• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ode për tempujt që nuk u harruan

December 12, 2024 by s p

Luan Rama/

“Ka shumë pellgje gjaku nëpër botë / ku vallë do rrjedhin ato?…” – Jacques Prevert.

Harqe guri, porta te mëdha guri, dritare të shqyera ku era fryn trishtueshëm. Magje e braktisur, çati e rënë dhe një copëz qiell i vetmuar, i ngrënë, i vrarë. Era fryn nëpër shkurre, mbi gurë të latuar dhe puse të harruar, mbi trarë të përmbysur në këtë shembje të jetës dhe të botës në Çamëri. Një fotografi e zbehur dhe e përbaltur, një foto dasme, mbetur në rrënojë, rrëzë murit… lugë e ndryshkur dhe e vetmuar e papritur, në heshtjen e madhe, një këngë e vjetër dëgjohet. Këngë e shpirtit, këngë e popullit të handakosur e të vrarë. Por kënga dhe në rrënoja e varre ka jetuar në dekada dhe vazhdon të jetojë. Shpirti i popullit nuk mund të heshtë. Eshtë kënga që i këndon masakrës, është vaji i një jete të humbur që nuk do ta harrojë tragjedinë.

Drita bie. Është muzg dhe dielli tutje perëndon. Ndërtesat e gurta i shohim tani si hije : harqe, mure të rrënuar, dritare si zgavra të humbëtirës dhe e vdekjes që ka kaluar… Madje hije njerëzore sikur lëvizin tani në këtë botë hijesh… Një dorë shfaqet në portën e madhe prej guri dhe një hije njerëzore shfaqet si të dojë të mbahet pas jetës. Hëna sapo ka dalë dhe hija ngre sytë drejt saj si të kundrojë botën e të gjallëve. Tashmë shohim fytyrën e tij. Sytë i shkëlqejnë edhe pse të zbehtë. Sytë nuk janë shuar. Është rrëfimtari, i vdekuri i gjallë që lëviz mes gërmadhash dhe me shpirtin e dhimbur sheh katakombet e një jete të dikurshme. E kështu nis të rrëfejë, të tregojë… Tragjedia e dikurshme ka ngjyrën e argjendë të asaj hëne që duket se vuan dhe ajo. Ngrehina hije. Hije pemësh në forma njerëzore. Trungje të gjymtuar, krahëprerë dhe të tharë. Tashmë këngës popullore, e ngjashme me vajin e humbësit të madh, ia lë vendin një muzike që kërkon të shoqërojë rrëfimtarin në tregimin e tij. Ai ecën, ndalon, mbështetet diku dhe flet. Është zëri i shpirtit. Zëri që na flet përtej varrit…

Filed Under: Reportazh

Veprimtari dinjitoze te “Bijtë e shqipes” në Philadelfia

December 9, 2024 by s p

Në mjediset e shoqatës u bë promovimi i pesë librave të z. Hys Hasa të botuara në vitet 2022 – 2024

Nga dr. Sadik Elshani

Ditën e shtunë më 7 dhjetor 2024 në mjediset e shoqatës “Bijtë e shqipes” u organizua një veprimtari mbresëlënëse ku u bë promovimi i pesë librave të z. Hys Hasa të botuara në vitet 2022 – 2024. Ka vite që z. Hys Hasa me punën e tij studiuese e publicistike është bërë një autor e studiues serioze prodhimtar, jo vetëm në diasporë, por edhe në Shqipëri e të gjitha trevat shqiptare. Objekti i veprave të tij te botuara gjer më tani, 26 botime, janë: historia, traditat, figurat e njohura të fshatit të tij të lindjes, Vilë, Qarkut të Kukësit, diasporës shqiptaro – amerikane, si dhe shumë figurave te ndritura të kombit tonë. Një vend të rëndësishem në botimet e tij zënë edhe temat nga shërbimi i tij në Ushtrinë Shqiptare. Ai është pensionuar me gradën kolonel. Të gjitha këto botime i përshkon një frymë atdhedashurie, një ngrohtësi njerëzore, respekti për bashkëkombësit e tij, krenaria e ligjshme për ngjarjet historike nga e kaluara e popullit tonë. Z. Hys e adhuron fshatin e tij të lindjes, e do Kukesin, Shqiperine e gjithë trevat shqiptare Me shumë dashuri e sinqeritet ai shkruan për trungun e familjes së tij, shoket, figurat e shquara të kombit tonë, sepse ai është një njeri fisnik e burrë që i ka hije fjala e vendi. Dikush ka thënë se, që ta duash vendin tënd, duhet ta njohësh atë. Por, dashuria për atdheun bëhet edhe më e fortë kur je larg tij, kur e ndien mungesën e tij. Malli për atdheun ta përqëndron më thellë mendimin, prandaj, botimet e Hysës paraqesin ngjarje e figura të njohura edhe në detajet më të imta. Me një këmbëngulje për t’ia patur zili ai i grumbullon meterialet, kërkon informacione nga njerëz të ndryshem të të gjitha fushave të jetës: arsimit, shkencës, teknikës, mjekësiesë, mbrojtjes, etj. Por, ai paraqet edhe njerëz të thjheshtë, sepse edhe ata e kanë pervojën e tyre jetësore, kanë rrëfimet e tyre. është ajo përvoja, filozofia e popullit tonë, e zhvilluar gjatë shekujve, kryesisht nëpër odat shqiptare. Jo çdo gjë mësohet në shkolla, universitete e akademi. Veprat e z. Hasa janë një mozaik që gur-gur e paraqesin një tabllo të plotë të subjekteve që ai trajton. Me botimet e tij ai është bërë një enciklopedi, kronist, dëshmitar serioz i jetës së trevës së Kukësit e më gjërë, diasporës shqiptaro – amerikane. P. sh. libri i tij. “Midis emigrantëve shqiptare ne Amerike” (Tirane, 2010) do të jetë një libër referencë dhe historik, që do t’u tregojë brezave të ardhshëm se si kanë jetuar prindërit gjyshërit e tyre në një periudhë të caktuar historike këtu në Amerikë.

Salla ku u zhvillua veprimtaria ishte mbushur plot me bashkatdhetarë, dashamirë të librit. Kur salla mbushet plot gjithmonë e ndien një kënaqësi shpirtërore, se ia vlen të organizohen veprimtari të tilla. Kishin ardhur bashkatdhetarë e miq të z. Hys nga Philadelphia me rrethinë, Nju Xhersi e Nju Jorku. Kjo ishte edhe një dëshmi për respektin që z. Hys Hasa gëzon në komunitetin tonë, burrë fisnik që rrezaton mirësi e energji pozitive. Me praninë e tyre këtë veprimtari e nderuan: profesor Skender Kodra, kryetar i Akademisë së Shkencave Shqiptaro – Amerikane; dr. Bexhet Asani, sekretar i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë; poeti Mhill Velaj, ish-kryetar i kësaj shoqate; zonja Dirka Xhakolli, nënkryetare e shoqatës “Skënderbe”, nga Nju Jorku; profesori, studiusi e shkrimtari nga Kosova, Besim Muhadri. Sallën dhe veprimtarinë e zbukoroi një buqetë e mrekullueshme me trëndafila, të cilën e solli zonja Premisa Këlsi. Sipas traditës së shoqatës sonë veprimtarinë e hapi kryetari, z. Dritan Matraku, i cili të pranishmëve u dëshiroi mirëseardhjen në këtë veprimtari, përshëndeti mysafirët e nderuar, përgëzoi zotin Hys Hasa për punën e tij me plot përkushtim, veprimtarinë mjaft prodhimtare botuese, si dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në shoqatë. Kjo veprimtari përputhet bukur me misionin e shoqatës sonë, që është ruajtja e gjuhës, kulturës e traditave tona kombëtare, theksoi z. Matraku.

Pastaj fjalën e mori z. Tajar Domi, ish-kryetar i shoqatës, i cili kishte përgatitur një material të thukët për veprimtarinë botuese të kolonel Hys Xhemali Hasës. Ai në fillim dha disa të dhëna jetëshkrimore për z. Hys Hasa, nga fëmijëria, shkollimi, shërbimi në Ushtrinë Shqiptare, deri te pensionimi si kolonel dhe vendosja e tij në Philadelphia në vitin 2006. Ai i bëri një pasqyrë botimeve të tij, duke i analizuar disa nga ato më kryesoret: “Vila pjesë e krenarisë kuksiane” (2008), “Gjurmë vlerash jetësore në Vilë” – dy vëllime, “Midis emigrantëve shqiptarë në Amerikë” (2009), “Mes shokësh në shërbim të atdheut” (2013), “Dritare mençurie kuksiane” (2015), “Vlera intelektuale kuksiane” (2016 – 2023, 5 vëllime). Siç cekëm më lartë, janë gjithësejt 26 botime. “Boshti kryesor i gjithë kësaj pune të jashtëzakonshme, edhe pse jo në moshën më të mirë ku mund të jepet rendimenti maksimal, në të gjitha botimet e shokut e mikut tonë, Hys Hasa, është pasqyrimi i njeriut si vlerë për shoqërinë e atdheun, por në radhë të parë për familjen. Ai në të gjitha këto volume përçon tek lexuesi dëshirën e tij për t’u dhuruar bashkëqytetarëve të vet tri gjëra: dashurinë, fjalën e mirë dhe korrektësinë”. Pasi dha disa të dhëna karakteristike dhe bëri një pasqyrim të shkurtër për këto botime, vlerësimet e shumta që kanë bërë personalite të shquara, studiues e akademikë, por edhe shumë miq të z. Hys, z. Tajar bëri një përmbledhje në fund të fjalës së tij, që njëherësh është edhe emëruesi i përbashkët i veprimtarisë botuese të z. Hasa: “Pra, veprat e z. Hys Xhemali Hasa kanë në brendësi të tyre jetëshkrime njerëzish, histori e letërsi, në to përshkruhen ngjarje, luftëra, por edhe zakone, tradita e kulturë të zonës së Lumës, Kukesit e me gjërë. Ato do të përbëjnë një vlerë të madhe dhe një kontribut të pazëvendësueshëm në arkivin historik të qytetit e atij kombëtar, por edhe një pasurim të bibliotekave personale të secilit”. Këtë përfundim e përforcon më tepër edhe vlerësimi që i ka bërë veprave të z. Hys Hasa, Mësuesi i Popullit, Mjeshtri i Madh, prof. dr. Shefqet Hoxha: “Të shkruash për njerëz konkret, që i takon përditë, për vlera intelektuale pozitive të bashkëfshatarëve e bashkëkrahinarëve tuaj, është shërbimi më i madh që i bën shoqërisë së sotme”.

Folësi i radhës në këtë veprimtari ishte z. Lutfi Brami, i cili paraqiti një vështrim për librin e z. Hys Hasa, “Mirënjohje Këshillit të Qarkut të Kukësit, shoqatës “Bijtë e shqipes” dhe Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve Shqiptarë”. Në këtë libër paraqiten mendime e vlerësime të mbi 85 kuadrove, intelektualëve me mesazhe urimi, që mbartin motive inkurajues, respekti e mirënjohjeje. Për vlerat e këtij libri z. Brami u shpreh: “është i veçantë e kuptimplot. Përshkohet nga ndjenja e mirënjohjes dhe falenderimit të madh që bën z. Hys Hasa ndaj vlerësimit të figurës së tij për marrjen e titullit të lartë, “Qytetar Nderi i Qarkut të Kukësit”. Vlerat e këtij libri si dhe tërë veprimtarinë botuese të z. Hys e ka përmbledhur bukur z. Brami: “Rrëketë e burimeve nga malet e larta të Kukësit, Hysa i ka mbledhur dhe ka krijuar lumin e madh të krijimtarisë kuksiane, arkivin biografik, ditarin dhe fizionominë e tij, rezervuarin, që i jep dritë jo vetëm Kukësit, por mbarë bashkëkombësve tanë kudo që janë”.

Zoti Llazar Vero, ish-kryetar i shoqatës kishte përgatitur një paraqitje për librin e z. Hys Hasa, “Mirënjohje për ata që gdhendën emrin e tyre në pavdekësi”. Që në fillim të fjalës së tij z. Vero u shpreh: “E kam të vështirë të veeçoj botimin më të fundit të Hys Hasës, “Mirënjohje për ata që gdhendën emrin e tyre në pavdekësi”. Pse? Sepse të gjithë janë vazhdim i njëri-tjetrit. Pothuaj të gjithë flasin për Kukësin dhe kuksianët. Të gjithë janë shkruar me dashuri, përkushtim dhe krenari për ta”. Z. Vero pasi i bën një vlerësim të përgjithshëm krijimtarisë së z. Hys Hasa, ai i bën një analizë librit në fjalë, duke e vlerësuar punën e z. Hasa për vlerësimin dhe nderimin që ai u bën të gjithë atyre që sakrifikuan edhe jetën e tyre në ndërtimin e shumë veprave industrial, bujqësore, infrastrukturore; “Pasqyrimi me vërtetësi punës heroike dhe sakrificave të panumërta të atyre njerëzve të thjeshtë, por mjeshtra të profesioneve të tyre, nuk eshtë vetëm një evidentim sa për të thënë, por një ndërtim dhe përjetësim i fuqishëm për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë më pas” – u shpreh z. Vero. Pasi i cek të veçantat dhe rëndësinë e ketij libri, z. Vero bën këtë vlerësim: “Me këtë botim autori Hys Hasa i bën një shërbim qytetar jo vetëm Kukësit, por gjithë vendit dhe sidomos brezit të ri të Atdheut tonë. Botimi më i fundit i Hys Hasës shënon edhe një arritje tjetër simbolike, pasi ai ëshjtë botimi i tij i 25-të. Pena e tij nuk di të ndalet. Kam besim se libra të tjerë do të pasojnë këtë”.

Për librin tjetër të z. Hys Hasa, “Të jetosh me dashamirësinë e vlerave njerëzore” – vëllimi i dytë, referues ishte z. Petrit Zanaj, ish-kryetar i shoqatës. Ai pasi i bën një vështrim të shkurtër veprimtarisë botuese të z. Hys Hasa, kështu shprehet për librin në fjalë: “është një libër krejt ndryshe. Nuk ka një fill, një linjë që të na tregojë rrugëtimin e personazheve të tij, evolimin apo degradimin e tyre në situata të caktuara që përbëjnë thelbin e ngjarjeve në të, si dhe cili është fati i këtyre personazheve në vorbullat e ndryshme të ngjarjeve jetësore që përdoren nga autori”. Vlen të cekët se në këtë vëllim autori përshkruan takimet e tij të shumta me bashkatdhetarët, duke na rikujtuar se “vlerat e larta njerëzore qëndrojnë tek njerëzit e thjeshtë dhe punëtorë, të shkolluar apo profesionalë të zotë në punët e tyre”.

Zoti Sadik Elshani, ish-kryetar i shoqatës dhe njëherësh shkruesi i këtyre radhëve, u paraqit me një vështrim për dy vepra të z. Hys Hasa: “Vlerësime e mesazhe mirënjohëse” – vëllimi i dytë dhe “Vlera intelektuale kuksiane” – vëllimi i pestë”. Edhe z. Elshani bëri një hyrje të shkurtër për veprimtarinë botuese të z. Hys Hasa, pasi që gati të gjitha veprat e tij janë të lidhura me njëra-tjetrën. Pastaj ai u ndal për secalin libër veç e veç.

Ne librin “Vlërësime e mesazhe mirënjohëse – 2”, siç thote edhe tituli, autori paraqet disa vlerësime për veprat e tij nga personalitete të shquara të Shqipërisë, diasporës, përcjell mesazhet e shumta me shumë fjalë dashamirësie per botimet e tij, përshkruan angazhimet e tij dhe të miqve të tij për promovimin e librave në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë. Në kapitullin e 7-të përshkruhen takimet e tij të shmta me familjarë, kolegë ushtarakë, grupin “Flaka”, profesor Enver Bytyçin e shumë të tjerë. Vlerësime për librat e Hyseë janë të shumta, të shrehura me kritere shkencore e me shumë respekt për punën e tij këmbëngulëse, përkushtimin për t’i paraqitur gjërat sa më realisht, me fakte, të dhëna ëe sakta në pasqyrimin e figurave e ngjarjeve historike e bashkëkohore nga treva e Kukësit. Nga shumë vlerësime po zgjedhim një që e mishëron thelbin e krijimtarisë së z. Hys Hasa, atë të ambasadorit të nderuar, Arben Çejku: “Nga shkrimet nuk vjen asgjë e keqe; maksimumi rrjedhin polemika dhe debate. Por, nga mos-shkrimi, vjen harresa, vjen vetëm erresira”! Pra, ky është edhe qëllimi i shkrimeve, veprave të Hyses: mbajtja gjallë e kujtesës së popullit tonë, traditive e personaliteteve tona, t’i kemi gjithmonë në mesin tonë e jo të tretur diku në skutat e largëta të harresës.

Në librin tjetër, “Vlera intelektuale kuksiane – 5”, që do të thoteë se autori i ka botuar edhe katër vëllime të tjera, pasqyrohen figura të shquara të trevës së Kukesit, për të na bërë të ditur se edhe kjo trevë ka dhënë personalitete të shquara, gra e burra, që kanë lënë emër në historinë, arsimin, shkencën e kulturën tonë kombëtare, me një fjalë, në të gjitha fushat e jetës, është kjo një trevë e njohur për virtytet njerëzore, bujarinë, besën, mikpritjen, trimërinë. Si në të gjitha veprat e Hysës edhe në këtë vëllim parakalon një galeri e tërë portretesh të personaliteteve të shquara të trevës së Kukësit, të portretizuara bukur me fjalor të pasur e stil te zgjedhur. Paraqiten paraardhësit e pasardhësit e tyre, trashëgimia, tradita familjare.

Të pranishmit i përshendet profesor Skender Kodra, i cili shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e kësaj veprimtarie, përgëzoi autorin, duke u ndier kranar që ai është edhe anëtar i kësaj Akademie. Po ashtu pershëndeti edhe zonja Dirka Xhakolli. Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë (ShShShA) përshëndeti sekretari i saj, dr. Bexhet Asani, duke theksuar se “shoqata “Bijtë e shqipes” dhe ShShShA janë si një trung i vetëm, kanë bashkëpunuar, bashkëpunojnë e do të bashkëpunojnë përgjithmonë”. Pastaj ai vuri në pah se me z. Hys Hasa kanë diçka të përbashkët: Që të dy kanë botuar nga 26 libra, Z. Hasa ka shkruar për shqiptarët e përtej oqeanit (Amerikës), ndërsa ai ka shkruar për shqiptarët e përtej detit (arbëreshët). Përshëndeti edhe z. Mhill Velaj, ish – kryetar i ShShShA dhe në vazhdim solli përshëndetjen e presidentit të ShShShA, z. Adnan Mehmeti, i cili ndër të tjera shkruante për krijimtarinë e z. Hasa: “Si president i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro – Amerikanë dhe lexues i përhershëm i veprave tuaja, ndihem krenar për arritjet dhe sukseset tuaja. Ju përfaqësoni denjësisht letërsinë tonë, duke i dhënë zë e shpirt kulturës shqiptare përmes krijimeve tuaja frymëzuese”.

Në fund, pak i emocionuar, e mori fjalën z. Hys Hasa, i cili i falenderoi përzemërsisht të pranishmit në këtë veprimtari ku u bë promovimi i pesë librave të tij të botuar kohëve të fundit. Ai pastaj falenderoi Kryesinë dhe kryetarin e shoqatës “Bijtë e shqipes”, sponsorizuesit e shumtë që me bujarinë e tyre mundësuan botimin e këtyr librave; falenderoi redaktorin e korrektorin e këtyre librave, mikun tonë, z. Lutfi Brami dhe referuesit në këtë veprimtari. Një falenderim të vecantë ai e bëri për bshkëshorten, Xhylijen, djemtë e tij, Sokolin e Altinin, si dhe miqtë e tij për mbështetjen e dhënë në shkrimin e këtyre 26 librave, Pastaj në pika të shkurtëra foli për jetën dhe karrierën e tij ushtarake, burimin për frymëzimin e veprave të tij. Për tematikat që ai trajton në veprat e tij, u shpreh: “Unë shkruaj për vlera pozitive dhe mirënjohje vlerash të njerëzve nga më të thjeshtit e deri tek ministri apo deputeti, intelektuali e shkencëtari, personazhe që ata i takon çdo dite në kafe, në rrugë e në çdo mjedis familjar e shoqëror dhe në brendësinë e çdo libri janë mirënjohja, korrektesa dhe vlerat e shqiptarizmës, që duhet të kultivojmë tek brezat e sotëm, që ta kemi të sigurtë të ardhmen”.

Një falendrim i madh i takon edhe zonjës Julida Cepele, sekretare e shoqatës, e cila me mjaft kulturë komunikuese e moderoi këtë veprimtari madhështore.

Për të gjithë të pranishmit familja Hasa shtroi një koktel të pasur me ushqime e pije të llojllojshme. Edhe gjatë koktelit u këmbyen mendime, biseda të këndshme të rastit – u krijua tamam një atmosferë e ngrohtë që përkon bukur me atmosferën e festave të fundvitit.

Duke përfunduar këto radhë, e përgezojme përzemërsisht autorin për punën e tij me plot përkushtim, vlerësimet e qarta për personalitetet e ngjarjet historike e aktuale, për sinqeritetin, gjuhën e drejtpërdrejtë dhe atdhedashurinë e zjarrtë që na percjell. I dëshirojmë Hysës shëndet e krijimtari të begatshme!

Philadelphia, me 8 dhjetor 2024

Filed Under: Reportazh

FILLUAN FESTIMET E KRISHTLINDJEVE

December 8, 2024 by s p

Thanas L. Gjika/

(Koncerti i Korit të Kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, Worcester MA)

Kisha shqiptare “Fjetja e Shën Mërisë”, Worcester MA, sipas rregullit të saj të përvitshëm, më datën 7 dhjetor ora 7:00 PM hapi sezonin e festimeve të Krishtlindjeve me koncertin e këndshëm që dha kori i kishës me këngët kushtuar Lindjes së Jezu Krishtit. 

Fr. Mark Doku, prifti i kishës, e hapi festën. Në fjalën e rastit veç të tjerave ai falenderoi dirigjentët, z-njtë Lazi Danga & Jon Anderson, dhe anëtarët e korit: Androniqi, Olgeta e Sofiela Danga, dhe Terry Peters, Chrisy Andersons, Henry Anderson, Kevin Koroveshi, John Sedares dhe Remingnton Janssen. 

Më tej Fr. Marku falenderoi grupin e madh të grave dhe vajzave që punuan disa ditë me radhë nën drejtimin e Zonjës Barbara Pero për të zbukuruar sallën e ngrënies e për përgatitjen dhe servirjen e ushqimeve. 

U kënduan gjashtëmbëdhjetë këngë, njëra më e bukur se tjetra, por të gjitha në anglisht. Shpresoj që vitin e e ardhshëm të këndohen dhe disa këngë shqip, ashtu si këndohen në kishat ortodokse të Shqipërisë, sepse kisha “Fjetja e Shën Mërisë” (Saint Mary Assumption) si kishë shqiptare nuk duhet ta dobësojë karakterin shqiptar, por ta forcojë. Disa pjesë të liturgjisë Fr. Marku, i cili tani e zotëron gjuhën shqipe mjaft mirë, është e nevojshme t’i mbajë shqip, sepse shumë shqiptarë të moshuar duke mos ditur anglisht, po shkojnë tek kisha greke. 

Kur kam pyetur disa nga këta shqiptarë: “Pse nuk vini tek kisha jonë? Më janë përgjigjur: “Ne nuk marrim vesh anglisht, kurse greqisht dijmë disa fjalë. Kisha greke e “Shën Spiridhonit” është në mes të qytetit, dhe e kemi më pranë”. 

Mbas 32 vjet nga koha kur ndërroi regjimi dhe u hapën kufijtë, komuniteti ynë shqiptaro-amerikan është shtuar. Edhe anëtarësia e kishës sonë është shtuar e forcuar nga pjesëmarrja e të riardhurve mbas vitit 1992. Mbas këtij viti e këtej i janë bërë kishës disa përmirësime arkitekturore dhe mbi të gjitha asaj iu zbukuruan muret me pikturat e realizuara me sukses prej piktorit të talentuar Dhimitër Çika, të cilat kanë një vlerë sa dyfishi i karabinasë së godinës fillestare të vitit 1992. Shqiptarët e riardhur po bien në sy edhe si donatorë në shumë.  Festa fetare dhe komunitare, sidomos në organizimin e Festivalit të kulturës shqiptare. Edhe në listën e donatorëve të këtij koncerti, përvec familjeve të ardhura para L2B si familjet Eleonor & John Sedares, Tom Christo, Barbara Pero, Paul Proco, kishin kontribuar dhe familje të ardhura pas vitit 1992: Altin Kosta, Pavlina Tollkuci dhe Sophia Zhidro. 

Bashkia e qytetit na ka thënë se në Worcester MA dhe rrethinat jetojnë mbi 25 mijë shqiptarë. Nga këta shumica janë korçarë, përmetarë e gjinokastritë të besimit ortodoks. Por nuk është bërë punë e mjaftueshme afruese dhe kështu kisha jonë nuk ka më shumë se 500-600 anëtarë, kur mund të kishte disa mijëra…

Pasi përfundoi koncerti, pjesëmarrësit zbritën poshte te salla e madhe e ngrënies. Tavolinat ku darkuan mbi 100 vetë kësaj radhe ishin stolisur shumë më bukur se herët e tjera. Ranë në sy mbulesat e bardha krejt të reja të zbukuruara me shirita shumëngjyrësh, dhuratë e familjes Danga; vazo me lule të gjalla “Christmas Flowers”, pjata të bardha plot lule anash, kurse lugët pirunat e thikat plastike të cilësisë së parë të lyera me varak të verdhë, dukeshin si të lara në flori.

Ushqimet ishin vendosur në dy tavolina të mëdha në mes të sallës, ku njerëzit vetëshërbeheshin. Sallatra, mezera, ushqime deti si karkaleca, oktapod, etj, qofte me mish viçi, kuvare e kërpudha të mbushura, fasule pllaqi, etj dhe ëmbëlsira të shumllojshme…

Për herë të parë u përdorën disa tavolina të vogla të rrumbullakta të larta, ku hanin e pinin në këmbë tre – katër veta. Gostia vijoi nga ora 8:00 deri në 10:30 PM.

Të gjithë u kënaqën së tepërmi, dhe herë pas here thoshin: “Kësaj here jemi kënaqur më shumë se vitet e tjera, ju lumshin duart zonjave që e ngritën nivelin e shërbimit e të paraqitjes së gostisë”

Shprehja e kënaqësisë vijoi edhe të nesërmen, pra sot ditë e dielë 8 dhjetor, tek salla poshtë ku u pinë kafet e të ndarave për zonjat Eileen Tisdale dhe Valentina Raci…

Filed Under: Reportazh

“DJEMTË E SHËN MËRISË” FESTUAN DITËN E FLAMURIT

December 6, 2024 by s p

Thanas L. Gjika/

Më 3 dhjetor ora 6::30 PM filloi tek salla e poshtme e Kishës “Fjetja e Shën Merisë ” gostia e përmuajshme e Shoqërisë “Djemtë e Shën Merisë ”. Kjo darkë iu kushtua Festës së Pavarësisë. Kësaj radhe numri i pjesëmarrësve ishte më i madh. Edhe menyja ishte më e pasur sidomos me mezera të ndryshme plus gjellën me peshk e pilaf, sallate e ëmbëlsira. Gatimet si gjithnje i kishte kryer Z. Ilir Mihallari, Trebicka, gjyshi i të cilit, Rako Sotir Trebicka, ka qenë vatran në vitet 1912-1920, në degen Siatle Washington, bashke me vëllezërit e tij Hari, Simi, Nisi.

Father Marku hapi gostine me lutjen “Ati Ynë ”. Pas bekimit të tij shkuam të gjithë e mbushem pjatat me mezera, e me pas me sallate e Peshk me pilaf. Te pira alkolike ose jo alkolike ishin me bollek tek tavolina tjetër. Disa pjesëmarrës kishin sjellë dhe pije te tyre.

Pasi Ilia Terova, kryetari i shoqërisë me Ilir Mihallarin sekterari i thesarit, shoqëruar nga shumë pjesëmarrës, kënduan hymnet e flamurit Amerikan dhe Shqiptar, lexuan axhenden e mbledhjes deri në muajin dhjetor, mbi të ardhurat, shpenzimet, dhuratat dhe mbetjen prej $ 4.903.

Pastaj u thirren të dilnin në krye vëllezërit Ndoc e Geg DELIA veshur me rroba kombëtare dhe me ciftelitë e tyre të bukura. Këta kënduan këngë të ndryshme patriotike sidomos për flamurin tone kuq e zi, meqenese darka i ishte kushtuar Dites se Pavaresise.

Kështu shqiptaro-amerikanet e Worcester MA e festuan dy herë Diten e Flamurit, herën e parë me 26 Nentor tek sheshi i Bashkise ku para ngritjes se flamurit, buciten kenget patriotike te kenduara prej vellezerve Delia; dhe kete mbremje ku vec valvitjes se flamurit, hymneve kombetare u kenduan perseri kenge patriotike prej dyshes DELIA.

Ma do zemra qe instrumenti i ciftelise qe po perdorin me mjeshteri vellezerit DELIA ketu tek ne dhe shume instrumentiste te tjere ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni te Veriut dhe ne Mal te Zi e kudo ne diasporen tone, te terheqin vemendjen e specialisteve boterore te muzikes dhe ta shpallin kete instrument, nenen e kitares dhe buzukut, pasuri te UNESKO-s.

Filed Under: Reportazh

Mandrica, fshati shqiptar në Bullgari

December 4, 2024 by s p

Saimir Kadiu/

Mandrica (bullgarisht: Мандрица) është një fshat i vogël dhe unik në Bullgari, i njohur për rrënjët e tij shqiptare. E vendosur në rajonin e Ivaylovgradit, vetëm pak kilometra larg kufirit grek, Mandrica është një shembull i rrallë i pranisë shqiptare në Ballkan jashtë territoreve të sotme shqiptare. Ajo qëndron si një dëshmi e diversitetit kulturor të rajonit.

Historia e Mandrikës

Mandrica u themelua nga shqiptarët. Me kalimin e shekujve, fshati u zhvillua në një qendër që ruajti gjuhën e tij të veçantë dhe traditat kulturore. Komuniteti shqiptar në Mandricë ishte i njohur për mjeshtërinë e tij, bujqësinë dhe aftësinë e tij për të ruajtur identitetin e tij kulturor ndër breza, pavarësisht ndryshimeve dhe sfidave me të cilat përballej rajoni.

Identiteti dhe gjuha shqiptare

Banorët e Mandricës fillimisht flisnin një dialekt të veçantë shqip, të dallueshëm nga ata në Shqipëri dhe viset e tjera shqipfolëse. Ndërsa gjuha shqipe është zhdukur kryesisht nga përdorimi i përditshëm në fshat, shumë zakone dhe tradita kanë qëndruar. Disa banorë të moshuar ende flasin shqip dhe trashëgimia kulturore e fshatit ruhet përmes traditave gojore, festave dhe zakoneve lokale.

Arkitektura e Mandricës

Mandrica është e njohur për arkitekturën e saj mbresëlënëse. Shumë prej shtëpive, të ndërtuara në shekullin e 19-të, janë struktura me tulla dykatëshe, gjë që është e pazakontë për rajonin. Veçoritë arkitekturore të Mandricës pasqyrojnë ndikime ndërtimore shqiptare të shkrira me traditat vendase, duke krijuar një estetikë unike që është një tipar përcaktues i fshatit.

Zhvillimi demografik

Si shumë zona rurale në Bullgari, Mandrica ka vuajtur nga rënia e popullsisë. Në dekadat e fundit, shumë banorë janë larguar nga fshati për të kërkuar punë në qytetet më të mëdha ose jashtë vendit. Sot Mandrica ka mbetur vetëm një grusht banorësh, por ajo mbetet një simbol i trashëgimisë shqiptare në Ballkan.

Rëndësia e Mandricës

Mandrica është më shumë se një fshat – është një dëshmi e gjallë e pranisë dhe diversitetit kulturor shqiptar në Bullgari. Ai shërben si një kujtesë e lidhjeve dhe shkëmbimeve historike midis popujve të Ballkanit. Për historianët, etnologët dhe turistët, Mandrica ofron një mundësi magjepsëse për të eksploruar historinë e pasur dhe rrënjët kulturore të rajonit.

Mandrica është një vend unik që demonstron kulturat e ndërthurura dhe të larmishme të Ballkanit. Pavarësisht rënies së popullsisë, fshati mbetet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të rajonit. Mandrica meriton të ruhet dhe vlerësohet – si një simbol i historisë dhe identitetit shqiptar që vazhdon të ekzistojë përtej kufijve modernë të Shqipërisë.

Një bullgar i famshëm nga Mandrica

Një bullgar i shquar nga Mandrica është Hristo Daskalov, një politikan dhe mësues i respektuar që jetoi në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Hristo Daskalov kontribuoi ndjeshëm në zhvillimin kulturor dhe politik të Bullgarisë dhe punoi pa u lodhur për të promovuar arsimin dhe përparimin e rajonit.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 194
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kujtojmë në ditën e lindjes klerikun martir At Bernardin Palaj, historian, folklorist, muzikant dhe shkencëtar
  • Fan Noli një shumësi personalitetesh!
  • NGA SHKODRA NË AMERIKË, NGA GJUHA E BURIMEVE TE HISTORIA SHQIPTARE
  • Si u ndërtua në Kosovë miti i propagandës “rreziku demografik shqiptar”
  • Join us for the 34th Albanian Festival at SUNY Purchase on November 1st, 2026. Doors open at 4 pm and the show runs from 5 pm to 8 pm
  • Miti dhe dritëhijet e Salemit
  • Albanian Excellence – Histori Suksesi, Zonjat Shqiptare në Nju Jork
  • Modele analoge legjislacioni…
  • Skandali i radhës i një pushteti pervers
  • “Poeti i vështirë Lasgush Poradeci”, një shqyrtim i rëndësishëm estetik nga Dr. Luan Topçiu
  • Kur pushteti bëhet abuzim….
  • 1 tetori, Dita Ndërkombëtare e Muzikës
  • Deklaratë e Unionit të Gazetarëve Shqiptarë
  • ALBANIAN FOOD FESTIVAL – E DIEL, 4 TETOR!
  • JACK SMITH, NGA DËGJIMI NË SENAT, TE PËRGJEGJËSIA PËR HAGËN

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT