• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Trupa amerikane marshojnë në Evropë

August 2, 2015 by dgreca

Janë disa qindra ushtarë amerikanë të armatosur mirë dhe që po përshkojnë mijëra kilometra nëpër Evropë. Ky marshim synon të sigurojë aleatët e NATO-s dhe popujt e atyre vendeve që i ka kapur paniku i një agresioni të mundshëm rus. Ja si shprehet koloneli i ushtrisë amerikane John Meyer:
“Ata janë të shqetësuar. Panë se çfarë ndodhi në Krime dhe çfarë po ndodh në Ukrainë.” Në mars, autokolona e ushtrisë amerikane filloi një udhëtim prej mbi 2 mijë kilomtrash duke u nisur nga Estonia. Në maj, ata përshkuan 350 kilometra brenda Rumanisë. Autokolona ushtarake do të kalojë nëpër Gjermani, Republikën Çeke, Slovaki dhe Hungari gjatë muajve shtator dhe tetor. Ekspertët për sigurinë evropiane thonë se marshimet e autokolonave janë më shumë se manovra, ato janë deklerata ndaj Rusisë që të qendrojë larg vendeve të NATO-s. Heather Conley është me Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike. “Po dërgojmë mesazhin – që as mos e çoni ndërmend ta bëni një gjë të tillë.” Që nga Luftërat Botërore, ushtria amerikane shihet si çlirimtare nga banorët e shumë shteteve evropiane. “Këtë nënkupton marshimi. Është ndjesia se Shtetet e Bashkuara janë këtu. Të gjithë jemi anëtarë të një aleance. Për sa kohë të jemi pjesëtarë të kësaj aleance, kjo aleancë do të mbrojë këto vende.”, thotë koloneli amerikan John Meyer. Ai thotë se ka në plan të vazhdojë marshime të tilla në autokolonë deri në vitin 2016. Sigurimi i aleatëve dhe forcimi i aleancës, thotë ai, janë prioritet i ushtrisë amerikane.(SH.K)

Filed Under: Rajon Tagged With: marshojnë, ne Evrope, Sh K, Trupa amerikane

MARREVESHJET E HELSINKIT

August 1, 2015 by dgreca

By Brian Whitmore/
Perktheu GJON KADELI/
Ne Foto: 1 Gusht 1975, nenshkrimi i marreveshjes se Helsinkit/
Dyzete vjete ma pare, Akti Perfundimtar i Helsinkit themeloi paprekshmenine e kufijve, integritetin tokesor, dhe mosnderhymjen ne punet e mbredeshme, si shtyllat themelore te Sigurise Europiane.
Sot Ukraina shef se si kufojte e saj po dhunohen, pjese te tokes se saj po pushtohen, dhe qytetaret e saj po rrembehen nga Rusia. Ukraina gjithashtu po perjeton nji nderhymje, tejet poshtnuese, te ndehymjeve, ne punet e saj te mbrendeshme, nderkohe qe Moska pretendon se ka te drejte edhe per te ndryshue kushtetuten e atij vendi.
Marreveshjet e Helsinkit e karakterizuen si nji gja tejet te randsishme, rrespektimin e te drejtave njerzore dhe lirite, si nji gurthemeli i parimeve europiane.
Sot te drejta baze, si liria e shprehjes, e shtypit dhe e mbledhjeve publike, ne shumicen e vendeve te ish Baskimit Sovjetik nuk respektohen.
Marreveshjet mundsuen krijimin e Grupit te Helsinkit ne Moske, qe perpiqej te mronte te drejtat e njeriut. Grup ky, qe konsiderohej me shume randsi. Sot ky grup po lufton kunder perpjekjeve, per t’u pagzue nga Kremlini si “agjent i huej.”
John Lewis Gadis shkroi ne librin e tij qe u botue me 2005 me titul Lufta e Ftohet se Akti Perfundimtar i Helsinkit, i cili u nenshkrue nga 35 vende me 1 gusht 1975, shenoi 40 vjetorin e tij. Shume njerez
kane fillue te mendojne seriozisht se, a mos marreveshjet e Helsinkit, po mbahen gjall, vetem me mjete artificiale, a po jane tuej vuejtun, krizen e fillimit te pleqenise?
Negociatat per keto marrewveshje, u bene ne nji kohe, kur gjendja e pergjithshme ishte ne piken ma te qete, dhe ato marreveshje, ne mbredesine e tyne, si gja thelbesore ishte qe te baheshin kompromise
politike.
Shume i ngutshem, per te legjitimizue dominimin e tij, mbi shtetet e bllokut lindor, donte qe kufijte e pas Luftes se Dyte Botnore ne Europe te mbeteshin te pa ndryshueshem. Dhe e ndjeshme , ndaj sistemit
te saj politik, jo demokratik, Moska u perpoq, qe parimi per mosnderhymje ne punet e mbredeshme, te perfshihej ne marreveshjet ne fjale.
Vendet perendimore, me gjithe kundershtimet e Moskes, kerkuen qe ne marreveshje te perfshihen nenet mbi te drejtat e njeriut.
Ne fillim, marreveshjet u shikuen, si nji fitore diplomatike per Bashkimin Sovjetik, dhe Moska mburrej, se dukej se kjo gja
legjitimizonte mbajtjen e Europes Lindore ne perandorine e saj, dhe pothuejse aspak, nuk respektoi nenet e marreveshjes mbi te drejtat e njeriut.
Por me kalimin e kohes, keto marreveshje shtuen guximin e kundershtareve te sistemit sovjetik ne Europen Lindore, per te vezhgue dhe per te shkrue, mbi dhunimin e te dretave te njeriout, dhe per te
ba kercnime ndaj qeverive, qe te zbatojne premtimet, per te respektue lirite baze.
Nga Grupi i Helsinkit ne Bashkimin Sovjetik e te Karta 77 e Vaklav Havlit ne Cekosllovaki, marreveshjet donin te thoshin se “popujt qe jetoshin ne keto sistem, te pakten ata ma guximtare, mund te kerkojne
leje zyrtare, te thone ate qe mendojne.”
Ne kete menyre, Marreveshja Perfundimtare e Helsinkit, ndihmoj ne lehtesimin e shpartallimit nga permbrend te Bashkimit Sovjetik.
Sot, Rusia qe sundohet nga Vladimir Putini, ka shume pak nevoje, per cdo aspekt te Marreveshjeve te Helsinkit.
Si ish Bashkimi Sovjetik, edhe rregjimi i Putinit, nuk perfill zotimetper te respektue te drejtat e njeriut.
Por tash, qe Akti Perfundimtar i Helsinkit , cilson te paprekeshme, kufijte e percaktuem, mbas Luftes se Ftohet, e jo ate te mbas Luftes se Dyte Botnore, dhe tashti qe vendet satelite te Moskes, vazhdojne te
mbrojne vetvendosjen, se sa me qene nen dominimin e Moskes, Rusia gjithashtu nuk ka kohe me u marre me keto parime., apo nuk i intereson.
Kjo gja don te thote, se Marrevshjet e Helsinkit, qe mbushen 40 vjetorin, nuk po mbahen gjalle artificialisht, por qendrojne mbi nji baze, tejet te luhateshme.

Filed Under: Rajon Tagged With: Gjon kadeli, MARREVESHJET E HELSINKIT

Komandanti i NATO-s: Rusia rreziku më i madh global

August 1, 2015 by dgreca

Komandanti i NATO-s thotë se Rusia përfaqëson sot rrezikun më të madh global. Gjenerali amerikan Philip Breedlove akuzoi Rusinë se vazhdon të mbajë trupa në rajonin e Donbasit, të Ukrainës Lindore. Këto komente gjenerali Breedlove i bëri në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan PBS, pas kthimit nga një vizitë në Ukrainë. Komandanti suprem i NATO-s, Gjenerali i Forcave Ajrore amerikane, Philip Breedlove, vizitoi javën e kaluar Ukrainën. I sapokthyer në Pentagon, ai dha një intervistë mbi sfidat kryesore të sigurisë me të cilat përballet sot Aleanca. Gjenerali Breedlove theksoi se Rusia përfaqëson sot rrezikun më të madh global. Ai akuzoi Rusinë se vazhdon të mbajë trupa në rajonin Donbass, të Ukrainës Lindore. “Pra, ky vend ka përdorur forcën për të ndryshuar kufijtë e njohur ndërkombëtarisht. Ky është një vend që disponon një arsenal bërthamor shumë të madh, dhe që e përmend haptazi mundësinë e përdorimit të këtij arsenali. Ajo çka shohim është një Rusi revanshiste, e cila ka një përqasje të re ndaj sistemit të sigurisë në Evropë.” Gjenerali Breedlove nuk përjashton se ka hapësira ku mund të bashkëpunohet me Rusinë, si p.sh. për çështjen e Iranit, por se kjo nuk po reflektohet në aspektin e sigurisë së Evropës. “Në Evropë, ata kanë krijuar tashmë një model, si p.sh. në Gjeorgji, në Transnistria, në Krime, në Donbass, ku përdorimi i forcës është gjuha e ditës. Kjo nuk është ajo çfarë ne dëshirojmë të shohim në tiparet e një partneriteti në Evropë.” Komandanti i NATO-s thotë se aleanca vazhdon të besojë në një zgjidhje diplomatike, ndërkohë që po i jep ndihmë Ukrainës, si dhe po ndërmerr masa të gjera për sigurinë e vendeve balltike, si nëpërmjet stërvitjeve ushtarake, ashtu edhe politikisht, siç ndodhi gjatë takimit të Uellsit, kur të 28 vendet anëtare ripohuan përkushtimin ndaj mbrojtjes kolektive të NATO-s. I pyetur mbi shqetësimet se ç’do të ndodhë nëse konflikti zgjerohet në vendet balltike, ai tha se NATO është e angazhuar të mbrojë të gjithë anëtarët e saj. “Mënyra më e mirë për të mos patur luftë është të përgatitesh për luftë… Pra, ne duhet të jemi të përgatitur, në mënyrë që ta evitojmë.” Por, a mund të shihen këto manovra si provokim nga Rusia? “Ne marrim masa mbrojtëse, në bazat tona. Ne nuk po vendosim forca të mëdha në Balltik. Momentalisht, ka vetëm nga një kompani ushtarësh amerikanë në secilin nga tre vendet balltike. Është madje shumë më pak se proporcionale.” Një Evropë e sigurtë, e lirë dhe në paqe, ka nevojë për një Rusi partnere, mendon Gjenerali Breedlove, dhe shton se zyrtarët e Pentagonit po mundohen në të gjitha forumet të rikrijojnë urat e komunikimit ushtarak me Rusinë, që dikur ishin rutinë. Por, ai thekson se përpjekjet për një riafrim nuk do të jenë të lehta. “Nuk do të jetë një rrugëtim i lehtë dhe nuk do të ndodhë shpejt. Kjo punë me Rusinë është diçka afat-gjatë.” Duke folur edhe për një rrezik tjetër global, kërcënimin e Shtetit Islamik, Gjenerali vlerëson së tepërmi futjen e Turqisë, një vend anëtar i NATO-s, në luftën kundër Shtetit Islamik. “Po punojmë tani për mënyrat se si do të përdorim bazat ushtarake, si ato në Incirlik dhe Diyarbakir, të cilat do të jenë shumë të rëndësishme që të mundemi të vazhdojmë fushatën e përbashkët me Turqinë, si anëtare e këtij koalicioni.”

Filed Under: Rajon Tagged With: global, Komandanti i NATO-s:, më i madh, Rusia rreziku

Kosovë – Ministri Bajrami në Mal të Zi, takon kryetarin e Ulqinit dhe Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve

August 1, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 1 Gusht 2015/ -Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Qeverinë e Kosovës, Arsim Bajrami, në ditën e dytë të vizitës në Mal të Zi, është pritur sot nga kryetari i Komunës së Ulqinit, Fatmir Gjeka, ndërsa është takuar edhe me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Malit të Zi.
Në të dy takimet është biseduar për gjendjen e arsimit në gjuhën shqipe në Mal të Zi, për mundësitë e bashkëpunimit në të mirë të ngritjes së cilësisë, si dhe për ndihmën që mund të japë Republika e Kosovës në këtë drejtim.
Gjatë takimit me kryetarin e Komunës së Ulqinit, ministri Bajrami ka konfirmuar gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit që të ndihmojë në avancimin e standardeve të mësimit në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet. “Kemi një konsensus të plotë me ministrin e Arsimit të Malit të Zi që të punojmë së bashku për ruajtjen e standardeve të mësimit shqip, për rritjen e numrit të nxënësve në shkollat shqipe, për përmirësimin e kualitetit të teksteve mësimore”, tha ai.
Ministri e ka informuar kryetarin e Ulqinit edhe për mundësitë që ka ofruar MAShT për studentët shqiptarë të Malit të Zi. “Asnjë student nga Mali i Zi nuk do të mbetet pa qasje në universitetet e Kosovës. Ofrova mundësinë që përveç studimeve bazike, të kemi studentë edhe në studimet e masterit dhe doktoraturës”, theksoi ministri Bajrami.
Ndërsa, kryetari Gjeka ka theksuar nevojën e madhe që kanë shqiptarët në Mal të Zi për përkrahje nga MAShT. Ai e falënderoi ministrin Bajrami që po krijon mundësi për përgatitjen e kuadrove, të cilat janë shumë të nevojshme për shqiptarët.
Edhe në takimin me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve, ministri Bajrami tha se Qeveria e Kosovës do të japë gjithë ndihmën e nevojshme për mësimin shqip në Mal të Zi, sikur që po bën edhe për Luginën e Preshevës.
Me këtë rast, ministri Bajrami iu bëri thirrje drejtorëve të shkollave dhe mësimdhënësve të mësimit në gjuhën shqipe që të shfrytëzojnë mundësinë për studime master në gjashtë programet e Fakultetit të Edukimit, në mënyrë që shkolla shqipe të këtë mësimdhënës dhe drejtorë të përgatitur, e që do të ngrisin cilësinë në arsim.
Gjithashtu, ministri Bajrami dhe anëtarët e Këshillit janë pajtuar për çështjen e teksteve. “Do të ndihmojmë me tekste. U morëm vesh që bashkëpunimi ynë të shkojë përtej një Abetareje”, tha ministri Bajrami.
Kryetari i Këshillit, Genc Nimanbegu, tha se ministri Bajrami ka dhënë shumë lajme të mira për prindërit shqiptarë në Mal të Zi, për nxënësit dhe studentët dhe u shpreh i sigurt se bashkëpunimi do të japë rezultate të mira në të ardhmen.
Të gjitha çështjet që janë biseduar gjatë takimeve dyditore që ka pasur ministri Bajrami në Mal të Zi sa i përket arsimit në gjuhën shqipe, do të konkretizohen me një Marrëveshje Bashkëpunimi që pritet të nënshkruhet mes dy shteteve.
Ministri kosovar i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku dje ka pasur takime të rëndësishme me udhëheqës të institucioneve më të larta të arsimit dhe shkencës, me të cilët ka biseduar për mundësitë e bashkëpunimit.
Ministri Bajrami është pritur nga ministri i Arsimit i Malit të Zi, Predrag Boskoviç, me të cilin është pajtuar për bashkëpunim në të gjitha nivelet e arsimit.
Ministri kosovar Bajrami është pritur edhe nga ministrja e Shkencës e Malit të Zi, Sanja Vllahoviç, me të cilën ka biseduar për mundësinë e bashkëpunimit ndërshtetëror për projkete të përbashkëta shkencore, por edhe për projektet evropiane si Erasmus+, Horizon 2020, ku dy shtetet mund të konkurrojnë për fonde dhe studime të përbashkëta në fusha të ndryshme.
Ministri Bajrami është takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Arsim të Malit të Zi, të kryesuar nga Branka Tanasijeviç.

Filed Under: Rajon Tagged With: kryetari i Ulqinit, Minstri Bajrami

PANAIRI I LIBRIT NE ULQIN-Shala: Libri forcon komunikimin kulturor ndërshqiptar

July 27, 2015 by dgreca

Mbrëmjen e 26 Korrikut, në Ulqin, është hapur Panairi i Librit ku morën pjesë personalitete të shumta të jetës politike, institucionale e kulturore të Malit të Zi,Kosovës dhe Shqipërisë.
Në këtë ngjarje të madhe për kulturën dhe librin shqip në Mal të Zi, mori pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, i cili, në ceremoninë e hapjes së panairit, ndër të tjera përmendi nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërkulturor mes hapësirave shqiptare.
Ministri Shala, në fjalën e rastit vuri theksin te nevoja që të forcohet kultura e leximit, dhe në këtë drejtim, panairet luajnë një rol të rëndësishëm: “Ky panair është një takim krijuesish, takim me libra të rinj, libra të traditës e të të gjitha fushave, si dhe promovon rritjen e kulturës së leximit, e cila është domosdoshmëri për një shoqëri modern” tha Shala
Po ashtu, ministri Shala theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit ndërkulturor mes shqiptarëve, sidomos pjesëmarrjen e botuesve nga të gjitha vendet shqiptare në ngjarje të tilla si kjo “sepse në këtë mënyrë forcohet komunikimi kulturor ndërshqiptar dhe përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit”-shtoi Shala.
Në këtë funksion të objektivi, ministri Shala tha se: “Qeveria e Kosovës ka iniciuar arritjen e një Marrëveshje me Malin e Zi, në funksion të shtimit dhe të bashkërendimit të aktiviteteve kulturore ndërmjet dy vendeve, por dhe të formalizimit të raporteve, për t’i bërë ato institucionale, më sistematike dhe më të dobishme.”
Duke e vu theksin te nevoja e intensifikimit të komunikimit kulturor ndërshqiptar, ministri Shala përmendi veprimet konkrete që ka ndërmarrë MKRS-ja për të afruar mundësi të reja bashkëpunim kulturorndërshqiptar. Ai pohoi se “Ministria e Kulturës së Kosovës po punon që të arrijë një Memorandum bashkëpunimi me Këshillin Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi, me të cilin do të saktësohen aktivitet kulturore, për të cilat institucionet e kulturës së Kosovës do të ndihmojnë sistematikisht dhe sipas një axhendetë dakorduar.”
Shala ndër të tjera tha se me këtë këshillë ka zhvilluar takim dhe me drejtuesit e këtij Këshilli “Jemi dakorduar që të punojmë së bashku në dobi të aktiviteteve institucionale kulturore. “
Duke përfunduar fjalën e rastit, ministri Shala theksoi nevojën që të punohet më shumë që,” si vite më parë, të shpërndahetlibri që botohet në Kosovë e në të gjitha trevat shqiptare, në ambientet shqiptare në Mal të Zi, në bibliotekat publike dhe në ato të shkollave.”
Në ceremoninë e hapjes së Panairit të Ulqinit 2015, përveç ministrit Shala morën pjesë kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, ministrja e Kulturës së Shqipërisë Mirela Kumbaro, si edhe kryetari i Kuvendit të Kuvendit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, ministri i Kulturës të Malit të Zi, Pavle Goranoviq dhe shkrimtari Fatos Kongoli.

Filed Under: Kulture, Rajon Tagged With: libri, panair, Shala, Ulqin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 147
  • 148
  • 149
  • 150
  • 151
  • …
  • 201
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT