• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Panairi “Gjergj Kastriot Skënderbeu “ në vitin e tretë për shqiptarët e Amerikës

May 21, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Gjergji, Heroi Kombëtar gjithmonë i ka bërë bashkë shqiptarët. Porosia e fundit e tij do të ndriçojë si Dielli brez pas brezi sa të ketë këmbë shqiptari mbi dhe. Thuprat nuk mund të thyhen një nga një, por së bashku. Prandaj qëndroni gjithmonë të bashkuar, sepse kështu edhe pa mua do të fitoni. Arbërisë nuk i kanë munguar kurrë trimat. Betohuni u tha Skënderbu në porosinë e fundit.

Mijëra shqiptaro amerikanë erdhën së bashku në këtë Panair, festival i gjithanshëm për kulturën, traditën, guzhinën, bizneset e shumta që kanë hapur shqiptarët kudo ku jetojnë në Amerikë.

Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” hyri ne vitin e tretë drejtuar nga z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” organizuar nga z. Aleksander Nilaj President i Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Open Hands” dhe drejtues të stafit si znj. Vera Mjeku akiviste e njohur dhe 100 organizata shqiptare që ndihmuan këtë organizim madhështor ishte i suksesshëm.

Është një Festival shqiptar, kuq e zi, me ngjyra të larmishme, që ka si qëllim të promovojë historinë, kulturën dhe traditat e mrekullueshme shqiptare do të shprehej z. Gjonaj.

Prezantuesit si Mary Camaj, Ardhmir Malziu, Ermal Mamaqi ardhur nga Shqipëria dhe Belinda Dragoti ftuan në skenë nxënës të shkollave shqipe, grupe valltarësh, këngëtarë, artistë, politikanë të shquar, ambasadorë të cilët përshëndetën publikun e shumtë.

Nderonin me pjesëmarrjen e tyre si Federata Pan Shqiptare Vatra me sekretar z. Pashko Camaj, bisnesmeni i shquar z. Harri Bajraktari “Nderi i Kombit”, Modelja Emina Cunmulaj Konsulle e Nderit.

Natyrshëm ndihem krenare për pjesëmarrjen aktive vullnetarisht si media me TV dhe gjithë shkollat Shqipe “Alba Life” në gjithë New York-un dhe në Online, ku nga Alba Life morën pjesë vetëm dy shkolla Bronxi dhe Brooklyni të përgatitura mjeshtërisht nga mësueset dhe asistentet.

Punonjësit e polisicë së NY-ut, dhe kalorësit parakaluan krenar pranë mijëra pjesëmarrësve.

Ceremonia u hap me interpretimin e dy himneve amerikane dhe shqiptare interpretuar nga artistja plot të ardhme Dea Kërliu dhe Ilsi Ademi.

Përshëndetën pjesëmarrësit si shqiptaro-amerikanja znj.Violeta Berisha e cila është një histori suksesi, pasi ajo sot është kryetare e Bashkisë Fairview në New Jersey, z. Eric Adams Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut i cili në shenjë respekti si gjithmonë bën simbolin e shqiponjës, Udhëheqës i Shumicës së Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Chuck Shumer, Senatore e shtetit të Nju Jorkut znj. Natalia Fernandez, Presidente e Bronxit Vanessa L. Gibson, Znj. Donika Gërvalla ZV/Kryeministre e Kosovës, Ministre e jashtme dhe e Diasporës, Ambasadori i Shqipërisë në Washington DC z. Ervin Bushati, Ambasadore Suela Janina Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara.

Udha Artur Avenue e Panairit ndrinte nga shumë veshje shqiptare, kundërrmonte erëmirë nga asortimentet e ndryshme ushqimore, shkëlqente nga kinkaleritë, lodrat, bizhuteritë, punimet me dorë qe kishin vulën shqipare.

Pjesëmarrësit u argëtuan nën tingujt e DJ Edi, Lloga, Dani dhe Sadikaj.

Panairi ditën e diel vazhdoi deri në orën 18:00 mbasdite në Arthur Ave & Crescent Ave Bronx, NY, që në muajin e trëndafilave merr nurin e bukur shqiptar kuq e zi.

Filed Under: Reportazh

Një javë me Shopenin në Poloni

May 20, 2024 by s p

Haxhi Dulla/

Kontakti me kulturën formon imagjinatën, zgjeron horizontet, e bën njeriun të ndjeshëm ndaj nevojave të të tjerëve dhe mëson qëndrime specifike. Kultura ka një ndikim të rëndësishëm jo vetëm në ndërtimin e ndjenjës së estetikës, por edhe në formimin e identitetit social apo kombëtar.

Muzika, si manifestimi më karakteristik i veprimtarisë njerëzore, është veçanërisht i afërt dhe i dashur për ne, por në të njëjtën kohë është një mister i pazbuluar që ndoshta pasqyron deri diku misterin e njerëzimit. Muzika është e përkryer për të përshkruar përvojat kufitare për të cilat nuk ka rrugëdalje tjetër dhe që nuk mund të hesht. Por si e tillë, ajo është kufitare në vetvete – ajo është e vendosur pa ndryshim në kryqëzimin e botëve të ndryshme: shkencës dhe artit, arsyes dhe emocioneve, fjalëve dhe melodisë, të shprehurit dhe të pashprehurit. Fuqia e saj paradiskursive, e cila na lejon të “kuptojmë” një vepër para se të mund të themi një fjalë për të, ballafaqohet vazhdimisht me nevojën për t’i përkthyer këto përvoja të pashprehshme në gjuhën tonë të përditshme…

Koncertet zakonisht zgjasin jo më shumë se dy orë, këtë herë isha i nderuar të jemë pjesë e serialit koncertal që zgjati saktësisht një javë në interpretimin fenomenal të pianistës sonë, artistes profesoreshes së pianos, Lule Elezi e cila ne vendlindjen e kompozitorit të madh polak Frederik Shopen kryesisht performoi me veprat e tij.

Gjithçka filloi me ardhjen e artistes në Varshavë.

Pjesëmarrja e artistes në koncerte në Poloni u mundesua falë përpjekjeve të gjata që zgjatën afër 3 vite të Shoqatës Stowarzyszenie Polsko-Kosowskie / Shoqata Poloni-Kosovë kryesuar nga Haxhi Dulla i cili në bashkëpunim me Shoqatën Towarzystwo im. Fryderyka Chopina e Varshavës, dega në Sanniki kryesuar nga zonja Aleksandra Głowacka dhe Europejskie Centrum Artystyczne im. Fryderyka Chopina w Sannikach ia arritën të organizojnë koncert recital në duet me aktoren e njohur polake te filmit dhe teatrit Paulina Holtz në mbrendësin te pallatit aristokrat të shek. të tetëmbëdhjetë ku pianisti polak në moshën e re kishte kaluar pushimet verore duke kompozuar veprat e tij.

Muzika e Shopenit shpreh më së miri mbrendësin e shpirtit.
Mysafirët e ftuar nga mikpritësi, polak e përfaqësues të diplomacisë shqiptare u mahniten me interpretimin brilant të artistes shqiptare nga Kosova.
Me duartrokitje të gjata shpërblyen dy artistet të cilat vetëm gjysme orë para koncertet u njohën, por me i interpretimet madhështore treguan klasen e lartë të artit muzikor e artistik.

Koncerti në Sanniki jo larg Żelazowa Wola, shtëpisë ku ka lindur kompozitori I madh polak ishte rast që artistja jonë të vizitojë atë ku mirëpritet nga personeli i shtëpisë muze të autorit.

Koncerti madhështor i Lule Elezit hapi dyert për koncertet e radhës të saj në Poloni, falë bashkëpunimit të ndërsjellë qe ka Shoqata e lartë cekur me Shoqatën Towarzystwo Polsko – Albańskie si bashkë organizatore e koncertet je fjale, të cilat bashkërisht tubojne shqiptarët nga trevat shqipfolëse që jetojnë në Poloni.
Ne ditën e fundit të qëndrimit të saj njëjavor në Poloni, artistja pati një takim me drejtoreshën e përgjithshme të Shoqatës Towarzystwo im. Fryderyka Chopin me seli ne Varshavë, për mundësi bashkëpunimi të ardhmen.

Filed Under: Reportazh

Arbëreshët e Sllovenisë…

May 18, 2024 by s p

Në datën 6 Maji me rastin e ditës së lindjes së heroit tonë legjendar Gjergj Kastrioti,  Lidhja e  Krijuesve në mërgatë me kryetar të saj Z. Musa Jopulli dhe me sekretar Mentor Thaqi, kishin vendosur që orën e tyre letrare ta zhvillonin në Qëndrën Albanologjike, pranë Bibliotekës Antonio Bellusci themeluar prej né 1960.  

Autori: Peter Shtoka (Pojani)

Edicioni Koper. Shoqata e kulturore e shqiptarëve të Istrias të Sllovenisë 

I ftuar ishte Z Vehbi Myftari,Kreu  i Missionit në Kosove pranë Selisë së Vatikanit, që në të njëjtën kohë është edhe poet. Në këtë takimi merrnin më tepër se 40 krijues nga mërgata si; Franca, Gjermania, Austria, Svizera, po ashtu nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria. Ishte i pranishëm vëllai arbëreshe dhe njohusi i botës arbëreshe z.Rexhep Rifati.

Hulumtesi dhe studiuesi i botës shqiptare në Austri Z. Hazir Mehmeti, 

Koordinatori për gjuhën shqipe zoti Vaxhid Seidiu, Mësuesja Qefser Sejdiu, Atelieri Sokol Hametaj, piktori Milazim Ukëhaxhaj, Arkitektja Shqipe Bytyqi, Bashkim Halili, Dan Istrefaj, e shumë poet. Merrnin pjesë të botës arbëreshe, si mësuesja A, Rimoli, Lucia Martino,Emnuele Rossanova,  profesor Agostino Giordano, Profesor Perri, Profesor De Cicco, si edhe Presidenti i federatës Z. Damiano Guagliardi.  

E veçanta e këtij organizimi ishte se për herë të parë vinin edhe përfaqësues nga Sllovenia e Z. Heset Ahmeti kryetari i shoqatës “Iliria” si dhe studiuesi slloven Petro Shtoka, i cili do të bënte edhe  promovimin e librit të tij Atlante Istiriano.  

Libri i  Peter Shtokës është një atlante fizike, historike, e shpirtërore treshekullore, në territorin e Istrias. Sytë tanë mbërthejnë atë kopertinën, imzhi i së cilës si një ciklon përmbledh në vorbullën e saj Liburnët, Ulqinët, Justinët, Kaonët, Dukagjinasit,Teuta, Era, Medusa, e Capodistria, të gjithë së bashku, apostrofuar në kornizën dardane. Asgjë nuk është definitive, gjithshaka pezull, gjithshaka e papërfunduar. Shumë Justinianë u gjenden jasht mureve të Kostandinopolit. Nuk  presin flotat bizantine për të shkuar drejt Adriatikut, çajnë mes stuhive të dallgëve 

me “Regatën  Justiniane” e dhëtojnë me “busullën”  e vëllazërisë. 

Mbrrinë në territorin e Istrias. Gjatë rrugës takohen me vëllezërit, Japidtët, Kaonët, Liburnët, e mes tyre do të komunikojnë me Histrian, Erën, Borën, Thrita, Ika. 

Në këtë rrugëtim, autori nuk është  “cicëron” i drejpërdrejtë, por është një “regjizor” që që dirigjon me “instrumentat” që nuk janë as rrathët e Dantes, as Udhëtimet Guliverit. 

Shumë shpejt arrijmë te Portat e Kapdistrias. “Kau dhe dhia” janë  rojtarët më besnik të saj, ndërsa shqiponja dy krenare qëndron mbi Kolonën Justiniane.

Nuk është e lehtë të depërtosh, në të. Autori ofron kodin: Gjaku-Gjuha- Shpirti, dhe menjëherë shfaqet Kali, jo ai Trojës, por ai i dominimit të Kapodistria, quajtur ndryshe  “Pullarua”. 

Asgjë nuk është artificiale në Istria , as Medusa, ku mbreti Aeta i Kaonve  vazhdon të qëndrojë mbi kryeta e saj  në anë të majtë, dhe Pallade nga krahu tjetër, të cilaë të përshëndesin me një ilirishte të lashtë.   

Kodi, i komunikimit është ajo pellasgo- ilirishtja, flasin të njëjtën gjuhë. Në këtë masë ilire është pikërisht ajo lidhja epidermike, që të përcjellë në Istrian justinpolitane bizantine, ku nuk do të gjesh konfuzion, në eksplorimin e saj. Një plejadë studiues të  historisë si  Manzoli, Naldini, Marchianò, Crispi, Tito Livio, Schonleben etje  do të vijnë në ndihmë për të kuptuar e vazhduar intenerarin e kësaj aventure 300 vjeçare.

Do të vozitësh çdo rrugë, çdo vijë, ndërtesë, e çdo familje antike: Justiniani, Tarsia, Basili, Verzi, Sabini, Kauka, Minoti, Albani,Andreis, Rusca\Ruska, Viktiri.

Do të ndihesh, mysafir në shtëpitë e: Brati, Shqiptari, Ulqini, Spelati, Shpata, Bruni,Borisi, Maiti, në Kapodistrian i Istrias veneziane. Na bashkon gjaku i shprishur- do thoshin arbëreshët, që  vinin, nga Morea e Modone, por edhe shqipatrët nga Shkodra e Ulqini, Kosova, Shqipëria.

Legjenda e kësaj Atlante është e detajuar. Simbolet e saj të çojnë, në territore, në  monumente,në piktura,arkitektura, në besimin pagan dhe kristijan,  por edhe në gjuhë dhe etimologjinë e fjalëve të saj. 

Çdo gjë është e rrjethshme në këtë atlante,  ashtu siç është vetë Histria, me fëshmërimën e Përroit, me uj\ ujin si kristal, e gjyshet istriane dikur lanin teshat.  Gjatë rrugës që ktheheshin  për në shtëpi mblidhnin disa shkarpa.

Arë\ Arat  e tyre gjatë verës  ishin me hardhitë mbushur me rrush,  mana e shegë. 

Dele e dhi që kullosin në barin e njomë  të lëndinave. Diku larg kau tërheq parmëndën. Bardhësia e valëve të detit që prek me Buzët e saj guraleca, që sjellë  me vete aromën e myshqeve. Në maj të një kodrine shtrihet Katundi. 

Është verë, bënë shumë vapë, asgjë nuk pipëtin përveç zhurmës së një sharre dhe të një gjinkalle. (Fjalët me të zeza si; Përroi, uj, teshat, shkarpat, hardht, gardh, dele, dhi,bar, njomë, kau, bardh, buzë, gur, katund, maj, verë, maj,  janë toponimet në gjuhën shqipe që gjenden në Istaria, ku autori Shtoka  lundron në to, i përpunon, dhe na ofron një  interpretim dhe punim shkencor)     

Arsyeja përse autori e publikoi këtë libër, spjegon faktin se në 2014 me rastin 300 vjetorit të themelimit të pallatit Bruti, selia  ku gjendet sot Biblioteka Qëndrore e Istrias, kërkonte materiale mbi këtë argument. Shtoka  kureshtar për këtë familje, e cila  kufijtë e saj të çoinë te djepi i figurave të mëdha në Istria; qeveritar, peshkopa, kryetar Bashkie, udhëheqësa, kapedanë,oborrtarë dhe papal, në hapsirat e Kostandinopolit, apo në principatat Moldave, Vllahkia, Translivania, në mbretërinë e Polonisë dhe më në fund atë të Italisë. 

Mbi kontin Bruti- thotë autori- nuk qarkullojnë  historira, por ngrihet madhështore ndërtesa e  familjes Bruti, i cili u shpërngul në Koper nga Shqipëria në gjysmën e dytë të shekullit të 15-të, dhe u ndërtua sipas një projekti të arkitektit italian Giorgio Massari në anën veriore të Piazza Brolo në 1714.  

“Ndërtesa  e banesës së tij u ngrit në pikën ku më parë ndodhej  kisha e vogël e Shën Dionisit. Ndërtesa krenohet me një fasadë baroku, një hyrje të bollshme me shkallë, një ballkon në (kati i parë), një seri dritaresh, me relieve që përshkruajnë skena biblike mbi dërrasa” .  

Autori ndihet disi në faji, se kur kishte qenë i vogël frekuentonte  Katedralen në Istria por Askush nuk e kishte orjentuar tek kjo figurë kaq e rëndësishme, ku eshtrat e Brutit prehen dhe pushojnë edhe sot.” Që nga momenti që zbuluova figurën e Brutit-shton autori- nuk jam aspak indiferent ndaj kishave, objekteve, e kulteve antike. E, më vjen keq që mësuesit në shkollë nuk na përqëndronin tek këto zbulime, dhe nuk kuptoj se kjo mënyrë sjellje  është injorancë apo indiferencë. Sidoqoftë askush nuk duhet të turpërohet nga ignoranca e tij, por duhet ta sfidojë atë me kureshtjen e një fëmijë për të zbukuar botën që e rrethon – përfundon Shtoka”  

Hisografia istiriane nuk ka bërë asnjë studim mbi familjet shqiptare në periudhën veneciane, para pushtimit otoman- shtron  si problem Shtoka-  e megjithatë gjejmë midis figurave nobile të një kohe shumë të hershme Major, Këshilltari justinopolitano “millesimo quadrigentesimo trigesimo primo”, Gasper de Bratis e Hieronymos Albanensis, vertetuar egzistenca e tij në Calle Albanesi, gjë që tregon se Shqiptarët e asaj kohe nuk ishin refugjatë të pushtimit otoman. 

E vetmja familje që përmendet është ajo e Contit Bruti me autor Domenico Venturin, publikuar në Parenzo 1905- thotë  Shtoka- dhe vë në dukje kërkesën se duhet të bëhen kërkime mbi familjet Sabina, Vida, Gasarda(Gavardo), Verza, e shumë të tjera të cilët u larguan nga Kostandinopoli nën drejtimin e familjeve Justi e Justiniani, që figurojnë  mbi shkëmbin e Istrias, ku gjenden gjurmët e themelimit të saj sipas dorëshkrimit të Ms Marciano Italiano(VII, 16), si dhe një relacionin e Kryetarit të Bashkisë së Dalmacisë,Giovani Batista  Giustiniano të 1553.

Sipas Autorit janë akoma dy drejtime për të thelluar studimet mbi rrënjët shqiptare në Istria. Njëra është odonomastika urbane, është për të vertetuar se nëse kanë qenë familjet të të njejtit gjak apo të njëjtit  komb që kanë themeluar qytetin, pra filologjia Proto-shqiptare. 

Motivi i dytë është proto-kristianizmo di matrarkës bizantine, për sa i përketë figurës së S. Nazario. Pyetja qëndron, se Kristianizmi i përhapur në Istra korrespondon me të njëjtën periudhë të shpërndarjes në epokën bizantine illirike.?

Paqartësi historike është edhe fakti se çfarë ndodhi me atë popullsi Istriane illirike, të asaj Illirie dështuar dhe romanizuar nga romakët, por që nuk u shkatërrua, sepse u bë djepi imperatorve ilir si Diokleciano, Aurieliano e Kostantino i madh. 

Nisim hulumtimin  mbi këtë rrugëtim duke u mbështetur në kërkimet e Petro Shtoka,  i cili na jep lokalizimin, rrjetin e territorit, si edhe  lupën për të vështurar epitavet, simbolet, stemat, emblemat etje, që të vozitim nëpër kapilarët e këtij rrjeti të gjerë të kësaj atlante, jo vetëm duke u informuar, por edeh të rrisim krenarinë për historinë tonë, kulturën tonë, gjuhën tonë.   

Libri hapet me fragmentin e një letëre të Tomaso Luciani të 1872 cituar nga Pietro Kandler ku në të thuhej; “Se historia e Istrias është e lavdishme. Barbarët kërkuan ta shkatërronin. Prepotenca dhe injoranca, po ashtu, por ajo vazhdon të ruaj në gjirin e saj shumë art, e zotëron një arkiv të pasur të kulturës saj të lashtë si brënda ashtu edhe jashtë provincës së saj”

.   

Pjesa e parë, e tutulluar  “Gjaku”.  Gërmat e kësaj fjale “ Gjak” janë  shkruar mbi një sfond  ngjyrë të kuqe, për të dhënë  simbolikën dhe kapitulli  nis me gjurmët e Istrias mbi shkëmb ku u themelua qyteti. Faqja në vazhdim përmbledh në një imazh  

kompozimin; demi, Vera, dhe dhia  të cilat simbolizojnë pjesën Orientale të Adriatikut dhe Jonit; Istria , Dalamcia,Albania. 

Për ti thënë një kuptim më të detajuar autori shoqëron këtë hulumtim me citatin e Coronelli; Isolario, 1969, p.6). 

Shtoka,  përqëndrohet në dy toponimet Pullaria dhe Pola, dhe nënvizon faktin se janë dy gjëra të ndryshme. Pullaria, është  D’istria e themeluar nga Kaonët, dhe Pola është kryeqyteti ii Istrias themeluar nga Romakët.  Pikërisht për këtë  argument, autori inziston që të kryen  studime akoma  më të thella. 

Në këtë udhëtim autori na shoqëron në brigjet e dikurshme të Istrias, na zhyt në këtë pjesë gjeografike, flet për lumenjë e territore, i shoqëron  ato me përshkirme  duke ndërthurur me studimet e figurave më të mëdha historike si: Plinin, Strabonin, Virgjilin apo edhe Homerin.  

Autori nuk anashkalon ato fazat historike të  kristianizmit, proto- krishtërimit, fazën e bizantine, dhe përqëndrohet në ato pjesë të errta  për të nxjerrë në pah ku akoma historia istiriane nuk është thelluar në studime të këtyre argumentave.

Faktet istorike  janë të ngjeshura dhe autori nuk anashkalon, por i mbledh dhe i rendit ato. Shtoka, nis faktet historike me japidët, përmend  Liburnët, përshkun pjesë nga Gjeografia e Strabonit  Hidhet në Alpi e Akuilea, notono në brigjet pellazgjike, Kaukaz, Thrakea, Maqedonia, Epiri, Në Selanik e Boezia, dhe rënia e Troiës. Në këtë udhëtim Autori është i udhëhequr nga Marchianò,në librin 

Th . Paschida: Përreth  athinasve dhe të ardhmes së tyre. 

Në këtë atlante, mund të navigosh në gjurmët historike  të Istrias, që nga Pellazgët, Ilirët, asimilimi i tyre nga Romakët,dhe për këtë nuk mungojnë citime të autorve të lashtë si Staboni, Plini, Plutarku etje 

 Autori përqëndrohet në themelet e Istrias, dhe e lidh atë me legjendën e saj. Përmend  tribunë “ Colchi” \ Kaonët popullsi  ilire, ardhur nga pjesa lindore e  Deti i zi  të cilët themeluan Istrian e Ulqinin dhe i shoqëron ato me citate të  Marchianò Pelasgo-Albanesi (1882) f,12 , apo Giustiniano: Relazioni venete II(Ms.1553) f.225. 

Lashtësia e këtyre territoreve  nuk krahasohet as me Romën dhe thotë se Kaonët\Colchi apo Tauridi, u themelua 500 vjet para Romës  rreth 1250, dhe kjo datë thekson autori është shumë e rëndësishme sepse kincidon me Rënien e Trojës . Përmend Dorët, Etolët, dhe Ilirët, të të njëjtit gjak  stripe pëllazgjik. 

Ky popull illirik që vendoset në këto territore, ka një kod, ka një gjuhë, përmend   toponimet e hershme,  dhe qëmton fjalët antike shqipe që janë në përdorim të sotëm tek shqiptarët.

Legjenda e kësaj atlante na çon edhe tek ajo pjesë antropologjike dhe etnografike, ku kostumet dhe vallet e këtyre Kaonve sollën  deri në Istria. Mbi këtë argument autori na përcjellë një episod të shkruar nga Manzuoli: Istria(1611) f.18 dhe flet për ditën e fundit të karnaveleve, për “Vallja e perimeve”  si edhe detaje  veshjen e tyre  në këtë ditë feste.   

Istria kishte fuqinë detare. Autori, flet për Teutën  këtë grua mbretëreshë që dominonte Istrian dhe na sjellë nëpërmjet një citati të Biondit: “Teutanaque muliere praestantissima in Istris regnante” gjë të cilën e konfermon me studimet e tij humanisti Nicolò Manzuoli . Deti quhej në atë kohë Deti Illyricum dhe Istriani ishin Ilirë pjesë e Ilirisë.( Marciano eraclese L.IV c.9).

Atlantia Istriana na shoqëron në betejat e Teutës,  përmend atë të Nesazio dhe  na përcjellë në legjenden kur  gjatë luftimit  me romakët Istrianët u tërhoqënë një “Castellieri” siç bënë Giudei në Masda për të shpëtuar. 

Beteja e Nesazios  citohet nëpërmjet  Tito Levi XLI, 1-11 si edhe  Manzuoli: Istrias (1611)f, 14,15. Në citatet e tyre  rrëfehen tragjeditë që pëmbajnë këto luftra.

Ilirët  që therrin gratë, fëmijët, në momentin  iu pre uji, dhe ngelën pa uji, ishin xheste makabre, por kishin vetëm si qëllim për t’i treguar armiqëve që ne nuk dorëzohemi  e vazhdojmë të jemi të fortë. Demostrohet një populli illirik,  krenar edhe në tragjedinë e tyre. Romakët dominuan në këtë luftë tragjike.  

Ky libër është i s hoqëruarme  imazhe të gjurmëve të hershme në Istria. 

Dhia, ishte  simboli i Istrias Ilirike, dhe iu atribua qytetit Palladio e Egida. Kur Istria u pushtua nga romakët  ata i ripagëzuan po me emrin e dhisë,  Capris\Capraria. Dhia ishte  shenjtorja e Athinasë  Pallade, Dea e luftës. 

Atlantia na përcjellë në Kultin e Athinasë,  e autori citon  Marchianò i cili na përcjellë mesazhin se fjalori i Athinas është i mbushur me fjalë shqipe, dhe se  Athinaja vet  është një mit pellazgjik. Marchiano: Pelasgo Albanese(1882) f, 29-30.

Kapodistria esaltohej  në virtytin  e Athinasë  perësndeshës së luftras .

Tradita kërkonte që edhe Pola antika të konsakrohej me  Athinanë, dhe  në fakt   Dignano \Vodnjan, u lind nga bashkimi i shtatë vilave, që ishin territor agro-koloniale të  Paolës. Dignano e ruajti toponimin e saj edhe gjatë periudhës Pietas romana dhe nuk u pagëzua me emrin latin Minevra.   

Një kapitull tjetër i rëndësishëm është “Istria përgjatë dominimit romak”. 

Në këtë kapitull shohim një  Istria  mitologjike  me kultin e saj dhe hyjnitë e saj, të cilat disa janë të karakterit  Illiri. Ky kapitull rafigurohet me një Meduzës e gdhendur në gurë, dhe përfaqëson historikun shumë mijëvjeçare e Japitëve-Kaonve- Istrianëve- Illirve të  Egidea, emblemë e vërtet i Capodistrias. 

Figura e Meduzës përfaqëson; Mbretin Aeta të kaonve  në të djethtë, dhe Pallade nga e majta.  Koka e Gorgones e fiksuar nën kujdesin e Athinasë  rrethuar: Lufta, frika, Forza,Mëncuria, identitet i këtyre njerëzve sa të mënçur por aq edhe të egër, shenjë kjo e popujve Kaon, Illirë, karakteristika këto edhe të etruskve të Jonve,  popuj të ardhur nga Pellazgët (Katedralja e Kapodistrias, hyrja e dytë anësore).  Autori citon Coronelli: Isolario, 1696 vol 1, f, 137   

Perënditë e Istria –Illire. 

Ky është një kapitull interesant.  Autori  na përcjellë një theënie të Plinit në latinisht që i atribohet Polës Istriake( Naturalis Historia I, 3, p.129. 

Autori Shtoka flet me detaje, argumenta shkencore për një mori hyjnish sa pagane, por edhe kristjane. 

E nis këtë kapitullin me Hyjninë “Histria”e cila ishte mbrojtësia e Istrias dhe të banorëve të saj. Prej autorit Shtoka mësojmë se kjo  Hyjni nuk venerohej vetëm në zonën e Nesazio, por kulti i saj shkonte  në të gjithë gadishullin.

Mes perëndive “Hera”(sipas mitologjisë ishte e para që i dha emër gjuhës pellazgjike, e lindën gjuhë të tjera). Autori shkon më tej dhe i lidh kuptimin edhe me etimologjinë, dhe kuptimin e këtyre Hyjnive. 

Etimologjinë e Hera-s autori i jep spjegim me anë të shqipes “Era”. 

Ai, përmend  Iside-Nëna e madhe,  që përfaqëson Hyjninë  e lindjes së grave. 

Në shqip e  kemi në formën “Era” 

Një hyjni e veçantë e cila menjeherë sa e lexon të jep idenë e spjegueshme nëpërmjet të gjuhës shqipe, është  hyjnia “Bardie\Bardh”,  perëndia mbrojtëse të  grave.

Të dhënat mbi këto hyjni autori na i shoqëron me epitafe dhe na e  përcjellë nëpërmjet një citati të Crispit: Memoria(1831) f. 39, 40

Tek popullsia antike pellazgjike njëra prej hyjnive ishte edhe “Boria” ku personifikohet “Era” e Veriut.  Këtë  Hyjni e shohim prezente në Istria, tek Japidët, liburnët. Teoniemet e Bories i gjejmë në fjalët ; Salvore-Savudrija. 

Në onomastikën lokale istriake gjejmë Borisi, ose Bora-Zi, Borosia-Borozija pjesë onomastike ilire.Hyjni “ Bora” Autori  na informon se kjo Hyjni është  adhuruar në Pola\ Istria e sotme ku gjendet  një epigraf zbuluar në 1827.  

Autori na e përcjellë këtë perëndi  me citat nga Pausania VIII, 36, 6 apo të  ElianoV.H.XII,61. Ky i fundit  flet për popullsinë Turini, Sibari i sotëm në Kalabri, themeluar nga Akejt e Peleponezit  të cilat sipas mitologjise sakrifikuan Borën, me një dekret duke liruar Erën. Për nder të këtij akti çdo vit celebrojnë hyjninë e Erës. 

Emri i Hyjnisë që vazhdon të jetë e gjallë në emrat e njerëzve në gjuhën shqipe dhe që tashme e aprovuar me kuptimin e saj në gjuhën pellazge është edhe Trita. 

Trita, simbolon lajmetarin  i cili me anë të një briri marinë, “Thëriste”.  

Pra, etimologjia Triti\Thriti\ Thëriti, spjegim  ky që autori na e përcjellë nëpërmjet  Marchianò: Pellasgo- Albanese 1882, f, 54 

Mbi një mbishkrim  rustik në Istria gjendet edhe venerimi i perëndisë Nebribus \ Zeusi, një perëndi e shkaqeve natyrore si në rastin e bubullimave. 

Autori iu kushton rëndësi edhe hyjnive të tjera  si  hyjnia “Eia”,  gjendur  mbi tre epigrafe në Pola, por ajo që  vë në pah autori është se  perënditë pagane akoma kanë ngelur pezull këto argumente  dhe nuk janë bërë studime edhe pse për ato është folur deri diku. Hyjni “Eia” u shëndërrua në “Estia” dhe nga latinët në “Vesta”. Është për të theksuar se Eia është një hyjni femërore që venerohej në Azinë e vogël e mbi të gjitha në Trojë. Mbi këtë argument, autori na sjellë një fragment nga  studimi i Marchianò, f,77 , i cili e trajton hyjnin Eia, një kult pagan të cilën e solli Enea me rënien e Trojës.

E vetmja hyjni  ilirike të seksit mashkullor është Melosocus, e cila venerohet në Istria. Gjurmë të tyre i gjejmë në kishën Shën Theodhori, jo shumë larg nga Rakalaj dhe na sjellë ide studiuesish mbi origjinën e emrit të kësaj hyjne, midis tyre edhe studiuesi Tomaschek i cili thot që emri i saj rrjedh nga fjala Malok\ Malsor\ banues në zonat malore. 

Por hyjnitë më të përmendura në shekujut I dhe II pas erës së re, janë Sentona dhe Sexsomnia Leucitica. Autori nëpërmjet epitaveve apo materialeve na përmend edhe  hyjnitë “Ika”, “Ira” duke i argumentuar me citate si edhe me spjegime mbi kuptimin  e tyre.  

Kapitulli mbyllet me konklusione,ku vihet në dukje puna kërkimore e autorit mbi Istrian në sintezën e vazhdimësisë së  kulteve të popullit pellazgjik që jetonte  paralelisht me periudhën e krishtërimit.Kultet shpërndaheshin nëpërmjet porteve të Istrias, Pola e Albona, janë po të njëjtat rrugë kur shprndaheshin kultet pagane orientale të matrices Pellazgjike-shqiptare .    

Çdo kapitull autori e hap me një sintezë, imazh, apo simbol 

Këtë e shohim edhe në kapitullin “ Krishtërimi Istro-Ilirik”.

Kapitullit është i shoqërauar nga statuja B.Elio, në veshjen e diakos, në rolin e misionit apostolik  përmbledhur në treshen: Liturgji, Fjala dhe Bamirësia, duke u shëndërruar kështu si një shërbëtor i krishtit (Sarkofagi  i S. Nazario dl XIV shek Katedrale e Kapodistrias).

B. Elia ishte predikatori i Istrias, bashkëkohor i aktivitetit misionar të S. Paolo në Illirik, Maqedoni, dhe Tito në Dalmaci. S.Luka kompletoi  hartimin të Vangjelit në Akaja e Boezia, ndërsa Shën Paolo nisi letrat e  Romanit dhe Galeatit( burimi Schonleben: Carniola, 1680-81, f 155-6).  Edhe Naldini, në studimet e tij e ka konsideruar  Apostolin Elio, me origjinë Istriano, nga familje antike Illiriko-shqiptare. Figura e e apostolike të Elios  plotësohet me citimet e S. Marchianò, Pellasgo albanese(1882) f, 141,  si edhe  Naldini:Corografia(1700)f, 17 , ku autori shkruan për peshkopin Agostino Bruti i cili në 1642 trasformoi,rrënojat e  banesës, në një shtëpi të Zotit, e cila u deklarua pas vitit 1700, akt ky që konfermon  mbi orgjinën ilirike të Kishës Istriane. 

Kapitulli: Shenjtori Hjeronimi Stritonese, lindur në Istria. 

Autori që në faqen e parë ilustron portretin e Hijeronimit, dhe thekson faktin se figura e këtij shenjëtorit  gjendet në të gjithë kishat franceskane të Dalmacisë, që shtriheshin nga Trieste deri në Shqipëri, arsyeja se ishte mbrojtësi i tyre.

Në pikturën e zgjedhur nga autori, Jeronimi paraqitet me një shtat të shkurtër, ku në dorë mban një gurë të cilin godet gjoksin për të fituar mbi tërbimin, dhe  me forcën e vrullshë si luan të kundrshtonte heretikët. Etimologjia  e emrit të shenjtë është formulimi statik dhe teologjik të kushtëzuar si: “Të qenit një shpirt i mirë”. 

Imazhi marrë nga (Politico di Cima da Conegliano, kisha e S. Anna, Capodistria, partikolare).

S. Jeronim është shprehje dhe interpretim e papërlyer ofruar prej matricës protoalbanese PTA siç evidentohet  edhe nga shkrimi i Flavio  Biondo, ku Jeronimi konsiderohej  i huaj dhe pastaj italiano- thotë autori- i cili  na njeh me këtë figurë kaq të çmuar, njeriu më i ditur i kishës latinë, lindur në Capodistria, në provincën e Istrias. Prej autorit mësojmë se në kohën e Jeronimit, flitej gjuha ilirike ose më qartë gjuha shqipe. Këtë gjuhë e perceptojmë edhe në etimologjinë e emrit të tij, Hijeronim. Shtoka  fjalën  Hijeronim e ndan në dy pjesë; Hije-roni, dhe spjegimi jepet duke u mbështetur në matricën prot-albanese. 

Etimologjinë italiane Stridone, që mendohet të jetë nga latinishtja “strido” që në shqip përkëthehet; fërshkëllej, fëshfëroij, shkak i zhurmës së lumit Quieto, autori i jep një varjant spjegimi, dhe vë në përdorim gjuhën shqipe. Ai mbështetet në faktin se mëqënëse “Stridone”, ishte e banuar nga Istria para pushtimit romak,është e nevojshme ta gjejmë varjantin e etimologjinë Stridone, dhe këtë e gjen me protoalbanese “Shtreth”, s-dredh, e cila tregon formën gjarpërues të lumit “Quieto”, ku edhe latinët ishin përqëndruar për ti dhënë  etimologjinë.

Interpretim “ Stridone” në “s’dredh”-thotë autori-ka propabilitet më të lartë konfermimi  duke konsideruar faktin se etimologjia Isrto-ilirike bazohet mbi rrënjën “ Nj”. 

Kapitulli: Shqiptarët Justinopolitan në Istrian Bizantine. 

Kapitulli, është i shoqëruar me një shqiponjë dy krerësh e cila është e gdhendur në kolonat Justiniane të S. Justina në sheshin Kaprpacio, Kapodistria  dhe është emblema e Justinianit,të cilët themeluan  Justinopoli (Kapodisdria).

Justinianët, janë me prejaedhje nga perandori Justinian i Kostandinopoli, të përzënë nga Greqia. Ser Justiniani,në kujtim të emrit të tij ndërtoi Justinopoli: Bora,(Capo D-Istria), e cila nga frika e d’Atila-s u braktis nga banorët. Justinianët të cilët ishin tre vëllezër: i kujdeshmi, këshilluesi dhe krenari. Njëri prej tyre  shkoi në Firmo, tjetri në Chioza, dhe i treti në Malamochonecchio,e pastaj erdhi në Veneti(ITA.553, f.97)

Autori Shtoka, i thellon akoma më tepër informacionet mbi këtë argument, dhe na përcjellë Biondi-n, i cili shkruan: Ky shkretim  që zgjati 100 vjet ka inkurajuar imperatorin Justinian të urdhëroj mbi ndërtimin e qytetit të Justinopolit, të kryhej në një vend të fortë dhe të sigurtë  nga sulmet e barbarve.  Hulumtimet plotësohen me epigramën mbi lindjen e Justinopoli, vendosur mbi murin në Pallatin Proterian  dhe në Statusin e Justinopolit 

Kapitulli San Nazario Pater et rechtor. 

Shën Nazario, politik i Cima da Conegliano, dhe Autori na sjellë  porteretin e tij fizik të cilën na i ofron nëpërmjet një pikture shkëputur nga Kisha Franceskana S. Anna në Capodistaria. Nazario, ishte me origjinë Istrio-ilir dhe i lindur në Elpidium dhe emrine tij   Nazario,  autori i jep një interpretim  etimologjik nëpërmjet shqipes;  Nash\ Nesh\ Ne dhe fjalës tjetër “arë”, tokë e duke  arritur kështu tek kuptimi “Toka jonë”.  Në vitin 601 u zbulua që shënjtori Nazario prehej në këtë kishë, i cili ende  vazhdon të pushojë po në këtë kishë. Adhurimi i këtij shenjti është më 19 qershor. 

Mbi harkun e ndërtuar në 1422 është gdhendur  një epitaf, i cili i kushtohet shenjtorit Nazario. Ky shenjtë istrio-iliriko që përfaqëson tokën dhe zërin e këtyre njerëzve, njëkohësisht përfaqëson edhe  zërin e kishës bizantine ilire. 

Vendlindja e  Shën Nazario-s ishte “Boshti” dhe autori etimologjinë  e fjalës “Bosht”  e spjegon përsëri nëpërmjet shqipes.Bosht është termi i cili është në përdorim ende sot në territoret shqipatre 

Banesat e shqiptarëve bizantin në Justinopoli. 

Autori Shtoka përqëndrohet tek emblemat e shtëpive. Këtë udhëtim fillon me  Justinianin. Kjo familje mban një stemë me shqiponjën dy krena, dhe e gdhendur bukur artistikisht. Simboli gjendet në faqen principale të Katedrales së Kapodistria

Tarsia  

Familja Tarsia ishte një prej familjeve më antike në Kapodistria. 

Rënjët e saj vini nga Justinopoli si edhe nga Liburni 

Basili  

Një familje patricësh, që datojnë që nga shek XII-XIII, me origjinë venetikas, me origjinë romak, pasardhës të kalorsve  Basilij. 

Stema e familljes ndodhet në një pllakë pranë muzeut krahinor të Kapodistris. 

Kjo familje më parë quhej Mastalizia,dhe  stema e saj përmban kryqin e gamuar\ svastikën, që isnte një prej simboleve ilirve. 

Verzi 

Familia Verzi gjatë shekujve emri i saj pësoi ndryshime.  Kjo familje dikur thirrej Guerci. I përket shekujve XII-XIII. Autori ofron një panoramë të zgjeruar mbi këtë familje patrizësh dhe përqëndrohet tek Stema e saj. Në të gjenden gjashtë gjysëm hene.  Autori rikujton se gjysma e hënës është simbol i Ilirve, dhe i atribohet Artemitës, hyjneshës së hënës. 

Etimologjia “Verzi”, vjen nga fjala shqipe Ver-Zi. Ashtu si  edhe Tar-sia e Mali-e-zi, edhe kjo familje është me origjinë malore illirike. 

Familja Sabini. Janë pjesë e familjeve fisnike e istriane. Kjo familje gëzon titullin Kont të Istrias që nga 1423. Stema e të cilit ndodhet në Pallatin me të njejtën emër “Pallati Sabini”. Nga vepra “Pelasgo-Albanesi”, të Marchianò-s mësojmë se kjo familje vjen nga Greqia më saktësisht nga Thesalisë, dhe ishte zonë pellazgjike, vendbanim me popullsi dërrmuese shqiptare.  

 Etimologjia e fjalës  “Sabium” merr origjinën nga fjala “birrë”, e cila ishte një pije dalmate bërë me thekër dhe grurë  dhe përdorej nga shtresa e varfër ilire.  

Cauca\ Kauk

Familje Kauk vjen nga Shqipëria, dhe forma e së cilës  do të shëndërrohet në Cocco\Koko dhe është me origjinë nga Kostandinopoli,  ardhur nga qyteti i Durrësit të Shqipërisë. 

Stema e tij është tre shirita blu dhe në krye shiriti i artë. 

Mburoja e tij ka kuptimin juridicioni militar me barazi në komande

Minoti

Stema e kësaj familje gjendet mbi fasadën e Loggia-s ndërtim i 1464 në Kapodistria. 

Kjo familje është me origjinë shqiptare, bënte pjesë në qeverinë veneziane  dhe u konfermua pjesë e Këshillit të Madh,të Patricëve  në 1279\ Maggior Consiglio nel 1297 

Albani

Albanët e Justinopoli(Kapodistria\sl. Koper, ITA.554, ID:6950.

Evoluzioni i kësaj familje modifikohet në : Albani, Alboni, Calbani, Galbaio, Galbargi 

Familja Albani lë Kapodistrian trasferohet në Venezia më 1112 dhe themelon kishën San Zusto.

Andreis 

Nga kjo familie Istrias, autori vë në evidencë, Francesco d’Andreis, pjestare e familjes Andreis kont,  i cili u emërua Peshkopi i Shkupit, popullsi Illire.  

Na njeh me porttretin e tij fizik, nëpërmjet një opere artistike  e vitit 1586, e cila ruhej  në Katedralen e Capodistrias, dhe sot e shfaqur në Pallatin Peshkopal  

Ruska

Stema e kësaj familje na zbulon rrënjët shqiptare. Mbart në brendësi shqiponjën dykrenare, por edhe etimologjia e saj Ruschi\ Rrushi. Gjurmë të kësaj fjale edhe sot në Istria si lokaliteti Rusnjak, por edhe mbiemra. Prej kësaj Familje Autori evidencon  Girolamo Rusca peshkop i Cattaro(1611-1620) në Capodistria.

Vittori 

Viktorius, De Victore, Vittore, është një prej familjeve nobile antike të Istrias . Stema e saj është Nyaja Gordiano dhe gjendet si simbol në pjesën e hyrjes së Kampaniles në Capodistira. Nyja Gordiano është simmbol e popujve frigë  ku Gordio ishte re i tyre deri në mbrritjen e Aleksandr Manjo. Profecia donte që të zgjidhej nyja dhe të bëhej mbret i Azisë. Në një stemë të kësaj familje gjejmë si Shqiponjën dy krenare, po ashtu edhe Nyjen Gordiane. 

Kapitulli;Albanesi Kapodistriani në Istria veneta. 

Kapitull është i shoqëruar me një ilustrim të Benedeto Carpaccio 1549. 

Adhurimi në emër të Jezu krishtit dhe i disa shënjorëve të tjerë. Autori  i jep një interpretim të detajuar këtij illustrimi i cili gjendet në Kishën  S. Anna në Capdodistria. 

Rafigurimi i luanit  venetik më antik në Istria gjendet në stemën e Nicolò Capello  i cili konsolidoi murin rrethues të qytetit më 1412 dhe gjendet në fasadën”Taverna” në ish magazinën e kripës në Porto. 

Shtëpitë më të lashta shqiptare të Kapodistrias 

Autori në një kapitull më vetë na njeh me familjet më antike si Brati , Albanese, Ulcina Spelati, Spata,

Familje nobile në Kapodistria , ardhur nga Shqipëria në shek XIII. 

Autori shtrihet në hapsirë, thellohet në shtrirjen e në pemën etyre geanologjike, flet mbi stemën e tyre si edhe përshkrimin araldik. 

Nuk mungojnë përshkrime arkitekturës si edhe toponomastika dhe ato etimologjike. 

Shtëpitë shqiptare në venetik, pas rënies së Kostandinopoi 1453. Pos Morea 

Këtë kapitull autori e nis me këngën e Mores që këndohet tek arbëreshët e Italisë.

Në këtë kapitull na njeh me familjen Borsa, familje tregëtarësh veneciani të Modones në Morea, sot peleponezi e cila ishte trasferuar në Kapodistria gjatë pushtimit të Moresë nga Otomanët në 1453. Familia Borsa shpesh herë vjen e dokumentuar me origjinë shqiptare. Një prej figurave që autori evidencon është e Bekuara Nicolosa Borsa e Modones. 

Shenjtorja Nicolosa lindi në Capodistria por nga prindër  kristianë të ardhur nga Morea. Kjo figurë thotë autori meriton një kapitull të gjerë sepse është një shënjtore arbërereshe, e cila lindi në Capodistria dhe që nuk venerohet nga kisha lokale dhe nuk celebrohet nga comuniteti i qytetit. Shpesh është thirrur si greke. Trupi i saj i mumifikuar është deklaruar si trupi më i ruajtur mirë nga të gjithë mumifikimet e tjera në Europë, përfshirë edhe organin e zemrës, për këtë ajo është konsideruar “mbrekulli\ miracolo” nga shkenca.  Vdes në datën 23 Prill siç e kishte parashikuar ditën e shën Gjergjit, duke e shoqëruar këtë shenjëtor me figurën e Gjergj Kastriotit, si atleti i krishtërimit në luftë kundër pushtimit turk. 

Një tjetër shtëpi ishte edhe ajo e Stradi\ Destradi. Kjo degë ishin familje peshkatarësh, por edhe bujq. 

Shtëpi shqiptare në periudhën veneciane, pas rënies së Shkodrës 1478  

Autori veçon familjen Dukagjini. Kjo familje fisnikësh vendoset në Istria pas rënies së Krujes nga pushtimi turk. Familja është e cituar nga Manzuoli si familje nobile e Kapodistria e cila është zhdukur në 1609. I dukagjini ishin padronët e kështjellës së  S Servolo. Stema e tyre i përket si pasardhësit të Pirros së Epirit dhe gjithë pasardhësve të tij. Autori vendos pemën genealogjike të Dukagjinve si pasardhës të Komnenve dinasti mbretërore e bizantëve e të Tribizondve.

Një familje me zë është edhe Carpacio \ Karpaci  

Carpatio

Charpacius

Scarpaccia

Scarpaza

Scarpazio 

bir i Venecies me origjinë shqiptare me emrin Scarpaza, që kishte si paraardhës piktorin Vittore Carpacio\ Viktor Karpaci (1450?-1525?. Peshkopi Naldini dokumenton një seri të tjera pikturash në kishën e B. Elio në kishën e S.Tomaso dhe në kishën S Antonio  në Capodistria. 

Benedeto Karpaci(1476-1522) bir i Viktorit. Lind në Kapodistria, ishte një piktor i zoti dhe la gjurmët e tij tek prifërinjte e S Anna në Capodistria. 

Kjo familje u zhduk me pasardhsin e tij të fundit Antonio Carpaci(1743-1817) në Kapodistria, një letrar që i përketë arkadisë së Romës me me emrin Caripo Megalense. Nuk u përfshih asnjëherë me Nobilii e Consiglio di Capodistria\ Këshillatrët Fisnik të Kapodistrës. 

Etimologjia e Scapracit, autori i jep spjegim nëpërmjet shqipes “Shkarpë”. 

Ashtu si familjet Ver-zi , Bor-zi,  Bra-zi,  edhe Scarpazi mbështjellë pikën kardinale të pjesës veriore të familjeve ilirike duke ruajtur atë prapashtesën Zi si në rastin e Malit të Zi 

Në listën e tij  gjendet e dhe  familja Smergo, Stemën e kësaj  familje autori e gjen në kështjellën S. Servolo. Familja që evidenzon autori ështe edhe ajo e  Jeci, një prej familjeve më antike të Justinopolitana, e cituar edhe nga Manzuoli në 1611. 

Autori bënë një pëshkrim të detajuar të kësaj steme me simbolin e zamakut, tërfilit, sfondi i shoqëruar  me ngjyrat rozë, blu, të bardhë, dhe kafe.    

Kapitulli:shtëpitë shqiptare në Venetik,pas rënies së Ulqinit 1571 

Autori e nis këtë udhëtim me Brutin. Stema e kësaj familje Bruti “del brolo” e ngjitur në fasadën e Palaltit Bruti, sipër bustit të Maria Bruni, trasferita shkak të zhdukjes së kësaj dege, dhe vendosur në qoshen e  Banesës  Almerigotti, qelia historike e Brutit “ të Portit” përballë sheshit Kaprpaci dhe Kollonave të S. Giustina 

Bruti

De Bruttis

Brutti 

Origjina e kësaj famile vjen nga Prevalis, dhe etimologjinë e hershme të kësaj onomastike autori e jep nëpërmjet gjuhës shqipe “para” dhe  “Val”. 

Në qëndrën e mburojes familja Bruti mbart shqiponjën dy krenare. Kjo degë ka për paraardhës Marco Bruti, nga Durrësi  që sipas një peme gjeanologjik del lidhja fisnore  me Oria Kastrioti mbesa e Gjegj Kastriotit.  Autori e shtjellon këti familie me imtësi e na con deri në Urbin tek Albani. Të cilët i dhanë botës Papa Klemendi XI

Kësaj familje i jep një shtjellim shumë të gjerë e të detajuar bazuar në fakte historike, toponime, arkitekturë, arte. 

Familje Bruti, me origjinë shqiptare i dha botës istriane figura të mëdha, të rendësishme. 

Familje të tjetëra të rëndësishme janë;Bruni,Borisi,Maiti,  

Familja Bruni. Origjinë e saj ishte nga Antivari, dhe ishte vendosur në Kapodistria në shekullin XVI. Kjo familje si edhe pasardhësit e saj u përfshi tek Nobilit e Këshillit të Kapodistrias, cituar edhe nga Manzoli(1611). 

Familja Bruni ishte një nga familjet me influencë në Kapodistria.  

Në këtë kapitull një shrirje të gjerë zë familja Borisi.Stema e thjeshtëzuar e kësaj familje nis me me dy fillesat anafrafe të tij F.B.(Francesco Borisi). 

Stema është vendosur në në Villën Borisi, sot e quajtur Villa Andor. 

Degët e kësaj familje mbajnë identitetin e Borisi Bernando, Doralice, Francesco, Lugrezia. 

Nga kjo farë, dolën një sërë kapedanësh  pjesëmarrës në luftë për mbrojtje të venedikasit, si edhe në jetën politike, një prej tyre ishte edhe  kapedani Bernando Borisi.

Autori na sjellë një dëshmi, të Borisi pranë ushtirsë Moldave, të cilët dalloheshin për virtytet e tyre të shkëlqyera. Nga kjo familje një kontribut dha edhe  kontesha Santa Borisi Gavardo, poetesha,e cila publikoi vëllimin poetikë në oktave. Përmblidhen disa poesi lirike kushtuar Giuseppe Bonzio\ Xhusepse Boncio, markezes Dionisio Gravisi, dhe një dedikim senatorit Nikola Beregan.  

Familja Maiti. Një familje nobile, stema e së ciës është e ndarë në dy pjesë;në pjesën sipërme dallojmë  ngyrën e artë, në qendër shqiponja, dhe në pjesën e dytë  sfond blu ku  gjendet një ëngjëll i veshur me të kuq, i shoqëruar me bririn e artë në dorë. 

Familjet shqipatre venedikase, post Candia 1669

Një nga familjet ardhur nga Qipro dhe trasferuar në Istria  dhe me një dekret të 9 prill 1739 si familje nobile mbijetuar kreteneze përfshihet në Këshillin Nobile të Pinguetes. Edhe nga kjo familje dalin një sërë  figurash: Andrea co. Agapito di Gio. Antonio da Pinguente(- 1817), kapitan, arkitekt militare, piktor diletante. Girolamo.co Agapito di Pinguente( 1783-1844) profesor retorike, bibliotekar, gazetar, memebro i accademisë  në Capodistria, ku autori përmend edhe figura të tjera duke mos anashkaluar çdo kontrubut dhe  gjurmë të tyre.

Autori i bashkangjit këtij studimi monumetet shqiptare të Istrias. 

E nis udhtimin e tij me Kolonat Giustiniana. Na informon kush dhe kur u kriuan këto kolona ndërtuar nga këto familje që largohen nga Kostandinopoli shkak të rënies së saj dhe  vijnë e ndërtojnë Justinopoli. Shtoka, na njeh me Andrea Giustinianin, nga të parat familje që zbarkojnë ë Istria. Pasardhësit e tij pasi fituan besimin e Serenissimës, dhe u bënë të fortë, nuk mbajtën vetëm diademën identitare atë të   shqiponjës me dy krena, por ata shtuan edhe globin nën këmbët e saj.

Në kolonën Justiniane janë të gdhendur në latinisht edhe tre epitafe që autori  dy prej tyre i ka sjellë me shkronja të mëdha në kapitullin e këtij libri, ndërsa epitafi i tretë, ka ngelur vetëm një fragment. 

Dita e S Justinian është data e 7 Tetori, që është edhe përvjetori i betjës së Lepanto. Kjo datë  u kthye në një datë festë për Serenissima dhe që  organizohej panairi për reth 15 ditë.    

Ndërsa vozitim në këtë atlante njihemi me shtëpinë e Karpacios. Kjo banesë u restaurua në vitet 1935, 1955 dhe që i jep qytetit të Istrias dinjitet për hirë të figurës së tyre si artistë të mëdhenjë. I kalon caqet autori,  dhe na përcjellë në Calle Albanesi dhe na fton të lexojmë një epigraf dedikuar marinarve në 1593, ku pjesë  e licencës për restaurimin e një fasade është edhe  një Barolome Albanese. 

Calle Albanesi, nuk ishte një skut e humbur, por atë e  gjëndejmë  jo larg nga Kolonat Justiniane, nga Pallati Bruti, nga Taverna, si dhe nga porti,  paralele me vijën Kidriç.

Shumë interesante janë edhe kapitujt që i dedikohen shpirtit dhe besimit:Mbrekullia e AT Iseppo Albanese, Gjurmët e shenjta të Bruttit: Katetdralja dhe Batisteri, Pallati dhe shtëpia e Brutit , me detaje dhe të mbushura plot me informacione. Me interes janë edhe  ato pak imazhet që shoqërojnë kapitujt. Veçojmë këtu pikturën e peshkopit Agostino Bruti, vendosur në pallatin peshkopal të Capodistrias.

Nuk anashkalon autori as Kishën,as  manastirin e S.Klarës si edhe Kishën e S Tomaso, porta e së cilës mban të njëjtën emër. Rrethorja e  B. Elios  e vetmja ndërtesë resistuar fabrikimit bizantin, Kisha e S. Anna themeluar në 1492 me biblotekën e konventit , me 13000 libra dhe mes tyre edhe një libër në gjuhën shqipe Malet e Shqipërisë siç rezulton nga katallogu i vitit 1950. Altari i B.Monaldos, shatervane dhe ura.

Në këtë kapitull autori na jep më të detajuar Kontet e Dukagjinit dhe kështjellëne S. Servolo. Nëpërmjet një citati të Tischbein-selb: Memorie(1842) mësojmë prej autorit që nuk ka të dhëna të sakta se kur u ndërtua, por thuhet se ajo ishte ndërtuar rreth shek të XIV dhe se ishte pronë e Dukagjinëve dhe na jep një përshkrim të gjerë mbi familjen e Dukagjinve para pushtimit turk në Shqipëri.. Autori  shoqëron këtë kapitull edhe me një ilustrim të librit “Kujtimet e një udhëtimi piktoresk në Litorale austiake. Trieste(I.Papsch@C.tipografia del Llodz austriak)1848SIKKP D R 73488”.  

Villa Dukaina, sot quhet villa Dekani ose De Kani. Dukania, është  nga vilat më të vonshme dhe i përket periudhës 1480. Ajo u ndërtua kur Senati venezian dekretoi të drejtën e ngulimit  të përhershëm të Gjovanni Dukaino, nga e cila mori edhe emrin villa. Autori përcejellë fakte dhe shoqëron me citate nga Naldini duke i dhënë këtij argumenti karakterin shkencor. 

Pjesa më e ngjeshur që njëkohësisht plotëson dhe ndërlidh veprën, është pjesa territoriale përqark Istrias ku përqundrua edhe një popullsi shqiptare. Autori përqëndrohet tek çdo pjesë territori dhe duke i dhënë atyre një hapsirë të merituar. Le të përmendim Territorin e Caran\Ankaran, territorin e Cornalingua, ku bëjnë pjesë Villa Borisi Cerè, villa Borisia a Pobegi, Villa Borisi e Cortivi, A  Illirija Kortina Krucola-Popegi ku përfshihen shtëpitë koloniale të Borisi në Kortina Krucola. Varrezat e S.Canziano, Bruti në Villën San Baldo. 

Terrtitori i shenjëtores Santa Domenica i Risanos\ fraksion i Vila Dekanit, .

Në një kapitull më vete autori ka grumbulluar Gjurmët shqiptare të Istrias në rrethinat e saj 

Aty përmbidhen zonat Sipar(Scipar) dhe ishin pronat e feudalëve  të familjes Brati.

Brutia, lagjja mban emrin Bruti: Zambratia prona të kontit Brati. 

Smerghia- Smergo territor i kontit Smergo. 

Rrethi i Gezi, pronat e kontit Jurican, si edhe pronat  në Umago. 

Autori në këtë kapitull përmend njërën prej familjes më të rregullt, më fisnike, më urtë, atë të Radavani (Tommiza) për të cilën flet shkrimtari istrian Fluvio Tommiza në romanin e tij “ La miglior Vita” që kryhet në parrokjen Radavani të komunës Visinjano, përqëndruar në Istrien perëndimore/  

Konti i burimeve. 

Autori Shtoka sjellë një dokument që daton në datën 3 tetor 1595, ku Capedan Rospo i Deleguar nga autoritetet e kohës emëron  Bernardo Borisi nga Antivari përgjegjës  të burimeve të ujit. 

Në 1648 Qeveria venetike i dorëzon Bernando Borisit edhe  titullin “Kont”.

Këtë kapitull autori e shoqëron edhe me një planimetri të burimeve ujore të Istrias veneciane të 1792. Biblioteka qëndrore Capodistria, SIKKP D73488 

Një seri informacionesh  mbi  vilat si dhe fraksione e  rrethinash të Istrias Qëndrore Meridionale na ofron autori,  ku përfshin edhe familjet shqiptare të shekullit XV-XVII ngulitur në Istria .Nga një citatat i shkëputur nga Tischbein –Selb, mësojmë se Shqiptarët dalloheshin nga grupi i sllaveve që identifikoheshin si grup etnik, shqiptarët ishin kualifikuar si dalmat, malazes, cipriot, dhe nga Morea, të cilët i bashkonte gjuha. 

Analet e qytetit të Prenzo rrëfejnë me dhjetra e dhjetra familje shqiptare në këto territore dhe  Autori Shtoka me anë të në statistike  jep numrin e familjeve. 

Numurohen me dhjtera e dhjetra familje buqësore në vitet 1604, të cilët nën kapiten Raspo, rritën numrin prodhues të drithërave, kjo falë punës së familje shqiptare. Sipas të dhënave 1621 iu dorëzuan familjeve shqiptare 100 fusha në Mongebbo, Valcarin e Monsalse. Po në këtë vit Senati iu dorëzon 10 dukat familjeve shqiptare. Prurja e familje për ndihmë bujqësore Senati investonte edhe në denar. 

Më 3 tetor 1623 Senati aprovon kompesim me 70 dukat Gjergjin nga Ulqini \Giorgio da Dulcigno për trasportimin e 34 personave shqiptar. Rritej numëri i bujqëve. 

Profesioni i shqiptareve kishte qenë stratiotë, të cilët me pagat e tyre mbanin familjet sot  po ktheheshin edhe në bujq, faktet historike se janë vitetet kur ishin nën pushtiin otoman.  

Në kapitullin Pola e Polesano, autori vë në evidiencë faktin se pas pushtimit otoman dyndjet shqipatre nga Morea apo nga  gjithë gadishulli, të cilët zbritën në Istria të cilët nuk identifikoheshin nga gjuha, por nga besimi. 

Shqiptarër ardhur nga Morea dhe Greqia pohonin se ishin të ritit bizantin.

Atlantia Istriana na çon edhe tek ajo pakicë e popollsisë e përbërë nga Napolitanë dhe Malvasiotë të destinuar të bënin popullsimin e Polës, e për këtë autori citon relacionin e Nicolò Salmone 1588, f 381 ku kjo popullsi ishte përqëndruar në vilën e Pedronve, ku flitej një idiomë që ishte ndryshe nga ajo që flitej në Istria, dhe që kjo idiomë nuk ishte ndryshe se ajo shqiptare. Ky kapitull është plot me citime nga Sciavato: Peroi 2011, f.19; Agapito: Peroi(1844) f 4-11; Biondelli: Colonie(1845), p17-18. 

Nga citatet kuptojmë që popullsia alloglota që banonte në rrethinat Pedroi, emri i së cilës u devion në Peroi\ përroi, dhe identifikohej rrjedhës e lumit në gjuhën shqipe 

Arvanitasit\ Shqiptarët e Morsë në shek XIX 

Hulumtuesi Shtoka, nëpërmjet një liste na rradhitë emrat e mërgimtarëve shqiptar të Greqisë së kohës otomane në Kapodistrën e shekullit XIX. Lista daton në vitin 1789 Konduriqi Dhimitër dhe është përpiluar nga Pusterla: Retori(1891) f 108-110

Shqiptarët erdhën nga zona e Arta  i Epiri, Kalavrisë, Morea . Shumë u larguan gjatë luftës së pavarësisë greke në 1821-1833)

Shqiptarët e Istrias në epokën bashkohore

Ky kapitull na çon në atë fazë kur  mbaron ajo pjesë e lulzimit të Aristokracisë dhe fillon një periudhë dekadente, ku asimilimi irredentizmi kthehen protagonist. Epokë që autori e sintetizon nëpërmjet autorit Combi: Porta orientale(1857-59) f.297. “Shqiptarët tashmë kishin humbur atë karakter dhe atë lavdi dhe tashmë ishin kthyer në sllav e italiani”

Me lindjen e mbretërisë Italiane 1861-70, pa përfshirë Istria e Capodistria, shumë shqiptarë u trasferuan në Itali. U krijua dy Istria, njëra  padrone e bregdetit indegjene, civile, dhe tjetra sllava  krijuar nga origjina të ndryshme.  

Hulumtimet e Shtokës prekin edhe shekullin 19, dhe përqëndrohet në viteve (1943-1954) vite kur  kemi eksodin e Istrianëve dhe “Krisën” në Trieste. 

Të dhënat tregojnë se në vitin 1945 largohen rreth 250.000-350.000  Midis tyre kemi edhe shpërnguljen e familjeve nobile shqiptare si: Albani, Bruni, Bruti, Borisi.

“Siptarji”\ Shqiptari i Jugosllavisë pas Lufte 

Në Jugosllavinë e Titos, Capodistria, për posicionin e saj gjeografik si pikë stategjike, duke qenë përballë Triestes, nuk kishte parë një zhvillim të tillë që nga periudha e Serenissimës, duke u bërë kështu një qëndër e industriale. Nuk është Hamburg, po r do bëhet- kishte deklaruar presidenti Tito gjatë inagurimit të  Portitntë Capodistria(Luka Kuper). Shqiptarët pas lufëtës ishin tregëtar të vegjël, zejtarë në një vend komunist.  Katolikët merreshen me zjetari, punim të argjendit dhe floririt siç ishin familjet Shiroka, Tomovski, Stefanovski të cilët kishin dyqanet e tyre në rrugën Callegheria, ndërsa Kacinarët  të ardhur rishtas ishin vendosur në rrugën Kidrç. Fëmijët e tyre shkonin në shkollë së bashku me fëmijët slloven të cilët mbas shkolle frekuentonin meshën së bashku.

Shqiptarët përbënin një popullsi të krishterë dhe muslymane.

Të krishterët ndryshe nga muslumanët ishin integrar me popullsinë sllovene. Shqiptarët myslyman zotëronin tre pasticeri, dhe “mbret i pasticerisë” ishte familja shqiptare Durmishi. I jati i tyre Dehar,qe i pari që kishte sjellë makinën e kafesë,quajtur “Gaggia” duke u bërë kështu i pari  shqiptar që solli kafenë ekspresë në Istria.

Në vitin 1980 pas vdekjes së Titos shqiptarët sollën në Kapodistra “ Byrekun”. Njerëzit prisnin në rradhë sa e gjatë është Kidriçeva dhe njerëzit të mbrekulluar nga ky akt. Shqiptarët, ishin të përqëndruar në qëndrën e qytetit. Në 1991 në Istra erdhën edhe shumë shqiptarë të Kosovës  dhe kanë qenë të profesioneve në ndërtim, ku krijuan edhe firmat e tyre.  Gjatë rrëmujave në vitin 1989-1995 si dhe gjatë luftës në Kosovë shumë familje erdhën te të afërmit dhe të miqtë e tyre në Istria 

Gjuha 

Një nga elementet bazë të identitetit është gjuha. 

Në kapitullin kryesor autori shtron pyetjen  mbi çështjen e  gjuhës Illirike. Këtë referencë e përcjellë me dy citate: njëra është ajo Gianbatista Kohen: 

“A do të ishte vënë ndonjëherë emri i Ilirisë në kaq shumë krahina të ndryshme, se gjuha ilire nuk ishte e njohur për të gjitha ata? Në ditët tona të paktën shumë prej atyre njerëzve që flasnin ilirisht do të kenë ngelur, edhe pse në dialekte të ndryshme. (Polibio. Le storie, note di Ikohen(1824), p 326-7, n.5

. 

Autori Shtoka mbi këtë argument na sjellë një tjetër studiues, arbërshin Giuseppe Krispi, Profesor në Universitetin e Palermos dhe Peshkop Bizantin.

Në veprën e tij Memoria sulla lingua albanese 1831, f3,  citon se 

“Gjuha shqipe, ndoshta nuk është e njohur për letërsinë e saj, e nuk ka patur shumë shkrimtarë, por është e njohur si për egzistencën e saj në shekuj ashtu edhe për shtirjen e saj si tek Epirotët, e Maqedonët, në Rumeli, në Bullgari, Dalmaci, Napoli e Sicili, e të shumë popujve  të tjerë që  e kanë humbur. 

Assimilimi vjen edhe nga ndryshimi i toponimeve, sepse Toponimet janë konferma e një gjuhe të egzistuar apo që mbijeton. Në Istria ku Ilirët krijuan, themeluan ndërtuan lanë  gjurmët e tyre shekullore dhe Autori Shtoka është munduar të na i radhit këto gjurmë si edhe  hsitorikun e tyre

Toponimet 

Një vend të rëndësishëm në këtë atlante autori i kushton toponimeve si Boria, Ika, Zanë, Arë,Bane, Bar, Buze, Curr, Gur, delë, Dene, Fier, Grabë, Garth, Gardh, Katund, Katun, Mal, Maj, Man, Mug\Mut, Njomë,Rrusc\rrush, Sharrë, Shegë, Shkarpë, Ter\Cau\Kau, Tesha, Tresh, Ue, Uj,Verë,Zhubër\ Me interes studimi janë edhe Odonimi Ilir- Bizantin.

Dialekti i shqiptar në rrethinat e Parenzo-s. 

Në këtë kapitull autori  na sjellë “Përkthimin e Parabolës së Djali plangprishës” në disa dialekte të Istrias kanonike Pietro Stancovich. Barbana 1835”. Dorëshkrimi është në 25 faqe dhe traskriptimi i tekstit që kanoniku i dërgoi gjuhëtarit italian  Govenale Veghezzi . Dorshkrimi përveç përkthimit në Italisht, sllave, morlacco,  sillet edhe në gjuhën shqipe, e cila është  gjuha e folur nga shqiptarët e rrethinave të Parencos. 

Është çudi se si ky tekst deri më sot nuk është publikuar.

Një tentativë – thotë autori- është bërë nga slloveni Jernej Kopitar ku në një disertacion shtypi letrar  1829 edhe. Ai trajtoi gjuhët rumanishen, bullgarishten, dhe shqipen në reciprocitetin e tyre, dhe  dha provën e gjuhës shqipe duke transcrituar “Parabolën e  Djali plangprishës” tek Ungjëlli  San Luka. Është vënë në përdorim me shkronja latine duke u ndihmuar nga ato cirillike. 

Autori na sjellë  interpretimin e “Traskriptimit të Parabolës Djali plangprishës” bërë nga arbëreshi  At Bellusci i cili  e shoqëron  tezën e tij me anë të një letra drejtuar  Ndue Lazerit, ku thotë: Teksti i dorëshkrimit është në  varjantin arbëresh, por edhe të Santa Sofia Epiri në Klabri ku unë kam qedruar për tre vjet  ku përdoret varjanti “gami” e jo “hami”, forma “ Mangyar”; Gu dhe jo Hu\dru. Paraqitet me një alfabet personal dhe teksti  bëhet i “ manipuluar” dhe fragmentuar. Branet në dorëshkrim kuptohen në bazë të  tërësisë së saj, dhe disa fjali janë të rregjistruara janë të kuptueshme në mënyrën më të mundshme të tyre . 

Shkëpusim dy fjali të këtij dorëshkrimi – Luka 15, 11-32. 

  1. Një njeri ka pasur di brira
  2. Oj mairu Kosta tatas. Tata om jon tona, ze pavena mua. Tha ka jon jotja juj, për sosh.

Pjesa e katërt  Autori i dedikohet shpirtit

Për tu futur në shpirtin e Istrianit, mjafton të trokasësh në Portën e dytë anësore të Katedrales së Istras ku gjendet një epope simbolesh të bukura dekorativ dhe ku është gdhendur shpirti i atij populli që e ndërtuan. 

Medusa me flokët gjarpërueshe dhe me stemën e Capodistrias, Kali i shfrenuar,  Arma të ushtarëve ilir, unaza të zbukuruar me lule zambaku uji dhe shqiponjë të gdhendura, Luan,Tulipana,Trëndafilat.

Në arqipelagun e saj  me gjurmët e shpriti i besimit, përmendim nënkapitujt: Familjen Valaressi\ Valiron, Stema peshkopale, Kisha apostolike e Dalmacisë, Shën Paoli, Shën Battista, Simboli i  S. Servolo dhe emblema e Dukagjinit, Stema e Francesco Capello,  Afresku i  S. Nazario, Monumete funebre të familjes Bruti,Ëngjëlli që i bie lahutës, Pjesa e Altarit të Viktor Karpacios, Vepra e Karpacios; Shën Gjergji që lufton me kuçedrën, etje, të cilat janë të shoqëruar me rrëfime, citate, studime, pjesë nga bibla ku drita e besimit istrian shpirti kaon, Justinian, Liburn, ardhur nga Illiria, bashkohet  dhe shkrihet me Memorjen e Skënderbeut, me mërgatën shqiptare sot në në Istria ku gjaku i tyre bashkohet me të Istrianve si  dy popuj vëllezër me prejardhje të të njëjtit gjak, atij  pellazgo-Ilir.  

Metoda që ka zgjedhur autori 

Autori na thotë në mënyrë të qartë se Ai i  zhvillon kërkimet e tij me metodën kërkuese të gjurmëve të lashta, historike shqipatre në Istria, duke përdorur arkive,  materiale të shkruara, gjurmë arkitekture, urbanistike, gjurmë mbi  gjuhën në metamorfoza të ndryshme, të këtij populli polinomiko me një qasje interdisipline, të paisur me celsat hermeneutik: filologjia proto-albanese, Kërkimet gjenealogjike- araldike, Hermeneutika simbolika, si dhe identifikimi i shpirtit shqiptar, ku mbi këtë të fundit autori na sjellë identitetin Kaon-Istro-Ilirik të shprehur mbi  portat anësore të Katedrales të Kapodistria dhe kolonës Justiniane të S. Justiniano të punura nga testamenti i vjetër të popullit antik, primitive shqiptarët e Istrias. Një Istria midis paganizmit dhekristinizmit, por edhe një Istra të mëvonshëm të lirisë kristiana shprehur në pikturat e dy Karpacit,  i vjetri dhe i riu. Autori nuk lë pa përmendur edhe shpirtin heroik të Skënderbeut tek populli shqiptar istrian, ku shikohet në shqiponjën dykrenare të cilat mbajnë familjet patrice.    

Parathënia e Atlante Istiriano, është e paraqitur në tre gjuhë të huaja: 

Anglisht, italisht, dhe shqip. 

Recesioni është bërë nga Irakli Koçollari, Akademia e shkencës në Shqipëri. 

Libri në mënyrë skematike është i ndarë në dy pjesë, secila përmbanë një sërë kapitujsh.  

Pjesa e parë, flitet për origjinën, hstorikun. 

Pjesa e dytë flet për gjuhën. 

Në fund libri është i shoqëruar me një përmbledhje, analizë e autorit, e cila i jep nuanca shkencore e shoqërore studimit, por njëkohësisht Ai  ofron një “hink filtrimi” të  një vazhdimësie të një përpunimi të atyre argumentave të cilat akoma  kërkojnë hulumtime. Atlante është e shoqëruar me një Biblografia shkencore. 

Mendoj, se ky libër është i kuruar deri në detaje. Është përpiluar në mënyrë analitike, hulumtuese, shkencore. Pra kemi një interpretim modern të një pune shkencore,  ndryshe nga ato punime  shkencore  ku shpesh mbartin atë karakterin pomboz, akademik , e steril, të një stili të mërzitshëm, e mungojnë ato  gjurmë artistike, ku shpesh neglishohen, apo iu mohohen punimeve të karakterit shkencor, duke menduar si i hiqet ajo pjesa radikale shkencore, një gjë të tillë nuk e shohim të tillë, ndoshta kjo e bënë më të lexueshëm, më të pranueshme, si edhe më zbavitëse lexuesin  në intinerarin e Istrias 300 vjeçare. 

Atlantja Istriake,  mendoj se është e përshtatshme si për moshat e reja ashtu edhe për të rrituarit. Përmban një stil i përpunuar, dhe patjetër i qartë, plot informacione  Është një manual sa hitorik, kulturor, gjuhësor, shpirtëror për ato gjurmët  Ilire – shqiptare në Istria, pjesë e kulturës dhe gjuhës shqipe. 

Falenderojmë autorin që na solli një punim të tillë edhe bibliotekës sonë. 

Shoqata Iliria 

Me ardhjen e shqiptarëve në Istria  krijuan edhe jetën e tyre sociale-kulturale. 

Autori na njeh me shoqatën më të rëndësishme në Istria “Iliria” e cila është më aktivja në Slloveni dhe e themeluar në Kapodistria më 1998. 

Sipas autorit mësojmë se kjo shoqatë në fillim nuk kishte asnjë vend fizik për tu mbledhur dhe këtë e organizonin në vende private. Vetëm në 2015 komuna iu dha mundësinë që të merrnin një shtëpi të braktisur në periferinë e Koperit, e cila u strukturua me një entuziazëm  brenda 20  ditëve. 

Shoqata përmban në gjirin e saj me qindra pjestarë dhe të ndara në seksionet: artistik, letrare dhe sportiv. 

Shoqata organizon edhe klasa në gjuhën shqipe. Librat i furnizon Ministria e Arsimit të Kosovës. Shoqata nuk limitohet në aktivitetetet e saj ajo është  hedhur edhe fushën e publikimit ku  çdo vit nxjerrëorganin e saj gazetën  “ Iliria”. 

Shoqata ka ulumtuesit e saj si Salvator Zhiko, Edmond Mullaj si edhe shumë figura kryesore që krijojnë e mbajnë gjallë rrënjët, gjuhën, identitetin.

Presidenti i kësaj shoqate është Zoti Heset Ahmeti i të cilit për rolin e tij, për punën e tij për angazhimin serioz në mbështetjen e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqipe  i është dhënë edhe medalje Naim Frashëri. 

Kjo shoqatë në misionin e saj për të mbajtur gjallë  gjuhën, historinë shqipatre, mbështeti  edhe daljen në dritë,punën e madhe dhe serioze bërë nga  hulumtuesi Petro Shtoka. 

Qëndra albanologjike A. Bellusci Falenderon autorin e kësaj Vepre Petro Shtoka, për punën e madhe që ka bërë, në realizimin e hulumtimeve të kësaj vepre të detajuar, por edhe për dhuratën e këtij libri që i bëri bibliotekës A. Bellusci

Përgatiti  punimin  Ornela Radovicka 

Qëndra Albanologjike  A. Bellusci Frascineto 

Ornelaradovicka3@gmail.com 

C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715955339527.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\IMG-20240515-WA0039.jpg
C:\Users\iljas\Downloads\FB_IMG_1715234684444.jpg

Filed Under: Reportazh

MIRËNJOHJE FRAMËZUESE   

May 16, 2024 by s p

Hazir MEHMETI, Vjenë/

Abetarja që shkruan histori suksesi 

Mirënjohje nga Qendra e Studimeve në Kalabri. Tani e njëmbëdhjetë vjet A-B-C – Fibel, Abetarja e parë në Austri, e financuar dhe botuar nën përkujdesjen e Ministrisë së Arsimit të Austrisë. Tekst i standardeve të larta metodike për fillestarë.  .   

  Vlerësimi i punës sime, autor abetares, erdhi nga Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Kulturës Arbëreshe “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe Bibliotekës Internacionale “A.Bellusci” në Frasnitë (Frasnito) Kalabri e nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm Prof.Dr.Antonio Bellusci, Drejtuesja e Qendrës, Dr.Ornela Radovcka dhe Drejtori i Bibliotekës, AVV. Tommaso Bellusci.  Vite më parë në disa biblioteka qytetesh dhe shkolla dhurova libra, mes tyre dhe Abetaren. Ishte njëra nga format e afirmimit të mësimit shqip në diasporë.   Në Kalabri dhurova Së fundi në Institutin e Studimeve Albanologjike në Kozenca, në shkolla e biblioteka në katundet arbëreshe. Kudo u prit mirë dhe zgjoi kureshtjen me strukturën e saj të nivelit bashkëkohor metodik e didaktik. 
          Është viti i njëmbëdhjetë kur A-B-C Fobel-Abetare, është pjesë e katalogut shkollor në Austri dhe porositet në shumë vende të botës ku ka mërgimtarë shqiptarë.   Puna e thjeshtë me tekstin ua mundëson zhvillimin e shkronjave edhe atyre prindërve të cilët nuk kanë mundësi dërgimi të fëmijëve në shkollë.

          Mirënjohjet ndaj  punës sime nga Qendra e Studimeve dhe Kërkimeve të Kulturës Arbëreshe “Gjergj Kastrioti Skënderbeg” dhe Bibliotekës Internacionale “A.Bellusci” në Frasnitë (Frasnito) Kalabri, janë kënaqësi shpirtërore, janë forcë e detyrim.  Ndarja e saj nga Prof.Dr. Antonio Belushi, është e shenjtë për mua, gruan time Nexhmijen dhe familjen time. “Nga e merrni atë forcë për gjithë ato libra” – ishte pyetja e shoqëruar me përqafim vëllazëror që s’harrohet.   

        Sipas shënimeve nga botuesi Weber E Verlag, këtë vit shpërndarja e abetares u dyfishua krahasuar me vitet e më parme. Shfrytëzimi i saj në tërë globin për mësimin fillestar tregon për përparësitë e tekstit i cili po shkruan histori mësimi.
            Nisur nga shumë kërkesa të mësuesve në diasporë për Abetaren, po japim pak informata: Teksti –A-B-C Fiberl (Abtare) porositet dhe paguhet O-line nga të gjitha vendet ku ka mësim shqip: Weber E.Verlag, Tekste dërgohet menjëherë sapo të arrin pagesa. Aktualisht, është teksti më adekuat për alfabetim në diasporë, dhe në alfabetimin dygjuhësor.

           Vlerat praktike të një teksti mësimor i cakton vet nevoja e punës në klasë për te në zbatimin e metodologjisë së kohës në mësimdhënie dhe mësim nxënie. Një tekst i tillë e ofron tani e njëmbëdhjetë vjet Ministria e Mësimit të Austrisë përmes katalogut të Teksteve Mësimore për mësimin e gjuhës amtare dhe botuesi i njohur austriak  Veber Verlag. Ky tekst i financuar nga Ministria e Mësimit të Austrisë, A-B-C Fibel (Abetare), u hartua sipas standardeve të kohës për hartimin dhe botimin e teksteve mësimore krahas abetareve në gjuhën turke dhe kroate si pjesë e projektit Alfabetizimi në vitin 2010. Abetarja u prezantua në dhjetëra seminare në Austri, Gjermani, Zvicër, Suedi. Danimarkë, Kosovë, Shqipëri, Ulqin, Athinë… Vlerësime dhanë metodistë e pedagog nga disa gjuhë. Mes tyre Dr.Dr. Musa Kraja, “Një abetare e shkëlqyer në praktikën mësimore. Do ta fus në tekstet me vlera metodike e didakt

          Struktura hartuese, tipi i shkrimit, renditja e fjalive, figurat, hapësira argëtuese, hapësira e leximit dhe shkrimit e bëjnë këtë tekst të përshtatshëm për mësimin drejtë të shkronjave shqipe, leximin dhe shkrimin e fjalëve e fjalive. E veçanta specifike e këtij teksti janë figurat e shumta dhe kualiteti i tyre i përshtatshëm për moshën psikologjike e shoqërore të fëmijës së klasës së parë. Ky element e bënë të domosdoshëm për lidhen me alfabetimin në gjuhën e shkollës krahas atij në gjuhën shqipe.

Të gjitha standardet që i duhen një teksti u përcollën nga metodistë, pedagog e psikolog eminent duke e dhënë notën e lartë vlerësues dhe vizën për botimin e Abetares. Libri u prezantua në disa seminare si pjesë projekteve nga Ministria e Mësimit në Austri dhe seminaret në katalogët e shumtë duke informuar mësuesit e shkollave në Austri. 

Metodika 

Në Evropë akoma asnjë shtet nuk ka botuar dhe përdorur abetare në shqip e hartuar nga një mësues në procesin mësimor austriak.  Me disa elemente Abetarja në shqip vlerësohet si më e arrirë. Elementi dallues është shumë figura dhe thesari i fjalëve. Nisur nga kjo, ky tekst është i përshtatshëm në alfabetizimin dygjuhësor, paralel me gjuhën e shkollës. (Vlerësim nga albanologu dhe metodiku i njohur në hapësirat gjermano folëse, Prof.Dr.Dr.Basil Schader, (Zürich).

        Secila shkronjë ka tri faqe, faqja e parë kryesisht teknika e të shkruarit, pra ku fillon dhe mbaron shkrimi, tërheqje në hijezime, shkrimi i lirë në hapësirën përkatës. Faqja e dytë figura ku shkronja përkatëse është pjesë e secilës prej tyre, shqiptimi dhe caktimi i pozitës, ku shqiptohet shkronja: në fillim, mes dhe mbarim të fjalës, pastaj leximi vertikal si element i ri në abetaret në gjuhën shqipe.

       Madhësia e figurave, renditja e tyre, ngjyrat dhe hapësira për shkrim gjatë mes nxënies janë sipas formave metodike e pedagogjike psikologjike në përputhje me moshën e nxënësve. Kjo e bënë tekstin tërheqës në mësim nxënie dhe mësimdhënie. Në çdo shkronjë gjejmë gërshetimin metodik të elementit të perceptimit, shkrimit, shprehjes, shqiptimit, ngjyrosjes, leximit dhe lojës apo pjesa argëtuese. Është hera e parë mundësia e leximit vertikalisht nga shkronja, rrokja deri te fjala e plotë e cila në shumicën e rasteve shoqërohet me figurën përkatëse. Ky element është i ri edhe në krahasim me Fibel në gjermanisht, turqisht dhe BKS në Austri. Nga praktika, këtë e dëshiron nxënësi, pasi e lehtësoni bashkimin e shkronjave në rrokje dhe rrokjet në fjalë. Udhëzimet elementare për formën e punës, mësuesi i gjen në fund të secilës faqe. Shkronjat e alfabetit janë të shkruara vertikalisht në çdo shkronjë, ku shkronja e mësuar është e ngjyrosur në rendin alfabetik. Ata që punojnë paralelisht me mësuesen e klasës (gjuhën e shkollës) kanë shumë lehtë të bëjnë lidhjen e harmonizimin mes dy gjuhëve. Teknika e shkrimit është e njëjtë dhe kjo e shton ndihmën e ndërsjellë në shtimin e thesarit gjuhësor.

Tipi i shkrimit është i ri, nga tipat e shkrimit, Schulschrift (Shkrimi shkollor) tani me të cilin botohen tekstet e ciklit të ulët në Austri. Ky tip shkrimi është i thjesht dhe i kapshëm nga nxënësi. Shkronjat dallohen qartë njëra nga tjetra e jo sikurse deri tani tek tipat klasike të shkrimit ku ngatërrohen bie fjala i (I i) me l (L l) apo edhe ndonjë shkronjë tjetër ku nxënësi e humbiste sigurinë e tij në perceptimin figurativ e fonetik. Çdo shkronjë zë tri faqe.

       Faqja e parë   fillon me shkronjën e shoqëruar me figurën emri i së cilës fillon me shkronjën përkatëse. Është marr parasysh që figura të ketë emër që mund të lidhet me gjuhën e shkollës. ( psh. Brot – buka ). Teknika e të shkruari është e paraqitur me shigjeta të vogla dhe me numrave nga fillimi deri tek hapi i fundit i shkrimit sipas rregullave të shkrimit që zbatohen në gjuhën gjermane. Kjo e lehtëson ushtrimin e të shkruari në të dy alfabetet. Shkronja do shkruhet, po ashtu me 3-4 ngjyra pasi nxënësi e ka shkruar me laps. Kjo do e krijoj një kolorit të bukur tërheqës dhe do ta ushtroj tekniken e shkrimit. Tërheqja me laps në shkronjat e shkruara me ngjyrë e ndihmon shumë anën teknik dhe sigurinë e vetëbesimin e nxënësit. Kjo do pasohet me shkrimin e lirë të shkronjave duke e mbushur hapësirën e mbetur në rresht. Rreshtat që pasojnë, fjalitë, lexohen dhe pastaj mund të përshkruhen në hapësirën që pason. Në faqen e parë të çdo shkronje, anash, është i dhënë alfabeti sipas rregullit të shqipes. Kreativiteti në mësimdhënie vjen në shprehje edhe këtu, ku, mësuesja do bisedon duke krahasuar pozitën e shkronjës në alfabetin shqip, duke dalluar shkronjat qëka mësuar deri tani, krahasim me shkronjat në gjuhën e shkollës etj.

Faqja e dytë e pasur me figura e numri i të cilave përmban shkronjën e mësuar. Mësuesi e thotë emrin e figurë qartë duke dëgjuar vendin se ku gjendet tingulli i cili i përgjigjet shkronjës. Gjendet në fillim, në mes apo në fund. Në rrathët përkatës do shënohet me një plus apo shenjë tjetër pozita e tingullit të dëgjuar. Tingulli shënohet aq herë sa dëgjohet. Kjo formë e perceptimit të tingullit ka disa përparësi në të mësuarit e shkronjës dhe emrit të figurës. Emrat e figurave, preferohen të thuhen edhe në gjuhën e shkollës. Kjo do e lehtëson shumë alfabetimin paralel në të dy gjuhët. Sipas ekspertëve eminent austriak (albanolog), që e kanë redaktuar Abetaren A-B-C (Gutbeachter), këtu shihet vlera aktuale e saj si thesar e pasur figurash e fjalësh. Këto figura mund të kopjohen nga mësuesja, prehen, folizohen e pastaj të prehen. Me to në rreth nxënësish mund ta fillohet ora mësimore duke biseduar rreth emrit, me cilën shkronjë fillon figura etj. Pastaj kalon në punën me tekstin. (Edhe një element i ri bashkëkohor i Abetares).

        Faqja e tretë është e pasur me fjali të cilat do lexohen dhe përshkruhen nga nxënësit. Disa fjalë janë të shkruara vertikalisht duke filluar me shkronjën e parë. Shumica e këtyre fjalëve, emrave, janë të shoqëruar me figurën përkatëse sipër, një element i ri në Abetaren në gjuhën shqipe. Kjo e lehtëson njohjen, perceptimin e figurës dhe emrin e saj, shkronjave në fjalë dhe pozitën e tyre. Kjo metodë e ushtron me sukses lidhjen e shkronjave në rrokje, rrokjeve në fjalë. Ky lexim aplikohet me sukses në gjuhën gjermane vite me radhë. Në mbarim është dhënë pjesa ku nxënësi sadopak do pushoj duke zgjedhur një enigmë, ngjyrosje apo lojë me temë përkatëse.

      Teksti mundëson shprehjen kreative të mësueses/it gjithanshëm. Pjesa shtesë e të ushtruarit mund të plotësohet nga literatura përcjellëse që do përgatitet më parë. Në Austri është botuar edhe “Tekst ushtrimi 1” me fletë ushtrimi për secilën shkronjë. Ky tekst është i ngjashëm me tekstet ushtrimore në gjuhën turke dhe në gjuhën boshnjake, kroate, serbe (BKS). Mësuesit/et tani kanë mundësi më të madhe zgjedhje të materialeve mësimor krahasuar me të kaluarën. Ne akoma jemi larg në literaturën shkollore krahasuar me gjuhët tjera në Evropë. Aktiviteti i mësuesve/eve, kreativiteti i tyre do e ndihmon shumë afirmimin e mësimit shqip krahas gjuhëve tjera.

     Si ilustrim do paraqesim tri faqe të një shkronje /Dh/dh/, sa për ta parë mundësinë që ofron hapësira brenda tekstit. Teksti mundëson në shprehjen e kreativitetit metodologjik të mësuesit. 

Filed Under: Reportazh

Ambasadore e Republikës Së Shqipërisë Dr. Suela Janina Në Kombet E Bashkuara, Midis Nxënësve Të Shkollave Shqipe “Alba Life” Në Staten Island

May 13, 2024 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në ditën e shtunë plot diell në ishullin e magjishëm në Staten Island, New York erdhi për një vizitë në Shkollën Shqipe “Alba Life” Ambasadori i Kombit në Staten Island që është nje nga degët e shkollave shqipe në gjithë Nju Jorkun Ambasadore Dr. Suela Janina.

Ambasadore Suela Janina Përfaqësuesja e Përhershme e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara u mirëprit nga z. Qemal Zylo themelues dhe drejtor i TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, nga mësuesit Entela Muda, Elona Shkreta, Fatlinda Gashi dhe Rozeta Hyseni, prindërit dhe gjithë nxënësit. Takimi së pari filloi me prindërit para shkollës publike amerikane PS: 9 që është e njohur si një Shkollë Kombëtare me Shiritin Blu.

Një buqetë e bukur me lule bore, bardhë e blu iu dhurua Ambasadores nga nxënesët e shkëlqyera të kësaj shkolle Bora Alikaj dhe Laura Leka.

Dr. Suela falënderoi të gjithë prindërit që i janë bashkangjitur këtij Misioni Kombëtar dhe vazhdoi se ju bashkë me fëmijet tuaj sillni një copëz shqipërie këtu në këtë shkollë model. Shumë prindër si Hoxha, Martini, Qorraj, Caushi, Meka, Gjonbalaj, Coku, Balinski, Hajri e shumë të tjerë bashkëbiseduan me Ambasadoren Janina duke shprehur mirënjohjen e pakufishme për këtë shkollë që ka hapur dyert për të gjithë, për mësimin e Gjuhës Shqipe.

Pas takimit plot sukses me prindërit e shumtë, Ambasadore Janina vizitoi në fillim klasën e grupmoshës së më të vegjëlve ku jep mësim mësuesja e përkushtuar dhe e kualifikuar Elona Shkreta. Ambasdore Janina u mirëprit me duatrokitje dhe iu shprehu dashurinë dhe mirënjohjen nxënësve të vegjël që ulen në bangat e kësaj shkolle plot mirësi për të mësuar Gjuhën Amtare. Mësuese Elona Shkreta e përshëndeti dhe i uroi mirëseardhjen Ambasadores pranë kësaj shkolle dhe tha se ne punojmë fort në këtë shkollë e cila ka plot 17 vjet që ushtron këtë mision të shenjtë. Më vonë nxënësit e saj kërcyen vallen duke bërë thjesht mësim të rregullt me provat për Festivalin e Shkollave Shqipe që do të zhvillohet, më 8 Qershor. Ambasadore Janina me një komunikim të thjeshtë tërhoqi nxënësit në biseda të lirshme me ta dhe iu tha se gjuhën shqipe duhet ta mësoni dhe të mos e harroni kurrë.

Edhe në klasën e e më të rriturve të mësuese Entelës Ambasadore Janina u mirëprit me duartrokitje dhe me fjalinë e mirëseardhjes. Në dërrasë ishte shkruar për mikpritjen që po i bënin nxënësit me mësuesen, ndërsa mësuese Entela ftoi nxënëset e talentuara si Leka dhe Rudini të lexonin në shqip dhe anglisht fjalën e mirëseardhjes.

Ambasadore Janina u prezantua para klasës nga z. Qemal Zylo i cili foli shkurt për historikun e kësaj shkolle dhe foli me krenari për mësuesit, nxënësit, prindërit dhe për këtë shkollë që është dhe fidanishtja e Alba life. Ambasadore Janina shprehu mirënjohjen që iu rezervua për takimin me këtë shkollë dhe tha se emocionohem kur ju shikoj që jeni ulur në bangat e shkollës dhe mësoni gjuhën e nënës. Ajo i falënderoi përzemërsisht themeluesit, familjen Zylo, mësueset Muda, Shkreta dhe gjithë mësueset e Alba Life. Mbajeni fort këtë titull të rëndësishëm “Ambasador i Kombit”, Gjuhën Shqipe dhe Atdheun mos e harroni kurrë.

Duke e përcjellë me plot respekt në hollin e shkollës z. Amir Suka, ndërkohë drejtor i programeve të TV “Alba Life” e falënderoi Ambasadoren Janina dhe foli fjalë miradie për këto shkolla shqipe duke shprehur mirënjohjen e pakufishme për themeluesit, mësuesit. Ai vazhdoi se këto shkolla janë bërë model i mësimdhënies, frymëzimi dhe burim idesh për të hapur shkolla të tjera, por e rëndësishme është që ne duhet t’ju jemi përjetë mirënjohës.

Takimi u filmua nga z. Amir Suka president i kompanisë së mirënjohur “Alba Pro” dhe fitues i shumë çmimeve Emmy në New York.

Vlen për t’u përmendur dhe shprehim mirënjohjen në emër të gjithë stafit dhe mësuesëve të gjithë ambasadorëve që kanë ardhur në këtë rrugëtim të gjatë 17 vjeçar si: nga Amerika: Kryediplomati, Heroi i Kosovës, Ambasador William Walker, nga Shqipëria: Ambasadore Floreta Faber, Ambasador Ervin Bushati në Washington, Ditmir Bushati Ministri i Jashtëm i Republikës së Shqipërisë, Ambasadori Agim Nesho në Kombet e Bashkuara, Ambasadore Suela Janina në Kombet e Bashkuara, Donika Gërvalla Ministre e Jashtme e Repbulikës së Kosovës, Ambasadore e Kosovës në Washington Vlora Citaku, Ambasadorët e Republikës së Kosovës në Konsullatën e Kosovës në Manhattan si: Bekim Sejdiu, Teuta Sahatqija, Frymëzim Isufaj, Blerim Reka etj. Kanë vizituar shkollat dy presidentët e Kosovës z. Albin Kurti dhe kanë përshëndetur virtualisht Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryetari i Kuvendit të Kosovës z. Glauk Konjufca.

Të gjithë ambasadorët e Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës janë mirëpritur me plot respekt nga këto shkolla, jashtë politikave, pasi partia jone është vetëm Gjuha Shqipe dhe natyrisht bëhen frymëzim për nxënësit shqiptarë që janë lindur dhe rritur jashë trojeve shqiptare, sidomos për ata që kanë ëndrra për t’u bërë diplomat.

Ishte një e shtunë e punës së përhershme vetëm SHQIP dhe që do të mbahet gjatë në kujtesën e nxënësve dhe të mësuesëve pasi Ambasadore Dr. Suela Janina me një elekuencë në të folur dhe plot thjeshtësi la mbresa tek tek të pranishmit dhe preku zemrat e nxënësve.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 47
  • 48
  • 49
  • 50
  • 51
  • …
  • 174
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ABAZ KUPI – NJË FIGURË QËNDRORE E MBRETËRISË SHQIPTARE
  • “Skanderbeg in American Prose and Press”
  • Reçak and the Unfinished Business Between Kosovo and Serbia
  • Boshti i Kujtesës dhe i Udhërrëfimit: Nga Skënderbeu te Gërvallët dhe Kadri Zeka
  • Kryezoti
  • Evropa përballë një realiteti të ri sigurie; gjeneralët nuk po frikësojnë – po paralajmërojnë
  • Groenlanda, nyja strategjike e sigurisë globale dhe prova e realitetit të fuqisë amerikane
  • Muzika si art i komunikimit njerëzor
  • Keqkuptimi i mendimtarëve afatgjatë nga Shqipëria
  • “KUR SHTETI SULMON ZËRIN E VET”
  • Amerika dhe Rendi i Ri Botëror: Forca, Përgjegjësia dhe e Ardhmja e Perëndimit
  • Këmbana lufte – “Gruaja që Vinte nga Mjegulla” botohet në gjuhën angleze
  • The Last Besa…
  • FRANG BARDHI ME VEPRËN E TIJ, APOLOGJI E SKËNDERBEUT MBROJTI ME BURIME TË SHEK.XV E XVI, ORIGJINËN SHQIPTARE-ARBËRORE  TË SKËNDERBEUT
  • Ismail Qemali, 16 janar 1844 – 24 janar 1919

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT