• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Serbi, në Bruksel arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave

September 29, 2015 by dgreca

-Kjo marrëveshje i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë/

-Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave do të ndihmojë me theks të veçantë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës/

-Delegacioni i Kosovës kërkoi ndihmën e BE-së që të zhbllokohet dërgesa e teksteve shkollore për Luginën e Preshevës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 29 Shtator  2015/ Kosova dhe Serbia në bisedimevt në Bruksel kanë arritur sot marrëveshje  për njohjen reciproke të diplomave.

Me këtë marrëveshje palët u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.
Procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdojë përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), të cilat pastaj do të njihen nga shtetet përkatëse për çështje dhe qëllime të tregut të punës apo për studime të mëtejme, varësisht nga interesimi i aplikantëve.

Kjo marrëveshje i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, dhe kërkon që brenda afatit prej pesë muajsh të njihen të gjitha diplomat e certifikuara nga ana e AUE në një numër prej mbi 400 diploma të certifikuara, të cilat Serbia ka dështuar t’i njohë deri më tani.
Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të Marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së dhe e Serbisë) dhe që ka obligim të raportojë, vlerësojë dhe përmirësojë sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes.

Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave do të ndihmojë me theks të veçantë pjesëtarët e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët kryesisht studimet e tyre i kryejnë në institucionet e arsimit në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të kthehen dhe të shërbejnë në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptar në Luginë dhe shoqërisë në përgjithësi.
Qeveria e Kosovës gjithmonë ka qenë e shqetësuar dhe në vazhdimësi i ka raportuar për pengesat e vëna nga ana e Serbisë popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës në këtë aspekt, thekson njoftimi i dërguar sonte nga Brukseli.
Bëhet e ditur se, po ashtu në takimin për diplomat, nga ana e delegacionit kosovar, ministrja e Dialogut Edita Tahiri dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, shtruan çështjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për Luginën e Preshevës dhe kërkuan ndihmën e BE-së që dërgesa e Kosovës të zhbllokohet dhe të dërgohet tek studentët. Pala serbe mori obligim që brenda dy ditësh të jap përgjigje për këtë çështje. Ndërsa delegacioni i Kosovës  konfirmoi zbatimin e reciprocitetit për këtë çështje.
Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, takimin e parë në nivel të lartë kryeministror në Bruksel e kanë zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa të 28-in në 25 gusht 2015.

 Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Bisedimet, Bruksel, DIPLOMAT, marrveshja

Nju Jork-OBI, mbështetje Kosovës

September 29, 2015 by dgreca

 -Për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme/

-Kryeministri Mustafa në Nju Jork takon sekretarin e përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad Ameen Madani-/

 Nju Jork, 29 Shtator 2015/ Sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Iyad Ameen Madani, në një takim sot në Nju Jork përgëzoi kryeministrin Isa Mustafa për progresin që po arrihet në Kosovë. Sekretari Madani shprehu mbështetjen konkrete të OBI-it për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe proceset tjera të rëndësishme. Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, u bisedua për mbështetjen e mëtejshme të OBI-t për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e gjithmbarshëm të reformave.

 Kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, duke filluar nga UNESCO, INTERPOL-i dhe organizatat e tjera, duke kërkuar përkrahjen e OBI-t, në këtë rrugë. Kryeministri Mustafa e falënderoi sekretarin Madani për përkrahjen e Kosovës, deri më tani./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: mbështetje Kosovës, Nju Jork-OBI

NENDETESJA TURKE-PREVEZA- “ZBARKON” NE DURRES

September 29, 2015 by dgreca

Nëndetsja turke “TCG PREVEZE, S 353” zhvillon vizitë portuale në portin e Durrësit/

Në zbatim të planit të bashkëpunimit midis Forcës Detare shqiptare dhe asaj të Turqisë, mëngjesin e sotëm data 29 shtator 2015, mbrriti për një vizitë portuale në Durrës, Nëndetsja {ND} “TCG PREVEZE, S353”. Qëllimi i kësaj vizite është bashkëveprimi dhe trajnimi i përbashkët midis Forcës sonë Detare dhe Flotës Turke. Anija turke u shoqërua në ujërat tona territoriale nga Motovedeta R-118, me Komandant Kap.Lt. Alket Cullhaj. Në molin 4 të portit Durrës ND “TCG Preveze” u prit nga kuadro të Flotiljes Detare, përfaqësues të Autoritetit e Sigurisë Portuale Durrës, të Policisë Ushtarake, subjekteve private, etj. Mbas bregëzimit, Komandanti i anijes Kapiten i Rangut të III-të, Murat Bozdag i shoqëruar nga kuadro kryesorë të saj zhvilloi një vizitë në Komandën e Forcës Detare. Drejtuesit e anijes turke u pritën nga Zv/Komandanti i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Adnand Agastra dhe Shefi i Shtabit i Forcës Detare, Kapiten i Rangut të I-rë Subi Zenelaj. Mbasi i uroi mirëseardhjen në Portin e Durrësit, Kapiten Agastra vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm mes dy flotave dhe fushat specifike në të ardhmen, si arësimimi e trajnimi i personelit detar, strëvitjet e përbashkëta, etj. Ushtarakët turq falenderuan për pritjen e bërë nga autoritetet shqiptare dhe theksuan se mirëpresin cdo projekt bashkëpunimi me interes të dy palëve. Më pas komandanti i Nëndetses Turke vijoi vizitat me autoritetet e pushtetit vendor e qëndror të Durrësit. Takimin e parë ushtarakët turq e patën me kryetarin e Bashkisë Durrës, zotin Vangjush Dako, pastaj në Prefekturën e Durrësit ku u pritën nga Prefekti zoti Roland Xhelilaj dhe në fund me zotin Alfred Mullaraj, kryetar i Këshillit të qarkut Durrës. Gjatë takimeve u evidentua miqësia tradicionale midis dy popujve, resurset ekonomike dhe turistike të Durrësit, rëndësia e bashkëpunimit ushtarak në kuadrin e NATO-s, për forcimin e paqes e sigurisë në rajon, etj. Gjithashtu në ditët e qëndrimit do ketë vizita të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në ND, vizita të personelit të anijes në objektet muzealë dhe kulturorë të Durrësit e Krujës, etj. Krahas këtyre aktiviteteve ND turke do zhvillojë stërvitje të përbashkët me personelin dhe anije të Flotiljes Detare. ND Turke do largohet nga porti i Durrësit më 3 tetor 2015. Theksojmë se është viti i pestë që një ND turke zhvillon vizitë portuale në Durrës.

Të dhëna shkurt për ND “TCG PREVEZE, S 353”, Gjatësia-62 m, gjerësia-5.8 m, peshkimi-6.3 m, tonazhi-1400 t.

 

Filed Under: Kronike, Rajon Tagged With: NENDETESJA TURKE-PREVEZA- "ZBARKON" NE DURRES, Shefqet Kercelli

Deputy Prime Minister Thaçi and Minister Çollaku discuss completion of the security structure

September 28, 2015 by dgreca

New York, 28 September 2015 – First Deputy Prime-Minister and Minister of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, Mr. Hashim Thaçi, and Minister of European Integration, Mr. Bekim Çollaku, met with Mr. Todd Chapman,  Principal Deputy Assistant Secretary of the Bureau of Political-Military Affairs, with whom they discussed cooperation between Kosovo and USA in the field of security and completion of the security structure in Kosovo.

 Deputy Prime Minister Thaçi said that Kosovo is ready to establish Armed Forces of Kosovo, that it has received NATO’s consent, and now it is looking for consent of the Assembly of Kosovo. Establishing of the Kosovo Armed Forces, joining the Partnership for Peace Programme and installing a political dialogue with NATO are Kosovo’s priorities in the field of security. Fight against ISIL and against radicalism as well as Kosovo’s active participation in the Global Coalition Against Terrorism were discussed, too. “I can assure you that we will continue to fight without any compromise terrorism and radicalism,” said Deputy Prime Minister Thaçi.

Establishing of the Kosovo Armed Forces and intensification of the cooperation with NATO and other partners of Kosovo will confirm Kosovo’s role as an exporter of stability in the region and beyond, concluded Deputy Prime Minister Thaçi.

***

Kosova, gati të formojë Forcat e Armatosura

-Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Çollaku në Nju Jork flasin për kompletim të strukturës së sigurisë-

 Nju Jork, 28 Shtator 2015/ Zëvendëskryeministri i Parë, njëherësh ministër i Jashtëm i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku, kanë takuar Todd Chapman, zëvendësi i parë i nënsekretarit në Zyrën për Çështje Politike-Ushtarake të Shteteve të Bashkuara, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e Kosovës dhe SHBA-së në fushën e sigurisë dhe kompletimin e tërë strukturës së sigurisë të Kosovës.Zëvendëskryeministri Thaçi u shpreh se Kosova është gati të formojë Forcat e Armatosura të Kosovës dhe se për këtë ka marrë pajtimin e NATO-s dhe tani po kërkon edhe pëlqimin e Kuvendit të Kosovës.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, përfshirja në programin e Partneritetit për Paqe dhe vendosja e dialogut politik me NATO-n, janë prioritet i Kosovës në fushën e sigurisë”, citon njoftimi dërguar nga Nju Jorku i MPJ-së kosovare.
Lufta kundër ISIL dhe kundër radikalizmit si dhe pjesëmarrja aktive e Kosovës në Koalicionin Global Kundër Terrorizmit ishin temë bisedimi, gjithashtu.

“Ju sigurojmë se do të mbesim të pakompromis në luftimin e terrorizmit dhe radikalizmit”, u shpreh zëvendëskryeministri Thaçi.

Zëvendës-nënsekretari Chapman u shpreh se bashkëpunimi i mirë që SHBA-ja ka me Kosovën do të vazhdojë edhe më tutje dhe do të marrë forma edhe më konkrete të bashkëpunimit në të ardhmen.

“Formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës dhe thellimi i bashkëpunimit me NATO-n dhe partnerët e tjerë të Kosovës do ta konfirmojnë rolin që Kosova po luan tani si eksportuese e stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, konkludoi zëvendëskryeministri Thaçi./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: and Minister of European Integration, met with Mr. Todd Chapman, Mr. Bekim Çollaku, Mr. Hashim Thaçi

Kryeministri kosovar u takua ne Nju Jork me ministrin e Jashtëm grek

September 28, 2015 by dgreca

 -Përkrahje e Greqisë për proceset integruese evropiane dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare/

Nju Jork, 28 shtator 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me zëvendëskryeministrin e parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, dhe ministrin Bekim Çollaku, janë takuar me shefin e delegacionit të Greqisë në AP të Kombeve të Bashkuara, ministrin e Jashtëm të Greqisë, Nikolaos Kotzias.

 Kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë dhe përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për avancimin e rrugës integruese në Bashkimin Evropian, si dhe anëtarësimin në organizata tjera ndërkombëtare.

 Kryeministri Mustafa e falenderoi për mbështetjen e Greqisë në proceset integruese evropiane të Kosovës.

 Kryeministri Isa Mustafa kërkoi përkrahje të mëtejshme për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, INTERPOL dhe organizata tjera ndërkombëtare.

 Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikolaos Kotzias, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e Greqisë për proceset integruese evropiane dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Isa Mustafa, me Ministrin Grek, takim

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 136
  • 137
  • 138
  • 139
  • 140
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi
  • “BORDI I PAQES”, NJË SPROVË PËR SHQIPTARËT NË NJË BOTË QË PO NDRYSHON
  • “Have You Listened to Radio Prishtina?”
  • Tribuni i lirisë, Major Abas Kupi u përkujtua në Krujë
  • KOMUNITETI KRAJAN NË NEW YORK MBAJTI MBLEDHJEN E ZHJEDHJEVE TË PËRGJITHSHME TË KRYESISË SË RE TË SHOQATËS “KRAJA”
  • Fan Noli, Federata Vatra dhe John F. Kennedy: Lidhjet e Diasporës Shqiptare me Politikën Amerikane dhe Demokracinë Globale
  • Today marks the 84th anniversary of the Voice of America
  • MËRGATA SHQIPTARE, NGA KUJTESË E SË KALUARËS NË SUBJEKT AKTIV

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT