• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Një mësimdhënës i shquar si Fatmir Krasniqi

October 30, 2024 by s p

Mësimdhënësi Fatmir Krasniqi shërben si model i dalluar dhe udhëheqës në rrugëtimin e tij shumëvjeçar të punës edukativo-arsimore. Ai mbetet shembull frymëzues për nxënësit dhe kolegët e tij. Ndaj në kemi zhvilluar me të një intervistë për jetën e tij profesionale, aq mbresëlënëse!

Fatmir Krasniqi ishte mësues i shquar në fushën e arsimit në Kosovë. Pasioni i tij mbetet të ndihmojë nxënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre për të qenë të aftë në profesionet që zgjedhin në fusha të ndryshme të jetës. Me një përvojë të gjatë dhe njohuri të thelluara, Krasniqi është spikatur për njohuritë e tij inovative dhe teknika të reja për të përmirësuar cilësinë e mësimit dhe për të përshtatur metodat e tij në përputhje me kërkesat e ndryshme në mësimdhënie. Krasniqi shërben si model i dalluar dhe udhëheqës në rrugëtimin e tij shumëvjeçar të punës edukativo-arsimore. Ai mbetet shembull frymëzues për nxënësit dhe kolegët e tij. Fatmir Krasniqi është diplomuar në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Gjakovë, në degën e Gjuhës dhe Letërsisë shqipe. Krasniqi është përfshirë në projekte dhe hulumtime akademike, duke pasur një ndikim të rëndësishëm në rritjen e standardeve arsimore dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vendin e tij.Ndaj në kemi zhvilluar me të një intervistë për jetën e tij profesionale, aq mbresëlënëse!  Ju ftojmë ta lexoni më poshtë! 

I nderuar prof.Fatmir Krasniqi, dimë se ju keni punuar në kohë lufte dhe në paqe, keni punuar në “Shtëpitë shkolla”, keni spikatur për gjuhën dashamirëse përballë çdo vështirësie akademike. Ndaj, bazuar në përvojën tuaj të gjatë në mësimdhënie, por edhe si profesionist i devotshëm tanimë, a keni vërejtur ndonjë ndryshim në pranimin dhe përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie nga kolegët dhe nxënësit tuaj? 

Në vitin 1981, në vitin kur filluan Demonstratat e studentëve në Prishtinë, e madje edhe në qytetet tjera të Kosovës, i dhe ngjarjet dramatike të asaj kohe që zhvilloheshin në Kosovë nën regjimin serbo- sllav, fillova të punoj në shkollën e vendlindjes sime, në Shkollën” Hasan Prishtina”, të Tërpezës së Malishevës, në shkollën ku isha nxënës i fillores.

Për mua ishte një ndjenjë e veçantë se me ish arsimtarët e mi u bëra shok e kolegë të profesionit, ku më mirëpritën, më mbështetën e më përkrahën shumë! Përkundër gjendjes dhe situatës së rëndë punonim me shumë dashuri, përkushtim e motiv për profesionin tonë të shenjtë që kishim. Nxënësit në atë kohë jo vetëm që dalloheshin në procesin mësimor, por shquheshin e veçoheshin në veprimtari të lira në kuadër të shkollës, të komunës, (atë botë i përkisnim komunës së Drenasit) e të Kosovës. 

Kishim nxënës shumë të zgjuar e talente në lëndë të caktuar mësimore. Organizonim gara mësimore. Ndërsa me veprimtari të lira nxënësit e shkollës sonë me talentin e vullnetin që kishin dalloheshin si lexues të pasionuar, poetë të vegjël e recitues të dalluar, piktorë, këngëtarë e valltarë që i dridhnin skenat e improvizuara të shkollave, e të sallave të Shtëpive të Kulturës. Këta nxënës të talentuar i sollën shumë mirënjohje shkollës në gara e manifestime të ndryshme në Drenas, Prishtinë e Ohër. Në vitin 1986, për shkak të ngjarjeve që ndodhën si dhe kërkesës për Republikën e Kosovës, atë kohë Kosova ishte krahinë në kuadër federatës jugosllave, ne mësimdhënësit akuzoheshin nga regjimi serbo- jugosllav, se ne te nxënësit po nxisnim nacionalizëm e irredentizëm! Filluan ta sulmonin e mohonin çdo gjë tonën që ishte kombëtare, si gjuhën, historinë e trashëgimin tonë kulturore e kombëtare. Bënin presionin në ndryshimin e përmbajtjeve të teksteve mësimore, si librat e gjuhës shqipe e të historisë, si dhe disa lëndë të tjera mësimore!

Kërkonin që veprat dhe njësitë mësimore të shkrimtarëve nga Shqipëria, e edhe ata nga Kosova që ishin të papërshtatshëm për regjimin, të largoheshin menjëherë! Mirëpo, ne ishim të vendosur përkundër masave që do të merreshin, ne do të vazhdonim me plan-programet tona.

Nga përvoja e asaj kohe te nxënësit u munduam ta kultivojmë ndjenjën e atdhedashurisë, të gjuhës, të fisnikërisë e të humanizmit! Në ato vite përkundër presioneve të ashpra e frikësuese, kërcënimeve e keqtrajtimeve, vrasjeve e burgosjeve masive, te nxënësit e mësimdhënësit ngrihej morali e motivi për të vazhduar, punuar, kontribuar e flijuar për Kosovën! Nuk ndaleshin Programet kulturo-artistike të shkollave, u formuan edhe shumë Shoqëri Kulturo-artistike, ku luajtën një mision të madh kombëtar!

Çuditërisht e mrekullisht lindi e lulëzoi Epoka e Artë e Pagëzimit të fëmijëve me emra shqip mbi bazën e ilirishtes, emra kuptimplotë shqip që tingëllojnë ëmbël, emra gjeografikë të lumenjve, qyteteve e trevave shqiptare. Shqipëria këtë vit me plot të drejtë e ka shpallur Vit të Gjuhës shqipe. Këtë duhet ta bëjë edhe Kosova.

Gjuha shqipe viteve të fundit po shëmtohet e shpërfytyrohet nga njerëz të pandërgjegjshëm. Gjuha shqipe është një nga gjuhët më të bukura e më të lashta të Kontinentit, bijë e ilirishtes dhe bën pjesë në familjen gjuhësore indoevropiane. Dy nga vargjet e Filip Shirokës janë aktuale edhe sot për fatin tonë të hidhur e ironik:

“Dhe kështu gjuha po shëmtohet

Dhe kështu kombi po mjerohet”.

E poeti ynë i madh Gjergj Fishta, në disa nga vargjet e tij shpërthen me shumë mllef:

Edhe atij iu thaftë, po, goja, 

qi përbuzë këtë gjuhë hyjnore, 

qi n’gjuhë t’huej kur s’asht nevoja

flet e t’veten e len mbas dore.”

Pra, gjuhën tonë të shenjtë e të bekuar ta ruajmë si sytë e ballit, ta kultivojmë e pasurojmë me fjalë shqipe e përherë ta mbrojmë.

Situata politike në fillim të viteve të 90-ta filloi të përkeqësohej shumë. Regjimi serb shpërbëri Kuvendin e Kosovës, të gjithë punëtorët shqiptarë dhunshëm i largoi nga puna, mbylli të gjitha institucionet më të larta publike e shtetërore. Nxënësit dhe mësimdhënësit i larguan nga shkollat. Por, shumë shpejt mësimdhënësit u organizuan dhe nuk u dorëzuan e as nuk u frikësuan nga regjimi i egër barbar, por të mbështetur nga prindërit e populli si dhe veprimtarët e vullnetarët e guximshëm organizuan mësimin në shtëpitë shkolla, dhe arsimi shqip mbijetoi.

Kemi përjetuar keqtrajtime e shumë peripeci, ekonomikisht e materialisht të dërmuar, por moralisht, shpirtërisht e emocionalisht të fortë e të pathyeshëm. Në Tërpezë mësimi mbahej në lokalet e shkollës! Unë, gjatë këtyre viteve udhëtoja me shumë vështirësi për çdo ditë mësimi Prishtinë-Tërpezë.

Dhe, në vitin shkollor1995-96, fillova të punoj në Shkollën “Hasan Prishtina”, të Prishtinës, për dy vite në zëvendësim të një arsimtareje! Objekti i shkollës ishte i ndarë me mure. Atë e kishin ndarë serbët meqë në këtë shkollë, si dhe në shumë shkolla të Prishtinës mësonin nxënësit serb. Ata kishin zgjedhur hapësirat më të mirë! Ndërsa, nxënësit e shkollës “Faik Konica i kishin larguar dhunshëm nga shkolla e tyre, e ku ishin të detyruar të shpërndaheshin në shkolla të tjera. Mikpritjen e ngrohtësinë e gjetën në Shkollën “Hasan Prishtina”. Drejtoria e mësimdhënësit e shkollës ua hapën dyert. Paramendojeni, mësimin nxënësit e “Faik Konicës”, mësimin e fillonin pas orës 16.00 deri në orën 20.00. Një vit shkollor pata mbajtur mësim me një klasë të 8-të. 

Më pas, në vitin 1997, kalova në Shkollën “Elena Gjika”, deri në maj të vitit 2022, kur edhe u pensionova. Edhe në shkollën “Elena Gjika”, mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe, serbe, e turke! Serbët edhe pse me numër më të vogël nxënësish kishin zgjedhur hapësirat më të mira të shkollës, katin e dytë e të izoluar nga nxënësit shqiptarë.

Ne shfrytëzonim vetë katin e parë me më pak dhoma mësimi e me numër të madh nxënësish, me një sallë shumë të vogël të arsimtarëve, por që ne arsimtarët me vullnetin tonë të çeliktë e të pathyeshëm e me motiv shumë të lartë atdhetar e kombëtar për të mbajtur e për të mos e ndërprerë mësimin për asnjë ditë, e zbukuronim dhe e hijeshonim sallën!

Ndërsa hijeshinë, harenë e dashurinë, buzëqeshjen e krenarinë klasave e korridorit të ngushtë e të errët të shkollës ia jepnin nxënësit me plot shkëlqim e rrezatim, me shpresë e ngadhënjim se agu i lirisë po afrohej e po lind një ditë e re me plot diell e rreze të ngrohta!

Ndërsa, një kënd e hapësirë shumë e ngushtë që shërbente për mjete pune ishte shndërruar në zyre për një Zonjë të rëndë, për drejtoreshën shumë të suksesshme, të dashur shumë për nxënës e mësimdhënës, për një reformatore e largpamëse të arsimit- Greta Kaçinarin, dhe sekretarin e shkollës, të urtin e veprimtarin Sherif Jaha.

Edhe pse punonim në kushte e rrethana të jashtëzakonshme mësimi zhvillohej normalisht. Nxënësit ishin shumë të edukuar e të respektuar, të përkushtuar për mësim e dije dhe veprimtari të lira.

Po, e ndaj edhe një përvojë timen shumëvjeçare në arsim, ku diku rreth mesit të viteve të 80-ta, u provua me Mësimin e Orientuar, Shuvarizmin, e që në fakt pas një kohe doli se nuk pati rezultate, dhe ishte shndërruar në Mësim të ç’orientuar?! Po ashtu edhe pas luftës u provua me Daksnerizmin, ku nga Orari i rregullt mësimor u hoq e u largua Ora e Kujdestarisë, ose më herët ishte e emërtuar si orë e Edukatës morale, që është shumë e vlefshme dhe e domosdoshme në ditët e sotme.

Paramendojeni çfarë prove u bë me klasat e 9-ta, në vend se të përgatiteshin e udhëzoheshin për orientimin e tyre profesional, ata, pra nxënësit u përballën me 22 lëndë mësimore, pa i shikuar e studiuar mirë e me kujdes plan-programet mësimore?!

Madje Klasa e 13-të dëshmoi se nuk pati sukses?!…

Prova të panevojshme që nuk dhanë rezultate, por që e pësuan shumë nxënësit në atë kohë.

Nga eksperienca që ju keni pasur gjatë binjakëzimit të shkollës Shqipëri-Kosovë, cilat veçori do t’i identifikoni si të domosdoshme? Për çfarë shërbejnë këto eksperienca?

Në përvojën time shumëvjeçare në arsim jam munduar të jap një kontribut modest në mbështetje të veprimtarive të lira duke i zbuluar nxënësit e zgjuar e talente, dhe duke ua krijuar mundësinë që dhuntinë e tyre ta shprehin e shfaqin në programet e ndryshme kulturo-artistike në nivel të shkollës, Prishtinës e Kosovës, e sidomos kulminacioni arriti në kohën kur filluam veprimtaritë e përbashkëta mbarëkombëtare. Ky në përvojën time jetësore është dhe do të mbetet kulmi dhe përmbushja e ëndrrës shekullore e bashkimit fizik, shpirtëror e emocional, arsimor e kulturor me Shqipërinë dhe shkollat e Shqipërisë!

Bashkëpunimi me Shqipërinë ishte një rrugëtim i gjatë e me shumë peripeci, por mbi të gjitha ishte një bashkëpunim shumë i frytshëm e i suksesshëm, i pakrahasueshëm e me vlerë të madhe kombëtare.

Për mua, nxënësit e mësimdhënësit që bashkëpunuam me Shqipërinë janë momentet më mbresëlënëse e të paharruara për jetë.

Dhe, për herë të parë nxënësit e ShM “Andon Zako Çajupi”, të Tiranës, së bashku me nxënësit e Shkollës fillore “Elena Gjika” të Prishtinës, si dhe të rinjtë nga Free Youth Club Vidin nga Bullgaria, shfaqën legjendën shqiptare në Teatrin Ballkanik “Kush e solli Doruntinën”, më 30 maj 2006, në Sallën e Kinemasë së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, në Tiranë.

Rolin kryesor të Doruntinës e luajti me një mjeshtri të lartë artistike nxënësja e shkollës sonë që ishte në klasën e 8-të, Fiona Gllavica, ku mori duartrokitje të gjata e frenetike duke e ngritur në këmbë publikun e duke ua rrëmbyer zemrat e tyre. Ishte shfaqja e parë e përbashkët mbarëkombëtare e ndërkombëtare, ku na i hapi rrugët e shtigjet e bardha drejt një bashkëpunimi të çiltër e vëllazëror edhe në shumë veprimtari të tjera. Koordinatorë të këtij projekti madhor ishin Ina Kasimati, profesoreshë e dalluar dhe shumë e respektuar e Gjimnazit “Andon Zako Çajupi”, veprimtare e koordinatore e palodhshme dhe shumë e suksesshme! Ina, tani është duke u përballë me një sëmundje të rëndë, por që do ta mund edhe kësaj radhe. Lutemi për shërimin e plotë të saj!

Ardita Repishti, ish profesoreshë e Gjimnazit, si dhe drejtoreshë QKK të Fëmijëve të Tiranës, veprimtare e palodhshme që e donte shumë Kosovën. Nga Prishtina, isha unë së bashku me Lindita Loshin, një veprimtare e re, energjike dhe e palodhshme, ish drejtoreshë e Qendrës Rinore të Prishtinës!

Falënderoj për mbështetje të pakursyer e bashkëpunim ish drejtorin e shkollës, Osman Vitia, që ishte i gatshëm kurdoherë që kisha veprimtari të përbashkëta me nxënësit e shkollës sonë me nxënësit e shkollave të Shqipërisë, të më zëvendësojë vet personalisht, meqë ishim të të njëjtit profesion, ish zëvendës drejtoreshën Shpresa Gashin,  mësimdhënësit Arstina Kadiun, Isuf  Pirrakun, Miradije  Qehajën, Lule Llalloshin, Fitore Ahmetin, Florim Gashin, sekretarin Nazif Biçkun, si dhe të gjithë mësimdhënësit tjerë të shkollës, prindërit, kryetarët e Këshillit të Prindërve, përfaqësuesit e Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Arsimit, Drejtorisë Komunale të Prishtinës, e në veçanti nxënësit e mi më të cilët bashkëpunuam, dhe ata janë kurorëzimi i të gjitha sukseseve të përbashkëta mbarëkombëtare!

Falënderojmë Teatrin, “Dodona”, në veçanti Valdet Ramën, si dhe Teatrin Kombëtar. 

Po ashtu falënderim e mirënjohje të thellë për veprimtarinë tonë të përbashkët mbarëkombëtare edhe për të gjithë mësimdhënësit, udhëheqësit e shkollave, profesorët e kompozitorët e mirënjohur të Tiranës, Durrësit e Gjirokastrës.

Liri Shkëmbi, e ndjerë, ish drejtoreshë e suksesshme, veprimtare e atdhetare e shkollës së binjakëzuar “Niket Dardani”, Tiranë.

Liliana Zaimi, një zonjë e rëndë, shumë fisnike e bujare, ish nëndrejtoreshë. Mësimdhënësin Astrit. Ariana Maçin, drejtoreshë e suksesshme në disa shkolla të Tiranës, miken e dashur të shkollës sonë.

Kozeta Noti, e ndjerë, profesoreshë universitare, veprimtare e palodhshme, ish drejtoreshë e Qendrës Evropiane të Edukimit. Kompozitorin e mirënjohur e mikun e dashur të shkollës sonë, Agim Rrezën. Zija Zaimin, Migena Rizën, Jeta Dedën, Gjergj Memën, si dhe Babain e dëshmorit të kombit, luftëtarin e tri luftërave të të gjitha trojeve shqiptare, Skerdilajd Llagami, “Komandant Shpendin”, profesorin, veprimtarin e atdhetarin e shquar, Bardhyll Llagamin. Shkollën Dora D’Istria”. Shkollën e binjakëzuar “Hamza Muça”, Fatmira Mulliqin, drejtoreshën e miken e madhe të shkollës sonë, si dhe shumë personalitete të tjera, e në veçanti nxënësit dhe të rinjtë, ardhmërinë tonë të ndritshme të përbashkët. Për shkak të hapësirës së intervistës, duke ju kërkuar ndjesë për kohën, më duhet shkurtimisht t’i pasqyrojë edhe shumë veprimtari të tjera kombëtare.

Prej datës 18-23 shtator 2006, në vizitë në shkollën tonë ishin 8 nxënës dhe dy profesoresha të ShM “Andon Zako Çajupi, nga Tirana, Ina Kasimati dhe Ardita Repishti. Nxënësit tiranas u sistemuan në familjet mikpritëse e bujare të nxënësve të shkollës sonë.

Më, 23 shtator 2006 në Teatrin Kombëtar u dha shfaqja e përbashkët “Kush e solli Doruntinën”.

Më, 19 mars 2007 në Prishtinë, në bashkëpunim me QKK të Fëmijëve të Tiranës, dhe nxënësve të shkollës sonë u mbajt Festivali i Zërave të Rinj.

Më 27 mars 2007 në Tiranë ndodhi mrekullia.

U bë binjakëzimi i ndërmjet Shkollës “Niket Dardani”, Tiranë dhe Shkollës “Elena Gjika”, Prishtinë. Atmosferë e përzemërt e pritje e paparë ndonjëherë, e që përjetësisht nuk do të harrohet!

Prej datës 23-29 prill 2007, në Tiranë, nxënësit e shkollës sonë së bashku me nxënësit e ShM të Gjimnazit “Abdyl Frashëri”, të Malishevës, përfaqësuam Kosovën në Javën Ndërkombëtare të Sigurisë Rrugore. Fëmijë dhe të rinj të sigurt në rrugë të sigurta.

Nxënësit tanë së bashku me arsimtarët ishin mysafirë të shkollës së binjakëzuar, “Niket Dardani”. Nxënësit tanë qëndruan dhe u vendosën në familjet shumë mikpritëse e bujare të nxënësve të Tiranës, fal organizimit, angazhimit e mikpritjes së përzemërt të Liri Shkëbit, drejtoreshë e shkollës.

Ajo me pritjen e ngrohtë dhe shumë të përzemërt që kishte organizuar për ne, na tha duke m’u drejtuar mua personalisht kështu: “Gjatë këtyre ditëve sa do të qëndroni, nxënësit e ‘Elena Gjikës’, janë tanët, dhe se unë personalisht do të kujdesem për ta”. 

Nxënësit dhe arsimtarët e shkollës sonë prezantuan në orët mësimore dhe në aktivitetet e përbashkëta me nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës “Niket Dardani”.

Më 9 Maj 2007, në Tiranë, me rastin e Ditës së Evropës, nxënësit tanë me shumë sukses u paraqitën me këngë, ese e pikë baleti.

Më 30 shtator 2007, në Prishtinë, nxënësit e ShM “Andon Zako Çajupi”, së bashku me Ina Kasimatin, Gjergj Mema, profesor e regjisor i njohur, së bashku me nxënësit e shkollës sonë bashkërisht dhanë shfaqjen “Mashtrimi”, në Teatrin”Dodona”.

Më 17 nëntor2007, në Prishtinë, organizuar nga shkolla jonë u mbajt Festivali i Zërave të Rinj, Edicioni i Prishtinës, që do ta përfaqësojë Kosovën në Festivalin Mbarëkombëtar të Zërave të Rinj, që do të mbahet në Finalen e madhe në Tiranë.

Ishin përfaqësuesit dhe personalitetet e shquara nga Tirana, si Ardita Repishti, Agim Rrëza, profesor e kompozitor i nderuar, një grup nxënësish nga Tirana, me mësuesen e tyre të Baletit, Fridën.

Më, 25, 26, 27 nëntor 2007, në Tiranë, tri nxënëse të Shkollës sonë përfaqësuan shkollën e Kosovën, në Festivalin Mbarëkombëtar të Zërave të Rinj, ndërsa në finale që u mbajt më 27 Nëntor, në Sallën e Akademisë së Arteve, nxënësja e shkollës sonë Bleranda Çitaku, zuri vendin e dytë.

Po ashtu gjatë vitit 2008, u realizuan edhe shumë aktivitete të nxënësve e të rinjve nga Tirana, Gjirokastra e Prishtina.

Më 2 dhjetor, 2008, në Gjirokastër qëndruam një grup nxënësish të shkollës sonë dhe rë gjimnazit të Malishevës, me rastin e 100 Vjetorit të Gjimnazit të njohur”Asim Zeneli”.

Nxënësja Filloreta Raçi, e njohur si Fifi, u paraqit me monologun e plakës Nicë të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, ku ngriti në këmbë publikun gjirokastrit.

Ndërsa, Agur Shala, Genta Deva dhe Fiona Gllavica, me potpuri vallesh popullore e dridhën skenën e Gjirokastrës.

Deri në vitin 2018, kur më 9 nëntor shënuam 12 vjetorin e bashkëpunimit mbarëkombëtar, si dhe 550 Vjetorin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, janë mbajtur shumë veprimtari të përbashkëta, si festivale, programe kulturor-artistike, shfaqje, ekspozita e promovime edhe në ambientet e Kryeministrisë së Shqipërisë, pjesëmarrje në orët mësimore.

Është një përvojë e madhe dhe shumë e suksesshme. Kuptohet se lypset vullnet, punë, përkushtim, kohë e mund, por kur sheh rezultatet e sukseset, si dhe urat e lidhura të bashkëpunimit vëllazëror, na bën të gjithëve të ndjehemi krenarë. Për nxënësit e dalluar, të zgjuar e talente janë kujtime të paharruara, ndërsa njohja me njëri-tjetrin, miqësia, mikpritja e bujaria shqiptare mbeten përjetësisht!

Ftoj mësimdhënësit dhe nxënësit e Shqipërisë dhe Kosovës që ta vazhdojnë e thellojnë bashkëpunimin e tyre arsimor e kulturor, e veçmas Institucionet, si dhe drejtorët e shkollave, dhe koordinatorët e papërtueshëm.

Pas Pandemisë së mallkuar nuk po vërehet ndonjë vullnet e dëshirë e zjarrtë për të rifilluar me bashkëpunime e veprimtari të përbashkëta vëllazërore?!

Të filloni sa më parë!

Ju priftë e mbara!

Si mund të përdoret më efektivisht teknologjia në mësimdhënie për të përmirësuar përfshirjen dhe angazhimin e nxënësve?

Asnjë teknologji më bashkëkohore dhe më e përsosur nuk mund ta zëvendësojë një mësues të mirë që është shembull dhe profesionin e ka jo vetëm mision, por edhe pasion. Megjithatë disa metoda tradicionale të mësimdhënies për nxënësit e zgjuar e talente nuk kanë qenë fare tërheqëse, si dhe përmbajtja e teksteve në disa lëndë të caktuara mësimore. Pra, nuk kanë zgjuar interesim e as motivim, dëshirë për kërkim e hulumtim.

Puna në grupe një kohë nuk është punuar me përkushtim.

Ka munguar te disa mësimdhënës përkushtimi e qasja profesionale e nxitjes dhe përfshirjes të të gjithë nxënësve. Një pjesë e nxënësve kanë qenë pasiv dhe nuk janë angazhuar sa duhet.

Tani, Teknologjia në mësimdhënie po ua mundëson nxënësve të jenë më të pavarur në mendimin e tyre kritik, në aftësitë komunikuese, në ide, e veçmas në punën me grupe të kenë burime informacionesh të llojllojshme të vlefshme e shumë të suksesshme.

Nxënësve, u krijohet mundësia që në mënyrë të pavarur, por edhe me ndihmën profesionale të mësimdhënësve të bashkëveprojnë e komunikojnë lirshëm e të bashkëpunojnë në grupe me nxënës e shkolla të tjera, me rrethin, por edhe me studiues të kësaj lëmie nga mbarë bota.

A keni eksperimentuar me modele të ndryshme të mësimit, si p.sh. mësimi i personalizuar apo mësimi bazuar në projekte?

Kam provuar me metoda të ndryshme më bashkëkohore të mësimit të personalizuar, por po veçoj një përvojë timen jetësore fal nxënësve, idesë së tyre, përkushtimit e dëshirës për punën e realizimin e rrallë, e të veçantë te një Projekti madhor.

Viti 2018 ishte viti i Gjergj Kastriotit Skënderbeut.

Më, 17 janar 2018, me klasat e 8-ta organizuam veç e veç sipas orarit mësimor të shkojmë te Shtatorja e kryetrimit tonë legjendar, heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit duke e nderuar e shpreh dashurinë e madhe për heroizmin e tij.

Nxënësit patën për detyrë që gjatë tërë javës orën e Gjuhës shqipe t’ia kushtojnë jetës dhe bëmave të tij me veprimtari të ndryshme e me punë të pavarur individuale e në grupe .

Më, 23 maj 2018, në Kryeministrinë e Shqipërisë, nxënësit e klasës së 8-të Elbion Redenica dhe Melos Kuçi prezantuan e promovuan aplikacionin “Scanderbeg”, me rastin e 550 Vjetorit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Po ashtu disa nxënës u paraqitën edhe me një program të shkurtër e simpatik kulturo-artistik me një recitim artistik nga Rita Shala, dy ese përmbajtjesore nga Eliza Gjoshi e Lisa Sahatçiu.

Gjithashtu, Elda Osmani, Driola Krasniqi e Shkurta Selmani, Punimin e përgatitur me letra të rrotulluara të portretit të Skënderbeut, ia dhuruan kryeministrit Edi Ramës.

Simbolika: 25 beteja i zhvilloi Gjergj Kastrioti, dhe 25 Vjet veprimtari të bujshme të Shkollës”Elena Gjika”, me Shqipërinë.

Edhe, kjo është një dëshmi e veprimtarive dhe projekteve ideore e madhore të nxënësve.

Si mendoni se mund të përfitojnë nxënësit nga përdorimi i teknologjisë në mësimdhënie në të ardhmen?

Shumë! Veç të jenë të kujdesshëm në përdorimin e tyre, se u krijon mundësi e hapësirë shumë të madhe hulumtuese, zbuluese e një varg përfitimesh të dijes e të arriturave shkencore në të gjitha fushat e jetës. Ta ruajnë edhe gjuhën e komunikimit kulturor!

Dhe në fund, cila është porosia që u jepni mësuesve të rinj?

Para se të shkelni në pragun e shkollës, harrojeni çdo brengë personale e familjare tuajën. Përkushtim dhe vetëm përkushtim, durim dhe vetëm durim, dashuri dhe pasion për profesionin, se për ju fillon një rrugë e betejë e gjatë e dritës dhe diturisë. 

Rrëmbeni e pushtoni zemrat e nxënësve. 

Dhurojini atyre dashuri e ngrohtësi, buzëqeshje e çiltërsi, kënaqësi e qetësi, mësim e dituri, shkathtësi e lumturi. Ju mësuesit e ardhshëm para se të jeni mësues të mirë e të dalluar, të jeni edukatorë të mirë, të luani rolin e prindit, psikologut, pedagogut, po pse jo nganjëherë edhe të artistit. Të depërtoni thellë në botën shpirtërore e emocionale të nxënësve. Të keni kujdes të mos i lëndoni emocionet e tyre, dhe gjithmonë t’i kontrolloni emocionet tuaja. Në arsimin fillor edukimi e shkollimi duhet të jenë në radhë të parë. Për asnjë çast mos e lëni edukimin duke u mburrur me realizimin e plan-programit mësimor. Gjithmonë të jeni të përgjegjshëm dhe mësoni nxënësit edhe me shkathtësitë e jetës.

Të mos i ngarkojnë nxënësit me shumë detyra, e veçmas të jenë shumë të kujdesshëm në pyetjet e dhëna të ndërlikuara në disa tekste mësimore. Jo, për çdo ditë teste! T’i motivoni e shpërbleni nxënësit që lexojnë sa më shumë libra e lekturë shkollore. Të përqendroheni në zbulimin e mbështetjen e nxënësve të zgjuar e talent.

Intervistoi Ina Dede 

© Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

Filed Under: Sociale

Jeta dhe vepra e mbesës së Isa Boletinit

October 9, 2024 by s p

Mimoza Dajçi/

Pak ditë më parë u nda nga jeta arsimtarja e parë shqiptare e gjuhës angleze në Kosovë, patriotja dhe mbesa e Heroit të Popullit Isa Boletini, Rabije Murati Rrahmani. 

Pas një sëmundje të shkurtër, nën mbikqyrjen e djalit të saj Asdrenit, dhe kujdesit të jashtëzakonshëm nga vajzat e një familje të shquar patriotike në Mitrovicë, familjes Suhodolli, motrat Teuta Suhodolli Berisha dhe Afërdita Suhodolli Buqinca, si dhe Aida Breca dhe Merita Zymberi nga Prishtina, të cilat sëbashku me Asdrenin, u përkujdesën për Rabijen deri në momentin e fundit të jetës së saj. Rabije Murati Rrahmani u nda nga jeta në qetësi, në shtëpinë e saj në Londër, më datë 19.09. 2024. 

Fill pas mbarimit të luftës së dytë botërore familjes së Iliaz dhe Shehide Muratit do t’i vinte në jetë Rabija, fëmija e katërt e tyre. Rabije Murati Rrahmani lindi në Mitrovicë më 27 Shtator 1944. Fëmijët e tjerë më të rritur të tyre ishin Minire Murati Quna (gjallë) Remzi Murati dhe Bahrie Murati Polloshka (të ndjerë). 

Nëna e katër fëmijëve të vegjël Shehide Boletini Murati ishte e bija e Heroit të Popullit Isa Boletini, ndërsa i ati i tyre Iliaz Murati ishte nip i patriotit dhe Heroit të Popullit Hasan Ferri. Kur Rabija, fëmija më e vogël e familjes ishte vetëm një vjeç, i ati Iliaz Murati ndërroi jetë në një moshë tepër të re. 

Atë kohë, në shtetin që do të quhej Jugosllavi po instalohej regjimi komunist. Pas vdekjes së bashkëshortit Shehidja dhe fëmijët e saj kaluan shumë peripeci në jetë dhe një periudhë të vështirë politike – ekonomike. Megjithë represionin serb nëna e re i rriti dhe edukoi fëmijët me shumë mund e sakrifica, por nën frymën e atdhedashurisë, patriotizmit, humanizmit dhe dashurisë për njerëzimin. 

I njëjti regjim u instalua edhe në Shqipëri, një pjesë e konsiderueshme e familjes së tyre jetonin në Shqipëri, përndjekjet e vrasjet politike vijuan në të dy anët e kufirit. Pas humbjes së bashkëshortit Shehide Boletini Murati do të ballafaqohej me sfida të tjera siç ishin persekutimet dhe internimet e vëllezërve të saj nga diktatura komuniste. Me absurditetin më të madh ky sistem ishte po aq i fuqishëm dhe i pamëshirshëm edhe në Shqipëri. Siç ishte atentati ndaj djalit të Isa Boletinit në Shkodër Adem Boletini nga qeveria komuniste, respektivisht nga Vasil Shanto thotë në një intervistë të saj Rabije Murati Rrahmani për gazetën “Albania Post” në Londër. Si dhe vrasjet, burgosjet dhe internimet e djemve të tjerë të Isës, nipave e mbesave të tij nga forcat sllavo-komuniste në Kosovë dhe Shqipëri.

Arsyeja e këtyre persekutimeve ishte sepse Isa Boletini kishte luftuar për bashkimin e trojeve shqiptare dhe njëri apo tjetri më shumë nga djemtë e Isa Boletinit nuk pajtoheshin me idetë komuniste si dhe me ndarjen e trojeve shqiptare, për të cilat familja dhe mbarë populli kishin sakrifikuar aq shumë. 

Nënë Shehidja kontriboi në rrugëtimin, shkollimin, integritetin dhe pavarësinë personale të fëmijëve të saj. Ashtu si edhe i ati Isa Boletini, i cili edhe pse nuk ishte i shkolluar, e njihte rëndësinë dhe vlerën e arsimimit për brezat e rinj. Për këtë qëllim hapi dhe  financoi në Boletin dhe fshatrat rreth Mitrovicës disa shkolla, ku fëmijët të ndiqnin mësimet e gjuhës shqipe duke bartur edhe shpenzimet e mësuesve.

Rabije Murati Rrahmani u diplomua në Shkallën e parë në Fakultetin Filozofik për Letërsi Angleze në Prishtinë, aty ku u njoh dhe me shokun e saj të jetës Ali Rrahmanin, të cilët nga martesa e tyre do të kishin dy djem Nolin i cili u nda nga jeta disa vite më parë dhe Asdrenin, artist e muzikant. Fillimisht jetuan në Gjakovë prej nga ishte Aliu. Rabija punoi si arsimtare e gjuhës angleze në shkollën fillore “Mustafa Bakija” ndërsa Aliu profesor po i gjuhës angleze në shkollën Normale “Isa Grezda” në Gjakovë. Pas viteve 60′ u shpërngulën në Prishtinë, Rabija filloi punë në shkollën e mesme ekonomike ku ligjëronte gjuhën angleze më pas e kaluan në shkollën fillore “Ismajl Qemajli” në Prishtinë. Ndërsa Aliu kishte marrë përsipër detyra të reja.     

Ajo dhe familja e saj jetuan nën çensurë e terror të plotë në Kosovë, shpesh duhej të paraqiteshin tek zyrat e policisë sekrete jugosllave, SUP-it në Kosovë, siç ishte rasti kur në vitin 1991 në shkollën “Ismajl Qemajli” në Prishtinë, u bë panik sikur dikush kishte hedhur helm për të helmuar nxënësit. Nga katër mësueset që ishin në atë shkollë, vetëm Rabijen e thërritën në zyrat e SUP-it, për të dëshmuar për ngjarjen, që ajo nuk kishte as lidhje as dijeni. Ky ishte nje aspekt i presionit dhe persekucionit qe ushtronte represioni serb mbi familjen Boletini, fëmijët, niperit e mbesat e tij.

Ja si e kujtonte ajo gjyshin Isë: “Kishte raste që me vite gjyshi Isë me djem, nipat e luftëtarët e tij nuk shiheshin në Kullë, pasi ishin gjithë kohës nëpër luftime, e kur kthehshin gëzoheshin të gjithë. Më kujtohet një herë, thotë ajo, kur teze Ajete (motra e Shehides) i tha vajzave të familjes: “Motra shikoni kush ka ardh, shikoni kush ka ardh”! 

Kishin mall e dashuri të madhe e të munguar për babain e tyre. 

Në vitin 1976 me një dekret të qeverisë shqiptare Isa Boletini shpallet Hero Kombëtar, por me njohjen e Isës si figurë kombëtare regjimi jugosllav shtoi edhe më tepër interesimin për familjen dhe veprimtarinë e saj. Kaluan vite të terë dhe familja mbeti e ndarë përtej dy kufijve Shqipërisë dhe Kosovës dhe askush nuk dinte se çfarë po ndodhte me jetën e tyre.

Rabija kujtonte me dhimbje edhe bisedën mes dy bijave të Isës, Ajetes dhe Shehides kur u takuan pas shumë vitesh për herë të parë në Shqipëri në vitin 1976. Ajete Boletini jetonte në Durrës, ishte martur me Abdullah Maxhunin, njeriun më të besuar të Isa Boletinit dhe kishin dy fëmijë Afërditën dhe Nazmiun, i cila ka disa vite që është ndarë nga jeta. Afërdita u martua me nipin e Hasan Ferrit.

Udhëtimi në Shqipëri i Anë Shehides (sepse Ana e thërrisnin fëmija) u përcoll regullisht në “distancë” nga shërbimet sekrete shqiptare dhe spiunëve jugosllavë. Mbaj mend atë kohë edhe gjyshja ime Hajrie Boletini Dajçi e pat takuar teze Shehiden në fshehtësi të plotë në Tiranë, pasi im atë edhe pse në pension vuante dënimin në burgjet politike shqiptare, ndërkohë që kisha edhe xhaxhain të pushkatuar pa gjyq si intelektual dhe antikomunist nga forcat sllavo-komuniste në Prizren në vitin 1944.

Kam biseduar disa herë me teze Rabijen, vazhdimisht fliste për Kullat e jetën e nënës, gjyshit Isë e gjyshes Ajshe në Boletin, përshkruante aq bukur begatitë natyrore, bujarinë, mikëpritjen, zakonet e trimëritë e nënë Shehides, patriotizmin e bujarinë e babait të saj Iliaz Muratit, vëllain Remzi Murati nipi i Isa Boletinit që mes zjarrit të luftës e rreziqeve të mëdha solli eshtrat e Tij, nipave dhe luftëtarëve trima në Kosovë, që u vranë tradhëtisht në Mal të Zi.

 Shprehja e famshme e Isa Boletinit se: “Ballkani nuk do të ketë kurrë qetësi dhe për këtë faji do të bie mbi ju, e jo mbi ne, që do të luftojmë përherë deri sa të çlirohemi”. Eshtë aktuale edhe sot, pasi Serbia nuk po ndalet me provokacionet,  sulmet e vrasjet e saj në Kosovë. 

Diplomati dhe politikani anglez Abrey Herbert, miku i shqiptarëve dhe i Isa Boletinit e ka quajtur Isa Boletinin “Robin Hudi i Shqipërisë”.

Ndërsa gazetarja amerikane Bertha Spencer për Isa Boletin ka thënë: “Heroi më i madh shqiptar qysh prej Skënderbeut në Shekullin e XV-të”. 

Rabije Murati Rrahmani ishte një grua dhe nënë e rrallë, intelekuale e mirëfilltë, zonjë fisnike që përfaqësonte me dinjitet familjet Murati, Boletini, Ferri. Ishte kënaqësi e veçantë të bisedoje me të, aq shumë të tërhiqte ngrohtësia, inteligjenca dhe dashuria e saj për anëtarët e familjes dhe të afërmit e gjakut të saj. 

Nuk pata rast ta vizitoj në Londër, por do të shkoj patjetër me mbesat e nipërit e saj që nuk e harrojnë kurrë, për të vendosur tek varri i saj një kurorë me lule të freskëta. Edhe pse pas shumë vitesh që arrita të njoh gjysmën tjetër të familjes time në Kosovë dhe në botë, jam e lumtur që plotësova amanetin e babait tim.

Filed Under: Sociale

October is Breast Cancer Awareness Month

October 4, 2024 by s p

Dr. Fjolla Hyseni/

October is Breast Cancer Awareness Month, a time to underscore the significance of early detection and life-saving screenings. Breast Cancer is the most common cancer in women worldwide, but if it is taken care of at an early stage, it will be definitely treated. A routine mammogram, clinical breast exams, and occasionally, ultrasound or MRI are tools for early diagnosis, which are indispensable to the identification of cancer before showing the symptoms.

Indiscriminately, it is not always available to access the screening test. High-income countries have witnessed the decrease in the death toll of breast cancer caused by the increased use of screening programs. By utilizing mobile mammogram units and advanced diagnostic methods in rural areas, Kosovo in particular has been implementing new strategies lately and the results so far are very promising. However, there is still room for improvement.

By being a radiologist, I am dedicated to the expansion of breast cancer inspection in Kosovo, by upgrading the facilities of a well-equipped imaging center and boosting the radiology program. Early diagnosis is crucial, and, this month is the time for the global community to get reminded that awareness, education, and, regular screening tests are what will help remove the bright cloud of breast cancer wherever you are in the world.

Filed Under: Sociale

Capnospot® Pneumothorax Decompression Indicator: Enhancing Pre-Hospital Tension Pneumothorax Management through Visual Confirmation Technology

October 2, 2024 by s p

Dr. Juna Musa/


Tension pneumothorax is a leading cause of mortality in trauma settings, requiring rapid and effective management to prevent hemodynamic collapse. Emergency needle thoracostomy is a life-saving intervention, yet verifying its success in noisy and chaotic environments can be challenging. The Capnospot® Pneumothorax Decompression Indicator provides a simple and reliable solution by offering immediate visual confirmation of decompression success through colorimetric capnography. Developed under the visionary guidance of Dr. Johnathon Aho and with significant contributions from Dr. Juna Musa, this device has been patented globally and holds the potential to revolutionize tension pneumothorax management in pre-hospital and combat settings. This article explores the Capnospot® device’s utility, clinical relevance, and its transformative impact on trauma care.


Tension pneumothorax occurs when respired gases become trapped within the pleural cavity, leading to increased intrathoracic pressure, compromised cardiac filling, and ultimately hemodynamic collapse if left untreated. It is a common cause of mortality in trauma patients, particularly in high-risk environments such as pre-hospital settings, emergency departments, and battlefields. Early recognition and decompression are critical to preventing rapid deterioration and death.

Needle thoracostomy is the primary method for immediate decompression of tension pneumothorax. By inserting a needle or catheter into the pleural space, clinicians allow trapped air to escape, equilibrating intrathoracic and atmospheric pressures, and partially restoring hemodynamic stability. However, needle decompressions are typically performed under stressful and noisy circumstances, making it difficult to confirm success with traditional methods such as auscultation or patient response assessment. A simple, objective method to verify successful decompression could significantly improve clinical outcomes.

The Capnospot® Pneumothorax Decompression Indicator addresses this need by providing rapid visual confirmation of successful decompression using colorimetric capnography. Developed by Dr. Johnathon Aho, a leading figure in emergency medicine, and advanced to clinical readiness by Dr. Juna Musa, the device utilizes the principle that end-expiratory gas and the gaseous composition within a tension pneumothorax have a similar increased carbon dioxide partial pressure relative to atmospheric gas composition. This technology ensures that clinicians can objectively confirm decompression, even in challenging environments, and has been patented worldwide due to its innovative approach and life-saving potential.

Device Description and Mechanism of Action:


The Capnospot® is a lightweight and compact device that easily attaches to a decompression catheter. When the needle is correctly positioned and tension pneumothorax is successfully decompressed, the release of intrathoracic CO₂-rich air causes a rapid (<5 seconds)⁽⁴⁾ color change on the Capnospot® indicator. This visual confirmation provides immediate feedback to the clinician, signaling that decompression has been achieved. If the decompression is non-therapeutic, or if the catheter loses patency, the indicator will revert to its original color, alerting the clinician to reassess the procedure or catheter placement.

Development and Global Recognition:


The Capnospot® device was a collaborative effort that combined the expertise of multiple professionals. Dr. Johnathon Aho was the principal inventor, and Dr. Juna Musa played a critical role in advancing the device to commercial readiness. Dr. Musa was integral in the development, management, and implementation of the clinical trial of the prototype version of the Capnospot® at Mayo Clinic, where she carefully oversaw each step of the pilot study. Her efforts ensured that the human study confirmed the applicability of the colorimetric capnography device to the pre-hospital care of patients, demonstrating that it requires minimal training and is highly effective in real-world scenarios.

The success of these clinical trials led to the formation of Pneumeric, Inc., a startup company spun out of the Mayo Clinic that specializes in manufacturing medical devices for trauma care in the United States. Pneumeric, Inc. is now responsible for manufacturing the Capnospot®, which has gained recognition and commercial success as a reliable tool in tension pneumothorax management. Dr. Musa’s involvement in the commercialization process has been pivotal in establishing the Capnospot® as a standard device for pre-hospital and emergency settings.

Clinical Significance and Impact:


The Capnospot® device holds significant potential for improving tension pneumothorax management across a range of clinical settings. In pre-hospital environments, where noise, low visibility, and high stress are common, the ability to visually confirm decompression can reduce the time to effective treatment and improve patient outcomes. Additionally, the device’s ability to indicate loss of catheter patency is a major advancement, as unrecognized catheter blockage or dislodgement can lead to treatment failure and patient deterioration.

Colorimetric capnography, as utilized in the Capnospot®, leverages the physiologic principle that increased CO₂ levels within a tension pneumothorax can serve as a reliable indicator for successful decompression. This simple yet effective technology has the potential to become a standard component of tension pneumothorax management kits, especially in austere and remote settings, such as military or disaster response scenarios.

.

Conclusion:


The Capnospot® Pneumothorax Decompression Indicator represents an innovative approach to addressing a critical need in emergency medicine. By providing immediate and objective visual confirmation of decompression success, the Capnospot® improves the safety and efficacy of needle thoracostomy in challenging environments. Developed under the guidance of Dr. Johnathon Aho, with instrumental contributions from Dr. Juna Musa, the device has received global recognition and patent protection, solidifying its role as a life-saving innovation in trauma care. Dr. Musa’s leadership in developing, managing, and implementing the clinical trials has been crucial in advancing the Capnospot® to market readiness. Continued evaluation and integration of the Capnospot® into clinical practice may revolutionize the standard of care for tension pneumothorax management, ensuring better outcomes for patients worldwide.

Filed Under: Sociale

Gjyshërit…

September 28, 2024 by s p

Agim Baçi/

Është një pyetje që ndoshta gjithnjë e më rrallë ua bëjmë fëmijëve tanë: A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete, që ja vlen ta njohësh, edhe kur duket se gjërat nuk kanë shkuar siç duhet, edhe kur ata nuk kanë diçka të suksesshme për të treguar, edhe kur nuk ka diçka heroike? Në fakt, po të shohim lajmet, po të ndjekim shqetësimet e gjyshërve dhe të mësuesve të fëmijëve tanë, mund të kuptojmë shpejt se pothuajse të gjithë jemi dorëzuar si prindër nga pak nga përpara kërkesave të pafundme nga ana e fëmijëve për veshje, për pajisje elektronike, për udhëtime, për teka pa fund – pra për gjithçka materiale. Në nxitim të përditshmërisë sonë, shumë pak u flasim atyre për jetën tonë të mëparshme, për atë që kemi dashur e që jeta na dha një leksion ndryshe nga ai që menduam apo ëndërruam. U kërkojmë shumë pak të komunikojnë me gjyshërit, e aq më pak edhe me fqinjët. “Shko në shtëpi, laj dritaret, mëso të gatuash, ndërto diçka, gjej një punë, vizito një të sëmurë, bëj detyrat e shkollës dhe pasi t’i kesh mbaruar, lexo një libër. Vendi yt nuk detyrohet të të sigurojë ambiente çlodhëse dhe as prindërit nuk e kanë për detyrë vetëm të të argëtojnë. Bota nuk të detyrohet asgjë, duhet ta fitosh vetë jetën. Ti i detyrohesh botës diçka”, shkruante disa kohë më parë drejtori i North College në Zelandën e Re, John Tapene, teksa u kërkonte të rinjve të vendit të tij që të hiqnin dorë nga argëtimet e pa kuptimta e të shihnin nga e ardhmja. Por kjo çështje e ngritur nga neozelandezi Tapene, si një person që kontakton çdo ditë me nxënësit, prej kohësh është ngritur edhe nga psikologë dhe filozofë. Kështu, neuropsikologu i famshëm grek, Nikos Sideris, në librin e tij lidhur me komunikimin me fëmijët, shprehet se duhet të jenë prindërit ata që duhet t’u tregojnë fëmijëve atë që mundet dhe atë që nuk mundet apo që nuk duhet ta kenë, si dhe të jenë gjykues ndaj asaj që shfaqin fëmijët në përditshmërinë e tyre. “Është e dëmshme për vetë fëmijën, nëse imagjinata e tyre do të diktojë qëndrimin e prindërve”, shprehet Sideris, duke kërkuar nga prindërit që bashkëbisedimin me fëmijët e tyre ta shikojnë edhe si një bashkëbisedim me veten, si një rritje tjetër.

Ndërkaq, filozofi spanjoll Fernando Savater sugjeron që t’u mësojmë fëmijëve se pasojat që vijnë nga liria për të vepruar nuk mund të mohohen apo zhduken sipas qejfit. Sipas Savater, Liria nuk është për të pasur çdo gjë, por për të pranuar pasojat në të mirë apo në të keq, në varësi të asaj që na ka ndodhur apo që nuk arritëm të bënim. Ky moskomunikim ka bërë që prindërit dhe fëmijët e sotëm të mos diskutojnë asgjë, madje as ato gjëra, të cilat i prekin çdo ditë apo do t’i prekin në të ardhmen, sidomos kur të jenë në pleqërinë e tyre. Duhet ta pranojmë që kjo sfidë nuk është aspak e lehtë por, të paktën, ne kemi detyrë t’i inkurajojmë fëmijët që të guxojnë të gjejnë rrugën e tyre, duke marrë përsipër detyrimet e tyre për një jetë dinjitoze. T’u mësojmë se të gabosh është njerëzore, por që të kërkosh falje është edhe më njerëzore. T’u mësojmë se udhëkryqet në jetë merren kur ke një dorë pranë, kur mundesh që të shohësh tjetrin në sy, dhe kur e kupton që je pjesë e një shoqërie ku ke detyrimet e tua për ta bërë më të mirë. E sidomos t’u themi se, jeta pa dorën drejt tjetrit, pa dorën drejt gjyshërve, rrezikon të ketë pasojë vetëm vetminë dhe zhgënjimin.

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT