-Në Prishtinë, konferenca rajonale “Lidhja e Rinisë me Integrimet Evropiane”/
Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë
*Kryetari i ri i Kuvendit është njohur edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët presin formimin e shpejtë të qeverisë së re./
Ne Foto: Talat Xhaferi merr kabinetin e kryeparlamentarit të Maqedonisë/Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga paraardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimeve nga ana e tij që këtë ta bënte pas zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar të enjten e kaluar nga shumica e re parlamentare.
Madje deputetët e VMRO DPMNE-së të martën kishin hyrë të gjitha në kabinetin e kryetarit të Kuvendit për të manifestuar unitet në vendimin e tyre për të mos hequr dorë nga mos-njohja e Xhaferit.“Akti i pranim-dorëzimit të detyrës u realizua në procedurë normale në bazë të parimeve të parlamentarizmit”, thuhet në komunikatën e parë për media nga kabineti i Xhaferi.Pas largimit të Veljanovskit i cili kryesonte për gati një muaj mbledhjen konstitutive të Kuvendit, shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur procedurën e zyrtarizmit të Talat Xhaferit në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e emërimit tij për kryetar të Kuvendit.“Duhet të ketë një akt juridik, vendim se kryetari i ri është zgjedhur. . Këtë duhet shërbimet e Kuvendit ta bëjnë. Vendimi duhet të shpallet në gazetën zyrtare dhe me këtë kompletohet e gjithë procedura. Nëse procedura është e rregullt me dokumentacion të kompletuar, patjetër që duhet të shpallet”, thotë ish kryetari i Kuvendit Stojan Andov.Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.Nga shumica parlamentare presin që presidenti Gjorge Ivanov të mos pengojë më dhënien e mandatit liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, i cili ka hartuar edhe programin qeveritar si garanci se nuk do të ketë ndarje të shtetit, apo prishje të karakterit unitar siç pretendonte Ivanov, por edhe VMRO-ja e Nikolla Gruevski.Osman Kadriu, profesor i së drejtës kushtetuese beson se presidenti Ivanov do të respektojë Kushtetutën në dhënien e mandatit, por gjithashtu nuk përjashton edhe pengesat.“Ai duhet të veprojë sipas Kushtetutës dhe vlerësoj se vizitat e fundit të zyrtarëve të lartë nga jashtë, e në veçanti e diplomatit amerikan Hoyt Bryan Yee do të kenë ndikim që ai të ndryshoj mendimin dhe t’ia jep mandatin liderit Social-Demokrat Zoran Zaev. Nëse këtë nuk e bënë dhe e shkel Kushtetutën siç ka bërë deri më tani, atëherë shumicës së re nuk i mbetet asgjë tjetër pos të veprojë si deri më tani apo si në rastin e kryetarit të Kuvendit, të formojë edhe qeverinë e re”, thotë Kadriu.Nga ana tjetër, Talat Xhaferi takimin e parë si kryer Kuvendi e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.“Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojë me kryetarin Xhaferi për zbatimin e reformave të nevojshme për integrimin euroatlantik të Maqedonisë”, ka shkruar ambasadori Zhbogar në Twitter pas takimit me kryeparlamentarin e ri të Maqedonisë.Zgjedhja e Talat Xhaferi për kryetar Kuvendi është njohur edhe nga Britania e Madhe e cila kërkon formimin edhe të qeverisë së re nga LSDM-ja dhe partitë shqiptare.“Mbretëria e Bashkuar mbështet vendimin demokratik të shumicës së deputetëve të Maqedonisë për ta përzgjedhur Talat Xhaferin si Kryeparlamentar. Ne do të bashkëpunojmë me të. I bëjmë thirrje të gjithë individëve, institucioneve dhe partive që të mundësojnë transferim të pa dhunë dhe pa pengesa të qeverisë. Sa më shpejtë që të formohet ajo, aq më shpejtë do të mund të vazhdohet me implementimin e reformave urgjente nga të cilat do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
Kryetari i ri i Kuvendit është njohur edhe nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, të cilët presin formimin e shpejtë të qeverisë së re.
Kosova dhe Lugina e Preshevës, bashkëpunim kulturor
-Shala dhe Musliu bisedojnë për bashkëpunimin kulturor ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës/

PRISHTINË, 3 Maj 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH), Jonuz Musliun, me të cilin ka biseduar rreth bashkëpunimit kulturor ndërmjet Kosovës dhe Luginës së Preshevës, veçanërisht rreth implementimit të mëtutjeshëm të Memorandumit që MKRS-ja ka nënshkruar me KKSH-në.Në këtë takim, ndërmjet ministrit Shala dhe kryetarit Musliu u bisedua për aktivitete konkrete që institucionet e kulturës së Kosovës do të realizojnë në Luginë të Preshevës, siç janë performimi i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, bashkëpunimi në fushën e librit, shfaqjet e Teatrit Kombëtar të Kosovës në Luginë, përkrahja në fushën e rinisë dhe të sportit.Kryetari i KKSH-së, Januz Musliu, e çmoi ndihmën që i është dhënë Luginës së Preshevës për pasurimin e fondit të librave në dy bibliotekave publike, ndihmën për ekspozitën etnografike dhe aktivitet e tjera në fushën e kulturës./b.j/
Kosovë-Mal i Zi, marrëveshje për bashkëpunim kulturor
-Ministri i Kulturës i Malit të Zi, Ljanko Ljumović, vizitë në Kosovë/

PRISHTINË, 28 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministri i Kulturës i Malit të Zi, Ljanko Ljumović, mbërriti sot për vizitë zyrtare në Kosovë, ku takon autoritete të larta shtetërore në Prishtinë.Bashkë me ministrin kosovar të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ministri malazez Ljumović, në përcjellje të zyrtarëve të të dyja ministrive, vizitojnë Parkun Arkeologjik “Ulpiana”, ndërsa në axhendë ka edhe aktivitete tjera.Mali i Zi është shteti i 48-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

KOSOVA DHE MALI I ZI ME MARRËVESHJE PËR BASHKËPUNIM KULTUROR
Prishtinë, 28 prill 2017-Gazeta DIELLI/Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Malit të Zi kanë nënshkruar sot një marrëveshje kulturore e cila i rregullon raportet kulturore ndërmjet dy vendeve dhe e konkretizon këtë bashkëpunim.Marrëveshja u nënshkrua nga ministrat e kulturës të dy vendeve, Kujtim Shala dhe Janko Ljumoviq, në praninë e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa.Fillimisht, kryeministri Mustafa priti në takim ministrin e Kulturës të Malit të Zi, Janko Ljumoviq, ku u bisedua për shkëmbimet ndërmjet dy vendeve, më theks të posaçëm në fushën e kulturës.Kryeministri Mustafa, me këtë rast, vlerësoi raportet shumë të mira bilaterale ndërmjet dy shteteve duke theksuar përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit me Malin e Zi.Pas takimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve i Kosovës, Kujtim Shala dhe ministri i Kulturës i Malit të Zi, Janko Ljumoviq, nënshkruan Marrëveshjen për bashkëpunim kulturor, e cila synon të zgjerojë bashkëpunimin ndërmjet institucioneve përgjegjëse të dy shteteve në fushën e kulturës, duke mbështetur bashkëpunimin në të gjitha fushat e kulturës dhe artit, për t’i njohur dhe prezantuar publikut dhe palëve të treta, trashëgiminë kulturore dhe të arriturat bashkëkohore kulturore të të dyja vendeve.Sipas marrëveshjes, Kosova dhe Mali i Zi, po ashtu, do të angazhohen në promovimin e bashkëpunimit në mes të institucioneve të tyre përkatëse, të cilat janë përgjegjëse për fusha të tilla si: arkivat, bibliotekat, muzetë, letërsinë, muzikën, artet pamore dhe performuese, veprimtaritë botuese, kinematografinë dhe mediat e tjera audiovizuale. Po ashtu, dy vendet do të nxisin bashkëpunimin e drejtpërdrejtë në fushën e muzikës dhe vallëzimit, shkëmbimit të informacionit dhe ftesave reciproke për muzikë, balet, vallëzim dhe ngjarje të tjera ndërkombëtare të mbajtura në territorin e vendeve të tyre.
Macron dhe Le Pen marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë në Paris
Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen, dy kandidatët për president të Francës, kanë marrë pjesë në varrimin e policit të vrarë në sulmin në Paris që ndodhi javën e kaluar.
Macron dhe Le Pen ishin në mesin e qindra njerëzve që morën pjesë në varrimin e policit, Xavier Jugele, 37-vjeçar, i cili u vra gjatë të shtënave në Champs Elysees.
Grupi militant, Shteti Islamik tha se një luftëtar i tij, e ka kryer këtë sulm.
Autoritetet franceze kanë thënë se sulmuesi është Karim Cheurfi, 39-vjeçar francez, i cili u vra nga autoritet franceze.
Presidenti i Francës, Francois Hollande e ka nderuar policin e vrarë Jugele, me “Legjionin e Nderit”, që është një prej nderimeve më të larta në Francë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 104
- 105
- 106
- 107
- 108
- …
- 206
- Next Page »
