• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

IDALIA – PERMBYTJE, DEME, VIKTIMA NE KATER SHTETE 

August 31, 2023 by s p

Rafaela Prifti/

Uragani Idalia ka arritur shpejtësitë 150 milje në orë të mërkurën në Florida sipas njoftimeve të shërbimeve metereologjike dhe autoriteteve vendore, që e cilësuan atë si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Idalia u fuqizua edhe më shumë prej ujërave të ngrohta të Gjirit të Meksikës dhe shkaktoi erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm që dëmtuan struktura dhe kabina të elektricitetit, ndërprenë energjinë, përmbytën zona të bregut të Gjirit të Floridës. 

Uragani Idalia, që goditi rajonin Big Bend të Floridës, ka detyruar miliona persona të evakuuohen ose të strehohen në pika të sigurisë publike.  Njoftohet se shumica e 21 milionë banorëve të Floridës, dhe shtetet fqinje të Xhorxhias dhe Karolinës së Jugut, u paralajmëruan për uragane dhe masa të tjera të lidhura me stuhinë. Në të tria shtetet është njoftuar gjendje e jashtëzakonshme dhe ka pasur raporte për viktima.

Idalia shkaktoi ndërprerjen e energjisë elektrike për gati 500 mijë banorë në Florida dhe Xhorxhia, përmbyti zonat bregdetare dhe krijoi kushtet për një tornado në Karolinën e Jugut.

Gjatë ditës së sotme, Qendra Kombëtare e Uraganeve ka bërë të ditur se stuhia shkaktoi përmbytje të gjera në zonat bregdetare të Karolinës së Veriut. 

Presidenti Biden i siguroi guvernatorët e katër shteteve të dëmtuara Florida, Xhorxhia, Karolina e Veriut dhe e Jugut se kanë mbështetjen e plotë të administratës së tij. 

Sipas parashikimeve të Qendrës Kombëtare të Uraganeve, Idalia pritet të zhvendoset në Oqeanin Atlantik në vazhdim dhe më tej të mbërrijë në Bermuda, ndërkohë që aty ekspertët kanë njoftuar për formimin e një tjetër stuhie që është në vëzhgimin e tyre.

Ky ishte uragani i katërt i madh që goditi Floridën në shtatë vitet e fundit.

Photo: https://news.sky.com/

Filed Under: Sociale

Lironi heroin dhe luftetarin Dritan Goxhaj sa me pare!

August 30, 2023 by s p

Dr. Dritan Demiraj/

Arrestimi i koleget tone Dritan Goxhaj per interes te gjyqtareve te huaj antishqiptare eshte nje gabim i madh i radhes.

Dritani se bashku me babain e tij komandantin Dilaver Goxhaj ish zv/ Shef i Shtabit te Pergjithshem te UÇK-se ju bashkuan luftes per çlirim dhe pavaresi kunder okupatorit serb.

Ata rrezikuan jeten e tyre babe e bir duke bere krenar te gjithe shqiptaret kudo ne bote dhe duke kontribuar drejte perdrejte ne fushat e luftimit.

Te gjitha qeverite Shqiptare duhet te kishin bere me shume per te vleresuar si duhet kete kontribut kaq madhor , por ne menyre te veçante qeveria e sotme nuk duhej te dorezonte per interes te spiuneve te Serbise luftetarin e shquar dhe heroin Dritan Goxhaj.

Personalisht edhe une e mbeshtes me zemer protesten qe do te zhvillohet neser ne Presidence ne oren 18:00, me shpresen se ketij tubimi paqesor do ti bashkohen te gjithe patriotet Shqiptare.

Filed Under: Sociale

Kryetari themelues i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi në Bolivi dhe Argjentinë – përmes diplomacisë mjekësore kërkon njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e Amerikës Latine

August 22, 2023 by s p

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës/

Në vazhdën e aktiviteteve të tij në Amerikën Latine, kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar shtetin e Bolivisë, përkatësisht kryeqytetin Sucre, ku u takua me kryetarin e Shoqatës së Kirurgëve të Bolivisë, Dr. Gregorio Valda.

Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të nënshkruajnë një marrëveshje të bashkëpunimit mes këtyre dy organizatave të mëdha të kirurgëve. Ditën e fundit në Bolivi, Dr. Latifi e kaloi në Santa Kruz, një qytet shumë modern, ku u takua me kirurgët tjerë dhe më Drejtorin e Klinikës së famshme “Foianini”, Prof. Dr. Esteban Foianini, me traditë të gjatë familjare. Ai ka lindur dhe është edukuar në SHBA, si dhe ka shërbyer në Kosovë me forcat Amerikane menjëherë pas luftës së Kosovës, ku ka mjekuar shumë qytetarë të Kosovës në kampin Bondstil, Gjilan, dhe në Mitrovicë.

Nga ky takim bashkëbiseduesit u dakorduan se Prof. Dr. Foianini dhe shumë kirurgë tjerë nga Amerika Latine do të marrin pjesë në Kongresin e Katërt të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në vjeshtën e vitit 2024. Për Prof. Dr. Rifat Latifin diplomacia mjekësore e nivelit të lartë ka qenë vazhdimisht mision i tij, që me kohë pritet t’i japë frytet e veta, dhe njëkohësisht edhe në avancimin e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

“Vetëm përmes marrëdhënieve solide ndërkombëtare ne mund të avancohemi dhe bota mund të na njohë si komb, shtet, si kirurgë dhe shkencëtarë. Por, në mënyrë që bota të mësojë më shumë për neve, të mësojë çfarë po bëjmë dhe çfarë mund të bëjmë, ne duhet të shfaqemi në “ARENËN SHKENCORE BOTËRORE”, theksoi Prof. Dr. Latifi, duke shtuar se “ne nuk duhet t’i frikësohemi konkurrencës shkencore dhe kirurgjike, e as asaj mjekësore në përgjithësi, dhe për të qenë në gjendje të konkurrojmë, ne duhet të jemi shumë të përgatitur, të ditur, të hapur dhe punojmë 26 orë në ditë”.

Prof, Dr. Rifat Latifi ka ligjëruar në Universitetin e Buenso Aires – kujton arbëreshin, Albanese

Kryetari i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi, ka vizituar Universitetin e Buenos Aires, me ç’rast ka mbajtur një ligjëratë në këtë Universitet me temë “Menaxhimi dhe Rekonstruktimi i Defekteve të Mëdha e Komplekse të Abdomenit”.

Kjo ligjëratë e Prof. Dr. Rifat Latifit është realizuar me ftesë të Departamentit të Kirurgjisë së Universitetit të Buenos Aires, në Argjentinë, me përfaqësues Prof. Dr. Alberto Ferreres, njëherit, Profesor dhe Drejtor i Departamentit të Hulumtime Shkencorë, njëri nga kirurgët më të njohur në botë, dhe Anëtar Nderi Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Në ligjëratën e tij me temë “Menaxhimi dhe Rekonstruktimi I Defekteve të Mëdha e Komplekse të Abdomenit”, Prof. Dr. Latifi përmendi studimet fillestare te botuara në vitin 1951, dhe kontributin e madh të Profesorit të Kirurgjisë dhe të Anatomisë së këtij Universiteti, arbëreshit, Dr. Alfonnso Albanese, në fushën e ri-ndërtimit të murit abdominal për të cilën temë, Dr. Latifi njihet si një nga ekspertët botëror.

Interesim shumë i madh për këtë ligjëratë është vërejtur jo vetëm nga kirurgët, specialistët, por edhe nga specializantët dhe studentët e fakultetit të Mjekësisë në Buenos Aires, e ku njëkohësisht bëhet e ditur se është pritur jashtëzakonisht shumë mirë.

Në fund të ligjëratës, Prof. Dr. Alberto Ferreres dhe kryeshefi i Departamentit të Kirurgjisë së këtij spitali Universitar, e nderuan Prof. Dr. Latifin, Anëtar Nderi të Departamentit të Kirurgjisë së Spitalit të Universitetit të Buenos Aires, në Argjentinë. Pas ligjëratës, Prof. Dr. Latifi vizitoi Departamentin e Anatomisë, ku Prof. Dr. Albanese ka udhëhequr për shumë dekada, dhe ka vërejtur përkushtimin që jo vetëm studentët, por edhe stafi ia kanë kushtuar Prof. Albanese.

Dihet se familja e tij ka ardhur në Argjentinë në vitin 1906, ndërsa njihet edhe si një ndër kirurgët e parë të zemrës dhe arterieve. Duhet theksuar se Prof. Dr. Latifi që nga prilli i viti 2022, kur ishte Ministër i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës, është Anëtar Nderi i Akademisë së Kirurgëve të Argjentinës, e krijuar në vitin 1911. Së shpejti Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Shoqata e Kirurgëve të Argjentinës do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi, sikurse edhe me të gjitha vendet tjera që Prof. Dr. Rifat Latifi i ka vizituar këto ditë në Amerikën Latine.

Në fund të vizitës së tij, në Buenos Aires, ai u prit edhe nga Fondacioni i Traumës dhe drejtori, Prof. Dr. Jorge Neira, njëherit Anëtar i Akademisë së Shkencave të Argjentinës, i cili e lansoi në skenën botërore konceptin se trauma është sëmundje preventive, të cilën e nënshkruan 47 Akademi të Shkencave të Botës.

Këtu ai u njoftua më ecurinë e këtij Fondacioni të famshëm, i cili po e shtrinë regjistrin elektronik të traumës në 24 provincat e Argjentinës, por edhe u diskutua për konceptin e qëndrueshëm, duke përmendur strategjinë e International Virtual e-Hospital Foundation, që ka krijuar shumë programe të Telemjekësisë në botë, duke filluar me Kosovën, përderisa tani po e ndihmon Kolegjin e Kirurgëve të Kosovës. Dr. Latifi e ftoi Prof. dr. Neira të vizitojë Kosovën vitin e ardhshëm, ftesë të cilën ai e pranoi me kënaqësi.

Filed Under: Sociale

Plazhet e Shpella-ve të Lukovës po mbledhin pushues nga Bota, në Spile protestat zvogëlojnë Himarën

August 15, 2023 by s p

Aleksandër Çipa/

Bregdet, Gusht 2023 – Shpellat, në Lukovë, janë një ndër plazhet më detpastër në Bregun e Rivierës apo në Rivierën e Bregut jonian të Shqipërisë, në teritorin e bashkisë Himarë. Është tash e prej disa kohësh dhe sipas gjasave, pandryeshmërisht dhe për të ardhmen, një ndër plazhet e Europës, ku raporti mes pushuesve vendas dhe atyre të huaj, po zhbëhet në favor të të huajve.

Dy vite më parë, në shezlonget e lokalit La Onda ishin me shumicë emigrantët e Bregut. Prej dy vitesh, nuk janë më ata. Janë shumësisht të huaj; italianë, spanjollë, britanikë, gjermanë, pushues nga skaje të ndryshme të vendit, një ditorë ose dy e tre, të ardhur nga skaje të ndryshme të vendit.

I përjetojmë të gjitha,- thotë kamarieri: Pakënaqësitë, ankesat, lëvdimet, kërkesat, sugjerimet, krahasimet, propozimet dhe sidomos pasthirmat:

– Ah ta kishim ne këtë plazh!

Kjo e fundit, ka lidhje thjesht me pretendimin e të huajve ndaj kulturës së administrimit dhe shërbimit.

Në Shpella, çmimet nga viti në vit janë aspekti më i lëvizshëm. Kjo i ka shtyrë në inatin e refuzimit vendasit e kësaj zone. Para njëzet vitesh ata kishin fanatizmin e moslejimit të të huajve të laheshin në këto gjire.

Tashmë lokalet ( bare-restorante, parkime dhe hapësira shezlongjesh janë të gjitha në administrim nga jobanorë të Lukovës. Të gjithë nga Tirana e lart.

Ndërsa një ditë u ndodha këtu, në Himarë kishte një protestë të vogël në gjuhën e vendit fqinj, Greqisë. Është e njohur arsyeja. Organizata e minoritetit grek proteston për një arsye politike që nuk duhej të ishte e tillë. Ose më saktë, për një person politik që e zvogëlon Himarën sa një hall dhe rast etnopolitik të përkohshëm dhe të riciklueshëm jo për histori, por për përplasje mes të tjerësh jashtë saj. Himara nuk është më Himarë!

Në Spile, (lagjia qendrore e qytetit të Himarës), gati vit pas viti në një, ose maksimum tri ditë në vit, grekofilët bëjnë ose nga një tubim ose ndo një protestë. Mjafton vetëm kaq që mediat e Tiranës t’i pasqyrojnë sipas parimit të diskriminimit pozitiv dhe mediat e Athinës në mënyrën më proporcionale të shkeljes së të drejtave të pakicës. Një pakicë e paqenë dhe e paformalizuar në historinë shtetërore dhe atë parashtetërore, por e bërë në tranzicionin postkomunist dhe e pranuar prej segmenteve dhe individëve të korruptopolitikës shqiptare si dhe të investimit shumëformësh të shtetit grek, ndërkohë. Një pakicë që ndahet pakthyeshmërisht nga trupi i shumicës natyrale etnike shqiptare, si gurëzat dentare nga trupi natyral, për t’u asimiluar dhe marrë tashmë identitetin e popullsisë fqinje me ne. Në Ballkan rëndom ndodh ndryshe, por në Shqipëri, vijueshmërisht mes normales dhe anormales nuk ka më dallim. Madje anormalja është hiseja funksionale e së përditshmes normale.

Emigrantët protestues, të ardhur qëllimisht për protestën në greqisht, konsiderueshëm nuk pritën të festonin në vendlindje as ditën e Shën Mërisë, një festë fetare me traditë në këto brigje edhe pse kanë trashëgimi potenciale fetare(!)

U kënaqën që ishin disa kamera të televizioneve greke dhe ikën…

Ikën, duke thënë se do jenë prapë kur të ketë zgjedhje dhe t’i sjellin…

Ikin, duke u shfaqur përherë e më tepër shqipe-harruar. Idealistë dhe naivë. Naivë se kujtojnë se po bëjnë sakrificë për një vend dhe atdhe, në të cilin nuk projektojnë as të sotmen, as të nesërmen e as të ardhmen e tyre. Greqishtqarët e Himarës, përherë e më të larguar po bëhen me truallin e tyre. Kanë një inat patologjik me shtetin dhe qeverisësit shqiptarë dhe natyrisht kanë arsye plotësisht të mjaftueshme për këtë, kur bëhet fjalë për truallin dhe disa të drejta atipike që ka pasur dhe duhej të mishëronte krahina shqiptare e Himarës. Paradoksalisht në këtë kohë, kanë prirje dhe një lehtësi të madhe për shitjen e pronave dhe trojeve të të parëve të tyre.

Shtojnë përditshmërisht një kronikë me sherre dhe konflikte pronësore mes tyre dhe më së shumti, brenda kurorave familjare. Të tilla ndjekin prej vitesh edhe me banorë himariotë- bregas të të njëjtit entitet fetar dhe krahinar, si dhe me të ardhurit para dhe pas viteve ’90-të. Kjo zonë është me shifrat dhe treguesit më të lartë të transaksioneve pronësore në raport jo vetëm me Shqipërinë, por në krahasim me rajonin. Ata që u mblodhën pak, sot në Spile, gati dhjetë-njëzetë vite më parë, po fusnin në sherr Shqipërinë dhe Greqinë për një shkollë greqisht që aktualisht ka më pak nxënës se dritare. Një shkollë shumë e re në brendësi të kalasë mijëravjeçare me portikë dhe kisha arbërore mesjetare me dy krena…

Por Spileja nuk ka qenë para viteve 1930. Kalaja ishte. Në kalanë e Himarës ka pasur qëndresa, por jo tubime rishtare. Në Shpella, pushuesit vendas këtë vit janë më pak, ata të ardhur nga disa shtete të Europës Qendrore janë shumë e më shumë… dikur Kalaja e Himarës e jepte me qira flamurin e saj. Sot në Spile kishte disa flamuj portativ të sjella nga vendi fqinj. Natyrisht i përhershmi është aty.

Filed Under: Sociale

Leadership Competency Model Drenica: Distributing Rewards Fairly

August 11, 2023 by s p

Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD, MME (Unibe), CEO of the Academy of Leadership Sciences Switzerland

Introduction

The second competency in Leadership Competency Model-Drenica (Çitaku & Ramadani, 2020 https://ijol.cikd.ca/article_60503.html) includes Distributing rewards fairly.

Leadership is a multifaceted concept that encompasses a range of skills and qualities required to guide, motivate, and manage a group of individuals towards achieving common goals. One of the crucial responsibilities of effective leadership is the fair distribution of rewards. Fair reward distribution not only fosters a positive work environment but also enhances motivation, productivity, and overall team satisfaction. This article explores the significance of fair reward distribution in leadership and its impact on team dynamics and organizational success.

The Leadership Competency Model Drenica

The Leadership Competency Model Drenica, developed by renowned leadership experts Prof. Dr. Fadil Çitaku and Ing. Hetem Ramadani, emphasizes a holistic approach to leadership that encompasses 25 leadership core competencies. One of the key competencies is fostering fair distribution of rewards within the organization. The model recognizes that leaders who fair distribute rewards are better equipped to build high-performing teams, drive innovation, and create an inclusive and engaging work culture.

The Essence of Fair Reward Distribution

Fair reward distribution involves recognizing and compensating individuals based on their contributions, skills, and efforts. It emphasizes equality, transparency, and equity in compensation, promotions, and recognition. When leaders ensure that rewards are distributed fairly, it establishes a sense of trust and respect within the team, promoting a cohesive work atmosphere. According to research by Lawler (2018), equitable rewards contribute to employee satisfaction and commitment, ultimately leading to improved organizational performance.

Equity Theory and Motivation

Adams’ Equity Theory provides valuable insights into the relationship between reward distribution and motivation. The theory posits that individuals compare their inputs (effort, skills) and outputs (rewards) to those of their colleagues. If they perceive an imbalance, where their efforts are not adequately rewarded compared to others, it can lead to demotivation and dissatisfaction. Leaders can leverage this theory to ensure that reward distribution is perceived as fair and just. By acknowledging individual contributions and aligning rewards with efforts, leaders can create a motivating environment that encourages employees to give their best (Adams, 1965, Çitaku & Ramadani, 2020).

Transparency and Trust

Transparency is a cornerstone of fair reward distribution. When leaders openly communicate the criteria for rewards, promotions, and recognition, it eliminates ambiguity and suspicion among team members. This transparency builds trust and credibility within the team and minimizes feelings of favouritism or bias. According to the scientists of leadership Dirks and Ferrin (2001), Çitaku & Ramadani (2020) trust within an organization is essential for fostering collaboration, commitment, and innovation.

Negative Consequences of Unfair Distribution

Failure to distribute rewards fairly can lead to detrimental outcomes. Employees who feel undervalued or unfairly treated are more likely to experience decreased job satisfaction, higher turnover intentions, and reduced performance. A study by Greenberg (1990) found that unfair treatment in the form of unequal rewards can evoke feelings of anger and resentment, ultimately leading to reduced employee morale and organizational effectiveness.

Implementing Fair Reward Distribution

To ensure fair reward distribution, leaders must adopt a systematic approach. This includes developing clear and consistent reward criteria, soliciting input from team members on reward mechanisms, and periodically evaluating the effectiveness of the distribution process. Furthermore, utilizing performance appraisal systems that are objective, unbiased, and based on measurable criteria can contribute to more accurate reward allocation (Milkovich & Newman, 2004).

Conclusion

Leadership involves more than just directing tasks; it entails creating an environment where employees feel valued, motivated, and inspired to excel. Fair reward distribution is an integral component of effective leadership, as it not only acknowledges individual efforts but also enhances team cohesion and organizational performance. By embracing transparency, equity, and trust, leaders can navigate the intricacies of reward distribution, fostering a workplace culture that celebrates achievement while promoting collaboration and growth.

References:

1. Çitaku, F., Ramadani, H. (2020). Leadership Competency Model-Drenica: Generalizability of Leadership Competencies. International Journal of Organizational Leadership, 2020; 9(3): 152-162. doi: 10.33844/ijol.2020.60502 (16.2.2022).

2. Lawler, E. E. (2018). Reward practices and performance management. Routledge.

3. Adams, J. S. (1965). Inequity in social exchange. In L. Berkowitz (Ed.), Advances in experimental social psychology (Vol. 2, pp. 267-299). Academic Press.

4. Dirks, K. T., & Ferrin, D. L. (2001). The role of trust in organizational settings. Organizational Science, 12(4), 450-467.

5. Greenberg, J. (1990). Employee theft as a reaction to underpayment inequity: The hidden cost of pay cuts. Journal of Applied Psychology, 75(5), 561-568.

6. Milkovich, G. T., & Newman, J. M. (2004). Compensation. McGraw-Hill/Irwin.

The Academy of Leadership Sciences Switzerland is proud to contribute to the advancement of evidence-based leadership worldwide. We offer many courses and programs 100% online that incorporate the latest neuroleadership findings.

Academy of Leadership Sciences Switzerland

World Trade Center

Leutschenbachstrasse 95

CH-8050 Zürich

Switzerland

Filed Under: Sociale

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • …
  • 78
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade
  • Zgjidhje urgjente për kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
  • STILISTIKA DHE BOTA E PERSONAZHEVE
  • Nga kërcënimi te kompromisi: Realpolitika e armëpushimit Trump–Iran
  • KRYENGRITJA E MALËSISË SË MADHE E VITIT 1911 DHE RËNDËSIA E SAJ HISTORIKE
  • The Alliance That Doesn’t Exist
  • MAXIMILIAN LAMBERTZ – DIJETARI AUSTRIAK QË IA KUSHTOI JETËN STUDIMIT TË GJUHËS DHE FOLKLORIT SHQIPTAR
  • Shkodër, 8 prill 1937, kur vetëdija jonë kombëtare u lartësua nga “Lahuta e Malcis”, rrokaqielli i eposit në vargje i At Gjergj Fishtës
  • MASAKRA E TIVARIT DHE AJO NË FRONTIN E SREMIT – KRIM KUNDËR NJERËZIMIT!
  • MËRGIM KORҪA – “HISTORI TË PASHKRUARA”
  • Një jetë në shërbim, një dekadë në bashkim
  • MBRESAT E MIA ME KOMUNITETIN SHQIPTAR KËRÇOVAR NË OLLTEN TË ZVICRRES

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT