• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

DR. ANNA KOHEN:”TRE VLLAZEN” U BE FOLE MBROJTJE PER FAMILJARET E MI HEBRE

February 7, 2013 by dgreca

Dy takime me dr. Anna Kohen, ne Manhattan dhe ne Tirane. Mbresa dhe mesazhe…./

Nga Angjelina Xhara/

Mesazhi i dr. Ana Kohen per 100 vjetorin e Pavaresise:”Gezuar nje Shqiperi Demokratike pergjithmone!”/

Mesazhi i kesaj Zonje te nderuar,Presidente e shoqates se grave “Motrat Qiriazi” ne Amerike,mbeshtetet ne nje ide te madhe qe rrezaton nga Rilindasit tane te medhenj,nga intelektualet korifej te Vatres se Amerikes,Noli e Konica e  del krejt natyrshem nga shpirti i saj demokratik dhe dashuria e madhe per Shqiperine!Ajo u dashurua me Shqiperine qe kur ishte femije…ardhur nga vitet tronditese te luftes se dyte boterore,kur per te shpetuar nga Holokausti,gjeti strehe ne atdheun e shqiponjave.Fshati “Trevllazen” u be fole mbrojtjeje per familjaret e saj hebrej.

Pata fatin ta intervistoj dr.Kohen  ne Manhatan, Nju Jork, gjate xhirimit te filmit per Vatren e shqiptareve te Amerikes dhe me erdhi rasti ta takoj ne mjediset e  hotel”Rogner”,kur ajo kishte planifikuar nje takim me shoqet e saj te matures te gjimnazit”HALIM Xhelo”Vlore,viti 1961.

Ishte nje atmosfere magjike,nje takim i ngrohte shoqesh,qe edhe pse te ndara per 40 vjet,flisnin me njera tjetren sikur te ishin ne vazhdimsi bashke…”he,moj gjitonja ime e dashur,Ana,do ta fillosh ti, tregimin me te rejat  tona qekurse jemi ndare?’-e hap biseden Ani,keshtu i therisnin shoqet Ana Kohen.

Flasin me radhe te gjitha hoqet,Eli,Teuta,,Eleni,Urania,Valentina…Sjellin kujtime nga vite te veshtira te dikurshme,por me sukseset ne jete te femijeve ne vitet e reja te demokracise.Eshte nje tryeze e thjeshte e  rrumbullaket,me kafe,caj.leng portokalli,por sikur ne te, te ishin gjithe te mirat e botes…

Ani ,e buzeqeshur dhe me syte qe i shkelqejne nga gezimi vete,tregonte per veten e saj dheper familjen,per punen e saj e mbi te gjitha per menyren si u largua nga Shqiperia.

Ajo flet thjesht e me detaje te tilla qe e bejne biseden shume intime.Eshte nje rrefim I sinqerte e shume interesant.

“Kur u largova nga Shqiperia,doja te harroja cdo gje ,fillimisht,dhe truri me ndihmoi …Por erdhi casti tjeter i mallit per shoqet e mia,per njerzit e dashur, qe kisha lene pas,dhe kur e lashe veten te lire I kujtova te gjitha…Ja sa afer jemi tani, keshtu ju kam menduar gjithmone…’Syte e saj mbushen me lote dhe pergezimet e perqafimet vazhdojne…

“Kishim me vete vete 1 dollare.ishim 7 pjestare te familjes,babai mamaja,gjyshja e ne 4 femijet..””Po,po me kujtohet dita kur iket,kam qene edhe une me familjen time ne ate tren drejt Tiranes,shton Eleni.”ti bije ne sy, se ishe e gjate e me floke kacurela si tani”

 

Ana Kohen e ve theksin tek veshtiresite e jetes,qe e bene me te mire njeriun…” Kur isha ne Greqi ,kurseja shume, se nuk kisha para. Kur vazhdoja shkollen,me ndihmonte dhe vellai qe me dergonte20 dollare ne muaj,ndersa une mezi rregulloja deri parate e autobuzit…Por edhe kur vajta ne Amerike,shkolla me fillonte ne oren 9,une isha gati qe ne oren 7,me bluzen e bardhe te veshur dhe punoja,qe te nxirrja shpenzimet e Universitetit…”

Ajo flet ngrohte per familjen e saj me bashkeshortin e dy femijet e saj,dhe ka nje merak ,qe s’eshte bere akoma gjyshe…”

Biseda vazhdon gjate,fillon me dite e me pas mbremesohet e ne cepin ku jane ulur “vajzat “e gjimnazit “Halim Xhelo”,nuk ka dhe drite shume…Kamarieri sjell 4 qirinj dhe atmosfera behet me romantike e mallengjyese. Flasin aq bukur me njera tjetren e mundohen te marrin edhe keshilla apo mendime per jeten.Sejcila ka pervojen e saj dhe kane cfare te thone.Diku, diku biseda prek edhe ne ndonje humbje jete te te afermeve,por me shume ato flasin per gjerat e bukura te jetes,per realizimet personale e familjare.dhe biseda natyrshem vjen edhe per festen e madhe te 100 vjetorit por edheper festen e 50 vjetorit te matures se tyre,qe ishte matura e pare e gjimnazit’”Halim Xhelo”.

Mendimi i tyre ishte ta festonin sa me mire bashke,se keto gezime jane vertete jubilare.

Ana Kohen eshte tipi i njeriut kerkues per vete e per te tjeret.Ajo tregon si mori jeta e saj nje dimension te ri me shoqaten “Motrat Qiriazi” qe drejton ne Ny Jork.Dhe mendjen e ka vazhdimisht edhe per ne Shqiperi.

Nga biseda e pare me te ne Amerike me kishte mbetur ne mendje nje fjale e saj.Dua te bej dicka per fshatin qe na strehoi ne vite te veshtira, per”Trevllaznit” e mi…

Ajo kenaqet me petkun e festes qe ka veshur Tirana  e Vlora historike…Dr,Ana Kohen flet shume e emocionuar per 100 vjetorin e Pavarsise…”nje vit i madh i paharruar per te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen ne bote dhe miqte e tyre.Ne fund thote mesazhin qe drejton per Shqiperine:”te jete gjithmone demokratike!”

Filed Under: Reportazh Tagged With: Angjelina Xharra, Dr. Anna Kohen, Vlora dhe hebrenjet

VOGELUSHJA NGA MITROVICA PER KURIM NE NEW YORK NEN KUJDESIN E ROTARY CLUB

February 4, 2013 by dgreca

 – Klubit Rotari – Dhurata e Jetës – në Bronks – New York – sjellë një vajzë 9 vjeçe nga Mitrovica –  për kurim 
– DioGuardi, dhe Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane bëhen pjesë e një fushate për të mbledhur donacione për fëmijët e sëmurë nga Kosova me sëmundjet e zemrës/

New Roshelle  – New York : Persidenti i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, Joseph J.DioGuardi – Ish kongresmeni republikan në dy termin nga Nju Jorku, dhe gruaja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike, të shtunën në New Rochelle – New York, ishin të ftuar speciale në një darkë për mbledhjen e fondeve, e cila u organizua nga një organizatë amerikane joqeveritare, Klubi Rotari i Qarkut 7230 ./ 

NGA BEQIR SINA/Ai mori pjesë në një darkë me një numër të anëtarëve të Bordit i Drejtorëve të  LQSHA-së, organizatën patriotike rinore Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots në Amerikë, anëtarë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës dhe të një grupi i të rinjve që kishin ardhur enkas për këtë darkë mbledhje donacinesh nga Houston- Teksas. Gjergjë Dedvukaj i cili është anëtarë i Bordit të Drejtorëve të LQSHA, u nderua me një çertifikat mirënjohje për mbajtjen në lokalin e tij të një vajze nga Kosova vitin e kaluar.

  Pavarësisht, kësaj darke për grumbullimin e donacioneve ku Lidhjes Qytetare Shqiptaro – Amerikane, dha një shumë mjfat të mirë,  Joseph J.DioGuardi – dhe bashkeshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, Këshilltare e Çështjeve Ballkanike – kan pasur lidhje të mira me “The Rotary Club of New York” , duke zhvilluar në të kaluarën takime për senasabilizimin e : Çështjes së Pavarësisë së Kosovës, – Problemet e shqiptarëve në Ballkan përfshirë çështjen Çame, : “Edukimin e amerikanëve mbi çështjen shqiptare, me anë të komuniteteve të fuqishme sidomos, ato të konsideruara “Headline” në SHBA.

  Joseph J.DioGuardi – dhe bashkeshortja e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, me Lidhjen Qyetetare dhe komunitetin shqiptarë, kohët e fundit një rëndësi të veçantë po i kushtoin veprimtarive me Klubit Rotari – Dhurata e Jetës – Rotary Club’s Gift of Life në Bronks – New York, duke dhënë sadopak ndihmën e tyre me sjelljen e fëmijëve të sëmurë nga zemra nnga Shqipëria dhe Kosova.  

Kjo veprimtari vjen mbi të gjitha falë programit që praktikon në të gjithë botën me fëmijët e sëmurë me problemet e zemrës, Klubi i Rotary – Fondacioni Dhurata e Jetës, në Bronks – New York, me donacionet e  organizatave dhe të individve, filantrop dhe bamirësë të njohur , që kan bërë të mundur sjelljen e dhjetëra fëmijëve nga Kosova dhe Shqipëria në Shtetet e Bashkuara, për intervenime të vështira në zemër dhe kurimin e tyre.

   Me punën e madhe vullnetare që po bënë gjatë kësaj periudhe dhe një ish refugjate e kohës së luftës në Kosovë, Albana Krasniqi, si kordinatore me fëmijët nga Kosova, dhe pas përcaktimit korrekt të diagnozës, nga mjekët në Kosovë , dhe dy zyrat e Klubi i Rotary – Fondacioni Dhurata e Jetës, në Prishtinë dhe Gjakovë, kan sjellur dje një fëmijë 9 vjeçe nga Mitrovica e cila ka nevojë, patjetër, të operohet në Amerikë.

 

Për sjelljen e fëmijëve të sëmurë nga zemra në Kosovë, është arrit me ndihmën e autoriteteve në Kosovë, koordinatorit të Klubit Rotary – Dhurata e Jetës, në Prishtinë, Prof. Dr. Mazllum Belegu, dhe zotit Gani S. Abazi, MD, MPH , Këshilltar për Politikat e Shëndetësisë i Ministrit të Shëndetësisë, në Qeverinë e Kosovës.

  Kujdestar familjar me këtë gjest bamirësie për këtë vajzë, është bërë artisti i njohur i komunitetit Roko Markolovic, regjisor dhe producent filmash

Vajza është Dea Haxhiu, 9 vjeçe nxënse e klasës së 4-të, e shkollës Eqerem Çabej në Mitrovicë, e bija e Shkumbin dhe Ajshe Haxhiut . E cila prej se kur ka linduer është konstatuar nga mjekët dhe specialistët në Kosovë, se ka një “vrimë” në zemër 

Ajo ka patjetër të nevojshme, një ndërhyrje krirugjikale korrektuese, e cila bëhet vetëm në SHBA. Mbasi, në Kosovë, megjithëse e kan përcaktuar mjaft mirë diagnozën, nuk janë në gjendje për të marrë përsipër një operacion kaq të vështirë, ”..në një kohë që gjendja e saj shëndetësore ka vazhduar të përkeqësohet çdo ditë”, thanë mjekët. 

  Klubi Rotary – Dhurata e Jetës – është një organizatë ndërkombëtare jo-fitimprurëse i administruar nga Rotarians, të cilit duke mbledhur fonde, nga qytetarët, bizneset dhe organizatat humanitare, filantrop të njohur amerikan kanë arritur të sigurojnë shërbim mjekësor falas (operacione kryesisht ndërhyrje të vështira në zemër) për fëmijët në nevojë nga e gjithë bota.

 

Filed Under: Reportazh Tagged With: Beqir Sina, Joe DioGuardi, Rotary Club, vogelushja nga Mitrovica

Rikthim në kraterin e ferrit

January 29, 2013 by dgreca

Mos të pafsha më kurrë shkretëtirë e mbetur Shkretë!/

Nga Bedri Blloshmi/

Me kërkesën e z.Agron Tufa, drejtorit të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, u nisëm për të vizituar burgun e Spaçit. Nuk kisha asnjë lloj dëshire për të shkelur përsëri në këtë humnerë, këtë krater, këtë gropë të rrejpur pa asnjë lloj bimësie, pas asnjë lloj krijese të gjallë, ku edhe egërsirave apo kaçakëve nuk u pëlqen as të kalojnë e jo më të jetojnë. Në këtë anë këtu edhe uji i pakët që rrjedh nga grykat e galerive apo maja e kodrës së djegur ka një ngjyrë të kuqerreme i cili ngjan si të jetë gjak që rrjedh nga një trup i plagosur, që rënkon pa pushim.

Z.Agron Tufa, gjatë bisedës më pyeste herë pas here: “- Hë Bedri, si të duket ky udhëtim? Çfarë të bën më shumë përshtypje?” “- Asgjë nuk më bën përshtypje. Nuk është hera e parë që shkel pa pranga në duar në këtë humbëtirë të mbetur shkretë.”edhe ju Z.Agron këtë rrugë e keni shkelur që kur ishte fëmijë, me trasta në krahë, me opinga të grisura, me barkun bosh e me një ndjenjë frike tek shkonit të takonje babanë e tuaj. Sapo lamë autostradën, rruga më tej gjarpëronte përgjatë një përroi që zhdukej poshtë majave të maleve të rrjepura. Me vete kishim dhe një kameraman, që shikonte nga brenda xhamit të makinës këtë vend të çuditshëm, i cili vetëm shkrepte aparatin, psherëtinte e psherëtinte me vete, duke shikuar here nga unë e here nga përroi i thellë që si dukej fundi.

-Më falni zoti Blloshmi e zoti Tufa, por nga po na çoni këtej? Nuk besoj se nga kjo anë që po shkojmë ka jetesë? Kush mund të jetojë në këto shkrepa? Mos jemi gabim? – na pyeti kameramani ndërsa vazhdonte të shkrepte aparatin.

-Ne po shkojmë atje ku kemi qenë të mbyllur e rrethuar me tela me gjemba e gryka mitralozi, – iu përgjigja unë, – por edhe nëse e kemi gabim, kjo rrugë të çon o në Qaf Bari ose në burgun e Gurthit, këto rrugë janë vetëm rrugë burgu.

Pa e kuptuar sa kishim udhëtuar, në një moment shoferi më pyeti: – Z,Blloshmi, këtu nga do të shkojmë, se janë dy rrugë? Të thashë një herë si rruga poshtë edhe kjo sipër të çojnë në një burg por ne do kalojmë sipër këtu është burgu për të cilën jemi nisur ta vizitojmë.

-Mbaj sipër, – i them përsëri unë – ja, arritëm pas kësaj kthese do të shohim godinat që na presin me gojë hapur se galeritë nuk duken, janë në përrua. Çdo gjë është shkatërruar, por megjithatë gërmadhat janë. Ja, i sheh këto -vazhdova t’i shpjegoj, mbasi ecëm gati 300 u afruam unë fillova të tregoj ja kjo godina komanda, këtu, ka qenë porta e hekurt, këtu fusha e qymyrit, kjo gërmadha këtu, ka qenë një dhomë ku bënin spiunët “takim special”,këtu ka qenë mensa, këtu kanë qenë birucat, këtu depoja e veshmbathjeve, kjo është fusha që rreshtoheshim kur donin të arrestonin sërish një të dënuar. Këtu u arrestua Xhelal Koprencka kur prokurori thirri gjithë inat e turivarur, duke tundur dorën e shtrirë drejt nga ne në fushë: “Xhelal Koprencka, në emër të popullit arrestohesh!”, pa mbaruar fjalën prokurori policët e mbërthyen me pranga ndërsa Xhelali iu përgjigj: “Jo në emër të popullit, por në emër të armiqve të popullit po më arreston!”.

Kur kaluam përpara pallateve vazhdova të tregoj: Ky pallat ishte plot me të dënuar të cilët punonin në galeri. Kjo është dhoma ku kam jetuar për pesë vjet me radhë. Shiko mbi derë akoma është parrulla me thënien e diktatorit, ja shiko gjithë andej ka parrulla.Në këtë dhomë flinin 51-52 të dënuar e në çdo dhomë krevatet ishin me tre kate, të bëra me hekura të salduara. Kjo gërmadha përpara nesh ka qenë banjoja, ndërsa tarraca përdorej për të bërë apelin tri herë në ditë. Këtu rrinim me orë të tëra në shi e dëborë duke pritur of. rojes për të na numëruar. Kjo gërmadha tjetër këtu ka qenë depo që përdorej nga ne për të lënë çizmet e grisura të llastikut që kundërmonin era djersë e rrobat e grira nga acidi, që vinin po aq erë të keqe sa çizmet, të lagura nga djersa dhe uji që kullonte fillim e mbarim të galerisë. Ja dhe zona e dytë, ajo në kodër e njoh mire atë zone atje kam punuar 5 vjet pa shkëputje, aty temperature ishte 45 –47 gradë. Lart fare, zona e pare e tretë dhe e katërta dhe kjo këtu poshtë fare quhej zona e pestë. Në këto zona punohej me tri turne. Në çdo turne kishte: brigadën e armatorëve, brigadën e sipërfaqes ku çdo brigadë kishte mbi 48 të dënuar veç brigades që nxirrte vagonat. Kur nuk arrinim të bënim normën, polici na lidhte pas një shtylle për 6-7 orë rresht e cila ndodhej atje tej, në kodër pranë barangës së tij. Shumë herë na lidhnin në hekuart e duarve edhe një rrotë vagoni e cila nuk takonte në tokë peshonte vetëm në duart e prangosura. Kishte raste që mbasi të linin lidhur në kodër, deri sa të dënuarit e tjerë të dilnin nga galeria në fund të turrnit kur brigada zbriste për të shkuar në fjetore, na zbrisnin të lidhur e më pas na fusnin në birucë. Në mëngjes të nxirrnin e na çonin prapë në punë. E sheh këtë pallatin tjetër? Ky ishte pallati i ”papaunësisë„ ishte i mbushur plot me pleq sakatë, me një dorë apo me një sy, dhe ata që ishin me raport mjeku. Kishte dhe të dënuar të cilët kishin dalë nga fiqiri prej torturave në hetuesi, thënë troç: i kishin çmendur dhe, të gjithë këta i fusnin çdo ditë në një sallë dhe u çanin kokën 4-5 orë duke lexuar dokrrat e përrallat e diktatorit. Tani të lutem mos më pyet më, se po ndihem keq. Pse çfar po ndjen? Të lutem ma thuaj. Unë habitem kur kujtoj se gjithë ajo dhunë psikologjike, gjithë ai presion, birucat, riarestimet, vrasjet në galeri, vrasjet nga ushtarët, pushkatimet.Shpesh here humbnim shpresën sa here futeshe operative në kamp të gjithë ne dridheshim nga tmerri se dinim që diçka do të ndodhte, ja tani si vjen koha çdo gjë është zhdukur e shkatërrua e kanë mbetur vetëm gërmadha.

Por kamerani prapë vazhdonte: – Po ndonjë rast vrasjeje, a të kujtohet?

-Po, – iu përgjigja unë, – disa raste. Ikim dhe flasim rrugës në makinë se nuk mund të qëndroj më këtu. M’u zgjuan shumë kujtime të tmerrshme që më kallin datën e drithërrojnë shpirtin, ikim ikim çfarë kërkon më shumë të dish. E gjithë pllaja ku jemi ne vetë rënkon e pëshpërin e janë shpirtrat që s’kanë gjetur asnjëher ashtue s’kanë për të gjetur qetësi.

Z.Agron vetëm shikonte i heshtur e thithte cigaren me ngut. Me bishtin e cigares së përfunduar ndizte tjetrën mendushëm ndërsa shtëllungat e tymit ngjiteshin e shpërndaheshin ngadalë kush e di se ku duke humbur ashtu siç u harruan e anashkaluan krimet 50 vjeçare të terroristëve komunistë, duke mohuar gjithë atë gjak të derdhur e gjithë ato sakrifica pa iu nënshtruar e pa u futur në strehën e çadrës së tyre gjakatare. E sot, bijtë e vrasësve të djeshëm sundojnë vendin duke u pasuruar e mbrojtur baballarët e tyre. Edhe kjo është “Demokraci”! Ndërsa me mijëra nëna shamizeza përsërisin legjendën e qyqes duke vajtuar kodër më kodër e përrua më përrua me lot në sy, me shkop në dorë e të kërrusura nga pesha e halleve dhe dhimbjes së përjetshme. Ato rënkojnë e shpresojnë për djemtë, vllezërit, baballarët e tyre që edhe të vdekur e të zhdukur i kërkojnë e i kërkojnë duke psherëtirë…

Mos të pafsha më kurrë shkretëtirë e mbetur Shkretë!

Filed Under: Reportazh Tagged With: Bedri Blloshmi, Burgu i Spacit

GJYQI I NJU YORKUT

January 24, 2013 by Administrator

Bashkohuni me ne në promovimin e librave

“RRUGËT E FERRIT” & “FERRI I ÇARË”


Filed Under: Featured, Opinion, Reportazh

Një zjarr i vogël i “Vatrës” ka nisë të ngrohë shqiptarët e Jacksonville

January 24, 2013 by dgreca

Nga Lek Gjoka/Jacksonville/ Florida/
NE FOTO: Behar Mera dhe Rita Lati gjate koncertit qe organizoi dega e Vatres ne Jacksonville/
U bënë dhjetëra e dhjetëra vite që ne shqiptarët po përplasemi masivisht me dallgët e mërgimit.Edhe këtu në Jacksonville ku Florida të thotë “mir se erdhe i dashur visitor!”, jetojnë e punojnë mijëra emigrantë shqiptarë. E di që jemi bërë deri diku si floridianë por përsëri sytë i kemi përtej oqeantit Atlantik në vendlindjen e dashur  në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni,Malin e Zi dhe Çamërinë martire.Ka pak kohë që një foshnjë e re ka lindur në Jacksonville,endrra e Nolit dhe e patriotëve të tjerë të diasporës mori frymë. Një degë e Vatrës lindi në një vit të veçantë për shqiptarët 100 në vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë dhe 100 vjetorin e formimit të Vatrës së madhe të diasporës shqiptare të Amerikës .Tani kjo degë po mundohet që të hedhë shtat.Ka nisur udhëtimin në udhëtimin e vështirë por me shumë shpresë të bashkimit të shqiptarëve të Jacksonvillës rreth një vatre të përbashkët miqsh.Me plot përkushtim dhe me vështirësisë që ndodhen këtu ku lidhjet e shqiptarëve më shumë janë mes lidhjes së punës , apo lidhjeve krahinore  kryetari i parë i degës së Vatrës Adriatik Spahiu dhe stafi i tij arritën që të organizojnë përveç 100 vjetorit të festës së Flamurit e të pavarsisë së Shqipërisë edhe ndërrimin e motmoteve.Në hotelin  Holiday Inn mbi treqind shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare u mbodhën natën e vitit të ri.Sigurisht që të gjithë kishim dëshirë të shijonim  jo vetëm një natë shqiptare por edhe një natë me ushqime të traditës shqiptare të përzier me muzikën  ëmbëltuese të Shqiptarisë. Ndaj si viti i parë antarët e vatrës që ishin organizatorët e kësaj feste bënë edhe “kurbanët” tre viça të marrë në një fermë në rrethinat e St. Augustinës(Në St. Augustine Christopher Columbus beri ndalesën e parë në kontinentin Amerikan) si në legjendat e vjetra shqiptare në ndërtimet e themeleve të një shtëpie të re që kjo shtëpi të jetë sa më fortë.Kur dita i tha lamtumirë 2012 dhe nata e fundit e këtij viti sesi kishte një buzëqeshje tjetër salla filloi të mbushej shumë shpejt dhe atmosfera festive nisi të marrë jetë.Matilda Moja dhe Mark Dukaj iu uruan mirëseardhjen bashkombësëve të  tyre dhe ftuan kryetarin Adriatikun që të thoshte disa fjalë të ngrohta dhe vëllazërore në këtë natë të ndërrimeve të vite.Tiku ngadalë dhe me emocione të çiltra ngjitën në podiumin dhe nis rrjedhshëm përshëndetjen me miqtë e tij të ftuar si i zoti i shtëpisë.Në të njëtën kohë ai përshëndet të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen në diasporë apo në vendlindje si dhe të gjithë antarët e Vatrës kudo në Amerikë e në veçanti ato që dhanë një kontribut të çmuar në organizimin e kësaj festë si Bukurosh Curri, Hasan Hakrama, Niko Benko,Gjergj Laçuku,Edmont Baçova etj.

Malli i vendlindjes i përzier me pak pije alkolike dhe me muzikën brilante të grupit “Mërgimtari” të drejtuar nga Agron Gruda dhe këngëtaria e re lezhjane Zamira Laçaj sikur e elektrizuan sallën.Kënga dhe vallja shqiptare nuk dinte të lodhej. Ushqimi shqiptar i gatuar në mënyrë perfekte nga shefi i guzhinës zoti Leonard pronar i Pizza Italiane prej dhjetëra vitesh sikur ia shtonte më tepër shijen e kësaj festë.Ngadalë dhe si pa e kuptuat orët rrokullisen dhe vjen momenti i veçantë i ndërrimit të motmoteve.Ora po shkon 12 e mesnatës.Gjithçka ra në heshtje.Muzika u shtri të flej gjumë.I gjithë salla në kor nisi të numëronte sekondat e fundit të 2012..5..4..3..2..1..Gëzuar!..Gëzuar Vatra e Jacksonvillës vitin e parë të ri dhe siç thonë shqiptarët kur një vajzë martohet e marrtë këmbën zvarrë që të martohen tërë vajzat e lagjes ashtu edhe Vatra qoftë gjithmonë prezente nëpër festa të ndryshme që rruga jonë e jetës na solli ti shijojmë në Florida.Kënga veri-jug nuk dinte të ndalonte dot.Flora Spahiu nën emocione të forta mori mikrofonin dhe nisi të këndonte këngë malli, këngë që mërgimtarët i bëjnë të lotojnë jo vetëm shpirtërisht por edhe me lot.Ky është mërgimi, kjo është jeta që ne mërgimtarët zgjodhëm por kur jemi të bashkuar në një sofër shqiptare, kur të ngrohemi pranë të njëjtës vatër sigurisht lotët do të rrallohen …

Në një ditë janari ,ditë ku dielli floridian të buzëqesh dhe dimri pret më kot pas dere të të bëjë një vizitë përsëri në hotelin Holiday Inn një pjesë e shqiptareve u rimblodhën me plot dëshirë të shijojnë humorin, muzikën e pavdekshme shqipe.Artistët Behar Mera dhe Rita Lati si dhe këngëtaria e talentuar Valbona Halili dhe muzikantit Artur Gunga që  me atë buzëqeshjen e tyre sikur kishin sjellë një copë Shqipërie nga vendlindja.Megjithëse ishte ditë e martë dhe të “dehur” disi nga festat e fund vitit holli i hotelit ishte mbushur në një pjesmarrje të kenaqshme. Antari i vatres Aqif  Xhepa përshëndeti të pranishmit dhe ia la fjalën përsëri Tikut i cili nën emocinet e zakonshme iu uroi mirsëardhjen artistëve dhe falenderoj përsëri shqiptarët për pjesmarrjen në këtë “festë” me dëshirën e mirë që edhe me të bashkuar të jemi në të njëjtën sofër të muzikës dhe humorit shqiptar.
Tingujt e muzikës dhe zëri i ëmbël i këngëtarës Valbona Halili e ndezi sallën e hotelit.Kënga shqipe sigurisht e përzier me mallin e vendlindjes sikur shijohet më mirë tek mërgimtarit.Të etur për të kërcyer nën ritmin e këngëve salla u shkri një me këngëtaren.Çdo gjë dukej si një “dasëm” e vogël shqiptare që duartrokitet çdo çast nga valët e oqeanit Atlantik. Në një pauze të shkurter heshtjeje e në skenë ngjitën artistët e talentuar të humorit shqiptar Behar Mera dhe Rita Lati që me humorin e tyre brilant e vranë stresin që kurbeti ta lë në derë pa të pyetur fare. Jeta do ta jetojë jetën , gjithashtu edhe dega e Vatrës në Jacksonville Florida do të jetojë dhe të jetë gjithmonë zgjuar dhe si Vatra e  madhe e Nolit ,Konicës etj do të burrërohet. Do të punojnë me plot përkushtim që të jetë një zjarr që të ngrohë të gjithë shqiptarët e Jacksonvillës  pranë një vatre të përbashkët ku edhe KELMEN TV me pronar dhe administrim të Mark  Dukës ka  hapur një dritare të bukur informacioni duke transmetur dhe ritansmetuar jo vetëm veprimtarinë e degës së Vatrës por më tej  duke lidhur shqiptarët më tepër me vendlindjen dhe vendlindjen me diasporën shqiptare të Amerikës e më gjërë  falë teknologjisë së fundit televizive të afruar nga Shqip TV . Gjithashtu nje falenderim i vecante eshte edhe per njerin nga sponsoret e kesaj feste zotin Vicens Jubani pronar i kompanise Village Bread & Bagel.

* Jacksonville Florida, Janar 2013

Filed Under: Reportazh Tagged With: Lek Gjoka, vatra. Jacksonville

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 168
  • 169
  • 170
  • 171
  • 172
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Ndalimi i investitorëve nga tregu i shtëpive: a është zgjidhja reale?
  • “Pse ShBA nuk e pushtuan por e çliruan Venezuelën nga Maduro/t”
  • SPEKTËR…
  • ME SA POLITIKA SHIGJETON SERBIA NË DREJTIM TË KOSOVËS?
  • VENDI IM / 7th Annual Concert
  • ZOTI, SHPIRTI, BIBLA, DOGMA DHE MENDIME FILOZOFIKE
  • Historia pa justifikime: Nga legjendat te përgjegjësia dhe domosdoshmëria e vetë-reflektimit
  • FEJA DHE KOMBI NË DRITËN E MENDIMIT TË RILINDASVE SHQIPTARË
  • DOKTRINA E MONROSË…
  • MËRGATA E KOSOVËS ËSHTË KOSOVË
  • Terapiste Renina Varfaj: Psikoterapia për emigrantët bëhet shpesh hapësira e vetme ku mund të flasin lirshëm dhe të ndihen të kuptuar
  • Mjerimi ynë shoqëror një përmbytje vështirë e tërheqshme
  • Serbia sërish në anën e gabuar të historisë!
  • PROGRAMI I SIMPOZIUMIT SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI, 10 JANAR 2026, QUEENS – NEW YORK
  • Marathonomaku i kulturës sonë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT