• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me emisarin e ShBA-së, Gabriel Escobar

September 12, 2023 by s p

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

U bisedua për rëndësinë e zbatimit të shpejtë dhe të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për t’u angazhuar aktivisht në takimin e nivelit të lartë politik të së enjtes në Bruksel, teksa falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën.

Filed Under: Rajon

KËSHILLAT KOMBËTARË, DEKOR I QEVERISË

September 11, 2023 by s p

Nail Draga/

Këshillat kombëtare si janë duke  funksionuar,   pa ingerenca dhe pa mbeshtetje financiare programore  si të tillë janë  dekor i qeverisë e jo në favor të avancimit të vlerave autentike të popujve përkatës. Nga ana tjetër  kemi edhe keqperdorimin e detyrës zyrtare  siç është rasti me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve(KKSH)  me mos mbajtjen e zgjedhjeve për elektor të rinjë, sepse   i ka kaluar mandati tash 15 muaj(qershor 2022),  qe është veprim  i papërgjegjshëm, ku ndonëse  është formuar komisioni përkatës, ai nuk e ka kryer detyrën e vet që nuk mund të arsyetohet më asgjë, nga del  se një subjekt i tillë  është privatizuar dhe nuk është në shërbim të shqiptarëve. 

Në sajë të përbërjes heterogjene të popullsisë Mali i Zi është shtet i veçantë në Evropën Juglindore, andaj edhe themelimi i këshillave kombëtare(2008) si subjekte të veçanta ishte risi në skenën politike në këtë mjedis. Me një veprim të tillë pushteti ka dashur të dëshmojë kapacitetin demokratik para faktorit ndërkombëtar kur janë në pyetje popujt pakicë. Por, themelimi, organizimi, përmbajtja e financimi nga formimi i tyre dëshmoi se ata më shumë janë dekor të pushtetit, se sa në favor të avancimit të çështjeve nacionale e qytetarëve të pjesëtarëve të popujve përkatës. Një dukuri e tillë ka të bëjë në veçanti për ne shqiptarët, si i vetmi popull me përkatësi etnike josllave.

Këshillat si organizata joqeveritare

Duke qenë subjekte qeveritare por qe iu ngjasojnë organizatave joqeveritare, ata janë pa ingerenca vendosëse, dhe si të tilla janë vetëm këshilldhënëse. Dhe nga një qasje e tillë jovendimmarrëse ata nuk e kanë arsyetuar vetën. Raste për të dëshmuar  ka mjaft, ku më e veçantë është  dhënia e mendimit për drejtorat e shkollave më mësim në gjuhën shqipe, që  nuk përfillet nga ministri i arsimit, sepse ai vendosë sipas shijes personale dhe përkatësisë partiake e jo vlerave profesionale e shoqërore.

Përfaqësimi politik i panevojshëm

Përveç elektorëve të zgjedhur me votë, pjesë e KKSH janë edhe përfaqësuesit politik të subjektëve politike si kryetar partie, deputet, ministër, kryetar komune e kuvendi, nga të gjitha komunat ku shqiptarët janë popullsi autoktone. Një numër i tillë nuk është i vogël, madje janë të barabartë me elektorët e zgjedhur me votë të drejtpërdrejtë. Por, përvoja e deritashme dëshmon se një numër  i përfaqësuesve të tillë politik e kanë injoruar KKSH, duke mos marrë pjesë në mbledhje, madje nga themelimi i tij.

Me një qendrim të tillë ata kanë dëshmuar se nuk iu intereson  roli dhe funksioni i këtij subjekti që sipas ligjit është përfaqësues i shqiptarëve. Si duket nga partitë politike këtë subjekt e shohin si konkurrent  në çështjet të cilat duhet të trajtohen për avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi.  Andaj, ata si të tillë janë të panevojshëm, ku ndryshimi i ligjit për zgjedhjen e elektorëve duhet të definojë qartë pjesëmarrjen e tyre në këshillë. Sepse ata si numër formal  madje janë pengesë edhe për kuorum për mbajtjën e mbledhjeve  të cilat edhe ashtu janë të rralla. Në këtë aspekt do të ishte ma e logjikshme qe përfaqësuesit e politikës të mos jenë fare anëtarë të këshillave, sepse ata si pjesë të subjektëve politike  nëse duan mund të angazhohen për çështjet  të cilat janë pjesë e programeve partiake. 

Duhet inicuar ndryshimin e ligjit

Në këtë drejtim përgjegjësi mbajnë partitë politike të shqiptarëve si përfaqësues të tyre autentik, sepse nuk kanë treguar interesim për të inicuar ndryshimin e Ligjit të pakicave  në lidhje mbi funksionimin e këshillave kombëtare. Pa një ndryshim të tillë përmbajtësor subjekti i tillë do të vazhdojë të jetë dekor i qeverisë, pa ndikim në avancimin e pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në këtë mjedis. 

Shqiptarët por edhe pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi, kanë nevojë për Këshilla si  subjekt dinjitoz në përfaqësim të tyre, e jo të jetë formal, pa asnjë ingerencë, por vetëm të shpreh mendimin e vet, e cila nuk obligon askënd si në pushtetin lokal e ate qendror. Pa ndryshime ligjore, organizative, zgjedhore, përmbajtësore e kadrovike si të tilla këshillat janë të dëmshme për pjesëtarët e popujve përkatës, andaj si të tillë janë të panevojshëm! 

Çështje qe është dashur të trajtohen 

Nuk ka dilemë se angazhimi i çdo këshilli  për pjesëtarët e popujve qe  përfaqësojnë paraqet temë e cila meriton qasje të veçantë. Në këtë aspekt sa i përket KKSH janë shumë çështje të cilat është dashur të trajtohen dhe të marrin drejtimin e duhur jo vetëm nga kjo përbërje e Këshillit por edhe ma herët, por për fat të keq mungojnë rezultatet. 

Këtu kryesisht mendoj për çështjet e identitetit kombëtar nga fusha e arsimit dhe e kulturës, sepse edhe në pluralizëm vazhdojmë të jemi të diskriminuar. Ndërsa, nga ana tjetër  ka qenë e nevojshme të punohet platforma politike për shqiptarët në Mal të Zi, e cila duhet të jetë obligim për partitë politike të shqiptarëve në këtë mjedis. Ndërsa mos angazhimi për një platforme të tillë është dështim i përbashkët, e sidomos për  subjektët politike të shqiptarëve, të cilat e kanë pjesë të programeve partiake. Por, për një qasje të tillë KKSH  në përbërjen e tij duhet të ketë persona profesionist të dëshmuar, me autoritet shoqëror dhe duhet të vlerësohet meritokracia, e jo si deri tash të dirigjuar e të zgjedhur nga partitë politike duke eliminuar individet nga shoqëria civile.

Gazeta “Koha Javore” me pengesa subjektive

Nga viti 2001 ka filluar të botohet  gazeta”Koha Javore”, e cila del një herë në javë, fillimisht  në kuadër të SHB “Pobjeda”  e nga viti 2015 në kuadër të KKSH-së. Kjo gazetë javore është  e vetmja në shqip në Mal të Zi dhe financohet nga buxheti qeveritar. 

Ndonëse kësaj gazete mund t´i bëhen vërejtje, por në sajë të kushtëve dhe rrethanave shoqërore, ajo arriti të vazhdojë të jetë tribunë mediatike, për të gjithë ata që duan dhe dijnë të shkruajnë  shqip për çështjet e ndryshme shoqërore, politike e kulturore. 

Nga ana tjetër duhet theksuar se Këshilli Programor i “Kohës Javore” ka pengesa subjektive nga ana e kryetarit të KKSH-së, sepse nuk mund të realizojë vendimet e miratuara. Pikërisht, duke marrë parasysh  këto çështje ka qenë e udhës që KKSH të organizojë takim të veçantë kushtuar “Kohës Javore”, duke u informuar nga kryeredaktori i “Kohës Javore” si dhe nga Këshilli Programor, por deri më tash nuk ka ekzistuar një interesim nga ana e tyre për këtë medie të vetme në shqip.  Madje, nëse rastësisht do të pyetej ndonjë anëtarë i KKSH-së se kur për herë të fundit e keni lexuar gazetën “Koha Javore”, përgjigja do të ishte dëshpruese. 

Duke marrë parasysh se gazeta “Koha Javore” përgatitet nga kryeredaktori dhe dy gazetarë(!?) dalja e saj si javore është meritë e bashkëpunëtorëve, sepse pa ndihmën e tyre do të ishte e pamundur. Por, një ndihmë e tillë nga bashkëpunëtorët nuk vlerësohet nga ana e kryetarit të KKSH-së, madje ka edhe pengesa  për ndarjen e mjeteve qe janë miratuar  në buxhetin vjetor(2022). 

Por, këtu kemi edhe një paradoks tjetër sepse në lidhje me planin financiar vjetor  të “Kohës Javore” për vitin 2022 e 2023 në shumën  prej 150.00.00 euro nga buxheti i shtetit kryetari i KKSH-së nuk është konsultuar fare si me  ish-kryeredaktorin,ashtu edhe me atë aktual, por as Këshilli Programor i gazetës.  Mos koordinimi dhe mungesa e transparencës financiare nga ana e KKSH-së hap dilema të spekulimeve dhe të keqpërdorimit, jo vetëm të pozitës zyrtare.  

Pavarësisht se si do të rrjedhin çështjet me Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në të ardhmën gazeta “Koha Javore”, duhet të vazhdojë të vijojë daljën, duke qenë e vetmja si e tillë në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

Privatizimi i Këshillit

Dukuria e mos respektimit të afatit ligjor, si virus që është i pranishëm të partitë politike është e pranishme edhe të këshillat kombëtarë. Rastin  tipik e kemi të KKSH-ve, sepse nga qershori i vitit të kaluar(2022) ka kaluar afati i përbërjes së tij, por ende nuk janë mbajtur zgjedhjet për elektorë të rinj. 

Një veprim i tillë nuk mund të arsyetohet më asgjë, kur dihet se për mbajtjen e tyre zgjedhjeve është formuar komisioni përkatës i Këshillit Kombëtar Shqiptar, i cili nuk ka kryer obligimet e marra. Kemi të bëjmë me papërgjegjësi, si  akt i mosrespektimit ligjor duke e privatizuar KKSH-në për interesa personale! 

Ndërsa mos  informimi me kohë i anëtarëve te Këshillit Kombëtar dhe opinionit  për mos mbajtjën e zgjedhjeve për elektorë është dëshmi e mungesës se guximit  të ballafaqohen me realitetin në skenën shoqërore.

Filed Under: Rajon

Kryeministri Kurti bën homazhe në përvjetorin e 22-të të sulmeve të 11 Shtatorit

September 11, 2023 by s p

Prishtinë, 11 shtator 2023/



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe zëvendës ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Alyson Grunder bënë sot homazhe dhe vendosen lule të freskëta pranë pllakës përkujtimore “Kosova Kujton”, në oborrin e ndërtesës së Qeverisë, për të përkujtuar dhe nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit që ndodhën në vitin 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai tha se sot kujtojmë viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe mësimin e mësuar nga kjo ngjarje me jehonë pikëprerëse në histori.  

Nga sulmet e asaj dite vdiqën gjithsej 2977 persona, mes të cilëve edhe tre shqiptarë: Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj dhe Rrok Camaj.

Atë kohë, administrata amerikane e Presidentit George W. Bush, ishte zotuar që terrorizmi kurrë nuk do të ngadhënjejë. Më shumë se dy dekada prej atëherë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t’i prijnë luftës globale kundër terrorizmit, kurse shumë vende mes të cilave edhe Republika e Kosovës, është rreshtuar në këtë luftë të përbashkët.

Filed Under: Rajon

Kryeministri Kurti zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters

September 8, 2023 by s p

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Estonisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po ashtu zhvilloi një takim me zëvendës ndihmës Sekretaren në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Allison Peters.

Në takim u diskutua për anëtarësimin e Kosovës në Partneritetin për Qeveri të Hapur dhe për mundësitë e bashkëpunimit me agjencitë amerikane, sikurse USAID në zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP, me theks te shtylla e parë e këtij plani, përkatësisht te transformimi digjital.

Falë vëmendjes së Qeverisë në transformimin digjital, sidomos me shërbimet në e-qeverisje dhe digjitalizimin në arsim, që pritet të përkthehet në investime prej 100 milionë euro në pesë vitet e ardhshme, synohet që të ofrojmë infrastrukturë sa më të përshtatshme për kompanitë e këtij sektori ashtu që të mund të zhvillohen sa më shumë.

Duke folur për potencialin e Kosovës në fushën e Teknologjisë së Informacionit, kryeministri theksoi se Kosova renditet e para në Ballkanin Perëndimor në indeksin e konkurrueshmërisë së IT-së, të parët në Evropën në Zhvillim (Emerging Europe) për numrin e studentëve në fushën e TI-së për 100 mijë banorë, kurse të dytët për infrastrukturën teknologjike.

Krahas saj, kryeministri Kurti gjithashtu veçoi edhe progresin në indikatorë ndërkombëtarë të transparencës, sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit.

Edhe në këtë takim, ai ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës për Estoni, Shkëndije Geci Sherifi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti. Ndërkaq, përkrah zëvendës ndihmës Sekretares në detyrë të Departamentit të Shtetit amerikan, Peters, ishte edhe Zëvendës ndihmës Sekretarja kryesore në Byronë për Hapësirë Kibernetike dhe Politika Digjitale të Departamentit të Shtetit, njëherësh ish- zëvendës ambasadorja e Amerikës në Kosovë, Jennifer Bachus.

Filed Under: Rajon

Biserko: Serbia nuk po heq dorë nga krijimi i Serbisë së Madhe

September 8, 2023 by s p

Intervistoi: Berianë Mustafa/Radio Kosovë/

Serbia nuk ka hequr dorë nga krijimi i Serbisë së Madhe dhe për këtë po i instrumentalizon serbët në rajonin e Ballkanit.

Kështu thotë në një intervistë ekskluzive për Radio Kosovën kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko. Në një intervistë me kolegen Berianë Mustafa, Biserko thotë se Serbia nuk është duke respektuar marrëveshjet e Brukselit dhe se po përdorën serbët në Kosovë për të destabilizuar situatën.

Radio Kosova: Zonja Biserko, ku mendoni se qëndron problem i mos zbatimit të marrëveshjes së Brukselit?

Sonja Biserko: Është problem mjaft i qartësuar deri tani. Së pari Beogradi nuk ka treguar dëshirë dhe gatishmëri që në dialog të hyjë duke e pranuar realitetin, e që është njohja e pavarësisë së Kosovës, sepse siç po e shohim gjatë kohës po sfidohet ky fakt dhe shumë marrëveshje të tjera. P.sh: kemi marrëveshjen për tabela, ose tërheqja e serbëve nga të gjitha institucionet, vendosja e barrikadave etj. Pra, të gjitha ato çështje që Kosova është munduar t’i zbatojë nga ato marrëveshje, janë mohuar ashpër duke u kërkuar vazhdimisht shtyrje dhe gjëra të ngjashme nga ana e Serbisë. Pra, nuk ka vullnet që ai dialog të përfundojë dhe të pranohet ky realitet i ri në rajon. Por këtu përgjegjësinë kryesore e mban Beogradi. Siç po e shohim, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas fillimit të luftës në Ukrainë, janë kthyer në rajon me disa prioritete dhe zgjidhjen e disa çështjeve që lidhen me Kosovën duke e neutralizuar ndikimin e Rusisë në Ballkan. Ata po mundohen që të ndalojnë tensionet e reja, apo disa trendë negativë në rajon të cilët janë nxitur shumë në dhjetë vitet e fundit. Tash po shohim që në këtë drejtim është duke u munduar të bëhet diçka ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, përmes dy marrëveshjeve të reja, asaj të Brukselit dhe të Ohrit, por që presidenti serb menjëherë ka deklaruar se ai nuk e ka nënshkruar atë marrëveshje dhe se ajo nuk është e obligueshme. Është e rëndësishme të theksohet që në Serbi ka ende njerëz nga elita politike që besojnë se luftën në Ukrainë do ta fitojë Rusia dhe kjo do të ndryshojë gjendjen e Serbisë në favor të saj në rajon. Mendoj që ky është një iluzion. Në anën tjetër kemi ambasadorin amerikan në Serbi, Kristofer Hill, i cili ka për qëllim që ta tërheqë Serbinë drejt integrimeve euro-atlantike, por që duket se është e diskutueshme nga ajo që kemi parë deri tani, sepse presidenti Aleksandër Vuçiq, edhe pse i është ngushtuar rrethi i veprimit, sërish vazhdon t’i manipulojë serbët përmes disa veprimeve.

Radio Kosova: A ka ndikuar dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës në përmirësimin e situatës së serbëve në veri të Kosovës?

Sonja Biserko: Fatkeqësisht serbët lokalë i vuajnë pasojat më së shumti, sepse janë instrumenti i Beogradit që nga 2012, kur është themeluar “Lista Serbe.” Që nga ajo kohë ka qenë e qartë që ajo do të jetë në funksion të Serbisë, duke destabilizuar Kosovën edhe përmes mosmarrëveshjeve në parlament, sepse serbët kanë të drejtën e vetos në disa çështje kryesore. Ata nuk përfaqësojnë interesat e serbëve në Prishtinë dhe kjo, mendoj, se është problemi i tyre, sepse interesi dhe qeverisja e tyre menaxhohet nga Beogradi, i cili në fakt ndjek interesat e tij më shumë se ato të serbëve lokalë, duke bllokuar kështu integrimin e tyre. Ka disa shembuj pozitivë të integrimit të serbëve por që fatkeqësisht mediet tona nuk raportojnë për to, zakonisht raportojnë vetëm për gjëra negative se si Kosova është shtet mafioz apo se si kryeministri Albin Kurti është radikal ose diçka të tillë. Dhe pastaj kthehemi dhe provojmë të flasim për një proces të normalizimit që është larg saj ku mungon krijimi i një lloj atmosfere që do të çonte në normalizim si në rrafshin politik dhe atë jetësor. Pra, në nivelin e komunikimit jo vetëm të serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, por në ndërmjet dy shteteve. Prandaj nuk janë plotësuar kushtet për një dialog që do të mund të quhej i suksesshëm, por që kryesisht po bëhet nën presionin e Bashkimit Evropian, mbi të gjitha të Amerikës, pa praninë e të cilës Mirosllav Lajçak nuk do të bënte asgjë.

Radio Kosova: Zonja Biserko, si i shihni zgjedhjet në veri të Kosovës?

Sonja Biserko: A e dini si, fillimisht bashkësia ndërkombëtare i garantoi Qeverisë së Kosovës se serbët lokalë do të dalin në këto zgjedhje, por ata nuk dolën, ndërkohë ndihej nevoja që të mbushej disi ai boshllëk ligjor, i cili edhe është karakteristikë e veriut të Kosovës, sepse në veri nuk mbizotëron sistemi i drejtësisë, as i Kosovës e as ai i Serbisë, por veriu është vetëm një siç do të thosha, çerdhe e krimit. Natyrisht serbët e vetëdijshëm për këtë dhe në momentin kur janë vendosur kryetarët e komunave, të cilët nuk kanë legjitimitet, sepse serbët nuk kanë dashur të marrin pjesë në to, kanë filluar të ballafaqohen me KFOR-in dhe të gjitha ngjarjet që kanë pasuar më tutje. Pastaj deputetët kanë bërë thirrje që këto zgjedhje të mbahen në vjeshtë apo në fund të vitit. Nuk mendoj që ky proces do të shkojë aq lehtë kurdo që do të mbahen zgjedhjet. Serbët duhet ta kuptojnë që këtë herë duhet të dalin në zgjedhje dhe ta marrin në dorë të ardhmen e tyre në Kosovë. E tëra çfarë po bënë Serbia është në kundërshtim me mbijetesën e serbëve në Kosovës. Ajo bënë vazhdimisht thirrje për distancim nga shqiptarët, gjë që e ka bërë me serbët në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë, tashmë këtë po e bënë edhe në Mal të Zi. Nuk është asgjë e re kjo përpjekje e saj që ta ndalë integrimin e serbëve në ato shoqëri ku janë duke jetuar.

Radio Kosova: A mendoni se është e mundur të ketë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Kosovës duke respektuar interesat e të dy palëve?

Sonja Biserko: Mendoj që në fillim, që në luftërat e ish Jugosllavisë, vendimet janë marrë në emër të popujve, e jo qytetarëve. Kjo u bë në Bosnje e Hercegovinë. E para kësaj u bë në Kroaci, e cila përmes disa marrëveshjeve ndërkombëtare, arriti t’i ri-integrojë disa territore të saj, të cilat tashmë ishin braktisur nga serbët, me ndihëm e Beogradit dhe përkrahjen e Zagrebit. Serbët në Bosnje dhe Hercegovinë, Sarajevën nuk e shohin si vend të tyre e që këtë e dëgjojmë çdo ditë nga Millorad Dodik. Prandaj në rastin e Kosovës kjo është një pyetje e madhe sepse ne jemi mësuar me narracione të tilla publike në rajon e që janë mjaft toksike.

Radio Kosova: Pra, me këtë politikë të Aleksandër Vuçiqit në Serbi, nuk mendoni që do të këtë zgjidhje, qetësi në Ballkan?

Sonja Biserko: Po nuk ka zgjidhje me elita politike nacionaliste që po e mbajnë pushtetin për të mbrojtur statuset e tyre politike, përmes narracioneve të tillë siç është ajo se populli serb është i shtypur kudo që jeton. Dhe, përmes tezave të tilla është duke vazhduar t’i destabilizojë ato vende, të cilat edhe ashtu nuk janë të konsoliduar për faktin që Serbia edhe ashtu de-facto nuk i ka njohur kufijtë e tyre. Në thelb, Serbia përmes Kishës Ortodokse Serbe dhe bashkësive serbë në këto vende ku përmes instrumentalizmit të serbëve lokalë po dërgon mesazhe që nuk e pranon realitetin e ri në rajon. Problemi është në Beograd. Unë nuk po them që këto shtetet për të cilat po flasim nuk kanë i problemet e tyre të brendshme, të cilat edhe mund të jenë burim i tensioneve, por fakti kryesor është që Beogradi nuk po e pranon realitetin e ri të krijuar në rajon. Të njëjtën retorikë e përdorë sot Rusia në luftë me Ukrainën dhe fatkeqësisht bashkësia ndërkombëtare nuk ka mësuar nga luftërat në ish- Jugosllavi, kur bota serbe është shumë e afërt me botën ruse. Pra nuk është kuptuar se ideja për Serbinë e Madhe nuk është mposhtur, por vetëm është heshtur për një kohë. Dhe e tërë politika zyrtare e Beogradit vazhdon të udhëhiqet mbi këtë çështje. Në uebfaqen e Qeverisë së Serbisë për shembull kemi Strategjinë për Diasporën në Rajon ose Karta për Hapësirën Kulturore Serbe, përmes së cilës ka ambicie që një ditë të shndërrohet në hapësirë politike për serbët e rajonit. Pra, në mënyrë absolute serbëve në rajon nuk u lejohet të jenë të pavarur në vendimet e tyre, ose në vendet ku ata jetojnë.

Radio Kosova: Si janë duke u trajtuar të drejtat e shqiptarëve në Luginë të Preshevës?

Sonja Biserko: Kjo është çështje e pakicave, e cila në mënyrë ligjore në Serbi është e rregulluar pak a shumë në përputhje me disa standarde evropiane. Pra janë këshillat kombëtarë, mandati i të cilëve është të merren me çështje të identiteteve nacionale. Megjithatë Serbia nuk ka politikë gjithëpërfshirëse për integrimin e pakicave, prandaj korniza ligjore që ekziston më shumë shërben për ndarjen e tyre, p.sh kemi rastet e shuarjes së adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët janë çregjistruar nga listat, duke ua mohuar të gjitha të drejtat si qytetarë. Me vite të tëra serbët dhe shqiptarët kanë shkuar në diasporë për të punuar dhe ndërkohë Serbia ka miratuar një ligj që shfuqizon individët që nuk janë të regjistruar në adresat e paraqitura. Por kjo aplikohet vetëm për shqiptarët. Deri tani nuk kemi pasur asnjë rast të paraqitur për ndonjë serb. Për këtë ne kemi bërë një raport, ku kemi qenë dhe kemi biseduar me përfaqësuesit e Medvegjës, Preshevës dhe Bujanovcit. Ky raport është diskutuar edhe në BE dhe sa ka ndikuar kjo në ndryshimin e qëndrimit të Serbisë, nuk e di këtë?

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=645796

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT