• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VIZITE E ZYRTAREVE TE FEDERATËS VATRA TEK DEGA JONE WORCESTER MA.

December 21, 2023 by s p

Prof.as.dr. Thanas Gjika/

Me 17 dhjetor dite e diele, mbasi mbaroi mledhja e deges se Vatres Boston MA per zgjedhjen e kryetarit, te cilat i fitoi Z. Mentor Maksutaj, dy nga te derguarit e kryesise se qendres, Z. Besim Malota dhe Z. Mondi Rakaj na nderuan me nje vizite tek STOP CAFFE 255 Park Ave Worcester MA.

Shumica e anetareve ishin te zene dhe nuk munden te vinin, por aty u bashkuam me miqte Z-nja Effi Qeleshi, kryetare e deges sone, Thomas Christo, Zv. Kryetar, une, sekretari, Shendet Zaimi dhe Vangjush Andoni.

Z. Malota tregoi pershtypjet shume te mira qe i beri organizimi serioz i mbledhjes se deges se Bostonit, vemia ne dukje e traditave te mira te shoqerise “Mass Besa” dhe bujarine e familjes Josif e Sotir Pani. Ai perseriti nje histori qe e kishte lexuar ne gazeten “Dielli”, kur dardhari Josif Pani kishte dhuruar Vatres pasurine e familjes se vet prej mijera dollaresh ne nje kohe te veshtire per ekzistencen e Vatres, dhe nje mik i tij i tha: “C’ ben keshtu o Josif, po i le femijet pa shtepi e katandi” E Josifi iu pergjgjigj: “Po c’e dua une shtepine e pasurine ne Amerike, kur nuk kam Shqiperine dhe Vatren ashtu si duhet”. Te gjitheve na u perloten syte.

Me tej Z. Rakaj theksoi se mbledhja e Bostonit vlen te merret per shembull jo vetem per nivelin e organizimit, por dhe per pjesemarrjen e shume te rinjve e te rejave, sidomos me origjine nga Kosova.

Si gjithnje kur takimet behen ne tavoline me pak persona edhe takimi yne ne STOP CAFFE & GRIL pati grohtesi, njohje personale, biseda te ngrohta e rezultative. Degjuam per punet e derisotme te kryesise se Federates, per disa programe per te ardhemen, u sqaruam pse jane merzitur disa vatrane qe kane qene aktive me pare, etj.

Z-nja Qeleshi permendi si aktivitet te deges sone promovimin e librit te ri “Shen Pali ne Dyrrach…” me rastin e festave te Nentorit, perpjekjen per t’i shtuar radhet, dhe nuk nguroi te thosh se dega jone ne krahasim me degen e Bostonit ka me pak anetare dhe duhet punuar qe te shtojme radhet me te rinj e te reja.

Z. Christo tha se duke qene shume i zne me punet e kishes “Fjetja e Shen Merise” nuk ka bere aq sa duhet si Zv.kryetar, prandaj mendoj se eshte me mire te zgjidhni nje tjeter ne vendin tim. Por kerkesa e tij nuk u pranua nga keyetarja e deges dhe ne te tjeret.

Une sugjerova qe ne si dege ne bashkepunim me degen e Bostonit vlen te organizojme nje takim te perbashket per promovimin e librit te ri “Fan Noli APOSTULLI” te studiuesit Ilir Ikonomi, liber te cilin jam duke e lexuar me shume kenaqesi. Mendimi u pranua dhe secili tha se do ta porosiste ne Amazon per ta blere e lexuar para ptomovimit.

I palodhshmi Besim Malota, tregoi energjite e tij te pashterrshme per te kryer nje rruge shume te gjate mengjezi deri ne mbremje vone te asaj dite: Ne ora 11:00 AM erdhi nga New Yorku e me mori mua ne Worcester MA e se bashkua shkuam ne mbledhjen e deges se Bostonit. Pas mbledhjes na solli ne Worcester mua dhe Mondin dhe kur mbaruam takimin tone rreth ores 8:00 PM u nis bashke me Mondin per ta shpene tek hoteli prane Logan Airportit prej ku te nesermen Mondi fluturoi per ne Dertoit MI, kurse Besimi po ate nate pershkoi rrugen Boston MA – Quincy NY per t’u gdhire ne shtepine e tij. Eshte bir Kosove dhe nuk e njeh lodhjen, por edhe bashkeshortje duket se e mbeshtet pa rezerva ne sakrificat e tij…

Filed Under: Vatra

Pas 30 vjetësh ringrihet në Boston dega e “Vatrës”

December 19, 2023 by s p

Me shumicë votash, kryetar i saj u zgjodh, Mentor Maksutaj

Nga Fuat Memelli/

Qysh në muajin maj të këtij viti, u “ndez shkëndia” për ringrtitjen e degës së Vatrës në Boston, aty ku e ka patur folenë e saj, që nga krijimi e deri në fillim të viteve 1990, kur qendra e saj u shpërngul në New York. Në muajin muaj erdhën në Boston përfaqësues të saj nga New Yorku, të kryesuar nga kryetari Elmi Berisha si dhe disa kryetarë degësh nga shtete të ndryshme të Amerikës. Atëherë u ngrit një komision nismëtar i cili bëri një punë përgatitore, deri sa më datën 17 dhjetor, kur në qytetin Cambridge afër Bostonit, u bë takimi për ringritjen e kësaj dege. Shqiptaro-amerikanë që jetojnë në Boston dhe rethinat e tij, mbushën sallën e hotel “Marriott” në Cambridge. Takimin e hapi Peshkop Theofan Koja, i cili ishte edhe kryetar i komisionit nismëtar për krijimin e degës së Vatrës në Boston. Ai bëri një përmbledhje të punës së komisionit nga muaji maj e deri tani dhe më pas një historik të Vatrës që nga krijimi i saj e deri sot. Përfaqësuesi i Vatrës , Mond Rakaj, përshëndeti në emër të kryetarit Elmi Berisha, përmendi disa nga punët që ka bërë Vatra muajt e fundit si dhe synimet e saj për të ardhmen. Përshëndetën edhe të ardhur të tjerë nga Vatra si Besim Malota, Bashkim Musabelliu si dhe Ylli Dosku, të cilët dhanë mendime se si duhet të bëhet zgjedhja e drejtuesve të degës në përputhje me kanunoren. Prof.As. Thanas Gjika nga Usteri, tha pak fjalë por me vlerë:” Vatra dhe Dielli janë të përjetshëm. Mos themi : roli im, por roli jot.” Nga shoqata “Kosova” foli Hafiz Kabashi i kudondodhur në veprimtaritë e shqiptarëve, i cili theksoi se kjo veprimtari do jetë një ogur i mirë, pasi Vatra është pasuri e çmuar mbarëkombëtare. Pastaj e morën fjalën “të zotët “ e shtëpisë. I pari foli Petrit Alibej, kryetar i Shoqatës “Besa-Besë”, anëtar i Vatrës prej prej disa vitesh. “Ruajtja e traditave të shkëlqyera të Vatrës, duhet të jetë një nga drejtimet kryesore të degës sonë , theksoi ai. E mbylli me fjalët :” Jam vatran se jam shqiptar.” Flamur Beja, i cili jeton në Boston dhe është vatran prej 20 vjetësh, theksoi kontributin për komunitetin të disa vatranëve të këtushëm, megjithëse nuk ishte ngritur dega e Vatrës. Poema Dauti, përshëndeti në emër të shoqatës “Mass.Besa” e cila është krijuar në Boston para 18 vjetësh dhe ka patur kontribut të veçantë për komunitetin e Bostonit. Andrea Pani, pasardhës i dy vatranëve të shquar, Josif e Vasil Pani, bashkëpunëtorë të afërt të Nolit e Konicës, theksoi se dega jonë duhet të mbajë gjallë shpirtin e Vatrës dhe t’ja trasmetojë atë brezave që vijnë. Mentor Maksutaj kryetar i komisionit nismëtar, u ndal në punët kryesore që ka bërë komisioni siç ishte regjistrimi i degës së Vatrës në shtetin e Massachusetts, hapja e llogarisë , hapja e një faqe në Facebook, krijimi i një faqe online për t’u regjistruar si dhe për të bërë donacione, etj. Autori i këtij shkrimi, ndër të tjera theksoi që dega jonë të jetë gjithëpërfshirëse; antarësimi në Vatër nuk duhet parë si mjet fitimi por si obligim, si bashkim zemrash; mos bëhemi shtojcë e asnjë partie; të meret në konsideratë mendimi ndryshe; gjysma e kuotave të anëtarësisë të mbahet nga dega për nevojat e saj; mos shihet besimi fetar, pasi siç ka thënë Gjergj Fishta: “Festojmë Bajram e Pashkë, por Shqipërinë e kemi bashkë.” Artur Vrekaj, i ardhur nga Usteri dha disa mendime për punët e degës në të ardhmen si për shëmbull: të regjistrojë familjet e pasardhësve të Vatrës në Boston e qytetet rreth tij; të bisedojë me bashkinë për të ngritur një shtatore të Nolit në këtë qytet; të organizojë ekspozitë me veshjet tradicionale shqiptare; të ngrenë klubin e futbollit për të rinj; të përgatitë një dokumentar për rrugën e Vatrës në Boston si dhe të gjejë një mjedis për t’u vendosur zyrat e saj.

Në fund u kalua në zgjedhjen e kryetari të degës së Vatrës. U paraqitën tre kandidatura: Andrea Pani, Mentor Maksutaj dhe Theofan Koja. Sejcili prej tyre paraqiti projektin e tij për punët e degës në të ardhmen. U kalua më pas në votim të fshehtë. Pas numërimit të votave, komisioni i verifikimit shpalli fitues Mentor Maksutaj, i cili kishte fituar 38 vota, Andrea Pani zinte vendin e dytë me 18 vota dhe Peshkop Theofan Koja vendin e tretë me 6 vota. Fituesi falenderoi pjesëmarrësit dhe premtoi se do punojë me përkushtim bashkë me anëtarët e kryesisë. Në fund ai përmendi fjalët e Nolit: ”Të mbetemi stoli e maleve dhe e qiellit.” Një fotografi e gjithë pjesëmarrësve, mbylli takimin.

“Fara” e ringritjes së degës në Boston, u “mboll”. Le të kujdesemi për të, duke e “ushqyer” me përkushtimin dhe dashurinë tonë, që të ritet shpejt dhe e shëndetëshme, ashtu siç e ushqyen ata që e krijuan dhe e mbajtën gjallë në kushte shumë më të vështira se sot.

Filed Under: Vatra

JETËSHKRIM, EDITORI I “DIELLIT” NELO DRIZARI (1902- 1978)

December 16, 2023 by s p

Idriz Lamaj/

Nelo, (Zenel) Drizari, lindi në Drizar të Mallakastrës, më 1902. Në moshën 10 vjeç mori rrugën e largët të mërgimit, erdhi këtu, në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Ndoqi shkolla të ndryshme dhe më në fund mbaroi studimet në universitetin Columbia, ku u diplomua në fushën e Gazetarisë. Më vonë, po në atë universitet, punoi si profesor. Më 1916 Nelo emërohet sekretar i shoqatës “Përparimi”, e cila botonte, këtu në New York, një revistë, me të njejtin emër, të drejtuar nga Vangjel Nase. Më 1918 bëhet antar i shoqatës “Lidhja e Studentëve Shqiptarë”, në Amerikë, themeluar në shkurt të atij viti. Në organin e shoqatës, revistën “Studenti”, bien në sy diskutimet e tij për forcimin e shoqatës së studentëve. Më 1919 emërohet kryetar i shoqatës.

Nelo Drizarin e shohim si antar të “Vatrës”, nga vitit 1921 deri 1940 dhe editor të “Diellit” në vitet 1937-1939. Në këtë organ qysh nga antarësimi e deri në fund të jetës së vet, Drizari botoi herë pas here shkrime të ndryshme.

Më 1943 qeveria amerikane e ngarkoi Drizarin me organizimin e seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”. Pas Luftës, ai organizoi dhe drejtoi seksionin e Gjuhës Shqipe, pranë Institutit të Gjuhëve të Huaja, në Ministrinë Amerikane të Mbrojtjes. Si gazetar profesionist dhe studiues i njohur, Drizari botoi një sërë shkrimesh në revista të ndryshme amerikane, si “Current History Magazin”, “The New York Times Magazine”, “Brooklyn Eagle Magazine”, “Worcester Gazette Magazine”, etj. Përveç shkrimeve, analizave politike, studimeve historike, skicave, tregimeve dhe përkthimeve nëpër gazeta e revista të ndryshme, Drizari la të botuara edhe këto vepra: “Fjalori Anglisht-Shqip”, “Spoken and Written Abanian”, (Shqipja e folur dhe e shkruar), “Scanderbeg”, “Song of Irena”, (Kënga e Irenës), novelë, “Pledge of Honor”, ( Besa ), dramë e Sami Frashërit, përkthim në anglisht) etj. Më 1969, botoi librin autobiografik, “Four Seas to Dreay”. I prekur thellë nga përshkrimi i fëmijërisë së Drizarit në këtë libër, editori i “Diellit”, Dalip Greca, shkruan:

“Kur ishte vetëm 10 vjeç, merr rrugën drejt emigrimit në vendin e largët, prapa diellit, siç shpreheshin vetë emigrantët e parë të ardhur nga Shqipëria. Shpjegimi i shprehjes “Prapa Diellit”, nuk vinte aq shumë nga largësia se sa nga pozicioni i udhëtimit, kur vapori që i mbartëte, çante përpara dhe Dielli mbetej pas. Si çdo emigrant tjetër, Nelo, që ishte kërthi, ende i parritur, fillimin e pat tepër të vështirë. Si mund të nxirrte jetesën me punë krahu një fëmiëj shëndetlig? Provoi punë të vështira, që qenë tepër të rënda për djaloshin e parritur, për të cilin edhe shëndeti qe problematik. Emigranti i ri kaloi çaste të rënda me shëndetin. Madje kaloi deri në paralizë të gjymtyrëve, çka e paraqet edhe në një libër të tij autobiografik. Kjo qe përiudha më e vështirë e tij, ku përballoi depresionin e shkaktuar nga sëmundja, por në këto rrethana i gjëndet pranë i vëllai që e ndihmoi pa u kursyer…” (“Dielli” tetor, 2011, fq. 10).

Nelo Drizari ishte adhurues i Faik Konicës. Ndërsa në polemikat gazetareske të kohës nuk u përzie shumë, në korrespondencën private ndryshonte puna. Në disa letra të tij, dërguar miqve dhe shokëve të vet, shihen kthjellët dhe prerë qëndrimet e tij.

Shenim i redaksisë: Ky shkrim i shkurtër biografik për Nelo Drizarin ribotohet nga libri i z. I. Lamaj: PËR VATRËN DHE VATRANËT, New York 2014, fq., 192-194.

Filed Under: Vatra

NJOFTIM SQARUES PËR PJESËMARRËSIT NË KONFERENCËN ZGJEDHORE TË DEGËS SË “VATRËS” TË BOSTONIT MË 17 DHJETOR 2023

December 14, 2023 by s p

Kryesia e Përkohshme e Degës së “VATRËS” të Bostonit, falënderon të gjithë ata që janë të interesuar dhe që janë regjistruar online për të marë pjesë në Konferencën Zgjedhore të saj, që do të mbahet ditën e dielë, më 17 dhjetor, në orën 12:00pm, në ambientet e “AC Hotel by Marriott”.

“Komisioni Organizator” i Konferencës së Degës së “VATRËS” të Bostonit, sqaron se duke pasur parasysh që Konferenca Zgjedhore e Degës është një aktivitet i brendshëm dhe ekskluziv i saj, nuk janë bërë ftesa për personat që nuk janë rezidentë të Shtetit Massachusetts, përveç Kryetarit të “VATRËS” me qendër në New York, si dhe të deleguarve të tij, që janë funksionarë aktivë të saj, të cilët janë konfirmuar nga zyra e tij.

“Komisioni i Verifikimit të Anëtarëve dhe i Mandateve” që do të jetë i vendosur në hyrje të sallës së mbledhjes, do skanojë secilin individ që do kërkojë të hyjë në sallë duke i kërkuar paraqitjen e Dokumentit të Identifikimit lëshuar nga Autoritetet e Shtetit të Massachusetts.

RREGULLAT E PJESËMARRJES NË KONFERENCË:

1 – VETËM ATA PERSONA QË DO TË PARAQESIN DOKUMENTIN E IDENTITETIT DO LEJOHEN TË HYJNË NË SALLËN PLENARE!

2 – VETËM ATA QË DO REGJISTROHEN PARAPRAKISHT TEK “KOMISIONI ORGANIZATOR” PËR TË DISKUTUAR, DO T’U JEPET E DREJTA PËR TË FOLUR PËR NJË KOHË TË PARACAKTUAR DHE TË LIMITUAR PREJ 3 MINUTASH, PA TEJKALUAR MAKSIMUMIN E LEJUAR PREJ 5 MINUTASH PËR SECILIN INDIVID!

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

“Komisioni Organizator” i Konferencës Zgjedhore të Degës së “VATRËS” të Bostonit.

Filed Under: Vatra

VATRA BOSTON ZHVILLON KUVENDIN ZGJEDHOR MË 17 DHJETOR 2023

December 12, 2023 by s p

VATRA BOSTON ZHVILLON KUVENDIN ZGJEDHOR MË 17 DHJETOR 2023.

Filed Under: Vatra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • …
  • 146
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NGA NJË KOLONI DE FACTO NË NJË KOLONI DE JURE
  • ADEM DEMAÇI, JO THJESHT FIGURË E REZISTENCËS, POR KATEGORI KONCEPTUALE E SHTETFORMIMIT
  • Roli i gazetës “Arnavud/Shqipëtari” në formimin e vetëdijes kombëtare te shqiptarët përballë politikave turqizuese të xhonturqve
  • Si investonte Serbia në thellimin e përçarjeve ndërmjet udhëheqësve shqiptarë dhe në shkëputjen e tyre nga ndikimi austro-hungarez
  • Marrëdhëniet e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut me Republikën e Venedikut sipas dokumenteve të Arkivit Apostolik të Vatikanit, Arkivit të Shtetit të Venedikut dhe burimeve historike botërore
  • “U SHKEPUT NJE METEOR POR ZJARRI MBETET ZJARR…!”
  • Përurim i “American Dream” në Vatër
  • Një vit që ka filluar mbarë për Vatrën në Chicago
  • Kategorizimi i qyteteve shqiptare sipas Sami Frashërit në vitin 1890
  • Abas Kupi, historia, e vërteta dhe dashuria për atdheun…
  • Kur karakteri tejkalon pushtetin
  • ABAZ KUPI DHE LUFTA ANTIFASHISTE NË SHQIPËRI
  • Fortesa Latifi: “It can be difficult to grow up when you’re constantly faced with a younger version of yourself”
  • ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE
  • VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZUAN SIMPOZIUM SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT TË SHQUAR ABAS KUPI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT