• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ITALI – SHBA : NJË LIDHJE PËR T’U PËRFORCUAR

August 27, 2022 by s p

(PËRTEJ KUJT FITON ZGJEDHJET)

Nga SIMONE CROLLA, këshilltar i ngarkuar nga Dhoma Amerikane e Tregëtisë në Itali.

Në këtë gusht veçanërisht të ndezur, që do të çojë në votimet e 25 shtatorit, dëgjojmë shpesh të flitet për besnikëri atllantike. Është e vështirë të thjeshtohet në pak rrjeshta një lidhje – jo vetëm diplomatike – kaq e posaçme, e lindur më 1861 dhe e themeluar mbi një bashkëndarje të thellë vlerash e parimesh, përtej pamjes së numërave, që për ne përkthehen në tregëti e investime dhe dëshmojnë konkretisht rëndësinë e një marrëdhënie besimi që shkon përtej gjithshkaje. Në fakt, Shtetet e Bashkuara përfaqësojnë tregun e tretë (mbas Gjermanisë e Francës) dhe një fitim tregëtar prej rreth 40 miliardësh. I njëjti optimizëm përsa i përket investimeve të drejtpërdrejta, me amerikanët në Itali baraz me 31,1 miliard dollarë (34,6 % më shumë se në 2003) dhe italianët në SHBA që kanë shënuar një rritje befasuese duke filluar nga 2008 dhe në gjithë periudhën mbas krize, me një vlerë që sot është e barabartë me 31,6 miliard dollarë (355,5 % më shumë se më 2003)

Numëra të rëndësishëm, të fuqizuar më tepër nga rreth 2500 ndërmarrje me pjesëmarrje amerikane që punësojnë rreth 340.000 punonjës e që dëshmojnë rëndësinë e një lidhjeje ekonomike që, megjithatë nuk ka shprehur ende mundësinë e saj të plotë, nëse krahasojmë këto shifra me ato të konkuruesve tanë kryesorë evropianë. Nuk janë vetëm faktorë ekonomikë, sepse ka 31.000 studentë amerikanë që zgjedhin Vëndin tonë si synim i parapëlqyer për rrugëtimet e tyre akademike, të ndihmuar nga më shumë se 150 konvikte e universitete të shpërndarë në të gjithë gadishullin, dhe 15.400 qytetarë amerikanë që jetojnë n’Itali (2,9 % më shumë se më 2019), me Lacion, Lombardinë, Toskanën dhe Veneton si vënde më të kërkuar. Nga ana tjetër jemi në vëndin e tretë si vëndmbërritje e parapëlqyer nga turistët amerikanë, që në 2019 kanë qënë më shumë se 4,4 milionë (7 % më shumë se më 2018). Një trafik ndëratllantik i ndihmuar edhe nga gati 11.000 njerëz që çdo ditë kanë fluturuar drejtpërsëdrejti ndërmjet Italisë dhe Shteteve të Bashkuara (3,93 milionë në dymbëdhjetë muaj) në fazën para Kovid, në sajë të më shumë se 30 fluturimeve ditore.

Edhe sporti sheh një prani yjesh e vijash në rradhët e tij. Nga 2011, viti i hyrjes të investuesëve “yankee” në futboll (A.S. Roma), prania amerikane në këtë sport është shtuar, me 13 skuadra me pronësi transatllantike. Përveç Romës, në serinë A janë amerikane Atalanta, Milani, Fiorentina dhe Spezia. Në serinë B janë Ascoli, Gjenova, Parma, Piza, Spali dhe Venediku, ndërsa në Lidhjen Pro mund të numërohen Campobasso dhe Cezena. Kërshëri, edhe fusha e verës është veçanërisht e vlerësuar, me pesë punishte (Banfi, Fantini, Vietti, Enrico Serafino dhe Ruffino) me pronësi amerikane. Së fundi, siç dëshmohet nga Covid Corporate Aid Tracker, e përpunuar gjatë vitit 2020, Shtetet e Bashkuara kanë qënë përkrah Italisë që nga fillimi i pandemisë, në sajë të bujarisë së sipërmarrjeve amerikane që kanë dhuruar 50 milionë euro në ndihmë të piskamës, veç falë Administratës amerikane dhe përkujtesës që i lejoi Italisë të përfitonte 100 milion dollarë në ndihma ekonomike e shëndetësore. Mund të vazhdohet, por ka mjaft lëndë për të përsiatur mbi rëndësinë e kësaj miqësie të lashtë e në të njëjtën kohë t’aftë për t’u projektuar me besim drejt s’ardhmes, një miqësi e themeluar mbi bashkëndarjen e një pasurie ideali që zhyt rrënjët n’ato vlera që përbëjnë rendin liberal ndërkombëtar, si mbrojtja e shumanësisë, e demokracisë dhe e lirisë kundër çastit të regjimeve të rinj iliberalë.

Prandaj, për t’ardhmen tonë, përtej asaj se kush do t’i fitojë zgjedhjet, është e detyrueshme të kujtojmë se atë që jemi sot i a detyrojmë edhe miqve amerikanë që, duke filluar nga operacioni Husky i vitit 1943 ( i sendërtuar nga aleatët në Siqili, shënoi fillimin e fushatës së Italisë, me synimin për të çliruar Vëndin tonë dhe Evropën- dhe është detyrë e jona të kujtojmë me frymë të thellë mirënjohjeje më shumë se 30.000 ushtarët amerikanë të rënë në Itali) dhe duke kaluar nëpër udhëtimin në Washington, më 1947, të atëherë Kryeministrit Alcide De Gasperi, që mori një financim prej 100 milion dollarësh nga Administrata Truman dhe një mbështetje që në pranverën e të njëjtit vit, kulmoi në të famëshmin plan Marshall, na kanë ndihmuar të rindërtojmë shtyllat e shoqërisë sonë, duke ndihmuar mirëqënie e qëndrueshmëri e duke e kthyer Vëndin tonë, të karakterizuar nga një ekonomi kryesisht bujqësore në një fuqi ekonomike botërore. Pra, cilido që të fitojë më 25 shtator nuk mund të mos mbetet i lidhur n’ato vlera që, nga mbarimi i luftës së Dytë botërore na shoqërojnë e që nuk mund të vihen në diskutim nga askush, por që së shumti, e ne punojmë për këtë, të jenë ripërtërirë e përmirësuar.

“Corriere della Sera”, 21 gusht 2022 Përktheu Eugjen Merlika

Filed Under: Rajon

Ditet e kujtesës, si ditë për të marrë përgjegjësi

August 24, 2022 by s p

Selami Zalli/

Nuk mjafton vetem pelegrinazhi, me kurora e kamera, por ne vitin pasardhes, bilanc te bemave, kontributeve e perpjekjeve qofte edhe te deshtuara, duke identifikuar shkaqet, hequr tekstin dhe mundesine e abuzimit e perdorimit te vuajtjeve, ne funksion te axhendave te tjera.

Sot 23.08.2022, dita e përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitate, nje pjese e spektrit te te cilave ende te padenuara, as minimalisht te shoqeruara qofte edhe me nje Ndjese.

Ecejake e pervitshme, tentativa per pervetesim e makiazh, dhe vetem guret ne traste…?!

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Sigurimit te Shtetit, qofte edhe i vetem, me vendosmerine e perkushtimin e dites se pare, nuk do mund te ndalet dhe lere ne mes te rruges kauzen e saj per gjetje, identifikim, muzealizim, ndertimin e narratives ne funksion te kujteses dhe edukimit qytetar, ne kete GULAG vdekjesh, teper sensibel per vete natyren e posacme te subjekteve (viktimave) te saj, femije – gra – pleq, te gjithe pa faj, te perdorur ne cilesine e pengjeve e mburojave njerezore per regjimin.

Dicka te perafert per angazhim permanent e perpjekjet bio te Autoritetit synova te lancoj, duke treguar e kerkuar nevojen per mbeshtetje, ndihme, e bashkpunim, njeherazi per te treguar se kurre nuk do lejojme e tolerojme, sot apo te ardhmen, asnje perpjekje apo insinuate per pervetesim e keqperdorim.

Viktimat ende nuk kane ze, ato minimalisht meritojne respekt e trajtim dinjitoz, ato nuk mund te pranojne retorike, qaravitje, aq me pak axhende, por perpjekje serioze te prekshme dhe trajtim dinjitoz te tyre dhe familjareve.

Pjesmarrja dhe Perfshirja nderon.

Filed Under: Rajon

NË KUADËR TË 25-VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË SHËN NENË TEREZËS: Nënë Tereza: “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”

August 23, 2022 by s p

Nga Frank Shkreli

Nënë Tereza: “Atdheun do ta doni më shumë kur të doni më shumë njëri-tjetrin.”

A person standing at a podium

Description automatically generated with medium confidence

Shën Nëna Tereze ose siç e njeh e mbarë bota, thjesht si Nënë Tereza ka ndërruar jetë më 5 shtator 1997. Po e kujtoj këtë date, në kuadër të këtij përvjetori, me një shënim për një libër që më ka dërguar Do Lush Gjergji, autor i të pakn 25-librave dhe shumë artikujve mbi Nënë Terezen, të cilën ai e ka njohur, siç thotë edhe vetë, qysh prej vitit 1969. Librin, që më erdhi me postë elektronike, autori Don Lush Gjergji e ka përgatitur për botim me rastin e 40-vjetorit të Çmimit “Nobel për Paqe”, dhënë Nënë Terezes, më 10 dhjetor 1979. 

Don Lushi pranon se megjithëse gjatë viteve kur ishte gjallë Nënë Tereza, ai ka kaluar aq shume kohë me shënjtëreshën shqiptare, ndërsa ka përcjellë pothuaj çdo aktivitet të Nën Terezës, anë e mbanë botës.  Ndonëse me të drejtë konsiderohet si eksperti numër një i jetës dhe veprimtarisë së Nënë Terezes – madje shumë e cilësojnë edhe si biografi zyrtar i kësaj bije të Kombit shqiptar – ai shprehet se nuk është as ai vetë i sigurt nëse e njeh mirë Nënë Terezen. “Madje edhe pas gjithë këtyre vjetësh, unë nuk jam i sigurt se e njoh mirë, se e kuptoj dhe mbi të gjitha se mund të jem në gjendje t’ua përcjell atë të tjerëve, me shkrime dhe me dëshmi”. 

 Por ama, për një gjë jemi të sigurt të gjithë: Në një intervistë në Oslo të Norvegjisë, në vitin 1979, Nënë Tereza është shprehur qartë se kush është ajo dhe prej nga vjen: “Origjina ime është shqiptare. Shtetësia ime është indiane. Unë jam katolike, murgeshë e kushtuar. Për nga thirrja ime, unë i takoj tërë botës.”

See the source image

Don Lush Gjergji ka shkruar shumë për jetën e Nënë Terezes, ndërkohë që disa prej këtyre veprave janë përkthyer edhe në gjuhë të huaja, por librin e fundit kushtuar Nënë Terezes, me titull të titulluar: “E kam në Zemër popullin tem Shqiptar – Bisedime me Shën Nënën Tereze” – ia paraqet lexuesit me shpresën që – duke u mbështetur në përmbajtjen e librit që pasqyron fjalët dhe deklaratat e Nënës Tereze, përfshirë intervistat – vetë lexuesi mund ta kuptojë më mirë Nënë Terezen, jetën dhe veprimtarinë e saj si shërbëtore e botës, por edhe si shqiptare.

Në veprën e tij për Nënë Terezen, Don Lush Gjergji sjell për lexuesin intervista ekskluzive me Nënë Terezen, në vende dhe rrethana të ndryshme, përfshirë edhe vizitat e saj në Kosovë dhe në Evropë. Aty mund të gjejmë edhe fotografi të rralla të Nënë Terezes e të lexojmë intervista, fjalime dhe porosi të saj ku pasqyrohen, “Vizione largpamëse dhe profetike që përbëjnë një lloj testamenti shpirtëror për të gjithë ne”, shprehet autori në parathënien e librit. 

Në një prej këtyre intervistave të vitit 1978, botuar në këtë libër, Nënë Tereza shpreh, “Dëshirën e saj për t’u kthyer te populli im shqiptar”. E pyetur se si ndihej në vendlindjen e saj, në Shkup pas aq shumë vitesh mungesë, Nënë Tereza me mallëngjim dhe dëshpërim përgjigjet: “Mendoj në veçanti për familjen time, për babain tim të ndjerë, Kolën dhe nënën time Drane, që tani jeton me motrën time Age në Tiranë si dhe vëllain tim Lazrin, i cili jeton në Palermo. Jam takuar shpesh me vëllain tim,  në Romë, ose në Palermo, nga që atje kemi një shtëpi për të moshuarit dhe për të varfërit. Nuk e kam parë nënën dhe motrën time që nga viti 1928, që nga nisja ime për në misione në Zagreb…”. 

Intervistuesi dhe autori i librit, të lartpërmendur, “Unë gjithmonë E kam në zemër popullin tem Shqiptar”, Don Lush Gjergji shënon në librin tij, reagimin e Nën Terezes kur fliste për familjen e saj të ngushtë. Duke folur për familjen e vet, shkruan ai, “Fytyra e saj u bë hijerëndë madje edhe paksa e pikëlluar nga që siç më tha ajo, ishte përpjekur sa e sa herë përmes autoriteteve politike të merrte leje për të hyrë në Shqipëri, për të vizituar nënën dhe motrën, por më kot!”. E pyetur gjatë një interviste në vitin 1979 nga vet Don Lush Gjergji mbi gjendjen në Shqipëri, Nënë Tereza pranonte se nuk dinte shumë për Shqipërinë. “Nuk di se çfarë të them, nga që nuk di se çfarë, në të vërtetë, po ndodh atje. Nganjëherë kam marrë ndonjë letër nga nëna dhe motra ime, nga Tirana. Ato shkruajnë vetëm disa fjalë. Ato kanë aq dëshirë të madhe për t’u takuar me mua dhe me vëllain tim, Lazrin. Atë që unë mund të thosha është se unë lutem shumë për Shqipërinë që Zoti t’i ndriçojë që të mund të kuptojnë këtë: Nëse duan të jetojnë në paqe, ata duhet të ta duan njëri tjetrin…”

Dihet se regjimi i Enver Hoxhës nuk e lejoi Nënë Terezen të vizitonte nënën e motrën në Tiranë sa ishin gjallë. Pasi ato kishin vdekur, siç dihet Nënë Tereza u lejua, më në fund, të vizitonte Shqipërinë, në vitin 1989.

Text, letter

Description automatically generated

E pyetur nga Don Lush Gjergji, gjatë një interviste në Budapest të Hungarisë në vitin 1989, nëse ajo kishte ndonjë mesazh për popullin tonë shqiptar, i cili po kalonte çaste të rënda në atë kohë, Nënë Tereza i përgjigjet duke u shprehur: “Po, unë gjithmonë bart në zemrën time popullin tim shqiptar dhe i lutem Zotit për paqe dhe prosperitet, për një të ardhme më të mirë për të. Lutem që lutja t’ju bashkojë me Zotin dhe me njëri tjetri, me tërë botën.”, është shprehur ajo.

Libri prej 100 faqesh sjellë edhe disa mesazhe të Nënë Terezës, shkruar shqip me dorën e vet, në të cilat ajo shpreh jo vetëm krenarinë për identitetin e saj, por edhe dashurinë e vet për shqiptarët, për Kosovën dhe për Shqipërinë e sidomos për qytetin e saj të lindjes Shkupin shqiptar, në të cilin shprehet se do të dëshironte të kthehej: “Kjo ka qenë dëshira ime gjithmonë, për t’u kthyer tek populli im shqiptar, në qytetin tim të lindjes, në Ipeshkvinë tonë Shkup-Prizren, në mesin e popullit tim dhe të motrave të mia”, ka deklaruar Nënë Tereza në një intervistë ekskluzive me Don Lush Gjergjin, në vitin 1978. Ajo kishte mirëpritur edhe lëvizjet në atë kohë për pajtim të gjaqeve në Kosovë kryesuar nga profesor Anton Çeta, gjë që le të kuptohet se ajo e ndiqte deri diku edhe situatën në atdheun e të parëve të saj. “Dëshiroj të festojmë së bashku Pajtimin e mbarë popullit tem Shqiptar”, ka thënë ajo në një mesazh drejtuar ish-ipeshkvit të Kosovës, Mons. Nikë Prela, duke iu përgjigjur pozitivisht ftesës së tij që ajo të vizitonte Kosovën, gjë që ajo pranoi të shkonte në Kosovë. Dhe nga një tjetër shkresë mësojmë se Nënë Tereza nuk e kishte harruar Kombin e vet – dhe kurrë nuk e kishte mohuar identitetin e saj dhe origjinën e saj si shqiptare, siç pretendonin atëherë dhe siç e akuzojnë edhe sot disa kritikë të saj, fatkeqësisht edhe asish që shqiptarë e quajnë veten, por dhe të huaj, të indoktrinuar nga ideologjia sllavo- komuniste anti-fetare dhe anti-shqiptare.  “Gjithmonë, shpirtënisht, jam e lidhur me uratë dhe dashni me popullin tem Shqiptar, sidomos në kohë të vështira…”, është shprehur Nënë Tereza, siç sugjeron edhe titulli i librit, “E kam në zemër popullin tem Shqiptar”. “Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona dhe në të gjithë botën”, ka shkruar me një rast, Nënë Tereza, sipas librit, të Don Lush Gjergjit. 

Text, letter

Description automatically generated

Në këtë 25-vjetor të kalimit në amshim të Nënë Terezës, uroj që ajo të jetë me ne sot dhe të lutet për ne, sidomos në këto kohë të vështira për shqiptarët. Autori Don Lush Gjergji shkruan se është në rregull admirimi dhe nderimi për Nënë Terezen, por ai bënë gjithashtu thirrje që, “Nga mendja e saj e ndritur dhe ngritur nga zemra e saj e madhe—shprehje feje dhe dashurie për Zotin dhe për Njeriun vëlla e motër – fara që ajo e mbolli në mendjet dhe zemrat tona — ta mbajmë të gjallë jetën dhe veprën e saj mahnitëse për mbarë njerëzimin, si kujtim dhe frymëzim në vazhdimësi…Të mos ndalemi vetëm në nderim dhe admirim (të saj) por të kalojmë në imitim dhe dëshmi duke ushqyer përditshmërinë tonë me vlera dhe virtyte”.  Sidomos, siç do të porosiste Nënë Tereza, të jetojmë në dashuri dhe pajtim vëllazëror me njëri tjetrin, në këtë kohë të vështirë mospajtimesh dhe konfliktesh aktuale politike në radhët e shqiptarëve kudo, veçanërisht në trojet tona. Në qoftë se thirrja e Nënë Terezes për dashuri me njëri tjetrin mund të duket tepër idealiste dhe jo reale për mëkatarët e kësaj bote, atëherë të pakën, në këtë 25-vjetor të ndarjes së saj prej nesh– të mësojmë diçka nga jeta dhe veprimtaria e saj për tolerancë dhe bashkëjetesë me njëri tjetrin, pa dallim, si bijë dhe bija të një kombi e të një gjuhe — një kërkesë kjo minimale për një shoqëri njerëzore të përparuar të shekullit XXI, e që e quan veten demokraci moderne. 

Frank Shkreli

See the source image

Në vizitën e parë të Nënës Tereze në Kosovë, në ipeshkvinë Shkup-Prizren, më 8-13 qershor 1970, u takuan dy viganat e Kishës dhe të Popullit shqiptar –Nëna Tereze dhe Imzot Nikë Prela, sipas Dom Lush Gjergjit. (Në foto edhe Don Lush Gjergji, prift i ri).

Filed Under: Rajon Tagged With: Frank shkreli

Lamtumirë Isa Balaj …

August 23, 2022 by s p

Ramiz Mujaj/

Në vitin 1998 në Aeroportin e Rinasit në Tiranë ishte Isa Balaj i cili na priti me një makinë mua dhe vllaun Sylen na voziti deri në Tiranë. Pasi që u vendosëm ne nje banese ku banonte Isa dhe qe perpos Ises banonin dhe shumë të rinj qe kishin vershuar anë kend botes per tu mobilizuar per luften qe po fillonte ne Kosovë.

Aty u stacionuam per momentin dhe aty i kisha te gjitha mjetet per lufte qe kisha sjellur nga Amerika. Kisha sjellur shume mjete te ndryshme qe mund te nevojiteshin ushtarit siç thotë një fjalë e popullit qe nga kepuca deri ne kapele por dhe kisha blere ne Amerikë dhe dy anti plumb një per mua dhe nje per vllaun tim Sylen. Gjatë bisedes me Isa Balajn ai po shpjegonte se ishte mjaft i sukseshem ne likuidimin e oficerve ushtarak serb ne zonen e Dukagjinit dhe pasi biseduam gjere e gjat une vendosa qe anti plumin tim personal te ja epja Isa Bales i cili u gëzua shumë. Isa Balen e kam takuar edhe pas mbarimit te luftes ne qytetin e Pejes dhe kemi biseduar gjere e gjate per luften dhe pastaj nuk e kam takuar. Vërtetë ishte i vendosur ishte karakteristik në pamjen e nje gjiganti luftarak. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës që luftoi për lirinë e saj. Ngushëllime familjes, farefisit dhe bashkë luftëtarëve të tij.

Filed Under: Rajon Tagged With: Ramiz Mujaj

Presidentja Osmani ia dorëzoi “Urdhrin Hero i Kosovës”, familjes së heroit Sali Çekaj

August 17, 2022 by s p


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ia ka dorëzuar “Urdhrin Hero i Kosovës”, familjes së heroit të kombit, Sali Çekaj, të cilin ia kishte ndarë presidenti historik i Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, në vitin 2005.

Në një ceremoni me familjarë të heroit Sali Çekaj, Presidentja Osmani ka theksuar se kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm dhe shtrihej në shumë kohë e drejtime.

“Një jetë e tërë në shërbim të kombit dhe atdheut. Sali Çekajn e gjejmë në ballë të betejave për organizimin e jetës institucionale dhe rezistencës ndaj pushtimit të Kosovës gjatë fillimit të viteve të 1990-ta. Pas largimit nga Kosova për t’i shpëtuar arrestimit nga regjimi pushtues i Serbisë, Sali Çekaj dha një kontribut të pashoq në organizimin e diasporës shqiptare dhe në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në Evropën Perëndimore”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, ai ka pasur rol qendror në organizimin e rezistencës së armatosur për liri dhe pavarësi të Kosovës, që në fillet e para të organizimit institucional të formacioneve të armatosur të Republikës së Kosovës dhe në organizimin dhe shtrirjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Sali Çekaj ka organizuar dhe drejtuar me shkathtësi dhe trimëri disa nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në rënien e tij heroike, në betejën e Koshares”, theksoi Presidentja Osmani.

Ndërkaq familjarë të heroit Sali Çekaj falënderuan Presidenten Osmani për respektin jo vetëm ndaj heroit, por edhe të luftës çlirimtare.

Filed Under: Rajon

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 79
  • 80
  • 81
  • 82
  • 83
  • …
  • 203
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Koha, Barazia dhe Urtia, kundër-rendi ndaj pushtetit të vonesës dhe shterimit të emergjencës!
  • Anton Çehov, mjeku që u bë gjeni i novelës, që u rrit me kamxhikun e të atit dhe varfërinë e familjes
  • Rileximi i Ernest Koliqit: Një udhëtim zbulese
  • NJË LETËRKËMBIM MES SULLTAN MEHMETIT DHE SKËNDERBEUT
  • Parashqevi Qiriazi, e vërteta historike
  • Rauf Fico – Diplomacia shqiptare si kulturë shtetërore, ndërgjegje morale dhe vizion europian
  • Me rastin e 102-vjetorit të ndarjes nga jeta, nderojmë jetën dhe veprën e Woodrow Wilson, Presidentit të 28-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
  • Nexhat Peshkëpia dhe “Noli si Poet Shqiptar…”
  • RINGJALLJA E BALADËS SI KUJTESË KULTURORE DHE NARRATIVË TRAGJIKE
  • Filatelia serbe si instrument i hegjemonisë dhe shovinizmit shtetëror
  • SHQIPTARËT NË HOLOKAUST PARA HEBRENJVE
  • Kujtesa e Luftës së Kosovës në Udhëkryqin e Historisë dhe Kohës – Studime nga Profesor Asistent Abit Hoxha
  • Jani Vreto dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare
  • “Vatra Long Island” fton komunitetin në festën e Pavarësisë së Kosovës që organizohet më 15 shkurt 2026
  • Tradita Amerikane e “Groundhog Day”, -25°F dhe ngrohja globale që na gjeti me pallto leshi

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT