Dhuna ne stadiumin e Beogradit ne ndeshjen Serbi – Shqiperi/
Nga Arbi Fortuzi/-. Ishte data 14 tetor 2014. Në Beograd, kuqezinjtë e teknikut Xhani De Biazi zbritën në impiantin e Partizanit të Beogradit për t’u ndeshur me Serbinë vendase, në kuadër të turit të tretë paraeliminator të Euriopianit “Francë 2016”.
Shqipëria në atë takim vinte pas dy rezultateve shumë pozitive, fitores në Portugali dhe barazimit me Danimarkën, ndryshe ishin gjërat për Serbinë, e cila vinte vetëm me 1 pikë në atë përballje.
Zbritja në fushë e sportistëve shqiptarë u shoqërua nga vërshëllima e ofendime të shumta. Gjithashtu në shkallët e stadiumit kishte foto e pankarta të cilat kujtonin pjesë të historisë së Shqiptarëve të Kosovës me Serbinë. Himni ynë kombëtarë u shoqërua nga vërshëllima e ofendime.ndeshja-serbi-shqiperi-621×350
Ndeshja nisi e shpejtë dhe e ashpër. Tifozët Shqiptarë nuk ishin të pranishëm në stadium, pasi Federata Serbe nuk garantoi sigurinë tyre dhe çdo prekje e topit nga shqiptarët shoqërohej me ofendime e vërshëllima nga më të ndryshmet. Kuqezinjtë arritën të rrezikojnë serizoissht tre herë portën Serbe, teksa vendasit vetëm 1 herë portën e mbrojtur nga Besar Berisha.
Minuta 40’, ishte dhe fillimi i fundit të takimit në fushë dhe nisjes së betejës ligjore mes dy Federatave. Pas disa flakadave të hedhura në qilimin e gjelbër, që shkaktuan disa herë ndërprejen e ndeshjes, në minutën e 41’, një dron fluturoi në qiellin e Beogradit duke valëvitur flamurin shqiptarë. Kapja e Flamurit tonë kombëtar nga njëri prje lojtarëve Serbë, bëri që lojtarët të përplaseshin në fushë dhe shumë tifozë të kalojnë mbi kangjellat mbrojtëse e të godisnin lojtarët tanë. Ndeshja në fushë, këtu ishte e përfunduar dhe beteja ligjore e sapo filluar. Gjyqtari Atkinson sinjalizoi mbylljen e parakohëshme të takimit.
Federata Shqiptare e Futbollit dhe ajo Serbe përgatitën dokumentacionin e nevojshëm dhe u paraqitën në zyrat e UEFA-s për të kërkuar drejtësi.
Komisioni i Disiplinës vendosi padrejtësisht ti japë tri pikëshin vendasve, pasi Shqipëria u akuzua për barktisje të lojës, teksa Shqiptarët u goditën mizorisht nga tifozeria dhe lojtarët vendas.
Gjithashtu u vendos heqja e tri pikëve për Serbinë, për dështim të sigurisë, duke krijuar paradoksin më të madh. Pasi smund ti kërkosh një skuadre të ridalë në fushë, kur siguria ka dështuar.
Pika e tretë e vendimit të disiplinës ishte dhe gjoba prej 100 mijë eurosh të dyja Federatave, teksa Serbia u dënua me 2 ndeshje jashtë fushë së saj dhe pa tifoz.Nga ndërprerja e ndeshjes Serbi – Shqipëri
Prej këtej, të dyja Federatat i’u drejtuan Komisionit të Apelit, i cili la në fuqi vendimin e shkallës së parë. Por, Federata Shqiptare e Futbollit nuk u dorëzua dhe përmes deklaratave për mediat të herë pas herëshme, drejtuesit e FSHF-së shprehën besimin e tyre se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të bëjë drejtësi, përpiluan dosjen dhe e dorëzuan në CAS, ku pas disa shtyrjeve të herë pas herëshme, ky Institucion vendosi ti japë të drejtë vendit tonë, duke na dhënë edhe tri pikëshin, 10 muaj pas ndërprerjes së takimit.
Sot Shqipëria është më pranë se kurrë kualifikimit. Kuqezinjtë tashmë renditen në vendin e dytë me 10 pikë, po asq sa edhe Danimarka, ndërsa Portugalia kryesuese ka 12-të pikë.
Media ndërkombëtare për vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv
– Vendimi i CAS-it në favor të Shqipërisë përsa i takon ndeshjes së luajtur në Beograd më 14 tetor të vitit të kaluar ndaj ekipit serb, e vlefshme për Euro 2016, ka tërhequr vëmendjen e medias ndërkombëtare.
Më poshtë renditen reagimet e disa prej tyre:
DPA – Shqipëria shpallet fituesja e ndeshjes së Euro 2016, e lënë përgjysmë në Serbi, nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), e cila përmbysi rezultatin e organit qeverisës për Evropën, UEFA-s.
Gjykata konfirmoi sot se Shqipëria është përgjegjëse për dronin që fluturonte mbi stadiumin e Beogradit me posterin nacionalist, por që ajo nuk ka refuzuar që të kthehet në lojë pas ndalimit të lojës nga dhuna e ushtruar në ndeshjen e datës 14 tetor, 2014.
Si rezultat i fitores, Shqipëria, në grupin I ka tashmë 10 pikë, e ndjekur nga ish-vendi i dytë, Danimarka dhe dy skuadra të tjera. Serbia zbret në vendin e fundit me minus dy pikë. Serbia dhe Shqipëria do të luajnë përsëri më 8 tetor 2015, në fushën e kësaj të fundit.
AFP – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) refuzoi sot apelin e Serbisë duke shpallur humbjen aforfe të saj kundër Shqipërisë me rezultatin 0-3, pas incidenteve gjatë ndeshjes për Euro-2016 në futboll, luajtur tetorin e kaluar në Beograd.
CAS-i pranoi pjesërisht apelin e Federatës Shqiptare të Futbollit duke vlerësuar se mosfillimii ndeshjes ishte për faj të ekipit serb.
Grupi dominohet tani nga Portugalia e ndjekur nga Shqipëria.
ANSA – CAS-i hedh poshtë vendimet e mëparshme të UEFA-s për ndeshjen e 14 tetorit të kaluar mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për Euro 2016, duke ia dhënë fitoren kombëtares së Tiranës.
Fillimisht, UEFA ia kishte dhënë fitoren Serbisë për 3-0.
Ndeshja u ndërpre pas incidenteve të rënda.
Shqiptarët e pritën me ovacione vendimin e CAS-it.
MIA – Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar zyrtarisht vendimin përfundimtar për ndeshjen kualifikuese për Euro 2016 mes Serbisë dhe Shqipërisë, të zhvilluar me 14 tetor në Beograd.
CAS-i ka njoftuar se ka pranuar dy ankesa nga të dy federatat, ajo e Serbisë dhe Shqipërisë, pas vendimit që është marrë me 23 nëntor, ku Serbisë iu morën tri pikë për shkak të organizimit të dobët, ndërsa Shqipëria humbi tri pikë për shkak të nisjes së incidentit, ku droni u paraqit në fushë me një flamur me simbole shqiptare.
Mirëpo, CAS-i vlerëson krejt ndryshe, duke cilësuar Serbinë si fajtore për incidentin e ndodhur, ku kishte dhunë ndaj futbollistëve shqiptarë nga lojtarët dhe tifozët të cilët hynë në fushë./
FOTORJA E MADHE- SHQIPERIA FITON 3:0 ME SERBINE, POR GJOBITET ME $100 MIJE
Vendimi i plotë: Shqipëria nuk refuzoi që të vazhdonte lojën/
Vendimi i kundert do te ishte absurd.Ate qe nuk e beri UEFA, e coji ne vend CAS. Drejtesia vonoi, por nuk mungoi.
Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka publikuar vendimin e saj në lidhje me ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë më 14 tetor të vitit të shkuar.Bie në sy pikërisht një pikë, mbi të cilën është bazuar edhe UEFA kur vendosi të penalizojë Shqipërinë.
UEFA tha se Shqipëria refuzoi që të kthehej në fushën e lojës pas thirrjes së arbitrit të ndeshjes.
“Megjithatë, paneli i CAS gjeti se provat nuk tregojnë se Shqipëria refuzoi të luante pas një urdhri të lëshuar nga arbitri. Paneli nuk ishte në gjendje të konstatonte se arbitri ka lëshuar një urdhër të qartë, direkt dhe të pakushtëzuar ndaj lojtarëve për të rinisur ndeshjen në bazë të një vendimi të caktuar se siguria është e garantuar”, thuhet në vendim.
“Paneli konstatoi se ndalimi i ndeshjes dhe braktisja eventuale e saj u shkaktuan nga gabimet e sigurisë nga organizatorët dhe aktët e dhunës së ushtruar mbi lojtarët shqiptarë nga ana e tifozëve serbë dhe të paktën një nga rojet e sigurisë. Në këtë mënyrë, paneli vlerëson se është Federata e Futbollit e Serbisë përgjegjëse për mosvazhdimin e lojës dhe jo Federata e Futbollit e Shqipërisë. Për këtë arsye, CAS ka vendosur që ta japë rezultatin 3 me 0 për kombëtaren e Shqipërisë”, thekson vendimi.
GJENDJA NE GRUP
Klasifikimi, pas vendimit të CAS
Grupi I
Portugalia: 12 pikë
Danimarkë: 10
Shqipëria 10
Armenia: 1
Serbia: – 2
Duka: Fitoi drejtësia dhe futbolli/
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në një konferencë për shtyp pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv që i dha 3 pikët Shqipërisë për ndeshjen ndaj Serbisë, tha se është i emocionuar për shkak se fitoi drejtësia dhe futbolli.
“Jam shumë i emocionuar, edhe pse e prisja këtë vendim. Fitoi e drejta dhe futbolli. Nuk dua të gjykoj për klasifikimin dhe nuk dua të diskutoj nëse do të shkojë apo jo Shqipëria në Europian. Rëndësi ka që drejtësia u vu në vend. Rëndësi ka që nuk bëhet fajtore Shqipëria për atë ndeshje”, tha Duka.
Në lidhje me renditjen e Shqipërisë pas këtij vendimi, që e sheh veten në vend të dytë me 10 pikë (aq sa Danimarka), Duka tha se duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë: “Duhet të bëjmë maksimumin në 4 ndeshje, pasi janë ndeshje që mund t’i fitojmë të gjitha ose mund t’i humbim të gjitha”.
Kur u pyet në lidhje me rinovimin e kontratës së trajnerit De Biasi, Duka u përgjigj: “Ka një kontratë deri në qershor, kemi kohë për të folur. Kemi shumë kohë pasi ne do të shkojmë në Francë dhe De Biasi do të jetë me ne atje”.
Gianni De Biasi: JAM I LUMTUR
Po ashtu ka reaguar edhe trajneri kuqezi, Gianni de Biasi. “Jam i lumtur, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.” Kështu është shprehur trajneri i kombëtares Gianni De Biasi, fill pas vendimit tw CAS që i dha fitoren kombëtares shqiptare.
“Drejtësia u vu në vend, – tha tekniku italian, – dhe shpresojmë që ndeshjet që na kanë mbetur t’i luajmë me optimizëm të madh. Por duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën, me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim, – vazhdoi De Biazi. – Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”.
$100 MIJE PER SHQIPERINE/
Shqipëria nuk ka dalë komplet e palagur nga vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv.
CAS ka vendosur se Federata Shqiptare është përgjegjëse pasi ka hedhur një dron gjatë ndeshjes, që mbante një baner me simbolike nacionaliste dhe patriotike shqiptare.
“Për këtë arsye konfirmuam gjobën prej 100 mijë eurosh vendosur ndaj FSHF”, thuhet në vendim.
Aavokati që i dha Shqipërisë fitoren
Antonio Rigozzi sot në mëngjes i ka dhënë lajmin e gëzueshëm Armando Dukës për fitoren e 3 pikëshit të Shqipërisë kundër Serbisë.
Avokati i Shqipërisë, Antonio Rigozzi ka qenë i pari që ka dhënë lajmin për tre pikët e Shqipërisë. ‘Sot nuk do të punoj’, mësohet t’i ketë shkruar kreut të FSHF’së, Armando Dukës.
Rigozzi 45 vjeçar është arsimuar në Zvicër dhe Harvard dhe ai ishte më meritori për triumfin e Shqipërisë kësaj radhe. Videot, faktet dhe dokumentet kanë qenë provat që ka paraqitur para CAS’it.
“Prova, akte eksperimentimi dhe gjej rastin të falënderoj studion zvicerane, profesor Rigozzin, sepse ishte një mbrojtje e shkëlqyer”, tha Duka.
“Studio që na mbrojti ishte ajo zvicerane ‘Levy Kaufmann-Kohler’ që u përfaqësua nga profesor Rigozzi”.
Rigozzi ka qenë pjesëmarrës në më shumë se 60 çështje të arbitrazhit dhe është kryetar i Gjykatës së Arbitrazhit për Atletikë në Zvicër. Ai po ashtu jep mësim edhe në Universitetin e Nojshtalit në Zvicër.
NJË FAMILJE SPORTISTËSH
nga Ahmet Zani/
Afërdita Gjoni mësuese në shkollën e mesme në Mamurras është e njohur si volejbolliste nga 25 vite në disa ekipe të vendit. Këtë profesion ajo ua ka dhuruar dhe fëmijë ve të saj që të dy sportistë , djali Aldo futbollist dhe vajza Aba voljebolliste. Por nga sa tregon Afërdita për gazetën shkak që është bërë e famshme si volejbolliste është meritë e vëllezërve të saj. Konkretisht nga vëllai më i madh që tani nuk jeton më Bashkim Lal,a i njohur si volejbollist me skuadrën e Korabit për disa vite radhazi, shumë i njohur në ato vite, duke fituar disa medalje si sportist. Njëkohësisht dhe vëllaj tjetër Fatmiri, ky futbollist me Korabin për disa vite. Afërdita është krenare për gjurmët që kanë lënë në aktivitetin e sportit dhe kjo i ka dhënë emër familjes të sportistëve. Jam krenare pasi fëmijët kanë ndjekur paksa rrugën e sportit me mbështetjen e saj ndonëse sot përveç futbollit të tjera aktivitete sportive nuk shihen me vemendje. Madje ajo tregon dhe për të birin Aldo që është aktivizuar si sulmues me ekipet e Korabit dhe për katër vite në Mamurras. Prej tre vitesh tim bir po largohet nga futbolli pasi nuk gjen mbështetjen e duhur nga ekipet e kategorisë së parë ndë rsa nuk preferon me ato të ulta. Aldo ishte vërtetë një futbollist i shquar me ekipin e Mamurras kontribues në kohën kur kjo skuadër ka prekur kategorinë e parë , shënues i dalluar, madje në disa takime vendimtar. Djali i saj Aldo tashmë është mësues i edukimit fizik në një shkollë në Mamurras dhe pas pune ai stërvitet individualisht dhe kjo i shërben të ruajtë trupin në formë. Sakaq dhe vajza Aba ka demostruar për pak vite si volejbolliste por është sport që pak i kushtohet vemendje tani në Shqipërinë e tranzicionit të stërzgajtur. Janë qytete të vogla si Peshkopia apo dhe Mamurrasi aty ku Aba ka luajtur volejboll, dhe tani është mësuese në Mamurras.
Afërdita kujton me nostalgji vitet e rinisë së saj kur lojërat me dorë ishin interesante dhe u jepej mbështetje nga institucionet. Ndjenim kënaqë si dhe nga publiku mjaft pasionant dhe sidomos në vendlindjen time Peshkopi. Aty kam dhe kujtimet më të bukura nga rinia sidomos nga sporti. Ishte qytet ku aktivitetet sportive ishin primare. Sot ndjej keqardhje pasi disa aktivitete sportive janë larg realitetit pasi janë nxënësit që kanë prirje për disa lloje sporti dhe mungojnë mjediset sportive. Sakaq indinjohem dhe nga fakti i tim bir Aldo i papërkrahur nga futbolli, një djalosh shumë profesionist. Gjatë kohës së aktivizimit prej katër vitesh jam mirënjohës presidentit të futbollit në Mamurras pasi ka diktuar vlerat e tim bir Aldo dhe ka dhënë mbështetje.
Argjentina kalon në krye të klasifikimit, Franca humbet 13 pozicione
Nga Aljosha KEKEO/
TIRANE, 9 Korrik-Argjentina, pavaresisht humbjes se finales se Kupes se Amerikes perballe Kilit, ka marre vendin e pare ne klasifikimin e FIFA-s publikuar te enjten, nderkohe qe Gjermania, kampione e botes ne fuqi, ka zbritur ne vendin e 2-te, para Belgjikes.
Franca, qe eshte mundur ne shtepi ne miqesore nga Belgjika (3-4) e me pas ne Shqiperi (0-1), ka humbur 13 pozicione, duke zbritur ne vendin e e 22-te.
Kryesuesi i ri i klasifikimit te FIFA-s, Argjentina, ndiqet nga Gjermania dhe Belgjika ne vendin e 3-te.
Klasifikimi i FIFA-s:
1. Argjentina
2. Gjermania
3. Belgjika
4. Kolumbia
5. Holanda
6. Brazil
7. Portugali
8. Rumani
9. Angli
10. Uells
11. Kili
12. Spanja
13. Uruguai
14. Kroaci
15. Sllovaki
…
17. Itali
18. Zvicer
20. Republika Ceke
22. Franca
………..
36-Albania
- « Previous Page
- 1
- …
- 79
- 80
- 81
- 82
- 83
- …
- 117
- Next Page »