*Zoti Trump shprehu një “mbështetje të fortë për NATO-n” por u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare “që kanë borxhe të mëdha” të “paguajnë atë që u takon”. /
- Presidenti Trump tha se të dy vendet do të vazhdonin luftën kundër radikalizmit islamik duke thënë se “siguria në imigracion është siguri kombëtare”./

Ne Foto:President Donald Trump and German Chancellor Angela Merkel participate in a joint news conference in the East Room of the White House in Washington, March 17, 2017./Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë me Kancelaren Angela Merkel, Presidenti Donald Trump tha se ai mbështet NATO-n, por përsëriti thirrjet që vendet anëtare të rrisin kontributin financiar për të mbështetur Aleancën.Zoti Trump shprehu një “mbështetje të fortë për NATO-n” por u bëri thirrje vendeve të tjera anëtare “që kanë borxhe të mëdha” të “paguajnë atë që u takon”.Presidenti amerikan i bëri komentet në Shtëpinë e Bardhë në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kancelaren Merkel, të cilën më parë e kishte akuzuar se me politikën e saj të pranimit të refugjatëve sirianë po e shkatërronte Gjermaninë.Ky ishte takimi i tyre i parë që kur zoti Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë.Zoti Trump tha se marrëdhënia mes SHBA dhe Gjermanisë bazohet “në vlera të përbashkëta” dhe se aleanca është “simbol force” për botën.Përveç NATO-s kishte edhe një numër temash të tjera me interes të përbashkët për të dy vendet. Zoti Trump tha se e vlerësonte mbështetjen e Gjermanisë për të gjetur një zgjidhje për situatën në Ukrainë.Zoti Trump tha se të dy vendet do të vazhdonin luftën kundër radikalizmit islamik duke thënë se “siguria në imigracion është siguri kombëtare”.Presidenti aludoi përsëri gjatë konferencës se është përgjuar në Kullën Trump gjatë administratës Obama. Ai në fakt foli me humor se ai dhe Kancelarja gjermane Merkel, siç u shpreh zoti Trump “të paktën kanë diçka të përbashkët”, duke kujtuar faktin që zonja Merkel zbuloi se ishte një ndër udhëheqësit që ishin përgjuar nga shërbimet amerikane të zbulimit gjatë administratës Obama.Tregtia ishte një ndër temat kryesore që u prekën në konferencën për shtyp. Presidenti i Shteteve të Bashkuara theksoi disa herë se partnerët tregtarë të Amerikës nuk janë treguar të drejtë në shkëmbimet e tyre dhe se tregtia ndërkombëtare ka rënduar negativisht mbi punëtorin amerikan. Presidenti përmbendi se që nga ardhje e tij në Shtëpinë e Bardhë janë hapur mijëra vende të reja pune dhe se synimi është që të kthehet aktiviteti i prodhimit industrial në Shtetet e Bashkuara.Tregtia me Gjermaninë, ekonomia e tretë më e madhe në botë, do të jetë temë diskutimesh mes dy udhëheqësve në një takim pune pas konferencës së shtypit.(VOA)

-Kryeparlamentari Veseli është pritur sot në takime të veçanta nga drejtuesit e të dy dhomave të Parlamentit të Italisë, kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso/
PRISHTINË, 1 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, është pritur sot në takime të veçanta nga drejtuesit e të dy dhomave të Parlamentit të Italisë, kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe nga kryetari i Senatit, Pietro Grasso.Në këto takime, u diskutua për bashkëpunimin dypalësh, për ndihmën që Italia i ka dhënë Kosovës dhe popullit të saj që nga lufta e këtej, si dhe për fushat në të cilat mund ta mbështesë Kosovën në të ardhmen, thekson njoftimi i dërguar.Kryetarja e Dhomës së Deputetëve, Laura Boldrini dhe kryesenatori italian, Pietro Grasso, konfirmuan përkrahjen e Italisë për proceset e integrimit evropian të Kosovës, duke shtuar se tashmë Kosova ka hyrë në një kapitull të ri dhe shumë shpresues për marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian.Kryeparlamentari Veseli e ka ftuar kryetaren Boldrini për vizitë zyrtare në Kosovë, ku u pajtuan që të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi nëpërmjet të cilës Italia do ta mbështesë Kosovën në reformat e nevojshme për integrime evropiane.Kryetari Veseli i njoftoi drejtuesit e lartë të shtetit italian për proceset në të cilat ndodhet Kosova aktualisht, në kuadër të integrimeve evropiane, për angazhimet e institucioneve të Kosovës dhe detyrat që dalin për Kuvendin në këtë proces, në fushën e legjislacionit.Kreu i Kuvendit tha se integrimi në Bashkimin Evropian dhe në NATO është orientim strategjik i Kosovës, ndërsa e ka falënderuar shtetin italian për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep Republikës së Kosovës.Gjatë vizitës zyrtare në Romë, kryeparlamentari Veseli ka zhvilluar takime edhe me senatorët Aldo Di Biagio dhe Francesco Scalia, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar mes Kosovës dhe Italisë./b.j/
PRISHTINË, 20 Shkurt 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron për një vizitë dy ditore në Kroaci, ku është pritur me nderimet më të larta shtetërore. Njoftimi i dërguar thekson se, Hoxhaj ka takuar krerët më të lartë institucionalë të Kroacisë, si presidenten Kolinda Grabar-Kitarovicć, kryeministrin Andrej Plenkovic dhe ministrin e Jashtëm, Davor Ivo Stier. Në takimet e ndara, Hoxhaj ka ngritur nevojën për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera politike dhe hapjen e një kapitulli të ri të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë, të tregtisë, të sigurisë, integrimeve evroatlantike dhe sektorë të tjerë me specifikë për të cilat Republika e re e Kosovës ka shumë nevojë të përfitoj nga Kroacia.Hoxhaj me ministrin e Jashtëm Stier janë pajtuar për konsultime të rregullta dhe koordinim jo vetëm për çështje bilaterale, por edhe rajonale pasi Kroacia është edhe një partner rajonal i rëndësishëm për Kosovën.“Kroacia është një partner i rëndësishëm bilateral për Kosovën dhe me kolegët e mijë në Zagreb kam folur për një thellim të marrëdhënieve tona politike dhe të bashkëpunimit ekonomik përmes organizimit në të ardhmen të një forumi të përbashkët të investimeve dhe tregtisë në Prishtinë. Po ashtu, Kroacia është edhe një partner rajonal që shtrihet në Evropën Juglindore dhe temat e sigurisë, paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë kanë qenë temë e shkëmbimeve tona. Sikurse ky shtet si anëtar i BE-së dhe NATO-s do të jetë një mbështetës i fuqishëm në të ardhmen evropiane të Kosovës por edhe të zbatimit të një marrëdhënie të re me NATO-n që e kemi krijuar nga dhjetori i vitit të kaluar ”, ka thënë Hoxhaj.Ministrat Hoxhaj dhe Stier kanë mbajtur edhe një konferencë për shtyp ku kanë folur edhe për rajonin dhe situatën e fundit të krijuar pas provokimeve të Serbisë. Hoxhaj ka thënë se Kosova mbështetet edhe në Kroacinë për të luajtur së bashku një rol që i kundërvihet sjelljes agresive të Serbisë dhe i pamundësojnë rikthimin e skemave të vjetra të dominimit serb në rajon.Hoxhaj ka takuar edhe ministrin e mbrojtjes, Damir Krstičević me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë.Kroacia është shteti i 31-të që ka njohur Kosovën në 19 mars të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë, të njohur deri tani nga 113 shtete anëtare të OKB-së./b.j/