• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Pesë vizitat e Shën Nënë Terezës në Kosovë

November 7, 2022 by s p

Nga Don Lush GJERGJI/

Në 25-vjetorin e kalimit në amshim të Nënë Terezës, për lexuesit e Dritës Don Lush Gjergji, biografi i Nënë Terezës, i sjell, si kujtim i bukur bekues, pesë vizitat e saja në Vendin tonë.

Shën Tereza jonë ishte pesë herë në Kosovë:

  1. Vizita e parë e Nënë Terezës ishte më 9-12 korrik 1970. Gjatë kësaj vizite ka qenë në këto vende: Prizren, Shkup, Letnicë, Ferizaj, Gjakovë.

Ndër personalitete të atëhershme kishtare ka takuar: Imzot Joakim Herbut, ipeshkëv, Imzot Nikë Prela, ipeshkëv, e shoqëruar nga Mons. Nikollë Mini, famullitari i atëhershëm i Przrenit dhe kushëriri i saj. (Rreth kësaj vizite më gjerësisht lexo:  Dr. Lush Gjergji, Nëna jonë Tereze, DRITA, 1990, botimi i dytë, f. 233-235).

Mons. Nikollë Mini gjatë intervistës me Nënën Tereze  (Prizren, 12 korrik 1970).

  1. Hera e dytë ishte 28-30  mars 1978 vizitoi: Shkupin, Ferizajin, Prizrenin, Letnicën dhe pati shumë takime edhe me popull:

Mesha me popull dhe kler në  barakën në “Bitpazar” në Shkup;  fjalët përshëndetëse të Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela;  Fjala e Nënës Tereze; Biseda e Nënës Tereze me televizionin e Shkupit; Përshtypjet pas takimit me Nënën Tereze. (Më gjerësisht lexo, Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 235-249).

Nënë Tereza dhe Don Lush Gjergji duke e kënduar këngën e Zojës së Letnicës, “N’Cernagore kem nji Nanë”. (Letnicë, 1978)

Nënën Tereze në Kishën e “Bitpazart” (lagje e Shkupit) me Don Lush Gjergji dhe Don Tomë Pjetri (Shkup, 28 mars 1978).

Nëna Tereze në kapelë në “Bitpazar” (Shkup, 28 mars 1978).

  1. Hera e tretë ishte 26 – 29 qershor 1980: Shpallet “Qytetare e Nderit” të Shkupit dhe pati shumë takime publike:

Me kryetarin e Shkupit, Metodi Antonov; nënkryetarin e KE të RSM-së Vasil Tugjarov; vizitoi varrin e babait të saj Kolë Bojaxhiut;  jetimoren e Shkupit; takimin me gazetarë.

Me 27 korrik 1980 ishte në Binçë:

Mesha me popull, me fjalën e rastit të Imzot Joakim Herbut, Imzot Nikë Prela;  dhe fjala e Nënës Tereze;  Vizita e Nënës Tereze në Letnicë;

Më 28 korrik 1980 Nëna Tereze në Prishtinë: takimi në Këshillin Ekzekutiv të Krahinës së Kosovës  me kryetarin Bahri Oruçi, nënkryetarin Pajazit Nushi dhe bashkëpunëtorët.

Më 29 korrik 1980 largimi i saj nga Kosova, Prishtina. (Më gjerësisht lexo: Dr. Lush Gjergji, vep. e cit., f. 249-279).

Intervista e Avni Spahiut me Nënë Tereze (Prishtinë, 26. 06. 1980).

Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980).

Nëna Tereze me Bahri Oruçin (Prishtinë, 28. 06. 1980).

Nëna Tereze me Vasil Tugjarov (Shkup, 27. 06. 1980).

Nëna Tereze me kryetarin e Shkupit Metodi Antonov (Shkup, 27. 06. 1980).

Nëna Tereze me dy ipeshkvintë e atëhershëm, Imzot Joakim Herbut dhe Imzot Nikë Prela (Letnicë, 28. O6. 1980).

Nëna Tereze në kishën e “Shna Ndout” duke e lutur Rruzarën me popull  (Binçë, 28. 06. 1980).

Nëna Tereze me murgesha dhe meshtarë (Shkup, 27. 06. 1980). 

  1. Hera e katër ishte në Kosovë 22-23 tetor 1982, me vizitë në Shkup, Letnicë, Ferizaj, Prizren, Zllokuqan dhe Pejë.

Gjatë kësaj vizite Nëna Tereze e hapi kuvendin e “Misionareve të Dashurisë”, me ftesë të famullitarit të atëhershëm, të ndjerit  Dr. Don Gjergj Gjergji.

Nënë Tereza e shoqëruar nga Don Mark Sopi, famullitari i Zllakuqanit dhe Don Fran Sopi, famulltar i Klinës (1982).

Nëna Tereze në kishën “Shën Katarina” (Pejë, 22 tetor 1982).

Nëna Tereze me Imzot Nikë Prela, Don Lush Gjergji dhe Don Fran Sopin. Don Lush Gjergji ia dhuron Nënës Tereze monografinë e parë “Nëna jonë Tereze” (Pejë, 22 tetor 1982).

Imzot Nikë Prela dhe Nëna Tereze (Pejë, 22 tetor 1982).

Nënë Tereza me Imzot Nikë Prela, meshtarë dhe motra të Kosovës (Pjeë, 22 tetor 1982).

  1. Hera e pestë gjatë qëndrimit të saj në Zagreb  17-19 korrik 1986, ishte në vizitë private motrave të saja në Pejë dhe në disa vende tjera (18. 07. 1986).

Me atë rast i dhurova Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën” dhe pata një intervistë me të për revistën tonë “DRITA”.  (Intervista dhe fotografitë janë botuar tek Revista “DRITA”, nr. 7-10, 1986, f. 8-9).

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986).

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

Nënë Tereza Intervistohet nga dy meshtarët e Kosovës, Don Lush Gjergji dhe Don Zef Gashi (momentalisht argjipeshkëv i Tivarit në pension (Pjejë, 18. 7. 1986)

Don Lush Gjergji i dhuron Nënës Tereze monografinë “Lule për Nënën”.

Filed Under: Rajon

U mbajt Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë

November 4, 2022 by s p

Me shumicë votash u miratuan rekomandimet e dala nga takimi.

Ka vazhduar sot në Kuvendin e Kosovës Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë, me sesionin e dytë të punës.

Me pjesëmarrje të deputetëve të të dyja parlamenteve, ta pranishmëve u uroi mirëseardhje bashkëkryesuesi Romeo Franz, duke hapur njëherësh punimet e këtij sesioni.

Dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe bashkëpunimi rajonal, ishte tema e parë e trajtuar, duke filluar me fjalimin e deputetit të Parlamentit Evropian, Lukas Mandl.

Duke e konsideruar domethënës fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, si vendi më i ri demokratik në Evropë, Mandl theksoi se dialogu midis Serbisë dhe Kosovës nuk duhet të shihet si dialog mes Prishtinës dhe Beogradit, por midis dy shteteve, i lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që të ketë dialog konstruktiv i cili trason rrugë e njohjes reciproke.

Përmes shmangies së gjuhës së urrejtjes, nacionalizmave dhe analogjive tjera që pengojnë procesin e dialogut, Mandl theksoi se nën kujdesin e BE-së dialogu duhet të trajtohet me qasje pozitive, në mënyrë që sa më parë të arrihet stabilizimi.

Duke folur për liberalizimin e vizave, Mandl e konsideroi atë proces shumë të vonuar, duke shtuar se një vetëm një pakicë brenda Parlamentit Evropian e bllokon procesin, përkundër faktit që Komisioni Evropian ka treguar që Kosova i përmbushur kriteret për liberalizim të vizave.

Duke përmendur se Serbia po tenton bllokimin e Kosovës në këto procese, madje edhe njohjen e Kosovës nga vendet e tjera, Mandl ftoi në krijimin e një vizioni të qartë që i shërben paqes, stabilizimit të raporteve, sundimit të rendit dhe ligjit dhe liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më pas, fjalën e mori deputeti Armend Muja, i cili tha se perspektiva e palëkundur e integrimit evropian duhet të jetë qëllim i përbashkët i Ballkanit Perëndimor, por edhe i Bashkimit Evropian, i cili arrihet me përkushtim të vazhdueshëm në këtë proces.

Deputeti Muja potencoi se Kosova pa asnjë mëdyshje është rreshtuar krah BE-së dhe SHBA-ve, në dënimin e agresionit rus ndaj Ukrainës, gjë që shteti serb ka hezituar ta bëjë. Kjo, sipas tij, paraqet shqetësim jo vetëm për Kosovën, por edhe për Evropën në përgjithësi.

Deputetja Rrezarta Krasniqi theksoi se qëllimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë është tejkalimi i pengesave mes të dyja vendeve, në mënyrë që të ketë marrëveshje finale të shumëpritur. Krasniqi potencoi se procesi i dialogut duhet të mbështetet në tri parime kryesore, të cilat lidhen me: njohjen reciproke, ruajtjen e integritetit territorial dhe sovranitetit, si dhe mos cenimit të karakterit unitar e rendit kushtetues të shtetit.

Tutje, në fjalën e tij, deputeti Besnik Tahiri para të pranishmëve theksoi se përkushtimi i Kosovës në agjendën e i integrimit evropian, është i palëkundur, i vërtetë dhe, siç tha ai, e vetmja rrugë njëkahëshe për Kosovën.

Po ashtu, Tahiri tha se tema e dialogut në shumë raste është kamufluar me tema teknike, gjë që, sipas tij, ka rezultuar me mos prodhim të benifiteve për qytetarët e Kosovës, e që rrjedhimisht e mbajnë Kosovën si të vetmin shtet pa liberalizim të vizave.

Deputeti Haki Abazi tha se ende ka dykuptimësi sa i përket dialogut Kosovë – Serbi dhe se çështja e liberalizimit të vizave po përdoret si proces pengues edhe në arritjen e dialogut, gjë që, siç tha ai, barazon Serbinë si agresor, me Kosovën që qëndron në kurth të raporteve.

Ndërkaq, në fjalën e saj deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni theksoi përkushtimin e vazhdueshëm të kryeministrit Kurti në procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të trajtimit të temave të cilat janë me rëndësi dhe përfitojnë të dyja shtetet.

Pas diskutimeve, me shumicë votash u miratua teksti final i rekomandimeve të dala nga Takimi i Nëntë i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë.

Në fund të takimit, bashkëkryesuesja e Komisionit, Mimoza Kusari – Lila, falënderoi të pranishmit, duke vlerësuar lart përkushtimin e vazhdueshëm të të gjitha palëve pjesëmarrëse në këtë proces.

Në përmbyllje të sesionit të dytë të Komisionit të 9-të Parlamentar për Stabilizim Asociim BE-Kosovë, të pranishmit u dakorduan që takimi i radhës të zhvillohet më 15 dhe 16 mars të vitit të ardhshëm, në Strasburg të Francës.

Filed Under: Rajon

Në shërbim të jetës, dashurisë dhe paqes

November 2, 2022 by s p

“Të nxitur nga Nënë Tereza për vepra dashurie – bamirësie” 

(30-vjetori i themelimit të MKSH në Lucern; 25-vjetori i vdekjes së Nënës Tereze) 

Para 32 vitesh, në Pranverën e Madhe Shqiptare në Kosovë (1990), kanë ndodhur disa ngjarje tejet të rëndësishme, mendoj historike, së paku për kohën dhe për hapësirat tona. Tash në mënyrë retrospektive mund t’i kuptojmë dhe vlerësojmë më mirë dhe më saktë. 

Pajtimi i gjaqeve, apo lufta kundër gjak- apo hak-marrjes, e cila s’ishte tjetër përpos vetëvrasjes, vëllavrasjes dhe së fundi edhe vrasjes, “drejtësi” arbitrare, tejet e egër dhe jonjerëzore, si pasojë e së kaluarës së rëndë nën sundimin e të tjerëve, mungesës së drejtësisë dhe shtetësisë, lirisht mund të themi edhe “kanceri” i shoqërisë shqiptare, në krye me Prof. Anton Çettën dhe bashkëpunëtorët e shumtë, mbi të gjitha rininë tone. 

Themelimi i Shoqatës Humanitare Bamirëse të Kosovës “Nëna Tereze”, për ballafaqim me largime masovike prej punës, varfëri dhe diskriminim ndaj të gjithë atyre që nuk u gjunjëzuan para përndjekjeve dhe diktaturës së Serbisë, e cila kishte për qëllim largimin e shqiptarëve nga trojet tona, deri edhe përgjysmimin dhe shfarosjen, si dhe dorëzimin dhe manipulimin nëpërmjet papunësisë dhe varfërisë së skajshme. Janë themeluar në Kosovë 44 degë dhe 636 nëndegë, si dhe formimi i degëve gati në të gjitha shtetet e Evropës, në veçanti në Zvicër. Kemi pasur 7200 vullnetarë për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave; 58 donatorë ndërkombëtar. Gjatë Luftës mars–qershor 1999 janë ndihmuar  mbi 900.000 persona. Shpirt dhe zemër e kësaj lëvizjeje bamirëse  pothuaj unike ishte prof. Jak Mita dhe bashkëpunëtorët. [i] 

Krijimi i sistemit paralel shkollor i quajtur “Motrat Qiriazi”, si luftë kundër analfabetizmit, që kishte për qëllim fisnik ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, traditës, kulturës dhe shkollës shqip, si parakusht për identitetin dhe personalitetin tonë. 

Krijimi i sistemit paralel në shëndetësi, për ta mbrojtun jetën njerëzore në çdo kusht dhe rrethanë me shërbime shëndetësore falas, me kujdes, përkushtim dhe dashuri vëllazërore, në krye me të ndjerin Dr. Gani Demollin dhe bashkëpunëtorët e tij. 

Në këto lëvizje madhështore protagonist ishte POPULLI SHQIPTAR NË KOSOVË, por edhe mërgata jonë, sidomos ju në Zvicër,  që me mençuri, urti dhe dashuri tejkalonte çdo kufizim, paragjykim, rrezikim, me takime, afrime dhe bashkime shembullore për t’i dëshmuar vlerat dhe virtytet e lashta dhe aktuale. Vëllazërisht dhe bashkërisht i përballuam të gjitha: skamjen, dhunën, heqjen e autonomisë së Kosovës, rrahjet, burgimet, vrasjet, dhe ia dolëm jo vetëm të mbijetojmë, por të përforcohemi dhe të bashkohemi pa kurrfarë dallimi, si një trup i vetëm me shumë gjymtyrë. Kështu u krijua ndjenja e përkatësisë së përbashkët, ndjenja e bamirësisisë dhe solidaritetit, duke vërtetuar thënien e moçme shqiptare: “Nëse dëshiron t’i ndihmosh vetvetes, atëherë ndihmoju të tjerëve, sepse kështu do të ndihmojë Zoti dhe të tjerët”. 

Ndodhi mrekullia e bashkimit dhe bashkëpunimit: u falen 1275 gjaqe botërisht vetëm deri më 1 maj 1990, duke mposhtur urrejtjen, përçarjet, vrasjet me ndërrimin rrënjësor të botëkuptimit dhe të veprimit. Armiqësia u shndërrua në miqësi, vdekja në jetë, urrejtja në falje, miqësi dhe në dashuri. 

Popullata ishte pa punë, pa ligj dhe mbrojtje, pa asgjë, e anësuar, e përbuzur dhe e përjashtuar prej sistemit politik dhe shoqëror. Atëherë gjetëm fuqi dhe mënyrë për t’iu kthye vetvetes dhe të vërtetës duke kuptuar se të gjithë gjendemi para sfidave vendimtare, ose do të jetë mirë për të gjithë ose për askënd. 

Nëpërmjet SHHB “Nëna Tereze” e gjetëm damarin e bujarisë dhe të bamirësisë shekullore ilire, arbërore dhe shqiptare, e mishëruam Nënën tonë Tereze në mendje dhe në zemër të çdo njeriut me përbetimin tonë fisnik dhe profetik: “As të fikur as te koritur!”. 

Dhe kështu garuam për ta kuptuar, përkrahur ndihmuar, dhe dashur njëri-tjetrin deri te flijimi dhe dhurimi i skajshëm për shpëtim, liri dhe demokraci.

Jetuam dhe mbijetuam çdo gjë, duke iu falënderuar Provanisë Hyjnore, bamirësisë vëllazërore gjithshqiptare dhe ndërkombëtare, siç thonte i ndjeri Imzot Nikë Prela, sepse “provuam çdo gjë përpos varrit.” 

Kjo vetëdije, kjo histori, ky aktualitet na ka mbajtur gjithnjë të bashkuar dhe të vëllazëruar për të tashmen dhe për ardhmërinë tonë. 

Manifestimi dhe kremtimi i sotshëm në Misionin Katolik Shqiptar në Lucern është vetëm një përkujtim i thjeshtë, në stilin e Nënës Tereze, i zbehtë dhe gjithëpërfshirës i asaj që ndodhi ndër ne dhe me ne, mrekullia e urtisë, frymëzimi i dashurisë dhe vëllazërisë, bashkëpunimit dhe guximit në të mirë dhe në dobi të të gjithëve. 

Bamirësia s’ka nevojë për lavdi, për reklamë, për mirënjohje, për falënderime, sepse ajo lind nga zemra dhe iu dhurohet zemrave, atyre që ishin dhe janë ende të kërcënuar dhe të rrezikuar. Bamirësia, nderimi dhe dashuria është BORXHI më i madh jetësor për çdo njeri, të cilin është tejet vështirë ta lajmë në këtë jetë dhe botë. 

Bëmë atë çka ditëm dhe mundem. Këtë le ta vlerësojë Zoti dhe populli. Për ne vlen motoja latine: “SERVIRE EST REGNARE” – të shërbesh domethënë të mbretërosh. Ne patëm këtë privilegj që të jemi afër popullit të kërcënuar dhe të rrezikuar, dhe ndamë me të jo vetëm kafshatën e gojës, por çdo gjë, veçmas dhembjen dhe pikëllimin e zemrës. E kur jemi së bashku në të vështira, kjo na përgatit që të jemi të tillë edhe në të mira. 

Diktaturës ditëm t’i përgjigjemi me strategjinë paqësore jodhunore gandiane, edhe më mirë të themi tereziane,  në krye me Presidentin historik dhe të parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën, me solidaritet të pashoq në bamirësi, me pajtimet e gjaqeve, me krijimin e sistemeve paralele shkollore dhe shëndetësore, kur qe nevoja edhe me luftën tonë të lavdishme të UÇK-së. 

Tani prapë, si gjithmonë, na duhet ndihma e Zotit, përkrahja e bashkësisë ndërkombëtare, mbi të gjitha bashkimi dhe vëllazërimi ynë, për sfidat dhe sprovat e reja tejet të rëndësishme, për krijimin dhe kultivimin e kulturës së jetës dhe qytetërimin e dashurisë. 

Me Nënën Tereze e kemi gjetur letërnjoftimin apo pasaportën tonë për ne dhe për botën. Rruga drejt lirisë së plotë dhe pavarësisë kërkon prej nesh gjithnjë flijim dhe dhurim, punë dhe përgjegjësi, bashkërenditje dhe bashkëpunim, së pari mes nesh, pastaj edhe me të tjerët. 

Falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët tanë, e të tillë ishim pothuaj të gjithë, ne mënyra dhe rrethana të ndryshme, sepse kështu e kemi dhënë “pjesën më të mirë të vetvetes”, siç thotë Nënsa Tereze, me veprimtari dhe krijimtari mirësie dhe bamirësie, duke “lavruar” ndërgjegjet tona me djersë, mund, lotë dhe gjak, duke mbjellur farën e të mirës, të drejtës, të vërtetës të jetës, të paqes  dhe të dashurisë. 

Ky “investim” në njeriun dhe për njeriun kurrë s’mund të jetë i kotë, gjithmonë jep fryte, sepse dashuria dhe vëllazëria është pema e çdo stine, moshe, gjinie, për të cilën të gjithë kemi nevojë. “Dashuria është përgjigjja më e mirë e jetës”, thotë Erich Frommi. 

Le t’na përcjellë nga qielli Shën Nëna jonë Tereze, që edhe ne gjurmave të saja të shkojmë, atë ta duam dhe ta nderojmë, vetveten mos ta njollosim dhe robërojmë, por ta përparojmë dhe shpëtojmë me vepra mirësie, flijimi, dhurimi dhe dashurie. 

Dashuria nuk bën mrekulli, ajo është gjithnjë mrekulli, këtë e kemi sprovuar dhe dëshmuar të gjithë ne. 

Porositë përmbledhëse të Nënës Tereze për ne janë: “Pa dashuri dhe flijim jeta s’ka kuptim”; “Vepra të vogla me dashuri të madhe”; “Vetëm dashuria do ta shpëtojë botën”. 

Pjesëmarrës të dashur dhe të nderuar, vëllezër dhe motra, me SHHB të Kosovës “Nëna Tereze”,  ne iu përgjgjëm sfidave të kohës së errët dhe shumë të rrezikshme, gejtëm Dritën dhe frymëzimin tonë për vepra mirësie dhe dashurie:  

  • sepse ne shqiptarët kishim të drejtë vetëm në heshtje, në vuajtje, në nënshtri dhe shkatërrim; 
  • Ajo ishte dhe është frymëzimi dhe përcaktimi ynë largpamës dhe profetik nëpërmjet veprës dhe jetës së Nënës Tereze edhe  ne e gjetëm rrugën e shpëtimit me bamirësi, bujari dhe solidaritetit; 
  • “Dëshiroj që dashnin në vepër ta kallxoni për njeriun nevojtar.” Me këto fjalë, shkrimin dhe nënshkrimin e saj, ajo në një mënyrë na dha pëlqimin të jetojmë dhe të veprojmë në stilin e saj. 
  • “As të fikur, as të koritur” ishtë përbetimi ynë, që mendoj, falë Zotit, Popullit tonë, miqve dhe bamirësve ndërkombëtar, plotësish ia kemi arritur. 
  • Pa Pranverën e madhe dhe të bekuar 1990: Pajtimet e Gjaqeve, SHHB të Kosovës “Nëna Tereze”, sistemin paralel shkollor dhe shëndetësor, parakushte për strategjinë tonë paqësore jodhunore, gandiane – tereziane, në krye me Presidentin tonë historik, Dr. Ibrahim Rugovën, si dhe luftën e lavdishme të UÇK-së,  ne ende do të ishin në terr, në robëri dhe në skllavëri.  
  • Tash, si atëherë, ndoshta edhe më tepër, na duhen ide, ideale, vlera dhe virtyte, për t’u frymëzuar dhe motivuar për sfida dhe rrethana të reja. Shën Nënën Tereze, për botën mbarë, veçmas për ne Shqiptarët, është koha që ta njohim, pranojmë, ta duam, ta mishërojmë, përvetësojmë – imitojmë, mbi të gjitha t’i lutemi saj, për të na mbrojtur prej “diktatorëve” modern: materializmit, hedonizmit, konsumizmit, relativizmit dhe ateizmit praktik… 
  • Nëpërmjet Misioneve Katolike Shqiptare në Zvicër, por edhe gjetiu në Evropë dhe SHBA-a, Kanadë, ne ofrojmë dhe mundësojmë ruajtjen e fesë, ngjalljen e shpresës, mbi të gjitha ndezjen e dashurisë, në stilin e Nënës, Tereze, për Zotin – Dashuri si dhe Vëllain apo Motrën – Njeri. 
  • Shkallët e vlerave dhe virtyteteve të Shën Nënës Tereze tashmë janë të njohura: Çdo njeri është njeri- si unë dhe si ti; Çdo njeri është Vëlla apo motër, si unë dhe ti; Çdo njeri është vetë Jezusi, si jam unë dhe si je ti.  

Nëse i njohim, i pranojmë, zbatojmë dhe dëshmojmë këto tri shkallë: Njeri-Vëlla apo Motër, vetë Jezusi, atëherë vërtet ne jemi bij dhe bija shpirtërore të Shën Nënës Tereze. 

Urime dhe përgëzime vëllazërore për 30 – vjetorin e Misionit tonë në Lucern! 

Lucern, 22 tetor 2022                                                      Don Lush GJERGJI 

Filed Under: Rajon

Zoti Kryeministër: Mos e kthe Vlorën në depo karburanti për Ballkanin Perëndimor

November 1, 2022 by s p

Gezim Zilja/

Është duke u jetësuar plani i KM-së dhe zv/KM-së Belinda Balluku, për të kthyer Vlorën dhe bregdetin e Zvërnecit në një depo gjigande karburantesh për furnizimin e gjithë Ballkanit Perëndimor deri në Hungari. Do të ngrihen njëkohësisht disa TEC-e dhe impiante të përpunimit të naftës së rëndë. Kjo do të thotë që gjithë bregdeti i Zvërnecit dhe Nartës në vend të kthehet në një parajsë turistike, do të kthehet në një varr të turizmit për gjithë banorët e asaj zone dhe gjithë Gjirin e Vlorës. Imagjinoni anije cisterna gjigande që pllakosin detin, e do të zbrazen në Triport, dhjetëra trena dhe autobote gjigandë që lëvizin çdo ditë, mbi shina e rrugë, impiantet e përpunimit të naftës dhe TEC-et që djegin çdo ditë mijëra ton naftë, duke shpërndarë në hapësirë helm, që ngordh çdo gjallesë, bimë, kafshë apo shpend, tubacione mijëra metërshe që mbushin, zbrazin, transportojnë, oxhaqe që tymosin mijëra tonelata gaz CO2 në ditë etj,etj. Kam folur për TEC-et lundrues të Bangladeshit dhe deklaratën foshnjarake të Ballukut se: “Këto TEC-ce i ka kërkuar Gjermania me çmime më të larta por Amerika na favorizoi ne duke na i dhënë me çmim edhe më të ulët.” Kjo deklaratë u bë brenda TEC-it lundrues, një grumbull hekurishtesh që shfryn nga të gjitha anët, (do ta shihni po u vunë në punë)  në prani të ambasadores amerikane, që dihet pse ishte atje, duke dëgjuar broçkullat e Ballukut.     

Veç kësaj për të realizuar ato që thamë më lart duhet të qethet e rruhet alla Rilindje, një sipërfaqe prej 200 (dyqind) hektarësh pyll (2.000.000m2) pishash që bëjnë pjesë në mushkritë e Vlorës. Me gjithë kërkesat e vazhdueshme nga shoqata dhe individë të ndryshëm për bërjen publike të marrëveshjeve për TEC-et, terminalet, e impiantet e përpunimit të naftës nga ministritë përkatëse, duke përfshirë edhe atë të mjedisit, nuk ka asnjë publikim ose përgjigje. Le të argumentojmë:

E para: më 29 korrik të këtij viti Balluku deklaroi: “Të dy TEC-et lundruese janë të pajisura me certifikatën e Bankës Botërore për të sqaruar edhe publikun, sa i përket ndotjes ambientale, pra plotësojnë të gjitha kushtet sipas kritereve të BB-së.” Në përgjigjen që i dha organizatës Faktoje.al  (certifikuar  nga Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve,) Emanuel Salinas, menaxheri i Bankës Botërore  për Shqipërinë përgënjeshtroi (Tetor 2022) Ballukun duke pohuar “se Banka Botërore nuk certifikon këto objekte në asnjë vend të botës.” Pra ministrja gënjeu ditën për diell popullin shqiptar. 

E dyta: Ekspertët shqiptarë të mjedisit (qeveria nuk  i ka fare në llogari) por edhe ata të huaj dalin në të njejtat përfundime se: “Djegia e afërsisht 200.000 (dyqindmijë)  ton naftë në vit që harxhojnë TEC-et lundruese çlirojnë një sasi të tillë CO2 sa do të nevoiten 200.000 (dyqindmijë) hektarë pyje (investim prej 1 miliard euro, për të mbjellë ato pyje).” ta përthithin sasinë e bioksidit të karbonit që çlirohet nga djegia.” 

E treta: Është e mundur (ka ndodhur) që në këto lloj TEC-esh lundrues të prodhuar 40(dyzetë) vite më parë të ndodhin parregullsi ose aksidente dhe nafta e rëndë të derdhet në det. Në rast të një katastrofeje të tillë,  flora dhe fauna detare asgjësohet plotësisht, Gjiri i Vlorës mund të vijë në gjendje normale pas 28 vjetësh. 

E katërta Dy TEC-et lundruese sipas Ballukut do të mbulojnë 15% të konsumit të energjisë të nevojave të Shqipërisë. Si e nxorri këtë shifër? Specialistët, në bazë të të dhënave qw zotwrojnw deklarojnë se të dy TEC-et me kapacitetet e tyre nuk mbulojnë as 8% të konsumit të energjisë që harxhohet në Shqipëri. E vërtetë deri tani është që dy termocentralet lundruese janë marrë me qira për një periudhë dy-vjeçare nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me një faturë prej 336 milion euro.

Gjithë këtë lumë gënjeshtrash e zbukuroi KM-ja në intervistën e fundit dhënë Blendi Fevziut se: “ TEC-et lundruese do të punojnë me gaz të lëngët.” Pse të mos gënjejë Belinda, kur KM-ja e bën këtë me lehtësinë me të cilën ngjyros muret e zyrave e fasadat e pallateve?  Kjo është gënjeshtër e madhe e një kryeministri të papërgjegjshëm. Sipas specialistëve që po punojnë për vënien në punë të TEC-ve, lënda e parë do të jetë naftë e rëndë ose mazut. 

Së fundmi: Shqipëria është vend i vogël dhe i ka shumë të kufizuara hapsirat tokësore dhe detare. Si mund të kthehen 2.000.000m2 tokë bregdetare, kryesisht pyll, në depo e impiante përpunimi karburantesh ( pa llogaritur sipërfaqen detare dhe ndotjen e saj) për gjithë Ballkanin, kur vet Zoti i ka krijuar e bekuar ato vende për turizëm!? Kjo është gjëma më e madhe që do i bëhet Vlorës! Nëqoftëse ndodh: Lamtumirë Vlora e ëndërrave turistike! Mallkuar qofshi ju që po u shisni Vlorën pushtuesve dhe shkatërrimtarëve të bregdetit shqiptar! Paskëtaj drita e diellit do të zbehet nën tymin teceve e uzinave të përpunimit të naftës, fije bari e gjethe rrushi nuk ka për të mbirë më andej, e peshqit do të migrojnë në dete të tjera. 

Filed Under: Rajon Tagged With: Gezim Zilja

Letër e hapur nga bashkëshortja e poetit Havzi Nela: Drejtuar deputetve të Kuvendit të Shqipërisë

October 24, 2022 by s p

Zonja dhe Zotrinj!

Unë jam Lavdie Nela ish e burgosure politike nga regjimi Stalinist i Enver Hoxhës. U  burgosa së bashku me burrin tim Heroin Havzi Nela në moshën më të bukur të rinisë, u denova me 10 vite burg politike, dhe im shoq u denua për gjith jetën, duke e kryer denimin në kampet çfarosëse të Burrelit, dhe Spaçit, dhe në kampin e internimit në një fshat malor të Arrnit Kukës deri në dt. 10 gusht 1988 kur diktatura e vari në litar kur binte muri i Berlinit në Europë. Ashte me kete fryme qe mora inisiativen me ju drejtue sot anetareve te Kuvendit te Republikes se Shqiperise, e me çfaqe shqetesimin tim te pakufishem per nji zhvillim sa te papritun aq edhe te pafalshem nga ana e juaj si ligjëvënës! 

Zonja dhe Zotrinj Parlamentar!

Kushtetuta ashte ligji themeltar i vendit, dhe esenca e ketij ligji ashte mbrojtja e jetes dhe lirise se qytetareve, e të drejtave dhe lirive të tyre? 

Fatkeqësisht shoh me keqardheje se ju si deputetë për interesa të pushtetit me vendime politike të partive që përfaqësoni e shkelni kushtetutën ndaj atyre qytetarve shqiptar të aftë për ti shërbyer shtetit por që ju nuk i keni militantë e zbatues të vendimeve tuaja politike. 

Kemi tre dekada që në institucjonet Kushtetuese nuk lejohen dhe promovohen kapacitetet antikomuniste që vijnë nga shtresa e të përndjekurve politikë. 

Gjatë 31 viteve janë promovuar dhe kan  drejtuar këta institucjone individë që i kan shërbyer diktaturës, ose kan lidhje politike me regjimin e diktatorit Enver Hoxha, dhe të votuar nga PD&PS.

Sot fatkeqësisht të gjitha institucjonet kushtetuese  drejtohen nga të priviligjumit e diktaturës.. 

Zbatimi i vendimeve politike të partive duke anashkaluar kushtetutën, ndaloni të drejtën e antikomunistëve të konkurojnë dhe drejtojnë institucjonet kushtetuese. Institucjonet kushtetuese janë të shqiptarve jo vetëm për politikanët dhe interesat e tyre për pushtet. Vendimet politike që shkelin kushtetutën janë luftë klasash ndaj atyre që i mbijetuan krimeve komuniste. Siç po veprohet dhe tani me kanditaturën për Avokat Populli. Paralelisht me ata nuk është  edhe respekti per viktimat e pafajshme të këtyne krimeve jane dy aspekte të së njejtës monedhe: natyra dhe pesha e pergjegjsise sone, si dëshmitare të kësaj tragjedie thellesisht njerezore dhe rranjësisht kombëtare, ashte nji problem ekzistencial për të gjithe njerezimin e ndershem, problem që ka karakter politik e personal- dhe fetar për ata që besojnë!  Këtu kemi te bajme me “…një terrorizëm shtetror të markës shqiptare që nuk denon krimet e komunizmit dhe sot me mandatin e deputetve juve si ligjvënës nuk lejoni që institucjonet kushtetuese të drejtohen nga kapacitete që vijnë nga shtresa antikomuniste ish të  përndjekur nga regjimi kriminal i Enver Hoxhës. Boll ma me urrejtje ndaj nesh. Kemi 31 vite që po provojmë përçmimin e kësaj klase politike ndaj nesh të mbijetuarve të diktaturës.  

Zonja deputete!

Në moshë tuaj jam denuar dhe kam filluar kalvarin e vuajtjeve të cilat fatkeqësisht dhe sot në të ashtuquajtur demokraci vazhdojnë.  

Keni 31 vite që votoni në parlament xhelatët, e regjimit të Enver Hoxhës. Dhe nuk votoni një të përndjekur politikë në drejtimin e këtyre institucjoneve të shtetit shqiptar. Në emër të nënave, motrave që u sakrifikuan rininë e tyre, që ngelen  pa fëmij siç kam ngelur unë, e qindra të tjerë nga krimet e komunizmit,  ju bëj apel; ndergjegjesohuni, mos u turpëroni..Nqs doni të mbroni moralin, votoni për Avokat Populli kanditaturën e të përndjekurve politikë dhe të shoqërisë civile, Aktivistin e shquar në mbrotje të drejtave dhe lirive të njeriut për tre dekada, birin e një nëne burrneshë që mbrojti hebrejtë nga nazizmi, duke sakrifikuar ushqimin për fëmitë e sajë. Djalin e një luftëtari antifashistë, qëndrestarit  antikomunist që përballoi torturat çnjerzore të sigurimit të shtetit dhe që u denua me 17 vite burg politikë si agjent  anglo-amerikanve. Nipin e tre të pushkatuarve, dhe dy të mbytur në hetusi.Votoni përfaqësuesin tone Dr. Besim Ndregjoni.

Antar të Kuvendit të Shqipërisë

Kanditaturat tona i demokratizojnë institucjonet nuk i politizojnë ata.

 I bëjmë thirrje të 59 deputetve të opozitës: Bëni demokraci me vote dhe jo me vendime politike. Vota  e juaj,nuk i shërben një individi, por kauzës dhe kontributeve për  ndërtimin e shtetit të së drejtës. 

Shembjani këtë mur politik tridhjetveçar që është ndërtuar me heshtje ndaj të përndjekurve politike se i sherbeni paqes dhe jo urretjes. Denoni sëbashku me ne, vendimet politike që meren nga politikan e forca politike për interesa klienteliste për miq e shokë, kundra kanditaturës të Përndjekurve Politikë. Jo narcizmit politik ndaj të përndjekurve.

 Ua keni borgj të përndjekurve politikë që keni 31 vite që u merni votën  dhe mandatohej me votën tonë dhe për të drejtat dhe liritë e tyre  nuk çani kokën, dhe votoni  të përkdhelurit e diktaturës. Urrejtja është fenomeni më i lig që ka kaluar shoqëria shqiptare. Boll ma me urretje. Shqiptarët kan vuajtur dhe po vuajn nga urrejtja e politikës. Mos harroni se nqs nuk e denoni urrejtjen ajo ka me u kthyer bemerang dhe për ju!

Na lejoni të jemi qytetarë me shanse të barabarta, neve që denuam urretjen dhe përçuam paqen,

Boll ma! Shqiptarët kan vuajtur 50 vjet nga urrejtja.

Lavdie Nela

Ish e burgosure Politikë prej 10 vitesh.

Bashkëshortja e Poetit martir të lirisë Havzi Nela.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 206
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PËKUSHTIM XHEVAT KORҪËS
  • Shqiptarët në Philadelphia festuan Ditën e Verës
  • RAKETAT SUPERSONIKE TË SERBISË: SINJAL ALARMI PËR SIGURINË NË BALLKAN
  • MONOGRAFI E RËNDËSISË SË VEÇANTË
  • BALLKANI PERËNDIMOR NDËRMJET ARKITEKTURËS SË PAQES DHE RREZIKUT TË RIFORMATIMIT GJEOPOLITIK
  • Zgjidhja e mençur angleze e Shekullit XIX – Krijimi i Pullës Postare
  • Love Bombing si dukuri digjitale
  • We invite you to join us for the 5th Annual Gjergj Kastrioti Skenderbeu Street Fair
  • U festua Nata e Kadrit te Komuniteti Mysliman Shqiptaro-Amerikan në Waterbury
  • “VATRA”, “ONUFRI” DHE QENDRA KULTURORE “NËNË TEREZA” PROMOVUAN ROMANIN “BRENGA” TË AUTORIT DR.PASHKO CAMAJ
  • Komunikatë Zyrtare nga Oborri Mbretëror Shqiptar
  • ÚJ IFJÚSÁG (1968) / “PËR TË ARDHMEN DËSHIROJ VETËM NJË GJË : PAQE DHE QETËSI.” — INTERVISTA ME MBRETËRESHËN GERALDINË NË MADRID
  • Sot, 35 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve me SHBA
  • Kujtojmë në ditën e lindjes Faik Konicën, një nga personalitetet më në zë të kulturës dhe letërsisë shqiptare
  • Lamtumirë Jürgen Habermas, një prej ndërgjegjeve më të mëdha të Evropës moderne

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT