot jetojnë në demokraci brenda dhe jashtë shtetit dhe ligji ua mundëson rikthimin e mbiemrave të tyre në shqip, duhet të mos kenë frikë nga askush, pra as nga shteti, e të bëjnë me vetëiniciativë një gjë të tillë . Në këtë mënyrë ata në rend të parë do të respektojnë paraardhësit e tyre, që para dhunës për ndryshimin e mbiemrave janë thirrur pa prapashtesë sllave.

Fenomenin e sllavizimit të mbiemrave që ka ngjarë edhe te shqiptarët e Malit të Zi e kanë trajtuar në studimet e tyre gjuhësore edhe gjuhëtarët e shquar Aleksandër Xhuvani dhe Eqrem Çabeji. Sipas tyre të gjtha këto elemente e kanë pasur prapavinë e qëllimshme politike të mohimit enik dhe gjuhësor të shqipes dhe të etnosit shqiptar. Nga këta dhe shumë shembuj të tjerë shihet një “dhunim” gju­hësor-prapashtesor mbi bazën e emrit shqip, të cilin shqiptarët duhet patjetër ta mënjanojnë.

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 65
  • 66
  • 67
  • 68
  • 69
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION
  • Kjo është Demokracia Amerikane
  • PATRIOTI HASAN HYSO ORMENI, KOMANDANTI TRIM I VELÇËS QË SFIDOI PUSHKËT DHE REGJIMET PËR SHQIPËRINË DEMOKRATIKE
  • Pse Lidhja e Lezhës dhe Skënderbeu nuk e morën dot qytetin e Danjës?
  • Elis Hyshmeri: “Skulptura, arti që komunikon përmes formës, simbolikës dhe emocionit, pavarësisht gjuhës apo kulturës”
  • Përtej ndryshimeve politike në Uashington: Pse partneriteti shqiptaro-amerikan do të mbetet i palëkundur

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT