• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova, 15 vjet nga hyrja në fuqi e Kushtetutës së pavarësisë në 15 Qershor 2008

June 15, 2023 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 15 Qershor 2023/ Para 15 viteve, në 15 Qershor 2008, ka hyrë në fuqi Kushteta e Republikës së Kosovës të njohur ndërkombëtarisht, e cila në nenin 1 e përcakton “shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Më parë akti më i lartë juridik i shtetit ishte miratuar nga Kuvendi i Kosovës në ditën e 9 Prillit, më pak se dy maj pas shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurtin historik.

Dita e Kushtetutës, 9 Prilli, është festë shtetërore, sipas Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës, të miratuar në Kuvend në 21 Maj 2008.

Dekretimi i këtij ligji dhe 40 ligjeve të tjera, të dala nga paketa e Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të Kryenegociatorit Martti Ahtisaari – Emisarit Special të OKB-së, ishte një nga zhvillimet më të rëndësishme të ditës së hyrjes në fuqi të Kushtetutës, 15 Qershorit 2008. Dekretimin e bëri Presidenti i atëhershëm i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, pasi ato i dërgoi në Presidencë Kryeparlamentari në atë kohë, Jakup Krasniqi.

Deri në hyrjen në fuqi të Kushtetutës ligjet e miratuara në Kuvendin e Kosovës i ka nënshkruar shefi i UNMIK-ut.

Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, presidenti “shpall ligjet e miratuara nga Kuvendi i Republikës së Kosovës”. Poashtu, “ka të drejtën e kthimit për rishqyrtim të ligjeve të miratuara, nëse konsideron se janë të dëmshme për interesat legjitime të Republikës së Kosovës ose të një a më shumë komuniteteve të saj”.

Zhvillimet më të rëndësishme brenda 15 viteve ishin në 2012-tën, kur Kuvendi, në 7 Shtator, ka miratuar amendamentimin e Kushtetutës së Republikës lidhur me përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, ndërsa në 10 Shtator pasoi vendimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar, i mbledhur në Prishtinë, për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare.

“Përmbyllja e mbikëqyrjes është vlerësimi më i lartë ndërkombëtar, që i është bërë shtetit të Kosovës pas shpalljes së Pavarësisë”, u vlerësua atëherë.

Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) për Kosovën, i cili përbëhej nga vendet që e kanë njohur pavarësinë, ishte formuar më 28 Shkurt të vitit 2008 dhe synonte të orientojë dhe mbikëqyrë zhvillimin demokratik të shtetit të ri, të nxisë qeverisjen e mirë dhe shumetnicitetin.

Deri në 15 vjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës Pavarësia e Kosovës është e njohur nga 117 shtete të botës anëtare të OKB-së.

Në rrugën drejt pavarësisë Kosova ka një histori kushtetuese edhe para kushtetutës së saj të parë si shtet i pavarur me njohje ndërkombëtare.

Kosova prej vitit 1974 ka pasur Kushtetutën e vet, e cila i ka siguruar mëvetësi organizative si njësi konstituive me të drejtë vetoje në federatën e atëhershme, nga shpërbërja e së cilës dolën shtatë shtete të reja të rajonit – edhe Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi dhe Maqedona.

Pas kundërshtimeve të fuqishme institucionale e gjithëpopullore të “kushtetutës së tankeve” serbe me të cilën në mars të vitit 1989 dhunshëm e përgjakshëm në mënyrë kundërkushtetuese suprimohej autonomia, në rrethana të okupimit, Kosova në vitin 1990, shpalli Deklaratën Kushtetuese në 2 Korrik e më pastaj Kuvendi miratoi në 7 Shtator Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Në vitin 1991, nga 26 deri në 30 Shtator 1991 u organizua edhe edhe referendumi ku kosovarët votuan 99,87 për qind për Kosovën shtet sovran dhe i pavarur, i cili pasohej me zgjedhjet e para pluraliste, parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992.

Republika e Kosovës me Kushtetutën e vet e institucionet demokratike të zgjedhura atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, por megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit të popullit mbi 90 përqind shumicë shqiptare, si edhe pjesëtarëve të komuniteteve pakicë.

Prej vitit 2001 deri para 15 viteve, Kosova ka pasur një Kornizë Kushtetuese, e miratuar nga OKB-ja, e cila ishte dokument më shumë inicial kushtetues, por ka mundësuar zhvillimin e vendit nga një krijesë defakto e pavarur, ndonëse nën protektorat, në një entitet shtetëror të pavarur, edhe pse nën mbikëqyrje ndërkombëtare për një kohë.

Me rastin e 10 vjetorit të Ditës së Kushtetutës, 9 Prillit, hartuesit e Kushtetutës së Republikës së Kosovës janë dekoruar me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit të pavarësisë nga atëherë Presidenti Hashim Thaçi.

Pesëmbëdhjetëvjetori i hyrjes në fuqi të Kushtetutës së shtetit të pavarur shënohet në kohën kur nëpër qytetet kosovare festohet 24 vjetori i lirisë, e cila nisi me Ditën e Paqes e Lirisë – 12 Qershorin e vitit 1999, kur forcat shpëtimtare të NATO-s, pas ndërhyrjes me aviacion në fushatën ajrore 78 ditëshe, filluan të hynin në Kosovë, nga Maqedonia, e të nesërmen edhe nga Shqipëria.

Filed Under: Rajon

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë

June 13, 2023 by s p

Prishtinë, 13 qershor 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti bashkë me zëvendëskryeministri i Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi takuan sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Në takim u diskutua për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë në kuptim të zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Marrëveshjes Bazike dhe masave të deeskalimit të situatës në katër komunat në veri të Republikës së Kosovës.

Kryeministri Kurti theksoi që është i gatshëm për të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në Bruksel ku do të diskutohej një sekuencim i drejtë, i balancuar dhe gjithëpërfshirës i zbatimit të Marrëveshjes Bazike.

Ai i informoi ambasadorët dhe zëvendësambasadorët e pranishëm për bisedën që ka pasur dje me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, dhe me propozimin pesë pikësh për depërshkallëzim të plotë të situatës në katër komunat në veri të vendit.

Ky propozim përfshin:

-përmbushjen e ndjekjes penale dhe gjykimit e kriminelëve që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in dhe gazetarët;

-ndërprerjen e menjëhershme të sulmeve të grupeve të dhunshme kundër institucioneve legjitime në raport me të cilën do të mund të bëhej zvogëlimin i prezencës së Policisë në objektet komunale;

-vlerësimet e përbashkëta të sigurisë në mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it çdo pesëmbëdhjetë ditë për të garantuar një ambient të siguritë për të gjithë;

-koordinimin ndërmjet Qeverisë dhe të gjithë akterëve për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri, të cila duhet të organizohen në një atmosferë të lirë, demokratike dhe të papenguar liberale

-rikthimin e menjëhershëm në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa ky i fundit siguron një plan të sekuencimit të drejtë dhe të balancuar të zbatimit të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Filed Under: Rajon

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott

June 9, 2023 by s p

Prishtinë, 9 qershor 2023/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pas telefonatës me Sekretarin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, mbrëmë takoi ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbott.

Së bashku diskutuan për zhvillimet aktuale, me theks situatën e fundit në veri të vendit, rëndësinë për deeskalim të plotë dhe rrugën përpara. Në lidhje me këtë, kryeministri Kurti, theksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë parimi bazë për të ecur përpara.

Vendosja e plotë e sundimit të ligjit në katër komunat në veri të Kosovës është e domosdoshme si për largimin e elementeve kriminale, ashtu edhe për një fushatë të hapur dhe fer para zgjedhjeve të lira e demokratike në të ardhmen.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Abbott për angazhimin dhe bashkëpunimin e tij të vazhdueshëm në thellim dhe fuqizim të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Filed Under: Rajon

Diaspora Flet 2023…

June 6, 2023 by s p

72 orë, 400+ pjesëmarrës, 74 folës, 13 panele diksutimi21 organizata dhe institucione partnere
image of ...
Më 18, 19 dhe 20 maj 2023, GERMIN organizoi edicionin e tretë të konferencës më të madhe të diasporës shqiptare, “Diaspora Flet”, në Prishtinë. Konferenca u zhvillua rreth temës “Si mund të bashkë-krijojmë?” – me synimin për të eksploruar dhe nxitur mënyra të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, që ndikojnë pozitivisht në komunitetet e diasporës dhe bëjnë ndryshime domethënëse në vendet e origjinës. Gjatë tre ditëve të konferencës u bashkuan qindra profesionistë e politikëbërës, për të diskutuar, prezantuar dhe shkëmbyer informata, përvoja dhe ide në funksion të bashkë-krijimit. Në këtë përmbledhje i gjeni momentet kryesore të konferencës si dhe formën e vlerësimit për organizimin e saj.
18 MAJ 2023 | DITA 1
Alternate textPresidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, e hapi konferencënGjatë fjalimit hyrës të konferencës, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu vlerësoi se diaspora jonë është një aset shumë i çmuar dhe pjesa më e bukur e jona si komb. Ajo theksoi mbështetjen socio-ekonomike dhe politike të diasporës në etapa të ndryshme historike. >> Lexo më shumë
Alternate textMike Bailey, Ekspert Ndërkombëtar nga Izraeli, Folës KryesorFolësi kryesor i ditës hapës, Mike Bailey e filloi fjalimin e tij duke përshkrurar shembullin e Izraelit në bashkë-krijim me disaporën, si një nga modelet më praktike për cilindo shtet dhe cilendo diasporë. Ai theksoi se marrëdhënia me diasporën është e dyanshme dhe se përfitimet i gëzojnë të gjitha palët.
Alternate textJoshua Mike nga USAID në Kosovë përshëndeti pjesëmarrësitShefi i zyrës për rritje ekonomike të USAID në Kosovë përshëndeti të pranishmit, duke dhënë vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës dhe diasporën. Ai tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur kur dëgjon për diasporën që kthehet për të investuar dhe sjellë talentin e tyre në Kosovë.
Alternate textFjalime nga Bashkë-Kryetarët e Bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smøgrav dhe Avni Mustafaj Anila Hyka në fjalën e saj tha se kombin tonë dhe diasporën na bashkon dashuria, vendosshmëria, dhe besimi. Smøgrav inkurajoi audiencën që të mbjellin fara të reja të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.Ndërkohë, Avni Mustafaj filloi fjalimin duke theksuar që Pavarësia e Kosovës është një mrekulli dhe se Kosova është vendi më demokratik në rajon, duke i bërë të gjithë  shqiptarët në Diasporë ta gëzojnë këtë sukses.
19 MAJ 2023 | DITA 2
 Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, folës kryesor në ditën e dytë
“Me Ligjin e ri për zgjedhjet po i japim fund një padrejtësie ndaj mërgatës. Ai do të bëjë lehtësim real – ambasadat dhe konsullata do të shndërrohen në qendra të votimit. Kemi dizajnuar edhe programin për të lidhur diasporën me vendlindjen,” tha Kurti. Kryeministri i Kosovës theksoi gjithashtu se platformat si “Diaspora Flet” janë ato që na mundësojnë të forcojmë partneritetin me dhe mes diasporës për zhvillmin e mëtutjeshëm të vendit tonë, njëkohësisht përmirësimin dhe zhvillimin e komuniteteve të diasporës kudo që janë.Sesioni përfshiu një prezantim interaktiv të Kornizës së re të Angazhimit të Diasporës nga Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi. Zv. Ministrja Gashi prezantoi qasjen e re të qeverisë së Kosovës për angazhimin e diasporës, me theks të veçantë tek fondi i ri i ndikimit, strategjia e re e diaspoës si dhe ligji i ri për diasporën, të trija nisma të cilat priten të finalizohen në muajt e ardhshëm brenda vitit 2023.
Ndërkohë, kryeministri Kurti vizitoi nga afër edhe panairin e organizuar nga Germin, i cili ishte i hapur gjatë gjithë ditës së dytë të konferencës. Në këtë panair prezantuan 30 kompani dhe organizata vendore dhe nga diaspora të udhëhequra nga gratë.
8 sesione tematike u trajtuan nga 56 panelistë / prezantues / moderatorë Temat që u trajtuan përgjatë ditë së dytë në panelet, tryezat dhe diskutimet paralele ishin: Diaspora për zhvillim: teknologjia, sipërmarrësia dhe investimet kapitaleIntegrimi i perspektivës gjinore në debatin e diasporësTransferimi i njohurive dhe shkathtësive: Mundësitë dhe SfidatEmigrimi i të rinjve dhe “ikja e trurit”: çfarë mund të bëjmë për të trajtuar këtë fenomen?Nga Filantropia e Diasporës në Zhvillimin e QëndrueshëmAngazhimi i Diasporës për Zhvillimin e Qyteteve TonaTë drejtat e votimit dhe përfaqësimi i diasporës: çfarë po ndodhë?Identiteti dhe jeta kulturore në komunitetet e diasporës
Alternate textMinistrja Rozeta Hajdari mori skenën për një fjalë rastiNë ditën e dytë ishte prezente edhe Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Në fjalën e saj, ajo theksoi se si përmes teknologjisë dhe investimeve kapitale, komunitetet e diasporës mund dhe janë duke kontribuuar në zhvillimin e vendit amë, duke krijuar vende të reja pune.
 Lidhje direkte e Zv. Kryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-SchwarzZv. Kryeministrja dhe Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz u bashkua në konferencë në mënyrë virtuale nga Gjermania. Ajo prezantoi shkurtimisht rrugëtimin e saj të deritanishëm si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjatë jetës mbi 20 vjeçare në mërgatë si dhe kthimit në Kosovë në vitin 2021, për t’i shërbyer institucioneve të Kosovës. Znj. Gërvalla-Schwarz tha se e kupton shumë mirë jetën në mërgatë dhe dëshirën e vullnetin e bashkatdhetarëve për të kontribuuar në vendin amë. Në këtë drejtim, ajo shtoi, është duke u bërë një punë e madhe nga ana e qeverisë për të mundësuar kanalizimin dhe transferin e kapitalit njerëzor dhe financiar nga diaspora në Kosovë.
Rrëfime inspiruese nga personalitete të diasporësPas ministres, kishim kënaqësi që të dëgjonim fjalimin e ndërmarrëses së shquar, Mirela Sula e cila përmes fjalimit të saj na bëri të kuptojmë që në jetë gjithçka është e mundur, duke u nisur nga shembulli i saj personal. Nga emigrimi si i një e re në Britani e deri tek suksesi me Global Woman Club & Magazine. I kemi dëgjuar performancat e tij, por jo edhe fjalimet. Kitaristi i njohur Petrit Çeku, në këtë sesion të “Diaspora Flet”, tregoi edhe një talent tjetër të tij, humorin. Ai shpalosi një pjesë shumë interesante të rrugëtimit të tij, nga mësimet e para për gitarë në Prizren e deri tek skenat më të mëdha botërore. Ndërkohë, gazetari i njohur nga diaspora, Bahri Cani tregoi për vitet kur raportonte për luftën në Kosovë dhe se si kjo periudhe e ka ndikuar formësimin e tij. Ai tregoi gjithashtu se si iu desh të bëj një ndryshim rrënjësor  – i shtyrë nga i biri në raportim në periudhën e COVID-19. Shumë pak njerëz kishin dëgjuar më parë për Rita Kastratin, e cila në erdhi në “Diaspora Flet” nga Londra dhe tregoi për angazhimin e saj në UN Women si delegate e Britanisë së Madhe dhe ndërmarrëse në fushën e teknologjisë në një moshë të re.
Bujar Nushi, inxhinier dhe hulumtues, Ambasador i Kombit – i shpallur nga Republika e Shqipërisë, foli për angazhimin e tij nga Holanda me Fondacionin Salih & Isa Nushi, me qëllim zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në qytetin dhe regjionin e Mitrovicës. Ndërkohë, Teuta Vodo, ligjeruese në Sciences Po – Paris, shpalosi përpara audiencës jetën profesionale, peripecitë e zhvillimit akademik e profesional në diasporë si dhe vullnetin dhe përvojën e kontributit në Shqipëri në qeverisje dhe shoqëri civile. Gëzim Qadraku, një tjetër i ri në diasporë, tregoi me çiltërsi se si e ka përjetuar krizën e identitetit përderisa rritej në Itali si imigrant nga Kosova. Kjo krizë kishtë bërë që ai të zbuloj një talent të ri – shkrimin, përmes së cilit u bë njëri nga autorët më të lexuar në Kosovo 2.0. Ermal Sadiku, ish-pjesëtar i diasporës, foli për vendimin e tij për tu kthyer nga Gjermania për të hapur dhe zhvilluar një kompani të suksesshme në Kosovë. Ai theksoi dëshirën e madhe për t’u kthyer – para mundësive më të mëdha jashtë vendit, si faktorin kryesor për kthim. E fundit por jo nga rëndësia ishte edhe Arbëresha Dula, që tregoi për jetën dhe sfidat në Norvegji në vitet e 90-ta. Përvoja e saj me mobilizimin e ndihmave për Kosovën gjatë luftës ka ndikuar edhe në formësimin profesional, si një eksperte në fushën e migrimit pranë IOM.
20 MAJ 2023 | DITA 3
 
“Diaspora Flet” në Kuvendin e Republikës së Kosovës
Një seancë më ndryshe e Kuvendit të Kosovës u realizua në kuadër të konferencës. Atë e hapi Kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili me një fjalim përpara të ftuarëve shpreh se mërgata mbetet themeli i çdo të arriture të të dy shteteve, si Kosovës ashtu edhe Shqipërisë. Në fjalimin e tij theksoi rëndësinë që shtetet amë duhet t’i japin ruajtjes dhe mbrojtjes së identiteti, gjuhës dhe kulturës shqiptare. Folës në Kuvend ishte edhe Shefja e Grupit Parlamentar të “Vetëvendosje”, Mimoza Kusari-Lila. Pas saj pasuan fjalimet edhe bashkë-drejtuesve të bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smorgrav dhe Avni Mustafaj. Pas tyre u pasua me fjalimet e përfaqësuesve të diasporës si: Rosario Petta, Kryetar i Komunës së Horës së Arbëreshëve; Bora Zukali nga Komuniteti Shqiptar “Vatra” në Stamboll, Turqi; Hilmi Gashi, Anëtar i Bordit të Germin nga Zvicra; Vjollca Robelli-Mripa, këngëtare/kantautore nga Britania e Madhe; Anita Gjidoda, Profesioniste me përvojë në IT dhe e-shërbime në Atlassian në Holandë. Aktivisti, mësimdhënësi në Hamburg dhe Kryetari i shoqatës ODA, Muhamet Idrizi nga Gjermania; Nestor Dede, kryetar i rrejtit të bizneseve shqiptare në Greqi;Pas fjalimeve u diskutua me Komisionet e Kuvendit për dy tema të rëndësishme si: Diplomacia Publike dhe Qasja Institucionale për Fuqizimin dhe Shfrytëzimin e Organizatave të Komunitetit të Diasproës. Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë prezantoi punën e komisionit në këtë drejtim dhe planet për të ardhmen. Osman Osmani, Kryetar i  shoqatës Prointegra, partner i konferencës, prezantoi disa kërkesa nga diaspora drejtuar qeverisë dhe kuvendit lidhur me lehtësimin dhe heqjen e barrierave administrative për mërgimtarët, mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë vendit, etj. 
Realizohen dy vizita në terrenPas vizitës në Kuvendin e Kosovës, pjesëmarrësit e konferencës patën mundësi që të bëjnë një vizitë tek zyret e kompanisë SPEEEX, e cila është themeluar dhe udhëhiqet nga Fikret Murati, i kthyer nga diaspora në Kosovë. SPEEEX është kompania më e madhe e kontraktimit të proceseve në Republikën e Kosovës me mbi 1 mijë e 500 punonjës në katër qendrat e tyre shumëgjuhëshe. Pjesëmarrësit e konferencës patën mundësi të vizitonin edhe konferencën e Zhvilluesve Shqiptarë, që u mbajt të shtunën (20 maj) në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Qëllimi i kësaj vizite dhe i konferencës ishte njohja me individet dhe profesionistët në fushën e TIK-ut, dhe shkëmbimi i informatave rreth përparimeve më të fundit në teknologji.
 
“Diaspora Flet” 2023 u përmbyll në Lapidariumin e Muzeut të KosovësPas 72 orëve nga fillimi, Konferenca “Diaspora Flet” – u përmbyll pasditen e të shtunës së datës 20 maj tek lapidariumi i muzeut të Kosovës, në një pritje nga Komuna e Prishtinës. Në një fjalë rasti, Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përshëndeti të gjithë të pranishmit duke potencuar rëndësinë që kanë ngjarje të tilla me fokus diasporën në intensifikimin e shkëmbimeve në funksion të zhvillimit të vendeve amë. Gjithashtu, tërësisht në mënyrë të rastësishme dy pjesëmarrësit e tre ditëve të Konferencës “Diaspora Flet”, Asllan Krasniqi nga Belgjika dhe Rina Zeneli nga Gjermania, shprehën mirënjohjen e tyre për “Diaspora Flet” duke potencuar mbi të gjitha mundësinë që kjo konferencë ua ka dhënë për rrjetëzim, njohje dhe vendosje të bazave për partneritete në fusha të ndryshme. Sihana Bejtullahu nga GERMIN përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit, duke falenderuar mbështetësit dhe partnerët e konferencës.
FOTOGRAFITË NGA KONFERENCA

Filed Under: Rajon

Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell

June 2, 2023 by s p

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) në Kishinau të Moldavisë, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Republikës franceze, Emmanuel Macron, Kancelarin e Republikës Federale të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Në takim është diskutuar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon. Presidentja Osmani ka ritheksuar se Kosova është e përkushtuar për ta vazhduar koordinimin me partnerët ndërkombëtarë për proceset në nëpër të cilat po kalon vendi.

Presidentja ka potencuar se përpjekjet e Kosovës për vendosjen e rendit dhe ligjit në veriun e vendit po sfidohen nga struktura ilegale serbe të mbështetura nga Vuçiqi dhe të shndërruara në banda kriminale, të cilat kanë sulmuar Policinë e Kosovës, KFOR-in, teksa po vazhdojnë me sulme ndaj gazetarëve dhe qytetarëve.

Tutje, Presidentja Osmani ka thënë se veprimet e tilla synojnë destabilizimin e Kosovës dhe rajonit, duke theksuar se duhet një qëndrim unik kundërshtues nga ana e shteteve të BE-së kundrejt tendencave që rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajon.

Në takim me presidentin Macron dhe Kancelarin Scholz, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar qëndrimin parimor të Kosovës për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe Ohër në tërësinë e tyre.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63
  • 64
  • 65
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ANGELA KOSTA DHE CHANEL BASHHYSA FITUESE TË ÇIMIMIT NDËRKOMBËTAR TË EKSELENCËS “DIVINAMENTE DONNA” NË SENATIN E REPUBLIKËS ITALIANE
  • “TASHMЁ JEMI TЁ VJETЁR PЁR T’U KTHYER NЁ SHTЁPI” – POEZI NGA ORIADA DAJKO
  • IRONIA DHE HIPOKRIZIA RRETH PRONËSIMIT TË KATEDRALËS NË SHKODËR
  • Dita e Verës – Festa e lashtë e ripërtëritjes shqiptare
  • Luan Rama sjell në Tiranë tablotë ikonike të piktorëve francezë për Shqipërinë dhe shqiptarët
  • Në Tiranë u zhvillua koncerti “Me Zanin e Bjeshkëve” i këngëtarit Gëzim Nika “Mjeshtër i Madh”
  • Shqipëria ka nevojë për Xhorxh Uashingtonët e saj
  • Kriza globale, nga Ukraina në Lindjen e Mesme
  • IRONIA DHE STILI NË DEBATET MES NOLIT DHE KONICËS 
  • MËRGIM XHEVAT KORҪA, IN MEMORIAM
  • Ardita Statovci, pedagoge pranë “Washington Conservatory of Music”: “Muzika është gjuhë universale që të mundëson ta prezantosh një copëz të identitetit e kulturës së vendit tënd në çdo anë të botës”
  • Përkujtojmë sot në përvjetorin e ndarjes nga jeta Fan Stilian Nolin, një figurë themelore të historisë dhe kulturës shqiptare
  • Festohet bukur 7-8 Marsi në Fialdelfia nga shoqata “Bijtë e shqipes”
  • Përtej mitit: identiteti si vetëdije shoqërore
  • Harmonia fetare në imazhin e një pulle postare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT