• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FEDERATA VATRA DHE GAZETA “DIELLI” – PSE KOMUNITETI SHQIPTAR I ShBA-ve ËSHTË KOMUNITETI MË I SHËNDOSHË I DIASPORËS SONË?

July 27, 2024 by s p

Prof. Thanas L. Gjika/

Që në vitet e Rilindjes sonë komunitetet shqiptare të diasporës (arbëreshët e Italisë, arbërorët e Greqisë, shqiptarët e mërguar në Rumani, Bullgari, Egjipt, ShBA, etj), filluan të botonin gazeta e revista nën drejtimin e ndonjë ardhetari, ose të ndonjë shoqërie, për të propaganduar idetë e lirisë kombëtare dhe mbas krijimit të shtetit të pavarur edhe ide për demokratizimin e jetës e të politikës së shtetit shqiptar. Mirëpo historia e gazetarisë sonë dhe historia e shoqërive atdhetare shqiptare tregon se vetëm gazeta “Dielli” dhe Federata Panshqiptare Vatra e Amerikës, kanë qenë binomi që i dha ecurinë më të frytshme shqiptarizmit, përmes kanunores së Vatrës dhe botimit të krijimtarisë publicistike, letrare e shkencore në faqet e kësaj gazete. Më 15 qershor 1906 atdhetari Sotir Peci filloi të botonte në Boston MA gazetën “Kombi”. Atij iu bashkuan edhe emigrantë të rinj të shkolluar si Fan Noli, Kristo Floqi, etj. Në tetor të vitit 1908 S. Peci u largua nga ShBA për të marrë pjesë në Kongresin e Manastirit. Në fillim të janarit 1909 gazeta e tij u mbyll. Atë Fan Noli, i zënë me punët e kishës dhe me përkthimet fetare, kërkoi Faik Konicën që të vinte nga Londra në Boston për të drejtuar gazetën e re “Dielli”, që filloi të botonte shoqëria “Besa Besën” më 15 shkurt të vitit 1909. Gazeta “Kombi” nga 15 qershori 1906 deri në janar 1909 dhe gazeta “Dielli” nga 15 shkurti 1909 deri më prill të vitit 1912 luajtën rol të rëndësishëm për gjallërimin e atdhetarizmit midis emigrantëve shqiptarë të Amerikës, por si “Kombi” me 110 numrat e saj dhe “Dielli” me 147 numrat e veta që u botua si gazetë e shoqërisë “Besa-Besën” para krijimit të Federatës Vatra, nuk mundën të luanin atë rol që luajti gazeta “Dielli” pasi mori statusin organ i Federatës Pan Shqiptare Vatra të Amerikës.

Duke ndjekur shembullin e etërve Noli – Konica, atdhetarë të përkushtuar e të talentuar, emigrantë të tjerë si Kr. Floqi, Kristo Dako, Kostë Çekrezi, Bahri Omari, Andon Frashëri, Qerim Panariti, Xhevat Kallajxhi, Prof. Peter Prifti, Bilal Xhaferi, Arshi Pipa, Agim Karagjozi, etj krijuan klimën e krijimtarisë letrare, publicistike, shkencore, që i dha hov rritjes e forcimit të komunitetit shqiptar të Amerikës si asnjë komuniteti tjetër i diasporës shqiptare. Edhe pse regjimi komunist e luftoi me forma e mjete nga më të ndryshmet këtë federatë dhe gazetën e saj, ato rezistuan dhe i mbijetuan përndjekjes.

Para vitit 1990 funksionuan dhe disa emisione radiofonike në gjuhën shqipe. U shquan në faqet e gazetës “Dielli” dhe Prof. Sami Repishti e intelektualë të tjerë. Kurse pas vitit 1991 nisën aktivitetin dhe disa emigrantë të rinj si Naum Prifti, Anton Çefa, Dalip Greca, Sokol Paja. Filluan botimin gazeta “Illyria” e Hary Bajraktarit (e vijojnë Vehbi Bajrami dhe Ruben Avxhiu), dhe revista të komuniteteve fetare, u hapën stacione televizive, faqe interneti, etj. Por gazeta “Dielli” dhe Federata Vatra mbetën organi dhe shoqata më e rëndësishme e komunitetit shqiptar të ShBA-ve. Ky binom shquhet sot dhe në mbarë diasporën shqiptare që ekziston në Europë dhe Australi. Pa përmendur numrin e madh të biznesmenëve dhe të kuadrove të lartë të shquar që punojnë në fusha të ndryshme sot në ShBA, mund të them pa mëdyshje se komuniteti shqiptar i ShBA-ve ka dhe numrin më të madh të krijuesve cilësorë, poetë, shkrimtarë, gazetarë dhe studiues në krahasim me komunitetet e tjera shqiptare të botës. Këto arritje nuk janë thjesht pasojë e standartit ekonomik të ShBA-ve, dhe as se këtu numri i emigrantëve tanë është më i madh se gjetkë. Në ShBA jetojnë sot më pak se 250.000 shqiptarë. Në vende me standart të afërt me atë të ShBA-ve si Zvicra ku punojnë mbi 300.000 shqiptarë, Gjermania e Anglia ku punojnë nga 250.000 shqiptarë, nuk mund të krahasohen arritjet intelektuale dhe atdhetare të emigrantëve të atjeshëm me ato të komunitetit shqiptar të ShBA-ve.

Pandaj ideja e Dr. Elmi Berishës, Presidentit të sotëm të Federatës Pan Shqiptare Vatra të Amerikës, për të krijuar edhe në komunitetet e tjera shqiptare në emigracion shoqëri të ngjashme me Federatën Vatra, të cilat të botojnë dhe nga një gazetë qendrore, vlen të mbështetet nga atdhetarët shqiptarë që jetojnë në Itali, Greqi, Gjermani, Francë, Zvicër, etj. Krijimi i këtyre shoqërive atdhetare me kanunore e gazeta përkatëse duhet të ndihmohen edhe prej qeverive të Shqipërisë dhe të Kosovës, sepse ky proces do të ndihmojnë në ecjen drejt krijimit të lobit shqiptar mbarëkombëtar, nevojë e kohës sonë…

Filed Under: Vatra

Një mirënjohje që na nderon të gjithëve…

July 6, 2024 by s p

I nderuar z. Raja,

Në cilësinë e kryetarit të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “VATRA” ju uroj përzemërsisht për mirënjohjen e nderit në spektaklin “Shën Tereza, Shqiptarja e gjithë botës” në Tiranë si patriot dhe veprimtar i shquar i mërgatës së Amerikës.

Si bashkëpunëtor për vite të tëra dhe si pjesë e lidershipit të “VATRËS”, kjo mirënjohje na nderon të gjithëve.

Jam krenar që kemi punuar dhe vepruar bashkë në iniciativat dhe kontribtet e çmuara të komunitetit tonë që nga fillimet e ndërtimit të Katedrales të Shën Terezës në Prishtinë e deri te pritja dhe nderimi që ju bë VATRËS dhe vatranëve nga Ati i Shënjtë në Selinë e Shënjtë në Vatikan.

Kjo mirënjohje duhet të jetë motiv shtesë që të mos ndalemi në misionin tonë kombëtar e human ashtu siç na ka mësuar e Shënjta Nënë Tereza, bija e madhe e kombit tonë.

Me konsideratë,

Dr. Elmi Berisha

Filed Under: Vatra

VATRA JU FTON NË PROMOVIMIN E VEPRAVE TË GJON IVEZAJ MË 7 KORRIK TE KISHA “ZOJA E SHKODRËS”

July 4, 2024 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “Vatra” në bashkëpunim me Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës” do të promovojë më 7 korrik 2024 në orën 2 pm në Qendrën Kulturore “Nënë Tereza” veprat e z.Gjon Ivezaj.

Ftohet komuniteti dhe mediat që të marrin pjesë.

Filed Under: Vatra

VATRA URON BESIMTARËT MUSLIMANË: GËZUAR KURBAN BAJRAMIN

June 16, 2024 by s p

Të dashur bashkombas të besimit Islam

Më lejoni që në emër të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, të gazetës “Dielli” të familjes sime dhe në emrin tim t’ju uroj përzemërsisht: Gëzuar Kurban Bajramin.

Kjo festë e shenjtë qoftë për të gjithë ju, familjet e miqtë tuaj një moment lumturie, bashkimi, gëzimi, harmonie, suksesi, paqeje e dashurie me bekimin e Zotit tonë.

Kjo festë e bujarisë që lartëson zemrat e shpirtrat tanë në respekt, dëgjesë e dashuri ndaj Zotit e njëri-tjetrit, le të na gëzojë vatrat tona familjare e kombëtare, le të afrojë sa më shumë me Krijuesin e gjithësisë.

Me fat Kurban Bajrami e me zemër plot përherë.

Bujaria e sakrificat në emër të Zotit, familjes e kombit qofshin përherë të bekuara e të shenjtëruara.

Urimet më të përzemërta vëllezër e motra të dashur.

Me respekt e gëzim

Kryetari i VATRËS

Dr.Elmi BERISHA

Filed Under: Vatra

Letërsia si mision bashkimi dhe urë komunikimi, mes Tiranës dhe Diasporës panshqiptare

June 11, 2024 by s p

Emrije Krosi/

Me datë 8 qershor 2024, tek “Vatra” në Bronx të Nju Jorkut, u promovua libri studimor “Letërsia e pranguar e Sami Repishtit” në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Adriatic Press”. Programin e moderoi shkrimtari Mëhill Velaj dhe përshëndetën: Dr. Pashko Camaj, sekretar i Vatrës, shkrimtari Sami Mulaj, shkrimtari Gjeto Turmalaj, gazetari Sinan Kamberaj, shkrimtarja Merita Prenga, vatrani Marjan Cubi, aktivisti i njohur, Ramadan Gashi, rapsodi Hysni Kelmendi etj. Më pas, në një diskutim të lirë, nga miqtë dhe shokët e prof. Samiut, sollën kujtime mbi punën dhe aktivitetin e tij atdhetaro-kulturor, si dhe takimet e tij me kongresmenë Amerikanë të njohur. Më pas u fol, për letërsinë moderne shqipe, veçmas për poezinë dhe kohën e vështirë të saj dhe sigurisht për mungesën e kritikës, si një operacion emergjent kirurgjikal i munguar në letërsinë dhe kulturologjinë mbarëshqiptare. Një vend i veçantë pati dhe dhurata e Iliriana Sulkuqit, një penë indentike ku kanë shkruar Rilindasit tanë, por dhe Amedamenti i Kushtetutës së Amerikës nga Gerorge Uashington. Nuk mund të mos falenderoj edhe kontributin e veçantë dhe të paçmuar të Mëhill Velaj, për organizimin, moderimin si ish-kryetar i Lidhjes së Shoqatës Shqiptare-Amerikane dhe njohës i thellë i poezisë dhe letërsisë mbarëshqiptare.

Sëfundmi, një falenderim të përzemërt dhe shumë profesional, për punën titanike të Adi Mehmetit, për kohën dhe pozitivitetin e tij, për të organizuar brenda kohës së qëndrimti tim në Nju Jork, të këtij eventi letrar. Adnan Mehmeti, tashmë një emër i njohur i botës kulturore dhe letrare mes Diasporës së re dhe të vjetër të Amerikës, si drejtues dhe botues. Një falendim të përzemërt për “Vatrën” dhe vatranët poetët, shkrimtarët dhe studiuesit pjemarrës, në këtë takim të ngrohtë që më përcollët. Mirënjohje!

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 150
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kur Michigan-i bëhet Ballkan: Kush po e financon garën dhe pse shqiptarët nuk duhet të flenë
  • PATRIOTI LIBERAL VELI HASHORVA DHE GAZETA “DRITA” E GJIROKASTRËS (1920-1924)
  • POEZIA E FATMIR MUSAIT: VAZHDIM I NJË TRADITE LETRARE
  • Misioni i amerikanes, Rose Wilder Lane në “Majat e Shalës” dhe historia një komiti
  • SAVE THE DATE
  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT