• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gjuha  Arbëreshe, Gjuhë Zyrtare për shërbimet  e Gazetarisë, radiofonike si  dhe  të programeve në Kanalet e RAI Kalabri \ Itali

May 31, 2024 by s p

Më datë,  25\5\2025 u publikua në  Gazetën Ufficiale nr.121 të shtetit italian përdorimi i gjuhës arbëresh si  Gjuha zyrartare në Gazetari, si dhe në Programet e RAI-it Calabria, në Itali. 

Ky realitet nuk limitohet, por  mbështetet  promovohet edhe nga  kanalet e tjera krahinore të Rai, përfshirë këtu edhe krahinën e Piemontes.

Ky akord u arrit nëpërmjet një punë të madhe e të gjatë të shumë intelektualëve të popullit arbëresh, përfaqësues të tyre,  por edhe me këmbënguljen e veçantë  të, ish Drejtori i RAI të Kalabrisë, Z. Demetrio Crucitti i cili ngriti një komision shkencor mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, e me ndihmën dhe inisiativën e Senatorit Italian Maurizio Gasparri  shtroi  këtë problem deri në Senatin Italian. 

Ishte  datë 3 Korrik 2023 kur  në Senatin italian me inisiativën e Z. Demetrio Crucciti  u mbajt në Romë në Senatin e Republikës Italiana, salla Zuccari  ”Giornata Studi”; Istruzioni e Comunicazione per la tutela della Minoronza Linguistica Storica Arbëreshe 

Komitete Shkencor përbëhej 

Presidente 

Pierfrancesco Bruni già Dirigente del MiC. Candidato al Premio Nobile 2023 per la letteratura 

Padre Pietro Lanza Vicario Generale Eparchia di Lungro 

Avv. Tommaso Bellusci Direttore della Biblioteca Internazionale Arbereshe Frascinet(Cs)

Enrico Marchianò Presidente Club Unesco Cosenza

Prof. Vicenzo Cucci Presidente,Vatra Arbereshe

Prof Fernanda Pugliese Coordinatore Sportelli Linguistici Arbereshe e Croto. Direttore editoriale  Rivista Kamastra e video notiziario Trilingue

Prof Alfonso Benevento Esperto in IA didatica Digitale, Capo Ufficio Stampa . Assoc.ne Presidi Roma Lazio

Ornela Radovicka  Direttore Centro studi Albanologici\Arberesh . A. Bellusci

Dott. Emanuele Armentano 

Direttore del Giornale dirittodicronaca.it

Presidente Associazione Culturale MeDuSa

Secretario del Comitato 

Ing. Demetrio Crucciti Presidente della Fondazione Salvatore Crucciti Onlus.  

Të gjithë anëtarët e saj dhanë kontributin e tyre në një Dossier mbi problematikat si edhe kërkasat mbi çështjen e komunikacionit dhe të Tutelës së Gjuhës Arbëreshe në Itali. 

Merrnin pjesë 

Maurizio Gasparri Vice Presidente del Senato.

Ernesto Madeo, Commissario Fondazione  Regionale. Istituto di Cultura Arbereshe, Sindaco Di San Demetrio\Shën Demetrio. S.E.R. Mons. 

Donato Oliverio. Peshkopi i Eparkisë së Ungrës

Prof.ssa Diana Kastrati  Drejtoreshë ekzekutive e Qëndrës së Studimeve dhe Publikimeve  për Arbëreshët degë e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtëme të republikës së Shqipërisë .

Gianluca Gallo. Assessore Agricoltura, Risorse agroalimentari, aree interne e Minoranze Lingustiche. 

Arbërishtja si Gjuha zyrtare në Kanalin e RAI Kalabri, dhe në programet e saj është një sukses i madh,  duke konsideruar faktin se sot për sot bota  gjuha arbëreshe është shpallur nga Unesco si një gjuhë në rrezik  zhdukje.  

Shteti Italian këtë ditë  ua dha mundësinë që Gjuha arbëreshe të përdoret si Gjuhë zyrartare për shërbimet në fushën e gazetarisë, në Programet për Rai  në Kalabria, realitet ky, mbështetur edhe nga  kanalet e tjera krahinore të Rai, përfshirë këtu edhe krahinën e Piemontes , dhe është një sukses i arritur deri më sot për Kalabrinë si edhe për 10 mijë arbëreshë në Piemonte,  sepse do të ndihmojë në rringjalljen e gjuhës arbërshe, dhe për kulturën e saj 600 vjeçare.  

Problemi qëndron se  cilën Arbërishte do të venë në përdorim, kur ende nuk është bërë Unifikimi i gjuhës arbëreshe? !!! 

Ligji  482\99 është një ligj që nuk jep mundësinë e studimit të gjuhës arbërishte në kurrikulat e detyrueshme shkollore, por aplikon studimin e arbërishtes në formë  fakoltative, dhe kjo deri diku penalizon mësimin e gjuhës arbëreshe. 

Bota arbëreshe sot lëvron në një det të hapur;  nga njëra anë është ligji sakat, dhe nga ana tjetër  “indiferenca” apo mos zotësia  institucionale e katedrave të gjuhës dhe kulturës arbëreshe  në Unifikimin e gjuhës arbëreshe. Për të ringjallur gjuhën duhet me pa tjetër Unifikimin të 52 të folmet arbërshe, të spastruar nga italianizmat, e krahinizmat, dhe ku nuk arrihet nëpërmjet arbërishtes ti marrin nga gjuha shqipe dhe të inserohet menjëherë në kurrikulat shkollore.

 Modelli që zgjodhi Kisha Bizantine në 1968 me liturgjinë e saj dhe më vonë  përkthimin e  biblës në arbërisht, është modelli më i mirë. Përkthimin e liturgjisë  Koliqi e quajti një nga  vepërat më madhështore e më të vështira të popullit arbëresh.     

Është për të ardhur keq që populli arbëresh, një popull kaq dinjitoz, me një masë intelektual që i dhanë shumë krijimit të shtetit Italian, po aq shumë  edhe  vëllezërve të tyre shqiptar në shtetformimin e tij,(e jo vetëm, por iu ka dhënë edhe një kontribut të madh në aspektin kulturor, letrar, gjuhësor), tani ky feniksi dikurshëm i ngjan një shqiponjë në agoni, deri në asimilimin në gjuhë.

Por gjaku i Arbërit Rron e populli arbëresh në Kalabri, vazhdon me diafragmën e tij të frymoj. 

Nuk janë shumë, por nuk janë as pak, janë një potencë e madhe intelektualësh, artistësh, studiues, poet, shkrimtarë, koreograf, arkitekt, antropolog, piktorë  të përfshirë në  Federatat: UNIARB DHE FAA, të cilët  vazhdojnë të luftojnë e të mbajnë gjallë gjuhën kulturën, artin e tyre dhe falë sakrificës së tyre, kjo botë Arbërshe  mbahet gjallë.  

Prandaj, mos të zvarritemi, sfida të tjera në të mirë të Arbërisë na presin, dhe sfida më e mëdha është Unifikimin e gjuhës arbërishte, ku  arbëreshët vet duhet të hidhen  në kantjerë!

Të ngrihet një Istitut të Gjuhës dhe Kulturës  Arbëreshe, e të ofrohen kurse Formazioni për mësuesët në arbërisht. 

Vetëm nëse kemi një Arbëri të bashkuar  me një Arbërishte të vetme, mbështetur në gjuhën e arbëreshëve, ku  vendos vet arbëreshi, mund ta shpëtojmë Arbërishten pa mohur arbërishten  e çdo ngulimi. Vëtëm kështu do  ti rijapim dinjitetin  që i është marrë këtij populli të mbrekullueshëm. 

Në vijim disa foto nga dita “ Giornata Studi” në Senatin Italian 

Ornela Radovicka 

Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën  Arbëreshe  A. Bellusci 

C:\Users\iljas\Downloads\20230703_154756.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240525-WA0008.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\facebook_1716667072840_7200223570283156219.jpg

Filed Under: Reportazh

INAUGUROHET NDËRTESA E RE E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS NË WASHINGTON NDËRSA NË PRISHTINË SHËNOHEJ DITA E PRESIDENTIT HISTORIK DR. IBRAHIM RUGOVA

May 27, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli/

Në portalin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti lexova lajmin për inuagurimin, dy ditë më parë, të objektit të ri të Ambasadës së Kosovës në Washington, që, sipas Z. Kurti, objekti, “tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje”.  Nuk jam i sigurt nëse ishte ose jo e rastit, por inaugurimi i objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington të Shteteve të Bashkuara ndodhi në ditën që në Prishtinë, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, me disa veprimtari të saja në Prishtinë shënoi Ditën e Presidentit, kushtuar Presidentit të parë historik të Kosovës dardane, Dr. Ibrahim Rugovës.

A group of people cutting a red ribbon

Description automatically generated

Por, sidoqoftë, e rastit ose jo, më duken si dy veprimtari që janë krejtsisht me vend dhe në përputhje me njëra tjetrën: Që qeveria Kurti inauguron objektin e blerë nga qeveria e Kosovës si Ambasadë të saj – “si një shtëpi e përhershme” e Kosovës, në Washington, siç e cilësoi Kryeministri Kurti në portalin e tij – pikërisht në Ditën e Presidenti, kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, i cili predikoi me krenari për sa ishte gjallë, “miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara”.

Sipas njoftimit të Z. Kurti, Ambasada e re e Prishtinës në Washington është “Me një arkitekturë moderne, karshi Katedrales Kombëtare të Washington-it, të stilit neo-gotik anglez. Ndërtesën e ambasadës sonë tani e gjeni në rrugën e Massachusetts, apo siç njihet ndryshe “Rruga e Ambasadave”, shkruan Kryeministri Kurti.  Ai e cilësoi inaugurimin e Ambasadës së re të Kosovës në Washington, si, “Përurimi të saj në objektin e ri, mes miqsh, në prag të 25-vjetorit të çlirimit të vendit, se është simbolikë e thellë dhe dëshmi e fortë dhe festë për aleancën tonë ”, shënon Kryeministri Kurti në njoftimin e tij për objektin e ri të Ambasadës së vendit të tij në Washington.

A group of people standing in front of a statue

Description automatically generatedDita e Presidentit në Republikën e Kosovës, 24 Maj, 2024 – Presidentja Vjosa Osmani bën nderimet e rastit para monumentit të Presidentit të parë historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, ndërsa në Washington përurohej objekti i ri i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington, si një simbol i vizionit të kahershëm të Presidentit Rugova, “Të një miqëise të përherëshme me Shtetet e Bashkuara”, midis dy kombeve tona.

Pikërisht, aty në Washington, ku Presidenti Dr. Ibrahim Rugova, nga viti 1989 kur përherë të parë kishte vizituar Washingtonin dhe deri në vitin 2006 kur shkoi në amshim – kishte kaluar shumë ditë e netë që as nuk mund të numërohen – në përpjekjet tija për të bindur Shtetet e Bashkuara dhe botën se Kosova dhe shqiptarët kishin nevojë për ndihmën e tyre, në luftën kundër terrorizmit serb, me qëllim spastrimin etnik të shqiptarëve nga trojet e veta shekullore.  Ibrahim Rugova fliste pak. Nuk mburrej me retorikë të zbrazët, por theksonte ide e vizione të qarta para të huajve, për një të ardhme më të mirë për Kombin e vet, duke i dhënë kështu një emër të nderuar dhe të respektuar gjakut shqiptar edhe në arenën ndërkombëtare. 

Presidenti Rugova kishte një vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe të Kombit shqiptar, pas komunizmit, dhe për aleancat e tij me Perëndimin. Si asnjë tjetër udhëheqës tjetër shqiptar, ai ishte i bindur në rrugën që duhej të ndiqte Kombi shqiptar në shekullin e XXI, me qëllim për t’u radhitë, ndershmërisht, me kombet e përparuara të botës perendimore demokratike.

 Ibrahim Rugova ishte i bindur në përkrahjen e Perëndimit drejt kësaj rruge e sidomos ishte me plot besim për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës — drejt rrugës së bashkimit dhe integrimit euro-atlantik të Kombit shqiptar.  “Në Miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”, ishte deklarata e preferuar e Ibrahim Rugovës kur fliste për marrëdhëniet midis dy kombeve tona.

Sa krenar do të ishte sot Presidenti Rugova me inaugurimin e objektit të ri të Ambasadës së përhershme të Republikës së Kosovës, aty mu në qendër të Washingtonit, në “Rrugën e Ambasadave” të vendeve më të mëdha të botës, që “tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje”, sipas fjalëve të Kryeministrit Kurti.


Ndërkaq, ndërsa në Washington po përurohej objekti i Ambasadës së re të Kosovës, në Prishtinë po kujtohej, Dr. Ibrahim Rugova — në Ditën e Presidentit – Arkitetit të shtetit të Kosovës dhe i miqësisë së përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Ditën e Presidentit, në rezidencën e Presidentit dr.Ibrahim Rugova, Presidentja e Republikës së Kosovës kujtoi “lavdinë e arkitektit të pavarësisë së Kosovës”.  Në një takim me familjen e Presidentit Rugova, Zonja Osmani e cilësoi bashkshorten e Ibrahim Rugovës, Zonjën Fanë, si një

“bashkudhëtare, ndaj mesazhi i saj për kujdesin ndaj miqësisë me aleatët, posaçërisht me SHBA-të, është testamenti i Presidentit Rugova”. Gjithmonë, duke u mbështetur në dashurinë për kombin e vet dhe në përputhje me mbrojtj interesat kombëtare, një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën sot dhe për klasën aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare.

Frank Shkreli

A building with a flag pole

Description automatically generatedKryeministri Albin Kurti: objekti, “tash është pronë e Kosovës dhe shtëpi e përhershme e Republikës sonë atje”. Ambasada e re e Republikës së Kosovës në Washington –fotot nga portali i Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti

Gjithmonë, duke u mbështetur në dashurinë për kombin e vet dhe në përputhje me mbrojtj interesat kombëtare, një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën sot dhe për klasën aktuale politike anë e mbanë trojeve shqiptare.

Frank Shkreli

A person standing in front of a group of people

Description automatically generated

Ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien duke folur me rastin e ceremonisë së përurimit të objektit të ri të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington

                         A person standing in front of a group of people

Description automatically generatedDonika Gërvalla-Schwarz, Zevendës Kryeministre dhe Ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës duke folur me rastin e përurimit të Ambasadës së re të Republikës së Kosovës në Washington

                                  May be an image of 3 people “Sot në Ditën e Presidentit, në Shtëpinë e Pavarësisë, bashkë me simbolin e gruas së pathyeshme shqiptare, znj. Fanë Rugova”, është shprehur Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

                                             Guri kristal nga miniera e Trepçës, kujtim autorit nga Presidenti historik i Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, 2005 – Prishtinë

Filed Under: Reportazh

KJO NDODHË VETËM NË SHQIPËRI – GJITHMONË PËR MIRË! 

May 25, 2024 by s p

Nga Frank Shkreli 

A person standing at a podium with a flag

Description automatically generated
 Padre Giuseppe Valentini, gesuita

                                                      “Besa, kjo mrekulli e botës shqiptare, me të cilën 

                                                      ndiesia heroike e detyrës dhe e nderës, e sheroi

                                                      gjatë shekujve plagën etnike të indvidualizmës” 

                                                      At Zef Valentini

E them këtë me bindjen më të madhe se kjo ndodhë vetëm në Shqipëri! Mjafton të shikosh foton më poshtë që flet aq shumë për bashkjetesën fetare në Shqipëri. Eh, sikur edhe politika shqiptare të gjente një gjuhë, sadopak të përbashkët konsensusi, për të nxjerrur Shqipërinë dhe Kombin nga humnerat politike, eknomike dhe kombëtare në të cilat e kanë zhytur sot e mbi tre dekadat e kaluara. 

Megjithkëtë, duke shikuar këtë foto dhe vendin ku është marrë dhe për çfarë rasti, njëherazi, kam edhe besimin e palëkundur se — pavarësisht politikës aktuale konfliktuale dhe korrupcionit të gjithëanëshëm të politikës shqiptare dhe të aparatit shtetëror – Shqipëria mund dhe duhet të bëhet.

Kjo foto e udhëheqësve të komuniteteve fetare në Shqipëri nuk është marrë në ndonjë piknik pranveror, por tregon pjesëmarrjen vëllazërore të këtyre udhëheqësve fetarë të Shqipërisë, në përurimin e Qendrës Kulturore-Sociale, “At Zef Valentini, SJ” dhe kumbonaren e Kishës Famullitare, “Zemra e Krishtit” në Tiranë, e drejtuar nga etërit Jezuitë shqiptarë.  

Burime nga Arkidioqeza Metropolitane Tiranë-Durrës, pëfshir portalin e saj nga ku u morën këto foto, njoftojnë se ceremonia e përurimit dhe bekimit solemn u mbajt të shtunën e kaluar, më 18 maj, në prani të autoriteteve kishtare, Kryeipeshkvit të Tiranë-Durrësit, imzot Arjan Dodaj dhe Eprorit të Përgjithshëm të Jezuitëve, At Arturo Sosa dhe autoriteteve përfaqësuese të komuniteteve fetare, civile e kulturore të vendit, me pjesëmarrjen e shumë besimtarëve e miqve. Në këtë frymë përbashkimi pa dallim feje, hapësira e Qendrës, “At Zef Valentini” në Tiranë, sipas të dhënave të botuara, do të shërbejë, përveç tjerash, si librari, ambiente kulturore e arsimore e sallë konferencash, dyertë e të cilës do të jenë të hapura edhe për qytetarët, të rinj e të reja, që angazhohen në mbrojtjen e themeleve e të drejtave të shoqërisë dhe vlerave më të larta njerëzore.  “Kjo qendër kulturore sociale e do të jetë jo vetëm multifunksionale, por edhe një pikë referimi në Shqipëri, për t’i bashkuar njerëzit që e duan kulturën, që nuk harrojnë të kaluarën dhe që punojnë me dashuri për vendin, fenë, dijen, të ardhmen në Shqipëri”, shënon Radio Vatikani në gjuhën shqipe.

Historikisht, urdhëri i Jezuitëve në Shqipëri ka një histori të lavdishme në trojet shqiptare dhe prania e Jezuitëve në kryeqytetin shqiptar, në këtë periudhë të historisë kombëtare, merr një rëndësi të veçantë dhe të rëndësishme për ditët e sotëme dhe të ardhmen – një mision që udhëheqsi i Urdhërit të Jezuitëve në Tiranë, Át Zef Bisha S.J e cilësoi si, një shprehje e vazhdimësisë së misionit të sotëm të Jezuitëve, në përputhje me traditën e tyre të rëndësishme e të lavdishme në trojet shqiptare, që nga viti 1841.

A group of men in robes

Description automatically generated

Me pjesëmarrjen e autoriteteve fetare të Shqipërisë ditën e shtunë, më 18 maj 2024, është përuruar Qendra Kulturore-Sociale “Atë Zef Valentini SJ”, pranë Kishës Famullitare “Zemra e Krishtit” në Tiranë, ku shërbejnë etërit Jezuitë.

Prandaj përurimi i kësaj qendre fetaro-kulturore në Tiranë përshkruhet nga zëdhënsit e përurimit të saj, si multifunksionale e që do mbajë emrin e At Zef Valentinit, albanologut jezuit të njohur italian, njeriut të palodhëshëm për dekada, Jezuitit i cili ka lenë pas dyzina veprash të botuara mbi kulturën dhe gjuhën shqipe, mbi historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve. Si i tillë, sot e kësaj dite, At Zef Valentini njihet si njëri prej albanalogëve më të mëdhej të botës shqiptare. Ishte dhe mbetet ndër më të njohurit kёrkues shkencor nëpër arkiva dhe biblioteka të ndryshme, sidomos, tё Vatikanit dhe Evropёs, mbi historinë e Shqipërisë e tё shqiptarёve siç dëshmojnë shumë vepra e shkrime, lenë pas prej tij, përfshir bashkpunimin e tij me revistën Shëjzat të Ernest Koliqit, mikut dhe bashkpuntorit të tij të ngushtë.

Qëllimi i këtij shkrimi modest nuk është për të folur për veprat dhe kontributet e At Zef Valentinit, por është një shikim fluturimthi për lexuesin se kush ishte/është At Zef Valentini në emër të cilit u pagëzua Qendra e re në emër të tij në Tiranë. Megjithë denigrimet dhe fyerjet ndaj tij nga regjimi komunist dhe apologjetët e tij edhe në ditët e sotëme – At Zef Valentini mbetet emri përfaqësues më i njohur i jezuitëve, por jo vetëm, në Shqipëri sa i përket kontributeve të tija në fushën e historisë, gjuhës, traditës dhe kulturës shqiptare. Por, pa harruar Atë Giovanni Faustin SJ, edhe ai misionar italian dhe Atë Daniel Dajanin, jezuit shqiptar – viktima të regjimit komunist të Enver Hoxhës, ndër shumë të tjerë klerikë të vendit, të martirizuar nga regjimi sllavo-komunist. 

Me rastin e 500-vjetorit të Kryetrimit të Kombit, Gjergj Kastrioti -Skenderbeg, Papa Pali i VI në fjalimin e tij para shqiptarëve emigrantë nga mbarë bota të mbledhur në Vatikan me atë rast (1968) u kishte bërë thirrje që, ndër të tjera, të mos harronin At Valentinin, shkrimtarin dhe albanologun e njohur të përkushtuar ndaj gjuhës dhe kulturës shqiptare: “Shqiptarë! Duajeni At Valentinin, se ai u dashuron me zemër. Çmojeni se ai punon papra për t’ia bërë të njohur botës vlerat shpirtërore e artistike tuaja. Ai është i juaji pse ia ka kushtuar çështjes suaj, mendjen e zemrën e vet”.   

Rëndësinë dhe rolin e kësaj qendre në kryeqytetin shqiptar, pagëzuar me emrin e At Zef Valentinit, më së miri e ka përshkruar Eprori i jezuitëve në Tiranë, Át Zef Bisha S.J, që është shprehur për Radio Vatikanin se, “Kjo qendër kulturore sociale do të jetë jo vetëm multifunksionale, por edhe një pikë referimi brenda e jashtë Shqipërisë, për të bërë bashkë njerëzit, që e duan kulturën, që nuk harrojnë të kaluarën dhe që projektojnë me dashuri për vendin, fenë, dijen, të ardhmen”.

Frank Shkreli

KUSH ishte/është At Zef Valentini, sipas të ndjerit Moikon Zeqo: Moikom Zeqo: In Memoriam për At Zef Valentinin | EuroEmigrant (wordpress.com)

A person in a suit

Description automatically generated

“Zef Valentini është jo vetëm një emër emblematik, dijepërhapës dhe kulturëpërcjellës. Ky emër ka koncentruar një materie të dendur shkencore. Të jesh brenda tij do të thotë të ringjallësh hulumtime të ngjashme, të jesh jashtë tij, do të thotë të tejkalosh arritjet diturake, kulturologjike, gjë, që në thelb është të rikthehesh prapë tek ai. Kështu emri i Zef Valentinit është një Medium ndërmjetës, i pashmangshëm, ai mund të quhet një mentor shpirtëror i raporteve të Shqipërisë me Venedikun në shekuj, ai është gjithashtu një rojtar grifon i një thesari ende të pazbuluar plotësisht…”.

“Por kryemjeshtri i botimit të dokumenteve venedikase për Shqipërinë është padyshim i paharruari Zef Valentini. Nga thellësia e zemrës unë mund të shprehem:Nderim Zef Valentinit! Do të ishte jo vetëm honorifike, por edhe morale si dhe mirënjohje e madhe, që Shqipëria të kish festuar 100 vjetorin e lindjes së tij para 3 vjetësh.  Shkrimet e pafudme e librat e botuar nga Valentini përbën një korpus të pashembullt.  Ai është nga albanologët më të mëdhenj të të gjithë kohërave dhe me të drejtë poeti dhe dijetari Martin Camaj e vlerëson Valentinin jo vetëm “Historiani më i madh i kohës, jo vetëm i Shqipërisë, por një ndër më të mëdhenjtë e Gadishullit Ballkanik”. George Shtatmyler e vlerëson kryeveprën e Valentinit “Acta Albaniae Veneta” si shprehje të mahnitëshme të këmbënguljes së tij të famshme për erudicion.

Zef Valentini duke mos qenë etnikisht shqiptar ju afrua kulturës dhe gjuhës shqipe më në substancë se sa vetë shqiptarët. Ai përfaqëson tipin e klerikëve humanistë të kulturës baroke, enciklopedike si askush tjetër. Kryesore për njohjen e veprimtarisë së Valentinit është padyshim bibliografia e shkrimeve të tij paraqitur për herë të parë nga dietari i ndjerë Vinçens Malaj. Për të ka shkruar edhe Vili Kamsi. Në Arkivin e Shtetit është gjithashtu një dokumentacion i hatashëm prej njëmijë e ca referencash, përpiluar prej Zef Valentinit për Historinë e Shqipërisë.  Do ishte kuptimplote një skulpturë e Valentinit në Muzeun Historik Kombëtar. Valentini me botimin e koleksionit të mahnitshëm të dokumenteve është prijëtar dhe pishtartregues si dhe udhëhapës, njësoj si Farlati,Shuflai, Jeriçeku etj.  Të vjen keq që ka kaluar më shumë se gjysëm shekulli dhe s’kemi asnjë botim kushtuar Valentinit në Shqipëri apo ribotime jetike referenciale të veprave të tij të panumërta. Besoj se puna e tij nuk mund të quhet e shteruar por struktura treguese dhe shembullore për tërë hulumtuesit e ardhshëm. Interesat e Valentinit janë polivalente dhe të shumëfishta. Ai njeh shkelqyeshëm fondet burimore, dokumentacionin shkrimor, ai studion kanunet e popullit shqiptar, folklorin, krijimtarinë artistike, pikturën religëioze, muzikën madje dhe kinematografinë dhe eseistikën letrare moderne. Ai është autori i shumë syzheteve madje dhe i rikonstruksioneve arkitektonike të kishave të Shqipërisë siç është ajo e Shën Stefanit brenda kështjellës së Shkodrës…”.

At Zef Valentini: “Prijëtar dhe pishtartregues si dhe udhëhapës…” ka shkruar  I ndjeri Akademik Moikon Zeqo

A group of people in a church

Description automatically generated

             

A group of people in a church

Description automatically generated

            

A group of men in robes

Description automatically generated

    

 

Filed Under: Reportazh

Senati Dhe Parlamenti I Shtetit Të Nju Jorkut Në Këmbë Për Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador I Kombit

May 24, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Për herë të parë në historinë e politikës amerikane dhe në isntitucionet më të larta qeveritare vlerësohen dhe çmohen Shkollat Shqipe, çka na bën të ndihemi krenar, por dhe për Amerikën, shtëpinë tonë të dytë që na mirëpriti dhe vlerësoi punën tonë si shqiptarë.

Data 22 maj ishte nje ditë historike për Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në gjithë Nju Jorkun dhe në Online.

Në këtë muaj të trëndafilave Parlamenti dhe Shteti i Nju Jorkut duket sikur u dhuruan nga një trëndafil maji themeluesve dhe mësueseve të këtyre shkollave për mësimin e gjuhës Shqipe në New York.

I pari që e filloi duke iu dhuruar mësueseve nga një trëndafil nga kopshti i tij, ishte Qemal Zylo pranë shtëpisë në Staten Island aty ku u bë pikënisja për në Parlament. Grupi tjetër e filloi nga Bronxi.

Kishim kohë që kishim marrë lajmin e mrekullueshëm nga shefja e kabinetit te Ansambleistit John Zaccaro, nga zonja Ornela Beshiri një zonjë e kulturuar që duhet të ishim të përgatitur për ceremoninë madhështore që do të organizohej në Parlamentin e Nju Jorkut rreth Shkollave Shqipe “Alba Life”. Dhe dita e shumëpritur erdhi ku së bashku me mësueset e vitit akademik 2023-2024 u nisëm në këtë ditë ceremoniale, mbresëlënëse dhe frymëzuese.

Ceremonia e organizmit në Parlamentin e Nju Jorkut ishte madhështore, emocionuese, krenari. Vetë ndërtesa, selia e qeverisë së shtetit të Nju Jorkut, ndodhet në Albany, kryeqyteti i shtetit amerikan të Nju Jorkut e cila u përfundua në 1899. Ecnim me mësueset bashkë plot dritë në mendjet tona në këtë ndërtesë gjigante prej graniti qe është në fakt një shumëllojshmëri stilesh arti, punime magjepsëse, duke përfshirë rilindjen romane dhe franceze që i duhej 32 vjet (1867-1899) me pesë arkitektë për t’u përfunduar. Në hyrje na priti z. Justin Devendorf nga kabineti i Jon Zaccaro Jr. dhe na shoqëroi si një ciceron i vërtetë gjithë kohën në labirinthet e pafund, marramendëse, arkitetkoriale. Mirësia dhe kultura amerikane në këto lloj ceremonish është admiruese dhe vetëm mëson prej tyre. Shoqëruesit dhe punonjësit e sigurimit na ulën në vendet e rezervuara për Alba Life ku do mirëprisnim me emocion ceremoninë për miratimin e rezolutës.

Në Parlamentin e Shtetit të Nju Jorkut, Albany

Shkollat Shqipe “Alba Life” ne NY, Ambasador i Kombit u nderuan në Parlamentin e Shtetit të Nju Jorkut, për punën dhe përkushtimin e palodhur duke pasur një Rezolutë në emër të “Alba Life”.

Kryetari i Parlamentit ngriti në këmbë parlamentarët dhe gjithë mësueset për të nderuar këtë ditë të madhe për Shkollat Shqipe “Alba Life”. Emocione dhe lot pashë nga sytë tanë për mbështetjen që na bën Amerika e vendit më demokratik në botë, dhe dukej qartë sikur lexoja në mendjen e mësuesëve betimin solemn për të vazhduar këtë mision kombëtar përjetësisht.

Z. Zaccaro Jr. përshëndeti gjithë shkollat shqipe “Alba Life” si dhe TV Alba Life për një punë të jashtëzakonshme, frymëzuese, ruajtjen e Gjuhës Shqipe, traditat, diversitetin, kulturën, historinë. John Zaccaro Jr. është një politikan i mirënjohur amerikan që shërben si anëtar i Asamblesë së Shtetit të Nju Jorkut për distriktin e 80-të. Në fjalën e tij për miratimin e rezolutës Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut e filloi që me themeluesit e saj Qemal, Kozeta Zylo dhe familja e tij, si dhe përmendi aq korrekt emrat e mësueseve dhe të stafit qe ishin pjesëmarrës në këtë ceremoni si Dr. Valbona Zylo, Entela Muda, Klodiana Zylo, Fatlinda Bujcinca Gashi, Rozeta Hyseni, Mehrije Shala, Erinda Isufaj, Albana Lazri, Valon Gërbeshi. Më duhet të permend dhe emrat e katër mësueseve që për arsye të forta nuk mund të merrnin pjesë në këtë ceremoni madhështore ku ne si drejtues i vlerësojmë dhe i çmojmë për kontributin e tyre tejet professional në këtë Mision Kombëtar, dhe ato janë:

Elona Shkreta, Vjollca Skënderi, Helena Lubonja Ujkaj dhe Gresila Basha.

Rezoluta do të dorëzohet në Festivalin dhe Graduation Party për Shkollat Shqipe “Alba Life” dhe në Online.

Në rezolutë midis të tjerash thuhet se shteti i Nju Jorkut është krenar që njeh punën e TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” të themeluar nga Qemal Zylo dhe familja e tij në bashkëpunim te ngushte me mësueset përmes 17 viteve.

Alba life është shumë krenare për të kaluarën e saj dhe shkëlqimin për të ardhmen. Alba Life punon me vizion për të ardhmen e diasporës siç janë nxënësit e saj duke iu mësuar, gjuhën, kulturën, historinë dhe traditën.

Senati në këmbë për Shkollat Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit

Pas Parlamentit morëm pjesë në mbledhjen e Senatit të shtetit të Nju Jorkut për t’i vënë vulën kësaj rezolute, rezolutës për njohjen dhe kontributin e pamatë të Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Organi legjislativ i shtetit të Nju Jorkut vendosi që të ndalojë diskutimet e tij të rendit të ditës për të vlerësuar Shkollat Shqipe “Alba Life”. Senatorja e shtetit të Nju Jorkut, znj. Jessica Scarcella-Spanton drejtoi vëmendjen e Senatit të shtetit të Nju Jorkut për të miratuar rezolutën me emrin e Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Shoqëruesit, policët e sigurimit na vendosën nëpër vendet tona gjithë respekt ku ne ishim lart dhe senatorët të gjithe ishin nëpër vendet e tyre të shenjta. Dhoma e Senatit është e rëndë, serioze, plot art. Muret përballë nesh kishin një të verdhë floriri si pikëza Dielli që jepte një ndriçim të jashtëzakonshëm, jepte jetë. E ndërsa Senati po bëhej gati për rezolutën dy zonja të mëdha Senatoret Jessica Scarcella-Spanton dhe Nathalia Fernandez po na përshëndesnin me dorë nga Senati. Gjithë emocion, dashuri, lot i përshendetëm dhe ne duke u çuar në këmbë për çfarë ato po bënin për Kombin tonë shqiptar. Nuk mungoi dhe simboli i shqiponjës nga Senatore Nathalia Fernandez duke na çuar peshë zemrat tona.

Nathalia Fernandez është Senatore e Shtetit të Nju Jorkut për Distriktin 34 që mbulon Bronx dhe Westchester. Ajo kryeson Komitetin e Senatit për Çrregullimet e Alkoolizmit dhe Përdorimit të Substancave dhe punon çdo ditë për të ndihmuar Nju Jorkun të luftojë kundër krizës së opioideve.

Senatorja Jessica Scarcella-Spanton në fjalën e saj për miratimin e rezolutës vlerësoi lart Shkollat Shqipe “Alba Life”, punën dhe pasionin për ruajtjen e Gjuhës Shqipe nëpër këto Shkolla ku fëmijët e shqiptarëve emigrantë mësojnë Gjuhën, kulturën, historinë, traditën shqiptare. Ne jemi shumë të vëmendshëm për çfarë komunitetet tona bëjnë kudo për të rritur dhe ruajtur trashëgiminë kombëtare si Alba Life. Kur Rezoluta u miratua me emrin e Shkollave Shqipe “Alba Life”, gjithë Senatorët dhe publiku që ishte pjesëmarrës u ngritën në këmbë dhe u kthyen nga të gjithë mësuesit dhe stafi për t’i përshëndetur. Ishin duatrokitje të stuhishme, miqësore, vlerësuese dhe frymëzuese. Të gjithë mësueset ishin me lot në sy dhe shumë të emocionuara. Nuk do ta harrojmë kurrë këtë ditë thanë të gjitha ato duke filluar me mësuese Entelën e cila është dhe më e vjetra në këtë shkollë. Çfarë ditë e madhe tha mësuese Fatlinda! Sa e gëzuar ishja që u përmend dhe Kosova tha mësuese Mehrija! Sa krenare që jam pranë kësaj shkolle do të vazhdonte mësuese Erinda. Ndihem tejet e lumtur tha mësuese Albana. Ndihem shumë e vlerësuar, shumë me dinjitet dhe në shenjë humori mësuese Rozeta tha se në Parlamentin tonë shqiptar s’hyjmë dot nga policia dhe sigurimi sekret, kurse këtu na çohen në këmbë duke na respektuar në maksimum. Është një ditë që na obligon për më shumë në të ardhmen tha Dr.Zylo Watkins.

Duke njohur kontributet e paçmueshme që mësuesit, prindërit dhe qershia mbi tortë nxënësit që japin për Shkollat Alba Life, ishja shumë e ngazëllyer shpirtërisht që puna e tyre mori vëmendjen dhe mbështetjen nga Parlamenti dhe Senati i Nju Jorkut. Sot më shumë se kurrë Shqipëria po ndihet kudo, sidomos personalitete në fusha të ndryshme të botës akademike, të artit, shkencës, sportit, kulturës, modës të cilët kanë zënë vendet e nderit në fushat përkatëse.

Ne ju jemi shumë mirënjohës dhe ju urojmë punë të mbarë Ansambleistit John Zaccaro, Senatores Jesica Jessica Scarcella-Spanton dhe senatores Nathalia Fernandez për vlerësimin maksimal që iu bënë Shkollave Shqipe “Alba Life” dhe natyrisht kjo ditë e dielltë do të ngelet përjetësisht në histori dhe në kujtesën e pjesëmarrësve.

Ishte një Ditë historike për shkollën shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit, Gjuhën Shqipe, Diasporën dhe Kombin, ditë që u shënua në regjistrin e Senatit të Nju Jorkut.

Se shpejti Ceremonia madheshtore e filmuar nga gazetari Valon Gerbeshi do te transmetohet ne kanalin 27 per paketen digitale TVAlb, medie te ndryshme.

Autorja e shkrimit është shkrimtare, poete dhe bashkëthemeluese e TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” në New York, “Ambasador i Kombit”. Gruaja e Vitit 2022, New York nga Organizata e mirënjohur “Motrat Qiriazi”. Mban titullin e lartë: Kalorës i Urdhrit të Flamurit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.

Filed Under: Reportazh

NË CILAT KUSHTE U LEJUA PËRKOHËSISHT VEPRIMTARIA E SHOQËRISË SË TË SHTYPURIT SHKRONJA SHQIP NË STAMBOLL

May 23, 2024 by s p

Dr. Nikollë Loka/

Në kryeqytetin e Perandorisë Osmane, gjatë Rilindjes, e veçanërisht pas krijimit të “Lidhjes së Prizrenit” u bënë përpjekje për të krijuar një shoqëri kulturore shqiptare. Intelektualë patriotë shqiptarë u mblodhën në Stamboll, nga të gjitha trevat shqiptare, më 12 tetor 1879 dhe themeluan një shoqëri kulturore shqiptare të njohur si “Shoqëria e të Shtypurit Shkronja Shqip”, e njohur ndryshe si “Shoqëria e Stambollit”. Formimi i Shoqërisë u bë në kushtet kur Perandoria Osmane nuk i lejoi shkollat në gjuhën shqipe, pavarësisht se me dekretin perandorak (Hatt-i-Humayun të vitit 1856) “të gjithë popujt e Perandorisë kishin trajtim të barabartë në arsim”. Nga ana tjetër, përhapja në Shqipëri e shkollave turke, greke, sllave etj. e bënin domosdoshmëri arsimimin në shqip, për t’i ruajtur shqiptarët nga asimilimi kulturor dhe etnik që u kanosej. (Historia e Popullit Shqiptar, II, 2002: 247).

Me qëllim që të bashkoheshin lehtësisht dhe të mos kishin asnjë problem nga qeveria turke, i ishte kërkuar Vezirit të madh Ali pashës për të lejuar veprimtarinë e grupit. Ali Pasha, duke ndjekur një politikë të afrueshme me shqiptarët, për të mos shtuar armiqësinë ndaj Perandorisë Osmane, “autorizoi dhe inkurajoi komisionin të vazhdonte mbledhjet e tij”(Shabani, 2017:40). Shteti osman fillimisht shfaqi një politikë të moderuar kundër kërkesës për arsim shqip. Edhe pas shfuqizimit të Lidhjes së Prizrenit, Ministria e Arsimit sugjeroi që librat e leximit dhe gramatikës në gjuhën shqipe, ndoshta të shkruara me shkronja arabe nga Daut Boriçi, të shtypeshin dhe të shpërndaheshin në shkollat shtetërore të rajoneve ku jetonin shqiptarët (Gençoğlu, 4922). Por, sulltani Abdyl Hamiti II e lejoi shkollimin shqip aq sa i nevojitej dhe në ato vende ku i duhej. Në kushtet e veprimtarisë së ethëshme të Patriarkanës së Stambollit dhe të shtetit grek në jug të vendit, Sulltani ishte i interesuar për zhvillimin e nacionalizmit shqiptar në trevat jugore, por kurrësesi nuk e lejoi në trevat veriore (Somel, 1997: 452, 453).

Për të kundërshtuar veprimet e ethëshme greke për greqizimin e shqiptarëve, që ishin kërcënuese për Perandorinë, në viset jugore të krahinës së Janinës dhe në krahinën e Manastirit, ku vepronte kultura ortodokse greke, u lejuan të ngriheshin disa shkolla shqipe.(Somel, 1997: 452). Në këto rrethana duhet parë dhe veprimtaria e Shoqërisë së Letrave, e cila u rrit brenda kontekstit të eksperimentit kushtetues të viteve 1876-1878(Mitrojorgji, 2016:41). Pas abrogimit të kushtetutës nga Abdülhamit II në shkurt 1878, reforma arsimore u kthye në sintezën e arsimit tradicional fetar me shkollimin më laik të Tanzimatit. Shkollat tani morën një rëndësi më të theksuar politike dhe strategjike, të krijuara për të frenuar kërcënimet e brendshme ndarëse dhe ato të jashtme kolonizuese.

Është pohuar se Porta nxori një ferman në nëntor 1879 që lejonte botimin e librave, revistave dhe teksteve shkollore shqipe me alfabetin e Stambollit. Por ky ferman nuk ishte një akt kushtetues, pasi Abdülhamit II e kishte shfuqizuar kushtetutën gati dy vjet më parë. Mund të ketë qenë thjesht një taktikë vonuese, për të qetësuar Lidhjen e Prizrenit, rezistenca e armatosur e së cilës po rezultonte e turpshme për shtetin osman. Megjithatë, Shoqëria e të shtypurit Shkronja Shqipe përfitoi plotësisht nga ligji i ri dhe ndërmori një fushatë të fuqishme botimesh që synonin të përhapnin alfabetin e Stambollit midis të gjithë shqiptarëve (Mitrojorgji, 2016:41-42). Në Stamboll, Shoqëria e Letrave botoi dy periodikë jetëshkurtër, Drita (Drita) deri në 1884 dhe Dituria (Dituria) deri në 1885, pastaj botimi i tyre u ndërpre, pasi veprimtari të tilla ranë shpejt në kundërshtim me regjimin hamidian, i cili i shpalli ato të paligjshme. Edhe Kryeministri turk Ali Pasha, shumë shpejt ndryshoi mendje, dhe filloi t’u krijonte pengesa anëtarëve të Komisionit, deri sa u ndalua krejt veprimtaria e tij(Shabani, 2017:40).

Në rrethanat e reja politike të krijuara pas shtypjes së Lidhjes së Prizrenit, Shoqëria e Stambollit nuk mundi ta vazhdonte veprimtarinë e saj. Disa nga anëtarët e lanë atë dhe pjesa tjetër së bashku me kryetarin e shoqërisë Sami Frashëri e vazhduan veprimtarinë e tyre individuale në ilegalitet. Për të siguruar vijimësinë, veprimtaria e Shoqërisë së Stambollit u zhvillua jashtë diktatit osman. Qysh në vitin 1880, Shoqëria e Stambollit kishte dërguar në Bukuresht një nga anëtarët aktivë të saj Jani Vreto, me mision për të krijuar një degë të shoqatës atje (Peza-Perriu, Kaceli-Demirlika, 2022: 102). Në ato kushte, lëvizja kulturore e shqiptarëve do ta kalonte qendrën e saj Bukuresht, pastaj dhe në Sofje, Kajro, Aleksandri etj, pra në kolonitë shqiptare, ku nuk mund të vepronte diktati osman.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT