• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë-Shqipëri, vazhdon heqja e barrierave tregtare për produktet bujqësore

September 30, 2015 by dgreca

-Ministri Panariti në Prishtinë: Shqipëria ka hapur dyert për produktet kosovare duke konkretizuar idenë e krijimit të një tregu të përbashkët pa barriera-/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Shtator 2015/ Në vazhdën e heqjes së barrierave mes Kosovës dhe Shqipërisë për shkëmbime tregtare të produkteve bujqësore, sot ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave të Republikës së Shqipërisë, Edmond Panariti ka nënshkruar vendimin për njohjen e certifikatës veterinare për vezët që prodhohen në Kosovë. Vendimi u nënshkrua sot në Prishtinë gjatë takimit mes ministri të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi dhe ministrit Edmond Panariti. Po ashtu është në finalizim e sipër edhe legjislacioni për unifikimin e standardëve të cilësisë së miellit. Për këtë së shpejti pritet të ketë nënshkrime të vendimeve nga të dyja shtetet.Këto zhvillime vijnë edhe pas heqjes së barrierave për eksportin e rrushit nga Kosova për në Shqipëri.Ministri shqiptar, Edmond Panariti, tha se bashkë me ministrin Krasniqi u pajtuan që të kenë komunikim të vazhdueshëm dhe takime të shpeshta që të adresojnë në mënyrë të drejtpërdrejt sfidat e përbashkëta. Ai tha se bujqësia është pjesë thelbësore e bashkëpunimit mes dy vendeve e që shkon në funksion të zhvillimit ekonomik.

 “Obligimi ynë i përbashkët është që ato pikat e marrëveshjes ne tashmë t’i materializojmë në arritje konkrete dhe unë jam këtu për të shpallur para jush se Shqipëria ka hapur dyert për produktet kosovare duke konkretizuar idenë e krijimit të një tregu të përbashkët pa barriera, me lëvizje të lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe ne këtë kuadër unë sapo nënshkrova njohjen e certifikatës veterinare, por edhe certifikata tjera fitosanitare për vezët dhe tash mirëpresim eksportet e vezëve nga Kosova”, ministri Panariti.

“Po ashtu, tashmë jemi në prag të finalizimit të një dokumenti të përbashkët për njohjen reciproke të standardeve të cilësisë së miellit që unë do të kem kënaqësinë që të nënshkruajmë këtu ose në Tiranë, dhe nuk do të kemi më histori që kanë ndodhur në të kaluarën për bllokime të mallrave ushqimore”, theksoi ministri Panariti.

Me këtë rast, ministri Krasniqi falënderoi homologun Panariti për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehi vullnetin për të avancuar tutje përkushtimet dhe zotimet e dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë. Krasniqi, tha se vizita e ministrit Panariti vjen vetëm pak ditë pas vizitës që e kishin bashkë me presidenten e Kosovës në Shqipëri, ku kanë diskutuar gjerë e gjatë dhe në detaje për shumë çështje që ndërlidhen me avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe avancimin e raporteve tregtare.

“Më vjen mirë që menjëherë pas këtij takimi kishte një reagim pozitiv të të dy palëve në radhë të parë nga pala shqiptare, ku siç e dini menjëherë u morën hapa për të lehtësuar eksportin e rrushit nga Kosova në Shqipëri. Tash janë ndërmarrë edhe hapa tjerë që ndërlidhen me krijimin  e mundësive për eksportin të vezëve nga Kosova në Shqipëri, dhe jemi në fazën e finalizimit të unifikimit të standardeve të cilësisë edhe për produktet tjera, duke përfshirë edhe miellin, që është diskutuar në të kaluarën  por edhe për çështje tjera të natyrës së bashkëpunimit tonë”, tha ministri Krasniqi.

Ai shtoi se të gjitha këta hapa që janë ndërmarrë shkojnë drejt arritjes së një objektivi të përbashkët që është krijimi i një tregu unik, i cili krijon mundësi shumë më të mëdha fermerët, prodhuesit dhe përpunuesit nga Kosova dhe Shqipëria.

Po ashtu, ministri Krasniqi theksoi se angazhimi i dy qeverive, Kosovës e Shqipërisë, është i plotë në kuptimin e zbatimit të marrëveshjeve. “ Jemi pajtuar që marrëveshjet tona të mos mbesin vetëm në letër, por do të krijojnë efekte pozitive zhvillimore për ekonominë e dy vendeve tona, kështu që mua më mbetet vetëm të falënderoj ministrin Panariti për lidershipin e tij në këtë proces të përbashkët”, tha Krasniqi.

Ministri Krasniqi dhe Panariti kanë diskutuar edhe për hapat tjerë që do të ndërmerren në të ardhmen për unifikimin e standardeve tjera në sektorin e bujqësisë.

Të dy ministrat pas takimit kanë vizituar Panairin e Produkteve Bujqësore, Agroindustriale dhe Tregtisë Inverse, që po mbahet në Prishtinë, organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës. Në këtë panair po marrin pjesë prodhues nga Kosova, Shqipëria vende të rajonit dhe Evropës.

Gjatë një vizite të ministrit shqiptar Panariti në Prishtinë në fillim të këtij viti, 15 janar, theksohej se, “Kosova dhe Shqipëria do të kenë çertifikatë të njëjtë të produkteve bujqësore, por krahas kësaj do të kenë edhe marrëveshje të tjera konkrete bashkëpunimi në fushën e bujqësisë, me qëllim të krijimit të një tregu të përbashkët të produkteve bujqësore”.

Vizita zhvillohej një vit pas mbledhjes historike të qeverive të dy shteteve, Shqipërisë e Kosovës, të 11 janarit 2014 në Prizren, e para mbledhjes kthyese të 23 marsit 2015 në Tiranë.

Gjatë vizitës në Prishtinë, i pyetur nga ATSH, ministri Panariti theksonte se kufiri Shqipëri-Kosovë është një kufi administrativ, por se për të ai është një kufi virtual në kuptimin e hapësirës tregtare dhe të shkëmbimit të lirë të njerëzve, mallërave dhe shërbimeve mes dy shteteve, duke u nisur edhe nga avantazhi që krijon infrastruktura.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari barrierat tregtare, hiqen, Kosove, shqiperi

Kosova vlerësohet për progresin dhe hapat në raport me proceset demokratike në rajon

September 30, 2015 by dgreca

-Kryeministri Isa Mustafa u takua me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher-/

Nju Jork, 30  shtator 2015/ Sekretari për Marrëdhënie me Shtete i Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher, vlerësoi progresin në Kosovë dhe hapat e Kosovës në raport me proceset demokratike në rajon dhe më gjerë, bën të ditur Kryeministria kosovare në njoftimin nga Nju Jorku, të sapodërguar.Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, u takua në Nju Jork me sekretarin për Marrëdhënie me Shtete të Selisë së Shenjtë, Paul Richard Gallagher.

 Gjatë takimit, kryeministri Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, duke shprehur përkushtimin e qeverisë së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, veçanërisht në UNESCO. “Kosova, si një shtet evropian dëshiron të jetë pjesë e programeve shkencore, arsimore si dhe  të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në kuadër të UNESCO-s. Rinia kosovare e meriton të jetë pjesë e këtyre programeve, duke qenë se ndan të njëjtat vlera si të gjithë të rinjtë e tjerë të Evropës”, tha kryeministri Mustafa.

 Kryeministri Mustafa e falënderoi sekretarin Gallagher për përkrahjen që Selia e Shenjtë ka dhënë për Kosovën për dekada të tëra, duke theksuar marrëdhëniet që kanë ekzistuar ndërmjet Kosovës dhe Selisë së Shenjtë që nga koha e presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova. Në këtë kontekst, kryeministri Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me Selinë e Shenjtë, duke kërkuar shqyrtimin e mundësisë së njohjes së Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Jashtëm, Hashim Thaçi, e falënderoi sekretarin Gallagher për ndjenjat pozitive dhe përkrahjen e Selisë së Shenjtë për Kosovën. Zëvendëskryeministri Thaçi po ashtu theksoi  rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, duke thënë se kjo do të ishte në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe proceseve në Kosovë dhe rajon./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: demokratike në rajon, dhe hapat në raport me proceset, Kosova vlerësohet, për progresin

RUSIA DHE SERBIA KUNDERSHTUAN PRANINE E KOSOVES NE OKB

September 30, 2015 by dgreca

Foto e Kosovës së barabartë në OKB/

Sipas alfabetit, Kosova është ulur afër Kuvajtit në pjesëmarrjen e saj në Samitin e Liderëvve Botërorë për luftën Anti-Terror./

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa shihet pranë Emirit të Kuvajtit Amir Sheikh Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah. Pas kryeministrit qëndron ministri i jashtëm, Hashim Thaçi.

Media ka sjellë fotografitë e para të liderëve shtetërorë të Kosovës që morën pjesë në këtë samit me ftesë të organizatorit – Presidentit amerikan Barack Obama.

Rusia e kundërshtoi ashpër praninë e Kosovës si shtet në ndërtesën e OKB-së, kurse Serbia tashmë i ka nisur notë proteste OKB-së.

Filed Under: Rajon Tagged With: Shteti i Kosoves ne OKB

President Jahjaga met with the President of Portugal, Anibal Cavaco Silva

September 30, 2015 by dgreca

Portugalia, përkrahëse e palëkundur e  Kosovës/

President Jahjaga met with the President of Portugal, Anibal Cavaco Silva/

The President of the Republic of Kosovo, Madam Atifete Jahjaga, within the activities on the occasion of the General Assembly of the UN, met today in New York with the President of the Republic of Portugal, Mr. Anibal Cavaco Silva.

President Jahjaga and President Cavaco Silva discussed about the deepening of cooperation between the two countries, the European perspective of Kosovo and the international consolidation process of Kosovo.

President Jahjaga thanked President Cavaco Silva for the continuous support of Portugal for the European perspective of Kosovo and the processes through which Kosovo is passing. President Jahjaga informed the Portuguese President about Kosovo’s achievements and the commitment of the institutions to implement all the reforms on its path of European integration and requested the further support of Portugal for the European perspective of Kosovo and the process of visa liberalization for the citizens of Kosovo.

President Jahjaga also requested the help of Portugal in Kosovo’s efforts for the international recognition of the independence of the Republic of Kosovo and the process of membership in international organizations, including UNESCO.

President Cavaco Silva stressed that Portugal remains a steadfast supporter of Kosovo in the European integration process, the as fast as possible signing of the SAA and visa liberalization for the citizens of Kosovo. He also assured President Jahjaga that Portugal supports Kosovo’s membership in international organizations and in UNESCO and will support the efforts for international recognition of the independence with those countries with which it has good bilateral relations, in particular in Latin America.

-Presidentja Jahjaga takohet me Presidentin e Portugalisë, Anibal Cavaco Silva/

Nju Jork, 30 shtator 2015/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kuadër të aktiviteteve me rastin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u takua sot në Nju Jork me Presidentin e Republikës së Portugalisë, Anibal Cavaco Silva.

Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Cavaco Silva biseduan për thellimin e bashkëpunimit mes dy shteteve, perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin e konsolidimit ndërkombëtar të Kosovës.

Presidentja Jahjaga falënderoi Presidentin Cavaco Silva për mbështetjen  e vazhdueshme të Portugalisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe proceset nëpër të cilat po kalon Kosova. Presidentja Jahjaga e njoftoi Presidentin portugez me të arriturat e Kosovës dhe përkushtimin e institucioneve për të përmbushur të gjitha reformat në rrugën e saj të integrimit evropian dhe kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Portugalisë për perspektivën evropiane të Kosovës dhe procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Presidentja Jahjaga gjithashtu kërkoi ndihmën e Portugalisë në përpjekjet e Kosovës për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe për procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë UNESCO-n.

Presidenti Cavaco Silva theksoi se Portugalia mbetet një përkrahëse e palëkundur e  Kosovës në procesin e integrimit evropian, nënshkrimit sa më të shpejtë të MSA-së dhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Ai po ashtu siguroi Presidenten Jahjaga se Portugalia mbështet anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe në UNESCO dhe do të mbështesë përpjekjet për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë me ato vende me të cilat gëzon marrëdhënie të mira bilaterale, në veçanti në Amerikën Latine./b.j/

 

*****

 

Filed Under: Rajon Tagged With: e kosoves, përkrahëse e palëkundur, Portugalia

Kosovë-Serbi, në Bruksel arrihet marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave

September 29, 2015 by dgreca

-Kjo marrëveshje i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë/

-Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave do të ndihmojë me theks të veçantë popullatën shqiptare të Luginës së Preshevës/

-Delegacioni i Kosovës kërkoi ndihmën e BE-së që të zhbllokohet dërgesa e teksteve shkollore për Luginën e Preshevës/

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 29 Shtator  2015/ Kosova dhe Serbia në bisedimevt në Bruksel kanë arritur sot marrëveshje  për njohjen reciproke të diplomave.

Me këtë marrëveshje palët u zotuan njohjen reciproke të diplomave si dhe respektimin e procedurave dhe afateve sipas legjislacionit respektiv të secilit shtet. Kjo marrëveshje përfshinë të gjitha nivelet universitare (Bachellor, Master dhe Doktoratë), diplomat e shkollave të mesme, arsimin profesional, si dhe nivelin e pestë të kualifikimeve sipas kornizës evropiane të kualifikimeve.
Procesi i certifikimit të diplomave të institucioneve respektive të arsimit do të vazhdojë përmes certifikimit nga Asociacioni i Universiteteve Evropiane (AUE), të cilat pastaj do të njihen nga shtetet përkatëse për çështje dhe qëllime të tregut të punës apo për studime të mëtejme, varësisht nga interesimi i aplikantëve.

Kjo marrëveshje i jep fund periudhës së dështimit të njohjes së diplomave universitare nga ana e Serbisë, dhe kërkon që brenda afatit prej pesë muajsh të njihen të gjitha diplomat e certifikuara nga ana e AUE në një numër prej mbi 400 diploma të certifikuara, të cilat Serbia ka dështuar t’i njohë deri më tani.
Po ashtu, me këtë marrëveshje përcaktohet mekanizmi mbikëqyrës i procesit të zbatimit të Marrëveshjes që përbëhet nga tre palët (pala e Kosovës, BE-së dhe e Serbisë) dhe që ka obligim të raportojë, vlerësojë dhe përmirësojë sipas nevojës procesin e zbatimit të marrëveshjes.

Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave do të ndihmojë me theks të veçantë pjesëtarët e popullatës shqiptare të Luginës së Preshevës të cilët kryesisht studimet e tyre i kryejnë në institucionet e arsimit në Republikën e Kosovës dhe kanë nevojë të kthehen dhe të shërbejnë në vendet e tyre për të ndihmuar në zhvillimin e komunitetit shqiptar në Luginë dhe shoqërisë në përgjithësi.
Qeveria e Kosovës gjithmonë ka qenë e shqetësuar dhe në vazhdimësi i ka raportuar për pengesat e vëna nga ana e Serbisë popullatës shqiptare në Luginën e Preshevës në këtë aspekt, thekson njoftimi i dërguar sonte nga Brukseli.
Bëhet e ditur se, po ashtu në takimin për diplomat, nga ana e delegacionit kosovar, ministrja e Dialogut Edita Tahiri dhe ministri i Arsimit, Shkencës e Teknologjisë, Arsim Bajrami, shtruan çështjen e shpërndarjes së teksteve shkollore për Luginën e Preshevës dhe kërkuan ndihmën e BE-së që dërgesa e Kosovës të zhbllokohet dhe të dërgohet tek studentët. Pala serbe mori obligim që brenda dy ditësh të jap përgjigje për këtë çështje. Ndërsa delegacioni i Kosovës  konfirmoi zbatimin e reciprocitetit për këtë çështje.
Kosova dhe Serbia në procesin drejt normalizimit të marrëdhënieve, të kryesuar nga BE e mbështetur nga SHBA, takimin e parë në nivel të lartë kryeministror në Bruksel e kanë zhvilluar në 19 tetor 2012, ndërsa të 28-in në 25 gusht 2015.

 Bisedimet në nivel kryeministrash kanë pasuar dialogun teknik, të filluar në 8 mars 2011, poashtu në Bruksel, ku në krye të delegacionit kosovar ishte Edita Tahiri atëherë zëvendëskryeministre, tash ministre e Dialogut.

Filed Under: Rajon Tagged With: Behlul Jashari, Bisedimet, Bruksel, DIPLOMAT, marrveshja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 138
  • 139
  • 140
  • 141
  • 142
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT