• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Vatra dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit në Shqipëri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

December 9, 2024 by s p

Sokol Paja/

New York, 8 Dhjetor 2024 – Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit në Shqipëri nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me qëllim organizimin e aktiviteve të përbashkëta në përkujtim të figurave dhe ngjarjeve të caktuara historike kombëtare me fokus kujtesën kolektive dhe kontributin për zbardhjen e të vërtetave historike të shqiptarëve. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkruar gjatë një takimi pune të Kryetarit të Vatrës, Dr. Elmi Berisha, dhe drejtorit ekzekutiv të ISKK, Dr.Çelo Hoxha.

Qëllimi i marrëveshjes është mbledhja e dëshmive të personave të persekutuar gjatë regjimit komunist, të cilët jetojnë në SHBA me qëllim zbardhjen e krimeve të komunizmit dhe botimin e dëshmive si pjesë e kolanës “Zërat e Kujtesës”. Një delegaacion i ISKK ndodhet prej disa ditësh në New York në një vizitë pune. Më 7 dhjetor, u zhvillua një takim në shkollën shqipe “Gjergj Fishta”, në Long Island, New York. ISKK u dhuroi nxënësve kopje të librit për fëmijë “Kundër rrymës”, një libër për fëmijë i bazuar në jetën e shkencëtares Sabiha Kasimati.

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat të Komunizmit më herët ka kontribuar për Bibliotekën Shkencore të Vatrës me 50 libra shkencorë. Në fund të këtij viti po ky Institut do të dërgojë për Vatrën afro 50 botime shkencore me fokus historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Filed Under: Vatra

Qemal e Kozeta Zylo dhuruan 600 dollarë për Vatrën e Diellin

December 5, 2024 by s p

Patriotët e shquar Qemal e Kozeta Zylo, “Ambasadorë të Kombit” shqiptar në mërgatën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhuruan 500 dollarë për ndërtesën e re të Federatës Vatra dhe 100 dollarë për gazetën Dielli. Themeluesit e shkollës shqipe dhe televizionit shqiptaro-amerikan “Alba Life” prej afro 2 dekadash kontribuojnë me çdo mjet e çdo kusht për kombin, gjuhën, komunitetin dhe kulturën kombëtare në New York.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, për punën e shquar atdhetare i ka vlerësuar patriotët Qemal e Kozeta Zylo me Titullin e Lartë ” Kalorës i Urdhërit të Flamurit.

Me dhjetëra fëmijë shqiptarë që edukohen në çdo vit prej patriotëve Zylo dhe dhjetëra emisione televizive kushtuar komunitetit shqiptar në Amerikë, përbëjnë një pasuri e kontribut patriotik e kombëtar shumë të çmuar për shqiptarët e Amerikës.

Vatra e Dielli shprehin falënderimin më të përzemërt, respektin më të thellë e mirënjohjen më të veçantë për çiftin Zylo dhe çdo shqiptar që mbështet Vatrën e Diellin si institucionet atdhetare më të fuqishme që udhëheqin prej më shumë se 1 shekull dhe 1 dekadë proceset patriotike dhe veprimtarinë atdhetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të mbështesësh Vatrën e Diellin është akt i lartë patriotik e vepër e artë atdhetare.

Filed Under: Vatra

Vatra Miami: Krenari dhe falënderime pas përmbylljes së muajit të Flamurit!

December 3, 2024 by s p

Komuniteti Shqiptar i Floridës së Jugut pati dy evente madhështore këtë nëntor: për herë të parë, ngritjen e flamurit shqiptar në Bashkinë e Hollywood dhe gjithë Floridën e Jugut si dhe celebrimin e festës kombëtare së bashku me Ditën e Falënderimeve (Thanksgiving) më 28 Nëntor. Të dyja këto aktivitete ishin organizuar nga Vatra Miami.

Vatra Miami ndihet krenare që arriti këtë ditë historike. Mesazhi i saj është i qartë: Kur duam njëri-tjetrin, duam më shumë Shqipërinë! Asnjë ditë nuk na bashkon më shumë se Festa e Flamurit, dita e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntori.

Siç ka thënë Mit’hat Frashëri:

“Patriotizmi është mbi të gjitha një ndjenjë madhështore që na shtyn të kërkojmë nderin dhe madhërinë e kombit tonë, sepse në atë madhëri do të gjejmë lumturinë dhe nderin tonë si individë.”

I bekuar qoftë çdo shqiptar, brenda dhe jashtë trojeve, që e ka në zemër këtë amanet të Frashëlliut të fundit!

Në emër të Vatra Miami dhe Klubit Flas Shqip, dëshirojmë të shprehim falënderimet tona të përzemërta për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e këtyre sukseseve të mëdha:

Falënderime të Veçanta:

Kryetarit të Bashkisë së Hollywood dhe stafit të tij, për mikpritjen e veçantë dhe lejimin që flamuri ynë të valëvitej krenar për herë të parë për tre ditë me radhë në qiellin më jugor të kontinentit Amerikan.

Sponsorit gjeneral të Klubit Flas Shqip, z. Doug Saraci, pronar i kompanisë së suksesshme Alyssa’s, i cili mbështeti financiarisht Klubin Flas Shqip dhe premton ndihmë të mëtejshme për zgjerimin e tij.

Prindërve të përkushtuar, si Ilir dhe Suela Dekaj, Lek dhe Adela Dekaj, Lul dhe Ardela Smailaj, Alban dhe Tika Hoti, familjet Zharku dhe Berisha, Nola Belenek, dhe familjen Jakupi, Troni dhe Shehu, që kanë ndihmuar në rritjen e radhëve të klubit dhe kanë qenë ndër të parët që ofruan mbështetje financiare për eventet e nëntorit.

Skulptorit Artur Bejkollari, banues në Miami, i cili krijoi banerin kryesor të eventit si një dhuratë e veçantë për Vatra Miami.

Televizionit Noli TV dhe gazetarit Nazim Saliu, për mbulimin profesional të eventit dhe promovimin e komunitetit tonë.

Përfaqësuesve të Vatrës, z. Sokol Paja dhe z. Marjan Cubi, që na nderuan me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre në event.

Mësueses Liljana Rrumbullaku për përkushtimin në përgatitjen dhe realizimin e koncertit të fëmijëve si dhe mësuese Ana Liko për ndihmën me orientimin e të ftuarve përgjatë eventit.

Familjes sime, që më mbështeti pa kushte gjatë gjithë kësaj kohe.

Një falenderim i vecante i shkon orkestrës së Maestro Raif Hyseni dhe Bilbilit të këngës së Shqipërisë së mesme Merita Halili që i dhanë mbrëmjes notat e larta festive.

Vatra Miami dhe Klubi Flas Shqip do të vazhdojnë të kontribuojnë për komunitetin shqiptar, duke rritur numrin e anëtarëve dhe nxënësve, duke rrënjosur gjuhën dhe kulturën tonë në brezat e rinj dhe duke promovuar vlerat kombëtare. Por mbi të gjitha, ne do të vazhdojmë të forcojmë frymën e bashkimit, sepse vetëm të bashkuar si komunitet mund të jemi më të fuqishëm.

Zoti e bekoftë çdo shqiptar dhe çdo cep të botës ku ata jetojnë dhe punojnë!

Bekuar qoftë Shqipëria dhe Amerika, të dyja janë tonat, si valvulat e zemrës!

Me respekt,

Vatra Miami

Filed Under: Vatra

Fatmir Gjeka, Ministër i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave në Mal të Zi vizitoi Vatrën

November 28, 2024 by s p

New York, 27 Nëntor 2024 – Fatmir Gjeka, ministër i të drejtave të njeriut dhe pakicave në qeverinë e Malit të Zi njëkohësisht dhe kryetar i Partisë Demokratike në Mal të Zi vizitoi Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra. Ai u shoqërua nga Astrit Hoxha sekretar shtetëror në Ministrinë e Drejtave të Njeriut dhe Pakicave dhe Naser Nika kryetar i shoqatës shqiptaro-amerikane në Staten Island, NY. Ata u pritën nga sekretari i Vatrës Dr. Pashko Camaj, z.Ilir Cubi anëtari i kryesisë më 30 vite kontribut në Vatër dhe z.Mëhill Gjuraj biznesmen dhe aktivist i çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës. Dr. Camaj në fjalën e mirëseardhjes shpjegoi historinë e Vatrës dhe Diellit dhe kontributin thelbësor në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri në trojet etnike. Ministri Gjeka vlerësoi punën e Vatrës si institucion kombëtar dhe tregoi sukseset qeveritare në kabinetin ku prezenca dhe fuqia e shqiptarëve është gjithnjë në rritje. Dr. Camaj në emër të Vatrës shprehu mirënjohje, falenderim e mbështetje faktorit politik shqiptar në Mal të Zi të cilët janë më të fortë se kurrë në mbrojtje të interesave kombëtare dhe prosperitetit të Malit të Zi në rrugën euroatlantike.

Filed Under: Vatra

SHUHET AGIM DESHNICA, VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI

November 26, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli përcjellin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të patriotit, vatranit, shkrimtarit e atdhetarit Agim Deshnica. Një studiues model, qytetar shembullor, i urtë e vizionar, një aktivist frymëzues dhe kontributor me dekada për çështjen kombëtare, Agim Deshnica la pas një trashëgimi të shkëlqyer atdhetare, letrare e komunitare.

Kryetari i Vatrës Dr. Elmi Berisha në emër të të gjithë vatranëve e gazetës Dielli shpreh keqardhjen për humbjen e patriotit Dishnica, kontributor i madh i çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës.

I përjetshëm kujtimi dhe nderimi.

Pushoftë në parajsën e përjetshme Agim Deshnica!

Pritja dhe nderimet zhvillohen në:

Nicholas Funeral Home, ditën e mërkurë, më 27 nëntor, nga ora 10:00 AM deri në 12:00 PM.

Adresa:

187 Middlesex Ave

Wilmington, MA 01887

Ceremonia e lamtumirës do të mbahet menjëherë pas pritjes.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT